Close
Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 173
  1. #151
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    LUTJA E NAIMIT
    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
    Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje,
    Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
    Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
    Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë
    Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
    Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
    Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
    Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
    E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
    Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë
    Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
    Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë
    Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
    Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë.
    Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
    Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.
    Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
    Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
    Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
    Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.
    Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
    Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  2. #152
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    FJALËT E QIRIRIT

    Në mes tuaj kam qëndruar
    E jam duke përvëluar,
    Që t'u ap pakëzë dritë,
    Natënë t'ua bënj ditë.
    Do të tretem, të kullohem,
    Të digjem, të përvëlohem,
    Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
    Njëri-tjatërin të njihni.
    Për ju do të rri të tretem,
    Asnjë çikë të mos mbetem,
    Të digjem e të qanj me lot,
    Se dëshirën s'e duronj dot.
    Unë zjarrit nuk i druhem
    Dhe kurrë s'dua të shuhem,
    Po të digjem me dëshirë,
    Sa të munt t'u ndrinj më mirë.
    Kur më shihni se jam tretur,
    Mos pandehni se kam vdekur;
    jam i gjall' e jam ndë jetë
    jam në dritët të vërtetë,
    Unë jam në shpirtit tuaj,
    Mos më kini për të huaj,
    M'është falurë durimi,
    Andaj po digjem si trimi,
    Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
    Të mos mbeti n'errësirë.
    Jakëni rreth meje rrini,
    Flisni, qeshni, hani, pini,
    Në shpirt kam dashurinë,
    Pa digjem për njerëzinë,
    Lemëni të përvëlohem,
    nukë dua më të ftohem,
    Dua ta djek trupn' e shkretë
    Për atë zotn' e vërtetë.
    Me zjarr ta djek mushkërinë
    E të tretem për njerinë,
    Bashkë me gëzimt të tija
    të vete te perëndia.
    Unë dua njerëzinë,
    Mirësin' e urtësinë,
    Në bëhi shokë me mua,
    Në më doni si u dua,
    Njëri-tjetërin në doni,
    Të paudhë mos punoni.
    O zëmëra fluturake,
    Qasju pakë kësaj flake!
    Mase krahët t'i përvëlon,
    Po dhe shpirtin ta shënjtëron.
    Unë duke përvëluar,
    Njerëzit i kam ndrituar.
    Kam qënë mik me njerinë,
    Andaj i di e më dinë.
    Gjithë tuajt' i kam parë,
    Mëm' e at' e fis e farë,
    Si tani gjithë i kam ndër mënt,
    Që rrininë më këtë vënt.
    Edhe sot nër ju ata shoh,
    Se shpirtin e tyre ua njoh,
    Dhe unë si ju jam ndruar
    E jam përzjer' e ndryshuar,
    Pa jam bërë shumë herë
    Zjar e uj' e balt' e erë.
    Jam një shkëndijë pej qielli
    dhe një drudhëzë pej dielli.
    Edhe ndër qiej fluturonj,
    Edhe brënda në det qëndronj,
    Shumë herë fle në baltë,
    Diku ndodhem dhe në mjaltë
    Bënem qëngj e kec i pirë,
    Lul' e bar e gjeth i mbirë.
    Dua shumë fjalë t'u them,
    Po trëmbem mos i bënj ujem.
    E ku shkruhenë në kartë
    Fjalët' e gjuhësë zjarrtë?


    kjo per mua eshte poezia me e bukur e te gjtha koherave !!! shijojeni !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  3. #153
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    TRATHËTORËTË


    Shokë, kemi ne mest tënë
    Shum' armik' e trathëtorë!
    Popo! mos u qoftë thënë!
    Veç që s'kanë gjë në dorë.

    Harruanë mëmëdhenë
    Dh' e lanë kombinë tënë
    E një tjatërë na gjenë!
    Popo! mos u qofte thënë!

    Lanë zonjën e lëvduar
    E zunë një kurvë shtrigë,
    Të ndyr' e të mallëkuar,
    Të fëlliqur e të ligë.

    Lanë mëmën të xhveshur
    Dhe mundohenë për botë,
    Pa dhe bota duke qeshur
    U thotë: mundohi kotë!

    Qysh u bënë Efialtë
    E nuk e njohin të mirën,
    Uthullën pandehin mjaltë
    Edhe dritë errësirën!

    Buk' e mëmëdheut zëntë
    Tradhëtorët e pabesë!
    Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
    Kurrë mos paçinë pjesë!

    Miqt' armiq i kanë bërë,
    Armikëtë miq i zunë,
    Qysh janë fyell të tërë!
    Ç'është kjo e madhe punë!

    Fajn' e math kur do ta njohin
    Njerëzit e mallëkuar?
    Dritënë pse nuk e shohin,
    Apo janë të verbuar?

    Janë së gjithash të marrë
    Dhe të liq me të vërtetë,
    Mëmëdheut bëjnë varrë,
    Po do të bienë vetë,

    Se mbretëron e vërteta,
    S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë
    T'ish ashtu, qe prishur jeta,
    S'kish mbetur gjë e vërtetë.

    Ata turpinë fitojnë,
    Nderr' e tyre posht' e hedhin
    Dhe armikëtë gëzojnë
    E në errësirët bredhin.

    Nuk është kurrë haruar
    Dh'e mira dh'e lig' e shkretë,
    Të gjitha janë paguar,
    S'ka mbeturë gjë në jetë.

    Lerini, pa do ta gjëjnë,
    Të vërtetën do ta njohin,
    Se tani s'e dinë c'bëjnë,
    Janë të verbër e s'shohin.

    O, popo ç'turp kanë marrë!
    Janë bërë tradhëtorë
    Dhe s'janë më shqipëtarë,
    Se nga kombi hoqnë dorë.

    Me të huajnë u bënë,
    Me armikn' e Shqipërisë,
    S'duanë gjuhënë tënë
    Armikët' e Perëndisë!

    Ndjej, o Zot, se nukë dinë
    Se ç'bëjnë, janë mahnitur,
    Rrahin të prishin shtëpinë
    Pun' e lig' edh' e mërzitur.

    Të gjorët janë në gjumë,
    Të vërtetënë s'e dinë,
    Do të mundohenë shumë,
    Pasdaj mënttë do t'u vinë.

    Vëllazërin' e harrojnë
    Dhe kombin e mëmëdhenë,
    Dhe armikëtë dëgjojnë
    Edhe s'dinë se ku venë.

    Hiqni dorë, hiqni dorë!
    Mblithni mëntt' e tupërohi,
    Mos u bëni trathëtorë,
    Se pasdaj do të pendohi.



    Naim Frasheri
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #154
    Ali Asllani:

    Hakmarrja

    qe nga Korca gjer te Shkodra mbreteron nje erresire,
    neper fusha,neper kodra,vershellne nje egersire!
    Pra,o burra ,hani e pini,hanipini or'e cas,
    per cakallin,nat' e erret,eshte ras'e deli ras'!

    Hani,pini dhe rrembeni,mbushni xhepe,mbushni arka,
    te pabrek ju gjeti dreka,milioner' ju gjeti darka!
    Hani,pini e rrembeni,mbushni arka ,mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t'ju pergjigjet peqe,lepe!(urdhero,siurdheron)

    Ai rron per zoterine tuaj,pun' e tija,djers'e ballit,
    esht' kafshit per gojen tuaj.Rrofte goja e cakallit!
    Shyqyr zotit,s'ka me mire,lumturi dhe bukuri,
    dhe vjen e ju qan hallin,varni buz' dhe turi!

    Hani pini dhe rrembeni,eshte koha e cakenjevet;
    hani,pini dhe rrembeni,esht' bot' e maskarenjevet;
    Hani,pini,vidhni,mblidhni gjith'aksione,monopole.
    ekselenca dhe shkelqesa,tutti quanti come vuole!

    Nenshkrim i zoteris suaj neper banka vlen milion,
    ju shkelqen ne kraharuar dekorata,''Grand Cordon"
    Dhe kerkoni me ballhapur (!) komb i varfer t'ju therres'
    gjith' me emrin tingellonjeskselenca e Shkelqes'
    dhe te quheni perhera luftetar' e patriot',
    ne ka zot dhe do duroj',posht ky zot,ky palo zot!

    Grand Cordon i zotris' sate,qe ne gji te kan'vendosur
    esht'peshtyma e gjakosur e atdheut te veremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur,duke hequr nderin zvarr',
    esht' trikembeshi qe perdita varet kombi ne litar!
    Dhe zotrote kurulldise,dic u bere e pandeh,
    kunder burrit te vertete ze e vjell e ze leh!

    E na tunde,na lekunde,neper salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok' te heq per hunde.
    Rrofte miku yt i huaj,qe per dita los e qesh,
    te gradoi kater shkalle,pse i the dy fjal' ne vesh!

    Koha dridhet e perdridhet ,do vij' dita qe do zgjidhet
    dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht'do hidhet!
    Koha dridhet e perdridhet ,prej gradimit kater shkalle
    nuk do mbetet gje ne dore vecse vul'e zeze' ne balle

    Mirpo ju qe s'keni patur as nevoj' as gje te keqe,
    me perpara nga te gjithe,ju i that' armikut ''Peqe!"
    Qe te zinit nje kolltuk,aq u ulet u perkulet,
    sa ne pragun e armikut vajtet si kopil u ngulet!
    As ju hahet,as ju pihet,vetem titulli ju kihet...
    Teksa fshat' i varfer digjet...kryekurva krihet!

    Sidomos ju dredharake,jume zemra aq te nxira,
    ju dinake,ju shushunja,ju gjahtar' ne erresira!
    C'na pa syri ,c'na pa syri!...hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri,te i ligu,te spiuni me i ndyri!

    dallavera neper zyra,dallavera ne pazar,
    dallavera me te huaj,dallavera me shqipter'
    Vetem,vetem dallavera,dhe ne dem te ketij vendi
    qe ju rriti,qe ju ngriti,qe ju ngopi,qe ju dendi!

    Nese kombi vete mbare,neser ju veproni ndryshe,
    dylli benet si te duash,kukuvajk' dhe dallandyshe...
    kukuvajkea gjith' me lajka,neser silleni bujar,
    nene dore e nene maska,shkoni jepni nje kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me te tilla dallavera
    kukuvajka do pertypi zoge e zoga si perhera...
    Ja ,ja grushti do te bjeri perrmbi krye te zuzareve,
    koha eshtee maskarenjeve,po Atdheu i shqiptareve!

    Edhe ju te roberuar,rob ne dor'te metelikut(te pareve.shenim i imi)
    fshihni sofrat e kujtdoj'puthni kembet e armikut!
    qe ta kesh armikun mik e pandehni mencuri,
    mjafton berja pasanik,pasanik dhe bej i ri,
    dhe u bete pasanike,me pallate,me vetura
    kurse burrat me fisnike japin shpirtin ne tortura!

    vendi qenka sofr'e qorrit,vlen per goj' e per lefyte,(fyti.shenimi im)
    beni sikur veni vetull'shoku shokut kreni syte(nxirni syte)
    Dhe per nje kerkoni pese,po me mir' njezet e pese.
    Le te rroje batakciu dhe i miri te vdese!

    Per nje dit' qe nis e vertete do mbaroj'me bubullime,
    ky i sotmi,zer' i erret ,benet vetetime
    dhe i bije rrufeja pasuris' dhe ,kesi lloj,
    nuk ju mbetet gje ne dore,vetem nje kafshit' per goj'!

    A e dini qe fitimi brenda kater vjet mizor'
    nuk esht' yti nuk esht' imi,eshte i kombit arberor,
    esht' i syrit ne lot mekur,esht' i vendit djegur pjekur,
    ju do thoni si te doni...po e drejta dermon hekur!

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anëtarësuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    Pjeter Bogdani

    KRIJIMI I RRUZULLIMIT

    Parëse Qiellja, Dheu, Deti e Zjarmi
    Ishte: kje Zjarmi, Dheu, Qiellja e Deti;
    Ma shempton Qiellja Dhenë, e detinë Zjarmi,
    Se ku ish Qiellja, Dheu, Zjarrmi, e Deti,
    Aty ish Dheu, Qiellja, Deti e Zjarmi:
    Dheu Qiellnë mbëlon, e Zjarminë Deti;
    Qiellja, Deti ende Zjarmi, ishte ende Dhēt, Dheu, Zjarmi, ende Qiellja ishte ndë Det.

    *

    Mbë Qiell’ nuk’ ishte, as Yll, as Dielli,
    Qi me dritetë vet zbardhen dritë të re,
    As hana delt eme dy të rgjanta bri
    As prej qiellshit vinte ndonji Reze për dhë,
    As Dheu si Shqype nalt’ qendron, e ri,
    As niegullë me shi, as breshen, as Rëfë,
    As Deti me Valë epte të madhe gjamë,
    As lumenatë me Breg, ishin zanë.

    1) Titulli është i Dr. Ibrahim Rugovës, po në frymë të terminologjisë së Bogdanit

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Nga Jeronim De Rada ,
    kenga e fundit nga poema e tij Kenget e Milosaos



    Kenga XXX


    Fryjti era e maleve
    dhe rrezoi hien e lisit.
    Gjaku im te Lumi i Vodhit.
    Hapeni shatoren,
    o ushtare , qe te shoh
    Shkodren edhe time moter
    te dritareja kundruall.
    Atje nuk do zgjohem me
    luleve qe i tund era
    si suvale e pasosur.
    Mblidhen shoket mbremanet
    ne katund , ne vateret.-
    I lashe si enderrez.

  7. #157
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    Citim Postuar më parë nga ocean wave Lexo Postimin
    A do trima e sejmenë
    kapardisur kudo venë
    gjumi natën të mos flenë
    për tre mirditas bëj benë.

    A të duhen gënjeshtarë,
    matrapazë, kokëtharë
    rërën ta shesin për farë
    merr Krutan dhe je i larë.

    A të duhen luftëtarë,
    a do botës t’i vesh zjarrë
    do arratinë armiku të marrë
    merr nja dhjetë kosovarë.

    Po qejflinj a të duhen
    që me jevga duan të kruhen
    zonja që pjellin për vit
    veç Elbasani i rrit.

    Do demebelë për Stamboll
    mos u lodh e bridh dynjanë
    në Tiranë rresht =abanë
    vetëm të zgjatësh një dorë.

    Hall i madh me skraparllinë
    ka rrezik të hash dhe dru
    dy ministra le ti lenë
    se na duhen dhe pa tru.

    Do ministra kolonjarë
    se mbahen burra me mend
    duan kudo të jenë të parë
    në mexhlis dhe në kuvend

    Njerëz të zgjuar me lezet
    që i gjen në çdo anë
    që të bënë hallvë e salep
    këta janë mjeshtrit dibranë

    A do njerëz për ahengje
    për tryezë dhe për kuvend
    burra e gra kërcejnë me lodër
    këta i gjen veç në Shkodër

    A do male me dëborë
    trima të fortë e malësorë
    fort bujarë e burrërorë
    shko në Kukës e i ke në dorë.

    Këta matjanë burra të zot
    që dikur kanë bërë barot
    se i njeh gjithë vendi mbarë
    janë të aftë për xhandarë.

    A të duhen sharlatanë
    që të lëpihen në çdo anë
    që të përçajnë vatanë
    ka sa të duash tropojanë

    A do budallenj
    ca gomar porsi kopuk
    shko e merri mu në Pukë.

    Kërko hoxhë e kerko prift
    mos bridh e mos u ngjit
    se si këta që bënë mëkat
    i gjen vetëm në Berat.

    Në se do burra llafazanë
    që çudisin tërë dynjanë
    rrinë tërë ditën rrugës
    nga këta gjen plot në Durrës.

    Po kërkove kokëpalarë
    kryengritës dhe gomarë
    që punët të shkojnë vaj
    shko e merri në Kavajë.

    A do të ruash florinë
    katandinë dhe shtëpinë”
    me dy qofte mbush sininë
    ec e merr gjirokastrinë.

    Dy gjëra mos i harro - Vorën-
    se ky faj lahet me gjak
    veç nishanet dhe shiritat
    kësaj pune i venë kapak

    Do të hash e të bësh qejf
    sofra si për mbret
    pastërti e për yzmet
    të tillë gjen vec në Përmet.

    Do për punë një Korcar
    i ke bujq e ustallarë
    në grel bashkë hapur venë
    krahë e kokë s’u kanë të sharë.

    A do urtë njerëzit të rrinë
    në komandë të mbash njerëzinë
    në terbiet të vesh njerëzinë
    merr të gjithë Labërinë.

    Do budallenj, hajvanë me dy këmbë
    që nuk dinë as si të hanë
    ku t’i flasësh të të venë,
    dil a shëtit tërë Myzeqenë.
    ha ha ha sa subjektiv shoku....
    .....................................

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e ZanaMali
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Postime
    2
    Poezine e ben gjuha...dhe shumecka tjeter qe i shkojne asaj...

    NJËMIJË VJET VETMI TË SHKRONJËS "KH"

    (ia kushtoj I. Kadaresë)

    ...Sepse koha krijohet me vdekje, ndaj ne
    Jemi urna e saj, jemi qarku përmbyllës,
    Jemi ashkla plluskore mes gjethit dhe ritit -
    Vegulli efemere, shkumë detare a re
    Lojcake në qiej, bij të shembëlltyrës -
    Loti që humb në lumin e Heraklitit.

    ...Sepse koha është qenia në prani e mungesë,
    Dhe mungesa krijohet me vdekjen tonë.
    Do hapet sipari dhe heret a vonë
    Papraninë do shohim të gjithë në Zbulesë:
    Do jemi boshti i veshur n'kuptim
    Dhe lumë Herakliti së prapthi n'vërshim.

    ...Sepse koha rikthen në po atë tryezë
    Të ngjërojë grimat që pati lënë,
    Dhe dita e lume ndrron natën e zezë,
    Dhe nata prapton me shéjza e hënë -
    Ngathët si vargjet në anakrezë,
    Koha rikthen në atë tryezë.

    ...Sepse koha nuk është domosdo shkatërrim
    I thelbit të Qenies, i shpirtit në Hiç.
    Ana e prapme e saj është gjallim.
    Vdekja është Oazi dhe Krishti në Kryq,
    Ku koha pushon, zgjanohet dhe ngre
    Të tjerë profetë për sendet dhe ne.

    ...Sepse vdekja është veçse ç'lodhja e Frymës,
    Pastrimi i saj për gjakimin e ri
    Në pulsin e gjallë të Qenies në kohë.
    Vdekja është djegia e gjethit prej brymës -
    E po atij gjethi që gjen përsëri
    Degën e blertë dhe Frymën që ngroh.

    Vdekja është gjendje e Qenies në gjumë, -
    Rrjedhë e papastër kohe të amullt,
    Është edhe nyje kohe e gangullt
    Dhe zor se mund të shprehet me gjuhë.
    Se koha lëviz veçse në Qenie
    Si anë e prapme germe, fonéme.

    Mos koha lëviz dhe ngrin në një germë?
    "O shpirt i mumosur, o merrmë, o lermë,
    O kthem ti sërish në Zanafillë -
    Në kllapa Logosi vulosur me dyllë,
    Në kohë kaosi, në Frymë pështjellimi,
    O kthemë në gjendje të grirë vetmimi" -

    Tha shkronja kh dhe u suall vërtik
    Profil-grirë karshi përjetësisë
    Një nate me prenka yjsh në fytyrë -
    Dhe mbeti peng i pezullt në grykë
    Në cepin qëndror të Ilirisë:
    Në laringun e shqipes - e para mënxyrë.

  9. #159
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    BOTA E DRITARES SIME

    Ferit Ramadani


    Nëpër muzgje dhe agime
    Lidhet bota e dritares sime!

    Lidhet bota e dritares sime
    Nyja-nyja mendimet mbesin në kokë
    T’i shpaloj kanë mbetë pak gëzime
    Halle t’mëdha e mbërthyen këtë tokë.

    Dhe në radhë vijnë rreze agimi
    Me gjallërinë e jetës ndër buzë,
    Mbesin pas kujtime trishtimi
    Që shkrumosin shpirtëra në shpuzë.

    Por, sa vjen flaka bëhet më e madhe
    Dritares sime drita i bijë shkrumb,
    Diku buzë malit, në livadhe:
    - Djemtë e Kosovës goditem me plumb!

    Dhe kështu kalojnë kohërat në radhë
    Përmes dritares sime si në ekran,
    Të kërrusura i mban krahët një dardhë
    Që iu rrit trupi në tufan !

    Por, ne shqiptarët nga drunjtë rrijmë ndryshe
    Edhepse diellin e duam sa ata
    E nis përrallën për vogëlushin një gjyshe
    Dhe unë Kosovës i them : Mos harro!

    Vijnë e shkojnë ushtri gjer në dhëmbë armatosur
    Këmbët e tyre rëndë – rëndë trokëllijnë
    Mbi trupin tënd Kosovë e gjakosur
    Filiza të reja jetë do të ripërtrijnë !

    Se ne nga drurët u dalluam
    Shkoj e m’u lidh një fjalë në fyt
    E di ! Ne në shekuj na shartuan
    Të mos i ngjajë trungut ai fryt!

    Po ç’dreq fryt do të lindë ?
    E dini se trungu ynë i ka rrënjët thellë !
    Edhe milijona shartime - s’do ta bindë
    Filizin e ri një ujk nga një shpellë!

    Se qëndruam krenarë të pa thyer
    Unikë për nderin, besën, lavdinë
    Dritarja ime shpesh më ka kthyer
    Në mendime të thella për njerinë !

    Tek bëhet dreq i mallkuar , tiran
    Dhe s’ngopet me gjak shqiptari kurrë
    Përmes dritares sime Kosova ngrit
    Projekt themelin - për një urë !

    Urë tek marshojnë ushtri urtësishë
    Me uniformë të blertë ! Oh! Ç’gëzime !
    Kosova ime e Pavarësisë
    Nga muzgjet del për në agime!

    Dhe tjetër botë shfaqet përmes tufanit
    Poshtë skemat e sërbit kral !
    Bacë Ademi tribun i vatanit,
    Drenica Heroike i thotë : Ndal !

    ***

    Pas nesh poetët do ta kenë fatin
    Me pendë në dorë të shkatërronjë kufinjtë
    Pastaj , të ndalen dikund për frymëzimin
    Të shkruajnë : Për grurin, misërin ,ulinjtë !



    Do të shkruajnë për Kosovën nën roje
    Gusinë, Pollogun, e Janinën e pushtuar
    Pastaj, tri pika vazhdojnë për këto troje
    Për agim të ri të bleruar !

    Dhe në shpirtë të botës le të rritet
    Ndërgjegja e vrarë e së vërtetës liri
    Për Trungun e prerë le të shfaqen filmat
    E Kalit të Trojës shpirt Zi!

    Ndoshta dikush do të fishkëllojë për ndërrimin
    E skenës në skenë nga tradhëtitë
    Pastaj të tallet pë zerin e kushtrimit
    Me të që nga Pajtimi u shembën armiqësitë !

    Atëherë vërtetë do të lindë një fryt
    I Trungut të madh : Pavarësia !
    Mbase mund të ngriten sërish : Naimi, Noli, Samiu
    Të shkruajnë për fatin që ka brezëria !

    Dhe Gjergji ynë jehonë ndër shekuj
    Që shembi frone e grada sulltanësh gjakatarë
    Në botën e dritares sime flamurin,
    Ia ngrit Atdheut të prerë e të ndarë !

    Turren brezat, token bashkohen !
    Mbulesa e Flamurit u jep dritë !
    Nën të s’hyjnë ata që praptohen
    Të ndarë nga At Dheu duan rritë !
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  10. #160
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    PËR SA LEGJENDA FLET HISTORIA

    FERIT RAMADANI



    Bardh Dedja – dy gështrinj i ngriti :
    - Ju lutem ma jepni fjalën !, tha.
    - Unë plak jam! Fjala i rrëshqiti,
    Por, them ç’përjetova, tregoj ç’kam pa !

    Kur iku turku isha shtatëvjeçar
    Na than : Liria vjen në këtë anë!
    - Vallë! Ç’ kohë katile ! Ç’barrë !
    - Mbushën bunarët ! Sa djem që vranë !

    Sa nëna i veshën në të zeza!
    Gjithë toka mbajti zi!
    Mbi oxhakë shtëpishë këndoj qyqja!
    Mbi çdo gjë padronët sërb shtrinë krali !

    Dhe silleshin anekënd, sorrollateshin :
    - Ne jemi të përjetshëm këtuparë !
    - Në deshi në jetë të shfaqeni,
    Mos thuani kurrë – jam shqiptarë !

    Në shkollë gjuhën sërbe , cirilikën,
    Me kamxhik në dorë mësuesët zotrinj,
    Imponuan brezat – që lirikën,
    Ta mësojnë shpirtërisht për arinjtë !

    Për car Dushanët, për Karagjorgjët,
    Kushedi për sa Vukë – lugetër,
    Ç’të bënim ne – të shtypurit nga turku
    Sërish na doli një hall tjetër !

    Dhe vitet kalonin nëpër kriza, tmerre
    Ne përballë torturës, përballë robërisë,
    Në pastë dikund ferr ! Mbi ferre ,
    Qe jeta nën thundër të Sërbisë !

    Sikur gjermanit i tham të vinte
    Dhe erdhi ai një ditë prilli !
    Por, ne sërish e dinim ai s’rrinte me sllavët
    Në vëllazërim tek ylli !

    Por, ç’të bëjsh, nganjëherë revolucioni
    Sjell ndryshim në strukturë !
    Ju mbase e dini , ma mirë gjykoni,
    S’ndryshohet shpirti me një pëlhurë !

    S’ndryshohet zemra e të pabesit
    Përse në kapuq ngjit yllin e lirisë !
    Ai mundet çdoherë dhe mëngjesit
    T’ia presë rrezet e rritës , ngrohtësisë !

    Dhe, ne në brigada për çlirim të kombit
    Në male lart, përballë armikut pritëm,
    Kush qe armiku – pesë vjet përgjakjesh
    Lart e më lart flamurin e ngritëm !

    Përse e mbante Kërçova, Gostivari, Tetova
    Në ballë të çetës – Flamurin e grisur !
    Po ç’dreq që erdhën komisarët të flasin
    Për bashkim të kurdisur !

    Dhe, ne i deshëm komisarët, i besuam,
    Imerin, Nexhatin, Hamdi Demën me shumë shokë,
    Por, Xhemë Hasën e Mefailët e Zajazit kurrë s’i harrojmë
    E derdhën gjakun , ranë për këtë tokë.

    Mbase komisarët flisnin për bashkimin
    Ballkani – pastaj do të ndajë drejtësinë !
    Kështu dhe satrapi Tempo tha, sa herë që urimin
    E ngriti me çetat për lirinë !

    Ai Tempo i zi, tok me kara Maçulat
    Që prenë pas shpine çdo trim shqiptarë,
    Për të coptuar burrat, që mbajnë kësulat
    Mbi sy – me shkabën e Gjergjit të parë !

    Dhe shpallën fitoren sllavët e vëllazëruar
    Parollë për jetën – patën barazinë !
    Kosova, Pollogu, Pellagonia e uruar
    Sërish mbi shpinë e panë robërinë !

    Robërinë moderne të vëllazërim bashkimit
    Të vetëqeverisjes katile të Titos monark,
    Që preu befasisht ndjenjat e çlirimit
    Sllav të bëjë shqiptarin qysh në të nënës bark !

    Në vallen shfarosëse Rankoviqët prinin
    Çdo mëngjes të pijnë gjak shqiptari,
    Në Goli Otok, Gradishkë, n’Idrizovë - binin
    Të urtit e shqipes nga sllav tradhëtari !

    Sa mijëra e mijëra u prenë, u grinë
    Në emër të gabimit , në revolucion,
    Sa mijëra e mijëra për lirinë
    I vunë në kurthat e fjalës : Agon…!

    Por dita afrohej të agojë mëngjesi
    Titon palaço e pritën në Prishtinë !
    Bacë Ademi – Feniks liridoni,
    Nga burgjet e rënda e ngriste rininë !

    Dhe i than njëzëri, shpirtrisht jehuan :
    - Palaço ! Mos na i vra shkrimtarët !
    Por, palaço i kishte ushtruar këlyshët,
    Në erë çdo gjurme u ranë zagarët !

    E mbyllën Zeqirin, e vranë Rexhepin
    Një fjalë t’mos flitet për Seferin !
    Për Abidin Hysenin, Idajetin, Kadriun,
    Ganiun, Sherifin, Ismetin, Xhaferrin !
    Po Gërvallën që lindi Jusufin, Bardhoshin,
    E hiqet nga plagët në hijet e zezonës,
    Kadriu i Zekajve i priu në Evropë
    Shkëndijës që zgjoj tingij të jehonës !

    Dhe token mërgimtarët larg At Dheut !
    Dhe lotët si grushta nga sytë u dalin,
    Dhe për Teutën, Për Sulltanën e Qafës
    Dhe për Abdylin, për Micin, Qemalin !

    Bëjnë be ! E lidhen pas besës!
    Se do të prijnë pas fjalës së Naimit!
    O do të jemi të tillë ne të shpresës!
    O ngritemi nga varri i zgjimit !

    ***
    ***
    ***

    Dhe ngritet Pollogu, Pellagonia
    Në Partinë shqiptare – opozitë prijnë!
    Unë Bardh Dedja nga vitet e mia
    Përgëzoj drejtimin – për Pavarësinë !

    Pavarësinë e tokës, të qyteteve,
    Manastirin hero për aktivitet,
    Ku shkronjat e shqipes – matanë deteve
    Të shkruajnë lavdinë për gjakun e vet !
    Për Skenderin legjendë, Abdylin, Micin
    Hej !Për sa legjenda të flasë historia !
    Që të munden brezat të japin Kushtrimin :
    - Perandorë ! Jashtë nga Iliria !


    ***
    Bardh Dedja – plaku mjekërr bardhë
    Që kaloj në robëri tërë jetën,
    E ndali rrëfimin u hoq më një anë.
    Në Kuvend njëzëri gjatë e përshëndetën !
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  5. Emrat Ilire
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •