Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 64
  1. #41
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Po genjehen me te shkretat genjehen me nje cope cokollate.....
    Nese hoxha ka te drejte, atehere kemi te bejme me nje definim te rri te "diletantizmit"......kjo skeneri te orkestrohet ne kete forme te thjeshte, dhe me keto pasoja eksorbitante, nuk mundet sipas asnjecfare norme te vleresohet. Eshte dicka e papare !, nuk njeh literatura historike nje "konstrukt" kaq banal, me kaq pasoja te rrenda !.....nese vertetohet inskenimi, atehere dhe den haag nuk mund ti gjykoje keto hajvana, pasiqe nuk ka norma ligjore ku ti kap.....keta nuk jane per ne burg, ketaj jane psikopat per me i mbyll dy kat nen toke ne dhoma pa dritare dhe me i haruar aty se ekzistojne, dhe se kane ekzistuar ndonjehere !..........fundesira te njerezise !.....dhe thuaj tash se nuk ka ZOT ???.........po kush do ju jap drejtesi atyre qe u vrane te pafajshem, edhe atyre qe u mashtruan ???, kush ???.......kurse vetem mendimi mbi gjetjen e pergjigjes per CKA ? ta nxjer vec trurin....edhe ne periferi te pyetjes PSE nuk ka arsye te hulumtohet !, kjo duket si nje enderr e tmerrshme, ku njerezit presin ti zgjoje kush nga gjumi !, kjo nuk ka ndodhe..........nje njeri nuk mund te imagjinoje kete qe ka ndodh, ngase edhe fara me e eger e njeriut nuk e ben nje gje te tille !.......po ja, e bejkan, edhe bile shqiptari ja bejka shqiptarit !...........per ali qametin folnin llafet qe ne start, se ne zvicer ka qene pacient ne psikiatri !!!

    flm
    albanish by nature

  2. #42
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Greqia ka interes qe Maqedonia te shperbehet sepse greku ka pretendime territoriale
    dhe don te marre ndonje cope territori ne kufirin grek/maqedoni.
    Nqs Maqedonia coptohet greku do ta kete me te lehte te marre nje cope territor.
    Nqs Maqedonia coptohet dmth shqiptaret dalin te pavarur me territorrin e tyre atehere
    eshte me mire qe territori i shqiptareve te maqedonise ti bashkohet Kosoves ose Shqiperise
    sepse popullsia shqiptare ne maqedoni eshte e vogel vetem 520 mije.
    Kombi grek ashtu ka qene gjithmone,dinak dhe prapaskenaxhi,komb intrigantesh,never straight ato rob.
    Le be burre se jeni komplet gabim. Spo e lejojne Rusine qe ka gjithe ate force ushtarake per t'i rishkruar kufinjte e po na lejojne neve e Greqine qe eshte ne bankrotim pothuajse. Ne madje skemi as ushtri dhe nuk kemi shtete te forta.

  3. #43
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Citim Postuar më parë nga Wrangler Lexo Postimin
    benseven11

    "Armiku i armikut tim, eshte miku im" thote ajo shprehja. Po mesia4ever nxitohet ca nga konflikti i interesit !!
    Po ta marr shembull Perandorine Osmane. Ajo ishte armike e ruseve, grekeve dhe serbeve por nuk ishte mike e shqiptareve. Andaj jo gjithhere kjo thenie eshte e vertete.
    skam kurrfare interesi ne dem te popullit tim qe jeton ne Maqedoni. Perkundrazi jam me ta gjithhere.

  4. #44
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Nuk mbaj nmen te keme percjell situaten ne Maqedoni si ketyre diteve, po jap dhe une mendimin tim si zakonisht me vones.


    Si ka fillu aksioni: supozohet se ky grup shumica prej tyre luftetar te tri luftrave UÇK UÇPMB dhe UÇK (Ushtria Çlirimtare Kombetare), jane mbledhur ne Kumanove ne pritje te nje aksioni ku nuk dihen caqet as motivet me daten 12 Maj per ndere te nje komandanti qe spo me kujtohet emri, edhe armatimin per aksion flitet se kane pase ne nje vende te caktuar ku pas dorezimit njeri nga pjestaret e grupit thuhet se u arratis ne vendin ku ka bere zbulimin e armatimit.
    Tash pse te shtunen me date 9 maj dhe jo te marten kur eshte parapar, len shume hapsir per te dyshuar se keta kane qene te tradhetuar ose te zbuluar nga sherbimi sekret maqedonas gje qe i jep edhe kuptim edhe pyetjeve te shumta se pse ka ndodh ne nje lagje kaq te dendur me popullat civile dhe shume pyetjeve tjera qe kane te bejne me taktika ushtarake per marrjen e nje aksioni nga njerez me pervoje lufte.

