Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 60
  1. #21
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Berisha ja fut kot.

    Ne fund te muajit do te vije nje komision hetimi nga NATO per te pare a jemi gati.
    Ne varesi te verdiktit te ketij komisioni, dhe ne varesi te votes unanime Shqiperia pranohet.

    Vote unanime nuk e merr Shqiperia. Greqia eshte kunder. Greqia ende nuk ka ratifikuar MSA-ne me Shqiperine sepse 'kishte gabime gramatikore'.

    kujtoni ju so do te lejoje ajo nje gje te tille?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    NATO, Berisha: “Jemi në kilometrin e fundit të anëtarësimit”


    Anëtarësimi në NATO dhe plotësimi i standardeve të kërkuara në kuadër të këtij procesi shpallen axhendë prioritare e të gjitha hallkave shtetërore të Shqipërisë. Në mbledhjen e parë të qeverisë, dje kryeministri Sali Berisha, i sapombërritur nga punimet e Sesionit të 53-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Islandë, theksoi se muajt e mbetur deri në Samitin e Bukureshtit janë muajt e një aktiviteti intensiv që duhet të përligjë besimin e dhënë me miratimin e rezolutës së fundit. “Ndodhemi në kilometrin e fundit të rrugës sonë drejt NATO-s dhe kjo rezolutë, reagimi shumë pozitiv i sallës dje, votimi i rezolutës janë një inkurajim i madh për ne. Sot, ne jemi më shumë se kurrë pranë anëtarësimit në NATO. Për këtë arsye, duke njohur problemet që kemi për të zgjidhur, reformat që kemi për të ndërmarrë, garancinë e plotë që unë dhashë se jemi të vendosur të marrim çdo vendim, të paguajmë çdo çmim për të merituar ftesën, shpresojmë se në prill do të ketë një vendim pozitiv për të cilin duhet të punojmë me përkushtim të madh. Në programin e çdo ministrie, agjencie etj., të jetë çështje parësore plotësimi i kërkesave të integrimit në NATO, krahas zbatimit me rigorozitet të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”, - deklaroi Berisha. Një moment ilustrues lidhur me këtë angazhim ka qenë edhe takimi mes kryeministrit dhe gjeneral-lejtënant, Roland Kather, komandant i Komponentit Tokësor të NATO-s në Heidelberg në Gjermani, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Cooperative Longbow Lancer 07”. Në takim të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.



    11 Tetor 2007
    Albania
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  2. #22
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Kemi 17 vjet qe jemi ne kilometrin e fundit......mah chi lo sa?
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Topi-Grogan: “Shanse të larta për marrjen e ftesës së anëtarësimit në Bukuresht”


    Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje delegacionin parlamentar britanik të grupit të miqësisë Britani e Madhe - Shqipëri, të kryesuar nga Xhon Grogan. Në takimin e zhvilluar me këtë rast, kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për ratifikimin javën e kaluar nga ana e Parlamentit të Britanisë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, duke e vlerësuar vendimin në fjalë si dëshmi dhe nxitje për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. “Britania e Madhe është një vend mik dhe një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në ato shumëpalëshe”, - vlerësoi kryetari i Shtetit. Nga ana e tij, Grogan ka dhënë konsiderata pozitive për maturim gradual të klasës politike shqiptare, një vlerësim për të cilin ai iu referua zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjes së Presidentit të Republikës nga Parlamenti. “Gjatë vizitës sonë na është forcuar bindja për shanset e mëdha që ka Shqipëria për të marrë ftesën për në NATO”, - tha Grogan.
    Ndërkaq, në kuadër të plotësimit dhe materializimit të aspiratës për integrim, Presidenti i Republikës, së bashku me kryetarin e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Ilir Meta, do të udhëtojnë drejt Brukselit. Sipas njoftimeve të zyrës së Shtypit të Presidencës, axhenda e dy politikanëve shqiptarë, që përcjell idenë e një koordinimi mes palëve për çështjet e integrimit, do të përfshijë takime me zyrtarë të lartë të BE-së, si ai me presidentin e Komisionit Europian Hose Manuel Barroso dhe me komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olli Rehn.


    Albania
    24 Tetor 2007

  4. #24
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Ky Grogan do kete rrekyer ndonje fuci te modhe grogu para se ti leshoje keto gjepura. Helbete, Ingliz hesapi se inglizi te buzeqesh nga para po ta fut nga mbrapa.

    Albo, vere bast ForumiShqiptar.com me mua! Po nuk u futem ne NATO eshte i imi, po u futem te jap $10,000 CAD

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    “Gjatë vizitës sonë na është forcuar bindja për shanset e mëdha që ka Shqipëria për të marrë ftesën për në NATO”, - tha Grogan.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    e arritem kilometrin e fundit apo jo?

  6. #26
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Mund te arrish kilomentrin e fundit, dhe te rrish atje, ne mos pergjithmone, per nje kohe relativisht te stergjate, ndaj ajo shprehje eshte si ato te tjerat standarte te Sali Berishes te terezitura vetem per konsum bosh opinioni, nderkohe guret ne traste, e shkopinj ne udhen e mundimshme te Shqiperise, me efekte negative edhe per Shqiptaret qe na rrethojne.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha pret Ambasadorët e Italisë, Greqisë, Spanjës, Norvegjisë dhe Rumanisë të akredituar në NATO

    Sot pasdite, Kryeministri Berisha priti në një takim Ambasadorët e 5 vendeve të akredituar pranë NATO-s, Ambasadorin Italian Stefano Stefanini, Ambasadorin grek Thrassyvoulos Stamatopoulos, Ambasadorin spanjoll Benavides Orgaz, ambasadorin norvegjez Kim Travik dhe Ambasadorin Rumun Sorin Ducaru.

    Kryeministri Berisha, pasi u uroi mirëseardhjen ambasadorëve, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira të Shqipërisë me Italinë, Greqinë, Spanjën, Norvegjinë dhe Rumaninë, si dhe mbështetjen dhe bashkëpunimin me misionet e tyre në NATO. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit me Misionet e këtyre vendeve në NATO shkojnë në të njëjtën linjë dhe në harmoni me marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha aspektet.

    Kryeministri i njohu ambasadorët me zhvillimet në Shqipëri në fushën politike, ekonomike, zhvillimet e brendshme, etj. Kryeministri vuri në dukje përpjekjet e Shqipërisë në zbatimin e reformave në kuadër të procesit të integrimit në NATO, veçanërisht në plotësimin e rekomandimeve të vendeve anëtare të Aleancës për Shqipërinë. Më tej, Kryeministri bëri një përmbledhje të reformave të ndërmarra në fushën e zhvillimit ekonomik, lehtësimin e procedurave dhe barrës fiskale burokratike për biznesin, uljen e taksave, etj. Kryeministri u ndal në nismat e ndërmarra për krijimin e një klime lehtësuese dhe thithjen e investimeve të huaja, rritjen e turizmit, aplikimin e taksës elektronike, prokurorimeve publike elektronike, ombudsman-it të prokurimeve publike, etj. Gjithashtu, Kryeministri Berisha vuri në dukje rezultatet në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve, reformën në forcimin e sistemit të drejtësisë, reformën në arsim, etj.

    Kryeministri bëri një ekspoze të nismave konkrete në fushën ekonomike, klimën lehtësuese për investimet në vend, politikat lehtësuese të taksave, vendosjen e prokurimeve dhe taksës elektronike, reformat e ndërmarra në fushën e drejtësisë,

    Kryeministri u shpreh se është hartuar një plan afat - mesëm reformash dhe veprimesh konkrete për të merituar ftesën për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit, si dhe për të çuar përpara reformat e gjithanshme në vend.

    Gjithashtu, Kryeministri i siguroi Ambasadorët për vazhdimin e angazhimit të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe në misionet e drejtuara nga NATO në funksion të paqes dhe stabilitetit të popujve.

    Nga ana e tyre, Ambasadorët e Italisë, Greqisë, Spanjës, Norvegjisë dhe Rumanisë, në NATO e cilësuan progresin e Shqipërisë të dukshëm në rrugën e reformave të gjithanshme në Shqipëri dhe vlerësuan veçanërisht përpjekjet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në NATO. Ata inkurajuan vullnetin e qeverisë shqiptare për të ecur përpara me reformat.

    Gjithashtu, Ambasadorët shprehën vlerësimin për rolin konstruktiv të Shqipërisë në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

    Kryeministria
    30/11/2007

  8. #28
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Arma sekrete e Berishës për në NATO, ekskavatori

    Në ka paraqitje më karagjoze të ushtrisë shqiptare, ka qenë ajo e datës 4 dhjetor 2007 ku forcat e armatosura shqiptare shpalosën para korifenjve të shtetit shqiptar varfërinë, mjerimin dhe mizerabilitetin. Tashmë mesa duket ushtria shqiptare do të hyjë në NATO me një armë sekrete, ekskavatorin. Ekskavatori ka qenë “arma” e rëndë e paraqitur në paradën e ushtrisë shqiptare, në 4 dhjetor para kryeministrit Berisha, Presidentit Topi, kryetares së Kuvendit Topalli, si dhe kryetarit të PS, Edi Rama. Duket se ka qenë pikërisht Edi Rama që i ka dhënë hua ushtrisë fadromën e policisë ndërtimore, që tashmë është në varësi të tij.Përmes makinave tejet të vjetra ushtarake që parakalonin në bulevardin kryesor të kryeqytetit viheshin re edhe eskavatorë të cilët me sa duket ishin dhe risia e paradës në fjalë. Edhe pse pritej që të zhvillohej një ceremoni e denjë për festën në fjalë, ceremonia e sipërpërmendur ishte zhvilluar në kuadrin e një organizimi skandaloz ku mungonte performanca forcave ushtarake të vendit tonë. Të pranishëm për të nderuar skandalin e kësaj ceremonie ishin Presidenti i Republikës, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe ushtarakë të lartë të FA-ve, përfaqësues të trupit diplomatik dhe atashe ushtarakë të akredituar në vend, ish-kryeministra e drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA-ve, përfaqësues të forcave politike, etj. Megjithëse ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, cinizmi i krerëve më të lartë të pranishëm u vu re që me mosrespektimin e himnit, të cilët jo vetëm nuk morën mundimin ta këndonin por as ta belbëzonin atë. Pas himnit, në mënyrë madhështore nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Leitnant Luan Hoxha, i prezantoi forcat e armatosura Komandantit të Përgjithshëm të këtyre forcave, Presidenti Topit, i cili me sa duket dje për herë të parë, në atë paradë u njoh me forcat që populli shqiptar i ka besuar të drejtojë.
    Mahnitet Topi
    Me ballafaqimin e tij të parë me Forcat e Armatosura, dhe me paradën e bërë për 95-vjetorin e krijimit të tyre Presidenti Topi me sa duket se ka mbetur i mahnitur duke mos vënë në llogari aparencën e atij marshimi tërësisht diktatorial. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Topi vlerësoi përparimin e Forcave të Armatosura, duke e cilësuar atë të dukshëm. Edhe pse marshimi në fjalë dukej si një marshim i festimeve apo paradave të zhvilluara në Italinë e viteve 1922-1943, ku në krye ishte diktatori Musolini për Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi, kjo paradë ishte e mahnitshme. “Po t’i referohem vlerësimeve të aleatëve, Forcat e Armatosura të Shqipërisë e kanë fituar tashmë statusin e të qenit anëtar të Aleancës, duke u sjellë e operuar si pjesë e saj”, tha Topi në fjalën e tij duke keqkuptuar sentencën pasi në prag të anëtarësimit të vendit në NATO. Ndërkohë që në paradë parakaluan të gjitha njësitë e Forcave të Armatosura shqiptare, megjithëse çdo kuadrat përfaqësonte një strukturë të caktuar të FA, si dhe gjithë mjetet ushtarake, të specifikuara sipas funksionit të njësive ushtarake vu re çorientimi dhe moskoordinimi i ushtarakëve të vënë në paradë, në mënyrë qesharake hapat e tyre nuk korrespodentin të njëjtë me njeri-tjetrin. E gjithë parada synonte demonstrimin para publikut të fazave të modernizimit dhe perfomancës së re të FA shqiptare, të cilat aspirojnë integrimin në NATO por në syrin e publikut kjo performancë u shndërrua në një paradë qesharake me në krye funksionarët më të lartë të shtetit duke nisur që me presidentin Topi, kryeministrin Sali Berisha si dhe me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
    Mobilizimi
    Të shumtë nga numri por të varfër nga cilësia në bulevardin kryesor të kryeqytetit parakaluan si në kuadrin tokësor ashtu edhe në atë ajror në numër i konsiderueshëm mjete operacionale si dhe 5 helikopterë. Në këtë paradë, parakaluan 29 kuadrate, me rreth 2500 pjesëmarrës, 50 mjete të Komandës së Mbështetjes, 28 mjete operacionale dhe 5 helikopterë të Komandës së Forcës së Bashkuar. Përkrah trupave të Forcave tona të Armatosura të keqorganizuara ishin të pranishëm në paradë dhe përfaqësues ushtarakë të vendeve të NATO dhe atyre të A 3, të cilët parakaluan duke mbajtur flamujt e vendeve të tyre në mënyrë dinjitoze ndonëse jo në vendin e tyre. Kështu, parakaluan përfaqësuesit e SHBA, aleatit më strategjik të Shqipërisë, të Francës, Turqisë, Greqisë, si dhe të Kroacisë dhe Maqedonisë. Gjatë paradës u mbajtën 26 flamuj kombëtarë të vendeve anëtare të NATO. Kuadrati i parë ishte ai i veteranëve, ku parakaluan 80 pjesëmarrës, të cilët po marshonin por hir të paradës në kuadrin e një shëtitjeje normale.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    tani tju thot dicka shoku sepse jam me ne brendesi te ketij muhabeti.1 vendet qe presin te anetaresohen tani jan 3.kroacia e cila i ploteson te gjitha standartet,2 maqedonia e cila ka ber shum hapa pare ene me shum se shqiperia sepse ka nje arsenal te mahnitshem te pakten sa kam par un ketu ne afganistan dheshqiperia e cila per nga llogjistika esht bloz fare ndersa per pregatitjen e trupave mund te them se jami me mir nga keto 2 vende.para se te niseshim per ne afganistan bem nje stervitje te perbashket me vendet anetare te natos dhe mund te them se ishim edhe me mir se amerikanet.pa mjetet e domosdoshme trupat shqiptare ben nje paraqitje mbreslenese dhe sikur te kishim 1/10 e llogjistikes amerikane as qe do ta rrunim per njeri por fatkeqesisht duhet te plotesojm ene shum kritere te tjera dhe menoj se sala ja fut kodra mas bregut,nese marrim ftes e marrim se kemi treguar qe kemi njerez profesionist ne ushtri qe e duan ate dhe sakrifikojn ose do ta marrim sepse jemi nje aleat strtegjik i nato dhe i usa ndersa per standartet qe si kemi plotesuar kjo ben muuuuuuuu me te madhe.standartet jan plotesuar aq sa jan plotesuar ene premtimet per drita uj dhe pun.un kaq kisha

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    per lufte jemi te paret historikisht ne po per te rregulluar ushtrine tone aha jemi te fundit ne as kepuce nuk i japim ushtareve jo me te mendojme per avione tanke etj etj.po na pranuan do jete vetem per pregatitjen e ushtareve dhe pjesmarjen ne misionet ne Bosnje Afganistan dhe Irak.
    se per gje tjeter nujk e kuptoj pse duhet te jemi ne Nato.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •