EDVIN largohu me mire sa nuk eshte vone.Postuar më parë nga 2043
Nuk je i zoti te mbash dy kunguj nen sqetull.
Shtrengo Bashkine qe vete e di si e more se Partia jote po te le shendene.
EDVIN largohu me mire sa nuk eshte vone.Postuar më parë nga 2043
Nuk je i zoti te mbash dy kunguj nen sqetull.
Shtrengo Bashkine qe vete e di si e more se Partia jote po te le shendene.
JETEN TA JETOSH PA E VRARE
qerim djali.. sigurisht qe ato vajza qe ke njohur ti i njeh ne lokalet luksoze te elbasanit e jo ne bahcet ku prashisin miser fshatarkat fukaresha.. ne bradashesh mollas a shpato qykso grop teze..
pra vajza bosash ke njohur..nga ato qe si muhabet kane.. e mi ku do shkoni kte vit per shullim shalo mullaqesh.. ne paris ne krete ne struge ne antalia .. a rimini..
ato me ps -ne jan nuku diskutonet..
Jo po kerkoja uje nga frigo te lag pak ekranin e kompjuterit.Postuar më parë nga vagabondo_nyc
A je i gatshem te vish te deshmosh kunder vepres kriminale prej 3 milion eurosh te keqperdorura qe permende, se per keso gjerash mund te ngris padi kush te doje vetem sill faktet?
Mes tjerash Bamiri me duket te jete fytyre mjaft e re dhe aspak e konzumuar ne politike.
Nese ky do te mbaje vetem gjysmen e Personalitetit qe ka shprehur ne disa nga paraqitjet qe i kam pare, -po nuk iu be obstrukcion i tepruar ne ate post, ai do te arrije te rregulloje shume gjera.
Por nese partite e qytetaret e polarizuar merrezisht partiakisht klanisht e budallisht, bejne cmos per ta deshmuar te kunderten e asaj qe "premton" figura e tij, -jam i sigurt qe pas disa vjetesh do t'ia arrijne te deshmojne "se Bamiri nuk paska qene aq aq i mire!". Por demin do ta paguajne ata vet bashke me gjithe qytetaret tjere te pafajshem si dhe gjeneratat qe po vijne. Nje gje e tile do te jete fitore e madhe! Do te flijojne nje te ardhme me te mire te tyre, vetem e vetem per te deshmuar se nje qytetar i tyre nuk qenka aq i mire per postin e kryetarit.
Te ju ende vazhdon te ngelet parim themelor mendesia: "Per inat te rese me vdekte djali!"
Edhe do t'u vdese. Me rendesi eshte te shlyeni inatet tuaja provinciale. Ani cka qe me keto pislleqe manipulimesh humbe i gjithe kombi?
Populli shqiptar duhet te marre anen e vetes dhe te luftoje per interesat e veta nje here ne histori, e jo te identifikoje fatin e vet me fatin e bandave politike aq sa te jete ne gjendje te rrezikoje edhe ekzistimin e vet per interes private te grupeve te caktuara.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
O robo, ti nuk qeke i vëmendshëm. Çfarë tha ai Draguti sipër, tha që edhe nëse janë paguar do të thotë që PS qeka parti ordinere që "shet" deputetë.Postuar më parë nga vagabondo_nyc
Ndryshe LSI kur Nano i ofroi lekë për tu zgjedhur presidetn (thashethem lokali) nuk pranuan. Pra ka dhe nga ata që nuk blehen. PS përkundrazi shitet dhe shitet edhe shtrenjtë për një p.u.t.a.n e stazhonuar siç është.
Bardhyl Agasi: Lëvizja Nano po i rikthen vlerat PS
“Gazmir Bizhga është thjesht një vegël në duart e kryetarit të PS Edi Rama”. Ky është mendimi i ish deputetit socialist Bardhyl Agasi i cili tashmë radhitet ndër mbështetësit në bazën e qytetit të Durrësit të ish kreut të PS Fatos Nano. Në intervistën e ditës së djeshme dhënë për gazetën Agasi ka evidentuar një sërë problemesh brenda Partisë Socialiste në Durrës e cila sipas tij është më çorientuar se kurrë. Sipas tij “aktualisht, Gazmir Bizhga udhëheq Partinë Socialiste në kundërshtim me statusin e kësaj partie, për të cilën ai flet kaq shumë”.Me detyrën e kryetarit duke i dhënë vetes dhe pozitën e pronarit të partisë, Bizhga ka mbetur i braktisur, duke bërë herë pas herë rolin e shefit të egër në zyrat e selisë së PS.
Nisur nga ndryshimet që kanë përfshirë Partinë Socialiste, sipas jush sa funksionale është kjo forcë në Durrës ?
Dobësia më e theksuar në Partinë Socialiste të Durrësit është funksionimi i saj. Pasi që prej tetë muajsh çdo element strukturor i kësaj partie është jashtë çdo funksionimi. Kjo për arsye se nuk janë mbledhur asnjëherë forumi, kryesia, asambleja, dhe jo më të jetë mbledhur anëtarësia, për të cilën as bëhet fjalë. Ka tre muaj që është mbledhur kryesia e partisë dhe nuk janë mbledhur anëtarët për të zgjedhur kryesinë e re të partisë, si sekretarët etj. Kur nuk funksion asambleja e partisë, fakt që prek thellë bazën, për pasojë sjell çorientime , të cilët të çojnë në këtë situatë që po kalon tani kjo forcë politike. Të gjitha këto çorientime vihen re pas zgjedhjes së Gazmir Bizhgës, si kreu i PS së Durrësit, zgjedhje këto, ku u konstatuan shkelje të normave dhe statutit të partisë. Madje kreu aktual i PS në Durrës nuk ka rezultuar i zgjedhur në bazë të statutit të partisë. Sipas statutit, pjesëmarrja në votime duhej të ishte 50 përqind plus 1 të anëtarësisë, ndërsa realisht Bizhga ka marrë 27 përqind të votave. Për këtë fakt ka munguar totalisht reagimi nga qendra, ndërsa flitet për norma dhe rregulla të partisë në mbrojtje të statutit dhe një politike të re.
Mendoni se kreu i PS së Durrësit Gazmir Bizhga po ndjek rrugën e Ramës për largimin e anëtarëve, të kësaj force që ai i quan kundërshtarë tij, me qëllim privatizimin partisë ?
Nuk mund të flitet për privatizimin e partisë as nga Bizhga dhe as nga Rama, pasi ata nuk ia arrijnë dot qëllimit. Partia nuk është një plaçkë apo një mall dhe do të ishte naivitet nëse privatizimi i saj është synimi i vërtetë i tyre. Çështja qëndron nëse nisemi nga një qëllim i përbashkët si forcimi i partisë apo fitorja në zgjedhje elektorale, por kjo arrihet vetëm nëse çlirohemi nga paragjykimet. Një drejtues i mirë partie është ai që bën sa më shumë njerëz për vete, që mban sa më afër anëtarësinë e partisë, që respekton vlerat dhe kontributin e secilit prej anëtarëve, që të mos shihen si një relike për t’u vendosur në muze, por si një bashkim forcash për t ia arritur qëllimit kryesor, që është ri ardhja në pushtet, për të çuar më përpara zhvillimin e vendit dhe për t’u integruar në strukturat atlantike. Partia Socialiste nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pre e interesave të këtij apo atij, por është klasifikuar si forca më progresiste në vend, shembull i mendimit dhe veprimit të lirë në dobi të së sotmes dhe të së ardhmes.
Çfarë humb PS e drejtuar nga Gazmir Bizhga, në një kohë që sipas jush, ai është zgjedhur në krye të saj duke shkelur statusin e partisë ?
Drejtimi i PS nga Bizhga e ngushton shumë hapësirën për një funksionim normal të kësaj force politike. Por unë mendoj se jo të gjitha problemet në PS kanë si kryefjalë Bizhgën në Durrës, pasi dhe ai urdhërohet nga dikush tjetër. Për hir të së vërtetës edhe Bizhga ka dhënë kontributet e veta në parti, pasi ka qenë për shumë vjet ne krye të saj. Por e keqja vjen, në një tjetër pikë. Ndonëse ai ka përvojë në drejtim të partisë, po e shikon gjithnjë e më ngushtë këtë rol të tij si drejtues, duke u shkëputur nga një pjesë ë madhe e anëtarësisë po edhe nga kolegë të tij të afërm me të cilët ka bashkëpunuar prej vitesh. Ai duhet ta kuptojë se përçarja më e vogël brenda PS sjell humbjen e saj në Durrës, ndoshta më keq së në vitin 2005, kohë kur kjo forcë ishte e bashkuar dhe humbi thellësisht. Më shumë se kujtdo i takon Bizhgës që të luftojë për bashkimin e PS në Durrës, për zbatimin e statusit të partisë si dhe për njohjen e aktivizimin e vlerave që ka PS në Durrës.
Sa e fortë është lëvizja Nano në Durrës ?
Fatos Nano është dhe mbetet themelues i Partisë Socialiste dhe si i tillë është numri një, nisur nga vlerat dhe kontributet që ai ka dhënë në PS. Lëvizja Nano është e gjithë atyre socialistëve, të cilët po shohin gjithnjë e më tepër me dhimbje se PS si forca më demokratike po humb pikërisht ato vlera që kanë të bëjnë me demokratizimin e kësaj partie, si mendimi i lirë e i ndryshëm si dhe bashkimi i të gjithëve për të arritur zbatimin e programit të saj. Kështu në emër të një politike të re për të përmbysur politikën e vjetër, ku shkelen normat e statusit të partisë, vlerat dhe kontributet ndër vite të saj si dhe ku në qendër të veprimtarisë së saj vihet konfliktualiteti. Objektiva të tilla madhore si forcimi i partisë, çuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme, apo zgjedhja e presidentit socialist, asnjë prej tyre nuk pati rezultat. Aktualisht PS po vuan nga një dobësim i jetës organizative si dhe po përjeton frytet e përçarjes. Të gjitha këto për shkak të mos funksionimit si duhet të strukturave të partisë. U bë mirë që nuk u realizuan zgjedhjet e parakohshme, pasi ata nuk duhet të shërbenin si një mjet për të mbajtur të ndezur elektoratin. Lëvizja Nano është një lëvizje që vepron brenda PS dhe jo kundër individit dhe medoemos ajo do të gjejë gjithnjë e më tepër përkrahjen e anëtarësisë së partisë dhe në rend të saj do të jetë gjithpërfshirja dhe si e tillë besoj se ajo do të kuptohet nga të gjithë si një lëvizje me një vlerë të madhe.
Zbardhet strategjia e Nanos për rikthimin në PS
Ashtu sikurse tashmë dihet, brenda Partisë Socialiste proklamohen dy rryma politike, kundërshtare me njëra-tjetrën. Nga njëra anë po gjeneron lëvizja e ish-kreut të PS, Fatos Nano, e cila ka në thelbin e saj rrëzimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Nga ana tjetër, ky i fundit për hir të sulmit që po i bëhet ka vendosur ti kundërpërgjigjet lëvizjes Nano duke zhvilluar të njëjtin hap me paraardhësin e tij, takimet me bazën socialiste. Për sa i përket lëvizjes së ish-kreut të PS, hapi i parë i saj do të jenë takimet me krerët e PS në rrethe, ku pritet që konkretisht në 10 shtator, Nano me mbështetësit e tij të zbresë në bazë.Këto takime do të zhvillohen në kuadër të një dialogu të ri bashkëpunimi ku synimi do të jetë fuqizimi i kohezionit në PS. Burime brenda lëvizjes bëjnë të ditur se pas takimeve me bazën, në vijim të strategjisë së tij për të rrëzuar kryesocialistin Rama, Nano do të mobilizohet për ngritjen e një kongresi të parakohshëm në Partinë Socialiste, për ngritjen e të cilit mbledhja e firmave në mënyrë të heshtur tashmë ka filluar. Me ngritjen e kongresit të parakohshëm Nano me mbështetësit e tij do të kërkojë dhe rrëzimin e të gjitha vendimeve të Asamblesë së partisë që kreu aktual i PS, Rama. Rrëzimi i vendimeve do të bëhet në bazë të statutit të partisë ku do evidentohet se vendimet e marra vetëm nga Rama pa marrë parasysh mendimin e anëtarëve të tjerë të Asamblesë. Ndërkaq, me lëvizjen e fundit në kongres, burime konfidenciale bëjnë të ditur se Nano do të kërkojë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, ku normalisht pritet që Rama të vihet përpara Nanos për postin e kreut të Partisë Socialiste. I gjendur ngushtë nga trysnia e fortë që lëvizja Nano pritet të sjellë ditët në vijim në PS, Rama po mobilizon mbështetësit e tij për një tur në bazë ku do të konsultohet me krerët socialistë rreth dialogut të një politike të re dhe duke kërkuar sigurisht mbështetjen e tyre kundër ish-kreut të PS. Vlen të theksohet fakti se kryesocialisti ka pikasur deputetët e luhatur socialist ndërmjet tij dhe Nanos dhe për ti bërë mbështetës të tij u ka afruar afera korruptive ku rastet konkrete janë Taulant Balla dhe Bashkim Fino. Balla i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Fatos Nanos iu propozua nga Rama posti i kryetarit të një komisioni të Asamblesë, ndërkohë edhe ish-sekretarit organizativ të PS, Bashkim Finos iu propozua një post i tillë të cilin ky i fundit në mënyrë të prerë e refuzoi. Me sa duket rezistenca e kryesocialistit për ti bërë ballë lëvizjes së furishme të Nanos sa vjen dhe dobësohet. Ndërkohë që vlen të theksohet fakti se nisma e rrymës së Ramës dhe asaj të Nanos pritet të ketë dhe përplasjen e saj të parë ditët në vijim.
Përplasjet
Duke u ndalur tek fraksioni Nano, vlen të theksohet se përjashtimi i tij dhe i gjashtë deputetëve, mbështetës të tij nga partia u shndërrua në arsyen kryesore për të cilën Nano kërkon të rrëzojë Ramën nga posti i kreut të Partisë Socialiste. Strumbullari i synimit të këtij të fundit për të nxjerrë jashtë funksioneve të partisë liderin historik të PS si dhe mbështetësit e tij ishte pikërisht zgjedhja e presidentit. Shpallja e Nanos si kandidat për kreun e shtetit nuk u prit mirë nga kryesocialisti Rama, i cili që atëherë e cilësonte Nanon si pjesë e politikës së vjetër, pra kandidimi i Nanos ishte në kundërshti me Ramën, i cili u acarua me të gjithë deputetët që firmosën për kandidaturën e Nanos. Nga ana e tij, Rama pasi u fut Nano në garë i përdori të gjitha manovrat për ta nxjerrë atë nga gara duke mbledhur firma për kandidaturën e kreut të PAD, Neritan Ceka. Futja e Cekës në lojë ishte në bashkëpunim me mazhorancës, e cila kuronte të rrëzonte Nanon dhe ti krijonte hapësira kandidaturës së Topit për të fituar. Në këtë kuadër nxjerrja e Nanos nga gara presidenciale e nxiti këtë të fundit të organizonte mbështetësit e tij për të shkuar në seancën e votimit të presidentit, fakt ky që shkelte vendimin e grupit parlamentar të PS në të cilin ishte ndaluar prezenca e deputetëve në seancat e votimit të presidentit. Ndërkohë, duke e shpallur Nanon dhe gjashtë deputetë që shkelën vendimin e grupit socialist, Rama vendosi ti përjashtonte nga partia. Fill pas përjashtimit, ish-kreu i Partisë Socialiste paralajmëroi se në shtator do të organizonte lëvizjen brenda PS.
PS-ja: Topi të mbledhë mazhorancën dhe opozitën për reformat
Opozita i kërkon Presidentit që të ulë në një tryezë të përbashkët të gjitha partitë parlamentare
Partia Socialiste ka ftuar dje Presidentin e Republikës, Bamir Topi, që të bëhet nxitës i reformës aq të domosdoshme në sistemin e drejtësisë, në cilësinë e kryetarit të KLD-së. Ftesa, kreut të shtetit, i është bërë nga kryetari i Komisionit të Asamblesë Kombëtare të PS-së për çështjet ligjore dhe reformat, Ylli Manjani. Ai tha se kërkesës së qeverisë për një rezolutë për mbështetjen e reformave, PS-ja preferon t‘i përgjigjet me reforma konkrete. Sipas Manjanit, deri më tani, qeveria nuk ka hedhur asnjë hap konkrete në drejtim të reformimit të sistemit të drejtësisë në vend. Në këta dy muajt e fundit, tha ai, mazhoranca ka prodhuar vetëm deklarata dhe fjalime, por asnjë hap konkret reformues. Funksionari i selisë rozë ka përsëritur edhe një herë kërkesën e bërë pak kohë më parë nga opozita për ngritjen e një komisioni parlamentar për reformimin e sistemit të drejtësisë. Ngritjen e një grupi ekspertësh nga më të mirët në vend, pranë këtij komisioni, si dhe thirrjen për asistencë profesionale të ekspertëve të huaj, veçanërisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Ylli Manjani tha se për këto propozime Partia Socialiste është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmesën e saj politike dhe tekniko-profesionale. Gjithashtu ai i ka kujtuar mazhorancës se reforma në sistemin e drejtësisë nuk duhet ngatërruar me emra të përveçëm, duke lënë të kuptohet se ajo nuk duhet të këmbëngulë te shkarkimi i Kryeprokurorit Sollaku. Kjo deklaratë e Manjanit vjen një ditë pas ftesës së bërë nga ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, i cili kërkoi bashkëpunimin e partive opozitare për realizimin e reformës në sistemin e drejtësisë. Reformë që duket se po mban "peng" politikën shqiptare, e cila prej disa muajsh deklaron se duhet të arrihet reformimi në sistemin e drejtësisë, por ende nuk janë hedhur hapa konkretë, përveç disa takimeve që ka bërë në fillim të gushtit Presidenti Topi me drejtuesit e partive politike dhe për përveç problemeve të tjera, reformimi i sistemit të drejtësisë ka qenë një ndër temat kryesore të bisedës.
Gazeta Shqip
#VamosArgentina
Kryetari i LSI-së shuan zërat për bashkëqeverisje me PD-në: Ka qenë vetëm një keqinterpretim
Meta: PS-ja të stabilizojë gjendjen brenda saj
"Socialistët të mos humbin energji me lëvizje boshe, por të bëjnë opozitë"
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, u ka dhënë fund zërave se partia e tij do të bashkëqeverisë me PD-në, duke e cilësuar këtë si të panevojshme dhe absurde. Qëndrimi i kryetarit të LSI-së vjen dy ditë pas deklaratave të bëra nga drejtuesit e kësaj force politike, të cilët lanë të hapur mundësinë për një bashkëqeverisje me bazë të gjerë. Meta e ka mohuar krejtësisht këtë ide, duke e cilësuar atë si keqinterpretim. "Nuk kam pasur asnjëherë asnjë ide dhe nuk mund të kem, aq më tepër tani që mazhoranca ka kaluar në eufori pas zgjedhjes së Presidentit, lidhur me idenë e bashkëqeverisjes së LSI-së me PD-në. Kjo jo vetëm është e panevojshme, por është edhe absurde, duke pasur parasysh raportet në Kuvend", është shprehur Meta. Gjithsesi, ka theksuar ai, kjo nuk e përjashton vullnetin tonë për të bashkëpunuar në çështje që nuk mund t‘i zgjidhë e vetme mazhoranca e sotme, si çështja e reformës zgjedhore, që përbëjnë interes përtej kufijve të saj dhe opozitës. Duke sqaruar deklaratat e bëra nga drejtuesit e LSI-së tri ditë më parë, Meta ka deklaruar se "nuk ka pasur asnjë kërkesë të LSI-së për qeverisje konsensuale. Para zgjedhjes së kreut të shtetit, kemi bërë disa propozime lidhur me Presidentin konsensual dhe qeverisjen konsensuale, por kjo nuk nënkuptonte një përfshirje në qeverisje me PD-në, por presupozonte që qeveria të kishte disa prioritete, sidomos në reformën zgjedhore, çështjet e energjisë, etj., të cilat kishin dhe mbështetjen dhe konsensusin e opozitës". Gjithashtu kryetari i LSI-së ka akuzuar ish-kryetarin e PS-së Fatos Nano, si përccarës të PS-së, duke penguar realizimin e platformës integruese të kësaj force politike. "Unë nuk hyj në çështje të brendshme të PS-së, por për mendimin tim personal një politikan, i cili ka kontribute për përçarjen e PS-së, është e pamundur që të realizojë një platformë për integrimin e PS-së apo të opozitës, ose më tej për integrimin e të gjithë shqiptarëve", është shprehur Meta. Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet LSI-së dhe PS-në, Meta tha se ato do të vazhdojnë të funksionojnë në qëllimin e përbashkët primar për të rritur rolin e opozitës në vend. "Besoj se PS-ja dhe LSI-ja, si dhe forcat e tjera të opozitës janë gati për të bashkëpunuar e për të kryer detyrën e tyre. Ndaj është momenti që të gjitha forcat opozitare të tregojnë stabilitet të brendshëm, por është edhe momenti që të gjitha energjitë e tyre t‘i karikojnë dhe shpenzojnë për t‘i bërë opozitë qeverisë. Në këtë drejtim mendoj se PS-ja duhet të tregojë stabilitet dhe ky është për gjithë funksionimin e opozitës", tha ai. Duke injoruar lëvizjen e Nanos, kryetari i LSI-së tha se partia më e madhe opozitare nuk duhet të harxhojë energji të panevojshme. "Shprehim vullnetin tonë që PS-ja të mos harxhojë energji të panevojshme, që e shmangin atë nga detyrimet kryesore, që ka si forcë e rëndësishme opozitare, për të bërë opozitën ndaj qeverisë dhe për të bashkuar energjitë për të bërë opozitën", shtoi ai.
Gazeta Shqip
#VamosArgentina
Rama presion socialistëve kundër Nanos !!!
Synimi i kryesocialistit për të ngushtuar mundësitë e dominimit të ish-kreut të PS, Fatos Nano në PS, duket se është shndërruar në një sindromë. Takimi i Nanos me socialistët e bazës së Tiranës ka shqetësuar së tepërmi kryesocialistin Edi Rama. Ky i fundit, e ka shndërruar shqetësimin e tij në presion të shfrenuar ndaj organizatave socialiste të ftuara në takimin e Nanos. Bëhet e ditur se krerë të PS nëpër njësitë bashkiake janë bërë pre e presioneve të kryesocialistit për të mos marrë pjesë në takimin e ish-kreut të PS, me socialistët e Tiranës.Burime brenda lëvizjes, bëjnë të ditur se kreu i PS, Edi Rama jo më larg se pak orë para se të niste takimi, ka kontaktuar me përfaqësuesit e Partisë Socialiste të minibashkive duke iu bërë presion për të mos shkuar në takim si dhe u ka kërkuar atyre të mobilizonin qëndrimin kundër Nanos. Me këtë fakt, vlen të theksohet edhe mospranim e kandidatit të PS, Luan Zhegu, i cili kishte marrë edhe një ftesë për tu pjesë e takimit. Bëhet e ditur se Zhegu ka qenë një ndër të parët që Rama ka ndaluar prezencën e tij në thirrjen e Nanos për kthimin e vlerave institucionale të Partisë Socialiste. Ndërkohë që kreu i Njësisë Bashkiake nr 7, Pandeli Sara e ka shkelur urdhrin e kryesocialistit, Rama pasi prezenca e tij në takim u vë në dukje publikisht edhe nga vet organizatorët si dhe vet ish-kreu i PS, Fatos Nano. Ndërkohë që lëvizja e iniciuar nga ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano tashmë ka konfirmuar produktin e gjithë asaj pune të deritanishme në luftën kundër kreut Rama. Përreth 2 mijë të pranishëm kanë shprehur gatishmërinë për të qenë prezent në takimin e Nanos me socialistët. Realizimi i kësaj platforme konkrete synon dhe përmban taktikat praktike që do të ndërmerren kundër politikës së re dhe përjashtuese që kreu i PS, Edi Rama po përdor në selinë rozë. Kështu Lëvizja e ish-kryetarit Nano duket se po përparon çdo ditë e më shumë, në një luftë të hapur ndaj kryetarit Rama, duke vijuar në këtë mënyrë me mobilizimin e mëtejshëm të mbështetësve të tij në lëvizjen e brendshme në PS. Nën nismën e kthimit të vlerave institucionale në PS, në takimin e 19 shtatorit morën pjesë të gjithë mbështetësit e Nanos, po kështu edhe një numër i madh socialistësh që kanë qenë pjesë e strukturave të PS dhe që janë përjashtuar nga kryesocialisti Edi Rama. Ndërkaq për të qartësuar më tej hapat që do të ndërmarrë ky grupim anti-Rama, bëhet e ditur se takimet do të vazhdojnë edhe me bazën socialiste, ku qyteti i parë që mbështetësit e Nanos do të ndalen do të jetë qyteti i Vlorës. 19 shtatori shënoi një takim me rreze më të zgjeruar mbështetësish, ditë në të cilën u qartësua atë që kjo lëvizje po kundërshton prej kohësh “uzurpatorin e partisë”, Edi Rama. Ndërkaq prej kohësh Fatos Nano po vijon që përmes takimesh të hedhë hapat e mëtejshme që pritet në ndërmerren në të ardhmen. Takimet në tërësi kanë qenë të drejtuara nga deputetë si Petro Koçi dhe Elmaz Sherifi, ndërkohë që prezencën e tyre të plotë e kanë konfirmuar edhe anëtarët e lëvizjes për Politike Institucionale. Ndërkaq burime brenda lëvizjes bëjnë të ditur se ditët në vijim Nano me mbështetësit e tij do të zhvillojnë takime me bazën socialiste nëpër rrethe, me të gjithë ata socialsitë që i mëshojnë rikthimit të vlerave institucionale PS. Me sa duket objektivat e lëvizjes së ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano duket se kanë marrë drejtimin e tyre dhe ashtu sikurse ishte parashikuar takimet e tij me bazën po sjellin çdo ditë e më shumë gjenerimin e kësaj lëvizjeje. Takimet që po zhvillohen kanë trajtën e forcimit të kohezionit në PS dhe bashkimin e të gjithë faktorëve që sundojnë brenda saj duke përjashtuar kështu rrymat e kundërta që aktualisht kanë krijuar dhe atmosferën përçarëse në selinë rozë. Në këtë kuadër, palët mbështetëse të Nanos kanë hartuar pikat kyçe që do të ndiqen për të realizuar dhe qëllimin e lëvizjes, rrëzimin e Edi Ramës nga posti i tij. Vet ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka bërë të ditur se ka kërkuar bashkë me mbështetësit e tij, një raport të dy muajve të fundit për të analizuar veprimtarinë e tij në fund të sesionit dhe veçanërisht të asaj që u shfaq dhe që u evitua si krizë presidenciale që rrezikonte çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.
O brari, i modh ke qene dhe i modh vazhdon te mbetesh.
Me vjen keq qe i gjithe ky potencial intelektual si i yti arsyeton gjithmone djathtas dhe cdo gje majtas te jep alergji.Ndoshta ke te drejte.
Tani ti TOKE GEGA, une thashe , per Nanon, shyqur qe njeri hiku nga politika shkaterruese 17-vjecare dhe o burra te shporret edhe ai tjetri me shprese se nje gjenerate tjeter do te marre ne dore fatet e vendit dhe me siguri qe gjerat do te hecin me mire se sa ne drejtimin e dy te mallkuarve Nano Berisha.
Ti po e perkrah qe Nano te rikthehet serisht, Berisha te qendroje aq sa te doje dhe pjesa me e madhe e popullsise te rrije edhe 17-vjet te tjera duke vuajtur pasojat e ketyre te dyve. Ato nuk kane faj. Faji eshte i maskarenjeve dhe i minjve te haleve si puna jote TOKE GEGA qe perkrah ato qe e kane prure politiken ne kete deregje.
Krijoni Kontakt