Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 60
  1. #11
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga D@mian
    Opozita dhe nje pjese e shtypit grek akuzon qeverine se i perhap qellimisht keto thashetheme per te pasur mundesine te perdore karten nacionaliste te problemit te emrit te FYRO-Maqedonise ne zgjedhjet e mundshme te parakohshme ne Greqi...
    Para nje jave Karamanlis deklaroi se nuk do lejoje hyrjen e FYROM ne NATO me emrin Maqedoni.
    Per me teper:

    ekathimerini.com

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drity
    Bushi gjate vizites se tij ne Ballkan do te shpalle antaresimin e Shqiperise, Maqedonise dhe Kroacise ne NATO.

    http://www.mrt.com.mk/en/index.php?o...2872&Itemid=28
    Zgjidhja më e mirë rezoluta sipas planit Ahtisaari, thotë Scheffer pas takimit me presidentin Bush


    New York, 22 maj.- Presidenti amerikan George Bush dhe zyrtari më i lartë i NATO-s, në bisedimet dyditëshe në fermën private të presidentit, në Texas, sipas deklaratave që dhanë u përqendruan më tepër për strategjinë e mëtejme në luftën kundër talebanëve në Afganistan. Siç u tha në një konferencë të djeshme për shtyp, ata folën edhe për Kosovën si dhe për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropë.
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jaap De Hoop Scheffer pasi përkujtoi se NATO-ja ka në Kosovë 16 mijë ushtarë, shtoi se mënyra e vetme për të krijuar një mjedis të sigurt në Kosovë është miratimi i një rezolute që do të jetësonte planin e negociatorit Martti Ahtisaari.

    "Si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, kurse ne në Kosovë kemi të dislokuar 16 mijë ushtarë për të krijuar një mjedis stabil dhe të sigurt, do të doja që në Këshillin e Sigurimit të miratohet rezoluta e cila do të mundësonte realizimin e propozimeve të Ahtisarit. Andaj, miratimi i rezolutës është i rëndësishëm sepse propozimet e Ahtisaarit janë të mira", ka theksuar Jap de Hop Scheffer.

    Mendoj se është e një rëndësie të posaçme për aleatët në NATO që të ketë një mbështetje të plotë për planin e Ahtisaarit, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë udhëheqëse e Këshillit të Sigurimit për këtë muaj.


    Presidenti Bush dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së kanë diskutuar edhe për zgjerimin e NATO-së me vendet që tanimë janë në prag të hyrjes në organizatën ushtarake perëndimore, si Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia.

    Si një datë e mundshme e zgjerimit të NATO-së me anëtarë të rinj u përmend samiti në Bukuresht vitin e ardhshëm. /s. Gashi/



    | s.b & RTK staff | 22 maj 2007 - 16:00:48
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Tjeter aprovimi nga senati amerikan, dhe tjeter anetaresimi ne NATO qe behet e mundshme vetem nga aprovimi i cdo shteti anetar i kesaj organizate.
    Gjithesesi, fjalet kyce mesiper jane "timely admission" dhe "provided".

    Lexova sot nga Shekull qe NATO ka shprehur pakenaqesi me ecurine e reformave per pensionet e ushtarakeve e ca gjera te tjera.
    Po normale qe jane te tjera gjera.. Eshte aprovuar antaresimi, me pas kalojne procedurat e tjera .. e rendesishme eshte qe po "fillojne".. pasi pak a shum Shqiperia eshte ne harresen e perhershme..

    Sa per ate te Shekullit, ke shume te drejte. Ne fund te fundit ti e di se si trajtohen ushtaraket e vendeve te NATOs dhe si po "trajtohen" kta tanet.. S'di c'te them me..

    ps. Luanesh.. nga ke humbur btw
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #14
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Në një dorë armën, në këmbë atletet

    22 Maj 2007 @ 1:58 pm · në Shtypi

    Panorama
    VLORE/ Shefat e repartit kanë frikë të përgjigjen. Ironia: Kështu nuk u vriten këmbët
    Rekrutët e rinj në Bunavi stërviten me shapka shtëpie

    VLADIMIR MUÇAJ / VLORE

    Mbajnë kallashnikovë në krahë, por në këmbë shapka shtëpie. Urdhrat e rreptë të eprorëve për rekrutët që stërviten në repartin ushtarak të Bunavisë në Vlorë stonojnë hapur me uniformën që mbajnë ata.

    Kjo situatë në repartin e Bunavisë, ndodh vetëm një vit larg Samitit të Bukureshtit, ku Shqipëria pritet të marrë një ftesë konkrete për t’u anëtarësuar në NATO. Por gjithmonë, strukturat Euroatlantike, do të marrin në konsideratë këtë fakt, duke parë standardet që paraqet ushtria jonë. Kapelet dhe xhaketat me lara shoqërohen nga pjesa më e madhe e ushtarëve me shapka të ngjyrave e cilësive të ndryshme apo nga atlete. Duket se komandantët e togave janë të mësuar nga ky fakt, por jo nga rekrutët e rinj. Pjesa më e madhe e rreth 750 të rinjve janë marrë me forcë nga zona të ndryshme të vendit, pasi kanë neglizhuar kërkesën për mobilizim. Por, kur janë gjendur në repart, ku duhet të kryejnë 9 javë stërvitjeje parapërgatitore, e kanë parë veten me plaçkat e shtëpisë.
    Sapo hyn në fshatin Bunavi kompleksi i parë që të bie në sy është reparti ushtarak me shumë godina dhe ambiente stërvitore. Pasi kryejnë karantinën 9-javësh, rekrutët shpërndahen në reparte të ndryshme të vendit. Në pamje të parë ato të krijojnë përshtypjen e një qendre serioze stërvitjeje. Pas trazirave të ’97-ës, kohë edhe kur ky repart nuk i shpëtoi dot plaçkitjes dhe djegies, u investua për rikonstruksionin e objekteve apo dhe fasadave brenda tyre. Përballë këtyre ndryshimeve në godina, ajo që bie në sy dhe që shkon në kufijtë e një skandali ka të bëjë me faktin se nga mbi 750 ushtarë të thirrur nën armë në këtë repart më shumë se gjysma e tyre dalin në stërvitje me atlete, këpucë të prura nga shtëpia si dhe pantofla. Kjo mori ushtarësh me helmeta në kokë, pushkë dhe uniformë të gjelbër, shoqëruar me këpucë të çdollojshme e jo me ato ushtarake, duket se i ngjan një turme të sapokthyer nga një dështim “beteje”. Ushtarët nuk flasin në sytë e eprorëve të tyre, madje këta të fundit nuk pranojnë që të fokusohen këto detaje në aparate. Një ushtar nga Lushnja, Afrimi, duke qenë në një distancë të largët nga komandanti, shprehet se “ky është shteti. Na kanë premtuar çdo ditë se do të vijë furnizimi, por deri tani asgjë nuk është bërë, megjithëse kanë kaluar muaj”. Një tjetër ushtar nga Fieri tregon se e kanë marrë me forcë në rrugë për ta çuar ushtar, duke bërë që dhe në stërvitje të dalë me shapka. Një komandant toge, i cili nuk dëshiron të identifikohet, ndonëse paraprin se ky nuk është problem i tyre, shton se “këto janë detyrime të qendrës”, duke nënkuptuar Ministrinë e Mbrojtjes. Kërkesës për një prononcim zyrtar për këto mungesa të theksuara në uniformat e ushtarëve, shefi i shtabit të këtij reparti, nënkolonel Llazar Prifti, thotë se nuk ka autorizim të japë përgjigje, ndërsa numëron arritjet e repartit si në elementet e stërvitjes, në rikonstruksionin e godinave apo dhe gjelbërimin brenda repartit. Një tjetër drejtues kompanie me gradën oficer në këmbëngulje të pyetjes për të gjetur shkakun e vërtetë të mospajisjes së ushtarëve me këpucë, për një numër mbi 300 ushtarë, si me ironi ai thotë se, “i vret këpuca ushtarët, ndaj u themi mbani shapka e atlete”. Megjithatë, ai vijon, duke thënë se janë tenderat në ministri defekti i moszgjidhjes së këtij problemi.

    * 300 ushtare
    afërsisht, mes 750 rekrutëve që kryejnë stërvitjen në repartin e Bunavisë në Vlorë janë të detyruar të dalin në terren pa këpucë ushtrie
    * 10 vjet ka kaluar
    që nga koha e trazirave që u shoqëruan me shkatërrimin e vjedhjen e reparteve ushtarake, një prej të cilëve dhe ai i Bunavisë
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #15
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    O njerez Nato eshte nje strukture demokratike ku duhet te votojne te gjithe shtetet qe e perbejne per miratimin e nje anetarsimi te nje shteti te ri dhe anetarsimi perfundimtar vjen mbas kalimit te disa fazave perkatese.Kuptojeni se Bushi dmth. Amerika nuk mund ti shkeli keto procedura,sepse keto jane principet baze te kesaj strukture.Keto artikuj gazetash perbejne vetem gomarlliqe.
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    NATO, Berisha: “Jemi në kilometrin e fundit të anëtarësimit”


    Anëtarësimi në NATO dhe plotësimi i standardeve të kërkuara në kuadër të këtij procesi shpallen axhendë prioritare e të gjitha hallkave shtetërore të Shqipërisë. Në mbledhjen e parë të qeverisë, dje kryeministri Sali Berisha, i sapombërritur nga punimet e Sesionit të 53-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Islandë, theksoi se muajt e mbetur deri në Samitin e Bukureshtit janë muajt e një aktiviteti intensiv që duhet të përligjë besimin e dhënë me miratimin e rezolutës së fundit. “Ndodhemi në kilometrin e fundit të rrugës sonë drejt NATO-s dhe kjo rezolutë, reagimi shumë pozitiv i sallës dje, votimi i rezolutës janë një inkurajim i madh për ne. Sot, ne jemi më shumë se kurrë pranë anëtarësimit në NATO. Për këtë arsye, duke njohur problemet që kemi për të zgjidhur, reformat që kemi për të ndërmarrë, garancinë e plotë që unë dhashë se jemi të vendosur të marrim çdo vendim, të paguajmë çdo çmim për të merituar ftesën, shpresojmë se në prill do të ketë një vendim pozitiv për të cilin duhet të punojmë me përkushtim të madh. Në programin e çdo ministrie, agjencie etj., të jetë çështje parësore plotësimi i kërkesave të integrimit në NATO, krahas zbatimit me rigorozitet të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”, - deklaroi Berisha. Një moment ilustrues lidhur me këtë angazhim ka qenë edhe takimi mes kryeministrit dhe gjeneral-lejtënant, Roland Kather, komandant i Komponentit Tokësor të NATO-s në Heidelberg në Gjermani, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Cooperative Longbow Lancer 07”. Në takim të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.



    11 Tetor 2007
    Albania

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    eh sa do zgjasi ky kilometri eshte pyetja

  8. #18
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Hajt per hajer!

  9. #19
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim prej fjales se mesiperme te Berishes:

    garancinë e plotë që unë dhashë se jemi të vendosur të marrim çdo vendim, të paguajmë çdo çmim për të merituar ftesën
    Garancine e jep ne veten njejes, ndersa pagesen per çfardo çmimi e jep ne veten shumes.

    E ka permendur edhe here te tjera; kush ia ka dhene te drejten atij qe te paguahet çdo çmim - çfare do te thote Berisha me kete, se antarsimi ne NATO do te kete çmim (kushedi se sa nuk dihet, as nuk jepet ndonje "parashikim); Shqiperia nuk po ri-antarsohet ne Traktatin e Varshaves, por po synon antarsim ne NATO ku politika e siguria kane "kosto", e per kete Shqiptaret duhet te dijne, te kene njohuri, e perse jo, te behet edhe referendum - ky eshte shteti demokratik, ne dallim me ate diktatorial te shkuar, por qe i ka reminishencat e veta kaq te dukshme me keta shtetare qe flasin me tagra qe nuk ua ka dhene kush.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    eh sa do zgjasi ky kilometri eshte pyetja

    Distanca Shqiperi - NATO eshte = 1km.

    Berisha nuk tha sa km kemi bere deri tani? As se sa eshte distanca?


    Sa do zgjas? Varet ne cilen pjese te kilometrit jemi dhe sa shpejt do ec breshka e berishes

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •