
Postuar më parë nga
autori
S'ke marre shembullin qe duhet !
Ndoshta, por meqe e pashe dhe nuk me bindi shume me ate komedine muzikore, e vendosa qe ta krahasoja nga ana e dhunes. Ti e di qe kinemaja qe kur ka dalur nga vezorja e Lumières qe filmonte punetoret e gjore qe dilnin me biçikleta nga uzinat, e deri me sot nuk ka reshtur se kopjuari dhunen e jetes. Ka kopjuar psikozen njerezore dhe njerezia eshte shtremberuar pak nga imazhi qe ka nje force te madhe, aq me teper kur ai eshte i manipuluar nga montazhi dhe forcat e tmerrshme te zhurmes dixhitale.
Gjaku qe rrjedh tek Burton, nuk bind. Kemi te bejme thjesht me nje ujdi te regjizorit me forcen e ketij momenti. Pra, spektatorit i ofrohet te kuptoje se kush ishte koha viktoriane? Ku padrejtesite tmerronin popullin? Dakort. Por me çfare? Me nje enderr? Edhe nje kinema e tille mund te qendroje, por ajo nuk ma shpon shume retinen. E vendosa ta krahasoja me Libre arbitre sepse mendoj qe sot kinemaja po shkon drejt ketij qellimi: t'i lejoje spektatorit te nderhyje ne ngjarje, ta jetoje ate, t'i krijohet me shume hapesire. Gjithnje spektatori eshte identifikuar me menyren sesi regjizori trajton kohen, hapesiren, por ne pak raste ai arrin t'i beje pyetje vetes per format qe filmi ne vetvete permban. Ti e di, vendosja e kameras ka shume rendesi ne ndertimin e filmit, edhe pse as ti as une s'jemi profesioniste. Dhe kamera e ketij filmi (Libre arbitre) gjendet prane personazheve, i ndjek ato kudo. Nuk po flas per ritmin, por per nje nderhyrje teper energjike. Normalisht regjizorit i krijohet mundesia te pershkruaje nje histori nga pozitat e nje njeriu te mbyllur, qe punon me nje ekip te ngushte dhe qe i ben balle pengesave materiale dhe financiare duke rene ne kompromis me ato qe mbajne vulat, por filmi akoma jeton dhe ka deshire te jetoje. Pra filmi zhvillohet plan pas plan, ndersa tek Tim Burton nuk ka jete, une i shoh planet si nje vizatim qe eshte i perfunduar; tek Kusturica, te duket vetja ne nje koncert te tijin parizien plot aheng me trupen. Sidoqofte, te shohesh nje film eshte nje eksperience personale. Jean Epstein thoshte: "jamais je ne pourrais dire combien j'aime les gros plans américains"
Krijoni Kontakt