-
Nga 1 Maji, jo me takse 10% per pagat nen 30 mije leke
Nga 1 Maji, jo me takse 10% per pagat nen 30 mije leke
Eglantina Nasi
Qe nga data 1 Maj dhe ne vazhdim, asnje prej punonjesve qe perfiton nje page deri ne 30 mije leke/muaj, nuk do te paguaje me tatimin mbi te ardhurat personale. Fjala eshte per tarifen prej 10%, e cila u mbahet punonjesve te kesaj kategorie, e njohur si e ashtuquajtura Tap. Per te cilen, pas dates 1 Maj, hyn ne fuqi zbatimi i ligjit perkates te qeverise, i cili njeh heqjen e ketij detyrimi mbi te ardhurat personale. E sic kane deklaruar edhe me pare ekspertet e ministrise se Financave, nga nje mase e tille lehtesuese, pritet te perfitojne rreth 220 mije persona ne rang vendi. Pjesa e konsiderueshme e te cileve, jane edhe ata qe punojne ne bizneset fason, te veshjeve, por edhe kepuceve. Dhe qe e kane mbeshtetur publikisht kete nisme, prej se ciles perfitojne ne menyre direkte. Ndersa efekti i parashikuar prej nismes ne fjale, ne buxhet, pritet te jete ne vleren e 2.5 miliarde lekeve. Por gjithmone ne kuadrin e rritjes se mireqenies se individeve qe perfshihen brenda saj. Praktikisht, duke i hequr barren tatimore, punemarresit me nje page modeste nen 30 mije leke ne muaj, autoritetet financiare synojne ne kete menyre qe te nxisin konsumin tek kjo kategori e popullates. Duke bere nga ana tjeter, qe ajo te perfitoje nje page mujore shtese ne vit. Individit qe ka pagen 30 mije leke, i hiqet cdo muaj 2 mije leke tatim, ose cdo vit 24 mije leke tatim. Pra automatikisht, individit i rritet paga me 2 mije leke ne muaj ose me 24 mije leke ne vit, duke rritur keshtu fuqine e tij blerese", sqarohet ne vendimin perkates, per heqjen e tatimit mbi te ardhurat, per pagat nen 30 mije leke. Ndersa ligji ekzistues, parashikonte qe te ardhurat nga punesimi deri ne 10 mije leke ne muaj, te mos ishin te tatueshme per efekt tatimi mbi te ardhurat personale. Ndersa ato ne kufijte mes 10 mije dhe 30 mije lekeve, tatohen ne nivelin prej 10% te shumes se krijuar nga diferenca mbi kuoten prej 10.000 lekesh. Gjithashtu, ky ligj flet edhe mbi ata te cilet nuk jane subjekt i deklarimit vjetor te te ardhurave, por duan ta plotesojne deklaraten dhe kane te ardhura bruto vjetore nga te gjitha burimet deri ne shumen 1 milione leke ne vit, duke perfituar keshtu te drejten per te qene subjekte deklaruese. Dhe duke perfituar shpenzime te zbritshme tri kategori shpenzimesh. Si ajo per sherbime teknike, konsulence dhe te menaxhimit, te faturuara nga persona te trete, per te cilat nuk eshte paguar tatimi ne burim, brenda periudhes tatimore nga tatimpaguesi. Nderkaq, kjo nisme e qeverise, eshte shoqeruar se fundmi, edhe me te tjera lehtesuese si ajo e heqjes se TVSH-se per materialet ne bujqesi, apo heqja e kesaj takse ndaj bizneseve qe ndermarrin investime brenda aktivitetit te tyre, etj.
Koha Jone
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt