Kisha katolike e pranon qe Bibla nuk eshte teresisht e sakte.
Nga Ruth Gledhil, korrespondent fetar i gazetės “The Times”,
Hierarkia kishtare e Kishės Katolike ka publikuar njė dokument mėsimor qė instrukton besimtarėt se disa pjesė tė biblės nė fakt nuk janė tė vėrteta. Peshkopi katolik i Anglisė, Uelsit dhe Skocisė po paralajmėrojnė pesė milionė adhurues tė tyre, si edhe tė tjerė qė merren me studimin e shkrimeve tė shenjta, qė nuk duhet pritur “saktėsi absolute” nga Bibla.
“Nuk duhet tė presim qė tė gjejmė nė Shkrimet e Shenjta saktėsi tė plotė shkencore apo pėrpikėri absolute historike”, thonė ata nė 'Dhurata e Shkrimeve tė Shenjta'.
Disa tė krishterė duan qė, krahas teorisė sė Darvinit tė evolucionit nė shkolla, tė mėsohet edhe njė interpretim i fjalėpėrfjalshėm i krijimit siē qėndron nė Gjeneza, duke besuar qė “konstruksioni inteligjent” ėshtė njė teori po aq e mundshme pėr atė se si ėshtė krijuar bota. Por, 11 kaptinat e para tė Gjenezės, nė tė cilat paraqiten dy tregime nganjėherė kontradiktore rreth krijimit, janė ndėr ato pėr tė cilat peshkopėt katolikė tė kėtij vendi insistojnė qė s’mund tė jenė “historike”. Nė rastin mė tė mirė, thonė ata, ato mund tė pėrmbajnė “gjurmė historike”.
Ky dokument tregon se sa larg ka shkuar kisha katolike qė nga shekulli 17, kur Galileo qe dėnuar si heretik pėr pėrēmimin e njė besimi pothuaj universal nė frymėzimin hyjnor tė Biblės duke mbrojtur pikėpamjen e Kopernikut mbi sistemin diellor. Vetėm njė shekull mė herėt, Papa Pija i dhjetė dėnoi dijetarėt modernistė katolikė tė cilėt adoptuan metoda historiko-kritike pėr analizimin e literaturės sė lashtė tė Biblės...
Peshkopėt thonė qė Kisha duhet ta paraqesė ungjillin nė mėnyra “tė pėrshtatshme me ndryshimin e kohės, tė kuptueshme dhe tėrheqėse pėr bashkėkohėsit tanė”.
Bibla ėshtė e vėrtetė nė pasazhet qė kanė tė bėjnė me shpėtimin njerėzor, thonė ata, por vazhdojnė:”Nuk duhet tė presim saktėsi tė plotė nga Bibla nė tė tjera ēėshtje jofetare”.
Ata vazhdojnė mė tutje duke dėnuar fundamentalizmin pėr “intolerancėn e papajtueshme” dhe duke paralajmėruar pėr “rreziqet domethėnėse” tė pėrfshira nė qasjen fundamentale.
“Njė qasje e tillė ėshtė e rrezikshme, pėr shembull, kur njerėzit e njė kombi apo grupi shohin nė Bibėl mandat pėr epėrsinė e tyre, madje e konsiderojnė qė Bibla u lejon atyre tė ushtrojnė dhunė kundra tė tjerėve”...
Si shembuj tė pasazheve tė cilat s’duhet marrė nė kuptimin e fjalėpėrfjalshėm, peshkopėt citojnė kaptinat e hershme tė Gjenezės duke i krahasuar ato me mitet e hershme rreth krijimit nga tė tjera kultura, posaēėrisht ato tė Lindjes antike. Peshkopėt thonė se ėshtė e qartė qė qėllimi primar i kėtyre kaptinave ka qenė pėr tė ofruar mėsim fetar dhe se ato s’mund tė pėrshkruhen si shkrime historike.
Ngjashėm, ata pėrgėnjeshtrojnė profecitė apokaliptike tė Zbulesės, librit tė fundit tė Biblės krishtere, nė tė cilėn shkruesi pėrshkruan punėn e Jezusit tė ringjallur, vdekjen e Bishės dhe gostinė dasmore tė Krishtit.
Peshkopėt thonė:”Njė gjuhė e tillė simbolike duhet tė respektohet pėr ēfarė ėshtė dhe nuk duhet tė interpretohet drejtpėrdrejt. Nuk duhet tė presim tė zbulojmė nė kėtė libėr detaje rreth fundit tė botės, rreth asaj se sa do tė jenė tė shpėtuar dhe se kur do tė vijė fundi”.
Nė parathėnien e dokumentit mėsimor, dy katolikėt mė tė mėdhenj tė vendit, kardinali Murphy O’Conor, kryepeshkop i Westminsterit, dhe kardinali Keith O’Brien, kryepeshkop i St. Andru dhe Edinburgut, shpjegojnė kontestin e tij. Ata thonė qė njerėzit sot po kėrkojnė atė qė e vlen, qė ka vlerė tė vėrtetė, diēka qė mund t’i besohet dhe ēfarė vėrtet ėshtė e saktė.
Mėsimi i ri ėshtė publikuar si pjesė e kremtimeve tė 40 vjetorit tė Dei Verbum, Kėshillit tė Dytė tė dokumentit tė Vatikanit, qė shpjegon vendin e shkrimeve tė shenjta nė shpallje...
- Besuat apo nuk besuat
E pavėrtetė
Gjeneza ii, 21-22:”Dhe Zoti bėri qė mbi njeriun tė bjerė njė gjumė i thellė dhe ndėrsa ai po flinte, Ai mori njė nga brinjėt e tij dhe e plotėsoi atė vend me mish, dhe brinjėn qė Zoti kishte marrė nga njeriu, e shndėrroi nė njė grua dhe ia solli atė njeriut”.
Gjeneza iii, 16:”Zoti i tha gruas [pasi qė ajo qe mashtruar nga gjarpri]:’Do ta shtoj fort dhimbjen tėnde tė mbartjes sė fėmijės. Do tė lindėsh me dhimbje, madje dėshira jote do tė jetė pėr burrin tėnd dhe ai do tė tė sundojė”.
Mateu xxvii, 25:”Fjalėt e turmės:’Gjaku i tij qoftė mbi ne dhe mbi fėmijėt tanė’”, njė pasazh qė justifikonte shekuj tė tėrė tė antisemitizmit. Peshkopėt thonė qė kėto dhe fjalė tė tjera s’bėn tė pėrdorėn mė kurrė si njė pretekst pėr t’i pėrbuzur ēifutėt.
Zbulesa xix, 20:”Bisha u zu rob dhe bashkė me tė edhe profeti i rrejshėm qė nė praninė e tij bėnte shenja tė mrekullueshme me tė cilat i gėnjente ata qė morėn vulėn e Bishės dhe ata qė adhuronin imazhin e tij. Tė dy u hodhėn tė gjallė nė liqenin e zjarrtė qė digjet me sulfur”...
E vėrtetė
Eksodi iii, 14: Zoti ia shpalos vetveten Moisiut si:”Unė jam ai qė jam”.
Levetiku xxvi, 12: “Do tė jem Zoti juaj dhe ju do tė jeni njerėzit e mi”.
Eksodi xx, 1-17: Dhjetė Urdhrat
Mateu v, 7: Predikimi nė Kodėr
Marku viii, 29: Pjetri shpall Jezusin Krisht
Luka i: Lindja prej Virgjėreshės
Gjoni xx, 28: Dėshmi pėr ringjalljen fizike
Krijoni Kontakt