Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 161
  1. #91
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Mos Na Ofendoni Se Do Të Turpëroheni Ju Dhe Pasardhësit Tuaj....!

    Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) nuk e ka sulmuar popullin serb, ashtu siq bandat kriminale të \"Car Lazarëve\" po vringëllojnë armët kundër Kosovës dhe popullit shqiptar, jo vetëm në Kosovën Protektorat por edhe në trojet tjera shqiptare nën Serbi (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc), nën Mal te Zi dhe nën \"Maqedoni\", si dhe në Beograd, ku punojnë e jetojnë mbi 200 mijë shqiptarë.

    Djemtë trima dhe vashat heroike shqiptare te AKSH-së kanë dalë për të mbojtur popullin e pambrojtur, as nga KFOR e UNMIK dhe as nga TMK dhe SHPK, dhe nuk i meritojnë ofendimet që po iu bëjnë disa individë dhe personalitete politike, qofshin këta në Prishtinë apo edhe në Tiranë, siq ishte edhe rasti i fundit i Zëdhënësit të SHPK-së, Z. Veton Elshani, i cili dikur ka luftuar dhe është plagosur nga banidtët paramilitarë të Serbisë, por që për fatin e Tij të keq, sot po shkel jo vetëm mbi gjakun e dëshmorëvë por edhe mbi gjakun e Tij, dhe këtë e bënë vetëm e vetëm për t\'u graduar nga ata që po iu shërben me zell dhe miopëri, sepse po përpiqet që midis AKSH-së dhe kriminelëve serbë të krijojë paralelizma dhe krahasime, që s\'është asgjë tjetër pos një miopëri siq dikur vepronin zëdhënësit shqipfolës të policisë serbe në Kosovë, të cilët krahasonin UCK-në me bandat kriminale të Arkanit, të Sheshelit, të Milloshevicit dhe të Koshtunicës.

    Në emër të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, këshilla ime e fundit për Z. Elshani dhe të gjithë ata qënuk kanë kujdes se cka deklarojnë, vetem e vetem që t\'iu hyjnë në qef armiqëve sllavo-grekë dhe miqëve të tyre, është :

    MOS I FYENI E OFENDONI DJEMTË E VASHAT SHQIPTARE QË KANË VENDOSUR TË VDESIN PËR KOMBIN DHE ATËDHEUN....!

    Sepse, nesër do të jetë shumë vonë dhe do të turpëroheni, jo vetëm ju por edhe pasardhësit tuajë, ashtu siq sot turpërohen pasardhësit e ish-shërbëtorëve të Sërbisë, të cilët kanë ikur në Sërbi.

    Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
    Mr. Gafurr ADILI (d.v.).
    Tiranë, 18 tetor 2007.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #92
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Intervista e Mr.Gafurr Adili - zëdhënës politik i FBKSH-së dhënë gazetës "Express"

    Luftën në Kosovë do ta bëjnë kundër Serbisë dhe gardës së Car Lazarit. AKSH-ja është aleate e KFOR-it. Thonë se janë duke operuar në të gjitha trevat shqiptare. Aktualisht janë duke u përgatitur që të ndikojnë te kosovarët të mos votojnë në zgjedhjet e 17 nëntorit. Liderët e Kosovës, AKSH-ja thotë se janë debilë. Zëdhënësi i Armatës Kombëtare Shqiptare, Gafurr Adili, flet për Express.

    Express: Keni deklaruar në shtypin gjerman se lufta është e pashmangshme . Do të ketë luftë në Kosovë ?

    Gafurr Adili : Deklarata ime, se lufta është e pashmangshme, është njëri nga shumë konkluzionet e Kuvendit të Dytë Kombëtar të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), të mbajtur më 16 shtator 2005, në Prizrenin historik, të cilën deklaratë edhe e kam publikuar përmes gazetave në shtator të vitit 2006 dhe të cilën e argumentoj kështu: Nëse bashkësia ndërkombëtare Kosovës do t'i njohë statusin e shtetit të pavarur e sovran, luftën në Kosovë do ta fillojnë serbët ;dhe anasjelltas: Nëse bashkësia ndërkombëtare Kosovës nuk do t'ia njohë statusin e shtetit të pavarur e sovran, luftën do ta fillojnë shqiptarët, sepse shqiptarët dhe mbi të gjitha as dëshmoret e kombit të Kosovës nuk mund ta durojnë rikthimin e Serbisë në Kosovë, apo më mirë të themi, ripushtimin dhe rikolonizimin e Kosovës nga pushtuesi e kolonizatori serb.
    Dhe, ky konstatim i yni, sa i logjikshëm dhe i drejtë, i paralajmëruar prej kohësh nga FBKSH, për fatin tonë të keq po shfaqet hapur, jo vetëm nga "Car Lazarët", prapa të cilëve qëndron Beogradi, por edhe nga vetë politika zyrtare e Beogradit, që ka ngelur po ajo e Millosheviqit, politikë ekspansioniste dhe gjenocidiale.

    Express: Kundër kujt do të luftoni ?

    Gafurr Adili : Kundër Serbisë dhe forcave kriminale të saj, ndër të cilët është edhe banda "Car Lazarët", të cilët po vringëllojnë armët mbi Kosovë dhe popullin shqiptar.

    Express: Bisedimet Prishtinë-Beograd, vlerësojnë analistë të huaj dhe vendorë, nuk do të sjellin rezultat. Çka pas 10 dhjetorit, nëse nuk do të ketë pavarësi për Kosovën?

    Gafurr Adili : E kemi ditur dhe e kemi deklaruar se t' ashtuquajturat bisedime midis Beogradit dhe Prishtinës nuk janë asgjë tjetër pos një teatër kukullash që organizohen për të manipuluar popullin shqiptar, siç e kanë manipuluar deri më tani, se gjoja statusi i Kosovës do të përcaktohet në fund të vitit 2006 dhe pastaj u tha në mars të vitit 2007 dhe kështu me radhë – në qershor, shtator dhe dhjetor 2007. Ne e dimë se si do të rrjedhin ngjarjet pas 10 dhjetorit 2007, por për momentin nuk guxoj të dekonspiroj para kohe. Shumë shpejt, kryesia qendrore e FBKSH-së do t'i shpalosë objektivat dhe rrugë zgjidhjet e çështjes se pazgjidhur madhore kombëtare. Aktualisht jemi të angazhuar në bojkotimin e zgjedhjeve të 17 nëntorit në Kosovë dhe do të arrijmë që mbi 70% e popullit shqiptar në Kosovën protektorat t'i bojkotojë zgjedhjet për pushtet pa shtet, me të cilin veprim përfundimisht do t'ua marrim legjitimitetin politikanëve servilë të Prishtinës.

    Express: Ju po deklaroheni dhe po parashikoni luftë në Kosovë, gjithashtu edhe Garda e Car Lazarit në Serbi po kërcënon me luftë në rast se Kosova bëhet e pavarur?

    Gafurr Adili: Përgjigjen në këtë pyetje e kam dhashë në pyetjen e parë të kësaj interviste. Por mund të shtoj vetëm se Serbia do ta humbë këtë luftë dhe shumë shpejt do ta harrojë edhe Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjen dhe Bujanocin), Sanxhakun dhe Toplicën. Serbia etnike do të ngelet vetëm ish-pashallëku i Beogradit, kurse Shqipëria etnike do të jetë 94 mijë kilometra katrorë.

    Express: KFOR-i thotë se nuk do të lejojë asnjë organizatë që të destabilizojë vendin. Si do të reagoni ju me këtë rast? Ata janë përgjegjës për sigurinë e Kosovës...

    Gafurr Adili : Është shumë e vërtetë se aleati ynë KFOR është përgjegjës, jo vetëm për sigurinë në Kosovë, por edhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës protektorat. Kjo është e sanksionuar në Rezolutën 1244 të OKB-së, që është në fuqi.
    Por nëse është kështu, shtrohet pyetja se pse KFOR nuk e kryen detyrën e tij?

    1. Pse as KFOR-i dhe as UNMIK-u dhe me këtë rast as TMK-ja dhe SHPK-ja, nga viti 1999 e deri më tani, nuk e administrojnë Kosovën veriore, përfshirë këtu edhe veriun e Mitrovicës, por i lejon bandat kriminale serbë, të cilat i kanë të lyera duart me gjak shqiptari, gjatë luftës në Kosovë, që të ushtrojnë dhunë dhe represion mbi popullsinë shqiptare atje, ku për pasojë shqiptarët detyrohen të shesin pronat dhe shtëpitë e tyre dhe të ikin e të vendosen në pjesën jugore të Mitrovicës dhe në Prishtinë.
    2. Pse KFOR-i dhe UNMIK-u dhe me këtë rast as TMK-ja dhe SHPK-ja, nuk e mbrojnë popullin shqiptar nëpër fshatrat e Besianës (ish Podujevës), apo edhe të fshatrave të Dardanës (ish Kamenicës), por tolerojnë që jo vetëm bandat e "Car Lazarëve", por edhe ushtria dhe xhandarmeria e rregullt e Serbisë të futet në këto zona, të ushtrojë dhunë dhe terror mbi shqiptarët e këtyre zonave dhe për pasojë shqiptarët të ikin e të vijnë në Gjilan dhe në Prishtinë.
    3. Pse KFOR-i dhe UNMIK-i, dhe me këtë rast as TMK-ja dhe SHPK-ja, nuk i bastisin enklavat serbe në Kosovë, kur dihet fare mirë se serbët e këtyre enklavave janë të armatosur me armët më të sofistikuara, pjesën dërrmuese të të cilave Serbia ua ka sjellë në emër të ndihmave humanitare (gjatë revoltave popullore të 17 dhe 18 marsit të vitit 2004), dhe nëpër këto enklava janë celulat e Garda "Car Lazarët", truri politik i të cilëve është në Graçanicë.
    Pra, aleati ynë KFOR-i duhet ta mbrojë edhe popullin shqiptar, të cilin edhe e bastis, por këtë nuk e bën kundër serbëve. Nëse kisha serbe në Graçanicë për serbët është vend i shenjtë, edhe për shqiptarët Memoriali i Jasharajve në Prekaz është i shenjtë, është Meka Shqiptare dhe KFOR-i dy herë ka gërmuar aty, kurse në Graçanicë asnjëherë?!

    Express: Flitet se po rekrutoni vazhdimisht njerëz në AKSH ? Sa është numri i pjesëtarëve të AKSH-së

    Gafurr Adili:- Unë jam zëdhënës politik i FBKSH-së (për shqiptarët) dhe shef i Departamentit të Diplomacisë të FBKSH-s (për ndërkombëtarët) dhe nuk kam kompetenca që të njoh krahun e armatosur të FBKSH-se, Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH). Është shumë e vërtetë se është një interesim shumë i madh dhe një dyndje mbarëpopullore për t'u anëtarësuar , fillimisht në radhët e FBKSH-së dhe më pas edhe të AKSH-së, jo vetëm në Kosovë, por edhe në trojet tjera shqiptare dhe në diasporë.
    Dal nga dal, por shumë sigurt FBKSH-ja nga një front mbarëkombëtar po shndërrohet edhe në një front mbarëpopullor.

    Express: Në cilat vende operoni, Kosovë, Maqedoni,Shqipëri, Mali i Zi?

    Gafurr Adili : Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptare është një formacion mbarëkombëtar, që shtrihet në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë etnike dhe në diasporën shqiptare. Organizimi bazë i FBKSH-së janë këshillat popullore të FBKSH-së, të cilët shtrihen në çdo fshat e lagje të qyteteve shqiptare.
    FBKSH është i organizuar në 7 zona: 1. Zona Nr. 1- Republika e Shqipërisë, 2. Zona Nr. 2 -Kosova Historike (me 7 nën zona: 1. Prishtina, 2. Mitrovica, 3. Peja, 4. Prizreni, 5. Ferizaj, 6. Gjilani dhe 7 .Presheva, Medvegja dhe Bujanoci), 3. Zona Nr .3-Lugina e Vardarit-ILIRIDA (me 11 nën zona: 1. Shkupi, 2. Kumanova, 3. Tetova, 4. Gostivari, 5. Kërcova, 6. Dibra, 7 .Struga, 8. Prespa, 9 .Manastiri, 10. Përlëpi dhe 11. Velesi), 4. Zona Nr. 4 –Malësia e Madhe (me 5 nën zona: 1. Tivari, 2. Ulqini, 3. Tuzi, 4. Plava dhe 5. Gucia), 5 .Zona Nr .6 (Çamëria), 6 .Zona nr. 6 (Evropa) dhe 7. Zona Nr. 7 (SHBA, Kanada dhe Australi).

    Express: Pas paraqitjes publike në TV të AKSH-së, kanë reaguar institucionet e Kosovës duke thënë se Kosova nuk ka nevojë për një AKSH. Si e shihni pozicionin e tyre ?

    Gafurr Adili : Kosova nuk ka institucione, sepse Kosova nuk është shtet. Të gjithë ata që flasin kështu përpiqen të manipulojnë popullin shqiptar me institucione fiktive, prandaj edhe kërkoj që përfundimisht të binden se e kanë humbur besimin në popull. Dhe, këtë do ta shohin në zgjedhjet për pushtet pa shtet të 17 nëntorit 2007.

    Express: A mendoni se me luftë mund të zgjidhet problemi i Kosovës?

    Gafurr Adili ë nga koha e iliro-pellazgëve, populli shqiptar gjithmonë ka zhvilluar politikë defanzive dhe me këtë rast edhe të gjitha luftërat e tij kanë qenë dhe janë luftëra mbrojtëse, në të cilat luftëra populli ynë është mobilizuar kur ka qenë i mbështetur për muri, kur nuk ka patur rrugë tjetër dhe është dashur të luftojë për vetëmbrojtje dhe mbijetesë nga sulmet e armiqve tanë ndër shekuj, ndër të cilët kanë qenë dhe janë edhe pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë të trojeve shqiptare të Shqipërisë etnike. Pra, ashtu si populli shqiptar, edhe ne bijtë e bijat e tij nuk e kemi dashur dhe as nuk e duam luftën, sepse ajo sjell djegie, shkatërrime dhe vrasje.
    Kam bindjen e patundur se bashkësia ndërkombëtare më në fund do të bindet se një luftë në Kosovë është edhe një luftë ballkanike dhe më rrezik të madh edhe për një luftë botërorë, prandaj edhe apeloj që urgjentisht të organizohet një konferencë ndërkombëtare e llojit të Konferencës së Londrës (1913), e cila konferencë fillimisht do të rivendikonte të gjitha vendimet famëkëqija të Konferencës së Londrës (te vitit 1913) dhe përfundimisht edhe popullit shqiptar do t'ia njihte të drejtën e vetëvendosjes, një e drejtë universale kjo për të gjitha popujt e botës, e garantuar në dhjetëra konventa dhe rezoluta të OKB-së, por që padrejtësisht deri më tani i është mohuar dhe vazhdon t'i mohohet vetëm popullit shqiptar, i cili vazhdon të jetë i ndarë në 6 shtete, ku për pasojë Republika e Shqipërisë është i vetmi vend në botë, i cili nga të gjitha anët kufizohet me popullin dhe trojet e veta shqiptare.
    Duke ia njohur popullit shqiptar këtë të drejtë universale, të Drejtën e Vetëvendosjes, populli shqiptar përmes referendumit mbarëpopullor do të deklarohej:Pro ose kundër bashkimit kombëtar shqiptar.
    Në Ballkan, në këtë Ballkan "fuqi baroti" do të krijoheshin shtetet etnike, ku përfundimisht Ballkanit do t'i hiqej epiteti "fuqi baroti" dhe do të fillonte sendërtimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, në këtë nyje nevralgjike të Evropës dhe me këtë rast do të mund të konsolidohej edhe Evropa e Bashkuar.
    Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të krijojë një Evropë stabile, fillimisht ky stabilitet dhe kjo paqe duhet të realizohet në Ballkan, gjithmonë sipas parimit të komb-shteteve etnike. Në të kundërtën, Ballkani gjithmonë do të jetë një vatër lufte, një "fuqi baroti" edhe për Evropën dhe ndoshta edhe me gjerë.

    Express: As institucionet e vendit e as ato ndërkombëtare nuk ju duan si AKSH, si mendoni që të bëni luftë në Kosove , si e shihni pozicionit tuaj karshi institucioneve të huaja dhe vendore ?

    Gafurr Adili : Aleatët tanë, qofshin këta vendorë apo ndërkombëtarë, të cilët nuk i dekonspirojnë, siç kanë bërë deri më tani politikanët debilë të Prishtinës, na duan si Front për Bashkim Kombëtar Shqiptar me të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe AKSH, dhe jo vetëm qe na duan, por edhe na inkurajojnë në misionin tonë fisnik, të ribashkimit kombëtar shqiptar. Nuk na duan vetëm aleatët e sllavo-grekëve, qofshin këta të huaj apo edhe shqiptarë, që janë shumë pak dhe të cilët edhe më shumë do t'i pakësojmë shumë shpejt.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #93
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Fronti Për Bashkimin Kombëtar Shqiptar

    FRONTI PËR BASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR
    KRYESIA QËNDRORE
    Tiranë,Prishtinë,Shkup,Ulqin, Prevezë
    Më, 25 Gusht 2002



    M E M O R A N D U M
    --------------------------------------------



    Dërguar:

    ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË OKB-së
    KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-së
    STEJT DEPARTAMENTIT TË SHBA-ve
    PRESIDENCËS SË BASHKIMIT EUROPIAN
    PARLAMENTIT TË EUROPËS
    KËSHILLIT TË NATO-s

    Për njohtim:

    PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    KRYETARIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    PARLAMENTIT TË KOSOVËS
    KRYETARIT TË KOSOVËS
    QEVERISË SË KOSOVËS


    Zonja dhe Zotërinj!

    Ju njohtojmë, edhepse JU e dini, se Kombi Shqiptar dhe trojet e tij etnike ende janë të pushtuara, të kolonizuara, të copëtuara dhe të robëruara nga shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) dhe Greqia, qysh nga viti 1912 dhe konfirmuar edhe në vitin 1919 dhe 1946 në dy Konferenca të Parisit pas Luftës I Botërore, pas Luftës II Botërore, si dhe pas përfundimit të luftës së ftohtë më 1989 (pas rrëzimit të murit të Berlinit).

    Ju njohtojmë se çështja koloniale shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk është zgjidhur, por ajo as nuk është prekur, as nuk është aktualizuar fare, as nga politika shqiptare, as nga ajo ndërkombëtare. As edhe pas përmbylljes së konflikteve të armatosura në hapësirat e ish-Jugosllavisë, përfundimisht me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër caqeve ushtarake të "RFJ"-së më 24 mars 1999, për shkak të kryerjes të gjenocidit luftarak mbi popullatën civile shqiptare të Kosovës dhe të dëbimit dhe të deportimit me dhunë të mbi 800.000 mijë shqiptarëve nga Kosova në Maqedoni dhe në Shqipëri nga ana e regjimit serb të ish-kryetarit të të ashtuquajturës "RFJ", Sllobodan Milloshevic.

    Shqiptarët në Kosovë luftuan, u vranë, u dogjën, u masakruan, iu nënshtruan gjenocidit e pastrimit etnik dhe u zhdukën pa gjurmë që Kosova të fitojë pavarësinë dhe ribashkimin kombëtar, kjo çështje ende ka ngelur "pezull" dhe e padefinuar si e tillë, edhepse të gjitha kushtet janë plotësuar si në aspektin politiko-juridik të së drejtës vendore, ashtu edhe të së drejtës ndërkombëtare. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi e nuk po ndodhë.

    Shqiptarët në IRMJ luftuan dhe kërkuan të drejta të barabarta me sllavo-maqedonët që të jenë komb shtetformues dhe për ribashkim kombëtar për çka ende nuk i kanë lëshuar armët, megjithë "Marrëveshjen e Ohrit", sepse nuk u pajtuan me këto të drejta minimale, të cilat edhe ashtu nuk u implementuan. Por kjo nuk ndodhi, për shkak të diktatit dhe të përzierjes direkte dhe indirekte të Rusisë , të Serbisë, të Bullgarisë dhe të Greqisë, të cilat, ndër të tjera, e ndihmuan edhe ushtarakisht qeverinë sllavomaqedone të Lubço Georgievskit (kryeministër) për të thyer lëvizjen e rezistencës vetëmbrojtëse çlirimtare të UÇK-së . Si rrjedhim, shqiptarët atje mbetën edhe më tej qytetarë të rendit të dytë, duke siguruar kështu vetëm statusin e dikurshëm të minoritetit kombëtar, edhepse për nga numri i strukturës së popullsisë, shqiptarët janë më shumë se sa vetë maqedonët. Mirëpo, këtë statistikë shteti sllavomaqedon, si gjithmonë më parë, edhe tani e ka falsifikuar, duke i regjistruar dhe duke i pasqyruar të gjitha pakicat tjera sllave si maqedonë.

    Shqiptarët në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanovc e Medvegjë) luftuan për tu çliruar nga sundimi i egër kolonial serbosllav dhe për tu ribashkuar me Kosovën. Por, kjo nuk ndodhi në praktikën e përditëshme.

    Brenda një periudhe trevjeçare, pjesa e popullit të okupuar shqiptar zhvilloi tri luftëra për liri, demokraci dhe barazi kombëtare, por asnjërën nga ato luftëra dhe nga ato të drejta nuk i fitoi në favorin e vet. Pse ndodhi kjo? Për shkak të indiferencës dhe miopisë së politikës së koekzistencës primitive pacifiste kosmopolite shqiptare, mosorganizimit të Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare, si dhe për shkak të mospërkrahjes totale dhe të sinqertë të faktorëve politikë relevantë të bashkësisë ndërkombëtare.

    Ju njohtojmë se kombi shqiptar i okupuar nga Serbia, IRJM, Mali i Zi dhe Greqia është i pakënaqur me gjendjen dhe pozitën e tanishme juridiko-politike të tij dhe të trojeve shqiptare të kolonizuara dhe të aneksuara në kohëzgjatje më shumë se një shekull nga këto katër shtete.

    Ju njohtojmë se kombi shqiptar në Ballkan nuk ka hequr dhe nuk do të heqë dorë kurrë nga format e luftës dhe të rezistencës antikoloniale, të garantuara me normat dhe me ligjet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave parashikohet realizimi i drejtpërdrejtë, legjitim dhe legal i aspiratave dhe e drejta e tij legjitime për vetëvendosje, për liri, demokraci, çlirim dhe ribashkim kombëtar në një shtet të vetëm shqiptar në Ballkan.

    Ju njohtojmë se kombi shqiptar, ndër shekuj, ka luftuar dhe përsëri do të luftojë me të gjitha mjetet politike, demokratike dhe me kryengritje të përgjithshme popullore deri në ribashkimin kombëtar shqiptar në një Shqipëri të Bashkuar Etnike.

    Ju njohtojmë se kombi shqiptar është i lodhur dhe i rraskapitur nga pushtimi dhe robëria mbi njëshekullore e shovinistëve sllavo-grekë. Kombi shqiptar dita-ditës po e humb durimin dhe gjakftohtësinë. Kombi shqiptar dita-ditës po e humb shpresën dhe besimin te faktorët relevantë ndërkombëtarë se ato do ta zgjidhin shpejt dhe drejtë çështjen shqiptare. Kombi shqiptar dita-ditës po ndërgjegjësohet politikisht, po organizohet ushtarakisht dhe po përgatitet për Kryengritje të Përgjithshme Popullore Mbarëshqiptare për çlirim antikolonial dhe ribashkim kombëtar, po përgatitet për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare - për ribashkimin dhe riformimin e Shqipërisë së dikurshme Etnike.

    Ju njohtojmë se kombi shqiptar, sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të rendit të Ri Botëror, nuk i përmbushë asnjë nga standardet dhe kriteret e tyre, të parashikuara, që të integrohet as në shkallë europiane, as në shkallë ndërkombëtare më të gjerë, sepse ende ka statusin e popullit vasal dhe të kolonizuar (në zemër të Europës së qytetëruar demokratike, edhepse është një nga popujt më të vjetër të Europës) nën sundimin kolonialist shtypës të shteteve hegjemoniste sllave ballkanike. Prandaj, si i tillë, me "rekuizita" të robit nën rrethanat nënshtruese anticivilizuese, antidemokratike, antieuropiane dhe të papranueshme për mbarë botën e sotme të civilizuar, ligjërisht nuk është kandidat "i përshtatshëm" dhe së këndejmi, as i gatshëm dhe as i vullnetshëm që të pranojë ndonjë "ofertë" për të aderuar në integrimet europiane për shkak se nuk pranon të hyjë në Europën e Bashkuar me territoret e tij, edhe sot në fillim të shekullit të XXI, të kolonizuara dhe të pushtuara nga shtetet fqinje. Kjo është arsyeja kryesore pse kombi shqiptar nuk pranon të integrohet në Europën e Bashkuar me një popull të kolonizuar dhe të copëtuar në katër shtete fqinje dhe me një Shqipëri të sotme të cunguar 50% si për nga numri i popullsisë, ashtu edhe për nga sipërfaqja e territorit etnik të saj, si pasojë e veprimit njëshekullorë të imperializmit serbosllav në Ballkan. Vetëm pasi të jetë zgjidhur statusi kolonial i shqiptarëve në Ballkan, atëherë do të krijoheshin kushte dhe mundësi reale dhe të justifikueshme, që kombi shqiptar si shtet etnik, sovran dhe i pavarur brenda kufinjve të vet territorialë natyrorë, të integrohej në një Europë të Bashkuar, gjë që ky edhe është imperativ i popullit shqiptar dhe i Shqipërisë së Ribashkuar.

    Meqenëse, tanimë, jeni në dijeni, por kemi nderin t'ju rikujtojmë, se gjendja politike dhe e sigurisë në Ballkan, aktualisht, i ngjanë një vullkani të pashuar, një vullkani që mund të shpërthejë papritur dhe kryellava e tij - cështja koloniale shqiptare në Ballkan, të djegë paqen e brishtë e të përkohëshme që është vendosur në këtë regjion. Pa shuarjen e këtij "vullkani" nuk do të ketë kurrë paqë të qëndrueshme në Ballkan dhe në Europë. Ky "vullkan" nuk shuhet me improvizime politike, me pacifikim të përkohëshëm të situatës, me zgjidhje parciale e gjysmake, por zgjidhet me shprehjen e vullnetit të lirë të popujve për vetëvendosje, me zgjidhjen drejt e përfundimisht të çështjeve kombëtare të popujve të Ballkanit dhe me formimin e shteteve etnike kombëtare në këtë gadishull të trazuar.

    Ju rikujtojmë se në këtë gjendje amullie dhe anarkie në të cilën ndodhet Ballkani, në këtë realitet objektiv ku dominon shtypja koloniale dhe apartheidi serbosllav dhe diskriminimi ndëretnik, shkelja e të drejtave politike kombëtare dhe njërëzore, arsimore dhe kulturore; ku mbretëron papunësia, varfëria, korrupsioni, kriminaliteti ekonomiko-politik dhe perspektiva e errët - luftërat ndëretnike janë të pashmangshme. Në këtë kuadër dhe në këtë gjendje pushtimi, kolonizimi, copëtimi dhe robërie, në të cilën ndodhet edhe kombi shqiptar, një kryengritje e përgjithshme, një luftë çlirimtare për ribashkim kombëtar në një Shqipëri të Bashkuar Etnike, është e pashmangshme, është vetëm çështje kohe se kur dhe në çfarë rrethanash dhe përmasash do të shpërthejë kjo luftë antikoloniale mbarëshqiptare.

    Ju njohtojmë se Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH) është shumë i shqetësuar me gjendjen shpërthyese që mbretëron në Ballkan dhe është shumë i pakënaqur me moszgjidhjen deri më sot të çështjes kombëtare shqiptare. Ju njohtojmë se situata mund të dalë jashtë kontrollit të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH), sepse populli i okupuar dhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) gjenden në prag të humbjes së durimit.

    Zonja dhe Zotërinj, të institucioneve të lartëpërmendura botërore:

    Për parandalimin e luftërave të reja ndëretnike në Ballkan;
    Për ruajtjen dhe forcimin e paqes aktuale;
    Për vendosjen e stabilitetit, demokracisë dhe paqes së qëndrueshme;
    Për zgjidhjen drejtë dhe përfundimisht të çështjeve kombëtare në Ballkan, përfshirë këtu posaçërisht çështjen kombëtare shqiptare;

    si dhe:

    Në emër të paqes dhe të lirisë;
    Në emër të vullnetit të lirë njerëzor dhe të demokracisë;
    Në emër të të drejtës së popujve për vetëvendosje;
    Në emër të jetës, të drejtësisë, dhe të barazisë njerëzore;
    Në emër të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të popujve për vetëvendosje,

    po u drejtohemi me këtë M E M O R A N D U M

    Që:
    - T'i rishqyrtoni të gjitha vendimet e Konferencave dhe Kongreseve të viteve: 1913, 1919 dhe 1946, në të cilat u konfirmua pushtimi dhe copëtimi i trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike nga ana e shteteve shoviniste të Ballkanit: Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe më pas edhe nga ana e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM);

    - T'i rishqyrtoni kapitujt:

    I. BARAZIA SOVRANE, RRESPEKTIMI I TË DREJTAVE THELBËSORE TË SOVRANITETIT;
    II. MOSKËRCËNIMI DHE MOSPËRDORIMI I FORCËS;
    III.PAPREKSHMËRIA E KUFINJVE;
    IV. INTEGRITETI TERRITORIAL I SHTETEVE të Deklaratës mbi parimet që rregullojnë marrëdhëniet midis shteteve pjesëmarrëse të Dokumentit përfundimtar të Konferencës së Helsinkit për mosndryshimin e kufinjve në Europë të vitit 1975;

    - Si bazë themelore për zgjidhjen koloniale shqiptare në Ballkan, të merret në konsideratë edhe "Deklarata për njohjen e pavarësisë dhe të vetëvendosjes së vendeve dhe të popujve të kolonizuar", e cila është pjesë integrale e Rezolutës 111514 (XV), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 14 dhjetor 1960;
    - Të iniconi, të përgatitni dhe të thirrni një Konferencë Ndërkombëtare për Ballkanin, në të cilën do të merrnin pjesë të gjitha delegacionet e shteteve ballkanike dhe përfaqësuesit e intitucioneve të lartëshënuara botërore;
    - Të organizoni dhe të kryesoni, sa më shpejtë që të jetë e mundur, Konferencën Ndërkombëtare për Ballkanin, në të cilën do të debatoheshin dhe do të shtroheshin për zgjidhje të gjitha çështjet e konfliktet ndëretnike dhe ndërshtetërore të Ballkanit;

    - Të mbahet sa më shpejtë Konferenca Ndërkombëtare për Ballkanin, e cila do t'i zgjidhte drejtë, me marrëveshje, në mënyrë demokratike dhe paqësore të gjitha çështjet e hapura e të pahapura kombëtare dhe ndërshtetërore të Ballkanit, përfshirë këtu edhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare;
    - Të përgatitet dhe të fillojë sa më shpejtë punimet Konferenca Ndërkombëtare për Ballkanin, e cila do të vendoste për Shqipërinë e Bashkuar, për Bullgarinë e Bashkuar, për Serbinë e Bashkuar, për Kroacinë e Bashkuar - dhe ky do të ishte Ballkani i Bashkuar që do të integrohej natyrshëm në Europën e Bashkuar;
    - Të thirret dhe të mblidhet sa më shpejtë Konferenca Ndërkombëtare për Ballkanin, në të cilën, pas zgjidhjes së drejtë dhe përfundimtare të çështjeve kombëtare ballkanike, të cilat janë burim i shfaqjes së krizave permanente në Ballkan, për shkak të gjeopolitikës dhe të gjeostrategjisë imperialiste sllave në Ballkan - do të shuheshin përfundimisht luftërat ndëretnike, do të zhvillohej ekonomia dhe demokracia, do të mbretëronte paqa dhe liria në mbarë Ballkanin dhe Europën.

    Zonja dhe Zotërinj!

    Duke i çmuar lartë vlerat fundamentale të bashkësisë ndërkombëtare, siç janë: liria, paqja, sigurimi, bashkëpunimi, rendi, drejtësia, barazia, mirëqenia..., si dhe duke vlerësuar lartë interesin kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan, konsiderojmë se ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare, në përputhje me standardet e së drejtës ndërkombëtare dhe të sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar, shqiptarëve të kolonizuar dhe të copëtuar në katër shtete (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia (IRJM) dhe Greqia), t'ua njohë të drejtën legjitime dhe legale të vetëvendosjes dhe, pse jo, edhe të drejtën e pamohueshme historike të ribashkimit kombëtar.

    A do të triumfojë në Ballkan paqa mbi luftën, liria mbi robërinë, drejtësia mbi padrejtësinë, demokracia mbi antidemokracinë, do të zgjidhen apo nuk do të zgjidhen çështjet kombëtare në Ballkan - kjo është në duartë e Juaja, varet nga vullneti dhe vendosmëria Juaj që këtë "fuçi baroti" (Ballkanin) ta shndërroni në oazë të paqes, të lirisë dhe të demokracisë.

    Dhe në fund, Zonja dhe Zotërinj, duke ju përshëndetur dhe duke ju dëshiruar punë të mbarë, mbetemi me shpresë dhe në pritje të angazhimit Tuaj të drejtëpërdrejtë në zgjidhjen e çështjeve kombëtare në Ballkan, përmes një Konference Ndërkombëtare.

    Me respekt të thellë dhe konsideratë të lartë,

    KRYETARI I FBKSH-së,
    JUR. VALDET VARDARI (d.v.)

    SEKRETARI POLITIK I FBKSH-së,
    AV. ALBAN VJOSA (d.v)

    SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË AKSH-së,
    Gjeneral RAMADAN VERIKOLLI (d.v)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #94
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Dekratatë Politike

    DEKRATATË POLITIKE NR. 9 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR(FBKSH)

    - Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) është i shtrënguar që publikisht të denoncojë gjithë politikën titiste, e cila gjatë dekadës së fundit ka mbisunduar e dominuar politikën zyrtare të Tiranës, të Prishtinës, të Shkupit dhe të Podgoricës, plitikë kjo që po përpiqet që popullin shqiptar ta ndajë e përcajë në: popull shqiptar, në popull kosovar dhe në popull cam, apo edhe më keq se kaq, shqiptarët nën "Maqedoni" t'i quajë maqedonas, shqiptarët nën Mal të Zi t'i quajë malazezë dhe shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) t'i quajë serbë.

    - E gjithë kjo politikë antikombëtare ka për sunim shpërbërjen e kombit shqiptar sipas një plani të mirënjohur antishqiptar europian, që parasheh: 1.Shqiptarët në Republikën e Shqipërisë të quhen shqiptarë, ashtu si gjermanët e Republikës Federale të Gjermanisë që quhen komb dhe shtet gjermanë;
    2.Shqiptarët e Kosovës të quhen kosovarë, ashtu siq gjermanët e Austrisë quhen komb dhe shtet austriak;
    3.Shqiptarët nën "Maqedoni" (në Luginën e Vardarit: Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërcovë, Strugë, Prespë, Manastir, Përlep dhe Veles) të quhen maqedonas, ashtu si gjermnofolësit në Zvicër që quhen zvicerianë;
    4.Shqiptarët nën Mal të Zi (në Malësinë e Madhe: Tivar, Ulqin, Tuz, Plavë dhe Guci) të quhen malazezë dhe
    5.Shqiptarët nën Serbi (në Kosovën Lindore: Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Toplicë) të quhen serbë.
    - Të këtij qëllimi janë edhe të ashtuajturit simbole dhe flamuri i të ashtuajturit shtet i Kosovës, që nuk përbëjnë asnjë element kombëtar shqiptar, që kanë qenë, janë dhe përjëtësisht do të jenë të papranueshëm për Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të gjithë strukturat e tij: Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH), Sigurimin Kombëtar Shqiptar (SKSH) dhe Fondin Kombëtar Shqiptar (FKSH), që përfaqësojnë vullnetin e popullit shqiptar të Shqipërisë Etnike dhe të diasporës shqiptare për integrimin ndërshiptar dhe ribashkimin kombëtar shqiptar të të gjitha trojeve shqiptare dhe të popullit që jejton në këto troje shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, me emrin shumë të bukur SHQIPËRI.
    - Nëse bashkësia ndërkombëtare dhe gjithë veglat e saj shqipfolëse dëshorojnë që të binden me këtë realitet të sipërcekur, le të urdhërojnë që edhe popullit shqiptar t'ia lejojnë dhe njohin e garantojnë të drejtën e vetëvendosjes së popujve, e drejtë demokratike kjo e garantuar me dhjetëra konventa e rezoluta të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe përmes formës më demokratike, referendumit plebishitar e mbarëpopullor, populli shqiptar i të gjitha trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike të deklarohet:
    1. PRO, ose
    2. KUNDËR
    Ribashkimit Kombëtar Shqiptar në një shtet të vetëm kombëtar me emrin SHQIPËRI. Dhe, nëse më tepër se gjysma e popullit shqiptar do të deklarohej kundër këtij ribashkimi edhe FBKSH dhe të gjitha strukturat e tij nuk do të kishin të drejtën e tyre që të vepronin kundër vullnetit të sovranit popull.
    - Në të kundërtën e kësaj, kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë, por jo edhe shumë kohë të gjatë dhe në pafundësi, që edhe popullit shqiptar më në fund t'i njihet e drejta e vetëvendosjes, sepse në të kundërtën durimit tonë i ka ardhur fundi dhe mbi të gjitha Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është bërë e papërmbajtur dhe ka shumë rrezik që të rrëbelohet e të shkëputet nga Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe pastaj gjykojmë se do të jetë shumë vonë dhe nuk do të ketë më vend as për bisedime, sepse FBKSH prej kohësh ka deklaruar se, nëse do të kërsasë pushka e AKSH-se nuk do të ketë më bisedime të llojit Rambuje e Paris, Koncul dhe Ohër.
    - Prandej, për herë të fundit edhe apelojmë që, nëse vërtetë dëshirojmë paqë e stabilitet në Evropë, fillimisht kjo paqë e ky stabilitet duhet të arrihet në Ballkanin e trasuar, në këtë ballkan "fuci baroti", gjithëmonë sipas parimit të së drejtës së vetëvendosjes së popujve, që nënkupton krijimin e shteteve etnike në Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Greqia Etnike, Bullgaria Etnike, Kroacia Etnike dhe pse jo edhe Serbia Etnike, me c'rast edhe do të krijoheshin komb-shtetet e ballancuara në Ballkan, ku më pas dhe në vazhdimësi do të pasonin edhe integrimet e rradhës, qofshin këto ballkanike apo euro-atlantike, por gjithëmonë mbi bazën e verdiktit të sovranit popull, që është parimi themelorë i demokracicë moderne.

    Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
    Mr. Gafurr ADILI (d.v.)
    Tiranë, 29 shtator 2007.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #95
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shikoni së pari këto 2 intervista dhe logjikojeni vet se pse është dashur të dal AKSH në Kosovë...
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #96
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH;


    DUKE U BAZUAR NË PLATFORMËN POLITIKE DHE NË STATUTUN E FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR, SEKRETARIATI VENDIMMARRË I KRYESISË QENDRORE TË FBKSH-SË, PUBLIKON :




    DHJETË CILËSITË E ANËTARIT TË FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË LUFTËTARIT TË ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE

    1. Anëtarët e F.B.K.SH.-së dhe luftëtarët e A.K.SH.-së duhet të jenë besnikë të idealeve atdhetare të popullit shqiptar. Kjo do të thotë që ata kurdoherë duhet të jenë luftëtarë të papërkulur për mbrojtjen e idealit atdhetar, të vendosur deri në vdekje për t'i shërbyer popullit shqiptar në çdo moment dhe rrethanë, të gatshëm për çdo sakrificë që mund të kërkohet në emër të
    interesave të çlirimit, të ribashkimit dhe të mbrojtjes së tokave shqiptare.

    2. Anëtarët e F.B.K.SH.-së dhe luftëtarët e A.K.SH.-së duhet të jenë të pajisur me një disiplinë të çeliktë e të ndërgjegjëshme, me një vullnet të hekurt për zbatimin e Platformës Politike, të Statutit dhe rregulloreve të F.B.K.SH.-së, si dhe të Rregullores së Disciplinës të A.K.SH.-së, të zakoneve të mira të popullit shqiptar dhe të ligjeve e normave ndërkombëtare, të cilat nuk i cënojnë interesat e kombit e të atdheut.

    3. Anëtari i F.B.K.SH.-së dhe luftëtari i A.K.SH.-së në aktivitetin e tij duhet të ketë nismë, të jetë kreativ në përshtatje me kushtet e rrethanat në të cilat ai vepron dhe të dijë të organizojë punët paraprake që ato të zbatohen me sukses dhe përpikmëri.

    4. Anëtarët e F.B.K.SH.-së dhe luftëtarët e A.K.S.H.-së duhet të jenë të ndërgjegjëshëm se qenia në Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe në Armatën Kombëtare Shqiptare nuk sjell dhe nuk mund të sjellë as më të voglin privilegj personal; përkundrazi, sjell vetëm detyra të mëdha dhe me përgjegjësi. Kush mendon ndryshe, kush do të përpiqet që t'i krijojë vetes, familjes së tij ose dikujt tjetëri privilegje, qofshin këto materiale ose morale, ai për asnjë çast nuk e meriton nderin e madh për të qenë anëtar i F.B.K.SH.-së dhe luftëtar i A.K.SH.-së dhe do të përballet me organet ndëshkuese (hetuesinë, prokurorinë dhe gjykatat) të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar.

    5. Anëtari i F.B.K.SH.-së dhe luftëtari i A.K.SH.-së duhet të jetë i lidhur me popullin si mishi me kockën, të dëgjojë e respektojë me vëmendje e korrektësi të gjitha urdhëresat e eprorëve të tij dhe t'i zbatojë ato në afat dhe me përpikmëri, të jetojë e të veprojë bashkë me popullin dhe për popullin. Ai duhet të jetë armik i papajtueshëm i mendjemadhësisë, i arrogancës, i frymës së hatereve dhe i akraballëqeve, i çdo përçmimi dhe nënvleftësimi të masave popullore e të punës së tyre, të luftojë me guxim kundër kujtdo që çfaq tendenca të tilla në dëm të interesave të masave popullore, në përgjithësi dhe të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar e të Armatës Kombëtare Shqiptare, në veçanti.

    6. Anëtar i mirë i F.B.K.SH.-së dhe luftëtar konseguent i A.K.SH.-së është ai që kurdoherë punon për zhvillimin e ngritjes politike, për të kuptuar drejt luftën e armatosur çlirimtare dhe për t'i shpjeguar popullit domosdoshmërinë e zhvillimit të saj deri në realizimin e aspiratave të tij për të jetuar i lirë dhe dinjitoz në atdheun e tij të lirë e të ribashkuar në një shtet të vetëm shqiptar. Ai duhet të dijë të dallojë, pas një analize të drejtë dialektike, të mirën nga e keqja dhe të rrezikshmen nga më pak e rrezikshmja.

    7. Atdhetar konseguent i F.B.K.SH.-së dhe luftëtar i devotshëm i A.K.SH.-së është ai, që me punën e sjelljen e tij e fiton besimin dhe dashurinë e njerëzve, që i edukon dhe i shpëton ata që gabojnë dhe që i godet pa mëshirë ata që janë të pandreqshëm, shpirtërisht të rrezikshëm, armiqtë e popullit e të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe të Armatës Kombëtare Shqiptare.


    8. Çdo anëtar i F.B.K.SH.-së dhe luftëtar i A.K.SH.-së duhet të pajiset me një vigjilencë e gadishmëri luftarake për të mbrojtur me sukses vijën e drejtë të luftës së armatosur çlirimtare dhe pastërtinë e idealeve të pjestarit të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe të luftëtarit të Armatës Kombëtare Shqiptare.


    9. Anëtari i F.B.K.SH.-së dhe luftëtari i A.K.SH.-së duhet të karakterizohet nga një drejtësi e kulluar, të mos i fshehë kurrë të metat e gabimet e tij, por t'i kritikojë dhe të përpiqet t'i eliminojë ato kurdoherë që t'ia vënë në dukje shokët dhe bashkëluftëtarët e tij.

    10. Anëtari i F.B.K.SH.-së dhe luftëtari konseguent i A.K.SH.-së duhet të punojë e veprojë me një ndërgjegje të lartë atje ku e kanë caktuar shokët dhe ku ka nevojë Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe Armata Kombëtare Shqiptare, duke vënë kurdoherë e mbi të gjitha interesin e përgjithshëm mbi ate personal.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #97
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Njoftime,Deklarata, Komunikata dhe Sqarime te FBKSH-së, AKSH-së dhe SKSH-së http://www.al-today.com/njoftime_FBKSH.htm
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Pas ribashkimit kombtar a e ka ndermend kjo organizate qe te kyqet ne politike per te qeverise Shqiperine ?

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Rrofte shqiperia Etnike rrofshin shqiptaret .

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    S I G U R I M I I A T DH E U T ‘

    K O M U N I K A T Ë
    Nr. 007 / 04/10/2007 / Prishtinë

    Sigurimi i Atdheut:Reagojmë ashpër, me rastin e daljes ne sket te AKSH-së nëpër rrugë të ndryshme në Kosovë, nga ana e një grupi terrorist, të cilët, në pamundësi për të realizuar synimet e veta idioteske, tradhëtuan djathtizmin kombëtar, duke i dalë përballë atij dhe duke u bërë me vetëdije pararojë e majtistëve kuislingë si Gafurr Adili dhe Idajet Beqiri të cilët kanë vrarë atdhetarët më të devotshëm të Pavarësisë së Kosovës.

    Sigurimi i Atdheut: Tërheqim vërejtjen, se çdo shantazh që Ju tentoni ti beni Kosovës dhe bashksis nderkombtare do të bëni kundrejt vullnetit te Pollit dhe miqve tan Natos dhe Amerikes dhe Evropes, do të pësoni me jetë. Ju ftojmë që për të mirën e familjeve tuaja dhe për të mirën e Kosovës, të reflektoni dhe të kërkoni falje, dhe te lini shtetin dhe Institucionet e Kosovës qe i ngriti i Presidenti Brahim Rugova tash i ndjer.K
    ur ju mund të ç’orientoni dhe shantazhoni Populltaen dhe Miqt tan ketu ne Kosovë dhe gjetiu, ju betohemi se do t’ju godasim pa paralajmërim.

    Sigurimi i Atdheut: Ftojmë qytetarët e Kosovës, posaqërisht anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të mos bijnë pre e mashtruesve dhe e matrapazëve mospërfillës të cilët kanë qellim te destabilizoin Kosovën.
    Ata kanë qëllime mashtrimi dhe nuk janë të aftë për ta drejtuar Kosovën dhe për ta bërë të pavarur. Këta matrapazë kanë ikur nga përgjegjësitë që kanë pasur dhe tani kërkojnë përsëri përgjegjësi nga Ju, të cilët do tradhëtoin pikërisht në momentin e fundit kur çështja e Kosovës do të jete gati të fitoj statusin përfundimtar. Ata janë të shitur, majtistët të cilët kanë vrarë dhe po vrasin atdhetarët më të denjë të pavarsisë së Kosovës. Ata janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe sot janë bërë aleatë të majtistëve të cilët i kanë paguar mirë që në të ardhmen t’i kenë për vete kur të vendosin që Kosovën t’ia bashkojnë Shqipërisë. Majtistët duan që ta rikthejnë Shqipërinë e madhe dhe kështu të bëhen rreziku për Ballkanin. Prandaj mos e përkrahni tradhëtinë e cila na e prishë imazhin; ta bëjmë Kosovën sipas planeve të Dr.Ibrahim RUGOVËS, të pavarur demokratike me fqinjësi të mirë dhe të integruar në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar.

    Sigurimi i Atdheut: Jemi të informuar edhe për anëtarë të tjerë të “pakënaqur” të kryesisë së LDK-së, të cilët po planifikojnë që në momentin e fundit ta lënë LDK-në të boshatisur dhe t’i kthejnë shpindën Partis se ish Presidentit të Pavarësisë së Kosovës, Dr.Ibrahim RUGOVA, ti bashkangjiten Hashim Thaqit dhe grupeve tjera Majtiste ne Kosovë.
    Po këtyre u bëjmë thirrje të tërhiqen nga lojërat e pista dhe të pa krye sepse më këtë strategji ata do të jenë përgjithmonë të humbur. Jemi të detyruar të ju informojmë se njëra nga të rebeluarat e LDK-së mban lidhje dhe ka mbështetje nga ekstremistët të cilët veten e kanë quajtur Armata Kombëtare Shqiptare, dhe synojnë që me forma terroriste ta bashkojnë Shqipërinë, që Kosovën t’ia bashkojnë Shqipërisë dhe me ne të udhëheq Fatos NANO apo Gafurr ADILI i cili është ngusht i lidhur me trashigimtarët e Enver HOXHËS dhe cilësohet si “Enveri i dytë”. Ata kanë plane të shkatërrimit të LDK-së dhe të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë; ndërsa populli i Kosovës ka votuar dhe do ta votojë partin e Dr.Ibrahim RUGOVËN, Presidentin e Pavarësisë. Lëvizja juaj do të fitoj turpin dhe do të vejë në humnerë me majtistët të cilët nuk do të kenë vend në Kosovën e Pavarur.

    Sigurimi i Atdheut: Urdhërat janë të prera. Sigurimi i Atdheut është gjithmonë në mbrojtje të atdheut dhe të strukturave atdhetare të Pavarësisë së Kosovës. Kosova nuk është e vejë, ajo ka burra që i dalin zot.


    Kolonel. R. Miftari
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Si te fitoj perseri dashurine e humbur?
    Nga step në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:49
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:50
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •