Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga artikulli

    Nga kjo qeveria rumune shqiptarocide

    Hera e pare qe lexoj fjalen "shqiptarocide". Gjetje interesante!

    Di njeri te shpjegoje, pse mund ta kete Rumania kete sjellje ndaj Shqiperise dhe shqiptareve?

  2. #52
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Nje tjeter kamikaz ben lanet Berishen

    Gazeta Sot Monday, 11 February 2008

    NUK vjen NATO, pa ikur Berisha?!

    Nga Robert Papa

    Sa afër e sa larg na duket NATO. Imagjinoni, Sali Berishën, 22 vjet komunist i flaktë i Enverit dhe Ramizit.Imagjinoni se si sekretari, komunist Berisha ka folur dikur ndaj 'armikut' NATO dhe shikoni tash se si lutet të hyjë në NATO. Vallë, kaq naivë të jenë amerikanët dhe perëndimorët?! A thua se nuk e dinë se sa "heroikë" ka qenë Berisha me shok kundër NATO-s dhe SHBA-së, e mbase lojtar i heshtur apo me lidhje krushqie me UDB-në. E tash Berisha, që drejton me shokët e vajzës dhe shokët e idealit komunist, na dashka të bëhet euro-atlantist, duke marrë me vete në Japoni spiunë e eunukë, si koranë të qelbur Muzeqeje, apo si Ruli, të cilin vet Berisha e ka akuzuar për spiunë sigurimi.

    Ish-miku im Berisha, harroje!

    Për NATO-n dhe Uashingtonit, ti ke marrë damkën si "fondementalist", anti-amerikan dhe anti-demokrat. Nuk e ndryshon dot imazhin as duke u shitur si pro -grek, e si pro-amerikan, se makiazhi nuk gënjen dot as CIA-n e as FBI-në, e as demokratët që mezi presin të votojnë kundër teje dhe interesave të fëmijëve të tu të llastuar, që po pasurohen në kurriz të gjakut dhe djersës së demokratëve që të mbajtën në zyrën ku i bërtisje dhe terrorizoje Topallin e Ngjelat me kompani. Ish-komunisti, apo ish-demokrati Berisha, nëse nuk na vjen ftesa për NATO, me thonj e me zemra do të tërheqim zvarrë nga zyra e Mehmet Shehut. Ish-komunisti Berisha, zhduku nga politika nëse na mbyll dyert e NATO-s.

    Durimi ka një kufi. Ti, o ish-komunist e pa ndreqshëm, ti o anti-amerikani patologjik, nuk na mban dot peng. Haram, çdo mbështetje nga çdo njeri i ndershëm dhe nacionilist. Ti, paske qenë më i keq se Alia. Nëse na fut në NATO, ne do heshtim dhe do durojmë shokët e vajzës tënde që po vjedhin pa mëshirë, e në se jo, ti e shokët e vajzës tënde, zhdukuni prej politikës dhe tokës fisnike shqiptare. Ik, o hije e Alisë dhe ushtar besnik i Enverit.

  3. #53
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga artikulli

    Ish-miku im Berisha, harroje!

    Interesant vrulli i shkrimit. Po pse e beri dhe e mbajti mik Robert Papa, kur e dinte qe i perfoluri kish gjithe keto te zeza? Por sic duket paska qene shume largpames! E paska ditur se cfare i duhej te bente vite me rradhe qe pikerisht sot te zbulonte ku fle muza e ta mahniste pakthim publikun me kete karte.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ish-miku im
    I bie qe ky djali, kur ishte mik me Berishen, te kete qene edhe ...

    o ish-komunist e pa ndreqshëm, ti o anti-amerikani patologjik
    Opo si u be kjo bote. Nuk merret vesh me asgje....
    Ia fut dhe vellai vellait

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po ka mare ca mesime ai ne Amerike dhe tani e kupton mire se kush eshte Saliu.
    Ai qe manipuloi levizjen studentore dhe u vu ne krye te saj me izmin e Alise.
    Ramiz Alia eshte shefi i katovices shqiptare dhe Nano e Berisha e shume ish komuniste e sigurimsa qe po e mbajne peng kete vend te ece. Mire e ka ai qe ka shkruar ashtu.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Kastriot Myftaraj eshte analist shume i zoti, me interesojne shume analizat e tij pasi duket si me i pavaruri nder gazetaret shqiptare qe lexoj.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  7. #57
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    SHBA: Garantojmë ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO
    ...Kur ti bien bolet dashit.......
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha pret Komandantin e Gardës Kombëtare të New Jersey-t, gjeneral major Glenn K. Rieth

    Kryeministri Berisha priti sot në një takim Komandantin e Gardës Kombëtare të New Jersey-t, gjeneral major Glenn K. Rieth, i cili në krye të një delegacioni të lartë ushtarak zhvilloi një vizitë disa ditore në vendin tonë.

    Gjenerali major Glenn K. Rieth, duke falënderuar Kryeministrin Berisha për pritjen, u shpreh se ka patur privilegjin të trajnojë dhe të bashkëpunojë me trupat ushtarake shqiptare, të cilat kanë arritur një reformin dhe transformim jashtëzakonisht mbresëlënës. Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tha ai, janë ushtarë të denjë dhe kanë marrë vlerësimin maksimal të Komandës së New Jersey-t, si dhe në misionet ku ata kanë marrë pjesë në kuadër të NATO-s apo koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, në Irak.


    Komandanti i Gardës Kombëtare të New Jersey-t shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar më tej për trajnimin e ekipeve shqiptare OMLT, të cilat do tw përgatiten për mision në Afganistan. Një ndër arsyet e sukseseve të arritura nga ushtritë e SHBA-ve dhe të NATO-s është edhe kontributi dhe angazhimi i Shqipërisë dhe i Forcave të saj të Armatosura, theksoi ai.



    Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën ushtarake mes komandës së New Jersey-t dhe Forcave të Armatosura shqiptare, Gjenerali major Glenn K. Rieth shprehu dëshirën që këto marrëdhënie të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe shtetit të New Jersey-t.



    Kryeministri Berisha e falënderoi Gjeneralin Rieth për ndihmën e vazhdueshme që kjo komandë u ka dhënë Forcave të Armatosura shqiptare në rrugën e reformimit dhe suksesit të tyre. Kryeministri vuri në dukje se qeveria shqiptare po bën të gjitha përpjekjet në reformimin dhe modernizimin e FA shqiptare dhe arritjen e standardeve të NATO-s, duke u fokusuar në një ushtri të vogël në numër, profesionale, të denjë dhe ndërvepruese me NATO-n në misionet paqeruajtëse.



    Gjithashtu, Kryeministri theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vazhduar bashkëpunimin e mëtjeshëm me shtetin e New Jersey-t, si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në fusha të tjera.



    Të dy personalitetet vlerësuan bashkëpubnimin e shkëlqyer që vendi ynë ka me NATO-n në Afgarnistan, por edhe me SHBA-të në Irak, si dhe ndanë të njëtin vullnet për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.



    Komandanti i Gardës Kombëtare të New Jersey-t, gjeneral major Glenn K. Rieth shprehu gadishmërinë për të ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme të Forcave të Armatosura shqiptare, për t’iu përgjigjur situatave të emergjencave civile dhe kombëtare.

    Kryeministria
    13/02/2008

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    SHBA rezolutë për marrjen e ftesës së NATO nga Shqipëria

    Kur ka mbetur edhe një muaj nga Samiti i Bukureshtit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë qëndrimin e tyre për marrjen e ftesës nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia në prill në Samitin e Bukureshtit.

    Senatori Richard Lugar, i njohur për mbështetjen e tij pro vendeve të A3 për t'u anëtarësuar në NATO, i është drejtuar senatit amerikan me një rezolutë, ku mbështetet marrja e ftesës nga ana e tre vendeve të rajonit në Bukuresht në fillim të muajit prill. Rezoluta është miratuar fillimisht më 25 shkurt në komisionin e jashtëm të senatit amerikan dhe nga aty ka kaluar për t'u miratuar në senat. Në dokumentin e senatorit Lugar vlerësohet progresi i bërë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia në tetë vitet e fundit në forcimin e demokracisë në këto vende dhe në transformimin e tregut të lirë. "Për shkak se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, në përgatitjet për anëtarësimin në NATO prej më shumë se 8 vitesh kanë kaluar nëpër procese historike të forcimit të demokracisë, transformimin e tregut të lirë; për shkak se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia kanë bërë progrese të rëndësishme për të vendosur kontrollin civil të ushtrive të tyre duke demonstruar zotësinë për të operuar me forcat e NATO-s dhe standardet e aleancës", thuhet në rezolutën e paraqitur nga senatori Lugar. Në të njëjtën kohë, vendet e Kartës Adriatik 3 vlerësohen edhe për diversitetet etnike të cilat ekzistojnë në to, respektimi i të drejtave të njeriut, ndërtimi i tregut të lirë dhe marrëdhëniet e mira që kanë me fqinjët. Gjithashtu marrja e ftesës nga këto tre vende shikohet edhe në favor të stabilitetit në rajon pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë, Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia, vlerësohen edhe për rolin e rëndësishëm që luajnë përmes pjesëmarrjes së tyre në aktivitetet e NATO-s, për të ndaluar çdo përpjekje për dhunë në këtë rajon. Për të gjitha këto arsye, senatori Lugar i propozon senatit amerikan që "SHBA duhet të kenë rolin e liderit në suportin e anëtarësimit të shteteve si Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia për t'iu bashkuar aleancës në prill të 2008". Në të njëjtën kohë senati amerikan, sipas Lugar, duhet të rikonfirmojë mbështetjen për procesin e zgjerimit të NATO-s, për vendet kandidate.

    Rezolutë e propozuar nga senatori Lugar

    Duke shprehur mbështetjen e fortë të Senatit për NATO, për projektin e zgjerimit me dhënien e ftesave për Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë në Samitin e Bukureshtit në prill 2008 dhe për qëllime të tjera;
    Ku NATO do të mbajë një takim mes krerëve të shteteve dhe qeverive në Samitin e Bukureshtit, në Rumani në prill 2008;
    Ku NATO ka mbrojtur me sukses territorin dhe interesat e anëtarëve të tij për më shumë se 50 vjet dhe ka kontribuar në lirinë, demokracinë, stabilitetin dhe paqen në të gjithë Evropën;
    Për shkak se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, në përgatitjet për anëtarësimin në NATO prej më shumë se 8 vitesh kanë kaluar nëpër procese historike të forcimit të demokracisë, transformimin e tregut të lirë;
    Për shkak se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia kanë bërë progrese të rëndësishme për të vendosur kontrollin civil të ushtrive të tyre duke demonstruar zotësinë për të operuar me forcat e NATO-s dhe standardet e aleancës;
    Për shkak se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia vazhdojnë të japin kontributin e tyre të vyer në krah të forcave të Kombeve të Bashkuara, në forcat ndërkombëtare të asistencës dhe sigurisë nën lidershipin e NATO-s në Afganistan, për të stabilizuar dhe rindërtuar këtë shtet;
    Për shkak se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia kanë bërë hapa të rëndësishme për të vendosur proceset e tyre të demokratizimit, përfshirë këtu:
    1. Përqafimin e diversiteteve etnike
    2. Respektimin e të drejtave të njeriut
    3. Ndërtimin e një tregu të lirë
    4. Promovimin e marrëdhënieve të mira me vendet fqinjë
    Për shkak se NATO ka kryer një ndërhyrje ushtarake kundër Republikës Federale të Jugosllavisë për të vendosur paqen në Kosovë;
    Për shkak se diplomacia amerikane e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës dhe duhet të mbështesë integrimin e saj në institucionet euro-atlantike;
    Për shkak se stabiliteti dhe siguria afatgjatë në Evropën Juglindore kërkon integrimin ushtarak, ekonomik dhe politik të demokracive të reja në strukturat ekzistuese evropiane;
    Për shkak se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia mund të luajnë një rol të rëndësishëm në aktivitetet e NATO-s në Evropën Juglindore nëpërmjet pozicionit unik gjeostrategjik dhe duke ndaluar dhe frenuar çdo përpjekje të çdo lloj pale për të destabilizuar rajonin nëpërmjet dhunës;
    Për shkak se neni 10 i marrëveshjes veri-atlantike, i përpiluar në Ëashington më 4 prill 1949, citon se "çdo shtet tjetër evropian që është në gjendje të përmbushë principet e kësaj marrëveshje dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës veri atlantike", mund t'i garantohet anëtarësimi në NATO; dhe
    Për shkak se deklarata e Samitit të Rigës, e realizuar nga NATO në nëntor 2006 riafirmon se "NATO mbetet e hapur për anëtarë të rinj evropianë":
    Bën që senati amerikan të dalë me përfundimin se:
    1. Pavarësia politike dhe integriteti territorial i demokracive emergjente në Evropën Juglindore është i një rëndësie vitale për paqen, sigurinë e Evropës dhe është në interes të SHBA.
    2. Zgjerimi i NATO-s, kontribuon në efikasitetin dhe aftësinë e vazhdueshme të Aleancës.
    3. Senati riafirmon suportin e tij për procesin zgjerues të NATO-s përfshirë këtu vendet kandidate.
    4. SHBA duhet të kenë rolin e liderit në suportin e anëtarësimit të shteteve Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia për t'iu bashkuar aleancës në prill të 2008.
    Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nuk janë perfekte dhe kanë nevojë të bëjnë ende progres në fushën ekonomike dhe politike. Megjithatë të tre vendet kanë bërë përparime të dukshme. "Kroacia ka performancën më impresionuese ekonomike dhe në çmimet e pasurive të patundshme në krahasim me ccdo vend tjetër në Evropën jugore. Në vitet e fundit Shqipëria ka kontribuar me më shumë ushtarë në misionet në Irak dhe Afganistan dhe paqeruajtësit ndërkombëtarë si të gjithë aleatët e tjerë të NATO-s. Dhe që nga fundi i luftërave ballkanike në vitin 1999, Maqedonia ka ndërtuar një shoqëri shumetnike dhe të integruar në kohën më të shkurtër se çdo komb tjetër në Evropë. Tashmë ne kemi një shans të sjellim në komunitetin euroatlantik të demokracive Kroacinë katolike, Shqipërinë me shumicë myslimane dhe shumetnike dhe Maqedoninë Ortodokse. Kjo nuk është keq.

    Kongresmenët

    Pak ditë më parë, një delegacion me 6 kongresmenë mbështetën marrjen e ftesës nga Shqipëria në Samitin e Bukureshtit. "Vendimet në NATO merren në bazë të parimit të konsensusit. Shpresojmë që vendet të marrin një ftesë, por ajo që unë them këtu, që kongresi i SHBA-ve i mbështet aspiratat për anëtarësim në NATO të Shqipërisë", theksoi kongresmeni amerikan Tanner gjatë vizitës në Tiranë.

    ADI SHKEMBI

    Panorama

  10. #60
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Sot, Saturday, 01 March 2008

    Shqipëria në pritje për t’u anëtarësuar në NATO
    Nga Orhan ZARSHATI

    Gjatë vizitës së tij në Brusel, në kuartierin e NATO-s, Kryeministri shqiptar në konferencën përkatëse të shtypit me rastin e përfundimit të vizitës, dëgjoi nga goja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z.Jaap de Hoop Scheffer, se organet relevante nuk japin garanci për thirrjen e Shqipërisë në Samitin e Bukureshtit, për tu pranuar në NATO.Po kështu u shpreh dhe ambasadori britanik në Tiranë, Fraser Wilson; edhe ambasadori i Komisionit Europian Lohan nuk ishte pa vërejtje për pranimin në NATO. Fraser Wilson në një intervistë televizive renditi disa arsye, që lidhen me plotësimin nga Shqipëria të mjaft kërkesave të NATO-s për të marrë ftesën në fillim të prillit 2008 e për të zhvilluar negociata në vazhdim. Madje edhe Komisari për zgjerimin i BE-së Olli Rehn, vuri në dukje plotësimin e kërkesave dhe të reformave nga Shqipëria.

    Lidhur me këtë , kohët e fundit nga politikanë, kryetarë partish politike, deputetë dhe nga vetë Kryeministri Sali Berisha, po flitet me eufori të ndjeshme e me zhurmë mediatike se Shqipërisë i takon plotësisht e drejta për të qenë pjesëtare e NATO-s. Por çfarë ka mbas kësaj zhurme? Mediat japin komente nga më të ndryshmet dhe përqendrohen tek reformat, luftën kundër korrupsionit, kthimin e pronave dhe kompensimin e pronarëve legjitimë, integrimin e dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, luftën kundër varfërisë dhe papunësisë së tmerrshme që kanë pllakosur vendin dhe janë bërë shkak për shqetësime e drama të mëdha sociale, si : vetëvrasjet, krimet brenda familjes, gjakmarrja, prapambetja e theksuar dhe cilësia e ulët e jetesës, sidomos në zonat rurale. Po kështu theksohet shtimi i emigracionit dhe braktisja e vendit, sidomos nga rinia e papunë; paaftësia e dukshme e diplomacisë shqiptare për të siguruar paritet dhe për të përmirësuar dobishëm marrëdhëniet me fqinjët, ku për tu vënë në dukje është rasti i paprecedent i Maqedonisë mosmirënjohëse, që synonte vendosjen e një regjimi të ashpër të vizave për shtetasit e Shqipërisë, apo diskriminimi i shqiptarëve nga Greqia dhe lobimi jo i arritur për mbështetje të gjithanshme të pavarësisë së Kosovës me kundërshtimin e prerë të ndarjes së Mitrovicës.

    Nga ana tjetër vështirësitë ekonomike që lidhen me zvarritjet në përfundimin e ndërtimeve infrastrukturore (rrugë nacionale dhe rrugë rurale); mungesat e përhershme në furnizimin me energji elektrike si dhe rritja e çmimit të saj me 18% nga 1 marsi i ardhshëm; rritja e çmimit të prodhimeve bazë ushqimore (ato të shportës), si rritja e çmimit të bukës; shërbimi tepër i mangët shëndetësor; mungesa e reformave progresive në sistemin arsimor;paefektshmëria e institucioneve kushtetuese të Shtetit Shqiptar; administrata thellësisht burokratike, inefiçiente dhe e korruptuar,që nuk i përgjigjet kërkesave e nevojave të qytetarëve; prapambetja e theksuar dhe mosstimulimi i bujqësisë vendase, gjë që sjell rritjen e madhe të importeve dhe pakësimin e vazhdueshëm të eksporteve; përkeqësimi në tërësi i treguesve makroekonomikë të vendit; mungesa e plan-prognozave të hartuara nga Qeveria për të parashikuar treguesit e zhvillimeve të ardhshme të shtetit në fushat e energjisë, të infrastrukturës rrugore dhe të telekomunikacioneve; të shfrytëzimit rentabël të burimeve hidrike; paqartësisë për të ardhmen e bonifikim-vaditjeve; të zhvillimit të industrisë fitimprurëse minerare; të mbrojtjes së mjedisit dhe të grumbullimit e trajtimit të mbetjeve dhe hedhjeve urbane; ruajtjes së tokës së punueshme (që po pakësohet vazhdimisht nga ndërtimet kuturu dhe pa asnjë plan); mbrojtjes dhe shtimit të pyjeve;; mungesës së projekt-planeve rregullues të qyteteve dhe të qendrave të banimit rural etj.

    Lidhur me gjendjen ekonomiko-financiare të vendit, Kryeministri Sali Berisha ndërhyri disa kohë më parë, duke kërkuar prej Bankës së Shqipërisë që të jetë më fleksibël në raport me situatën financiare të vendit. Shkakun Kryeministri e gjeti tek ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun financiar nëpërmjet rritjes së normave të interesit. Në vijim të kësaj kërkese, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi se do të ndërhyhet sërish në treg, ndërkohë që rritja e normës bazë të interesit sjell efekte negative në ekonominë e vendit, siç janë : eksportet me çmime të larta (eksportet e shtrenjta) dhe favorizimin e importeve e për pasojë thellimin e deficitit tregtar, që aktualisht sipas njoftimeve të shtypit i kalon 1,5 miliardë eurot; rritje të papunësisë; rritje të interesave e për pasojë uljen e nivelit të investimeve; rritjen e interesave për kredi dhe depozita nga ana e bankave të nivelit të dytë.

    Aktualisht, një problem tjetër i madh për Bankën e Shqipërisë, siç është inflacioni, ka ndikim të ndjeshëm në rritjen e kostos së jetesës dhe rëndimin e buxhetit të varfër të familjeve shqiptare. Pritet që nga Banka e Shqipërisë të merren masa për të prevenuar rritjen e inflacionit. Në përgjithësi për një të huaj, madje edhe për një shqiptar që jeton në emigracion, Shqipëria me njerëzit e saj të veshur keq (me rrobat e Gabit) e me pamje e fizionomi të trishtueshme, ka një imazh të mjerueshëm të një vendi të prapambetur dhe të pashpresë për përmirësim i m e d i a t, çka rëndon e i dënon politikanët, qeveritarët dhe pushtetarët e të gjitha kaheve dhe të gjitha periudhave kur kanë qeverisur mbas vitit 1990 e deri më sot. Qeveria e sotme e shërbimeve dhe shërbesave, vetëm objektivat që i ka shpallur me bujë kur edhi në pushtet nuk i ka plotësuar.

    Të gjitha këto karakteristika negative të Shtetit Shqiptar, vendimmarrësit që pritet të kryejnë aktin e pranimit të Shqipërisë problematike në NATO, i njohin fort mirë dhe i monitorojnë çdo ditë. Më poshtë renditen disa kërkesa për tu plotësuar nga Shqipëria, që mund të quhen si masa të ngutshme që duhet të ndërmerren për tu pranuar në NATO.

    Këto i kanë vënë në dukje specialistët e fushave përkatëse dhe analistët politikë :

    - reduktim në maksimum i ekonomisë informale, i korrupsionit galopant në ekonomi, i qarkullimit të parave të pista, ngritja e nivelit të transparencës në çdo veprimtari të shoqërisë;

    - reformat e tërësishme në drejtësi, megjithëse Parlamenti miratoi “Ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor në RSH”, ende jemi larg nga plotësimi i të gjithë kuadrit të reformuar ligjor;

    - reforma e sistemit zgjedhor, që po vonohet për të mos qenë gati në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009 dhe mosmarrëveshjet e partive të vogla me PD-në e PS-në për sistemin zgjedhor;

    - reformat në ushtri, për t’iu përgjigjur plotësisht standardeve të NATO-s;

    - përfundimi i procesit të legalizimit të ndërtimeve informale;

    - reformat në administratën shtetërore, për të shëndoshur gjendjen nga korrupsioni e për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesave të qytetarëve, në çdo institucion shtetëror dhe në organet e qeverisjes;

    - ngritja e Gjykatës Administrative për të ndihmuar biznesin;

    - hartimi i regjistrit kombëtar të gjendjes civile për të regjistruar popullsinë;

    - pajisja e popullsisë mbas regjistrimit, me Karta Identiteti;

    - lufta kundër varfërisë dhe ngritja e nivelit dhe cilësisë së jetesës së popullit;

    -ulja e ndjeshme e përqindjes së papunësisë për moshat aktive të popullsisë.


    Pa hyrë në rrugën e realizimit të këtyre masave, vështirë se Shqipëria do të pranohet shpejt në NATO, siç thonë politikanët e mazhorancës. Por me sa duket me këtë klasë politike që kemi, pavarësisht paktit të përgjithshëm politik të bashkëpunimit pozitë-opozitë për tu mirëkuptuar gjatë procesit të kryerjes së reformës në drejtësi, duhet pritur ende për pranimin në NATO. Nisur dhe nga deklarimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, se asgjë nuk është e garantuar për pranimin në NATO, ka gjasa që edhe në samitin e Bukureshtit, Shqipëria të mos e fitojë të drejtën për tu anëtarësuar, por të presë një datë të mëvonshme. Por edhe sikur ta fitojë të drejtën për anëtarësim, realizimi i saj do të kushtëzohet me plotësimin e kërkesave të vëna nga vendimmarrësit.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •