Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 60
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Kryeministri Berisha takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Scheffer

    Kryeministri Berisha zhvilloi sot në Brukel, një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.




    Gjatë këtij takimi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Scheffer u shpreh se këto muaj janë shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, e cila ka bërë hapa të mëdha në drejtim të zbatimit të reformave me qëllim integrimin në NATO.

    Në këtë kontekst, Zoti Schefer e përgëzoi Kryeministrin Berisha për bashkëpunimin mjaft të mirë me opozitën dhe ndërtimin e një kulture të duhur politike, kulturë kjo e domosdoshme, vijoi Scheffer për çdo demokraci, por veçanërisht për ato vende që inspirojnë të hyjnë në NATO. Zoti Scheffer u shpreh se një tregues i qartë i kësaj fryme bashkëpunimi me opozitën është dhe delegacioni multipartiak, që shoqëron Kryeministrin Berisha në Bruksel, i cili është një shembull që deshmon se si ka ndryshuar kultura politike në Shqipëri, gjatë këtyre viteve.

    Më tej, zoti Scheffer theksoi se do të vlerësohet pozitivisht, në vendimin për të integruar Shqipërinë në NATO, roli i Shqipërisë në stabilitetin e rajonit. Roli i saj, u shpreh zoti Scheffer ka qenë vendimtar për të ruajtur ekuilibrat në rajon, sidomos lidhur me çështjen e statusit të Kosovës.

    Shqipëria, vijoi Scheffer është bërë eksportuese e stabilitetit në të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, zoti Scheffer vlerësoi klimën shumë të mirë të bashkëpunimit që Shqipëria ka ndërtuar me vendet e tjera të rajonit.

    Gjithashtu, zoti Scheffer vlerësoi pozitivisht kontributin e Shqipërisë nëpërmjet misioneve paqeruajtëse përkrah trupave të NATO-s në Ballkan Irak, Afganistan, si dhe së shpejti në vende të tjera, i cili është mjaft i rëndësishëm në ruajtjen e demokracisë në këto vende.

    Sekretari i Përgjithshëm Scheffer vlerësoi në mënyrë të veçantë vendimin e qeverisë për rritjen me 2 % të GDP-së te buxhetit për forcat e armatosura, për të cilin Scheffer u shpreh se Shqipëria po jep një shembull pozitiv edhe per vendet e tjera që janë larg këtij standardi.

    Tashmë, u shpreh Scheffer, kilometri i fundit drejt marrjes së ftesës në Samitin e Bukuresht është afruar edhe më shumë dhe Shqipëria po ecën në rrugë të mbarë. Në këtë pikë, vijoi Scheffer është domosdoshme që zbatimi i reformave të bëhet mbi baza të qëndrueshme dhe zhvillimi i tyre të jetë i pakthyeshëm.

    Në mënyrë të vecantë, Sekretari i përgjithëshëm I NATO-s shprehu vlerësimin e tij tejet pozitiv për arritjet e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Nga ana e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se është vendimtare për qeverinë shqiptare që procesi i zhvillimit të reformave të jetë i pakthyeshëm dhe shprehu bindjen e tij të plotë se ky proces është i tillë. Ndër të tjera, Kryeministri shtoi se ka një klimë të re bashkëpunimi me forcat politike, në interes të kombit dhe të integrimit në NATO. Kryeministri theksoi se ekziston mbështetja e plotë e opozitës në zbatimin e reformave kryesore, të cilat kanë si objektiv integrimin e Shqipërisë në NATO dhe marrjen e ftesës në Samitin e Bukureshtit. Këtë fakt, vijoi kryeministri e dëshmon dhe rezoluta e iniciuar nga opozita dhe e votuar unanimisht në parlament për implementimin reformave.

    Kryeministri Berisha e njohu zotin Scheffer gjerësisht me rezultatet e zbatimit të reformave në vend, duke vënë në dukje hapat serioze të hedhura në drejtim të reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.

    Duke u ndalur në reformën në fushën e mbrojtjes, kryeministri theksoi se ushtria shqiptare po kalon nëpërmjet një procesi të rëndësishëm reformimi, ndihmuar kjo edhe nga vendimi i qeverisë shqiptare për rritjen me 2 % të GDP, të buxhetit për forcat e armatosura.

    Më pas, biseda u përqëndrua në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në statusin e Kosovës, per te cilin Kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtësisht me NATO-n dhe BE-në, ne favor të një zgjidhje të shpejtë të çështjes së statusit. Kryeministri Berisha siguroi se Shqiperia do të ushqeje një klime të mirë bashkëpunimi dhe në interes të përbashkët dhe integrues me vendet e rajonit.

    Kryeministria

  2. #42
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Tashmë, u shpreh Scheffer, kilometri i fundit drejt marrjes së ftesës në Samitin e Bukuresht është afruar edhe më shumë dhe Shqipëria po ecën në rrugë të mbarë. Në këtë pikë, vijoi Scheffer, është e domosdoshme që zbatimi i reformave të bëhet mbi baza të qëndrueshme dhe zhvillimi i tyre të jetë i pakthyeshëm.
    Besoj e keni marre vesh se ai "kilometri i fundit" qe Sheffer permend, eshte ironizim blatant - ai kilometri i fundit eshte nje litar si ai prej rere.

    Persa i perket domosdoshmerise se zbatimit te reformave mbi baza te qendrueshme dhe zhvillimit te pakthyeshem te tyre, as nuk mund te mendohet, e jo me te shpresohet per nje ftese per qeverine aktuale.

    Te shohim se si do ta shtjelloje propaganda qeveritare dhe ajo opozitare kete "fitorje" ...

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e si-kapetan
    Anëtarësuar
    17-05-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    55
    Anetaresimi ne NATO nuk do te ishte merite vetem e pozites, sepse meritat e saja i ka edhe opozita, ne kohen kur ka qene ajo ne pushtet, dhe si pasoje e kesaj anetaresimi ne NATO eshte fitore e terre shtetit, por me shume e qytetareve te saj.
    Deklaratat e fundit ishin me negative ndaj Maqedonise e cila po ngec ne reformat politike, posacerisht ne dialogun politik, prandaj kam frike qe per shkak te mospranimit te Maqedonise, mos e lene edhe Shqiperine pa ftese, me qellim qe Maqedonia mos te ngele vet ne integrimet ne NATO. Kroacia vec me e ka siguruar.
    ZVONIMIR BOBAN LEGENDARNI KAPETAN

  4. #44
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Parlamenti shqiptar bashkon energjitë për reformat e kërkuara nga NATO

    Parlamenti shqiptar bashkon energjitë për reformat e kërkuara nga NATO
    Data e Publikimit: 31/01/2008

    Autori i Lajmit:
    Ilirian Agolli, VOA Tirane
    Parlamenti shqiptar priti me entuziazëm sinjalet shpresëdhënëse që erdhën dje nga NATO për një ftesë të mundshme drejtuar Shqipërisë për antarësim në Samitin e ardhshëm të Aleancës.

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Ilir Meta, mori pjesë me kryeministrin Sali Berisha dhe nënkryetarin socialist të parlamentit, Ylli Bufi, në takimin me ambasadorët e NATO-s.

    “Në NATO ka një atmosferë mikpritëse për Shqipërinë, por gjicka do të varet nga përmbushja e atyre angazhimeve që pala shqiptare, sidomos kryeministri Berisha, bënë edhe gjatë këtij takimi për reformat zgjedhore dhe ato në sistemit në drejtësi” - tha zoti Meta.

    Si rrallë ndonjëherë, qarqet politike shqiptare janë mbështjellë nga një atsmosferë e ngrohtë bashkëpunimi, në këtë stinë të ftohtë dimri, ku nuk mungojnë as deklaratat e kujdesshme për marrëdhëniet mes pozitës dhe opozitës.

    Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, ftoi maxhorancën që të pranojë paktin e paraqitur nga opozita për reforma në drejtësi, dhe jo të përgatisë një projekt tjetër.

    “Mesazhet që dha dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Shefer, duhet të jenë një moment reflektimi edhe për maxhorancën. Ne duam që të ecet shpejt me paktin e propozuar për drejtësinë nga opozita, dhe të procedohet kështu jo vetëm për këtë reformë, por edhe për të tjerat. Nuk kemi pse hyjmë në garë se kush e sjell këtë apo atë projekt, apo të xhelozohemi për autorësinë se kush e bëri i pari këtë apo atë projekt” - tha zonja Leskaj.

    Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s shihet si një nxitje e madhe për punë dhe rezultate të dukshme edhe nga Partia Demokratike.

    Aleksandër Biberaj, një nga deputetët dhe antarët e kryesisë së saj, thotë se bashkëpunimi me opozitën për reformat është i rëndësishëm dhe nuk bëhet fjalë për një garë platformash.

    “Jo. Nuk jemi në një garë projektesh. Ne kemi përshëndetur paktin për drejtësinë e paraqitur nga kryetari i PS, Edi Rama. Të drejtën për të paraqitur dokumenta e ka cdo parti tjetër dhe grupet parlamentare. Të gjitha projektet do të shqyrtohen dhe do të arrihet në versionin më të mirë të mundshëm për sistemin e drejtësisë. Më e rëndësishmja është shprehja e vullnetit politik, i cili ka munguar për një kohë të gjatë” - tha zoti Biberaj.

    Komisionet e Parlamentit janë duke diskutuar disa nga propozimet për reformat zgjedhore dhe ato në fushën e drejtësisë. Shpresa për të marrë një ftesë antarësimi nga NATO i ka tunduar të gjitha palët për të punuar së bashku, dhe për të arritur një rezultat të dukshëm në politikën e jashtme, ose së paku për të mos u shfaqur si pengues në këtë process integrimi.//
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  5. #45
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    sala kaq kishte per detire, dhe e mbajti fjalen e padhene - te vinte ne killometrin e fundit ... te mos kryeje asnje pune deri ne fund ... se e di qe del menjihere jasht loje edhe brenda vendit .... se jashte eshte i dalur me kohe ...

  6. #46
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Anëtarësimi, Shqipëria merr ftesën për në NATO

    Por Aleanca e Atlantikut vendos kushte të forta, "detyra shtëpie", por jo afate

    Shqipërisë do t‘i konfirmohet shumë shpejt marrja e ftesës për anëtarësim në NATO gjatë Samitit të Bukureshtit, që do të mbahet nga data 2 deri më 4 prill të këtij viti. Deri tani, asgjë nuk është zyrtare, por "Top Channel" ka mësuar se në zyrat e NATO-s në Bruksel, vendimi ende i pashpallur, tashme është marrë nga ambasadorët e 26 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Burime të mirëinformuara thanë se ftesa e NATO-s për Shqipërinë mbetet vetëm një formalitet i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, që do të mblidhen më 6 mars.

    Kushte të forta dhe "detyra shtëpie"

    Të njëjtat burime sqarojnë se marrja e ftesës për anëtarësim në NATO do të shoqërohet me kushte të forta dhe "detyra shtëpie" të vështira për vendin tonë, që në thelb do të përmbajnë kërkesa politike dhe ekonomike për arritjen e standardeve të NATO-s. Në të vërtetë, optimizmi për marrjen e ftesës nga Shqipëria u paralajmërua një javë më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jap de Hop Shefer, pas seancës me dyer të mbyllura, që Kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe përfaqësuesit e opozitës zhvilluan me 26 ambasadorët e NATO-s.

    Afatet për negociim

    Ato që mbeten për t‘u qartësuar, kur shpallja e ftesës të bëhet zyrtare, janë afatet që do të negociohen për përmbushjen e kushteve që Shqipëria të bëhet vend anëtar i Aleances Veriatlantike. Për 7 vendet e Evropës Lindore, procesi i anëtarësimit, që nga marrja e ftesës në Samitin e Pragës, ka zgjatur dy vjet dhe po kështu ndodhi edhe me tre vendet ish-komuniste, Hungarinë, Poloninë dhe Çekinë, të cilat morën ftesën në Samitin e Madridit (Spanjë) në vitin 1997 dhe dy vjet më vonë u bënë vendet e para anëtare të NATO-s, që dikur kishin marrë pjesë në Traktatin e Varshavës. Tani duket se është herët për të folur për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë, por e sigurt është se rrugën e saj, si vend i ftuar për anëtarësim, Shqipëria do ta nisë me Kroacinë. Të njëjtat burime konfirmuan se bashkë me Shqipërinë, vendimi i marrjes së ftesës në Samitin e Bukureshtit, është një çështje e mbyllur edhe për Kroacinë, vendimi për të cilën në të vërtetë, nuk është surprizë.

    Maqedonia, jashtë vendimit paraprak

    Surprizë nuk është gjithashtu edhe fakti që Maqedonia, deri tani, ka mbetur jashtë këtij vendimi paraprak jozyrtar për marrjen e ftesës, ç‘ka ka rritur ndjeshëm shqetësimin e autoriteteve maqedonase. Presidenti Branko Cervenkovski u ka dërguar një letër presidentëve të 26 vendeve anëtare, ku për herë të parë pranon se çështja e pazgjidhur e emrit të shtetit maqedonas me Greqinë mund të kthehet prej saj në një bllokadë për marrjen e ftesës. Presidenti Cervenkovski u kërkon homologëve të tij "të mos pranojnë kërcënimet e Greqisë për një bllokadë të mundshme ndaj Maqedonisë dhe se çështja e emrit nuk përfshihet në kriteret për marrjen e ftesës‘, thuhet në një paragraf të letrës së publikuar nga agjencia zyrtare maqedonase e lajmeve.

    Takimet

    Lobingu i Topit,

    Topallit dhe Berishës

    Vetëm dy ditë më parë, krerët e lartë të shtetit shqiptar kanë marrë premtimin nga Letonia, se do ta mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në momentin që vendi i vogël baltik ka një peshë të rëndësishme në përgatitjen e vendimit që do të merret në Samitin e Bukureshtit. Në fillim të marsit, në kryeqytetin e Letonisë do të mbahet Samiti i Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, të cilët do të përcaktojnë axhendën e Bukureshtit. Samiti i Vilnusit po përgatitet pikërisht nga Qeveria e Letonisë dhe në mënyrë të veçantë nga ambasada e këtij vendi në NATO. Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kanë theksuar, gjatë takimeve me ambasadorin e Letonisë në NATO se, integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian mbeten projektet më madhore për qeverinë dhe shtetin shqiptar, për të cilat politika është fokusuar në përmbushjen e reformave.

    © Gazeta Shqip
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  7. #47
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Po Vilnius eshte i Lituanise dhe jo i Letonise,po varja...

    Sa mire qe e morem ftesen,tani do presim edhe 2 vjet dhe shpetuam njehere e pergjithmone,prej fqinjve tane ,si mali i zi,kosova dhe maqedonia
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #48
    Xhekson: Nuk ekziston ndonjë pengesë që Shqipëria të marrë ftesën për anëtarësim në NATO


    Zamira Edwards

    Zëri i Amerikës, Uashington
    06-02-2008


    Në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, që mbahet në Bukuresht në muajin prill, pritet gjerësisht që Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia të marrin ftesën për anëtarësim në këtë organizatë. Analisti Brus Xhekson, president i Projektit për Demokracitë në Tranzicion, thotë se nuk ekziston ndonjë pengesë për këto 3 vende që të marrin ftesën për anëtarësim në NATO. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Xhekson thotë se parashikimi që Kosova do të shpallë pavarësinë e bën të lehtë për udhëheqësit perëndimorë të vendosin t’i shtrijnë dorën e anëtarësimit në NATO këtyre 3 vendeve, duke krijuar kushtet që në të ardhmen kjo organizatë të shtrihet në pjesën tjetër të Ballkanit.

    Zëri i Amerikës: Zoti Jackson, në Shqipëri pritet gjerësisht që në takimin e Bukureshtit ky vend të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Cilat janë arsyet që i hapin rrugën Shqipërisë drejt këtij anëtarësimi?

    Brus Xhekson: Ne kemi punuar për zgjerimin e NATO-s që prej anëtarësimit të Republikës Çeke, Polonisë dhe Hungarisë. Ne mendojmë se është fare e qartë se 3 vendet e Ballkanit, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, përmbushin të gjitha kërkesat, që janë caktuar për zgjerimet e mëparshme. Në fakt, këto 3 vende kanë bërë më shumë përparim se sa vendet e pranuara më parë e kjo për arsye të periudhës përgatitore prej 8 vjetësh në kuadër të planit të NATO-s për anëtarësim, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Në se bëjmë një krahasim, Gjermania, për shembull, në vitet 50-të nuk kishte as ushtri e as buxhet mbrojtjeje, ndërkohë që këto 3 vende, veçanërisht Shqipëria po kontribuon në operacione paqëruajtëse dhe në koalicione ndërkombëtare në gjithë botën. Kjo nuk do të thotë se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia kanë zgjidhur të gjitha problemet e tyre madje një gjë e tillë nuk pritet para se një vend të anëtarësohet në NATO. Greqia dhe Turqia ende vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, 50 vjet pasi u anëtarësuan në NATO. Nuk mendoj se ekziston ndonjë pengesë që këto 3 vende të marrin në takimin e Bukureshtit ftesën për anëtarësim në NATO.

    Zëri i Amerikës: Disa kritikë thonë se anëtarësimi i këtyre 3 vendeve në NATO, para se ato të zbatojnë disa reforma të caktuara, do të bënte që në të ardhmen vende të tjera, që synojnë të anëtarësohen në NATO, nuk do të nxiten të përmbushin reformat. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?

    Brus Xhekson: I kam dëgjuar këto kritika, por ato nuk korrespondojnë me faktet. NATO-ja, në fakt, gradualisht i ka ngritur standartet me kalimin e viteve. Për korrupsionin, për shembull, nuk u fol kur Republika Çeke u anëtarësua në NATO. Vetëm një vit para se Hungaria u anëtarësua, ky vend filloi punën për reforma në sektorin e mbrojtjes. Tre vendet ballkanike kanë përparuar më shumë në këto aspekte. Edhe vetë procesi është më i zgjeruar pasi ai përfshin më shumë aspekte si procesi zgjedhor, marrëdhëniet mes forcave politike si dhe kritire të tjera, që nuk ishin më parë pjesë e kërkesave për anëtarësim në NATO. Aleanca Trans-Atlantike ka kriteret e saj dhe pikërisht këtu kritikët gabojnë kur vënë në pikëpyetje standartet e NATO-s apo nivelin e reformave të zbatuara nga vendet kandidate. NATO-ja ka kriteret e saj të anëtarësimit, të cilat krijojnë kushtet për të bërë të mundur transformimet politike, kritere këto që i përkasin anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që është shumë më i vështirë se sa anëtarësimi në NATO.

    Zëri i Amerikës: Ju keni qënë kritik ndaj qeverisë së Kryeministrit Berisha, pas rikthimit të tij pushtet. Ndërkohë, tani ju keni fjalë të mira për Shqipërinë, konkretisht anëtarësimi i saj në NATO. Si e vlerësoni ju punën e qeverisë shqiptare?

    Brus Xhekson: Është puna jonë si organizatë jo-qeveritare të kritikojmë zyrtarët që kandidojnë për poste qeveritare. Dua të them se qeveria e kryeministrit Berisha ka bërë një punë më të mirë sa se kam pritur unë lidhur me zbatimin e reformave të kërkuara për anëtarësim në institucionet evropiane. Zyrtarët që kryeministri Berisha ka emëruar në poste të ndryshme janë njerëz të respektuar. Ndoshta do të jem përsëri kritik për Shqipërinë dhe politikanët e saj, të cilët për mendimin tim angazhohen në replika pa fund dhe kritika të tilla mund të vijnë edhe nga aleatët evropianë, por sidoqoftë Shqipëria do të jetë një aleate e besuar e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

    Zëri i Amerikës: Zgjedhjet e fund javës së kaluar në Serbi, duket se do të pasohen shumë shpejt me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore anëtare të Bashkimit Evropian. Ju thoni se faza e ardhshme e shtrirjes së NATO-s është Ballkani. Kosova dhe Serbia janë pjesë e Ballkanit. Si i shikoni ju zgjedhjet në Serbi dhe shpalljen, që pritet, të pavarësisë së Kosovës në kuadrin e shtrirjes së NATO-s në gjithë Ballkanin.

    Brus Xhekson: Është e vërtetë që zgjedhjet në Serbi janë shikuar nga Perëndimi si një hap i sukseshëm, fitore për qeverinë e Beogradit me prirje evropiane dhe i ka hapur Serbisë dyert e Evropës, diçka që favorizohej nga Perëndimi. Tani është e qartë se vendimi i ardhshëm do të jetë ai për statusin e Kosovës, që unë pres të ndodhë këtë muaj. Mendoj se parashikimi i statusit të Kosovës e bën të lehtë për udhëheqësit perëndimorë të vendosin t’i shtrijnë dorën e anëtarësimit në NATO, Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, duke krijuar kushtet që në të ardhmen NATO-ja të shtrihet në pjesën tjetër të Ballkanit. Ne po përpiqemi të zgjidhim problemet e fundit të Ballkanit, të zgjidhim konfliktet dhe statusin e vendeve të reja në rajon si dhe të përcaktojmë kushtet e anëtarësimit në të ardhmen të këtyre vendeve në institucionet evropiane, kështu ndërtohet paqja. Ne mendojmë se kjo mund të arrihet këtë pranverë, së pari me vendimin për statusin e Kosovës këtë muaj dhe pas 60 ditësh me vendimin për anëtarësimin në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë.

  9. #49
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Dua të them se qeveria e kryeministrit Berisha ka bërë një punë më të mirë sa se kam pritur unë lidhur me zbatimin e reformave të kërkuara për anëtarësim në institucionet evropiane.
    Ne funksion te kesaj pune madheshtore, kryeministri sali berisha ka ndermarre nje udhetim ne Japoni, ku do te takoje imperatora, investitora, samuraja, intervistora, te verber shpatora, piktora ... mbase edhe zetora ... (si ti vije per mbare per fo;tora)

    Kjo levizje, do tua shtoje ziline ne maksimum europianeve, te cilet do te pendohen si qeni sepse nuk e kane ftuar saliun per asnje vizite ne kancelarite e tyre; gjithashtu edhe presidentet e CEO te korporatave me te rendesishme europiane do te ndjejne thelle konkurrencen qe do te sjelle dyndja e investimeve keshore e leshore japoneze ne Shqiperi.

    Nga ana tjeter, pritet te mesohet qe nga konferenca e shtipit me japoneze, se imperatori e qeverria japoneze do te mbeshtesin e do te nderhyjne ne NATO dhe BE qe Shqiperia te futet para treshes Adriatiku, sala ka ra prej fiku ...

  10. #50
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta sot, Monday, 11 February 2008

    Si zbërthehet njoftimi i ambasadës amerikane për enigmën Shqipëri-NATO

    Nga Kastriot Myftaraj

    Njoftimi i fundit për media i Ambasadës së SHBA në Tiranë, i lëshuar në 8 shkurt, është një tekst diplomatik i koduar që ka tërhequr vëmendjen dhe është interpretuar në mënyra të ndryshme. Në njoftim, ajo që të bën përshtypje është mënyra se si justifikohet dhënia e këtij njoftimi për mediat: “Si Ambasadë Pikë kontakti e NATO, ne vërejmë se mediat kanë raportuar në 5-6 shkurt që një vendim është marrë nga aleatët e NATO për t’i çuar një ftesë Shqipërisë ose vendeve të tjera të Kartës së Adriatik-3. Ne duam të qartësojmë që asnjë vendim formal nuk është marrë ende për anëtarësimin e mundshëm të Shqipërisë ose të ndonjë nga vendet e Kartës së Adriatikut dhe se për këtë duhet të arrijnë në një akord të 26 vendet anëtare të NATO”.

    Ky shpjegim është i çuditshëm se në të gjitha vendet ish-komuniste që janë anëtarësuar në NATO, mediat kanë thënë gjëra të tilla (rëndom mediat pranë pushtetit) dhe ambasadat amerikane nuk e kanë parë të nevojshme të bëjnë shpjegime. Edhe në Shqipëri, në vitin 2004, para takimit vjetor të NATO, mediat pro pushteti u shprehën se ishte e sigurt se ishte vendosur që Shqipëria do të merrte ftesën për anëtarësim në takimin vjetor të NATO, gjë që nuk ndodhi, e megjithatë ambasada amerikane nuk e gjeti të nevojshme që të bënte një njoftim si ky i tashmi paraprakisht.

    Ç’ shqetësim përbën për SHBA, apo vendet anëtare të NATO, sikur disa media në Shqipëri të thonë që, sipas disa burimeve të tyre, është marrë vendimi që Shqipëria do të hyjë në NATO, ashtu sikur disa media të tjera mund të thonë se është marrë vendimi që Shqipëria nuk do të hyjë në NATO? Tekefundit këtë gjë nuk po e thotë qeveria, por mediat. Edhe që nuk është marrë një vendim formal, kjo është e qartë se dihet se procedura formale për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për t’ u anëtarësuar në NATO nuk ka filluar. Tashmë procedurën e NATO e njohin pak a shumë edhe shumësia e shqiptarëve të thjeshtë, të cilët janë të bombarduar çdo ditë me lajme për këtë nga mediat, ndërsa amerikanët e thjeshtë as që ia kanë idenë këtyre gjërave, dhe për shumë prej tyre NATO është një grup i ri rroku.

    Atëherë përse u dha ky njoftim? Një version është se ai është kritikë për qeverinë. Kjo është shpjegimi më i thjeshtë që mund t’ i bëhet njoftimit. Por ajo që të bën përshtypje në njoftim është se sqarohet që të pranohet kërkesa e Shqipërisë, për këtë duhet të arrijnë në një akord 26 vendet anëtare. Edhe kjo është një trivialitet (e vërtetë e rëndomtë) që dihet dhe kur thuhet në një njoftim diplomatik, atëherë rezultati praktik është që po i siguron një alibi paraprake qeverisë për mospranimin e kërkesës së Shqipërisë në takimin vjetor të NATO, në Bukuresht. Se le ta xhirojmë argumentin dhe të themi se disa vende anëtare të NATO, kanë marrë vendimin që pavarësisht atyre që thuhen në njoftimin e Ambasadës së SHBA, se duhet të bëjë Shqipëria që të hyjë në NATO, ta refuzojnë kërkesën e Shqipërisë për të hyrë në NATO.

    Kështu, pavarësisht asaj që thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA, se që Shqipërisë t’ i vijë ftesa për anëtarësim ajo duhet të realizojë paketën e reformave, posaçërisht reformën zgjedhore dhe në drejtësi, ka vende të NATO që nuk do ta japin konsensusin për hyrjen e Shqipërisë në aleancë, edhe sikur ajo të arrijë standardet e Danimarkës. Edhe sikur Shqipëria të arrijë standardet e Danimarkës, për të nuk do ta japë konsensusin Rumania, që e ka bërë antishqiptarizmin racist politikë zyrtare, duke dalë në mbështetje të plotë të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.
    Në protestën e vjetshme të lëvizjes “Vetëvendosja” në Prishtinë, policët rumunë në kuadrin e forcës ndërkombëtare kishin urdhër të qartë nga Presidenti Basesku dhe qeveria e tyre që të vrisnin patjetër shqiptarë atë ditë dhe ata e bënë këtë. Nga kjo qeveria rumune shqiptarocide duhet të presë Shqipëria që ta shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për të hyrë në NATO mbi bazën e paketës së reformave që NATO i ka kërkuar Shqipërisë të realizojë? Rumania nuk e ka ratifikuar marrëveshjen e stabilizim-asocimit mes Shqipërisë dhe BE, edhe pse atë e kanë ratifikuar vende me nivel shumë më të lartë se Rumania, si Suedia e Finlanda. A thua që standardet e vlerësimit të Rumanisë të jenë më të larta se të tyre? A mund ta presë Shqipëria miratimin e kërkesës për të hyrë në NATO nga një vend si Rumania, që duke mbështetur Serbinë, në fakt flirton me Rusinë.

    Të presë Shqipëria që Rumani të miratojë kërkesën e saj për të hyrë në NATO, është njëlloj sikur të presë që këtë kërkesë ta miratojë Rusia. Gjithashtu miratimin për pranimin e Shqipërisë në NATO nuk do ta japë kurrë Greqia, e cila gjithashtu nuk e ka ratifikuar marrëveshjen e stabilizim-asocimit Shqipëri-BE. Dhe si mund ta bëjë këtë gjë Greqia, kur ajo nuk e ka abroguar ligjin e gjendjes së luftës me Shqipërinë, të vitit 1940. A mund t’ i drejtohet ambasada amerikane në Tiranë, ambasadës amerikane në Athinë, që dikush atje të shikojë në fletoret zyrtare greke, se a është botuar atje abrogimi i këtij ligji, dhe nëse nuk është bërë, atëherë t’ i jepet fund kësaj komedie, se nuk mund të ndodhë që aleanca të shqyrtojë kërkesën e një vendi për anëtarësim, siç është Shqipëria, kur një vend anëtar i aleancës, siç është Greqia, është në gjendje lufte me këtë vend? Miratimin për hyrjen e Shqipërisë në NATO, edhe sikur Shqipëria të arrijë standardet e Danimarkës, nuk do ta japë kurrë Sllovakia, e cila po del si aleate e ngushtë e Serbisë, për çështjen e Kosovës, çka është një flirt i këtij anëtari të NATO me Rusinë.

    Shqipëria nuk mund të presë që kërkesën e saj për të hyrë në NATO ta miratojë Gjermania, edhe sikur Shqipëria të ketë arritur standardet e vetë Gjermanisë, se Gjermania është afruar me Rusinë dhe nuk do që të bëjë diçka që nuk i pëlqen Rusisë dhe aleates së Rusisë, Serbisë, në fushën ushtarake, kur po pranon “pavarësinë” e Kosovës sipas Planit “Ahtisari”. Shqipëria nuk mund të presë që kërkesën e saj për të hyrë në NATO ta miratojë Spanja, edhe sikur Shqipëria të ketë arritur standardet e vetë Spanjës, se qeveria spanjolle është refraktare ndaj SHBA dhe vetë NATO, dhe nuk po pranon as “pavarësinë” e Kosovës sipas Planit “Ahtisari”.

    Shqipëria nuk mund të presë që miratimin ta japë Republika Çeke, e cila nuk ka ratifikuar as marrëveshjen e stabilizim-asocimit, Shqipëri-BE, kur këtë e kanë bërë vende me standarde shumë më të larta se Republika Çeke ish-komuniste, si Suedia, Finlanda, Britania e Madhe. Është ironi e madhe që kur Ambasada e SHBA, flet në emër të 26 vendeve anëtare të NATO, për nevojën e përparimit të Shqipërisë në reforma, që të merret vendimi për anëtarësimin e saj, këtë e bën dhe në emër të anëtares së aleancës atlantike Turqisë që këto ditë bëri “reformën atlantike” të lejimit të femrave islamike me kokën e mbuluar me shami në shkolla dhe në institucione, gjë nga e cila Shqipëria është ndarë që në kohën e Haxhi Qamilit!

    Njoftimi i Ambasadës së SHBA se për miratimin e kërkesës së Shqipërisë duhet konsensusi i 26 vendeve anëtare të NATO, na zbulon një paradoks të aleancës atlantike. Shqipëria është partnere e vendit kryesor të NATO, në SHBA, në koalicionin ndërkombëtar anti-terror në pikën më të nxehtë ku SHBA janë anëtarësuar sot, në Irak, dhe megjithatë fati i kërkesës së Shqipërisë për t’ iu bashkuar NATO, është në dorën e vendeve që jo vetëm nuk kanë çuar trupa në Irak, por e kundërshtojnë angazhimin atje të vendit kryesor të NATO!!! Si është e mundur që Shqipëria që ka çuar trupa në Irak, dhe kjo nuk e ka cenuar stabilitetin e saj, gjykohet se nuk i ka parametrat për të hyrë në NATO, kur shumë vende anëtare të NATO e justifikojnë mosdërgimin e trupave në Irak, përkrah SHBA, edhe me atë se kjo do të cenonte stabilitetin e brendshëm të tyre?

    Pastaj është e habitshme që Ambasada e SHBA në Shqipëri reagon për spekulimet e medias dhe nuk shpjegohet për praninë e ambasadores amerikane në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane “Bechtel”, kontratë e cila është kriminalizuar nga prokuroria shqiptare dhe është bërë “kali i betejës” i opozitës kundër qeverisë. Si do t’u përgjigjet ambasada amerikane thënieve të medias (derisa po e them unë në media ka dalë) se ambasadorja amerikane në Shqipëri Ries u largua nga Shqipëria pasi marrëdhëniet e saj me kryeministrin Berisha dhe ministrin Basha arritën në një pikë të tillë tensioni sa mund të bëhej ndonjë skandal, pasi ajo kishte kundërshtuar në Washington pretendimet e Berishës dhe Bashës se Prokurori i Përgjithshëm, Sollaku duhej të largohej me nënshkrimin e kontratës me “Bechtel” pasi kishte dhënë fjalën diku se do t’ i merrte të pandehur ata që do t’ a nënshkruanin këtë kontratë. A mund të duket e besueshme kërkesa e Ambasadës së SHBA që Shqipëria të realizojë reforma me synim përfundimtar funksionimin e shtetit ligjor, kur ambasadorja amerikane në Shqipëri ishte e pranishme në ceremoninë e nënshkrimit të një kontrate mes qeverisë shqiptare dhe një kompanie të madhe amerikane, të deklaruar nga Prokuroria shqiptare si të kundraligjshme dhe abuzive? Nëse është ashtu siç thoshte Sollaku, atëherë SHBA duhet të japin shembullin e ligjshmërisë duke e shkarkuar dhe penalizuar ish-ambasadoren Ries, si dhe duke u distancuar nga “Bechtel”, që duhet të penalizohet sipas ligjeve shqiptare, bashkë me Bashën. Ose duhet të penalizohen ata që e ngritën këtë zhurmë, dhe që kanë dosje abuzimesh që e kapërcejnë disa herë abuzimin e pretenduar në Rrugën Rrëshen-Kalimash.

    Kështu duhet të ndodhë nëse problemi qëndron tek reformat, se me zhurmën që u bë në Shqipëri për çështjen e kontratës me “Bechtel” të nënshkruar në prani të ambasadores amerikane, shqiptarëve iu krijua përshtypja se jankit imperialistë erdhën të na rrjepin, siç kishte thënë Enver Hoxha, dhe siç kishin bërë dikur kur “sabotuan” tharjen e Kënetës së Maliqit. Siç i lejoi ambasada amerikane të shkojnë punët, ose duhet të ndodhë kështu, ose flamuri amerikan që ishte në tavolinën e nënshkrimit të kontratës me “Bechtel”, para ambasadores amerikane, nuk do të vlejë më në sytë e shqiptarëve më tepër se një letër higjienike e përdorur në banjën e ambasadës amerikane në Tiranë.

    Atëherë problemi me Shqipërinë nuk qëndron tek reformat, por tek reflektimi këtu i luftës së lobeve dhe linjave të kundërta në Washington. Nëse problemi nuk qëndron tek reformat, atëherë i vetmi shpjegim është ai që një oficer i shërbimit sekret kuban të Batistës thotë në filmin amerikan “Havana” për zyrtarët amerikanë që merreshin me Kubën: “Ju jeni si gratë shtatzënë, nuk e dini se çfarë doni!” Gratë shtatzëna e kanë këtë sjellje se kanë dhe një qenie tjetër brenda vetes, që u çrregullon gjithë proceset fiziologjike dhe mendore. Duket se dhe diplomacia amerikane e ka këtë sjellje ngaqë është e incintuar me lobet e ndryshme që veprojnë në Washington, si dhe për shkak të qendrave të ndryshme që luftojnë mes tyre në administratën amerikane, si reagim ndaj pushtetit të neokonservatorëve të Bush, të cilin shumë diplomatë amerikanë në botë e konsiderojnë si një armik personal.

    Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se “ne jemi inkurajuar nga përmirësimi i qëndrimit bipartizan sa i përket bashkëpunimit të evidentuar”. Këtu “ne” nuk e besoj se janë 26 vendet e aleancës atlantike, por vetëm SHBA, dhe kjo tregon se SHBA duan që politika në Shqipëri të dominohet nga dy partitë e mëdha. Kjo bëhet edhe më e qartë kur thuhet edhe për bashkëpunimin për reformën zgjedhore. Duket se SHBA miratojnë një reformë zgjedhore në interes të dy partive të mëdha, pra një sistem zgjedhor proporcional me pragun e ngritur, çka siguron stabilitet politik. Kjo është e vetmja gjë që ka vlerë në njoftim. Të tjerat janë spekulime diplomatike. Duket e pabesueshme që deklarata të ketë dalë për të ulur entuziazmin e qeverisë “Berisha” për të hyrë në NATO. Berisha është djegur një herë me amerikanët dhe këtë herë ai nuk është i padëgjueshëm ndaj tyre.

    Në rast se amerikanët janë të pakënaqur me qeverisjen e Berishës, atëherë ata e kanë gjënë më të lehtë në botë që ta çojnë vendin në zgjedhje të reja, duke e prishur koalicionin qeveritar, madje edhe me anë të Berishës. Berisha e di mirë se Shqipëria nuk do ta marrë ftesën për të hyrë në NATO dhe ai nuk shqetësohet për këtë gjë se e ka gati justifikimin. Greqia ka paralajmëruar veton kundër futjes së Maqedonisë në NATO, në rast se kjo e fundit nuk ndryshon emrin. Derisa Karta “Adriatik 3” u bë që të tre vendet të hyjnë bashkë në NATO, atëherë Berisha do të justifikohet me atë se shkak u bë vetoja greke për Maqedoninë dhe vendet anëtare të NATO nuk mund të bënin diferencime mes vendeve të Kartës së Adriatikut. Aq më tepër që nuk do të hyjë as Kroacia, për shkak se vendet mike me Serbinë brenda aleancës do të jenë kundër që të pranohet Kroacia, e cila ka qenë në luftë me Serbinë, në një kohë që Serbia është kaq e zemëruar me NATO dhe e quan Kosovën e pavarur si shtetin e NATO.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •