Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 161
  1. #71
    Citim Postuar më parë nga qafezezi Lexo Postimin
    Forcat nderkombetare erdhen pasi serbet i shkelen te gjitha rregullat njerezore. Por kjo nuk do te thote qe ata do na sjellin pavaresine. Pavaresine ne do e shpallim vete dhe do jemi te zote ta mbrojme ate me ane te pushkes.
    Serbet e Kosoves duhet te integrohen ose te zhduken nga Kosova. Zgjidhje tjeter nuk ka.
    Me miq si Amerika, Gjermania dhe Turqia, shqiptaret patjeter do bashkohen si te gjithe popujt. Le ti bejne ruset dhembet 1 meter.
    te ishim aq te forte me pushke e kishim bere luften si gjithe pjeset e tjera te jugosllavise qe u ndane. po ne bejme llafe vetem dhe pune hic.

    Miq nuk ke as ameriken as rusine as turqine. thjesht interesat e tyre jane te perbashketa me tonat tani per tani.

    ne me pushke nuk bejme dot asgje. po thuaj shyqyr qe do amerika qe te marri kosova pavarsine dhe prandaj ka shume mundeis te realizohet. Pra pavarsia po erdhi do vij nga amerika dhe kto budalliqet si AKSH jane thjesht injorance qe vetem i prishin imazhin Kosoves.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ky budallai qe po jepte Deklatare ke Top-Edvino-Nanos-GrekCHANNEL ne te folur duket qe ka probleme me kok.. dhe mendja e tij eshte aq e budallaft qe ne kohen me te mire te Kosoves.. budallai i qet ata rrugacet ne rrug me kontrollu makinat.. pse jo edhe me i vjedh noj lekt qytetarve qe kalojn aty..

    Mua me habit jo vetem ky rrugaci qe jepte Deklarat ke Top-GrekChannel por me habitin RTK si kan fytyr me i nxjerr para ekranit ..ata duhet me i mbajt msheft mos me dite qe jan te gjall dikun se vetem cka po e prishim veten se jo qe bejn dicka.. se per ata djemt aty qe kishin dal ne kamer.. nuk i duhet hic me shum se 1 Polic i shkive.. se kan per ti lshu me pushka e me gjith cka kan aty..

    Kam then qe ne jemi vet ata qe ja prishim punet vetes..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Shkruan: Tomorr TOPLICA



    ZARET U HODHËN…, AKSH EKZISTON



    Më 3 tetor 2007, në Lajmet Qendrore të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), u paraqitën filmime të shkurtuara nga një Reportazh shumë më i gjatë i daljes në skenën politiko-ushtarake shqiptare të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).



    Lajmi shumë shpejt mori dhenë. Disa reaguan, disa heshtën. Disa u gëzuan, disa u tmerruan. Disa u befasuan, disa u shqetësuan. Disa u aktivizuan, disa u neutralizuan. Disa u trimëruan, disa u frikësuan.



    Reaguan kundër, por në mënyrë konstruktive, ashtu siç ua don interesi momental dhe ashtu siç ua kërkon pozita pushtetare që mbajnë: Kryetari i Kosovës – Fatmir Sejdiu, Kryeparlamentari Kolë Berisha, Kryeministri Agim Çeku, Ministri i Brendshëm Blerim Kuçi dhe ndonjë tjetër që unë ende nuk e kam dëgjuar apo parë në televizion. Këto reaguan kundër, por reaguan me takt dhe me demagogji njëkohësisht.



    Reagoi edhe një partiçkë e vogël e Kosovës, që veten e quan Lëvizja Kombëtare për ”Çlirimin” e Kosovës (LKÇK), e cila reagoi me një ton sa nënçmues aq edhe mospërfillës, duke e konsideruar si diçka ”të parëndësishme” daljen publike të pjesëtarëve të Armatës Kombëtare Shqiptare.



    Reagoi edhe KFOR-i, duke u zotuar se do ta mbrojë “stabilitetin dhe paqën” në Kosovë dhe se nuk ka nevojë për forca tjera ushtarake në Kosovë përveç tij.



    Deri tani bilanci i reagimit apo mosreagimit të pushtetarëve e politikanëve shqiptarë në Shqipërinë e Robëruar është ky: Pozita e Prishtinës u deklarua kundër. Opozita e Prishtinës heshti, ose e injoroi faktin. Pozita dhe opozita shqiptare e Shkupit heshti ose e injoroi ngjarjen. Heshtën edhe liderët shqiptarë të Kosovës Lindore dhe të Malësisë së Madhe.



    Në Shqipërinë e Lirë (londineze) reagoi Kryeministri i Shqipërisë. Reagoi kundër AKSH-së, duke i quajtur ushtarët, luftëtarët e lirisë e të bashkimit kombëtarë, çlirimtarët e Shqipërisë Etnike hiç më pak se "aventurierë"!



    Ish-Kryeministri ”socialist” i Shqipërisë, Pandeli Majko, reagoi kundër dhe reagoi shumë ashpër, antishqiptarisht e në mënyrë ofenduese, duke i quajtur pjesëtarët e AKSH-së, ushtarët e Shqipërisë Etnike - "njerëz me thasë në kokë"!



    Për të tjera reagime në Tiranë nuk ka njohtime, por kjo nuk prish punë. Mjaftojnë këto reagime që të konkludojmë se reagimet anti-AKSH ishin më të forta në Tiranë se në Prishtinë apo gjetiu.



    Reagime të ndryshme sigurisht që do të ketë edhe në të ardhmen dhe vazhdimisht. Do të ketë reagime pro et contra (për dhe kundër) nga pushtetarë e jo pushtetarë, nga plotikanë e jo politikanë, nga intelektualë e krijues të ndryshëm, nga njerëz të thjeshtë e nga njerëz të ndërlikuar, nga miq e armiq të kombit tonë, por reagimi kryesor, relevant dhe vendimtar është dhe do të jetë reagimi dhe qëndrimi i popullit shqiptar ndaj AKSH-së, qëndrimi I kombit shqiptar ndaj vetvetes dhe ndaj lirisë e bashkimit të Shqipërisë Etnike.



    Kombi shqiptar do të jetë ai që do ta vulosë të ardhmen e tij, të Atdheut të tij dhe fatin e AKSH-së. Të tjerat s’kanë rëndësi. AKSH nuk duhet të merret shumë me reagimet e pushtuesve sllavo-grekë dhe lakejve të tyre shqipfolës, antikombëtarë, antishqiptarë e mercenarë. Përgjigjja më e mirë ndaj tyre është vazhdimi i luftës çlirimtare, është bashkimi i popullit, është fitorja mbi robërinë, është liria e Shqipërisë Etnike. Me qentë që lehin gardhiqeve dhe me ujqërit që ulërijnë në dritë të Hënës AKSH-ja nuk duhet të merret aspak, sepse harxhon kohë dhe energji panevojë. Në luftë e sipër ata do të dërrmohen e asgjësohen vetvetiu.



    *****

    Populli shqiptar i Kosovës ende nuk ka reaguar. Ai vetëm hesht dhe në heshtje e përkrah AKSH-në dhe i gëzohet jo vetëm daljes së saj publike, por edhe forcimit dhe rritjes së vazhdueshme të saj. Populli hesht, ai është si vullkani para shpërthimit. Populli do ta thotë fjalën e tij i fundit, por këtë herë do ta thotë rrast fjalën dhe vullnetin e tij për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar të Shqipërisë Etnike.



    Të njëjtin qëndrim, të përkrahjes në heshtje të AKSH-së, ka edhe populli shqiptar në Shqipërinë londineze, në Iliridë, në Kosovën Lindore, në Malësi të Madhe e anembanë Shqipërisë Etnike dhe në Diasporë.



    Jo rastësisht rapsodi popullor këndoi e këndon vazhdimisht: “…sërish vjen Marsi e sërish vjen Stina…”, sepse urtësia e intuita popullore e di dhe e ndjen se liria nuk erdhi me ardhjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut në Kosovë. Populli e di se amaneti i Adem Legjendarit dhe shokëve të tij ende nuk ka shkuar në vend, ende nuk është realizuar, sepse Kosova jo vetëm që nuk është e bashkuar me Shqipërinë, jo vetëm që nuk është shtet i pavarur, por çka është më tragjike, ajo ende është pjesë e Serbisë, e ndarë, me plagë të vjetra e të reja dhe e qeverisur në emër të saj nga UNMIK-u!



    *****

    Daljes së AKSH-së në skenë iu frikësuan liderët, qeveritarët, pushtetarët dhe politikanët anacionalë të të gjitha ngjyrave. Ata që folën dhe ata që heshtën. Pse vallë?



    Sepse nuk e kanë ndërgjegjen e pastër. Sepse nuk kanë ndjenja dhe vetëdije kombëtare shqiptare. Sepse janë kundër bashkimit kombëtar, janë kundër vullnetit dhe vetëvendosjes së popullit, janë kundër bërjes së Shqipërisë Etnike! Dhe mbi të gjitha, ata reaguan instiktivisht, pa menduar, pa analizë, nga frika, sepse nuk e kanë popullin me vete. Se po ta kishin mbështetjen e popullit, atëherë nuk do të kishin nevojë aspak që të merren me AKSH-në, por do ta injoronin daljen e saj publike dhe do t'ia lenin policisë që të merret me atë çështje. Por jo, ata reaguan shpejtë dhe reaguan shumë ashpër e të frikësuar, duke e shndërruar paraqitjen e AKSH-së në një problem ”destabilizues”, ”kërcënues”, në një çështje politike dhe ushtarake.



    *****

    Zaret u hodhën…, thotë një fjalë, më në fund AKSH-ja doli nga ”interneti”, siç shpreheshin deri dje gojëkëqinjtë, dhe u paraqit në dritë të Hënës. Nesër do të dalë edhe në dritë të Diellit, kurse pasnesër do të shndërisë në dritë të Lirisë dhe të Shqipërisë Etnike. Zaret u hodhën…,AKSH doli nga irealiteti në realitet, ajo ekziston.



    Zaret u hodhën, ”loja” filloi, kthim prapa nuk ka. Pas kësaj paraqitjeje publike AKSH nuk mund të hy përsëri në ”internet”, por do të qëndrojë aty ku e ka vendin, aty ku ka qenë gjithmonë, që nga formimi i saj – në gjirin e popullit liridashës e atdhetar shqiptar. Do të qëndrojë në ballë të popullit për liri, vetëvendosje e bashkim kombëtar të Shqipërisë Etnike.



    Zaret u hodhën, AKSH foli, AKSH u duk. Por vallë, ç’ishte kjo e folme dhe kjo e dukme? Improvizim apo Realitet?



    Improvizimi është trillim, sajim, shpikje aty për aty për të dalë nga situata e papritshme. Improvizimi është gjindshmëri, aftësi, veprim i paplanifikuar që më parë, por që bëhet aty për aty për të dalë nga kriza momentale.



    Improvizime, zakonisht, bëjnë aktorët në skenën e teatrit, të cilët kur harrojnë tekstin e dramës, dialogun apo monologun, ata aty për aty, pa u hetuar nga publiku, me mjeshtëri dhe pa belbëzuar, vazhdojnë aktrimin duke improvizuar, duke sajuar tekst të ri të vetin, por që i përshtatet motivit të aktit të dramës, tragjedisë apo komedisë që luhet në skenë.



    Improvizimi është zotësi dhe aftësi krijuese e aktorit, politikanit, liderit, oratorit, ligjëruesit dhe të gjithë njerëzve, kur bëhet në kohën dhe në çastin e duhur, për të dalë nga situate e palakmueshme, e paparashikueshme. Improvizimi është njëfarë Plani B i të gjithë veprimtarëve artistik, politik e ushtarak.



    Improvizimi është domosdoshmëri, por nuk është frytdhënës nëse shndërrohet në shprehi, sepse improvizimi nuk është art, nuk është politikë dhe nuk është plan strategjik ushtarak. Me improvizime konstante nuk bëhet art, nuk bëhet politikë, nuk bëhet luftë dhe as nuk fitohet liria.



    I mbetet AKSH-së që ta vërtetojë në të ardhmen e afërt se paraqitja e saj nuk ishte improvizim por realitet. Se nuk ishte demagogji por defilim real atdhetar, luftarak e çlirimtar.



    Vetëm koha dhe populli do ta vërtetojnë nëse dalja në publik e AKSH-së ishte Improvizim apo Realitet.



    Megjithatë, zaret u hodhën…, këtej e tutje më nuk do të ketë gjumë mbi dafina, shpirtrat u trazuan, këmbanat ushtuan, ora filloi tik-takun e saj historik drejt Shqipërisë Etnike.



    8 tetor 2007
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ore Tomorr TOPLICA.. Kosoves po i duhet.. durimi tani per tani.. skemi nevoj per luft as per ushtri aksh.. Kosova ka ushtrin e vet ka edhe ushtrin mbrojtese.. sic eshte TMK - KFOR.. mos u hapni aq shum se me ata njerz qe i keni ju aty.. as 20% te Graqanices sun i delni ne fund e leje ma gjith Kosoven ju me mbajt..!

    Un si qytetar i Kosoves nuk e pranoj as nje ushtri tjeter cfar do qoft ajo per vec TMK-KFOR.. dhe ne emer tim dhe 1milion te tjerve.. skeni te drejt me fol.. se na kemi zgjedh durimin dhe po presim... pasi lufta na mori mirja njerz dhe deme te medha materiale.. nuk duam ta perserisim trishtimin e marr ne 97/99.. na leni te qet..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne "raportin" imagjinar qe ky arben zeqiri ja ban baces adem jashar.. e tecilin raport e ka postue ketu.. x personi.. thuhet mes tjerash..

    ---

    Bacë, ushtarët e tu sjanë më me emblemën që ti i le. Ushtarët e tu që me pushkë në dorë e ruanin çdo pëllëmbë nga ajo tokë që ju e kishit çliruar, sot sillen nëpër Kosovë më duar në xhepa,
    ---




    ngo or zeqir personi.. raporti kur i bahet eprorit mbushet me te verteta qe ti vleje si raportusit si raport -marresit.. si popullit te cilit ne fakt i drejtohet..

    mirpo u msun disa me mbush me rrena e mashtrime si raportet si gazetat si televizionet e forumet..

    cilen toke more a cliroj adem jashari..
    mund te thuash.. o bac adem..qat tok qe ti deshe me e clirue.. etjetj por jo.. token qe ti e clirove..

    i ngrati adem nuk mujti me cliru asnji far toke.. e nuk i vehet faj per kte.. sepse aq e kish takatin.. ai e shoket e tij.. por pse me fol pralla.. a thue se kto ngjarja kan ndodh ktu e 3000 vjet ma pare..

    duhet than e verteta or shoqa ne se doni me qen faqebardh para vendit e popullit tuaj.. ne te kunderten..mashtrimi i sherben serbise..

    kosoves mujti me ja heq pi zverku shkaun vetem NATO e KLARK KlinTonit.. e askush tjeter deri me sot ne kto 300 vjet.. a 500..

    leni rrenat e msojuni me fol si burrat..
    '


    .. ne temen e hapur tash..

    ne videon qe sapo e pam duket milaim zeka tuj fol me aksh-istat.. e ata tuj i dhan raport milaimit..
    interesant..
    dhe ather uck-istat ktij milaimit ja dhan raportet e para..
    edhe 97-tshit caushisto qosiste ktij milaimit i dhan raportet e para..

    valla boll i zoti dole bre milaim..

    e dihet cka vjen mbas raporteve te milaimit te halit JAT enver qose ramiz nexhmije sllobodanit..

    vjen arkani me karvana
    e ngul thika e jatagana..
    mbi femij e gra shqiptare.
    faksi mjer nuk ban ma pare..
    smundet jo i ngrati faks..
    me ndalu arkan e tanks..
    e ma mir pra more shoqa..
    ne rogner me ngrof ne ko.qa..
    tuj shit video nder gazeta ..
    bukur shum po shkojke jeta..
    pare plot o neper xhepa..
    luje penen laim zeka..
    le te shkrumohet qaj budalla..
    dem jashari rrit me pralla..
    le t'baj qejf arkani ne ta..
    un me klosin jam tuj u pa..
    sa ne rogner sa nder mynshena..
    mushi kontot.. ec pa frena..
    se sguxon kush me dal para..
    bodigard kam plot hamalla
    e kur nato ka me hi..
    shkoj dhe un.. e baj trimni..
    nder tribuna me jakupa..
    mutsihane.. krejt mangupa..
    dhe ata si un kopila..
    e bajm luften me birbila..
    jena msu na me mashtrue..
    fmit e gra me i pervlue..
    por guzicat tona trasha
    i majm mir o nder kauca
    tuj sha sllob e ndej me kur.va
    e me rrofsh oj gazetari..
    se me ty kam vnu pasuri..
    gjej gjithmon un ksi magara..
    i filmoj e video shes..
    nder hotela q.i e dhjes..
    dal i lam dhe me parti..
    bos ne grand e ne suedi..
    sa te ket budalla plot..
    do baj qejf un jet e mot..


    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 15-10-2007 më 03:57

  6. #76
    Ju qe e doni Lirine nga NATO futnja gjumit do ju zgjojm te Bashkuar, vetem mbylleni gojen, sjeni ne rjedha, skeni ide c'fare ndodh.
    Mos u beni pjes e percarjes.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    Ore Tomorr TOPLICA.. Kosoves po i duhet.. durimi tani per tani.. skemi nevoj per luft as per ushtri aksh.. Kosova ka ushtrin e vet ka edhe ushtrin mbrojtese.. sic eshte TMK - KFOR.. mos u hapni aq shum se me ata njerz qe i keni ju aty.. as 20% te Graqanices sun i delni ne fund e leje ma gjith Kosoven ju me mbajt..!

    Un si qytetar i Kosoves nuk e pranoj as nje ushtri tjeter cfar do qoft ajo per vec TMK-KFOR.. dhe ne emer tim dhe 1milion te tjerve.. skeni te drejt me fol.. se na kemi zgjedh durimin dhe po presim... pasi lufta na mori mirja njerz dhe deme te medha materiale.. nuk duam ta perserisim trishtimin e marr ne 97/99.. na leni te qet..

    prit ti prit se pak kemi prit 100 vet
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Lexoni se si kriminelet me maska ne kok qe veten e quajn AKSH i plaqkisin popullaten civile
    kaher kam tregue se keta jane plaqkites kriminel e jo siq po mundohen te shiten kinse patriot
    nuk eshte hera e pare qe po sa te bie nata keta kriminel plaqkites i vun maskat ne kok e armet ne dore dhe drejt ne plaqk

    --------------------------------------

    KUNDER KUJT?
    Në luftë
    Mësohet
    se gjatë tri netëve të fundit, persona të maskuar, të prezantuar si
    pjesëtarë të AKSH ’së, kanë legjitimuar qytetarë të ndryshëm.

    Artan Behrami
    Jeton Musliu
    jeton.musliu@gazetaexpress.com

    Prishtinë, 15 tetor — Persona
    të maskuar që veten e kanë identifikuar
    si pjesëtarë të Armatës
    Kombëtare Shqiptare (AKSH), dy
    ditë më parë kanë ndalur dhe
    plaçkitur katër persona.
    Pak ditë pasi ata janë shfaqur
    në televizion si ushtarë që luftojnë
    për Kosovën, në emër të kësaj
    armate, persona të panjohur
    kanë legjitimuar disa qytetarë.
    Tri femra dhe një mashkull të
    premten në mbrëmje në fshatin
    Harilaq të Fushë Kosovës, pasi
    janë legjitimuar një nga një, nën
    kërcënimin e armëve, atyre u
    janë kërkuar edhe para.
    Zyrtarë të SHPK-së tregojnë
    për Express se të plaçkiturit kanë
    dëshmuar në polici se personat
    që i kanë ndaluar, vetën e kanë
    identifikuar si pjesëtarë të AKSHsë.
    Sipas dëshmisë së këtyre qytetarëve,
    personat kanë qenë të
    maskuar, të armatosur dhe të
    veshur me uniformë në të cilat
    u është dalluar edhe emblema e
    kësaj armate.
    Ndalimin e këtyre qytetarëve
    e konfirmojnë edhe zyrtarë të
    SHPK-së,të cilët megjithatë nuk
    sqarojnë nëse personat e
    maskuar kanë qenë vërtet pjesëtarë
    të AKSH-së
    "Po, është raportuar se dy persona
    të uniformuar me rroba të
    zeza, me maska dhe me armë të
    gjata, kanë ndaluar veturën civile
    e cila ishte ne lëvizje, në të cilën
    gjendeshin katër persona, tri
    femra dhe një mashkull. Të gjithë
    këta ishin shqiptarë të Kosovës",
    thotë Veton Elshani, zëdhënës i
    policisë.
    Sipas tij, pasi udhëtarët janë
    legjitimuar nga personat e panjohur,
    nën kërcënim të armëve,
    atyre u janë kërkuar para, por u
    janë marrë dhjetë euro.
    "Nuk raportohet për të lënduar
    dhe ky rast menjëherë ka
    kaluar nën hetime", sqaron
    Elshani për Express, duke mos
    dhënë shumë detaje.

    Ky rast nuk është i vetmi kur
    njerëz të armatosur ndalojnë dhe
    plaçkitin qytetarë të ndryshëm.
    Po ashtu, njoftohet edhe për
    paraqitjen e disa personave - të
    prezantuar si
    pjesëtarë të
    AKSH-së, edhe në Klinë.

    Marr nga
    Gazeta Express
    E martë
    16 tetor, 2007 f8-9

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ore K__K
    Por a i beson ti Gazetes Express ose ketyre Lajme? AKSH-ja ka deklaluar vazhdimisht se nuk vepron ne pjesat e Kosoves ku vepron KFRO,TMKshe SHPK pra ata vec veprojne ne Mitrovicen Veriore dhe pergjat Kufirit me Serbin atije ku institucionet te Kosoves nuk veprojne,

    Keta te dale ne emer te AKSH-se jane thjeshte vetem hajna ordiner,kriminal,plackites-Turp i kombit qe jane organizuar ja nga Sherbimet sekret te Serbise, ose nga Vet politikanet te kosoves qe te ndyjne emerin e shpreses se Kosoves AKSH...

    Sepse nuk i ka mbetur as nje pike respekti nga ata qe i kane zgjedhur ne emer te tyre dhe tash nga daljes te AKSH-se ndihen te rezikuar dhe margjinalizuar dhe nuk eshte cudi se ne te ardhmen te organizohen skenare per te ndyre emerin e kesaj organizate qe pjestaret te saj jane te gatshem te japin jeten per Bashkimin Kombetar....




    ------------------------------------------------------------------------
    --------

    Interviste me zedhensin e FBKSH dhe AKSH z.Gafurr Adili dhene ne KTV ne emisionin Rubikon me 11/10/07

    http://video.google.com.au/videoplay...37192&hl=en-AU

  10. #80
    Citim Postuar më parë nga k_k Lexo Postimin
    Lexoni se si kriminelet me maska ne kok qe veten e quajn AKSH i plaqkisin popullaten civile
    kaher kam tregue se keta jane plaqkites kriminel e jo siq po mundohen te shiten kinse patriot
    nuk eshte hera e pare qe po sa te bie nata keta kriminel plaqkites i vun maskat ne kok e armet ne dore dhe drejt ne plaqk

    --------------------------------------

    KUNDER KUJT?
    Në luftë
    Mësohet
    se gjatë tri netëve të fundit, persona të maskuar, të prezantuar si
    pjesëtarë të AKSH ’së, kanë legjitimuar qytetarë të ndryshëm.

    Artan Behrami
    Jeton Musliu
    jeton.musliu@gazetaexpress.com

    Prishtinë, 15 tetor — Persona
    të maskuar që veten e kanë identifikuar
    si pjesëtarë të Armatës
    Kombëtare Shqiptare (AKSH), dy
    ditë më parë kanë ndalur dhe
    plaçkitur katër persona.
    Pak ditë pasi ata janë shfaqur
    në televizion si ushtarë që luftojnë
    për Kosovën, në emër të kësaj
    armate, persona të panjohur
    kanë legjitimuar disa qytetarë.
    Tri femra dhe një mashkull të
    premten në mbrëmje në fshatin
    Harilaq të Fushë Kosovës, pasi
    janë legjitimuar një nga një, nën
    kërcënimin e armëve, atyre u
    janë kërkuar edhe para.
    Zyrtarë të SHPK-së tregojnë
    për Express se të plaçkiturit kanë
    dëshmuar në polici se personat
    që i kanë ndaluar, vetën e kanë
    identifikuar si pjesëtarë të AKSHsë.
    Sipas dëshmisë së këtyre qytetarëve,
    personat kanë qenë të
    maskuar, të armatosur dhe të
    veshur me uniformë në të cilat
    u është dalluar edhe emblema e
    kësaj armate.
    Ndalimin e këtyre qytetarëve
    e konfirmojnë edhe zyrtarë të
    SHPK-së,të cilët megjithatë nuk
    sqarojnë nëse personat e
    maskuar kanë qenë vërtet pjesëtarë
    të AKSH-së
    "Po, është raportuar se dy persona
    të uniformuar me rroba të
    zeza, me maska dhe me armë të
    gjata, kanë ndaluar veturën civile
    e cila ishte ne lëvizje, në të cilën
    gjendeshin katër persona, tri
    femra dhe një mashkull. Të gjithë
    këta ishin shqiptarë të Kosovës",
    thotë Veton Elshani, zëdhënës i
    policisë.
    Sipas tij, pasi udhëtarët janë
    legjitimuar nga personat e panjohur,
    nën kërcënim të armëve,
    atyre u janë kërkuar para, por u
    janë marrë dhjetë euro.
    "Nuk raportohet për të lënduar
    dhe ky rast menjëherë ka
    kaluar nën hetime", sqaron
    Elshani për Express, duke mos
    dhënë shumë detaje.

    Ky rast nuk është i vetmi kur
    njerëz të armatosur ndalojnë dhe
    plaçkitin qytetarë të ndryshëm.
    Po ashtu, njoftohet edhe për
    paraqitjen e disa personave - të
    prezantuar si
    pjesëtarë të
    AKSH-së, edhe në Klinë.

    Marr nga
    Gazeta Express
    E martë
    16 tetor, 2007 f8-9
    KK ke pune tjeter ti o qelbanik

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Si te fitoj perseri dashurine e humbur?
    Nga step në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:49
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:50
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •