Dokumentet veneciane vërtetojnë se Republika e Venedikut u përpoq të gjente një njeri që të vriste Skënderbeun duke e shpërblyer me një pension të përjetshëm. (Shih: Ljubich Listine, vëll. IX, fq. 268-269. Dokumenti i datës 4 maj 1448. Sipas F. Noli. Vepra 4, fq. 612
Skënderbeu shkoi në Itali në çastet më të vështira për Shqipërinë, i shoqëruar nga pak njerëz me pamjen e “një njeriu shumë të thjeshtë”. Qëndrimi i tij formonte një kontrast shumë të fortë me atë që mbante ndaj rrezikut turk klasa sunduese europiane, qëndrimin e së cilës aq mirë e ka shprehur në pranverë të vitit 1465 vëzhguesi i vëmendshëm i këtyre ngjarjeve, Gerardo de Collis: “Zotërinjtë e të krishterëve, të cilët kanë nxjerrë të holla nga popujt e tyre, sipas pretekstit të kësaj ndërmarrjeje (luftës antiturke) dhe pastaj i kanë futur në xhep për dobinë e tyre” (J. Radomir. Gjuragj... vepër e cituar; nr. 293). Papa Pali II, u përpoq me anë të justifikimeve boshe dhe, pas ceremonive zyrtare, të fshihte qëndrimin e tij të vërtetë dhe të largonte sa më parë Skënderbeun nga Roma. Bile bëri që të largohej në një mënyrë që e ofendonte Heroin Shqiptar në dinjitetin e tij njerëzor. Pas një qëndrimi prej dy muajsh, Skënderbeu më në fund u nis duke e kuptuar në mënyrë të plotë e përfundimtare qëndrimin e vërtetë që mbahej ndaj tij, duke marrë me vete ndjenja të thella përbuzjeje dhe urrejtjeje, ndjenja që ai i shprehu në çastin e largimit nga Roma duke thënë:
“Më parë do të donte të bënte luftë me Kishën se sa me turqit” (P. Fall. I rapporti...vepër e cituar; nr. LXXVII) dhe se “nuk besonte se mund të gjendej mizori më e madhe në botë se sa në këta priftërinj” (Po aty; nr. LXXIII). Për më gjërë për këtë çështje shih: Kasëm Biçoku. Mbi disa aspekte të marrëdhënieve të Skënderbeut me shtetet kryesore italiane në fitet e fundit të eprimtarisë së tij. Studime Historike. Viti 1967; nr. 4, fq. 51; 57; 60.
Në këtë intervistë ekskluzive dhënë për “Panoramën” studiuesi i njohur Aurel Plasari rrëfen shumë të fshehta nga ky libër që tanimë është i përfunduar e pret të botohet. Plasari nuk është në paqe me median. Ai u trembet titujve spekulativë dhe sugjeron të shmanget varianti
“vdiq i helmuar”. Megjithëse ai vetë ngutet që nga të gjashtë variantet e artikuluara nga viti 1464 e deri më sot, sytë tanë duhet të ndalen më shumë
tek ai i helmimit, kur sapo ishte kthyer nga Roma.
Prej një kalese posaçërisht të rëndësishme të Volaterrano-s në komentarët e tij: “Si erdhi në Romë,
(Skënderbeu) u kthye në atdhe ku thuhet se pas pak kohe vdiq i helmuar
Krijoni Kontakt