Shqiptaret po paguajne ate qe i kane bere mjedisit keto 24 vitet e fundit. E kane masakruar ambjentin ku jetojne, kane prere pyjet, shkaterruar argjinaturat dhe shtratet e lumenjve, abuzuar me reren e brigjeve dhe bllokuar kanalet. Kane rritur ne shifra te frikshme erozionin, demtuar ne menyre te pandreqshme gjithe punen e bere per 45 vjet ne stabilizmin dhe venien nen kontroll te ujrave... Nuk ka sesi te ndodhe ndryshe. Ne nje vend ku cdo qeveri qe vjen e ka mendjen te vjedh e grabise, ku paligjshmeria, pasurimi ne rruge ilegale, vjedhja e korrupsioni jane te institucionalizuara dhe te pranueshme nga qytetaret, ku vete keta qytetare nuk kane as ndjenjen me elementare te respektimit te ambjentit ku jetojne, eshte mese e pritshme qe te ndodhin katastrofa te kesaj natyre. Ka patur disa zera tek tuk qe kane leshuar alarmin qe ne vitin 1996 (nese me kujtohet sakte) per demin e madh qe po i shkaktohej brigjeve te lumenjve me abuzimet pa mase te reres, nderhyrjes neper argjinatura e bllokimit apo prishjes se qellimshme te kanaleve. Askush se ka vene ujin ne zjarr. Le te merren njerezit kafeneve me Ramen e Meten, Berishen e Bashen. Nderkohe cdo gje ne ate vend po shkaterrohet ne menyre te pariparueshme.
Krijoni Kontakt