    Arsyet pere kete ngjarje nuk po dihen sakte, por nje gje eshte mese e sigurte se keta trima kane qene te tradhetuar nga shqipetaret, po supozohet te jete Ali Ahmeti me banden e tije, dhe nga analizat qe po qarkullojne neper portale te ndryshme dhe neper emisione televizive, arsyja po dele me qene mbajtja e atyre pake pozitave ne pushtet, po ku ka ma absurde dhe tradheti ma te madhe se kjo nese vertet keshtu eshte.

    Tash per mi dhane logjik kesaj ngjarje misterioze duhet me kalu ne konspiracion gjeopolitik ne aspektin rajonal se ndryshe nuk po ka kuptim gjithe kjo heshtje e pales shqipetare ne Maqedoni, nese aksioni i parapar ka qene i organizuar nga Ali Ahmeti me perkrahje te sherbimeve sekrete te perendimit per te kriju trazira qe te rrezohet kjo qeveri pro Ruse qe nga 2007-ta, dhe premtimeve qe munde ti jene bere per vazhdimin e pushtetit edhe ne qeverin e ardheshme, ketu vijme ne konkluzion qe ka qene plan gjeopolitik ne aspektin edhe nderkombetar, mos te harrojme paralajmrimet e SH.B.A-se se ne rast konflikti me Rusin ballkani gjendet ne vijen e frontit. Por edhe nese shikojme reagimet e perendimit se si me gjdo kushte mundohen ti ndryshojne elitat politike nga pala maqedonase dhe ti kthejne ne pushtet pro perendimoret edhe ky konspiracion merre kuptim.

    Per ta ilustru teme po e sjell nje shkrim qe u publikua sot neper portale :

    Emri:  Beg Rizajn.jpg

Shikime: 555

Madhësia:  42.7 KB
    Pas përfundimit të luftimeve rreth 30 orëshe në Kumanovë ndërmjet policisë maqedonase dhe luftëtarëve shqiptarë të UÇK-së kanë filluar të dalin detajet e para rreth përleshjes.
    Një polic i njësisë speciale i angazhuar në këtë aksion, në kushte anonimiteti ka rrëfyer ngjarjen për Indeksonline. Ai ka thënë se shqiptarët kanë qenë të stërvitur mirë dhe me përvojë të madhe në përleshje të armatosur.
    “Ata kanë qenë shumë të rrezikshëm. Dukej nga mënyra se si gjuanin se ishin të stërvitur mjaft mirë për beteja në afërsi”, ka thënë pjesëtari i policisë.
    Ai ka treguar një detaj mjaft interesant gjatë përleshjes.
    “Ne jemi futur në njërën nga shtëpitë ku u dëgjua thirrja me megafon. Personi që ishte na është vërsulur me thikë, pasi që i kishin mbaruar municionet dhe fatkeqësisht e ka goditur njërin nga kolegët e mi. Reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm”, ka thënë polici.
    “Pas publikimit të fotografive e kam identifikuar atë person dhe ai ka qenë Beg Rizaj”, ka përfunduar polici.
    Burimi Bota Sot


    Po e paramendoje kete luan si ju eshte gjuajtur si Rambo me thik hijenave sllavomaqedone dhe ate kolegun qe permend polici ka mundesi se munde edhe ta kete vrare.
    Nothing comes from nothing

  5. #45
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Nejse ,ky eshte lajm shume i keq.U hap lufta ne Maqedoni
    dhe ka rrezik qe te parhapet ne gjithe territorin,te perfshihet ne lufte Kosova ne
    kufi dhe serbi ne krahun tjeter dhe mundet edhe Greku ne jug ne kerkim te territoreve te tij te mohuara,lol.
    Te gjitha ndodhin prane kufirit shqiptar ku ekzistojne tendenca per perhapje revoltash dhe lufte civile.
    Kjo mund te avancoje ne konflikt rajonal mes shtetesh dhe rajoni te shkoje per shit ne luftera si Palestina.
    Kush eshte ai politikan bir kurve ne Maqedoni qe ka nxitur revolten?Ai duhet percjelle ne burg me ceremoni.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar benseven11 për postimin:

    mesia4ever (18-05-2015)

  7. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Heronj te tradhetuar nga politikane te deshtuar.
    Popullsi e terorizuar nga hijena te terbuar.
    Dikush duhet te mbaje pergjegjesi per kete. Nese ata djem kane qene luftetare dhe u vrane ne luftime, atehere tradhetarin duhet ta gjykojne me ligjet e luftes, pra ta vrasin si qen e ta hedhin ne ndonje kanal.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #47
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582

    Për: Vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Permendet gjithandej Ilirida, a mos ka lidhje me at shpalljen e Republikes se Ilirides qu u mbajt me 18 shtator 2014 ne sheshin Skenderbe ne Shkup.
    Kesaj i thone dicka po zihet, i jep kuptim edhe kundershtimit te ketij asksioni nga ana e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaqit ketyre palaqove qe nuk ju konvenon kjo iniciativ.
    Mu kujtua se kam lexu diku, kerkova dhe gjeta kete:

    http://www.tvkoha.tv/18692/sot-shpal...es-video-.html
    Nothing comes from nothing

  9. #48
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Vazhdon aksioni policor në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Kesaj i thone te ikesh per lesh kot fare
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #49

    Për: Vazhdon aksioni policor në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Jankullovska: T’i shfarosim shqiptarët për një orë! (video)





    “Po merrem me këta ‘shiptarishtat’. Shiptarishtat po më nervozojnë shumë. Si munden të jenë aq budallenj”, thotë Jankullovska, duke folur me bashkëshortin e saj Vllatko Ilievski





    Fyerje të rënda të shqiptarëve dhe mosdurim ndaj tyre janë pjesë të përgjimeve të publikuara sot nga opozita maqedonase.

    Lideri i opozitës, Zoran Zaev sot ka publikuar bombën e 32-të më dëshmi të shumta që sipas tij nxjerrin në shesh fytyrën e vërtetë të pushtetit aktual, i cili paraqitet si nxitësi kryesor i tensioneve ndëretnike në vend.

    Janë publikuara biseda të shumta mes zyrtarëve të lartë të cilët shprehin mos-durimin e tyre në veçanti ndaj shqiptarëve.

    Si protagonistë e fyerjeve të rënda sërish paraqiten, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Ivo Kotevski, e të tjerë përfshirë edhe kryeministrin Gruevski.

    “Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, për një orë mudn t’i pastrojë shiptarishtat”, dëgjohet zëri i Jankullovskës, duke folë me Protygjerin.

    “Po merrem me këta ‘shiptarishtat’. Shiptarishtat po më nervozojnë shumë. Si munden të jenë aq budallenj”, thotë Jankullovska, duke folur me bashkëshortin e saj Vllatko Ilievski. .

    “Nuk ka bashkëjetesë me ata. Duhet të pastrojmë hesapet njëherë e përgjithmonë. Nevojitet strategji. Unë e di si ju bëhet me ta, por na mungon konsensusi nacional”, thotë zëri i Mijalkovit.
    “Edhe unë jam për atë zgjidhje”, thotë Jankullovska.

    Zaev ka publikuar të dhëna edhe për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar nga një polic maqedonas.

    Jankullovska dhe Kotevski flasin duke për plane për ta bërë dramë të vërtetë rastin në fjalë. Jankullovska sërish ofendon shqiptarët ndërsa Kotevski rrëfen se si maqedonasit dëshirojnë që të gjithë shqiptarët të kenë fatin e njëjtë.

    Në disa biseda tjera janë publikuar edhe biseda për plane dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe të gjitha atyre që nuk mendojnë njëjtë si pushteti. Plane për likuidime në veçanti janë bërë ndaj gazetarit Bozhinovski ndërsa në një bisedë tjetër Protuger thotë se ai personalisht do ta vrasë gazetarin Llatas.

    (INA)

  11. #50

    Për: Vazhdon aksioni policor në Kumanovë, MPB-ja nuk jep detaje

    Nga nje tjeter burim:


    Jankullovska: “Shiptarishtat” i vrasim për një orë (Video)





    Pas shtatë vitesh koalicion me BDI-në, VMRO-DPMNE ndihet aq e fortë, saqë ministrja e brendshme Gordana Janklullovska është e bindur se për një orë mund t’i vretë shqiptarët. Kjo mund të konstatohet nga bisedat e publikuara nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, sipas të cilit Jankullovska bisedon me Mijallkovin, Protugjerin dhe bashkëshortin e vet, Ilievski, se si të pastroje hesape me shqiptarët.

    “Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, për një orë mudn t’i vrasim shiptarishtat”, dëgjohet zëri i Jankullovskës, duke folë me Protygjerin.

    “Po merrem me këta “shiptarishtat” . Shiptarishtat po më nervozojnë shumë. Si munden të jenë aq budallenj”, thotë Jankullovska, duke folë me bashkëshortin e saj Vllatko Ilievski. .

    “Nuk ka bashkëejtesë me ata. Duhet të pastrojmë hesapet njëherë e përgjithmonë. Nevojitet strategji. Unë e di si ju bëhet me ta, por na mungon konsensusi nacional”, thotë zëri i Mijalkovit.

    “Edhe unë jam për atë zgjidhje”, thotë Jankullovska.

    Zaev apeloi te qytetarët që të mos bnien pre e këtyre skenarëve të zeza që ka përgatitur pushteti. “Të bëhemi bashkë në protestat e 17 majit dhe të protestojmë qetë, masovisht dhe një protestë të paparë deri më tani. Mos e lëshoni rastin historik për të marrë pjesë në një tubim masiv multietnik dhe që të mos lejojmë më tepër të ndodhë kjo në Maqedoni”, tha në fund Zaev.



    Marre nga Bota Sot


    Per ata qe duan te shohin videon e meposhte, duhet qe me pare te kycen ne llogarine e tyre ne youtube. Perndryshe nuk e shohin dot.



Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •