Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte ...

    Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte pansllavizëm rus

    Emri:  gani_mehmetaj-author-210x160.jpg

Shikime: 1504

Madhësia:  9.5 KB
    Gani Mehmetaj

    Ç’kanë shqiptarët fatkeq më këto dy ideologji, të cilave iu ngjitën duke rënë pre e klasave politike kriminale. Arabët e mendësisë mesjetare me nacionalizmin islamik duan ta mobilizojnë popullatën kundër perëndimit, ndërsa ne jemi në taborin e Perëndimit


    Pamje më kërcënuese për qytetërimin evropian e më të shëmtuar për sytë se sa “falja” e Bajramit të madh në Sheshin Nëna Terezë, në qendër të Tiranës, nuk kam parë në faqe të dheut. Një lumë njerëzish sektesh e ngjyrash të ndryshme, përkuleshin e ngriheshin nën qiellin e hapur, kinse i falen Zotit, ndërsa i braktisën xhamitë e teqetë. Tirana nuk pipëtinte, u ndal lumi i veturave, rrugët u braktisen, si të pritej hyrja e hordhive të Xhingis Kanit. Tiranasit mbyllen dyer e dritare, fëmijët s’hapnin gojë, shihnin me tmerr përtej grilave ritualin e pazakonshëm, të paparë në qytetërimin evropian. Edhe më të habitur ishin ata që nuk e dinin hilenë e bashkësive fetare myslimane: mendonin se u ngrysën Evropë, por me ndihmën e këtyre myslimanëve mesjetarë u gdhinë Azi. Në tërë këtë ritual të pazakonshëm të mijëra njerëzve, që ngriheshin e përkuleshin, mungonin vetëm devetë (gamilet) e beduinëve. Nuk kishte as shpata të lakuara arabe, shami beduinësh e rekuizita të tjera luftarake. Arabë pati, ata ishin instruktorë e urdhërdhënës që u tregonin “beduinëve shqiptarë” se si të rreshtoheshin në formacion lufte.
    Atmosfera mesjetare e kohës së xhihadit ishte aty, në Sheshin Nena Terezë: sa e frikshme aq anakronike. S’ta kapte mendja që mund t’u ndodhte kjo hata shqiptarëve, nuk e shpjegoje se si mund të shpërfytyroheshin në atë shkallë. Mungonte vetëm akti final: pas faljes së “sabahut” zakonisht hordhi beduinësh mësynin kështjellat e qafirëve që t’i bëjnë rrafsh me tokë. Çuditërisht vjelësit e kësaj traditë beduinësh nuk mësyn godinat qeveritare, nuk u derdhen rrugëve të Tiranës që të kapnin qafirët për zverku, nuk pushtuan as kështjella kaurësh, ndërsa do të duhej, që të mos u shkonte falja huq. Kur i lejojnë hordhitë e tilla të dalin në rrugë si në shkretëtirat arabe, në vend se të falen atje ku e ka dhënë Zoti i myslimanëve, atëherë duhet të pritet çdo gjë: rrënim objektesh qeveritare, republikë islamike, pushtim i të gjitha poreve të shoqërisë shqiptare nga hordhitë islamike. Kur qeveritarët tolerojnë në mënyrë kriminale që feja islame të pushtojë jetën publike, institucionet qeveritare, policinë, shërbimin e fshehtë, shkollat, rrugët, sheshet, madje edhe dhomat tona të fjetjes me zërin e çjerrë e në kupë të qiellit të altoparlantëve që ta plasin timpanin e veshit, atëherë pse të mos sfidohen këta qeveritarë të squllët që e lejojnë terrorin? Vitin tjetër beduinët në Sheshin kryesor, Nëna Terezë, nuk do të mjaftohen me falje bajrami, nuk u quhet “sevapë” po nuk e ndoqën traditën islamike të sulmit rrënues mbi godinat e qafirëve (qafirë janë ata që nuk e besojnë islamin e nuk u nënshtrohen ligjeve të sheriatit).

    A kapën fondet islamike majat e shtetit?
    Kështu, në shekullin XXI një grusht mercenarësh të financuar nga fonde të dyshimta, ta imponojnë primitivizmin e skajshëm. Një grusht mercenarësh të shitur, bëjnë rrëmujë sa që shqiptarët në vend se të merren me problemet fondamentale, e shpenzojnë energjinë për t’iu kundërvënë fushatës rrënimtare të këtyre islamikëve. Një grup islamikësh mercenarë po na e zënë frymën, bëjnë si të duan e ku të duan, pa përfillur të drejtat tona kombëtare, pa u brengosur që po na i shkelin liritë individuale. Disa parti politike janë kapur nga fondet e dyshimta islamike, prandaj i kanë futur në Kuvend deputetët me prejardhje aziatike, të cilët fyejnë e mohojnë kombin e atdheun e shumicës. Një grup islamikësh të ardhur nga Anadolli e shtetet arabe ua kanë mësuar arsyetimin prej idiotësh disa partive tona, kinse po e tolerojnë agresionin islamikë për hir të votave të besimtarëve, ndërsa duan ta fshehin arsyen e vërtet: fondet islamike e blenë kreun e disa partive politike e të institucioneve, i blenë votat për deputetët aziatik që po e përdhosin Kuvendin e shumicës shqiptare në Kosovë. Dhe shqiptarët e mjerë heshtin para këtyre aziatikëve ardhacak.
    Shpërfytyrim më të frikshëm të shqiptarëve nuk është parë as në kohën e pushtimit më të egër të Perandorisë turke. Kjo shëmti nisi njëzetë vjet më parë në territoret etnike (Maqedoni e Kosovën lindore), vazhdoi me intensitet në Kosovën e pas çlirimit, ndërsa u përhap si kancer në Shqipëri. Sa më të zëshëm bëhen shqiptarët për bashkim me Perëndimin, aq më të dhunshëm tregohen shoqatat islamike, në përpjekjet për të na kthyer në mesjetën e tyre. Maskarada e ditës së Bajramit të madh këtë synim kishte.
    Duhet ta kujtojmë se sprovat e para për dalje në rrugë të beduinëve shqiptarë pati fillimisht në Prishtinë, mirëpo policia u tregua efikase dhe, ua ngjeshi më kërbaç shpinës. Ndërkaq, në Tiranë tri vjet radhazi e provuan beduinët derdhjen në rrugë, bllokimin e trafikut e të jetës së qytetit. Sigurisht, po nuk i pengoi dikush sërish do të provojnë ritualin shkretinor. Dje e bllokuan arterien kryesore të kryeqytetit, nesër mund ta bllokojnë shtetin. Varet a kanë interes Serbia, Turqia, Irani e shtetet arabe. Në Tiranë, ditën e Bajramit vdiq shteti laik.

    Kur nisi shpërfytyrimi i shqiptarëve?

    Shpërfytyrimi i shqiptareve nisi në Kosovë me ndërtimin e qindra xhamive ilegale, pa e pyetur komunitetin dhe pa marr lejen e institucioneve shtetërore. Pjesa dërmuese e xhamive u ndërtuan në mënyrë të dhunshme nga fondet e dyshimta turke, serbe e arabe. Komuniteti shqiptar protestonte, kurse disa emisarë i kërcënonin natën, apo i thërrisnin me telefonata të fshehta ditën. Policia nuk i mbrojti nga kërcënimet e shantazhet. Komunitetit në vend të xhamive të cilat i kishin me tepri, kërkonte shkolla, ambulanca, kopshte fëmijësh e qendra rekreative. Por për këto gjëra askush nuk pyeste, atyre ua ndërtonin xhaminë para syve. Ka ndodhur në dhjetëra raste kur planifikohej ndërtimi i shkollave, mirëpo derisa pritej leja e zyrtarëve të korruptuar të komunës, islamikët e ndërtonin xhaminë në të njëjtin vend pa pyetur askënd, apo mbase jepnin para nën dorë në komunë.
    Në katundin Vitomiricë (Pejë), bie fjala, shqiptarët u ngritën kundër ndërtimit të xhamisë, me javë e mbronin katundin e tyre natën e ditën nga islamikët e Tiranës si në kohë okupimit, kur mbroheshin nga Serbia. Policia e komuna nuk u ndihmoi. Askush nuk i përfilli protestat e tyre kundër ndërtimit të xhamisë, që financohej nga një shoqatë islamike e Tiranës. Pse nuk i dolën në ndihmë komunitetit zyrtarët e komunës së Pejës? Janë të korruptuar? Kanë urdhër nga lartë për lejimin e ndërtimit të xhamisë ilegale politike, apo duan konflikte?
    Rast i njëjtë ka ndodh edhe në lagjen e autorit: u ndërtua xhamia e paligjshme, në vendin e shkollës së ligjshme. Kërkesa e financuesit ndërkombëtar për ndërtim të shkollës nuk u tumir, ndërsa u tolerua ndërtimi i xhamisë disa qindra metra vijë ajrore larg xhamisë tjetër. Një grusht zyrtarësh të korruptuar u joshën nga fondet e dyshimta islamike, duke i marr në qafë mijëra fëmijë, të cilët mbetën pa shkollën e tyre. Madje duke kaluar rrugën kryesore për të shkuar në shkollën “Gjergj Fishta” dy kilometra larg, disa fëmijë ranë kurban të xhamisë, sepse i shtypën veturat. A i zë gjumi ata zyrtarë komune dhe ata islamikë që u bënë shkaktarë të këtyre fatkeqësive?
    Bashkësitë islame nga Tirana, Turqia e Arabia Saudite ndërtojnë me dhunë xhami në Kosovë, ndërsa zyrtarët e korruptuar në Prishtinë, Pejë, Gjilan e disa qytete të tjera nuk i pengojnë, ose ua shkelin syrin të vazhdojnë ndërtimin ilegal. Tirana që nga koha e qeverisë së Mustafa Krujës e të ministrit Ernest Koliqi nuk e ndërtoi asnjë shkollë në Kosovë a në territoret etnike, ndërsa ndërtoi dhjetëra xhami! Çfarë shpërfytyrimi! Disa qarqe janë tejet aktiv në shkombëtarizim, ndërsa tmerrësisht pasiv në fuqizimin e kulturës kombëtare.

    Nga xhamitë ikën mbi 100.000 shqiptarë të Kosovës
    Nëpër katunde e qytete myezini me altoparlantë gjigant e terrorizon popullatën, duke e transmetuar edhe predikimin e hoxhës me zërin në kupë të qiellit si në shtetet më primitive arabe. Altoparlanti i xhamisë pos që ua prish çdo ditë gjumin qytetarëve, i shqetëson edhe katër herë të tjera gjatë ditës, në mënyrë të pafalshme, më arrogancë e primitivizëm. Kot që nuk shkoni në xhami, kur ata të futën dhunshëm në shtëpi dhe ta imponojnë një fjalor të çoroditur të hoxhës analfabet që fletë e kërcënon me mikron në dorë. Altoparlantët pa kufizim të zërit, çirren në kupë të qiellit, duke terrorizuar popullatën. Ndërkaq, ata që nuk duan të shkojnë në xhami, apo që nuk duan të dëgjojnë predikimet e tyre janë shumica absolute e popullatës. Pakica e terrorizon shumicën, sikurse në shoqëritë totalitare arabe e komuniste.
    Aty ku janë ndërtuar xhami njerëzit janë duke i shitur banesat e shtëpitë gati falas, që të ikin nga altoparlantët terrorizues. Ndërtimtarët kanë rënë në pikë të hallit, sepse banesat u kanë mbetur zbrazët: askush nuk do të blejë apartamente a shtëpi afër xhamisë që ua prish gjumin pa lind dielli dhe nuk e le as njëherë të bëjë gjumin e pas ditës.
    Nga xhamitë ikën mbi njëqind mijë shqiptarë të Kosovës dhe mbi pesëdhjetë mijë shqiptarë të Shqipërisë, duke kërkuar shpëtim në vendet e kishave. Qeveritarët e korruptuar e islamikët e kriminalizuar menduan se me xhami do t’ua heqin mendjen nga stomaku i zbrazët. Xhamitë i braktisën edhe miliona fatkeq arab për të kërkuar shpëtimin në Evropën Perëndimore. Jemi bërë të krahasohemi me arabët fatkeq fal qeverive tona të kriminalizuara. Bota e qytetëruar ua merr kapitalin vendeve islamike, ndërsa ne morëm “instruktorët” fetarë nga Arabia Saudite, Turqia e Irani. Ata në vend të fesë mbollën përçarjen fetare, në vend të durimit tradicional, kultivuan urrejtjen fetare vrasëse. Dhe frytet e punës së tyre kriminale po i vjelim të gjithë.
    Kosova, Shqipëria e territoret etnike janë bërë poligon qitjesh e eksperimentesh nga më të shëmtuarat. Shpërfytyrimit i ndihmuan institucionet shtetërore që nuk e arrestuan dhe nuk e burgosën asnjë hoxhë dhëmbë palarë e analfabet që shkumëzonte kundër historisë kombëtare e nxiste përçarje fetare. Kështu i trimëruan analfabetet, të cilët për një lirë turke e arabe lehin kundër Skënderbeut e personaliteteve historike. Dhe asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë, por i ardhur në Kosovë në kohën e Perandorisë turke.

    Islamizmi do të shkërmoqet njësoj si komunizmi
    ShBA-të do ta shkërmoqin islamizmin, ashtu sikurse e shkërmoqen para tridhjetë vjetësh komunizmin e Bashkimin Sovjetik. Deri atëherë shqiptarët do të pësojnë nga islamizmi, ashtu sikurse pësuan nga komunizmi. “Evropa do të bëhet islamike”, çirren ca mercenarë shqiptarë mu sikur serbët e shqiptarët dikur për komunizmit që u bë hi e pluhur.
    Prandaj, duhet ta kërkojnë me urgjencë ndihmën e SHBA-ve e të Evropës Perëndimore në mënyrë që ta luftojmë islamizmin që po i shpërfytyron shqiptarët. Na shpëtuan nga Serbia le të na shpëtojnë nga islamizmi. Ne duhet të integrohemi në BE jo me refugjatë që po e frikësojnë Evropën gati sa islamikët, por duke i zgjidh problemet e popullatës me fabrika e vende pune, në vend të xhamive koti. Problemet nuk zgjidhen nëse përpiqemi t’i dendim me hashashin islamik pjesën e varfër të popullatës, duke i bërë mish për top për luftëra fetare arabe, apo skllevër të turqve. Duhet të kërkojmë nga SHBA-të, NATO e Bashkimi Evropian të na çliroj nga Turqia, Arabia Saudite e Iranit.
    Por së pari duhet të kërkojmë të na çlirojnë nga klasat jonë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar.


    http://illyriapress.com/ideologjia-i...sllavizem-rus/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. 4 antarët më poshtë falenderuan iliria e para për mendimin e shprehur në këtë postim:

    2043 (09-08-2015),bili99 (13-08-2015),dielli1 (09-08-2015),mesia4ever (27-08-2015)

  3. #2

    Për: Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte

    Sa i vertete si shkrim.

  4. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte

    Zoteri Gani Mehmetaj serbeve gjithmone u ka konvenuar qe t'i armiqesojne shqiptaret me popujt e krishtere dhe popujt perendimore. Andaj me te drejte patriotet e shquar islamizmin e kane quajtur 'argat te shkive', madje vet ata qe e thonin kete ishin myslimane. Edhe komunizmin radikal ateist u imponua dhe u pergatit ne qorbat e Beogradit qe shqiptaret edhe njehere t'i armiqesonin me perendimin. Fatkeqesisht nga ajo qorbe vellezerit tane ne Shqiperi hengren me dekada te tera, ndersa ka disa injorante qe e lavderojne ate periudhe. Poashtu edhe shqiptaret e Maqedonise sot po perdoren mish per top ne shkretetirat e Sirise dhe islamizmi sdo ju ndohmoje asgje ne te ardhmen.

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2009
    Postime
    26

    Për: Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte

    Po ti heqesh 1 got uj detit qe zdo verehet, ashtu dhe ju flisni kot dhe kot behet per ju

    I nderuar Gani respekt per ty qe je munduar te citosh disa fjal nga ideologjia juaj por me te drejten e plot ( se spata qe te citoja qe the diqka mir) po ju them mesohu me ate qe eshte e vertet,mos i dil kunder mos ben urejte fetare te persona tjer te pa dishem Kujdes sepse urejtja shtohet, ne prap jemi shqiptar..
    “You can get much further with a kind word and a gun then you can with a kind word alone”

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Zoteri Gani Mehmetaj serbeve gjithmone u ka konvenuar qe t'i armiqesojne shqiptaret me popujt e krishtere dhe popujt perendimore. Andaj me te drejte patriotet e shquar islamizmin e kane quajtur 'argat te shkive', madje vet ata qe e thonin kete ishin myslimane. Edhe komunizmin radikal ateist u imponua dhe u pergatit ne qorbat e Beogradit qe shqiptaret edhe njehere t'i armiqesonin me perendimin. Fatkeqesisht nga ajo qorbe vellezerit tane ne Shqiperi hengren me dekada te tera, ndersa ka disa injorante qe e lavderojne ate periudhe. Poashtu edhe shqiptaret e Maqedonise sot po perdoren mish per top ne shkretetirat e Sirise dhe islamizmi sdo ju ndohmoje asgje ne te ardhmen.
    Ky shkrim lufte-nxites kunder muslimaneve, a beson se do na bej qe te heqim dore nga besimet tona ?
    Ti thua se serbet gjithmone kan nxitur per dhune fetare, dhe ne te njejten kohe i jep te drejt ganiut i cili mendon edhe njehere me flliqt se cili do çetnik koke-preres !

    Mos mor mesi, se te krishter jan edhe serbet. E ne do i qendrojm edhe me shume besnik kesaj feje sa here qe t'na cenohet e drejta e t'besuarit bashk me ofendimet e juaja edhe nga gani memetat !

  7. #6
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte pansllavizëm rus


    Gani Mehmetaj

    Ç’kanë shqiptarët fatkeq më këto dy ideologji, të cilave iu ngjitën duke rënë pre e klasave politike kriminale. Arabët e mendësisë mesjetare me nacionalizmin islamik duan ta mobilizojnë popullatën kundër perëndimit, ndërsa ne jemi në taborin e Perëndimit


    Pamje më kërcënuese për qytetërimin evropian e më të shëmtuar për sytë se sa “falja” e Bajramit të madh në Sheshin Nëna Terezë, në qendër të Tiranës, nuk kam parë në faqe të dheut...
    WTF ???

    Prita nje analize, gjeta nje nje perralle sikur e ka shkruar ndonje forumist ketu !!!...ne fakt islamizmi aktual eshte nje forme aggresive e panarabizmit, por ki shkrim me larte eshte larg analizez objektive si hana me diellin !!!

    Njer shqiptaria cfare mendimtare hamami ka....kush eshte bre ki Ganija, kur ja ka fillu me lexu libra bre ja kafsha belane.....

    tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 10-08-2015 më 07:54
    albanish by nature

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Nuh Musa për postimin:

    murik (27-08-2015)

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte

    Lidhur me kete shkrim, jam kurioz te dij se pse Komuniteti Mysliman i Shqiperise, BIK-u dhe BFI-ja nuk e perpilojn nje akuze e cila nxit drejtpersedrejti ne urrejtje fetare ? Ky shkrim i lodhur eshte i denueshem me ligje, prandaj eshte per t'u çuditur me heshtjen e komuniteteve tona fetare !

    Sa per shembull, po e perseris shkrimin e Gani Mehmetit duke zëvendesuar fjalen musliman/islam me te krishter e kristianizem per t'pare se ne cfar grade mjerimi ka ra ky popull !
    Ideologjia Kristiane është nacionalizëm rus, ashtu si ideologjia komuniste ishte pansllavizëm rus



    Ç’kanë shqiptarët fatkeq më këto dy ideologji, të cilave iu ngjitën duke rënë pre e klasave politike kriminale. Perëndimoret e mendësisë mesjetare me nacionalizmin kristian duan ta mobilizojnë popullatën kundër lindjës, ndërsa ne jemi në taborin e një populli me 90% musliman !


    Pamje më kërcënuese për qytetërimin evropian e më të shëmtuar për sytë se sa “mesha” e Pashkëve në Sheshin Nëna Terezë, në qendër të Tiranës, nuk kam parë në faqe të dheut. Një lumë njerëzish sektesh e ngjyrash të ndryshme, përkuleshin e ngriheshin nën qiellin e hapur, kinse i falen Zotit, ndërsa i braktisën kishat dhe katedralet. Tirana nuk pipëtinte, u ndal lumi i veturave, rrugët u braktisen, si të pritej hyrja e hordhive të papa-lareve. Tiranasit mbyllen dyer e dritare, fëmijët s’hapnin gojë, shihnin me tmerr përtej grilave ritualin e pazakonshëm, të paparë në qytetërimin evropian. Edhe më të habitur ishin ata që nuk e dinin hilenë e bashkësive fetare kristiane: mendonin se u ngrysën Evropë, por me ndihmën e këtyre kristianeve mesjetarë u gdhinë ne Serbi. Në tërë këtë ritual të pazakonshëm të mijëra njerëzve, që ngriheshin e përkuleshin, mungonin vetëm Kryçat e varrjes. Nuk kishte as shpata të lakuara, kryçtar beduinësh e rekuizita të tjera luftarake. Krristiane pati, ata ishin instruktorë e urdhërdhënës që u tregonin “kryçtareve shqiptarë” se si të rreshtoheshin në formacion lufte.
    Atmosfera mesjetare e kohës së kryçëzatave ishte aty, në Sheshin Nena Terezë: sa e frikshme aq anakronike. S’ta kapte mendja që mund t’u ndodhte kjo hata shqiptarëve, nuk e shpjegoje se si mund të shpërfytyroheshin në atë shkallë. Mungonte vetëm akti final: pas kryqëzimit, zakonisht hordhit kristiane mësynin kështjellat e te pa-feve që t’i bëjnë rrafsh me tokë. Çuditërisht vjelësit e kësaj traditë kryçtaresh nuk mësyn godinat qeveritare, nuk u derdhen rrugëve të Tiranës që të kapnin te pa-fet për zverku, nuk pushtuan as kështjella muslimanësh, ndërsa do të duhej, që të mos u shkonte falja huq. Kur i lejojnë hordhitë e tilla të dalin në rrugë si në shkretëtirat e Jeruzalemit, në vend se të falën nëpër monastrirët u e ka dhënë Zoti i kristianeve, atëherë duhet të pritet çdo gjë: rrënim objektesh qeveritare, republikë mesjetare te erresires kristiane, pushtim i të gjitha poreve të shoqërisë shqiptare nga hordhitë kristiane. Kur qeveritarët tolerojnë në mënyrë kriminale që feja katolike të pushtojë jetën publike, institucionet qeveritare, policinë, shërbimin e fshehtë, shkollat, rrugët, sheshet, madje edhe dhomat tona të fjetjes me zërin e çjerrë e në kupë të qiellit të altoparlantëve që ta plasin timpanin e veshit, atëherë pse të mos sfidohen këta qeveritarë të squllët që e lejojnë terrorin? Vitin tjetër murgjit në Sheshin kryesor, Nëna Terezë, nuk do të mjaftohen me rituale bizarre, nuk u quhet “bamirës” po nuk e ndoqën traditën katolike të sulmit rrënues mbi godinat e te pafeve (te pa-fete janë ata që nuk e besojnë krishterizmin e nuk u nënshtrohen ligjeve të Vatikanit dhe te Moskës/Athines).

    A kapën fondet katolike majat e shtetit?
    Kështu, në shekullin XXI një grusht mercenarësh të financuar nga fonde të dyshimta, ta imponojnë primitivizmin e skajshëm. Një grusht mercenarësh të shitur, bëjnë rrëmujë sa që shqiptarët në vend se të merren me problemet fondamentale, e shpenzojnë energjinë për t’iu kundërvënë fushatës rrënimtare të këtyre katolikëve. Një grup katolikesh mercenarë po na e zënë frymën, bëjnë si të duan e ku të duan, pa përfillur të drejtat tona kombëtare, pa u brengosur që po na i shkelin liritë individuale. Disa parti politike janë kapur nga fondet e dyshimta katolike, prandaj i kanë futur në Kuvend deputetët me prejardhje vllehe, të cilët fyejnë e mohojnë kombin e atdheun e shumicës. Një grup katolikesh të ardhur nga rrota e s'ëmës e shteteteve kristiane ua kanë mësuar arsyetimin prej idiotësh disa partive tona, kinse po e tolerojnë agresionin katolik për hir të votave të besimtarëve, ndërsa duan ta fshehin arsyen e vërtet: fondet katolike e blenë kreun e disa partive politike e të institucioneve, i blenë votat për deputetët kaurre që po e përdhosin Kuvendin e shumicës shqiptare në Kosovë. Dhe shqiptarët e mjerë heshtin para këtyre kaurreve ardhacak.
    Shpërfytyrim më të frikshëm të shqiptarëve nuk është parë as në kohën e pushtimit më të egër të Perandorisë Serbe. Kjo shëmti nisi njëzetë vjet më parë në territoret etnike (Maqedoni e Kosovën lindore), vazhdoi me intensitet në Kosovën e pas çlirimit, ndërsa u përhap si kancer në Shqipëri. Sa më të zëshëm bëhen shqiptarët për bashkim me Perëndimin, aq më të dhunshëm tregohen shoqatat e krishtera, në përpjekjet për të na kthyer në mesjetën e tyre. Maskarada e ditës së krishtlindjeve këtë synim kishte.
    Duhet ta kujtojmë se sprovat e para për dalje në rrugë të kaurreve shqiptarë pati fillimisht në Prishtinë, mirëpo policia u tregua efikase dhe, ua ngjeshi më kërbaç shpinës. Ndërkaq, në Tiranë tri vjet radhazi e provuan kaurret derdhjen në rrugë, bllokimin e trafikut e të jetës së qytetit. Sigurisht, po nuk i pengoi dikush sërish do të provojnë ritualin shkretinor. Dje e bllokuan arterien kryesore të kryeqytetit, nesër mund ta bllokojnë shtetin. Varet a kanë interes Serbia, Rusia, Italia e shtetet kristiane. Në Tiranë, ditën e krishtlindjeve vdiq shteti laik.

    ....

    .
    Nuk te vazhdoj me kësi lloj budallëqe, s'me lejon kultura e s'me lejon etika e besimtarit nje fjalor te tille kunder atyre qe flasin po te njejten gjuhe dhe ndajn po te njejten buke me mua !

  10. 2 antarët më poshtë falenderuan Evian për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Nuh Musa (10-08-2015),Sayan2003 (10-08-2015)

  11. #8
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Lidhur me kete shkrim, jam kurioz te dij se pse Komuniteti Mysliman i Shqiperise, BIK-u dhe BFI-ja nuk e perpilojn nje akuze e cila nxit drejtpersedrejti ne urrejtje fetare ? Ky shkrim i lodhur eshte i denueshem me ligje, prandaj eshte per t'u çuditur me heshtjen e komuniteteve tona fetare !

    Sa per shembull, po e perseris shkrimin e Gani Mehmetit duke zëvendesuar fjalen musliman/islam me te krishter e kristianizem per t'pare se ne cfar grade mjerimi ka ra ky popull !

    Nuk te vazhdoj me kësi lloj budallëqe, s'me lejon kultura e s'me lejon etika e besimtarit nje fjalor te tille kunder atyre qe flasin po te njejten gjuhe dhe ndajn po te njejten buke me mua !

    .....kur bullin e pickon miza, ai vetem e lekund bishtin dhe miza largohet (dhe ik e ngjitet te bagla ose te bol....et).....

    Por ne fakt, nxitja e urrejtjes nderfetare ne perendim eshte e ndaluar me ligj....nese edhe tek neve fillojn me padi te ketilla, kam drojen se do behet si ceshtje sporti, ngase gjobat nuk mund te jene aq te larta qe te ju dhemb dibidusave tone, keshtuqe sipas motos "un ofendoj dhe paguj" mund te dale ceshtja jashta kontrollit. Mendoj se ne duhet te behena shembull per ata !. Nuk don aspak "mund" kete shkrim kaq amataresk, kaq te thjeshte, kaq jorpofesional, ta shkyjne ne ajer !, dhe kete, duke mos u dash hic aman te mundohen ne lemine e fese, mjafton me u perqendruar ne argumente kombetare.

    selam
    albanish by nature

  12. #9

    Për: Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte

    Nje keshille per antaret: kur citoni nje poste e cila ka shume material ne brendine e saj, nuk ka nevoje qe te perfshihet e gjitha ne citimin tuaj. Kjo zgjat ne menyre te panevojshme postimet. Mjafton nje rrjesht, perfshi ketu dhe emrin e antarit qe ka postuar materialin qe po citohet.

  13. #10
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Ideologjia islamike është nacionalizëm arab, ashtu si ideologjia komuniste ishte

    Por ne fakt, nxitja e urrejtjes nderfetare ne perendim eshte e ndaluar me ligj....nese edhe tek neve fillojn me padi te ketilla,...
    Kure hoxhallaret qesin helem nga goja, ajo nuk eshte nxitje urrejtje, kurse kjo po. Po ju a keni sy te shihni se çfare po ndodhe ne boten muslimane? Jo, sigurisht se jo. Ju nuk doni te shihni realitetin.
    Iluzioni eshte metoda me e mire per te ikur nga realiteti.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •