Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 99
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Shperthimi ne farmacine e Tahirit shkakton vetëm dëme

    Nga shpërthimi në farmacinë që ndodhet pranë spitalit 5 në QSUT janë regjistruar vetëm dëme materiale, pasi në momentin e ngjarjes nuk ka patur asnjë person në farmaci. Nga shpërthimi dëme materiale ka pasur dhe në një fasfood përbri farmacisë dhe disa automjete te parkuara perpara saj. Grupi hetimor ka nisur punën në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin dhe sasinë e eksplozivit të vendosur, ndërsa pritet të verifikohen nëse ka kamera të sigurisë të bizneseve që ndodhen përreth farmacisë, të cilat mund të kenë fiksuar ndonjë detaj për ngjarjen.



    Shperthimi ne banesen e shefit të krimeve dëmton dhe 3 banesa të tjera
    Mësohet se shpërthimi ka qënë aq i fuqishëm sa ka shkaktuar dëme edhe në banesat e tjera në katin e pestë të pallatit, por edhe në banesat e një kati më poshtë.
    Sasia e eskplozivit ishte vendosur në katin e pestë ku jeton ish-shefit të komisariatit numër 3, Alfred Nomani, aktualisht shef i krimeve të rënda në policinë e Korçës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale ne banesen e oficerit dhe tre banesa te tjera ne ate pallat.

    Emri:  shefi-i-komisariatit.jpg

Shikime: 451

Madhësia:  25.5 KB
    Në foto: Shefi i Krimeve të Rënda ne Korçë, Alfred Nomani

    ORA NEWS

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    2 kallepet e tritoli te pashperthyera
    Ndërkaq rreth orës 06:15 policia gjeti dy kallëpe tritoli të lidhura me tel pranë një stacioni autobusi në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Mësohet se dy kallëpet e tritolit ishin mbështjellë me gazetë dhe me dy tela të nxjerrë në pjesën e jashtme, gati për të shpërthyer. Pas konstatimit të kallëpevë të tritolit policia ka kryer shpërthim të kontrolluar.



    ORA NEWS

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...



    ORA NEWS

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes se ministrit Tahiri

    Shpërthimi në farmaci, Artan Hoxha: Një person me kapuç vendosi minën, u filmua nga kamerat

    TIRANE – Drejtuesi i emisionit “Xhungël”, Artan Hoxha ka zbardhur detaje në lidhje me autorët e vendosjes së eksplozivit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
    I ftuar në rubrikën “Opinion”, gazetari Hoxha tha se kamerat e sigurisë së një biznesi privat kanë filmuar një person me kapuç, i cili zbret nga biçikleta, dhe në harkun kohor të 30 sekondave vendos minën në kondicionerin e farmacisë.
    Hoxha thekon se mina e vendosur në farmacinë e babait të ministrit përmban rreth 400 gramë tritol. Sipas tij, autori nuk mund të identifikohet nga pamjet e siguruara, pasi cilësia e kameras ka qenë shumë e dobët. Ndër të tjera, gazetari Hoxha shprehet i bindur se tre shpërthimet e sotme në Tiranë kanë lidhje me njëra-tjetrën.
    “Vendosja e eksplozivit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm është regjistruar nga një kamera e cila ka qenë e vendosur pranë një biznesi në vendin e ngjarjes. Duket një person me biçikletë, me një xhup, me kapuç në kokë. Nuk dallohet qartë nëse ka dhe maskë, sepse është shumë e errët pamja. Ai shkon qetësisht me biçikletë, në një rrugë të boshatisur, e parkon biçikletën në anë të trotuarit dhe sapo zbret nga biçikleta nxjerr një pajisje nga poshtë xhupit, që dyshohet të jetë mina. Diçka lëviz me dorë dhe pa humbur kohë, shkon kacavirret në faqen e murit dhe vendos minën në hapësirën mes kondicionerit dhe murit. Zbret që andej, hipën biçikletën dhe largohet. Nga informacionet që kam unë, në të trija rastet kemi të bëjmë me mina që kanë në përbërje të tyre 400 gramë tritol, dy kallëpe tritoli. Këto janë tre mina që janë ndërtuar në Shqipëri nga një njohës i mirë i lëndëve eksplozive.”- deklaroi Hoxha.

    SHPERTHIMET

    Një seri shpërthimesh tronditën Tiranën mëngjesin e sotëm. Objektiv i shpërthimit ishte farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe shtëpia e shefit të Policisë Alfred Numani. Sasia e tretë e lëndës eksplozive u gjet në një stacion autobusi pranë “Vasil Shantos” dhe u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga policia. Prokuroria ka nisur hetimet për 3 aktet terroriste duke vlerësuar mundësinë e lidhjes mes tyre.

    (er.nu/BalkanWeb)

  5. #25

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi...

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    Te lutem , nqs nuk e ke bezdi, te na paraqisesh provat ku tregohet se Saimiri eshte pis dhe familja e tij eshte familje palacosh dhe kontrabandues.
    Une nuk jam prokuror te te paraqes prova. I referohem atyre qe jane shkruar ne shtyp. Dhe sipas shtypit e jema e Tahirit ka bere evazion fiskal ne shumen 70 mije dollare gje per te cilen eshte derguar dhe ne prokurori, ndersa i jati qe u arrestua per kontrabande ilacesh u la i lire per teknikalitet dhe jo sepse ishte i pafajshem. Po ashtu jane bere publike faktet qe Tahiri eshte kuruar ne spitalin San Martino ne Genova nga nervat pas nje tentative vetvrasje. Nuk eshte faji im qe Saimit Tahiri ka qene kontigjen krimi i rregjistruar ne polici si hajdut kasetofonash etj. Keto jane gjera qe jane bere publike me kohe. Se kuptoj se cfare provash me kerkon ti kur po e perseris, une jam qytetar i thjeshte e jo prokuror. Po te ndjek te njejten llogjik si ty atehere me duhet te te drejtohem: Me jep provat qe Saimir Tahiri nuk eshte pis dhe ku del qe familja e tij nuk ka bere evozion fiskal dhe kontrabande.

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tronditet Tirana nga 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes se ministrit Tahiri

    Fotolajm/ Tritoli i tretë i vendosur poshtë shtëpisë së Aneta Ramës

    TIRANE - Dy kallëpet e tritolit të gjetura në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamed Gjollesha”, janë vendosur pranë pallatit ku jeton nëna e kryeministrit të vendit, Aneta Rama. Fatmirësisht tragjedia në njerëz u shmang pasi policia u njoftua nga një telefonatë anonime dhe bëri shpërthim të kontrolluar të lëndës eksplozive. Aparamenti i nenes se kryeministrit Rama eshte ne pallatin qe ndodhet vetem 10 metra larg nga stacioni i autobusit ku u gjet tritoli. Por duke iu referuar pozicionit ku u gjet tritoli, vetëm 60 metra larg tij, ndodhet edhe apartamenti ku jetojnë prindërit e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

    Ende nuk dihen autorët e kësaj tentative dhe objektivi që ata kanë pasur.

    Kjo ngjarje u shenua rreth ores 05:00 te ketij mengjesi, dy ore pas dy shperthimeve me tritol qe ndodhen ne kryeqytet, i pari ne farmacine e babait te ministrit te Puneve te Brendshme Saimir Tahiri dhe i dyti ne banesen e shefit te Krimeve te Korces, Alfred Numani, njerehesh ish-shefi i komisariatit numer 3 ne kryeqytet.

    Emri:  158061.jpg

Shikime: 396

Madhësia:  70.6 KB

    Shqiptarja

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    “Mafia e ilaçeve vendosi tritolin”

    Mafia e ilaçeve e ka vendosur tritolin tek farmacia e babait të ministrit të Brendshë.

    Këtë thotë ish-kryeministri Sali Berisha me një mesazh të publikuar në Facebook.

    Shënimi i Berishës në Facebook:

    “Tirana u gdhi përsëri e tronditur nga tre shpërthime tritoli. Kësaj here jo nga Kostandini i Partisë por nga goditje që me sa duket mafia e Ilaçeve i bëri Bashkimit të ilaçeve të Partisë.

    Sot, herët në mëngjes, objekt i tritoleve të radhës ishin farmacia e të atit të Sajmir Tahirit, që në më pak se një vit me ndihmën e të birit u bë “big” në fushën e ilaçeve, objekt tjetër ishte banesa private e një ish-komisari policie, ndërsa tritolin e tretë e eksplodoi vetë policia në një stacion autobuzi. Mëngjesi i tritoleve dëshmon dhe një herë se në Shqipëri territorin e kontrollon krimi i organizuar, i cili me lehtësi godet kudo, këdo dhe në çdo skaj të këtij vendi.

    Imagjinoni ju sa mund t’ju mbrojë ju sot Edi Rama dhe sejmeni i tij Tahiri.

    Vetëm dy ditët e fundit janë ditë të marrjeve peng, të tritoleve, pa llogaritur këtu mbi 20 vetura të vjedhura dhe dhe mbi 48 banesa të thyera.

    I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë me seriozitetin më të madh këto krime dhe të vendosë autorët, sponsorët e tyre para ligjit!”, shkruan Berisha në Facobook.

    MAPO

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur akuzave të kryeministri Edi Rama, që i quajti faqezinjë për dekleratat e bëra.

    Basha thotë se ministri i Brendshëm është bërë njësh me banditët.

    “Kush flen me qenin zgjohet me pleshta thotë populli”, tha gjatë reagimit të tij kryedemokrati Basha.

    Deklarata e Bashës:

    “Faqe e zezë për atë që riktheu të inkriminuarit në krye të rendit!

    Faqe e zezë për gradimin e kriminelëve dhe trafikantëve me poste deri në Parlament.

    Faqe e zezë për kryeministrin që urdhëron dhunën kriminale kundër opozitës dhe mbron dhunuesit-banditë.

    Faqja e zeze dhe turpi i zi që ministri i rendit është bërë njësh me banditët.

    Faqja e zezë që në një vit e kthyet Shqipërinë në Kolumbi të Europës.

    Kush flen me qenin zgjohet me pleshta thotë populli”, thuhet në reagimin e Lulzim Bashës.

    Reagimi i PD

    Partia Demokratike reagoi sot pas regjistrimit të dy shpërthimeve dhe një të treti në tentativë në Tiranë.

    “Tirana është gdhirë sot nën pluhurin e tritorit dhe ankthin e shpërthimeve të njëpasnjëshme.

    Aktet e rënda kriminale janë shprehje e pikës më të ulët ku ndodhet rendi dhe siguria publike.

    Shthurja e Policisë së Shtetit, largimi prej saj i profesionistëve, përdorimi i kësaj strukture më urdhëra politikë dhe për propagandë qeveritare, ka lënë terren të lirë për bandat më të rrezikshme e për shfaqjen më të rrezikshme të krimit, sic janë shpërthimet me tritol.

    Njerëzit e tritolit dhe të krimit kanë lehtësi sot, derisa persona të inkriminuar janë futur në polici, dhe oficerë të policisë janë anëtarësuar në banda.

    Në asnjë kryeqytet të botës, edhe atje ku ka gjendje lufte, nuk ndodh një manifestim i tillë kriminal që e ka goditur rëndë sigurinë e qytetarëve,” tha nënkryetari i PD, Edi Paloka.

    PD nuk mendon se Edi Rama, se krimi po reagon pasi është ndjerë i kërcënuar, por thekson se vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është pjesë e krimit.

    “Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe energji, mbi motivet e shpërthimit tek familjarët e Ministrit të Brendshëm. Motivet janë të rëndësishme për të kuptuar lojërat dhe aleancat politike me krimin.

    E sigurtë është një pistë, se ky nuk është reagim i malavitës ngaqë ndjehet e frikësuar prej Tahirit. Prej ditës së parë të detyrës, edhe më parë madje kur u aktivizua në politikë, Tahiri është në një dyshim publik, për shkak se ka jo pak dëshmitarë të shoqërimit të tij me emrat më të njohur të krimit të organizuar në vend.

    Sot kufijtë mes policisë dhe bandave kriminale nuk janë të dallueshëm, ndaj vetëm Prokuroria ka kreditet e duhura për të hetuar e zbardhur ngjarjet.

    Partia Demokratike është e shqetësuar për këtë nivel pasigurie, dhe për këtë arsye, ne kemi denoncuar që në fillim, rënien e dobësimin e policisë nga njëra anë, dhe forcimin e krimit dhe kriminalitetit nga ana tjetër,” tha Paloka.

    Pas kësaj deklarate reagoi edhe kryeministri Edi Rama.

    “Vetem nje fjale me vjen per reagimin zyrtar te PD mbi aktin terrorist ndaj familjes se Ministrit te Brendshem: Paçin faqen e zeze!” shkruan Rama në FB.

    MAPO

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    le te shajme pastaj serbet ivanin e greket
    3 shperthime terrorizojne kryeqytetin dhe njerezit ndihen ne panik mutat e pd e kthejne ne loje politike
    paci faqen e zeze se sjeni shqiptar ju se dhe ne Beograd me pyet ndoshta 10% do kishin keqardhje per keto raste po ju jeni specie te vecanta
    i provoshi ne shpijat tuja
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Tiranë: 3 shpërthime eksplozivi ndaj familjes së kryeministrit dhe ministrit Tah

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Une nuk jam prokuror te te paraqes prova. I referohem atyre qe jane shkruar ne shtyp. Dhe sipas shtypit e jema e Tahirit ka bere evazion fiskal ne shumen 70 mije dollare gje per te cilen eshte derguar dhe ne prokurori, ndersa i jati qe u arrestua per kontrabande ilacesh u la i lire per teknikalitet dhe jo sepse ishte i pafajshem. Po ashtu jane bere publike faktet qe Tahiri eshte kuruar ne spitalin San Martino ne Genova nga nervat pas nje tentative vetvrasje. Nuk eshte faji im qe Saimit Tahiri ka qene kontigjen krimi i rregjistruar ne polici si hajdut kasetofonash etj. Keto jane gjera qe jane bere publike me kohe. Se kuptoj se cfare provash me kerkon ti kur po e perseris, une jam qytetar i thjeshte e jo prokuror. Po te ndjek te njejten llogjik si ty atehere me duhet te te drejtohem: Me jep provat qe Saimir Tahiri nuk eshte pis dhe ku del qe familja e tij nuk ka bere evozion fiskal dhe kontrabande.
    Mor darius, une nuk thash se nuk eshte. Prandaj skam ndermend te jap prova ty. Ti qe the se familja e tahirit eshte kondrabanduese dhe tahiri pis, duhet te japesh prova qe te te besoj une ty.
    Dhe ti e di shume mire si funksionon.
    Akuzuesi sjell prova per fajesine e te akuzuarit.
    Po te them edhe njehere se une nuk po them se tahiri nuk eshte ai qe thua ti. Une nuk e di.
    Thjesht te kerkova prova per arsyen se ti i kerkove prova dikujt me lart se hodhi nje akuze ne ajer nderkohe qe bere edhe vete te njejten gje,hodhe akuza ne ajer.
    Nqs ti merr per prova ato qe thuhen ne mediat shqiptare atehere nuk di se cte te them me shume.

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •