Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lekë

    Nga Erion Dasho/

    Mos kërko në fshatin apo qytetin tënd infermiere dhe mami! Ato do të marrin rrugën për në emigracion…

    Mos kërko as edhe mjek familje! Mjekun po e kërkojnë me ngulm spitalet universitare për ta specializuar dhe nuk po e gjejnë dot…

    Mos kërko në qytetin tënd mjek specialist! Ata kanë dalë në pension dhe disa syresh i vrau edhe COVID-i…

    Edhe kur shkon në QSUT apo spitale terciare, mos kërko më Besim Elez, Pëllumb Karagjoz apo Panajot Bogë! Besimët, pëllumbët dhe panajotët e së nesërmes kanë ikur në Gjermani…

    Kur shkon në farmaci mos prit ilaçe cilësore! Kënaqu me ato indiane sepse kështu vendosën matrapazët e rilindjes…
    Kur shkon për të bërë vaksinën kundër COVID dhe të rrasin vaksinën kineze, mos u anko! Ato siguroi Borati për fushatë për të të hedhur hi syve…

    Kur shtrohesh në spital dhe të thonë “këto analiza nuk bëhen”, mblidh rripin dhe shko në privat! Vetëm aq analiza të lejon koncesioni i rilindjes…

    Kur mjeku të thotë “këto ilaçe duhet t’i blesh vetë” mos u anko! Rilindasi që të bleu votën tani po vjedh paratë që duheshin për të blerë ilaçet e tua…

    Kur mjeku të thotë “ky operacion zemre bëhet vetëm në privat”, shit shtëpinë dhe nisu për atje! Sepse edhe një kardiokirurg që bënte ca punë të mira në shtet, policët e rilindjes e arrestuan…

    Kur mjeku, infermieri, roja, polici i traut të kërkojnë rryshfet, hap portofolin ose merr overdraft! Mos u anko se ka edhe më keq! Kujto Tiren…

    Shqiptar!

    Në se babai, nëna, i afërmi apo miku yt ishte një nga 12 mijë viktimat e COVID-it dhe vdiq në shtëpi sepse ti nuk pate para për të siguruar oksigjen, ilaçe dhe infermier që të vinte t’i bënte injeksionet, mos thuaj “vdiq nga COVID-i”! Ai që të bleu votën, të mbushi edhe mendjen se në Shqipëri nuk ka patur tragjedi COVID-i!

    Nëse nesër do të qëllojë sërish fati i keq për t’u përballur me shëndetësinë e “rilindur”, kujto se kur ke shitur votën për 5 mijë lekë, ke besuar përrallat për shëndetësinë falas, për shëndetësinë më të mirë në Ballkan dhe për spitalet njëlloj si në Belgjikë dhe Paris!

    Mos harro se mjekun, infermierin, maminë, teknikun e rëntgenit, laborantin dhe fizioterapistin e dëbove ti nga Shqipëria që në momentin kur vendose të shesësh votën!

    Koncesioneve dhe PPP-ve që kanë shterrur të gjithë burimet financiare dhe nuk e lënë shëndetësinë të ngrejë kokën, ua vure ti vulën e besueshmërisë kur pranove 5 mijë lekë në këmbim të votës!

    Tani, pije detin Ksant!

    Deri sa të bëhesh edhe ti njeri i lirë!

    Atëherë, ose do të votosh si i tillë, ose do të kesh marrë rrugën nga sytë këmbët për t’i hapur vendin një bangladeshasi…
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    Ingenuous (17-05-2021)

  3. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lekë

    Ky monologu larg qe sja vlen as ta komentosh me kujtoi kete pjesen e filmit


  4. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lekë

    Quhet humor i zi me doza te forta ironie e sarkazme mbrenda, te cilin publiku i gjere e ka te veshtire ta kuptoj. Sikunder me e veshtire akoma per t’u kuptuar, nxjerrja e tankseve ne rruge ne fillimin e pandemise kur Shefqet Ndroqi ka 2 infermiere per 50 paciente, ku mungojne pulsantet ne raste emergjence qe Vilma Nushi te marre miliarda €uro koncensione etj etj...

    PS: Edhe s’meriton koment por edhe komenton?!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lekë

    Shikoj qe akuzohet shume populli per shitjen e votes.Por se pse akuzohet populli kur vet klasa politike eshte ajo e para qe shet voten ?! Duke filluar nga pjeset e LSI-se qe ju bashkuan socialisteve apo nje pjese e partise çame etj etj . Ky moral,i mos-shitjes se votes kerkohet tek populli por nuk kerkohet tek politika ! Keto gjera duhen ti kerkohen Rames dhe Kryemadhit ne radhe te pare,pastaj te tjereve. Se po krijojm gallat kot ne popull ! I kerkojm fshatarit te varfer te mos shesi voten personale dhe i lejojm Kryetarit te Partise Demokratike qe te shesi zgjedhjet e 2017 per 13-14 milion euro te vjerrit.

    Ka diçka qe nuk shkon tek ky argumenti: " Ti mos i shit zgjedhjet pale se Rama i blen dhe Basha i shet dhe te gjithe klasa politike shet e blen !" Kete moral mundet ta bejne vetem njerez te ndershem,jo njerez qe kane votuar dhe votojne PD dhe PS !

    Megjithate,prap votat ne Shqiperi fitohen nga vendet e punes,aty eshte korrupsioni dhe skllaveria e vertete dhe per ato vende pune del akoma populli dhe voton, Aty i fitoj zgjedhjet Rama me Doshin dhe pjesen e LSI-se.

  6. 2 antarët më poshtë falenderuan SERAFIM DILO për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ATMAN (17-05-2021),Neteorm (17-05-2021)

  7. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lekë

    I ke rene pikes Serafim, mua me shume me vjen me keta pseudo analiste, qe marrin persiper te shkruajne budallalleqe te tilla pa piken e bazes po me cfare degjojne lart e posht. Media ne bote eshte deri diku fake po ketu edhte shume e peshtire..

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    SERAFIM DILO (17-05-2021)

  9. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lekë

    Keto jane ato diskutimet kot qe e bejne kete popull qe 30 vjet te diskutojne te njejtat gjera,por keto te njejtat gjera i diskutojne sikur jane te reja,ose me arsyetimin kot sikur me pare nuk kane qene keshtu e ashtu.

    Nuk kane as guxim moral dhe as guxim intelektual qe te thone : Qe votimet ne Shqiperi kane 27 vjet qe behen njesoj,ne qofte se sot vidhet dje grabitej. Tjeter qe duhet ta thone fort,sa t'ju pellcasin veshet,se edhe po te ishte Basha ne vend te Rames po prap keto zgjedhje do kishim,prap do vidheshin me lejke dhe vende pune partiake,ashtu siç i kishim kur ishte Saliu e Fatos Nano.

    Po shqiptari dridhet e dridhet dhe gjen dhe akuzon me te dobtin,me te varfrin ose ate qe nuk ka zé,se ka gjithmone frike se mos akuzoj partine e vet. Dhe pastaj habitemi kur Rama denon vetem te varfrit ata qe vjedhin rrymen elektrike,kur ne fakt jane po keta qe i japin shembullin Rames.

  10. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lekë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nga Erion Dasho/

    Mos kërko në fshatin apo qytetin tënd infermiere dhe mami! Ato do të marrin rrugën për në emigracion…

    Mos kërko as edhe mjek familje! Mjekun po e kërkojnë me ngulm spitalet universitare për ta specializuar dhe nuk po e gjejnë dot…

    Mos kërko në qytetin tënd mjek specialist! Ata kanë dalë në pension dhe disa syresh i vrau edhe COVID-i…

    Edhe kur shkon në QSUT apo spitale terciare, mos kërko më Besim Elez, Pëllumb Karagjoz apo Panajot Bogë! Besimët, pëllumbët dhe panajotët e së nesërmes kanë ikur në Gjermani…

    Kur shkon në farmaci mos prit ilaçe cilësore! Kënaqu me ato indiane sepse kështu vendosën matrapazët e rilindjes…
    Kur shkon për të bërë vaksinën kundër COVID dhe të rrasin vaksinën kineze, mos u anko! Ato siguroi Borati për fushatë për të të hedhur hi syve…

    Kur shtrohesh në spital dhe të thonë “këto analiza nuk bëhen”, mblidh rripin dhe shko në privat! Vetëm aq analiza të lejon koncesioni i rilindjes…

    Kur mjeku të thotë “këto ilaçe duhet t’i blesh vetë” mos u anko! Rilindasi që të bleu votën tani po vjedh paratë që duheshin për të blerë ilaçet e tua…

    Kur mjeku të thotë “ky operacion zemre bëhet vetëm në privat”, shit shtëpinë dhe nisu për atje! Sepse edhe një kardiokirurg që bënte ca punë të mira në shtet, policët e rilindjes e arrestuan…

    Kur mjeku, infermieri, roja, polici i traut të kërkojnë rryshfet, hap portofolin ose merr overdraft! Mos u anko se ka edhe më keq! Kujto Tiren…

    Shqiptar!

    Në se babai, nëna, i afërmi apo miku yt ishte një nga 12 mijë viktimat e COVID-it dhe vdiq në shtëpi sepse ti nuk pate para për të siguruar oksigjen, ilaçe dhe infermier që të vinte t’i bënte injeksionet, mos thuaj “vdiq nga COVID-i”! Ai që të bleu votën, të mbushi edhe mendjen se në Shqipëri nuk ka patur tragjedi COVID-i!

    Nëse nesër do të qëllojë sërish fati i keq për t’u përballur me shëndetësinë e “rilindur”, kujto se kur ke shitur votën për 5 mijë lekë, ke besuar përrallat për shëndetësinë falas, për shëndetësinë më të mirë në Ballkan dhe për spitalet njëlloj si në Belgjikë dhe Paris!

    Mos harro se mjekun, infermierin, maminë, teknikun e rëntgenit, laborantin dhe fizioterapistin e dëbove ti nga Shqipëria që në momentin kur vendose të shesësh votën!

    Koncesioneve dhe PPP-ve që kanë shterrur të gjithë burimet financiare dhe nuk e lënë shëndetësinë të ngrejë kokën, ua vure ti vulën e besueshmërisë kur pranove 5 mijë lekë në këmbim të votës!

    Tani, pije detin Ksant!

    Deri sa të bëhesh edhe ti njeri i lirë!

    Atëherë, ose do të votosh si i tillë, ose do të kesh marrë rrugën nga sytë këmbët për t’i hapur vendin një bangladeshasi…
    Zoteri i nderuar, ai nuk ka te mbushe barkun me buke e ti flet me cinizem. Ketu behet fjale per mbijetese, se prandaj kerkohen 5,000 leke, as behet fjale per mjekime. Me kete propagande nuk keni per te fituar as ne 2025. Ne vend qe te akuzohet populli i varfer, le te kerkojme llogari nga politikanet. Ky beniamini yt i ka nje 225 milion euro borxh ketij populli per rrugen e kombit, qe e mbylli prokuroria gjoja per procedura. Kjo per kohen kur mbreteronte si minister bashke me salen tend. Ne vend t`i qajne hallin pjeses se popullit ne nivelin e mbijeteses dhe ne mjerim, akuzojne pa pike turpi, ca qe flasin nga evropa. pd eshte tipi i partise qe ble vota se bashku me lsi. qe eshte e faktuar tashme. Nuk akuzohet asnjehere populli, por vetem ata qe e udheheqin. Ata qe 2 ore me pare thane se zgjedhjet jane brenda ne kuti dhe pas 2 oresh e quajten "masaker". Intelektualizem jo llafe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 17-05-2021 më 12:29
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lekë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Keto jane ato diskutimet kot qe e bejne kete popull qe 30 vjet te diskutojne te njejtat gjera,por keto te njejtat gjera i diskutojne sikur jane te reja,ose me arsyetimin kot sikur me pare nuk kane qene keshtu e ashtu.

    Nuk kane as guxim moral dhe as guxim intelektual qe te thone : Qe votimet ne Shqiperi kane 27 vjet qe behen njesoj,ne qofte se sot vidhet dje grabitej. Tjeter qe duhet ta thone fort,sa t'ju pellcasin veshet,se edhe po te ishte Basha ne vend te Rames po prap keto zgjedhje do kishim,prap do vidheshin me lejke dhe vende pune partiake,ashtu siç i kishim kur ishte Saliu e Fatos Nano.

    Po shqiptari dridhet e dridhet dhe gjen dhe akuzon me te dobtin,me te varfrin ose ate qe nuk ka zé,se ka gjithmone frike se mos akuzoj partine e vet. Dhe pastaj habitemi kur Rama denon vetem te varfrit ata qe vjedhin rrymen elektrike,kur ne fakt jane po keta qe i japin shembullin Rames.
    Plako duke anashkaluar thelbin e temes, qe eshte shitja e votes, thjeshte ngazellon keta militantet e lodhur te rilindjes me siper. Perpara 12 vitesh nese kritikoje PD-ne, te kujtonin kohen Tosit.
    Shqiperia s’eshte as e Nanos, as e Berishes dhe as e Rames, prandaj kemi gjithe te drejten morale t’i akuzojme e t’i ndeshkojme me vote te lire te gjithe shembujte e mbrapshte. Mosreagimi apo ridikulizimi i çeshtjes i shkon pikerisht ne favor politikaneve me siper, perfshire militantet injorante qe i rrethojne..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lekë

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    I ke rene pikes Serafim, mua me shume me vjen me keta pseudo analiste, qe marrin persiper te shkruajne budallalleqe te tilla pa piken e bazes po me cfare degjojne lart e posht. Media ne bote eshte deri diku fake po ketu edhte shume e peshtire..
    Cilen pjese me siper kundershton ti qe flet per median, apo per artikullshkruasin??? Meqe merr persiper te flasesh per fake news, na evidento te pavertetat perpara sesa te nxisesh debat ne ajer...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 17-05-2021 më 16:42
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ti që në 25 prill shite votën për 5 mijë lekë

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Zoteri i nderuar, ai nuk ka te mbushe barkun me buke e ti flet me cinizem. Ketu behet fjale per mbijetese, se prandaj kerkohen 5,000 leke, as behet fjale per mjekime. Me kete propagande nuk keni per te fituar as ne 2025. Ne vend qe te akuzohet populli i varfer, le te kerkojme llogari nga politikanet. Ky beniamini yt i ka nje 225 milion euro borxh ketij populli per rrugen e kombit, qe e mbylli prokuroria gjoja per procedura. Kjo per kohen kur mbreteronte si minister bashke me salen tend. Ne vend t`i qajne hallin pjeses se popullit ne nivelin e mbijeteses dhe ne mjerim, akuzojne pa pike turpi, ca qe flasin nga evropa. pd eshte tipi i partise qe ble vota se bashku me lsi. qe eshte e faktuar tashme. Nuk akuzohet asnjehere populli, por vetem ata qe e udheheqin. Ata qe 2 ore me pare thane se zgjedhjet jane brenda ne kuti dhe pas 2 oresh e quajten "masaker". Intelektualizem jo llafe.
    Sala apo filani e fisteku qe t’i mi adreson nuk i njof e as i kam votu ndonjehere.
    Mire ne jete reale por edhe ketu te forumi na çani tra*pin ju sum*lepirsit e rilindaxhinjve???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 Mije leke per te mos e votuar PD
    Nga mitjuk në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2013, 17:18
  2. Nga 1 Maji, jo me takse 10% per pagat nen 30 mije leke
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2013, 11:28
  3. 1 mije leke ora, parkimi ne Tirane
    Nga shigjeta në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 24-08-2010, 18:16
  4. Profesori shet notën për 10 mijë lekë
    Nga Cimo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 06:07
  5. Si i shita dy fëmijët e mi për 500 mijë lekë
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 19:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •