Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 125
  1. #71
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Xhemis, për shkrimet që po i sjell per këto personazhe, është e vërtet se për ta ka shkruar një ndër kokat më gjeniale shqiptare të të gjitha kohërave Sami Frashëri.

    Kritika ndaj teje ,është në ato që jan mendime të tuat.

    Mos harro, se ne ishim shumë më përpare se ka lind feja islame. Kurse si fe ajo ka ardhë vonë ndër ne, me dhunë.

    Të përshëndes.

    Kili Merturi
    SHQIPERIA ETNIKE ËSHTË GJAK IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  2. #72

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Mos i banalizoni temat e sidomos natyren e nenforumeve. Ketu eshte nenforumi i historise dhe jo tema e shtypi te dites.

    Ju lutem mbajeni parasysh.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    ALEMDAR OSE BAJRAKTAR MUSTAFA PASHA
    Eshtë nga vezirët që kaloi në postin e sadriazemit në fillim të ardhjes në fron të Sulltan Mahmut II. Është nga Rushçuku dhe është shqiptar. Në kohën e Sulltan Mustafa, tuboi një grup ushtarësh për të marrë pjesë në ekspeditën ushtake kundër Rusisë. Meqë e mbante flamurin (bajrakun) në këtë ekspeditë, u bë i njohur me emrin alemdar ose bajrakdar. Më pastaj, në dredhi të Pasbanogllit , i ndihmoi Tersnikli-zades, ajan i Rushçukut dhe me ndërmjetësimin e tij u emërua anëtar në Këshillin e Rezgredit dhe u shpërblye me gradën kapuxhi-bashë. Më vonë, kur u vra Tersnikli-zade, ajanët e atyre anëve dhe ithtarët e të përmendurit e panë të arsyeshme (u pajtuan) që Bajraktar Mustafai të kalojë në Këshillin e Rushçukut në vend të tij. Zaten, që atëherë vetë u bë i njohur me trimëri dhe guxim, kurse me tregtinë e gjedhave dhe me punimin e tokës u bë pasanik i madh. Meqë ishte bujar, fisnik dhe zemërgjerë, fitoi famë të madhe në tërë territorin e Rumelisë. Fuqia e forca e tij si dhe armiqtë shtetërorë ishin bërë preokupim i tij.Kur Sulltan Selim III u përpoq të bëjë reforma ushtarake, grupi rebelues i jeniçerëve më nuk e përfillnin këtë, biografia e të cilit po shkruhet këtu, sepse e gjetën në disa marrëveshje dhe korrespondenca të fshehta (me Sulltan Selimin III - M.P.).
    Më vonë, kur filloi lufta e Rusisë, u bind personalisht se ushtria e jeniçerëve (Yeniçeri ) erdhi në një gjendje që më nuk do të mund të ketë sukses në punë. Për këto shkaqe si dhe për shkak të lëvizjes që dikur e bëri kundër përpjekjeve për reformimin e detyrave ushtarake, ai u pendua . Në luftën e përmendur në brigjet e Danubit qëndroi kundër armikut me një trimëri të madhe dhe për shërbimet e mira u shpërblye. Në vitin 1221/1806 u shpërblye me grada të vezirit: Mirëpo, mosrregullësia e janiçerëve dhe intrigantët e tij i shkaktonin humbje, prandaj, Bajraktar ose Alemdar Mustafa Pasha, për ta shpëtuar nga një gjendje kaotike dhe të rrezikshme ardhshmërinë e shtetit (Osman - M.P.), bisedoi me ushtrinë e jeniçerëve për reformimin dhe qëllimin e Sulltan Selimit III; ua bëri me dije se nuk ka rrugëdalje, veçse të bëhen reforma në ushtri. Duke u konsultuar për këtë çështje edhe me disa burra shtetesh, me ushtrinë e Rumelisë arriti në Edrene dhe propozoi që prej aty të nxjerrë sanxhak-sherifin. Me të hyrë në Stamboll, Sullan Mahmud II hipi në fron dhe, posa erdhi ky në fron, këtij ia besoi detyrën e kryeministrit (sadriazem) .

    Referenca
    Sami Frasheri Kamus el Alam vepra 9
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  4. #74
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Keta jane tipa si Olsi Jazexhiu qe marrin lek per propagande antishqiptare. Asnjeher nuk u bjen ndermend qe asnje shkolle shqipe nuk kishte ne teritorin e PERENDOrise se sulltanve per 500 vjet! Nuk u bjen ndermend qe gjate kohes qe ata administronin trojet tona ne humbem me shume se 2/ 3 e teritorit, kurse per popullaten asnje dreq se din se sa kan humbur. Keto keture sherbetorve dhe mbeturinave osmane nuk u interesojne.
    Ja kush din pak gjermanish te lexoje ketu 2-3 fjale...

    Emri:  shqipe.jpg

Shikime: 1087

Madhësia:  40.1 KB
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    . Asnjeher nuk u bjen ndermend qe asnje shkolle shqipe nuk kishte ne teritorin e PERENDOrise se sulltanve per 500 vjet!


    Ja kush din pak gjermanish te lexoje ketu 2-3 fjale...
    Merr lexo e meso shqip e iluminohu se ngele duke u marre me spiunlluqe kunder shqiptareve.

    Kontributi i klerit mysliman shqiptar në hartimin e alfabeteve dhe të abetareve të gjuhës shqipe

    http://www.forumishqiptar.com/thread...betareve-shqip

    2013, ku do behet Shqiperia e Madhe?

    http://www.forumishqiptar.com/thread...iperia-e-Madhe

    Emrat e “mohuar” të historisë shqiptare

    http://www.forumishqiptar.com/thread...3%AB-shqiptare

    “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”

    http://www.forumishqiptar.com/thread...C3%ABtar%C2%94



    Hoxha Ibrahim Hafiz Dalliu e akuzuan se ka sulmuar pansllavizimin

    http://www.forumishqiptar.com/thread...pansllavizimin


    Rilindasi Hoxha Hasan Tahsini në mbrojtje të trojeve të Çamërisë

    http://www.forumishqiptar.com/thread...C3%ABris%C3%AB


    HOXHA HASAN TAHSINI

    Është nga ulematë (shkencëtarët) e periudhës së fundit të Perandorisë Osmane. Ishte i pajisur me njohuri të shkencave natyrore-matematikore dhe tradicionale (teologjike); i njihte për mrekulli gjuhët lindore dhe perëndimore, përmes të cilave u thellua në shkencat e reja (shkencat ekzakte). Është shqiptar. Lindi në një fshat të Kazasë së Filatit në anët e Çamërisë. meqë babai i tij ishte me detyrë të kadiut, ky (Hoxha Hasan Tahsini - M.P.) fëmijërinë e kaloi pranë tij. Mësimet e para i mori nga i ati. Pastaj shkoi në Stamboll dhe shfrytëzoi rastin të hyjë në medrese. Pasi u diplomua aty, reformatori i madh i Turqisë Mustafa Rashid Pasha zgjodhi një grup studentësh më të zgjuar, në mesin të cilëve edhe Tahsinin, që t'i dërgojë në Paris, me qëllim që t'i mësojnë gjuhët dhe t'i studiojnë shkencat e tjera. Pasi mësoi një kohë shkencat e reja, shërbeu si imam për anëtarët dhe diplomatët e ambasadës turke në Paris. Kështu pati mundësi t'i zgjerojë edhe më tepër dituritë shkencore, sidomos u interesua për shkencat natyrore: kimi, fizikë, astronomi, gjeologji dhe shkenca të tjera. Pas një kohe u kthye në Stamboll. Në këtë vit u hap Universiteti dhe rektor i parë i Universitetit të posahapur u zgjodh Hoxha Hasan Tahsini, i cili i mbulonte shumë lëndë nga shkencat natyrore. Mirëpo, për shkak të ligjëratave që i mbante hasi në moskënaqësi te qarqet konservative turke, prandaj u largua nga Universiteti. Pas kësaj, pra pas largimit nga puna, për shkak të titullit shkencor që e kishte arritur, pushteti ia kishte caktuar një pension të vogël. Më vonë e mori një vend, një medrese të vogël të papërdorshme (të lënë shkretë) në Stamboll dhe ia filloi të mbajë kurse private. Ndërkaq, kohën e lirë e kalonte duke u thelluar në studimin dhe leximin e veprave artistike dhe në librat e shumta që i kishte pasë përgatitur. Nuk ishte i martuar, prandaj, në jetë, përveç shkencës, nuk ishte i angazhuar me asgjë tjetër. Në vitin 1297/1879, në moshën 70 vjeçare vdiq nga turbekulozi. U varros në varrezat e Erenköz­it. Ka lënë pas vetes një varg përkthimesh të veprave shkencore, disa shkrime për shkencat filozofike si dhe një varg poezish, ndonëse deri më tash asnjë nuk u interesua t'i mbledhë e t'i botojë . Ndonëse në të të folur kishte shprehje të larta, poezitë dhe veprat i shkroi me një gjuhë të lehtë dhe letrare .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 17-10-2015 më 16:13
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  6. #76
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Këto shenime që po na sjell Xhemis , janë te marrura nga :

    Sami Frashëri: VEPRA 9
    PERSONALITETET SHQIPTARE

    Kjo dmth se jan në temë per Historinë.

    Kili Merturi
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Turqia eshte me shume shqiptare, sesa turke.

    MEHMET AKIF ERSOJ
    Personaliteti Shqiptar qe shkroi himnin turk.


    Ndër shqiptarët që kanë bërë emër në fushën e letrave në Perandorinë Osmane, është edhe Mehmet Akif Ersioj, me origjinë nga Shushica e Pejës, nga një familje intelektuali, myderizi.
    U muar që herët me poezi, ndonëse studimet i ndoqi për veterinari, duke u diplomuar në vitin 1836, në sajë të një pune këmbëngulëse, duke kaluar edhe situata të vështirësive materiale, mbasi i ati e la që herët.
    "Që në shkollën e mesme kishte mësuar mirë arabishten, e cila ishte gjuha e Kur’anit dhe persishten, edhe gjuhen e letërsisë osmane. Më vonë në Paris përvetësoi edhe frëngjishten. Theksojmë se Mehmet Aqifi zotëronte bukur edhe shqipen, që e kishte gjuhë amtare...".
    "Pas vitit 1912 për afro 4 vjet shërbeu si veterinar në Rumeli e sidomos në Shqipëri, (dy vjet në Kosovë)’ ku kishte shkuar edhe në Pejë për t’u çmallur me të afërmit".
    Bëri emër si poet. Në vitin 1895 u botua poezia e tij e njohur "Kur’an - a Hitap". Një vit më pas filloi të botojë në revistën "Resimli Gazete". Në vitin 1908 filloi botimi i revistës "Sirati-i-Mustakim", duke qenë kryeredaktor i saj Mehmet Akifi. Atje boton shumë nga poezitë e tij, disa prej të cilave me pseudonimin "Sa’di".
    Një vend të dukshëm zë në krijimtarinë e Mehmet Akifit vepra e quajtur "Asim", e cila është botuar në vitin 1919 e deri në vitin 1924. Po ashtu edhe vepra në pesë vëllime, "Bir Gece", "Bir Ariz", "Ne eser", "Ne de Semer", Derviç Ahmet", "Sa’di Pasa Imami", etj.
    Mehmet Akifi thurte vjersha duke pasqyruar ngjarjet tragjike që sundonin në atë kohë. Ka shkruar vjersha elegjike edhe për Luftën Ballkanike 1912-1913, për Luftën e parë Botërore 1914-1918.. Ai luftoi jo vetëm me shkrime e vjersha, por mbante edhe ligjërata nëpër xhami më Kastamonu e vilajete të tjera".
    Mehmet Akifi njihet si autor i Hymnit të Turqisë, duke konkuruar me rreth 700 poetë që paraqiten krijimet e tyre në konkurs, por Mehmeti e kishte sjellur me porosi të disa shokëve të tij, përfshirë edhe ministrin e Arsimit Hadullah Suphiu, e të tjerë. Ky hymn u pranua zyrtarisht me 1 mars 1921, duke u botuar në gazeta e kartolina, në tabela, etj, duke u afirmuar në të gjitha anët.
    Mehmet Akifi ishte një personalitet i shquar i poezisë dhe i arsimit dhe i kulturës në Turqi, duke qenë edhe ministër për një kohë. "Ai ishte patriot dhe demokrat, urrente despotizmin perandorak dhe imperializmin , të ashtuquajtur "qytetërim". . Po ai urrente edhe kritikonte pan-turanistët ose pan-turkistët...partinë Itthat-Terakki, që kishte ardhur në fuqi me revolucionin e vitit 1908".Gjimnazi privat turko-shqiptar në Tiranë, sot mban me respekt emrin e tij.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    ...ore xhemis hoxha,po na tregon perralla qe nuk vlejne.Ketu sjell emra"shqiptaresh"sipas teje,qe bene histori,po c'fare historije o hoxhe efendi???!!Cili nga keta ndihmoj Shqiperine ???!!!..Cili nga keta trqdhetare qe harruan vendin e vet ndihmoj Tokat Tona,Vendin Tone ???!!!..Mandej sjell ataturkun,po ataturku ku ishte kur vendet Tona ndaheshin nga fqinjet ne kancelarite perendimore ???!!Ku ishte aj(pasi qe ishte"shqiptar")....Po keta te tjeret qe solle me emra(natyrisht qe nuk ndjeheshin shqiptar)c'fare bene keta per shqiperine???!!!..Une solla vetem nje njeri halil patronen,qe beri buj ne perandorine e asaj kohe,ku kishte arritur te udhehiqte nje ushti te tere ne kryengritje,duke bere detyruar sulltanin qe te qonte ne shpate edhe vezirin e madh,edhe kryehoxhen e edhe sulltanin vete qe te dorehiqej..Mandej,solla me fakte qe vet ku kapadai(halil patrona),i marrur peng nga osmanet si femij nga rrethi i Manastirit.i shnedrruar ne fe,u be nje islamist eksterem,ku nuk duronte haremet e ngritura nga sulltani,arriti ne hierrakin me te lart ushtarake etj etj.Porse shtrohet c'fare beri ky far renegat halili per vendin tone ???!!!Asgje,per me teper vendi yne pas kryengritjes se tij ja pau sherrin.Pas kryendritjes se keti("shqiptari")halil patrones,sulltani mori nje ekspedite ushtarake per te ndjekur kryengritesit e tjere qe u strehuan neper vendet tona,mijera e mijera shqiptare u masakruan gjat kesaj ekspsedite.Eshte e vertete qe ka patur("shqiptar")njerez me prejardhje shqiptare ne perandorin osmane qe kan patur pozita te medha,dhe se kan lene emer,porse perpos GJERGJ KASTRIOTIT i cili u kthye ne vendin e vet dhe ju kundervu sulltaneve dhe vezireve duke i mundur nje nga nje,asnjeri tjeter qe sjelle ti ketu nuk ka vlere,ngase ata perpos qe u tjetersuan dhe harruan ATEDHEUN,i sollen edhe deme.

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane







    Ky eshte i vetmi NJERI ARBERORSHQIPTAR QE SHKROJ HISTORINE E SHQIPTAREVE PERGJITHMONE.
    PERJETSISHT VENDET TONA I PERULEN KETIJ KRYTRIMI DHE PERANDORI TE TOKVE TONA,RRNOFT GJEGJ KASTRIOTI.

  10. #80
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Merr lexo e meso shqip e iluminohu se ngele duke u marre me spiunlluqe kunder shqiptareve.

    Kontributi i klerit mysliman shqiptar në hartimin e alfabeteve dhe të abetareve të gjuhës shqipe
    ....................... .
    Une shqipen e di aq sa e di, por tradhetar nuk jam. Nuk jam sherbetor i sunduasve te huaj.
    Po ti qe nuk ben tjeter vecse sjelle ketu propagande nga guzhina antishqiptare. Me 100-ndra artikuj proosman dhe indirekt proserbogrek?
    Ti nuk lexon (ose nuk don te sjellesh ktu) shkrime qe pershkruajne masakrat e osmanve ndaj shqiptarve, se ti je ose i semure nga paranoja, ose sherbetor i armikut. Te terte nuk ka.
    http://www.revistadrini.com/2014/09/...r-shqiptareve/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •