Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 99
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes se ministrit Tahiri

    fluturokan zogjte ne kete te ftofte ahahahahah i madh je o birish
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Per mua personalisht te dyja forcat politike jane m*U*t njera e kake tjetra. Po te japesh nje deklarate te tille si kjo qe sapo the ti eshte te jesh jo thjesht brainwashed po patollogjik ne urrejtje. Saimir Tahiri eshte nje pis, bir i nje familje kontrabandistesh e palacosh qe ju ka dale nami kohe perpara sesa Tahirua te na behej minister. Akte ndaj familjes se tij mund te jene larje hesapesh, pazare te prishura apo ku ta di une. Te akuzosh pd-ne per nje gje te tille eshte me te vertete budallallik me brire. Per me teper qe ska asnje te dhene, sado minimale qe te kete perfshirje nga PD-ja. Ti jeton dhe ne Amerike. Se ke mesuar akoma qe pa prova nuk akuzohet kot?
    prova e gjall asht sali berisha qe per ni fjal goje zhduku ni fis te tan ne tropoj ku qoj tre her forcat renea mas mi mori pushtetin e u shkatrroj edhe shpijat me themele edhe pse askush nuk jetonte ma aty. po ashtu ne 97 desh nisi luft civile ne shqipni per me rujt karrigen e vet. po ne 98 i vuni flaken tiranes me tanke mes per mes qytetit, vazhdojm me gerdecin ku per fat te keq baxhanaku i "panjoftun" i vdiq aksidentalisht aty etj etj etj lista vazhdon sa as edhe ni nate dimini nuk del.

    kto jan ne gjandje shqipnis ti avejn flaken veq per pak pushtet.

    ani kontrabandist. kontrabandist simas kujt? qeveris qe e arrestoj dhe e liroj mrena nates se nuk kishin asni prove? sali berisha majti tos nanon ne burg nja 4 vjet per do shishe lang frutash qe gjoja kishte vjedh e po te lente ty te lir baben e tahirit mrena nates po te ishte me verte kontrabandist?

    ministri ma i suksesshem deri me sot tahiri asht e kjo shifet direkt nga urrejtja patollogjike qe kan per te pedeistat
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #13

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes se ministrit Tahiri

    derjans, mentaliteti i qimes ne syrin e tjetrit dhe jo traun ne syrin tim eshte ai qe e ka lene Shqiperine ne kete gjendje. Ti me permend bemat e Berishes apo Pd-se sikur Ps-ja me Nano/Meta/... jane engjej e ju dridhet shpirti per ate vend. Kjo eshte ajo qe une quaj militantizem i semure. Vazhdo ti me krahasime, jo Berisha keshtu, jo Pd-ja ashtu... Zoteri sme duhet as pd, as Berisha as... PS eshte ne pushtet, le te pergjgjet per situaten. Se ca lesh suksesi sheh ti tek Tahiri kur ajo qe degjojme e lexojme perdite jane vrasje mafiose, droge, etj qe behen publike fale organeve te huaja te drejtesise, vrasje ne mes te Tiranes apo qytete te tjera...

    E kam shume zet debatin per politike se e gjykoj diskutimin me pa vlere ne forum. Po kur fshati ska nevoje per kallauz, mos kerkoni kot nje te tille. Gjerat jane si jane.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes se ministrit Tahiri

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    derjans, mentaliteti i qimes ne syrin e tjetrit dhe jo traun ne syrin tim eshte ai qe e ka lene Shqiperine ne kete gjendje. Ti me permend bemat e Berishes apo Pd-se sikur Ps-ja me Nano/Meta/... jane engjej e ju dridhet shpirti per ate vend. Kjo eshte ajo qe une quaj militantizem i semure. Vazhdo ti me krahasime, jo Berisha keshtu, jo Pd-ja ashtu... Zoteri sme duhet as pd, as Berisha as... PS eshte ne pushtet, le te pergjgjet per situaten. Se ca lesh suksesi sheh ti tek Tahiri kur ajo qe degjojme e lexojme perdite jane vrasje mafiose, droge, etj qe behen publike fale organeve te huaja te drejtesise, vrasje ne mes te Tiranes apo qytete te tjera...

    E kam shume zet debatin per politike se e gjykoj diskutimin me pa vlere ne forum. Po kur fshati ska nevoje per kallauz, mos kerkoni kot nje te tille. Gjerat jane si jane.
    meta nano jan njejt si saliu mos i permen kot ato, leqe nano ka 10 vjet qe as si vizitor nuk hyn ma ke ps

    thjesht te permena se qfar asht ne gjendje te boj saliu, edhe un te garantoj me 100% se gjith kto zullumahi neper shqipni me tritola me urdher ti tij bohen
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Per mua personalisht te dyja forcat politike jane m*U*t njera e kake tjetra. Po te japesh nje deklarate te tille si kjo qe sapo the ti eshte te jesh jo thjesht brainwashed po patollogjik ne urrejtje. Saimir Tahiri eshte nje pis, bir i nje familje kontrabandistesh e palacosh qe ju ka dale nami kohe perpara sesa Tahirua te na behej minister. Akte ndaj familjes se tij mund te jene larje hesapesh, pazare te prishura apo ku ta di une. Te akuzosh pd-ne per nje gje te tille eshte me te vertete budallallik me brire. Per me teper qe ska asnje te dhene, sado minimale qe te kete perfshirje nga PD-ja. Ti jeton dhe ne Amerike. Se ke mesuar akoma qe pa prova nuk akuzohet kot?
    Te lutem , nqs nuk e ke bezdi, te na paraqisesh provat ku tregohet se Saimiri eshte pis dhe familja e tij eshte familje palacosh dhe kontrabandues.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    Te lutem , nqs nuk e ke bezdi, te na paraqisesh provat ku tregohet se Saimiri eshte pis dhe familja e tij eshte familje palacosh dhe kontrabandues.
    e vetmja prove qe kan asht fakti se gjate fushates elektorale te vitit 2013 baba i tahirit arrestohet gjoja per kontrabande ilaqesh, dhe quditrisht lirohet mrena nates sepse ishte thjesht ni skeme sa per ti nxjerr namin e keq gjat fushates
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #17
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    Te lutem , nqs nuk e ke bezdi, te na paraqisesh provat ku tregohet se Saimiri eshte pis dhe familja e tij eshte familje palacosh dhe kontrabandues.
    shet viagra babai .kontrabande

  8. #18
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes se ministrit Tahiri

    Keni 2 vjet qe na cani veshet "Fajin e ka Saliu", "Fajin e ka PD", po tani ?!

    Po c'faj ka PD qe nuk jeni te zotet te vini REND, QETESI dhe SIGURI ne vend me militantet tuaj qe i keni vene ne Polici ?
    C'faj ka PD qe permbytet gjysmen e vendin dhe nuk jepni asnje ndihme per banoret?
    C'faj ka PD se u vra Santo dhe beni sikur nuk dini nga erdhi urdheri?
    C'faj ka PD se te fortet e Lazaratit nuk i hyri gjemb ne kemb por u kapen vetem Gatet dhe ushtare te tjere si ai ?
    C'faj ka PD se avioni i droges se Riformatos ju plasi ne mes te dites ne Divjake, ne nje dite te bukur pranvere me diell ?
    C'faj ka PD se pazaret e droges ju prishen nga Gjermanet ne uzinen e perpunimit te kokaikes ne Elbasan ?

    Prape PD e ka fajin se desh e vdiqet Shpetim Gjiken ?
    PD e ka fajin se po hani kokat me njeri tjetrin se kush do jete i preferuari i Kryetarit per kandidat per K. Bashkie ?
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    shet viagra babai .kontrabande
    Po ky esht nder per Shqiptarine. Po i plaket popullsia

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes se ministrit Tahiri

    Tre eksplozivë në Tiranë: Farmacisë së babait të Tahirit e banesës së shefit të Krimeve të Rënda. 1 çaktivizohet



    Dy shpërthime tritoli kanë tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit të 10 shkurtit 2015, ndërsa ka dështuar një tentativë e tretë për të shpërthyer një sasi tjetër tritoli në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
    Objektiv të shpërthimeve me eksploziv kanë qenë: Farmacia në pronësi të Bashkim Tahirit, i ati i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe banesa e shefit të Krimeve të Rënda të Korçës, Alfred Nomani. Ndërkohë ka dështuar tentativa e tretë për shpërthim në një stacion autobusi. Prokuroria thotë se tre ngjarjet po hetohen sebashku për akuzën “Vepra me qëllime terroriste” ndërsa kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter i quajti: Akte terroriste. Gjithashtu eshtë zhvilluar një takim urgjent në Ministrinë e Brendshme mes ministrit Saimir Tahiri kryerprokurorit Adriatik Llalla dhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika

    Ora 02: 50 shpërthimi i parë në farmacinë e të atit të Tahirit
    Shpërthimi shkaktoi dëme në farmaci në rrugën “Kongresi i Manastirit”, e cila është në pronësi të Bashkim Tahirit, i ati i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
    Ora 03:50 Shperthimi i dyte në banesën e Shefit të Krimeve Korçë
    Sipas hetimeve të para një sasi eksplozivi është vendosur në shesh pushimin e pallatit të ish-shefit të komisariatit numër 3, Alfred Numani, aktualisht shef i krimeve të rënda në policinë e Korçës. Shpërthimi ndodhi në pallatin 5 katësh në rrugën “Arben Minga”, por afër farmacisë së Bashkim Tahirit.

    Ora 06: 15 Tentativa per shperthimin e trete dështon
    Sipas prokurorisë, rreth orës 06:15, nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, në një stacion autobusi në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, është zbuluar një sasi lënde eksplozive, e gatshme për të shpërthyer. Pas konstatimit të lëndës plasëse, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit është kryer shpërthimi i kontrolluar.
    Prokuroria: Tre ngjarjet po hetohen sebashku
    Në orën 10: 40 minuta pëmes një deklarate për shtyp Prokuroria për Krime të Rënda bën me dije: “Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka nisur hetimet për vepra penale “Vepra me qëllime terroriste Dy shpërthimet me tritol në Tiranë dhe tentativa për shpërthim me lëndë eksplozive po hetohen sëbashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda” thuhet në deklaratën e policisë

    Dade-Bushati dënojnë sulmet në komisionin e Jashtëm
    Shpërthimet me eksploziv të regjistruara gjatë natës në Tiranë kanë qenë në fokus edhe të mbledhjes së Komisionit të Jashtëm të paradites së sotme. Kryetarja, Arta Dade, dënoi aktet e dhunës ndërsa shpehu solidarizimin me familjet e sulmuara me tritol. Aktet e dhunës u dënuan edhe nhga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
    Në ora 10:13 reagon kryeministri Rama: Shpërthimi në farmacinë e Tahirit akt terrorist.Asnjë fjalë për eksplozivin te ish-shefi i policisë
    Në ora 10:12 Tahiri takon kryeprokurorin Llalla dhe kreun e SHISH Ajazi
    Pas këtyre ngjarjeve të rënda kriminale është zhvilluar një takim urgjent në Ministrinë e Brendshme. Ministri Sajmir Tahiri ka pritur në zyrën e tij kryerprokurorin Adriatik Llalla dhe shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Takimi ka zgjatur përreth gjysmë ore dhe mësohet se është diskutuar për ngjarjet e rënda që tronditën sot kryeqytetin dhe për masat që duhen marrë në forcimin e rendit dhe sigurisë në bashkëpunim mes tre institucioneve. Në takim është diskutuar edhe mbi pistat e hetimit për këto ngjarje.

    ORA NEWS

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •