Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Familja Gjuta kërcënon ministrin Tahiri: "Mos u merr me ne se do ta pësosh!"

    Kërcënohet Saimir Tahiri: Do ta pësosh!

    Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është kërcënuar me një sms në telefonin e tij më datën 9 maj. Në tekstin e sms shkruhej: “nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh”.

    Dyshohet se kërcënuesi është Vladimir Gjuta.

    Ky i fundit akuzohet për organizimin e disa shpërthimeve me eksploziv në kryeqytet, ndër të cilat edhe atë në farmacinë e babait të Tahirit, vepra penale për të cilat është shapllur në kërkim.

    Burime nga policia bëjnë të ditur se kur u dergua sms, Gjuta ishte në Tiranë, ndaj edhe më pas u ushtruan disa kontrolle policore në pronat e familjes Gjuta.

    Pas sms-së mësohet se ministri Tahiri ka lëvizur disa ditë me makinë të blinduar.

    Nga mediat thuhet se kur e mori sms-në, Tahiri ishte në takim me tre oficerë italianë të antiterrorit për të diskutuar lidhur me rastin e Baftjar Butkës.

    Ky i fundit ishte personi që vendosi eksplozivin në farmacinë, pronë e babait të Tahirit, vepër për të cilën është shpallur në kërkim.

    Butka, është nipi i Vladimir Gjutës. Sipas mediave italiane, ai fshihet në këtë vend dhe është i lidhur me ISIS.

    Thuhet se ai ka në plan të vendosë bomba edhe në Itali, në zonën e Firences.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Familja Gjuta kërcënon ministrin Tahiri: "Mos u merr me ne se do ta pësosh!"

    Kërcënohet ministri Tahiri me SMS: Lëre rehat familjen Gjuta

    Numri i telefonit, Apeli liroi sot Ernest Gjutën


    TIRANE - Kercenohet me mesazh telefonik ministri i Puneve te Brendshme Saimir Tahiri. Burime te sigurta per A1 Report thane se mesazhi kercenues dyshohet se i eshte derguar nga Vladimir Gjuta, i shpallur ne kerkim nga policia per vendosjen e tritolit ne farmacine e babait te ministrit te Brendshem, se bashku me nipin e tij Baftjar Bruka.

    Mesazhi i dërguar në telefonin personal është: "Lëre rehat familjen Gjuta".

    Ministri i Brendshëm mësohet se ka depozituar një denoncim mbi mesazhin kërcënues në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e cila ka nisur tashmë hetimet dhe po verifikon numrin nga eshte derguar mesazhi.

    Mesazhi kërcënues ka ardhur para operacionit të kryer nga drejtoria e policisë së Tiranë në vilën “Gjuta” në Rrugën e Elbasanit, një biznes në pronësi të Vladimir Gjutës.

    Ndërkohë, këtë të premte është liruar nga Gjykata e Apelit per Krimet e Renda, Ernest Gjuta, një nga personat që dyshohet se është përfshirë në atentatet me eksploziv të datës 10 janar të këtij viti në kryeqytet.

    Ai ishte në masë sigurie arrest me burg pasi nga numri i telefonit të tij u dërguan thirrjet për eksplozivin e vendosur pranë vendit ku parkonte makinën babai i ministrit Tahiri në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

    Shqiptarja

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Familja Gjuta kërcënon ministrin Tahiri: "Mos u merr me ne se do ta pësosh!"


    -----

    Katër nga shtate personat e akuzuar si pjese e një grupi të akuzuar per kryerje te akteve terroriste, janë sjelle këtë te shtune para Gjykatës se Krimeve te Renda, ku iu komunikua masa e sigurisë. Para Gjykatës kane dale Lumjan Matmuja, Ernest Gjuta, Kamber Bruka dhe Erjon Dule, te cilët u shoqëruan nen masa te forta sigurie nga drejtoria e policisë se Tiranës ku ndodheshin qe prej arrestimit. Seancat kane zgjatur vetëm pak minuta. Brenda ne salle, për te shmangur nxjerrjen e te dhënave te hetimit, përveç avokateve dhe te pandehurve, nuk janë lejuar persona te tjerë te ishin te pranishëm. Por Gjykata ka marrë edhe një tjetër vendim, per pezullim të publikimit te te dhënave qe përbejnë sekret hetimor. Behet fjale per një vendim te marre nga gjyqtari Ardit Mustafaj. Në vendimin e tij, thuhet se ndalohet publikimi qofte dhe i pjesshëm i akteve te shqyrtimit gjyqësor, kur gjykimi behet me dyer te mbyllura. Ne te kundërt, kodi penal përcakton përgjegjësi penale sipas nenit 295/a te tij, qe parashikon veprën penale te zbulimit te akteve ose te dhënave sekrete. Te premten, Gjykata vendosi te ndryshoje masën e sigurisë edhe per Emirjon Gjuten, i cili ishte i pari qe u prangos, duke e lene ate ne burg pa afat. Ndërkohe policia vazhdon te kete ne kërkim Vladimir Gjuten, i dyshuar si organizatori i grupit si dhe Bajftar Bruken. Te gjithë ata dyshohet se kane bere planin dhe kane ekzekutuar shpërthimin e tritolit ne farmacinë e babait te Ministrit te Brendshëm, Sajmir Tahiri, si dhe për vendosjen e lendeve eksplozive pranë shkollës “Petro Nini” dhe pranë stacionit te autobusit ne unazë.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Familja Gjuta kërcënon ministrin Tahiri: "Mos u merr me ne se do ta pësosh!"

    Gjutajt mesa del jane komplet si familje armiq te Tahirit.
    Ti hapesh lufte Tahirit eshte komplet idiotesi,do te thote
    ti hapesh lufte shtetit.Me shtetin nuk e fiton luften KURRE.
    Si armiq personale te Tahirit,Tahiri do beje gjithshka qe ka ne
    dore qe kjo tufe kripsash te marre maksimumin e denimit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •