Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 125
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Eshte realizuar nje dokumentar zvicrran "La fin des ottomans" i cili u shfaq ne kete muaj te ketije viti, dhe tregon video eksluzive te trojeve shqiptare qe nuk i kishim pare asnjehere.
    Sapo te publikohet videoja ne faqen zyrtare te RTS1, do e sjelli ketu qe te keme nje histori me neutrale, dhe shume me reale se ajo qe e mendojm.

    Behet fjale per fundin e perandorise, ndarjen e trojeve shqiptare nga perendimi dhe arsyet kryesore te renies se perandorise.
    Ne dokumentar thuhet se Shqiptaret ishin besniket e fundit, por kur kuptuan kapitullimin e perandorise, ata kerkuan Pavaresin, duke qen shqiptar & musliman.

  2. #92
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Evian, sjelle ti dokumentin per ta parë. Mendoj se kemi dokumente te mjafueshme, por le te shofim edhe atë.
    Nëse ky burim është burrim shtetror i shkijeve, mos e sjell sepse nuk besoj se kemi nevoj per të , po shikoje vet.

    Mos harro se ishin shkijet ata qe shpërngulen me qinda mija shqiptarë për në turqi mbas 1912-tës.

    NUk është problemi te feja e të cilen i perkasin shumica e shqiptarëve. Problemi është se disa po e lidhin këtë me të tjerë që e kan të njëjten fe, që është absurditet i llojit të vet.

    Paramendoni se cfarë mendjesh fanatike fetare kemi sot , ne shekullin 21.
    Po para 100 vjetësh!
    Në atë kohë, trojet tona jan sulmuar egërsisht nga popujt grabiqar armiq tanë, të cilët ishin krishter, dhe natyrisht një pjesë e popullit ka këkura shpëtim, dhe nuk kan pa shpetim tjetërkund pos të ishokupatorit, sepse ne okupoheshim nga te tjerët, pa dëshiren tonë gjithsesi.


    Kili Merturi
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #93
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Kadare: pesë shekujt e sundimit osman u flijua vetëm gjuha shqipe

    Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare nëpërmjet një postimi ka sqaruar evoluimin e shkollave shqip dhe se si turqit e kanë ndaluar gjuhën shqipe në shkolla gjatë shekullit të XIX­-të.

    Ai më tej shton se ata që e sulmojnë Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, sulmojnë një vizionar të madh, princ e një njeri që e ktheu vështrimin drejt Europës.

    Postimi i plotë i Kadaresë

    “Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!

    Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.

    Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori. Siç u pa më lart, për ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.

    Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!”
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Më 1887, në Shqipëri kishte 3'000 shkolla.

    Më 2006, në Shqipëri kishte 1'838 shkolla.


    Kurse numri i mësuesve është : 27820.


    Në vitin 1887, sipas Kadares, do ishte dashur te ishin diku rreth 45'000 nxënës.

  5. #95
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Askush nuk ka dale e të thot se nuk ishin aq shkolla.

    Nëse marim parasysh nocioni "shkollë" për atë kohë, duhet të jemi real dhe te dime se një shkollë asokohe mund të kishte edhe vetëm 5 nxënës ndoshta edhe vetëm 3.

    Nuk është e rëndësishme a ishin 3000 apo 300 , por se ato ishin në torjet tona etnike dhe nuk ishin në gjuhen e torllit ku qëndronin. Kjo është masë rrepresive asimiluese më e vrazhdë e mundshme.

    Kili Merturi
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  6. #96
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Dmth në trojet shqiptare paskan qenë hapur me mijëra shkolla turke dhe greke, vllahe dhe bullgare ndërsa në gjuhën shqipe vetëm një dhe drejtorin e saj Pandeli Sotirin e paskan masakruar kopukët e anadollit dhe pastaj vijnë këtu dhe thonë që gjoja nuk paska qenë pushtim. Po çfarë ka qenë o injorantë të nderuar, mos vallë ka qenë vërshim hallvasie dhe lum tarhanaje?

    Por nuk keni faj ju por fajin e kanë adminët e këtij forumi të cilët nëse ofendon një anëtarë me të drejtë të përjashtojnë 3 muaj ndërsa ju që ofendoni nderin dhe dinjitetin tonë kombëtar, që ofendoni Rilindjen tonë kombëtare, Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën, juve nuk ju hyn asnjë gjemb në këmbë. Kënaquni edhe për ca kohë dhe hani frutet e tradhtisë, llokmën e Erdoganit, babëzinë e neo otomanizmit por mos harroni që e keni shitur shpirtin terrinave të anadollit.

    Kush lufton kundra sovranitetit dhe dinjitetit atdheut tij është si ai që lufton kundra nënës tij ( Napoleon Bonaparti)
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #97

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Më 2006, në Shqipëri kishte 1'838 shkolla.


    Kurse numri i mësuesve është : 27820.


    Në vitin 1887, sipas Kadares, do ishte dashur te ishin diku rreth 45'000 nxënës.
    Plasi syte e lexoje mire ate qe eshte shkruar. Mos cito nje fragment qe te intereson ty por gjithe fjalen se ndryshon konteksti


    mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!
    p.s. Ti je nje vemje pa tru e pa kulture dhe ke surrat te gjykosh nje vigan si Kadare?

    Mos shkruaj me ne kete teme se nuk ha pyka. Rri lexo dhe enderro per baba dovletin. Ske tru per me shume.

  8. #98
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Pyetja ime eshte kjo :

    - A eshte e imagjinueshme, që shteti yne Shqiptar, t'ia meson gjuhën amtare fëmive Rom neper shkolla ? T'u hap atyre shkolla, t'ua krijon nje alfabet, disa ligje per drejteshkrim dhe me pas t'ua lem atyre ?
    Po ça lidhje ka kjo pyetje me temën në fjalë. Shqiptarët ishin dhe janë në trojet e veta. Perandoria Osmane e ndaloi gjuhën shqipe dhe hapjen e shkollave në gjuhën tonë. Ndërsa ti bën një krahasim të shëmtuar duke ofenduar edhe njëherë rilindjen tonë. Me pak fjalë ti nxjerr në pah shpirtligësinë dhe kopukërinë e mentalitetit anadollak. Ne ishim dhe jemi në trojet tona ndërsa turqit ishin ' romët' që kishin ardhur dhe jetonin si kolonë në vendin tonë. Bën krahasim mes shqiptarëve dhe romëve ndërkohë që janë dy mentalitete tërësisht të kundërta. Nga bolet e një shqiptari lindi babai i tërë turqisë e ti rrin na bën dërr dërr e na thua që nuk mund të hapeshin shkollat shqip sepse është njëlloj si çeshtja e romëve por harron që shqiptarët janë në këto troje qëkur të parët e tuaj jetonin në shpellat e mongolisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 20-10-2015 më 07:40
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #99

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Mos ja zgjat aman se sja vlen. Njeri iku me shkelma dje nga ky forum. Sot e ka rradhen ndonje tjeter turkoshak. Jane shtuar ca si shume kohet e fundit dhe perfitojne nga zemergjeresia e stafit dhe adminit te ketij forumi. Por vjen nje pike qe mbushet kupa dhe ska me vend per keta kerma.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    Meriamun (20-10-2015)

  11. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Mos ja zgjat aman se sja vlen. Njeri iku me shkelma dje nga ky forum. Sot e ka rradhen ndonje tjeter turkoshak. Jane shtuar ca si shume kohet e fundit dhe perfitojne nga zemergjeresia e stafit dhe adminit te ketij forumi. Por vjen nje pike qe mbushet kupa dhe ska me vend per keta kerma.
    Boll u bere i bezdisshem ne keto diskutime duke na u hequr si flamurtar i shqiptarizmes. Nuk te ka caktuar njeri ty barren e rende te ndash shqiptaret ne turq e shqiptare te vertete, as nuk te ka caktuar njeri detyren te perjashtosh anetaret nga forumi vetem se mendojne ndryshe nga ty. Po vazhdove keshtu, nuk do vazhdosh te jesh me moderator ne kete forum pasi je ne kundravajtje te plote me misionin e ketij forumi, qe ne qender te tij ka fjalen e lire te cdo shqiptari. Dhe te respektosh fjalen e lire do te thote te respektosh edhe fjalen e atij qe nuk mendon si ty, e nuk di aq sa mund te dish ti.

    Per temen:

    1. Ne Perandorine Osmane nuk ka patur "shqiptare", ka patur vetem "Arnavude" dhe "Arnavudllek". Arnavud mendohet te jete nje reference ndaj familjen Arianiti (Konmeni), familjes me te ngritur fisnike te mesjetes shqiptare. Pra ne syte e osmaneve, "arnavude" ishin ata qe ishin pasardhes se Arianiteve e Konmeneve, dhe Arnavudlleku ishin trojet ku ata banonin historikisht. Qendra e familjes Konmeni ka qene historikisht Durresi.

    2. Ne Perandorine Osmane nuk ka patur as "troje shqiptare", ka patur vetem 3 vilajete osmane ku banonin "arnavude" te perzier me grupet e tjera etnike fqinje: serbe, bullgare, rumune, malazez, greke. Keto vilajete osmane ishin vilajetet e Shkodres, Manastirit dhe Ohrit. Ne dekadat e fundit te Perandorise Osmane vilajeti i Shkodres u nda ne dysh, ne vilajetin e Kosoves me qender Prizrenin, dhe ate te Shkodres, me qender Shkodren.

    3. Ne Perandorine Osmane nuk ka patur as "gjuhe shqipe" apo "gjuhe arnavude". Ishte e ndaluar me ligj, me ferman (dekret) te Sulltanit perdorimi i gjuhes shqipe, gjate gjithe kohes qe osmanet ishin ne pushtet. Dhe ky ndalim i gjuhes shqipe, prekte jo vetem shkollat shqip, por cdo aspekt te jetes publike si ne administrate edhe ne rruge. Ne asnje prej vilajeteve ku banonin arnavuded shqipja nuk mund te perdorej haptazi ne publik. Gjuha shqipe eshte perdorur vetem brenda familjes dhe ne zonat e largeta rurale, larg qyteteve e qendrave te medha administrative e te banuara. Gjuha e Perandorise osmane ka qene gjuha turke dhe arabishtja. Osmanet u kane lejuar te gjithe fqinjeve tane te drejten e shkollimit ne gjuhen e tyre ametare, pervec shqiptareve.

    4. Ne regjistrat e popullsise se Perandorise Osmane nuk figurojne as "arnavudet". Ne to do te gjejme per te tre vilajetet vetem numra per popullsine "osmane", ku futeshin te gjithe qytetaret e vilajeteve te besimit musliman, dhe "greke". Ne grupin e grekerve hynin te gjithe te krishteret e besimit te krishtere orthodhoks. Ekzistonte edhe nje grup me status te vecante, qe njiheshin si "latine", dhe ne te cilin benin pjese te gjithe te krishteret romano-katolike ne kungim me Vatikanin e Romen. Arsyeja perse ky grup gezonte nje status te vecante, pasi keta gezonin mbrojtjen politike, ekonomike, kulturore te perandorise Austro-Hungareze qe kish mundur te negocionte me osmanet kete status. Vendbanimet e tyre ne Vilajetin e Shkodres dhe vete mareveshja njihej si "protektorat-kultura". Me fjale te tjera, Perandoria Osmane nuk u njihte popullsise vendase autoktone identitetin e tyre kulturor.

    5. Shqiptaret e sotem nuk jane te gjithe popullsi autoktone. Nje pjese e konsiderueshme e popullsise shqiptare sot ka nje origjine etnike tjeter nga ajo autoktone epirote. Identiteti i popullsise autoktone se ketyre trevave ne mesjete ka qene identiteti epirot i ngritur rreth "Despoteve te Epirit", qe ishin nje grup familjesh fisnike te cileve perandori bizantin u kish dhene titullin "Despote te Epirit". Ne krye te kesaj liste ishte familja Konmeni, pasardhes i se ciles ne mesjete ishte "Gjergji i Madh", Gjergj Arianiti. Gjergj Arianiti ishte ai qe nisi i pari luften kunder osmaneve, para se dhendri i tij i ardhshem, Gjergj Kastrioti te dilte ne skene. Stergjyshi dhe gjyshi i Gjergjit ishin po te paret qe nisen luften kunder pushtuesve latine, me Kryqezaten e IV te latineve, qe solli pushtimin e plackitjen e Konstandinopojes dhe gjithe qyteteve kryesore te Perandorise Bizantine ne Ballkan. Me perfundimin e luftes se Gjergj Kastriotit, ka ndodhur eksodi i madh i popullise autoktone te ketyre trevave, drejt brigjeve italiane dhe Peloponezit. Askush nuk i di shifrat e sakta, por mendohet se te pakten gjysma e popullsise autoktone te kohes u largua nga vendi. (Lexoni amanetin e Joan Muzakes per femijet e tij per kete periudhe qe eshte mbase prova historike me kuptimplote per te kuptuar botekuptimin e parardhesve tane).

    6. Eksodi i madh u pasua me politiken e "tokes se djegur" te ndjekur nga osmanet. Kjo politike do te thosh qe Sulltani dhe ushtria osmane duhet te shfarrosnin e digjnin te gjithe popullsine lokale qe u perfshi ne luften e Gjergj Kastriotit kunder osmaneve. Gjithe ato troje qe sot njihen si "Shqiperi e Mesme" u dogjen e shkaterruan, dhe trojet dhe popullsia e vetme qe i shpetuan kesaj politike ishin qytetet ne jug te vendit: Berat, Vlore, Gjirokaster, Permet, Janine, Selanik, etj dhe qytetet qe ishin ne kontrollin e venedikasve, zona e mbi Shkodres dhe qytetet porte te vendit. Ne vitet dhe shekujt ne vazhdim, keto zona te shkretuara do te populloheshin perseri me kolone osmane: popull me origjine te ndryshme etnike, nga cdo cep i Perandorise Osmane, dhe nga levizjet e brendshme te grupeve te caktuara etnike ballkanike: vllenj, bullgare, greke, etj. Pjesa derrmuese e popullsise autoktone qe zgjodhi te qendroje ne vend pa emigruar, vazhdoi te bente jeten ne zonat me te thella malore te vendit, si nje menyre per ti shpetuar cdo kontakti me autoritetet osmane qe perdornin qytetet e vendit si qendra te ndikimit e influences se tyre.

    7. Politikat e Sulltaneve dhe administrates osmane ne shekuj kane patur per qellim asimilimin e popullsise arnavude me kulturen osmane. Te gjitha masat e politikat qe ata ndoqen, qe nga ndalimi i gjuhes ametare, tek ndarja ne vilajete te perziera etnike, e deri tek ofiqet dhe pushteti qe u dhane krereve te caktuar arnavude, kishin per qellim qe te perjetesonin kete asimilim. Me perjetesim asimilimi, duhet te kuptojme: fshirjen totale te vetedijes historike te popullsise autoktone mbi origjinen e tyre, dhe pranimin nga ana e tyre te identitetit te ri, identitetit osman. Me nje fjale, osmanet u munduan qe te asimilonin arnavudet ne ate shkalle sa ata te numeroheshin si osmane.

    8. Nuk ekziston as identiteti etnik "turk" apo "osman". Identiteti "turk" apo "osman" nuk eshte gje tjeter vecse nje identitet politik e kulturor. Ai nuk perben nje identitet etnik. Identiteti etnik i pjeses derrmuese te qytetareve osmane ishin popuj e vende te ndryshme te Perandorise. Shume shqiptare sot nuk arrijne te kuptojne kete gje, dhe e perdorin identitetin "turk" si nje identitet etnik kur ai nuk eshte i tille. Vete qytetaret turq sot nuk kane nje origjine te perbashket etnike, por jane nje perzierje etnish. Ajo qe kane te perbashket eshte kultura osmane dhe besimi musliman. Edhe kur vjen fjala tek besimi musliman, jo te gjithe qytetaret turq ndajne te njejtin besim sunit. Pjesa derrmues e atyre qe sot ne Shqiperi vetedeklarohen si minoritet "turk", origjinen e tyre etnike e kane nga vende si Siria, Turkmenistani, Egjipti, Irani, e cepa te tjere te Perandorise Osmane.

    9. Identiteti "shqiptar" eshte identiteti i ngjizur nga Rilindasit tane si nje parakusht per te rizgjuar vetedijen e popullit te asimiluar shqiptar pas renies se Perandorise Osmane. Identiteti shqiptar nuk eshte i njejte me identitetin e paardhesve tane, identitetin epirot. Shume shqiptare sot bejne gabimin qe i barazojne te dyja dhe pretendojne se shqiptaret e sotem jane epirotet e djeshem. Vetem nje perqindje e vogel e shqiptareve te sotem jane popullsi autoktone qe mund te pretendoje se jane mbartes se te njejtit identiteti epirot si te paret e tyre. Gjeja tjeter qe vlen te permendet ketu eshte se nga kater vilajetet osmane ku banonin shqiptaret, vetem dy prej ketyre vilajeve perqafuan identitetin e ri te rilindjes, identitetin shqiptar: vilajeti i Janines dhe vilajeti i Manastirit. Vilajeti i Shkodres dhe Kosoves ishin vilajetet ku arnavudet iu kundervune dhe luftuan levizjen e Rilindasve tane, pasi e shihnin ate si nje kercenim per identitetin e vetem qe ata njihnin, identitetin osman. Ne keto treva, identiteti shqiptar u perqafua vetem pas kapitullimit te Perandorise Otomane dhe pas shpalljes se pavaresise se vendeve fqinje. Frika nga pushtimi i vendeve fqinje i ktheu edhe keto treva ne perqafues te idese se identitetit te ri "shqiptar" te Rilindjes.

    10. Krahas shume perpjekjeve dhe arritjeve te Rilindjes sone Kombetare per te ringjallur vetedijen e humbur te shqiptareve si nje menyre per te luftuar asimilimin osman 5 shekullor, pati edhe disa "romanticizma" qe i degjon dhe lexon nga shqiptaret e sotem shpeshhere. Nje nga keto romanticizma eshte ideja qe shqiptaret e kane luftuar Perandorine Osmane per 5 shekuj dhe asnjehere nuk jane asimiluar prej osmaneve. Faktet historike flasin shume hapur ne kete drejtim qe kjo nuk eshte aspak e vertete. Osmanet ia dolen me sukses qe te asimilojne shumicen derrmuese te popullsise shqiptare me kulturen osmane. Dhe ky asimilim, duket me qarte se kudo, tek fakti se shqiptaret si popull nuk e fituan pavaresine e tyre me lufte, ashtu sic e fituan popujt fqinje. Shqiptaret e asimiluar ne osmane nuk ngriten arme kunder pushtuesit te tyre osman, as pasi perandoria osmane humbi luften me ruset dhe u dorezua ti shiste arnavudet si koka turku ne mareveshjen me ruset ne Shen Stefan. Perkundrazi, shqiptaret u mblodhen ne Prizren, me urdher te Sulltanit, jo per te shpallur pavaresine e tyre, por per te deklaruar boterisht se ata ishin osmane dhe Perandoria Osmane ishte autoriteti i vetem qe ata njihnin. Lidhja e Prizrenit dhe deklarata e saj e deshmojne fare hapur kete gje, ashtu sic e deshmojne ngjarjet qe rrodhen me pas deri ne shpalljen e pavaresise ne leter ne Vlore ne 1912. Per te kuptuar shkallen e bashkepunimit e ndihmes qe shqiptaret i dhane Perandorise Osmane, duhet te sjellim nje thenie ne zhargonin e kohes ne Stamboll ne rradhet e elites politike te vendit: "Perandorine Osmane e mbajne gjalle arnavudet dhe armenet. Arnavudet per luften. Armenet per llogarine."

    Problemi me tema te tilla historike eshte se shume pak njerez jane te interesuar te mesojne te verteten historike. Interesi i tyre eshte perligjia e paragjykime te tyre sot.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-10-2015 më 13:23

  12. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Evian (20-10-2015),Sayan2003 (23-10-2015)

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •