Close
Faqja 11 prej 37 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 362
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin

    Michael Moore ne me te mirin e rasteve ben reportazhe (pike).
    ... dhe ne me te keqin e rasteve, ben propagande ! Dhe me e keqja e te keqijave eshte se ka filluar te behet modë !

    shembull:
    Pashe para disa javesh dokumentarin mbi Litvinenkon, agjentin e helmuar rus te KGB : http://forumishqiptar.com/showpost.p...8&postcount=82
    Dokumentari (me saktë, reportazhi !) vuan nga e njejta semundje: Moore-izëm !! Kudo ku ndodhet Litvinenko, ndodhet dhe regjizori i filmit. Deri dhe ne shtratin e vdekjes, Litvinenkos doren ja shtrengon regjizori (qe sigurisht, filmon qe ç'ke me të dhe vetveten).
    Une, kur komentova filmin, jo rastesisht nuk paskërkam folur per kete gje (tani po i bie ne mendj !!), pra per mungesen e kinematografise ne ate dokumentar, per mungesen e fuqise se imazheve, sepse meqe nuk kish imazhe kinematografike, ishin gjera te tjera qe me interesuan (fuqia e sherbimeve sekrete ne Rusi, etj etj). Gati ne menyre inkoshiente, kjo konfirmon ate qe shkruaje ti me lart: filmi nuk me ofroi ide permes imazheve, por thjesht mbrojti idete e tij. Qe ne rastin me te keq, quhet propagande. Qe ne rasin me te mire, quhet reportazh. (qe ishte dhe rasti i dokumentarit ne fjalë).


    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Neqofte se merr nje tjeter "kineast" ta zeme te ideologjise se kundert nga ajo e M.M., dhe qe i beson po aq shume ideve te tij, dhe ai mund te beje nje film-reportazh po aq bindes sa dhe M.M.
    Qe ne rastin tim perkthehet : nese Vladimir Putin do gjeje nje dite nje kineast po aq Moore-ist sa ky i dokumentarit qe pashe, sigurisht qe edhe ai do beje nje film-reportazh po aq bindes, por ne sensin e kundert !

    -------------------------

    E qe thua ti, pardje shkova ripashe "No country for old men". Doja vertet te kuptoja ç'fare nuk me qe dukur plotesisht e arrire ne ate film (pershtypje qe ma pat lene shikimi i pare, dhe qe per dreq, kish qene nje mbremje vone, ne darke). Pra shkova esull ne mengjes, gjithe energji e vemendje.

    E pra, eshte fundi i filmit qe me "bezdis" (ça me pose problème). 80% i filmit eshte i drejtperdrejte (premier degré). Dhe eshte i mrekullueshem (besoj se eshte gjeja me e bukur qe kane bere deri me sot Coen brothers, ok). Por per çudi, rreth dy te tretave te filmit, ndodhin 3 elipse, pra çuditerisht regjizoret nuk vazhdojne më ti ndjekin kemba-kembes personazhet e tyre, por hop, 3 elipse (pra skenat nuk shikohen ne film, por supozohen -- kete e them per forumasit):

    3 elipset jane :
    1. vdekja e heroit te filmit.
    2. rekuperimi i lekeve nga Bardem ( ose me sakt, i MacGuffin-it te filmit nga Bardem -MacGuffin quhet nje objekt filmik Hitchcock-ian qe sherben si element themeltar per te ndertuar intrigën, ne nje film -- kete e thashe per forumasit).
    3. vdekja e gruas se heroit te filmit.

    Pse keto 3 elipse ?? Pse mos me i pà keto 3 skena ?? Mos ndofta se vellezerit nuk mund te benin nje film te drejtperdrejte (premier degré) ne totalitetin e tij ? (ils n'assument pas de faire un bon film au 1er degré ??). Apo per tu dukur interersantë ?? (faire auteur, por qe mua me duket që fait poseur... )
    Ky eshte i vetmi "problem" qe me krijon "problem" me filmin. Dhe qe nuk arrij ti jap pergjigje ...

    Po ti ç'ke pare ??

  2. #102
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Pse thote djali i botes. Ne radhe te pare si ndershmeri ndaj librit te adaptuar, dhe sepse eshte me e forte ne kete menyre. Ne ate pike te filmit te gjithe e dijme se ç'do te ndodhe (apo jo?). Nuk e kritikon dot filmin nga ajo ane, sepse eshte film e plote dhe i ndershem. Pastaj skena te elipsuara ke sa te duash. Qe ne fillim te filmit... (apo jo?).

    Nuk e di se ç'te shqeteson. Por duhet thene se vellezerit Coen me kete film jane te ndershem me vetveten, si dhe me spektatorin (me lart pate folur per ndershmeri). (Biles, biles, neqofte se i futesh thelle analizes kupton se ç'do gje "merr kuptim", ç'do gje eshte kuptimplote. Dhe kjo eshte e vetmja "kritike" qe une mund t'i bej filmit, se gjithçka eshte realizuar bukur, dhe ne nje fare menyre humb pak nje fare "njerzilleku". Nuk e di a me kupton. Pra e vetmja gje per te cilen mund te kritikosh vellezerit Coen eshte t'u thuash : "Po po, bukur, bukur, por me dukeni pak si shume perfekte! Me dukeni si shume te ndershem. Dhe kam nje dyshim ne ini vertet te tille...")
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Ne radhe te pare si ndershmeri ndaj librit te adaptuar
    ok, nuk e dija nje fakt te tille, nuk e kam lexuar librin.

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Juno" - komedi amerikane nga Jason Reitman

    Ne nje mesazh pararendes, krejt rastesisht kisha shkrujt :
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    MacGuffin quhet nje objekt filmik Hitchcock-ian qe sherben si element themeltar per te ndertuar intrigën, ne nje film
    Heroina kryesore e filmit qe pashe sonte, "Juno", ne film quhet Juno MacGuff. Pra mbiemri i saj jo rastesisht eshte nje shkurtim i MacGuffin : "objekti" (pra, MacGuffin-i) i intriges se filmit eshte bebja qe adoleshentja 16 vjeçarja mban ne barkun e saj.

    Komedi amerikane indipendente, "Juno" shkelqen per humorin e saj te holle e delikat, eviton qyfyret e tipit "American Pie" dhe loja e heroines kryesore eshte per tu pershendetur. Filmi ka per teme ate te abortimit, qe trajtonte me po aq inteligjence nje tjeter komedi e mire amerikane vitin qe shkoi, "Knocked Up" ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=233 ). Dhe tema e abortimit nuk eshte piketakimi i vetem i ketyre dy komedive: piketakim tjeter, ndofta kryesori, eshte fakti qe, edhe pse komedi, filmi (dmth regjizori i filmit) nuk tallet me personazhet e tij, siç ndodh shpesh ne shumicen e rasteve te komedive "made in USA" apo "made in jo-USA".
    Shkurt, a pretenduar te rrevolucionarizoje komedine indipendente amerikane, merita e "Juno"-s eshte se nuk bie ne gracken e "Little Miss Sun-Merda"-s


    web-site i filmit : http://www.foxsearchlight.com/juno/









  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Ne fakt, po ta shikosh me vemendje, kjo thyerje (fillimi i viteve '60) korrespondon me "baby-boom"-in (rritjen e popullsise) ne USA, ne Europe dhe ne gjithe boten. Pra, ne nje fare menyre, eshte sasia (demografia) qe mundi cilesine.
    Eshte e komplikuar ideja e Tesson, po aq sa ekuacioni i se perse S G u "poshterua" nga nje trader ambicioz.
    Kush ishte kinemaja e Ford-it apo e Lubitch-it, Lang-ut, Hitchcock-ut e shume regjizoreve te tjere, dihet ne njefare menyre. Ajo qe nuk dihet, eshte fakti se ku erdhem sot. Para disa ditesh lexova ne kete forum, "pashe sot nje film ne 3D", pra lexuesja kishte pare nje film ne tre dimensione? tredimensional? apo nga tre kende veshtrimi te ndryshme? apo ishte zhvendosur ne tre karrige te ndryshme: barkazi, siper, ne fluturim? Neser do dali dikush dhe do thote: pashe nje film krejtesisht ne imazhe te sintetizuara, ose ne imazhe dixhitale, edhe pse nuk ia di shume shpjegimin ketyre dukurive teknologjike qe po hyjne ne artin e kinemase. Dhe, per kuriozitet, dixhitalja (le numérique) ne kinema ka hyre qe me Gone with the wine te V. Fleming. Per ato qe e njohin filmin, mund ta gjejne pa shume veshtiresi.
    Pastaj kemi irritimin qe solli televizioni. Pa televizion, s'do kishim kinema me ngjyra, edhe pse procedura ishte gati nga inxhinjeret qe ne vitet 20, por skuthi Edison nuk leshonte pè me qellimet e tija.
    Niveli i regjizoreve, artit te kinematografise u perball me lekun, financen shkurt. Nje dokumentar tregon Casavettes qe i bente filmat (montazhin) ne garazhin e tij, me djem te rinj. Kurse, po ne ato vite, ke regjizore qe ster financohen nga televizionet, industrite ushqimore, tekstile, automobilistike, aeronuatike etj...sepse filmat trajtonin, binin ne ujdi me konsumin, me lirine e te shprehurit, pra me idete e mjeshtrit Adam Smith.
    Sot, te shohesh se pse OBELIX ET ASTERIX mbush sallat, boshatis misrat, shpraz fuqite e coca colave (alkoli ndalohet rreptesisht!) dhe nje film si EN AVANT JEUNESSE qe del vetem ne tre apo kater salla, kupton se ku po shkon dhe per çfare po flet sot kinemaja. Ajo i flet nje publiku privat, te mirinformuar (pra ato qe dine te pakten se kush jane shpikesit, pse-te dhe teorite elementare, si p. sh. "luften" midis Eistein dhe Griffith mbi planin e gjere) dhe nje publiku te trishtuar, te lodhur, te kerrusur nga ftohja njerezore, nga konsumi i imazheve qe percjellin budallallek. Nga ku dola tek perfundimi se Moore nuk i ka bere keq Amerikes (veriore, perjashto pak Kanadane dhe Alasken!) se sotme kuptohet. Dukumentarin e tij te fundit nuk e pashe, dhe s'do shoh me dokumentare nga ai. Ai, me te drejte u nenkuptua, i ka mbaruar mjetet qe i jepte kinemaja per te luftuar, per te mbeshtetue idete e tija apo te nje te majte kapitaliste. Por imazhi eshte i poshter. Bonitzer thote (te me falin forumasit qe s'flasin frengjisht): L'image n'est plus le reflet ni la métonymie de la réalité, elle devient un signe pur sans profondeur, sans arrière monde, ne valant que par sa combinaison avec d'autres images, d'autres signes...pra me pak fjale orgjite qe ndodhen ne vitet 80, la pub et le vidéo clip". Moore, me duket mua, denoncon, ate e ben ne nje menyre te bindshme. Propaganda qe ai ben, ndoshta nga nje amerikan mund t ekuptohet ndryshe nga nje europian qe sheh Moore t'i marre Palmen e Arte mu nen hundet e nje mori filmash te mire.
    Dokumentari i Bonnaire, mund te gjeje nje publik te gjere, dhe ate e kerkon edhe autorja sepse ajo denoncon, vendos disa sekuenca perballe spektatorit qe gjendet i papergatitur. Te shikosh ne plan te gjere fytyren e Sabines, kjo eshte traumatizuese. Goja e hapur e saj, shpreh me shume se goje. Jarget qe pikojne, shprehin diçka krejt tjeter. Agresiviteti, loja me aktoret e tjere eshte nje shuplake e forte shoqerise qe i ofron mundesine te beje kete dokumentar. Por, liria kete ka. Dhe ketu e krahasova sadopak me aspektin provokator te Moore, edhe pse jam koshient qe nuk mund te vendosen paralele midis ketyre dy dokumentareve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 12-02-2008 më 20:36

  6. #106
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autor-o pashe filmin e dyte te nje regjizori qe s'dua t'ia them me emrin, i cili pati bere nje film te mire dikur "Le Retour" (te pakten i mire u duk atehere). Shko shikoje filmin e tij te fundit "The Banishement" (Le Bannissement) e hajde ta bejme nje cope muhabet sepse me duket mua ka shume per te thene...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Autor-o pashe filmin e dyte te nje regjizori qe s'dua t'ia them me emrin, i cili pati bere nje film te mire dikur "Le Retour" (te pakten i mire u duk atehere). Shko shikoje filmin e tij te fundit "The Banishement" (Le Bannissement) e hajde ta bejme nje cope muhabet sepse me duket mua ka shume per te thene...
    hehe, e di ! Ka nje jave qe ka dale ketu, por nuk po ja gjej dot orarin e duhur (pra, paradite, dhe JO ne darkë...). Do shkoj ose sot padite, ose neser. Mezi po e pres, comme un malade.

    "The return" e kisha pare asokohe, ne 2003, e pata ripare nje vit me vone (2004) ... por qe atehere ka rrjedhur kohe. Apriori, them se po ta rishikoj sot, do ta pelqej shume me pak se ç'me kish pelqyer (kam frike se anon me se shumti tek filmat cerebralë, qe rrefejne diçka metafizike, por e rrefejne ne permbajtje, dhe jo ne imazh, (dans l'image). Pra, fundja fundja, film letrar.

    Nejse, ç'rendesi ka si ka qene "the riturn"; rendesi ka si duhet te jete ky i tanishmi.

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Izgnanie" (The banishment- "Syrgjynosja")- film rus nga Andrei Zviaguintsev

    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Autor-o pashe filmin e dyte te nje regjizori qe s'dua t'ia them me emrin, i cili pati bere nje film te mire dikur "Le Retour" (te pakten i mire u duk atehere). Shko shikoje filmin e tij te fundit "The Banishement" (Le Bannissement) e hajde ta bejme nje cope muhabet sepse me duket mua ka shume per te thene...
    Po emrin dé, pse nuk ja thua ?? "Mos ja kane ngrene pulat?" -do thoshte Ollga e "Zonjes nga qyteti" . Apo pse eshte rus ?? Ooooo, po ne rusët i kemi xhan: do ti detyrojme se shpejti te pranojne (s'kane ku luajne xhanem !) krijimin e shtetit te dyte shqiptar ne Ballkan, e jo më "pune filmash"... lol

    Ok, filmin e pashe dje pasdite, dy ore e gjysem te mira me mori ! Por si fillim po shkruaj dy rreshta e po prezantoj filmin, se jemi ne forum publik dhe na duhet te jemi nje çike serioze me forumin.

    Pra Andrei Zviaguintsev na eshte nje regjizor i ri rus, tek te 40-tat, qe para nja 5 vjetesh beri filmin e tij te pare qe fitoi direkt Luanin e Arte ne Festivalin e filmit ne Venecia, ne 2003, e qe quhej "The return" (Kthimi). Dua te them me kete qe behet fjale per nje regjizor qe e ka filluar karrieren e tij me nje kulm jo te vogel artistik. Ok.

    Pas 5 vjetesh, beri kete te dytin qe pashe sot, e qe quhet "Izgnanie", qe ne anglisht do te thote "The Banishment", e qe tamam-tamam ne shqip do perkthehej "Të bërit lanet" (tani qe kam pare filmin, me duket me i sakte se termi "Debimi", ose "Syrgjynosja" ose "Denimi"... Nejse.

    Korçar-o, ne kemi nje shprehje ne shqip qe thote: "Ku di une i ziu ç'te them", por ne fakt, siç thua dhe ti, per filmin ka shume per te thene. Por kur dola nga salla e kinemase, se pari ne mendje me erdhi "Ku di une i ziu ç'te them... ".

    E megjithate, po i them disa gjera. Se pari, eshte film qe meriton te shikohet, film qe respekton veten, pra respekton edhe spektatorin. Eshte më se evidente qe Zviaguintsev-i nuk ka bere triko keto 4-5 vjetet e fundit, qe prej filmit te tij te parafundit (qe thame se ishte edhe filmi i tij i parë !). Ambicja artistike ben muuuu ne film.
    Pra se pari, film ambicioz.

    Se dyti, nje gje eshte e sigurt: menyra se si filmon, ose me sakte se ç'fare filmon regjizori, jo gjithmone me pelqen. Dakort, ne fund te filmit mora nje dacke (shuplake) te vogel turinjve (ne kuptimin e mire, ne kuptimin emocional, ti me kupton), por menyra se si rrefen regjizori gati 80% te filmit... nuk me pelqen dhe aq shume... Here pas here nuk i besoja ngjarjes (por jo ne kuptimin e "historise" ne vetvehte, se ishte normale te mos i besoje), por nuk i besoja imazheve qe shikoja. Ose me sakt, pjese-pjese me pleqyen, por me te shumten, jo. Dakort, e ndjeja qe do kish "diçka" (nje MacGuffin ??) ne fund. Dakort, nuk e prisja te ishte ajo qe doli (aq me mire, sepse tregon qe rashe ne grackë, dhe kjo eshte shenje e mire), por pata pershtypjen se rashe me shume ne gracke "skenaristike", sesa ne gracke kinematografike. Pse gjithe ky rrefim (récit) qe mbush 70% te filmit (duke hequr fillmin dhe fundin) per te na "torturuar" ?? Per me teper qe, siç thashe me lart, une e prisja qe te kish nje "diçka", nje "kleçke" ne fund, se kaq marr vesh nga filmat !
    Pra do te doja qe filmi te ishte më i lire, (plus libre), jo gjithshka te ishte "ne vendin e saj" (muzika qe konkordon perfect me imazhet, simbolet jane te gjithë ne vendin e tyre, etj etj). Do doja diçka me te lirshme, tamam ashtu siç eshte ajo sekuenca, nga treçereku i filmit, kur regjizori filmon rrëkenë e ujit, shiun, etj etj. (Magnifique moment !)
    Pra, se dyti, film frikacak.

    Per mendimin tim, ka nje film qe ngjan shume me kete tonin : "Vertigo" i Hitchcock-ut. Vetem se kesaj rradhe, kemi te bejme me nje "Vertigo" tarkovskiane, meqe "macGuffin"-i kesaj rradhe eshte i natyres spirituale.

    Se treti : siç thosha sot paradite per "the return", edhe tek "The bannissment" , ne fund te filmit me erdhi ne mend pershtypja : ok, nje film qe trajton nje teme metafizike, por qe nuk e ka metafiziken ne imazhet e tij (jo ne shumicen e tyre, te pakten). treçereku i filmit (hiq fillimin dhe fundin) eshte puro romanesk !!!!
    Pra se treti, goxha romanesk.

    se katerti :

    Kaq me vijne ne mendje sonte... edhe pse e ndjej qe ka dhe gjera te tjera per tu thene...
    i themi neser ...







  9. #109
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autor-o me pelqen perkthimi "Te berit lanet".
    Une po ja nis duke thene se per mua eshte filmi me i qelbur rus qe mund te kem pare ndonjehere. Dhe nuk ka te beje fare me te qenit rus... e une te qenit shqiptar. Fimat e mire ruse i kemi diskutuar goxha here bashke, biles me shume se te tjeret dhe gjithmone kemi rene dakort per te thene se kane qene "te mire" e shkuar te mires, por pikerisht behej fjale per Tarkovskin, Sokourov, Pelechian, Kalatazov e s'po permend ketu te tjeret si Eisenstein, Vertov e me the te thashe, te cilet i perkasin historise se gjere boterore te kinematografise.
    Kam pershtypjen se filmi ne fjale, prapa kuintave, eshte film i nje ortodoksie te qelbur, me e qelbur se katoliçizmi i papes Pie 12 ose diçka e tille. Film qe ne sfond thote diçka te tille : "Para se te shkoni ne shtrat per... beni kryqin e mendoni per Perendine." Kam pershtypjen, dhe dyshimin, se filmi eshte i bere nga nje tip qe i duket vetja zedhenes i Perendise, por jo zedhenes i thjeshte i Perendise, "zedhenes me xhepat plot" (sa per informacion, eshte nje nga filmat me te pasur te historise se kinemase russe, me buxhet krejt rus, me prejardhje nga nje big boss i televizionit rus ; dekoret u kerkuan gjitheandej, rreth e rotull evropes, dhe kur i shikoje qe vinin thoshe me vete "po zbret perendia" ne toke). Eshte film i rrezikshem neqofte se e lidh me kontekstin aktual te rusise... (Po e le me kaq per kete pune...) Preferoj 100 here me shume budallalleqet hollivudiane. Ku di une i shkreti si ta them... por prapa imazheve te kulluara te filmit me duket se fshihen pak a shume qellime qe mbajne ere te qelbur, qe dhe ne bllokofsh hunden, te hyn nga veshet. Imagjino nje tip si Stalini, imagjino gjithashtu qe eshte "ortodoks"... kete dua te them me duket, qe filmi eshte bere pikerisht nga ky lloj biçimi. (Po mbase e kam fantazi te shfrenuar.)
    Gjithashtu kam pershtypjen se faji nuk eshte i gjithi i regjizorit te shkrete, por mbi te gjitha i producentit (megjithese nje thashethem egziston : ky i fundit i paskesh thene te parit "bej çfare te duash!").
    Film i nje ortodoksie prehistorike, pompoz, hipokrit, cinik kot qe ta thuash, frikacak, genjeshtar... Oho, merri te gjitha gjemat e lanetet e gjuhes shqipe dhe shtoi vete.

    Nuk e kuptova mire postin tend autor, por me duket mua fundi, plani i fundit, te pelqeu... Dhe mua me perlqeu, por vetem neqofte se e izolon nga gjithçka tjeter. Neqofte se e sheh ne rrjedhe, eshte plani, momenti, me i qelbur i filmit.
    Diku pate folur, autor, per faktin "se si nje regjizor mund te fshehe qellimet e tij, pra te te beje te hash djathin e hoxhes". Shembulli me perfekt eshte ky film.

    (Kaq tani per tani, sepse po me lodh te flas per te, por me duket mua duhet folur. Mbase i vijme me vone. Neqofte se e ka pare njeri, mos nguroni te shkruani...)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    (sa per informacion, eshte nje nga filmat me te pasur te historise se kinemase russe, me buxhet krejt rus, me prejardhje nga nje big boss i televizionit rus ; dekoret u kerkuan gjitheandej, rreth e rotull evropes, dhe kur i shikoje qe vinin thoshe me vete "po zbret perendia" ne toke).

    ........

    Gjithashtu kam pershtypjen se faji nuk eshte i gjithi i regjizorit te shkrete, por mbi te gjitha i producentit (megjithese nje thashethem egziston : ky i fundit i paskesh thene te parit "bej çfare te duash!"). ...)
    ah, ok, nuk dija asgje nga keto. Per kete film, sikur nuk pata "germuar" ndonje informacion ne web a ku di une. Me ço ndonje link, sidomos ne lidhje me producentin-boss te tv rus.

    Sipas teje, ky film per ke eshte bere : Kryesisht per publikun perendimor ? Kryesisht per ate rus ? Sepse ka nje "detaj" qe nuk eshte i neglizhueshem : filmi zgjat 2 ore e gjysem, pra ne nje fare menyre (ti e di kete punen e kohezgjatjes), eshte veshtire ta etiketosh per manipulues. Kohezgjatja heq nje pjese te mire te hipotezes se filmi eshte bere per publikun e gjere. Atehere, eshte bere vetem per famë (qe te fitonte Palmen e Arte ???) Qe perkthehet: film jo per publikun e gjere, por thjesht per famë (dmth, propogande). Nuk shoh piste tjeter... Shto ketu dhe faktin qe ne France, ne total jane ne qarkullim veçse 34 kopje ... Imagjino sa kopje duhet te jene ne qarkullim ne Hollande (per shembull)...


    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Nuk e kuptova mire postin tend autor, por me duket mua fundi, plani i fundit, te pelqeu... Dhe mua me perlqeu, por vetem neqofte se e izolon nga gjithçka tjeter. Neqofte se e sheh ne rrjedhe, eshte plani, momenti, me i qelbur i filmit.

    Jo, nuk fola per planin e fundit (fshataret duke korrur grure), por per fundin e filmit, pra zgjidhjen e nyjes se filmit, qe nuk eshte i natyres romaneske, por më i lire, më poetik. Por jam dakort, meqe po e permend, qe plani i fshatareve ne fushe eshte i mrekullueshem,po ta marresh te izoluar nga gjithshka tjeter.

Faqja 11 prej 37 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •