Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Si i shita dy fëmijët e mi për 500 mijë lekë

    "Kam shitur dy fëmijët e mi pa e ditur që ata do përfundonin të trafikuar”

    Ky është thelbi i dëshmisë që ka dhënë 44-vjeçarja Mimoza Sadikllari e thirrur si dëshmitare e organit të akuzës kundër tre të pandehurve për trafikim fëmijësh në Greqi. Ziko Lena, Hymet dhe Nazmi Kreka, janë të akuzuarit për trafik të foshnjeve drejt Greqisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Që në fillim të dëshmisë së saj Sadikllari ka treguar se si është mashtruar nga të pandehurit Ziko Lena, Hymet dhe Nazmi Kreka që t’i shiste fëmijët për birësim. “Unë i kam shitur fëmijët për birësim e jo për trafik organesh, kurrë nuk më ka shkuar mendja për diçka të tillë.

    Që nga viti 2000, kur i kanë marrë fëmijët e deri sot, unë nuk di gjë për ta”,- shprehet me lot në sy 44-vjeçarja e ardhur nga fshati Ardenicë e Korçës. Dëshmitarja tregon se Kito Çobani (Ziko Lena), në bashkëpunim edhe me Hymet e Nazmi Krekën e mashtruan për birësimin e dy fëmijëve, të djalit 9-muajsh të quajtur Mateo dhe vajzës 1 vjeç e gjysmë, të quajtur Kamelia.

    “Vështirësitë ekonomike si dhe divorci me burrin më bindën të shes dy prej 4 fëmijëve, me besimin se jeta e tyre do të jetë më e mirë”,- ka vazhduar të tregojë përpara trupit gjykues nëna e katër fëmijve. Gruaja nga Ardenica ka denoncuar të pandehurit Ziko Lena, Hymet e Nazmi Kreka në vitin 2001, pas publikimit në media të trafikut të fëmijëve shqiptarë në drejtim të Greqisë për trafik organesh. “Unë erdha këtu sot për të dëshmuar nga Ardenica e Korçës. Këtu më ka sjellë policia për të treguar lidhur me shitjen e dy fëmijëve të mi.

    Ata mi ka blerë për t’i birësuar në Greqi Kito Çobani. Me emrin Kito Çobani më është prezantuar Ziko Lena. Ai më kërkoi t’ia shisja dy fëmijët. Djalin 9muajsh ia dhashë në këmbim të 500 mijë lekë (të vjetra) dhe vajzën 9 vjeç e gjysmë me 3 milionë (të vjetra). Ai më tha se vajza bënte më shumë lekë, pasi ishte edhe më e rritur”. Më pas ajo ka vazhduar të tregojë se Ziko Lena i kishte thënë se se do t’i dërgonte në Greqi, për t’i birësuar në një familje greke mjaft të pasur dhe se atje atyre nuk do t’u mungonte asgjë . “Unë nuk i kam parë fëmijët që nga viti 2000 dhe nuk e di fare nëse janë gjallë apo të vdekur.

    Kito (Ziko Lena) më ka thënë që i ka dërguar djalin dhe vajzën tek dy familje pasanikësh dhe po rriten shumë mirë” Sipas Mimozës ajo ka qenë e martuar dhe në vitin 1994 është ndarë dhe dhe më pas është martuar me dikë tjetër, me të cilin ka lindur 4 fëmijë. Kushtet e këqija ekonomike gjithmonë sipas dëshmisë së saj e kanë detyruar të shesë fëmijët “Nga ana tjetër mendova se fëmijët do të rriteshin me një jetë më të mirë, ndaj edhe pranova propozimin e Kitos.

    Ai më premtoi që do t’i birësonte në Greqi. Unë i kam shitur për birësim dhe jo për trafik organesh. Pastaj morëm vesh në media se disa fëmijë në Greqi janë shitur për trafikimin e organeve të trupit, unë i kërkova Kitos të më tregonte vendin se ku ndodheshin fëmijët. Ai nuk më sqaroi asgjë, përveç faktit se fëmijët janë mirë dhe janë birësuar”. Më pas ajo ka vazhduar duke treguar se ai nuk i kishte thënë asgjë më shumë se kaq.

    Ndërkohë në Greqi ka filluar një tjetër proces ndaj disa personave, të cilët akuzohen për blerjen e disa foshjave nga Shqipëria. Në Greqi, procesi ka disa muaj që ka filluar dhe ashtu si në Shqipëri, prokurorët kanë në dorë dëshmi të disa nënave të dyshohet se janë disa foshnje të trafikuara, por prokuroria thotë se po punon për mbledhjen e provave të tjera. Sipas hetuesve, Ziko Lena aktualisht ndodhet në Greqi dhe ndaj tij kanë mbërritur edhe denoncime të tjera . Ndërkohë gjithashtu në gjykatë priten të dëgjohen edhe dëshmi të tjera të kërkuara nga organi i akuzës , dëshmi të cilat sipa këtij organi do të ndihmojnë mjaft në zbardhjen e këtij procesi.

    Sot.com.al

    ------

    Tmerr!
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Cope mishi me dy sy - E mashtruan posi .

    A Shitet femija ( foshnja ) per 500 mije leke ? Nene kriminele aty ne burg te kalbet bashke me ato plerat e tjera !!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    hapni syte o njerez se rreth e rrotull vetem krokodile kemi...

    pffffffff ca robsh mer allahalla
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Pastaj thone demokratet qe jane kunder denimit me vdekje. Pse gjalle duhet te rrije Zito?

    Diferenca mes Zitos e kanibaleve:

    Kanibali: Vret kundershtarin, e ha, merr proteina, kalon diten.

    Zito: Vret foshnjat, u shet organet, fiton paret, blen shtepi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pasiqe : 26-01-2006 më 13:09
    Ignore List: Den Bossi

  5. #5
    . Maska e delisa
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Ncuk Ketu !
    Postime
    248
    Me cte drejte kerkon drejtesi kjo dhe hiqet sikur e kane viktimizuar..pfff Mire ata qe bene pazar me femijet e dikujt tjeter..po kjo qe beri pazar me femijet e vete qe i kish mbajtur ne bark per 9 muaj, tani kerkon drejtesi. Ajo do denuar me shume nga ata te tre.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Eshte mekate per nje nene te shesi femijen e vet, eshte turp, eshte idiotsi te behet kontrabande me cenje njerzore. Mire kishte thene PINK, te kalbet ne burg bashke me te tjeret.

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Alket ,

    Ti thua i jap me shume intonacion dhe i ve fajin me te madh nenes sesa atyre plerave ?

    Patjeter qe i ve fajin asaj , se fundja fundit nuk ja rrembyen me force nga duart e saj . Cfaredo gjendje ekonomike qe kishte nuk jepet foshnja . Eshte krim sepse nje foshnje nuk ka goje te flase.Po nuk i mbrojti e jema kush do i mbroje ??

    Dhe e fundit nuk ka arsye njerezore ta justifikoje ate nene kriminele , as gjendja ekonomike dhe as psikologjike .
    Dhe e thashe dhe me lart , ato kafshet po e po qe denimin me te keq i jap , po dhe dhe kete nene katile nuk e le pa gje .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Ja o njerez ne çar gjendje eshte shteti shqiptar.......

    Ajo shet femijet se s'ka leke. Ka pasur 4 kalamaj. 2 i shiti per te mbajtur 2 te tjeret. Nuk e mbroj po as nuk i vej faj. Se injoranca qe mbyt kudo Shqiperine kto gjera do sjelli. Pse beri 4 femije kur nuk i mbante dot? Te bente nji ose te mos bente fare. Po kur je e varur nga burri ne ç'do far aspekti te jetes tende kshu do perfundoi. Se ky esht realiteti i gruas ne Shqipri. Sidomos ne fshatrat e vendeve te vogla. Skllave.

    Dhe kur degjoj ne tv per procesin e stabilizim - asocimit me vjen vetem per te qeshur, po ne realitet esht per te qar.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Cfar do gjendje ekonomike te jet , femija nuk shitet..

    Po te isha un ne vend te gjykatesit nenen e tyre do ta kisha burgos dhe ata plerat e tjere , dhe femijet do te i kisha cu ne noj dom sepse mamaja e saj nuk eshte e aft per me i shkiue..

    O zot si shitet femija..

    Turp kush lexon kete lajm po me mire te hiqet kejt nga Forumi

    Gjith te mirat
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #10
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Si nuk i vjen turp edhe qurravitet neper policira. Ate qe ka bere duke shitur femijet e vet vetem varrit t'ia tregoj . Del edhe tregon pa pike turpi i shita femijet , uhh te shplafte mortja grua e keqe .

    Nese ajo deshironte t'i biresonte femijet ka vende qe merren vetem me kete pune. Si ja beson femijet dikujt qe se ka pare kurre me pare. Po e ka ditur shume mire se c'do behej me ata femije te shkrete qe nje Zot e di se c'pjese te trupit i kane marre.


    Mjere kjo toke c'njerez mban.....
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Femijet anemik behen agresiv!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 19:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •