Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 60
  1. #31
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Vendet e BE: Shqiperise ftese per ne NATO

    Vendet e BE: Shqiperise ftese per ne NATO

    Vendet europiane anetare te NATOs jane shprehur per ti dhene ftese per anetaresim ne aleance Shqiperise dhe dy vendeve te tjera te Kartes se Adriatikut. Ftesa kerkohet qe te behet gjate samitit te NATO-s ne Bukuresht. Nga samiti qe u mbajt ne Bruksel ministrat e jashtem te aleances se atlantikut verior kane percjelle qartazi mesazhin se NATO-ja mbetet e gatshme te zgjeroje radhet e saj. Rikonformojme se aleanca eshte e hapur per te pranuar anetare te rinj ne Europe, e kjo ne zbatim te nenit 10 te traktatit te Natos, keshtu thuhet shprehimisht ne deklaraten e perbashket te shefave te diplomacive nga 26 vendet anetare te organizates. Ajo cka u theksua me me force ne takimin e Brukselit ishte pikerisht vleresimi i perpjekjeve te rendesishme ne zbatimin e reformave nga Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia. Me 94 % te popullsise pro-anetaresimit ne Nato, Shqiperia eshte nje nga vendet shpresojne me fort te behen pjese e aleances. Progresi i Shqiperise ne drejtim te reformave, sidomos atyre ne ushtri, eshte konsideruar domethenes ne Bruksel. Ministrat jo vetem kane dhene vleresim maksimal per arritjet e Shqiperise, Kroacise e maqedonise, por dhe kane nxitur pjesen tjeter te Ballkanit te marre shembull prej tyre. Pergezojme te tre vendet per planin e aksionit per anetaresim per nivelin e tyre te bashkepunimit qe kane arritur, dhe inkurajojme vendet partnere ne rajon te ndjekin shembullin e tyre thuhet ne deklaraten perfundimtare te takimit te ministrave te jashtem. Ne samitin e Bukureshtit, shefat e qeverive te vendeve anetare te NATO-s kane ndermend tu drejtojne nje ftese vendeve qe do te permbushin normat e vendosura nga aleanca, te orientuara prej rezultateve te arritura, e qe do te kene deshiren te kontribuojne ne sigurine dhe stabilitetin euro-atlantik…

    tvklan
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #32
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Nuk e di cfare te them, lajme jane , ben vaki dhe jane te verteta

    The NATO Parliamentary Assembly adopted a resolution calling on the Alliance to launch membership talks with Albania, Macedonia and Croatia in 2008, provided the necessary conditions have been met.
    Albania, Croatia, Macedonia get vote of confidence
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    cfare na duhet ne hyjme apo jo ne nato ne ne radhe te pare ske ushtri cfare lesh ushtrie eshte ajo me 5 helikopter ajo parada dukej sikur ben laden po bente stervitje 1 shavorlet qe kishte ushtria jone e nxirrte tymin si tec ndersa ato te tjerat i kishin marre borxh nga italianet a i pate si u a kishin mbuluar targat
    ne mund te kemi ushtare apo dhe oficere te zote por nuk ka leke per ushtrin

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    Anetaresimi i treshes se Adriatikut ne NATO nuk eshte nje "vendim ushtarak" por nje "vendim politik" pasi as pala shqiptare dhe as vendet anetare te NATO nuk presin qe ushtria shqiptare te fluturoje F16 amerikane apo te kete nje ushtri moderne kur Shqiperia ka ende probleme me te mprehta shoqerore per te zgjidhur si furnizimi me uje te pijshem dhe energji elektrike.

    Pyetjet perpara aleances shtrohen:

    - A meriton ushtria shqiptare qe te behet anetare me te drejta te plota e NATO?
    - Cili eshte kontributi i Shqiperise ne stabilitetin rajonal dhe ate boteror?
    - A konsiderohet shteti shqiptar nje shtet partner me institucionet evropiane dhe a gezon maredhenie te miqesise se mire me te gjitha vendet aleate?
    - Cfare objektivi realizon aleanca me pranimin e ketyre vendeve te vogla ne aleance?

    Pyetjes se pare ia japin pergjigjen te gjithe ata ushtare paqeruajtes shqiptare qe kane sherbyer e punuar krah per krah forcave te NATO per dekada te tera si ne Bosnje, si ne Afganistan. Duket edhe tek gadishmeria per bashkepunim qe ushtria shqiptare ka treguar ndaj NATO dhe lehtesirat qe shteti shqiptar ka krijuar sidomos gjate konfliktit te Kosoves ne rajon. Po ashtu, profesionalizmi i ushtareve shqiptare eshte treguar edhe ne Irak, ku edhe pse me nje prezence te vogel ne numer, ushtaret shqiptare kane ditur te fitojne besimin e popullsise vendase dhe te shmangin konfliktet e panevojshme me te. Kjo eshte dicka qe mund ti kete shpetuar opinionit publik shqiptar por nuk i ka shpetuar syrit te gjeneraleve amerikane ne Irak.

    Pyetjes se dyte ia jep pergjigjen roli qe Shqiperia luajti si perpara, si gjate, si pas konfliktit ne Kosove, nje konflikt i NATO kunder rregjimit te Sllobodan Milloshevic. Hapja e hapesires ajrore dhe detare shqiptare per forcat e NATO, vetepermbajtja dhe mos zgjerimi i vatres se konfliktit nga pala shqiptare, apo zgjidhja e krizes me te madhe njerezore qe njohu Evropa qe pas L II Boterore, shpernguljen ne mase te 1 milion shqiptareve nga Kosova pjesa derrmuese e te cileve u strehuan ne Shqiperi e Maqedoni, apo maturia dhe durimi i treguar pas hyrjes se trupave te NATO ne Kosove ne lidhje me statusin e Kosoves, jane te gjitha deshmi teper pozitive qe deshmojne qe faktori shqiptar eshte nje faktor stabiliteti ne Ballkan.

    Pergjigjen e pyetjes se trete e gjeni tek qendrimi i perbashket i klases politike shqiptare mbi aspiratat per anetaresim me te drejta te plota ne te gjitha institucionet demokratike pan-evropiane: Keshill i Evropes, Bashkim Evropian, NATO. Aspirata e deshira eshte njera ane, ana tjeter jane hapat qe shteti shqiptar ka marre me reformat ne vend per te arritur standardet demokratike. Dhe ne kete pike, edhe pse ngelet ende shume per te bere, i gjithe faktori nderkombetar eshte ne nje mendje qe shkalla e transformimit shqiptar ne nje kohe kaq te shkurter eshte mbreselenese.

    Nje menyre tjeter per te formuluar pyetjen e fundit eshte: "Cfare objektivi ka NATO me anetaresimin e Shqiperise?" Objektivi kryesor eshte stabiliteti politik dhe ekonomik ne nje prej zonave me nxehta te Evropes, Evropa Juglindore dhe vecanerisht Ballkani. NATO e ka te qarte qe prania e saj ne Evropen Juglindore sjell nje sens sigurie per keta vende te vegjel dhe u jep nje shans popujve qe te punojne per te ndertuar nje te ardhme ne paqe e prosperitet, ndryshe nga historia e urrejtjes, luftrave, veteshkaterrimit per te cilat Ballkani eshte i famshem.

    Nese gjate luftes se ftohte misioni i NATO ishte mbrojtja nga cdo sulm i mundshem sovjetik me gjysmen perendimore te kontinentit, ne kohen e paqes qe jetojme misioni i NATO eshte sigurimi i paqes dhe stabilitetit ne kontinentin e vjeter, si nje parakusht per krijimin e kushteve te nevojshme te zgjerimit te aktivitetit te Bashkimit Evropian ne mbare kontinentin.

    Albo

  5. #35
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Cilado qofshin kriteret per tu permbushur, plotesimi ose jo i tyre sipas standarteve (ose shijeve) te shteteve antare, pavarsisht ndryshimeve qe kane ndodhur brenda struktures se NATO-s dhe shndrrimeve ne mision, Shqiperia nuk do te marre ftese per NATO sa te jete sali haxhi baba kryeminister!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Cilado qofshin kriteret per tu permbushur, plotesimi ose jo i tyre sipas standarteve (ose shijeve) te shteteve antare, pavarsisht ndryshimeve qe kane ndodhur brenda struktures se NATO-s dhe shndrrimeve ne mision, Shqiperia nuk do te marre ftese per NATO sa te jete sali haxhi baba kryeminister!
    Shqiperia do te hyje ne NATO edhe sikur te ishte Enveri gjalle ,kjo per te vetmen arsye se don Amerika.Sa per armatime i kemi me bollek ,ministri i mbrojtjes shqiptar kerkoi qe armet e teperta Shqiperia tja dhuroje Iranit dhe Avganistanit
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #37
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shqiperia do te hyje ne NATO edhe sikur te ishte Enveri gjalle ...
    Do ta vrojme edhe ate pune, gjasat jane te pakta, ose aspak, eshte dukuri kalimtare!

  8. #38

    SHBA garanton ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

    Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit Kondoleza Rajs i ka deklaruar dje ministrit Lulzim Basha se Shqipëria ka mbështetjen e Uashingtonit për marrjen e ftesës për anëtarësimin në NATO, gjatë samitit të Bukureshtit. Vlerësim i posaçëm për luftën kundër korrupsionit. Lobingun për aleancën e vijon sot në Bruksel kryeministri Sali Berisha. Bashkë me të, në delegacion edhe përfaqësuesit e opozitës, Ylli Bufi e Ilir Meta.


    Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha zhvilloi dje një takim të rëndësishëm me Sekretaren amerikane të Shtetit, Kondolisa Rajs. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i pohoi se pas takimit Sekretarja Rajs përshëndeti përparimin e bërë nga Shqipëria drejt plotësimit të standardeve të anëtarësimit në aleancën e NATO-s, përfshirë përpjekjet për të luftuar korrupsionin. Gjithashtu Rajs i bëri thirrje ministrit Basha të vazhdojë dialogun me vendet e tjera të NATO-s para takimit të nivelit të lartë të Bukureshtit. Sekretarja e Shtetit po ashtu shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për rolin konstruktiv që ka luajtur Shqipëria në rajon. Në një intervistë dhënë për VOA-n, Basha vuri në dukje se ka marrë betimin e SHBA-ve, për mbështetjen në marrjen e ftesës për në NATO. Ai deklaroi se kjo vizitë u pasua me përshtypjet më të mira, pasi ka qenë një vizitë shumë e suksesshme, dhe se ashtu siç janë shprehur aleatët tanë në Uashington, dhe në kryeqytetet evropiane, Shqipëria ndodhet më afër se kurrë marrjes së ftesës për anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut, në Samitin e Bukureshtit.


    Zoti Basha, ju sapo keni ardhur nga një takim, që e përfunduat ndoshta më pak se një orë më pare, me Sekretaren e Shtetit, Kondoliza Rajs. Për çfarë biseduat në takim?
    Takimi me Sekretaren Rajs vjen në një moment shumë të veçantë për Shqipërinë, disa javë para Samitit të Bukureshtin dhe në një moment kulmor përsa i përket statusit të Kosovës dhe si i tillë, ishte një moment shumë i rëndësishëm për ne, për të njohur zonjën Rajs, administratën amerikane, me përparimin e bërë nga Shqipëri në reforma të ndryshme, që nga takimi i fundit, në maj të vitit të kaluar, si dhe për të rrahur mendimet dhe për të koordinuar veprimet, si për çështjet rajonale në veçanti, statusit politik të Kosovës, qoftë përsa i përket finishit, deri në Bukuresht, në këtë samit historik, ku Shqipëria shpreson të marrë ftesën për anëtarësim. Takimi ishte jashtëzakonisht i përzemërt, mund të them se ndonëse ka një diferencë prej 6 orësh midis Tiranës dhe Uashingtonit, akrepat e orëve tona rrahin me të njëjtin ritëm, sinkronizimi ynë është i plotë, përsa i përket çështjeve rajonale, përsa i përket çështjes së Kosovës, por edhe përsa i përket perspektivës euroatlantike të Shqipërisë, dhe në fakt të të gjithë rajonit. Kjo sigurisht na jep një kënaqësi të veçantë, është fryt i përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë për t’u afirmuar dhe për të siguruar perspektivën e saj euroatlantike, dhe vjen në një moment, kur Shqipëria me krenari, tregon arritjet e saj në reforma të ndryshme, dhe në saj të bashkëpunimit dhe pjekurisë të klasës politike shqiptare, është në gjendje të demonstrojë progres të veçantë edhe në ato fusha, të cilat janë në qendër të vëmendjes së partnerëve euroatlantike, siç është reforma në drejtësi dhe reforma elektorale. Prandaj largohem nga ky takim, nga kjo vizitë me përshtypjet më të mira; mendoj se ka qenë një vizitë shumë e suksesshme, dhe mendoj se ashtu siç janë shprehur aleatët tanë në Ëashington, dhe në kryeqytetet evropiane, Shqipëria ndodhet më afër se kurrë marrjes së ftesës për anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut, në Samitin e Bukureshtit.

    Zoti Ministër, Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur vazhdimisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar NATO, dhe siç jeni shprehur edhe ju, ky anëtarësim është më tepër një gjest politik se sa ushtarak. A jeni ju i mendimit se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për t’u anëtarësuar në Aleancë?
    Ka një mekanizën objektiv, i cili quhet “plani i anëtarësimit”, veprimi i anëtarësimit, plan veprimi i anëtarësimit, i cili aplikohet ndaj vendeve që synojnë të marrin ftesën dhe në fakt nesër, kryeministri Berisha është nisur tashmë drejt Brukselit dhe unë do t’i bashkangjitem nesër, për të bërë prezantimin e arritjeve të Shqipërisë në ciklin e 9-të, i cili tashmë shpresojmë që të jetë edhe cikli i fundit, në të cilin shpresojmë për të marrë ftesën në Samitin e Bukureshtit. Ky cikël përbëhet nga dy elementë: elementi i parë përbëhet nga reformat, nga hapat që qeveria e vendit aspirant parashtron se do të ndërmarrë gjatë periudhës së ciklit dhe elementi i dytë është vlerësimi, monitorimi i ecurisë së këtyre reformave, të cilat do të jetë në formën e një progres-raporti. Takimi me zonjën Rajs, siç thashë, shërbeu siç thashë, në këtë drejtim, edhe për të ilustruar përparimin e dukshëm që Shqipëria ka bërë në fusha si lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër informalitetit dhe masat e marra për gjallërimin e mëtejshëm dhe konsolidimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë, të ilustruara këto nga rritja e vazhdueshme, galopante e investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe nga rritja e eksporteve, nga rritja e të ardhurave buxhetore, pavarësisht uljes së taksave në një nivel rekord më të ulët në Evropë, konsolidimi i praktikave buxhetore, të orjentuar në 5 drejtime kryesore, që janë infrastruktura, arsimi, shëndetësia, mbrojtja, dhe pensionet, që tregojnë që Shqipëria ka sot teksturën e duhur ekonomiko-politike për të qenë një anëtar i Aleancës, një anëtar i cili i sjell vlera Aleancës, në stabilitetin e brendshëm dhe në aftësinë për të eksportuar sigurinë jo vetëm në rajon, siç bëjmë sot, si pjesë e politikës sonë të jashtme, por edhe në Afganistan dhe Irak. Nga ana tjetër, angazhimet tona për këtë cikël, që përkojnë me reforma të tilla si ajo elektorale dhe refroma në drejtësi, kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë një shpirt bashkëpunimi bipartisan, i cili është qartësisht i evidentueshëm sot në Tiranë, jo vetëm për vëzhguesit e brendshëm, por edhe për vëzhguesit e jashtëm, dhe mendoj se parë në totalitet, vlerësimi për Shqipërinë do të jetë një vlerësim pozitiv. Kjo ka shumë rëndësi, pasi pavarësisht prej dëshirës dhe vullnetit të shprehur, për të konsideruar futjen e të tri vendeve në Aleancë, vlerësimi për çdo vend bëhet në mënyrë të veçantë, në bazë të përpjekjeve dhe të sukeseve që ai vend ka arritur, në reformat e parashikuara.

    Në kushtet kur po thuhet se zgjidhja e statusit të Kosovës, shpallja e pavarësisë është çështje ditësh, në këto momente përgatitjesh të fundit, cili është roli po luan Shqipëria?
    Edhe në këtë çështje, ashtu sikurse thashë, gjatë vizitës sime të pare në Shtetet e Bashkuara, ne kemi qenë të sinkronizuar për këtë çështje me Uashingtonin. Shqipëri beson se zgjatja e procesit mbart rreziqe, se tani ka ardhur koha që procesi të finalizohet, dhe se është plotësisht e panevojshme të paguhet një kosto e përditshme, pa pasur një benefit; sepse çdo ditë, apo çdo javë që kalon, me një zgjatje jo konstruktive të procesit, sjell pasoja negative, duke forcuar radikalët, dhe duke dobësuar të moderuarit, ndërkohë që një zgjidhje në bazë të Planit Ahtisaari, i cili ka dhe vazhdon të ketë një mbështetje të gjerë, jo vetëm tek aleatët tanë euroatlantikë, por edhe në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit, do t’i jepte fund këtij procesi të lodhshëm, do të hapte perspektivën jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë, që t’i bashkangjitet një vizioni euroatlantik, që sot e ndajnë nga të gjitha kryeqytetet e tjera të rajonit. Pra, në këtë kuadër, Shqipëria, jo vetëm që mbështet fuqimisht vënien në zbatim të planit Ahtisaari, pa vonesë, por në koordinim të plotë me Prishtinën, Uashingtonin dhe me kryeqytetet e tjera evropiane, mendoj se edhe pa u formalizuar pavarësia e Kosovës, çka është me të vërtetë një çështje kohe shumë e shkurtër, Kosova ka filluar tashmë të dëshmojë atributet e një shteti, e një subjekti sovran të së drejtës ndërkombëtare, i cili ka orientime të qarta dhe ka një vizion të qartë. Çfarë dua të them me këtë? Udhëheqja kosovare në Prishtinë, presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi, në të gjitha bisedat e tyre me partnerët ndërkombëtarë, tashmë janë tërësisht të orientuar jo vetëm tek momenti i shpalljes së pavarësisë, por edhe tek sfidat që vijnë menjëherë pas këtij momenti, në veçanti tek e ardhmja e Kosovës, sigurimi i një jete më të mirë për qytetarët, dhe sigurimi i një perspektive të sigurtë politike për Kosovën, e cila pa dyshim, do të ketë perspektiva euroatlantike.

    Pikërisht, le të qëndrojmë tek sfidat. Çfarë ndihme do të ofronte Shqipëria për Kosovën, në rast se ajo do të përballej me bllokadë ekonomike nga ana e Serbisë?
    Serbia nuk është në gjendje të bëjë bllokadë ndaj Kosovës, pasi Kosova rrethohet nga shumë fqinjë. Përpjekjet për të përdorur ndalimin e shkëmbimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, në radhë të parë do të dëmtonin vetë Serbinë, qytetarët dhe bizneset serbe; do të ishte një gjest që nuk do të vlerësohej pozitivisht nga shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar, ndërkohë që sigurisht Kosova i ka rrugët e hapura në të gjitha drejtimet e tjera, për të vazhduar funksionimin normal nëpërmjet tregtisë, shkëmbimit dhe lëvizjes së lirë. Kështu që, në këtë kuadër, nuk parashikoj që ndonjë përpjekje për të “ndëshkuar”, nëse mund ta them kështu, zhvillimin e pandalshëm të shpalljes së pavarësisë me masa të iniciuara nga Beogradi do të ishte në radhë të parë e drejtuar ndaj publikut në Serbi, drejt opinionit publik në Serbi, sesa ndaj Kosovës. Ndikimet ndaj Kosovës do të ishin shumë të vogla. Sigurisht që ne kemi dhe do të vazhdojmë të mbajmë intensivisht kontakt me autoritetet në Prishtinë për çdo fushë ku ata do të ndjejnë nevojën e një asistence apo bashkëpunimi në rritje për një periudhë kalimtare ne do të jemi të hapur që nga energjetika, transportet e çdo fushë tjetër. Por mendoj se nuk duhet mbivlerësuar aftësia e Serbisë për të patur ndikim mbi Kosovën shpejt të pavarur, nëpërmjet masave të tilla represive. Edhe një herë them që masa të tilla do të kishin në radhë të parë një efekt demagogjik tek vetë qytetarët serbë.

    Kalojmë tek një çështje tjetër. Kontrolli i Lartë i Shtetit ditët e fundit, ndoshta pikërisht ditën kur ju jeni nisur për në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar në Prokurori një raport ku vihte re se ka patur shkelje në rrugën Rrëshen-Kalimash. Tashmë ky është një institucion i specializuar. Cili do të ishte komenti juaj?
    Unë nuk jam njohur me raportin pasi kam qenë në udhëtim, siç thatë edhe ju. Sigurisht që institucionet kanë të drejtën e tyre për të vepruar në këtë drejtim dhe fjala e fundit i takon gjithmonë drejtësisë. Unë i mbetem asaj që ky është investimi jo vetëm më madhor në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por është edhe investimi më transparent që është kryer ndonjëherë, dhe këtu fus çdo lloj investimi, nga ato më të voglat, tek ato më të mëdhatë.

    Pak a shumë në raport flitet për shkelje në procedurat e tenderit, shkelje më vonë në procesin e ndërtimit...
    Nuk njihem me detajet e raportit, por mund t’ju them se procedurat e tenderimit të kësaj rruge janë të niveleve më të larta ndërkombëtare. Ato janë më të larta se kërkesat e atëhershme të ligjit shqiptar. Transparenca e këtyre procedurave është vërtetuar katërcipërisht dhe e pranuar si e tillë nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në procedurë. Rruga Shqipëri-Kosovë, e cila është rruga e integrimit euro-atlantik është e pandalshme. Dhe pavarësisht prej përpjekjeve të palëve që mund të kenë interes në ngadalësimin e këtij ritmi, Shqipëria do të ecë e vendosur në këtë drejtim dhe investimet në infrastrukturë dhe veçanërisht investimet në rrugën Durrës-Kukës-Morinë janë vetëm një mishërim i kësaj vendosmërie të Shqipërisë për të kapitalizuar mbi këtë moment të ëndërruar nga breza të tërë dhe për t’i hapur vendit dhe shqiptarëve kudo që janë, horizontet e një prosperiteti vetëm të ëndërruar më parë.

    Zoti Basha, çështja e vizave të Maqedonisë për shtetasit shqiptarë. A mund të thuhet se është e kaluar tashmë?
    Ne vazhdojmë diskutimet me Maqedoninë në këtë drejtim. Me Maqedoninë na bashkojnë aspirata dhe vizione të mëdha, siç është vizioni euro-atlantik. Ne gjithashtu ndajmë shumë aspekte të tjera të bashkëpunimit qoftë në punët e jashtme, qoftë në ekonomi apo në bashkëpunimin kulturor dhe arsimor dhe besoj se kemi bazë të mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme, e cila ka për bazë parimet e lëvizjes së lirë midis dy vendeve tona. Kështu që pavarësisht prej vështirësive momentale, shpreh bindjen time dhe besimin tim që asnjë vështirësi e këtij lloji nuk mund të mbetet pa u tejkaluar.
    Don"t believe the truth

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    Fjala e Kryeministrit Berisha në Konferencën e Këshillit të Atlantikut të Veriut me Shqipërinë

    "I nderuar Sekretar i Pergjithshëm,

    Shkëlqesi ambasadorë!

    Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu sot dhe ndaj me ju rezultatet dhe arritjet e reformave të ndërmarra nga vendi ynë gjate ciklit të 9-të të Planit të Veprimit për Anëtarësimin (MAP). Në këto tetë muaj, Shqipëria ka shënuar progres në çdo fushë. Por, më e rëndësishme është se ne ndihemi më të sigurt se kurrë se procesi i reformave është i pakthyeshëm dhe i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm, edhe pas Samitit te Bukureshtit. Ne besojmë se reformat makro-strukturale që kemi ndërmarrë janë mënyra më e mirë e vendit tonë për të ecur përpara, si edhe do të na ndihmojë në realizimin e dy projekteve tona kombëtare më madhore, anëtarësimin në NATO dhe BE.

    Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, për ne do të thotë, mbi të gjitha, një demokraci efektive dhe shtet ligjor, një ekonomi tregu funksionale dhe një reformë e thellë dhe e përgjithshme në Forcat e Armatosura. Unë jam shumë krenar të deklaroj përpara këtij auditori të nderuar se Shqipëria qëndron në pragun e Aleancës, si një demokraci funksionale që respekton të drejtat e njeriut dhe lirinë e minoriteteve.

    Gjatë dy viteve të fundit ne kemi kaluar tre prova të rëndësishme politike: ndërrimin normal të pushteteve, në korrik 2005; zgjedhjet lokale të shkurtit 2005; ku sipas raporteve ndërkombëtare nuk është regjistruar asnjë problem politik, por vetëm probleme teknike.

    Në takimin tonë të fundit këtu, në 24 maj, çeshtja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, u ngrit me një shqetësim të madhe. Sot, unë mund t’ju siguroj se Presidenti i Republikës së Shqipërisë është zgjedhur nëpërmjet një procesi në perputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.

    Gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar u zhvillua një partneritet i sinqertë mes pushtetit qendror dhe lokal, si edhe një klimë bashkëpunimi dhe besimi reciprok, që nuk kishte ekzistuar më parë.

    Mbështetja për anëtarësimin në NATO nga të gjitha partitë politike në parlamentin shqiptar, por edhe nga partneriteti i pushtetit lokal dhe qendror, ka mundësuar ndërmarrjen e hapave konkrete për realizimin e reformave të nevojshme, që lidhen me procesin e anëtarësimit.

    Jam krenar t’ju informoj ju, sot, lidhur me Rezolutën e iniciiuar nga opozita dhe aprovuar unanimisht nga parlamenti shqiptar, që konfimon mbështetjen e synimit të Shqipërisë për marrjen e ftesës historike për t’u bërë një anëtar i NATO-s në samitin e Bukureshtit dhe që garanton angazhimin e parlamentit dhe vendosmërinë për të përmbushur të gjitha detyrimet e këtij procesi.

    Forcat politike shqiptare që janë përfaqësuar në parlament, konfirmojnë vullnetin e tyre të mirë për të krijuar një klimë besimi dhe bashkëpunimi për të kryer të gjitha reformat ligjore, që në bazë të Kushtetutës sonë kërkojnë një konsensus të gjerë.

    Eshtë një kënaqësi e madhe të prezantoj para jush sot këtu, si pjesë të delegacionit tonë, z.Ylli Bufi nga Partia Socialiste, Nenkryetar i Parlamentit shqiptar dhe ish-kryeministër, si edhe Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjithashtu një ish-Kryeminister, tani kryetar i Komisionit për Integrimin, në Parlament. Ata ndodhen sot këtu për të rikujtuar kontributin që kanë dhënë forcat e tyre politike në këtë proces, gjatë kohës së qeverisjes së tyre, për të ripërsëritur angazhimin e forcave politike shqiptare për anëtarësimin në NATO, si edhe për të konfirmuar se kjo politikë është e qëndrueshme dhe e pakthyeshme.

    Në këtë atmosferë pozitive, ka përvijuar puna e komisionit parlamentar për reformën gjyqësore dhe komisioni ad hoc i reformës elektorale.

    Komisioni i Ligjeve në Parlamentin e Shqipërisë shqyrton çdo ditë nene të projektligjit “Mbi organizimin e Gjyqësorit”. Deri tani janë hartuar 70 % të dispozitave të projektligjit të ri të gjyqësorit dhe Komisioni po diskuton kapitullin e fundit të projektligjit, lidhur me përgjegjësitë disiplinore dhe masat për gjyqtarët.

    Në javët e ardhshme ne do të prezantojmë projektligjin organik për miratim në një seancë plenare në Parlament.

    Komisioni dypalësh për reformën elektorale po vazhdon punën për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR.

    Një dokument i vetëm u hartuar dhe iu dërgua ODIHR-it për shqyrtim. ODIHR u përgjigj dhe sugjerimet e tyre, së bashku me diskutimet e mëtejshme me partitë politike mbi sistemin elektoral kushtetues, do të jenë subjekt i mbledhjeve të ardhshme të Komisionit.

    Dy projekte të rëndësishme jane hartuar në bashkëpunim me ekspertët e huaj. Projektet mbi “Prodhimin dhe Shpërndarjen e Kartave të Indentitetit dhe Pasaportave Elektronike për Qytetarët Shqiptarë” dhe “Modernizimi i Shërbimit të Gjendjes Civile”, të cilat u miratuan nga Këshilli i Ministrave dhe ndodhen në fazën e zbatimit.

    Ne po marrim oferta ndërkombëtare për projektin e Kartave të Identitetit, të cilat priten të shqyrtohen brenda 28 shkurtit të këtij viti. Projekti për modernizimin e zyrës së gjendjes civile pritet të përfundojë hedhjen e të dhënave të gjendjes civile në qershor të këtij viti dhe, pas përfundimit të projektit, i gjithë sistemi i gjendjes civile do të kompjuterizohet, si pjesë e një rrjeti.

    Sot, ekonomia shqiptare është një ekonomi e re, e vogël por dinamike, e lirë dhe e mbushur me entuziazëm. Raportet e fundit të Komisionit Europian tregojnë se qeveria nuk ndërhyn direkt apo indirekt në sektorin privat, por respekton standardet dhe parimet liberale. Organizata të tjera serioze vënë re se liria ekonomike dhe fiskale në Shqipëri është mbi 90%.

    Ekonomia shqiptare vazhdon te zhvillohet me ritme të qëndrueshme prej afro 6%, duke e mbajtuar inflacionin nën kontroll në 2.9% dhe me indekse shitjeje 20.7%. Në dy vjet, eksportet janë rritur në 27%, industria e minierave me 150%, turizmi me 74%, treguesit e transportit janë rritur me 77%, ndërkohë që kursimet e shqiptarëve janë rritur me 25%.

    Investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 87%, krahasuar me vitin 2006, vit në të cilin këto investime direkte u rritën tre herë, në krahasim me mesataren e 10 viteve të fundit. Lufta kundër korrupsionit ka vazhduar me një vendosmëri të fuqishme.

    Qeveria dhe administrata janë reduktuar. Kështu, është zvogëluar numri posteve zyrtare me 33%, nëpunësve civilë me 16%, shpenzimet operative të administratës kanë rënë nga 3% në 2.1% të GDP-së.

    Politikat e qeverisë, ndërthurur me luftën pa kompromis kundër korrupsionit, kontrabandës dhe evazionit fiskal, mundësuan një rritje te ardhurave te buxhetit me afro 1 miliard dollarë, krahasuar me vitin e kaluar. Ky është një rezultat akoma më i prekshëm, nëse marrim në konsideratë faktin se gjatë vitit të kaluar ne kemi zbatuar politikën e reduktimit më të madh të taksave, që ka patur deri tani, si edhe faktin se që prej janarit 2008, Shqipëria është vendi me një taksë të sheshtë të vetme prej 10%, për të ardhurat personale dhe të përbashkëta.

    Qeveria ka ndërmarrë hapa për reduktimin e burokracisë për bizneset, zbatuar në politikën e regjistrimit “one stop shop”, është krijuar Agjencia për Fondin e Garancisë së Eksporteve, janë përgjysmuar kërkesat burokratike për marrjen e licensave dhe janë lehtësuar proceduarat e tyre. Të gjitha këto kanë tërhequr kompani të njohura, edhe të vendeve tuaja dhe këto kompani po planifikojnë të investojnë miliona dollarë në fushën e turizmit, energjisë, minierave, ndërtimit, etj. Kompani të tjera janë në procesin e miratimit në kuadër të nismës “Shqipëria një Euro”, në zona me interes për vendin dhe rajonin. Viti që sapo ka filluar do të shënojë privatizime të mëdha të ndërmarrjeve të rëndësishme dhe do ta çojnë vendin drejt moshës dixhitale. Gjatë vitit 2008, do të privatizohen kompani të tilla si KESH, INSIG dhe ARMO.

    Që prej dhjetorit 2006, Shqipëria ka nisur të zbatojë Marrëveshjen e Ndërmjetme (pjesë e Tregtisë së Lirë të MSA-së) me BE-në dhe vlerësimi i BE-së ka qenë se zbatimi i kësaj marrëveshjeje është i suksesshëm.

    Parimi “tolerancë zero” në luftën kundër korrupsionit ka dhënë rezultate gjatë kësaj periudhe. Rreth 206 grupe kriminale janë goditur dhe 850 persona janë vënë para drejtësisë. Hartimi i Ligjit të Policisë Shtetërore është shoqëruar me një strukturë funksionale. Ky ligj mundëson depolitizimin e plotë të policisë dhe respekton parimet e policimit në komunitet. Arritjet e vitit të kaluar në luftën kundër trafikimit janë një shembull i mirë i progresit të reformave në këtë fushë. Rreth 36 grupe janë goditur dhe 149 individë të përfshirë në trafikun e drogës, janë ndjekur penalisht.

    Në fushën e krimit ekonomik, krijimi i grupit të punës për luften kundër korrupsionit dhe krimit financiar dhe ekonomik mundësoi ngritjen e rreth 100 akuzave dhe vënien para ligjit të 48 grupeve të përfshira në aktivitete korruptive dhe krime ekonomike. Rreth 220 persona, përfshirë zyrtarë të lartë, janë vënë para drejtësisë.

    Në lidhje me masat a marra për të rritur kontrollin dhe sigurinë në kufi, janë hartuar të gjitha aktet përkatëse bazë, si dhe është bërë përshtatja e tyre me standardet e BE-së. Parlamenti miratoi një ligj të ri mbi Rojen Bregdetare që ka të bëjë me kontrollin dhe mbikqyrjen e kufijve dhe ligjin për të huajt. Sistemi i menaxhimit te informacionit total është instaluar në 15 pikat kryesore kufitare; një marrëveshje është nënshkruar me Malin e Zi për hapjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar. Ndërkohë, po vazhdon trajnimi dhe modernizmi i pajisjeve.

    Sipas të dhënave statistikore, gjatë vitit 2007 kalimet në kufi u rritën me 30% krahasuar me 2005. Mes të tjerash, një gjë e tillë ka sjellë rritjen e kapaciteteve përpunuese të strukturave të policisë kufitare dhe efikasitetin e veprimeve të tyre.

    Lidhur me sigurinë e informacionit të klasifikuar të NATO-s, Shqipëria tashmë e ka plotësuar kuadrin ligjor dhe e ka harmonizuar atë plotësisht me kërkesat e NATO-s. Shqipëria ka rritur edhe kapacitetet njerëzore dhe burimet financiare për të plotësuar kërkesat e Aleancës.

    Ushtria shqiptare ka bërë progres të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave të ciklit të Plan Veprimit të Anëtarësimit 9-të dhe në zbatimin e kërkesave për anëtarësim. Tani, Forcat e Armatosura janë shumë më të përgatitura dhe zyrtarisht të lidhura me forcat e NATO-s.

    Në 1 Janar 2008, buxheti i mbrojtjes ka arritur nivelin e 2.01% të GDP. Pjesa më e madhe e tij do të shpenzohet për të modernizuar Forcat e Armatosura.

    Duke punuar së bashku me vëndet partnere të NATO-s, ne hartuam Strategjinë Kombëtare Ushtarake dhe Planin afatgjatë të Zhvillimit dhe Modernizimit.

    Deri në fund të vitit 2010, tre vjet përpara afatit, si një sfidë, ne do të kemi krijuar një ushtri tërësisht profesionale, të bazuar në përvojat, konceptet dhe mbështetjen e anëtarëve të NATO-s.

    Z. Sekretar i Përgjithshëm,

    Ne besojmë se kontributi jonë përkrah ushtrive të NATO-s i shërben paqes dhe lirisë për të cilën Shqipëria është përpjekur për më shumë se gjysëm shekulli. Në anën tjetër, pjesmarrja në misione të tilla ka rritur profesionalismin e Forcave tona të Armatosura.

    Ne e dime se lufta kundër terrorizmit është një betejë e gjate. Ne, shqiptarët i dimë vlerat e lirisë dhe demokracisë dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë për to. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në Afganistan (ISAF), si dhe në misione të tjera paqeruajtëse të drejtuara nga NATO.

    Gjate periudhës të ciklit të 9-të të Plan Veprimit për Anëtarësim, kontributi i Shqipërisë në operacionet ndërkombëtare u dyfishua, duke arritur një personel prej 340 vetësh, që i korrespondon 5.4% të komponentit të këmbësorisë në ushtri. Në bashëpunim me Qëndrën Supreme të Forcave Aleate në Evropë (SHAPE), ne po punojmë për të përgatitur kapacitetet këshillimore dhe të ndërlidhjes (OMLT) në mënyrë që në gjysmën e dytë të vitit ato të mund të jenë të gatshme për misione të përbashkëta me anëtarët a NATO-s. Ne do të vazhdojmë me një ekip në operacionin ALTHEA. Ne gjithashtu po shikojmë mundësinë për të kontribuar në mënyrë modeste në operacionin e BE-së në Çad.

    Në 5 Shkurt 2008, ne do të nënshkruajmë në Tiranë një memorandum me komandën e Forcave të Bashkuara në Napoli për përfshirjen tonë në operacionin ‘Active Endeavour” në rajonin e Mesdheut.

    Sa here që merr një ftesë, Shqipëria, pa humbur kohë, përshtat legjislacion e saj për të përmbushur të gjitha detyrimet e nevojshme që rrjedhin nga Traktati i Atlantikut të Veriut.

    Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë politikën e fqinjësisë së mire dhe konstruktive si dhe rolin moderator në rajon.

    Ne besojmë në zgjidhjen më të shpejtë të statusit të Kosovës, të bazuar në planin Ahtisari, si zgjidhjen më të mirë, që do të garantojë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë, që garanton respektimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë dhe vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi. Pavarësia e Kosovës është gjithashtu mënyra më e mire për të realizuar tranzicionin në Beograd. Ajo do ta ndajë Serbinë nga e kaluara e saj dhe nga ideja e Serbisë së Madhe dhe do ta fusë në rrugën e integrimit evropian që e meriton.

    Zonja dhe zotërinj,

    Raportet ndërkombëtare konfirmojnë se Shqipëria respekton të drejtat njerëzore dhe të minoriteteve, si dhe liritë e shtetasve dhe është një vend me marrëdhënie të shkëlqyera mes besimeve dhe etnive. Një nga vlerat që Shqipëria i jep Aleancës është tolerance e shlëlqyer fetare dhe etnike që karaktizon njerëzit e saj. Një shëmbull i mire do të ishte se numri i hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte më i madh në fund se në fillim të luftës.

    Ne besojmë se ndajmë të njejtat vlera, ide dhe qëllime me Aleancën. Shqipëria është bërë eksportuese e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më tej.

    Aleanca është përfshirë, prej një kohe të gjatë në rajonin tone, në përpjekje për ta stabilizuar atë. Pa praninë e Aleancës do të ishte e vështirë të imagjinohej faza aktuale e zhvillimit të Ballkanit Perendimor. Eshtë koha që Aleanca të ftojë Shqipërinë që gjithashtu të bëhet pjesë e saj edhe institucionalisht. Kjo do të ishte një ngjarje e madhe për Shqipërinë dhe vlerësimi më i mirë për performancën tonë individuale. Në të njëjtën kohë, do të përfundojë një marrëveshje lidhur me investimet e Aleancës në rajonin tonë, por gjithashtu në rrugën e saj Euro-Atlantike.

    Rajoni jonë ka nevojë për një prani më të madhe të NATO-s në të, vecanërisht në periudhën kur Kosova po shkon drejt statusit final. Zgjerimi i Aleancës do t’i dërgonte një mesazh të fuqishëm orientues vendeve të rajonit që ende hezitojnë në zgjedhjet e tyre lidhur me të ardhmen. Ne besojmë se pavarësisht nga vështirësitë aktuale e ardhmja nuk mund të jetë në vend tjetër përveç se në komunitetin trans-Atlantik.

    Z.Sekretar i Përgjithshëm,

    Shkëlqesi

    Vendimi që do të merrni në 2-4 Prill 2008 do të jetë nje vendim politik, që natyrisht do të bazohet në parimet e Aleancës për performancën individuale. Ky vendim do të pasqyrojë përmbushjen e stadardeve të kërkuara dhe arritjet tona në të ardhmen. Ne besojmë se me Shqipërinë vend anëtar, Aleanca do të bëhet më e fortë. Do të dëshiroja të rikonfirmoja se busalla drejtuese e vendit tim është në drejtim të Perëndimit. Eshtë koha që Shqipëria të rikthehet plotësisht dhe institucionalisht në komunitetin e vendeve Euro-Atlantike që i përket.

    Faleminderit për vëmendjen!"

    30/01/2008

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    Ambasadorët e NATO-s vlerësojnë progresin e reformave në vend

    Kryeministri Berisha mori pjesë sot në Konferencën përpara ambasadorëve të NATO-s, në Bruksel.

    Kryeministri Berisha, në fjalën e mbajtur përpara ambasadorëve të NATO-s, bëri një panoramë të sukseseve të Shqipërisë në implementimin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër edhe të ftesës për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit.

    Kryeministri Berisha u ndal në prioritetin që qeveria shqiptare ka treguar në zbatim të luftës së pa ndërprerë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në bindjen e tij se këto reforma janë të pakthyeshme dhe mbi baza të qëndrueshme.

    Kryeministri Berisha u shpreh gjithashtu për një klimë të re bashkëpunimi mes forcave politike, në dobi të progresit të vendit dhe integrimit në NATO, kjo e faktuar edhe nga prezenca në delegacionin shqiptarë të përfaqësuesve të lartë të opozitës shqiptare.

    Pas fjalës së Kryeministrit Berisha, në këtë konferencë e morën fjalën një nga një ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.

    Ata theksuan mbështetjen dhe përkrahjen e tyre për zhvillimin dhe implementimin e reformave në Shqipëri, vlerësuan qëndrimin e moderuar të Shqipërisë si dhe maturinë e treguar në rajon, por edhe promovimin e bashkëpunimit rajonal të marrdhënieve të fqinjësisë së mirë.

    Gjithashtu, ambasadorët shprehën vlerësimin e tyre për arritjet shumë të mira në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bënë thirrje për një ecuri konstante të hapave në drejtim të reformës elektorale dhe reformës në drejtësi.

    Përgëzime dhe vlerësime Kryeministri Berisha mori edhe për sinergjinë politike të shprehur së fundmi, nëprmjet rezolutës së Parlamentit shqiptar për integrimin në NATO, duke vlerësuar gjithashtu praninë në delegacionin shqiptar të pjesëtarëve të lartë të opozitës.

    Ambasadorët e NATO-s theksuan rëndësinë që reformat të jenë të pakthyeshme dhe mbi baza të qëndrueshme.


    Kryeministria

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •