me pelqeu kjo poezi e vogel por brilante e ..
©Rizah Sheqiri-t
DEGËZ E KËPUTUR
Shtërngata një degëz nga trungu e shkuli
era e mori dhe larg larg e shpuri
degëzshkreta pranë një trungu tjetër vend zuri
e trungu edhe pse mbeti në erë
degë e degëza i përtriu përherë
trung i plandosur sërish përparoi
pas shtrëngatës me gjelbërim plagët i mbëltoi
po degëza e këputur kurrë nuk gjethoi.
..
bukur Shaqiri..
Krijoni Kontakt