Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 57 prej 57
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    E para e punes nuk jane permbytur qytetaret shqiptare, por fshataret shqiptare, dhe larg sadizmit, mendoj se mire tu behet.
    E trasheguan token e tjeterkujt pa asnje shperblim dhe kjo fale politikave amatore apo spekullative te Sali Berishes.
    Por jo vetem kaq. e trasheguan token me nje rrjet infrastrukturor kullimi shume te mire dhe ne tere keta vite jo vetem qe nuk e merembajten kete rrjet te ndertuar me aq shume pune, por e shkateruan mu bash ne tokat qe shteti yne zemermadh ua mori te zoteve te vertete e ua dha ketyre fshatareve per tu marre votat.
    Ne ato toka buze lumenjve e perrenjve qe ishin toka buke, keta te mencurit ndertuan shtepi me nga tre e kater kate, bene stallat e bagetive dhe tani qe lumi u fry nga shirat e toka nuk ka se ku ta kulloje ujin, tere uji i lumit u hyri neper shtepi e neper stalla.
    Zoti vonon por nuk haron. Ne tokat e tjeterkujt ndertuan te ardhmen e tyre dhe nje dite te bukur Zoti ua morri te gjitha.
    Tani nuk kane asnje te drejte te kerkojne demshperblim sepse qe nga fillimi e ndertuan keq jeten e tyre.
    Cfare bene me teper se une apo prinderit e mij qe dolem me gisht ne goje nga sistemi i shkuar???. Asgje!
    Mire tu behet !
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    ana e mire e problemit te keq.
    Art me aplikacione
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #53

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    E para e punes nuk jane permbytur qytetaret shqiptare, por fshataret shqiptare, dhe larg sadizmit, mendoj se mire tu behet.
    E trasheguan token e tjeterkujt pa asnje shperblim dhe kjo fale politikave amatore apo spekullative te Sali Berishes.
    Por jo vetem kaq. e trasheguan token me nje rrjet infrastrukturor kullimi shume te mire dhe ne tere keta vite jo vetem qe nuk e merembajten kete rrjet te ndertuar me aq shume pune, por e shkateruan mu bash ne tokat qe shteti yne zemermadh ua mori te zoteve te vertete e ua dha ketyre fshatareve per tu marre votat.
    Ne ato toka buze lumenjve e perrenjve qe ishin toka buke, keta te mencurit ndertuan shtepi me nga tre e kater kate, bene stallat e bagetive dhe tani qe lumi u fry nga shirat e toka nuk ka se ku ta kulloje ujin, tere uji i lumit u hyri neper shtepi e neper stalla.
    Zoti vonon por nuk haron. Ne tokat e tjeterkujt ndertuan te ardhmen e tyre dhe nje dite te bukur Zoti ua morri te gjitha.
    Tani nuk kane asnje te drejte te kerkojne demshperblim sepse qe nga fillimi e ndertuan keq jeten e tyre.
    Cfare bene me teper se une apo prinderit e mij qe dolem me gisht ne goje nga sistemi i shkuar???. Asgje!
    Mire tu behet !
    Nuk duhen futur te gjithe ne nje thes. Ka qe kane marre toka pa te drejte po ka dhe nga ata qe thjesht kane marre tokat e rrembyera nga diktatura. Mund te kete nga ata qe kane bere ndertime vend e pavend, por dhe nga ata qe nuk kane bere.

  4. #54
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    EKSKLUZIVE/ Përmbytjet, Blushi: Humbja e parë e shumicës

    E PLOTE/ Përmbytja e ditëve të fundit ishte një projektor i ngritur mbi një gërmadhe. Prej shumë vitesh nuk kisha parë Shqipëri më të mjerë, më të varfër, më të pashpresë dhe më depresive.

    Burra të deformuar nga varfëria dhe pija e zgjatur e dëshpërimit, gra të egërsuara që i sulen një pakoje me biskota, kafshë të ngordhura që kanë dhënë shpirt nga braktisja, fëmijë të dobët, që shumë shpejt do bëhen si prindërit e tyre, shtëpi të shkatërruara nga mungesa e kujdesit, dashuria njerë­zore për strehën, nga higjiena dhe kushtet minimale të jetesës, peizazhe të copëtuara nga kafshimi brutal dhe i pangopur mbi natyrën, në përgjithësi një rrënim që nuk ka shkak vetëm përmbytjen, por që përmbytja i nxori në diell
    për të na e sjellë para syve.
    Nuk duhet të jem i vetmi që e ka pyetur veten: ku jetojnë këta njerëz? Në cilin shtet? A jetojnë ata si ne? A kanë më ëndrra, iluzione, shpresë dhe fuqi për ta përmirësuar jetën e tyre? A besojnë ata se Shqipëria mund të ndryshojë? A kanë më besim te mirësia, te ligji dhe te shteti? A u flasin fëmijëve të tyre për një jetë më të mirë apo ky frymëzim është zhdukur nga komunikimi familjar që në kushte mjerimi reduktohet në bli bukën, mbush ujin, ushqe bagëtitë, rrëmbe një tullë, gjej ca skrap, mbyll dritën, natën e mirë.

    Me sa duket.

    Fjalori i kufizuar i varfërisë është edhe më i vrazhdë dhe shumë më mizor se kaq, sepse ka shume dhunë, shumë hakmarrje, shumë mllef dhe shumë pabesi.
    Dyshoj se varfëria është një sëmundje, që nuk po e mundim dot. Dhe jo vetëm kaq. Ajo po shtohet duke zaptuar çdo ditë më shumë toka, çdo javë më shumë shtëpi, çdo muaj më shumë fshatra dhe qytete, çdo vit më shumë trupa dhe çdo dekadë më shumë shpirtra. Të varfrit janë dorëzuar. Siç u pa edhe nga përmbytja, ata nuk luftuan. Sepse,
    përveç jetës së tyre, nuk kanë çfarë shpëtojnë tjetër. Kanë shumë pak për të mbrojtur. Prandaj delet dhe lopët u asfiksuan nga uji, shtëpitë u mbushën me llum deri në majë, prandaj tokat do mbeten edhe shumë kohë liqene të kalbur kufomash. Përmbytja dëshmoi se njerëzit nuk luftuan për ta shmangur dhe aq 225më pak për ta mundur. Sidomos të varfrit, që janë më të prekurit, iu dorëzuan pa kushte përmbytjes.
    Por përmbytja është një ditë. Varfëria është një jetë. Përmbytja të vret. Varfëria të torturon. Përmbytja të mbyt. Varfëria të merr frymën. Do ishte një fabul ngjethëse kjo e të varfërve, që luten të ketë përmbytje me shpresën që shteti të kthejë sytë nga varfëria e tyre. Natyrisht kjo nuk ka ndodhur, përmbytja nuk është yshtur, askush nuk është lutur të mbytet, por kjo nuk do të thotë se të varfrit nuk kanë kuptuar se edhe përmbytja e yshtur nuk i nxjerr nga varfëria. Nga vetmia.
    Të varfrit kanë kuptuar pafuqinë tonë për t’i shpëtuar nga varfëria. Kanë provuar meskinitetin, cinizmin, burokracinë e pashpirt, armiqësinë e administratës, sterilitetin e shoqërisë, vjedhjen e pasurive të përbashkëta, padrejtësinë, pasigurinë, injorancën, frikën, ftohjen, thatësirën, shterpësinë e tokave, pamundësinë dhe paaftësinë e shtetit për t’i nxjerrë nga balta e mjerimit. Ata kanë ardhur duke u bërë më të varfër çdo ditë në njëzet vitet e fundit. Dhe nuk kanë më shpresë. Nuk kanë më arsye të kenë shpresë dhe në këtë pikë janë të mirëkuptuar.
    Të varfrit nuk besojnë më te reformat, nuk presin asgjë nga zgjedhjet, nga liria e fjalës, nga rotacionet dhe lëmimet e demokracisë, sepse ata jetojnë në një rend tjetër, për të cilin këto avancime të mendimit njerëzor janë të panevojshme. Rëndesa e demokracisë së mbushur me burokraci për ta ka një peshë tjetër. Shumë relative. Ata jetojnë në rendin e mjerimit, që është një rend pa institucione. Prandaj kërkojnë vetëm ndihma dhe jo të drejta, siç u pa edhe ditët e fundit. Sepse të drejtën për të qenë i varfër nuk ta mohon asnjë rend. Në shkëmbim pranojnë të jenë dekor. Gjatë zgjedhjeve dhe gjatë përmbytjeve. E japin veten si figurantë për një copë bukë, për pak miell, për një shishe vaj, për këpucë, për sapun, për furça, për rrecka, për patate, për kanoçe, për lëvere dhe foragjere. Kjo nuk është turp, por është zgjuarsia e varfërisë që merr një herë në vit atë që i takon çdo ditë.
    Të varfrit e dinë se varfëria e tyre nuk shndërrohet. Ajo vetëm trashëgohet. Dhe trashëgimi pa kushte i varfërisë është kapitullimi më i madh i njeriut. Ai e zhvesh njeriun nga nevoja për të luftuar dhe për t’u revoltuar. Mjerimi ka egërsi, por nuk ka besim. Nëse fëmija beson se nuk ia vlen të mësosh, nuk ia vlen të ndërtosh, nuk ia vlen të ndryshosh, sepse do jesh njëlloj i varfër si gjyshi dhe si babai, atëherë varfëria ka fituar mbi çdo përpjekje. Ajo ka mundur gjenin dhe ambicien. Ajo është kthyer në rend. Në një rend njerëzor. Sado të duket e ekzagjeruar, besoj se shumë familje shqiptare jetojnë në këtë stad besimi dhe dorëzimi. Ata janë pajtuar me varfërinë.
    Para zgjedhjeve të fundit, dikush prej nesh thoshte se varfëria është aleati më i madh i qeverive, pasi ajo mund të blihet lirë për t’u kthyer në vota, siç edhe ka ndodhur. Nëse kjo është e vërtetë, ky është fundi i moralit, siç janë zgjedhjet ngushëllimi i fundit moral. Por, nëse kjo ka qenë e vërtetë, atëherë mbetet e vërtetë, sepse të varfrit përgjatë një viti e gjysmë, nga zgjedhjet, nuk janë më pak. Ndoshta nuk janë më shumë, por janë njëlloj të pashpresë. Ose janë edhe më të pashpresë.
    Gjatë kësaj kohe, ata kuptuan se ndërhyrjet morale, ligjore apo administrative, nuk e zbutën varfërinë, nuk i ulën taksat për të varfrit, nuk hapën më shumë punë, nuk zvogëluan borxhin, nuk e rritën ekonominë, nuk u kthyen në investime funksionale por vetëm estetike, nuk i lehtësuan çmimet e mallrave që shet shteti, nuk i rritën subvencionet, nuk i shtuan pensionet, nuk e përmirësuan skemën e asistencës sociale, nuk e ndëshkuan korrupsionin dhe prandaj, nëse reforma ka pasur, kjo nuk ka asnjë rëndësi për ta, sepse jeta e tyre e përditshme nuk ka pasur asnjë ndryshim. Në të kundërt, nëse reformat nuk i kanë prekur, masat ia kanë bërë jetën edhe më të vështirë. Masat i kanë hequr të vetmen liri që garanton rendi i mjerimit: lirinë për të abuzuar pak, çka ata besojnë se duhet të jetë legjitime, në një sistem ku të pasurit abuzojnë shumë. Të varfrit kanë shqisën për të
    kuptuar se dallimi mes reformave dhe masave është si ndryshimi mes kazmës dhe lopatës. Kazma e hap një gropë, kurse lopata e mbyll dhe e bën të mbjellshme.

    Shkurtimi i numrit të përfituesve të asistencës sociale nuk është reformë, është masë.
    Moratoriumi i ndërtimeve nuk është reformë. Është masë.
    Regjimi i hekurt i pagesës së energjisë nuk është reformë. Është masë.
    Rritja e çmimit të energjisë nuk është reformë. Është masë që i cenon.
    Ndëshkimi i drejtë i kalimit të semaforit nuk është reformë. Është masë.
    Prandaj të varfrit sot nuk besojnë te reformat, sepse masat i janë servirur si reforma. Dhe ndihen të kërcënuar nga reformat dhe të dhunuar nga masat. Ata e dinë se kështu do vazhdojë dhe mundohen t’i ikin ndëshkimit të masave, me dyshimin torturues se masat bëhen për varfrit, ndërsa reformat, nëse bëhen, bëhen për të pasurit.
    Me këtë nuk dua të them se reforma nuk ka pasur, sepse e di se kjo fjali ka shumë piper dhe prandaj djeg më shumë. Por për ngush­ ëllimin e pjesshëm të atyre që i djeg, dua të them se nëse reforma ka pasur, ato janë horizontale dhe jo vertikale. Ato nuk prekin të varfrit. Ato nuk kanë gravitet. Sepse një reformë e paplotë është formë. Që më shumë keqkuptohet sesa kuptohet. Dhe të varfrit kanë inteligjencën për ta kuptuar. Ata na njohin me mirë se ç’i njohim.
    Ata na shohin përditë, ndërsa ne i shohim kur ka zgjedhje dhe përmbytje. Kur ka masa, jemi në televizor. Kur ka reforma, jemi në Parlament. Kur ka shpresë, jemi në opozitë. Kur ka dëshpërim, jemi në pushtet. Të varfrit e njohin pamundësinë tonë për t’i ndihmuar me shumë seç e njohim ne fuqinë e tyre për të kuptuar. Ata njohin pandjeshmërinë tonë, paaftësinë dhe mbi të gjitha mungesën e frymëzimit krijues për të kryer reforma të patrukuara.
    Kjo është dhimbja e dyshimit të kthyer në bindje. Nëse të varfrit binden se të gjitha burokracitë pluraliste nuk kanë fuqi ta mundin varfërinë edhe kur bëjnë reforma, shoqëria ka humbur masën e ekuilibrit, ndërsa qeveritë fitojnë humbjen e parë. Ato humbin të varfrit. Dhe kjo është humbja me e madhe e çdo qeverie. Dhe nuk është pak, sepse të varfrit janë shumica. Dhe, me sa duket, do mbeten shumica. E përmbytur.

    Nga Ben Blushi

    Panorama

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,054

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    parë pamjet e përmbytjes nuk mund të mos mbetesh pa gojë nga shtrirja dhe dëmi i tyre. E pabesusheme! Pyetja që të lind bashkë me çmeritjen është: a kemi të bëjmë me një fatkeqësi
    natyrore apo me përgjegjësi njerëzore? Në raste fatkeqësish, që i mbiquajmë “natyrore”, ndodh që vështirë të vesh një kufi të ndarë qartazi se ku mbaron egërsia e natyrës dhe ku fillon përgjegjësia njerëzore. Ka një zonë mbivendosjeje, gri në mes tyre. Bije psh. një tërmet dhe shkatërron e shemb shumëçka. Ka shumë rëndësi se sa janë ballët e tërmetit, por ka shumë rëndësi edhe se sa njeriu ka ndërtuar duke
    llogaritur tërmetet paraardhëse, se çfarë zone është ajo, çfarë projektesh kanë bërë arkitektët, a i kanë verifikuar konstruktorët, çfarë materiali është përdorur, e me radhë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përmbytjet. Nuk është vetëm sasia e rrëshekëveqë
    derdhen nga qielli që përcakton fatkeqësinë, por edhe se sa njeriu ka mësuar nga përmbytjet e mëparshme, sa ka ndërtuar kanalizime, sa ka pyllëzuar, sa ka ndërtuar në zona të sigurta e me radhë. Përshtypja që të krijohet nga përmbytja e fundit është se dëmi i pamatë që po na shohin sytë është përtej zonës gri, në një zonë të zezë: atë të përgjegjësisë njerëzore. Kemi të bëjmë, pra, me një fatkeqësi njerëzore. Në një nga fjalimet e tij të fundit Papa përmendi diçka që ia ka thënë një fshatar vite më parë: “Zoti fal gjithmonë, ne nganjëherë po, nganjëherë jo, kurse toka nuk fal kurrë.” Ajo që po shohim me përmbytjet këtë vit është ndëshkimi në formën më të egër i njeriut shqiptar nga një tokë e trajtuar në mënyrën më barbare. Të vjen të thuash se njerëzit që jetojnë në këtë rrip toke u ka rënë një sëmundje e rëndë mendore: kanë humbur si kujtesën e së shkuarës edhe aftësinë për të ndërtuar ndonjë parashikim të së ardhmes dhe jetojnë, kësisoj, si kafshët, vetëm përditshmërinë. Hanë dhe ikin. Është një sëmundje që ka kapur njëfarësoj gjithë botën sepse njeriu në vrapin e tij për të fituar, në garë me tjetrin, ka vënë në rrezik planetin. Por ne jemi treguar pa kurrfarë imuniteti ndaj kësaj sëmundjeje të kapitalizmit “ha dhe ik”. Ngaqë na bije për herë të parë, ndoshta. ***
    Është e kotë të zgjatesh për të përshkruar dramën. Ajo që duhet diskutuar sot është se ç’duhet bërë dhe jo vetëm që dimrin tjetër të mos ndodh përmbytje të tilla ujore, por që të mos mbytemi edhe më keq se ç’jemi mbytur në të gjitha aspektet e jetës sonë njerëzore. Sepse përmbytjet ujore dhe jo-ujore ka kohë që na japin një leksion që s’po duam ta mësojmë: se nuk mjafton të jesh një grumbull individësh i hedhur mbi një rrip toke për t’u quajtur një komb, shoqëri, por duhet edhe aftësia për tu organizuar në këtë rrip toke; se nuk mjafton të flasësh të njëjtën gjuhë, por edhe ta përdorësh këtë për tu marrë vesh me njëri tjetrin; se nuk mjafton as të kesh një histori të përbashkët, nëse nga kjo histori nuk ke mësuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të përbashkët. Ndonjë kritik do të më thotë në këtë pikë: a ke ndonjë mendim konkret se çduhet të bëjë qeveria se këto i dimë. Nuk jam specialist i drenazhimeve dhe kanalizimeve e pyllëzimeve, por më duket me rëndësi të theksoj se ajo me çka
    përballemi nuk është thjesht çështje e mbjelljes së pemëve, e ndërtimit të kanalizimeve, por shumë më tepër se kaq: çështje e ndërtimit të shtetit, e ndërtimit të marrëdhënieve njerëzore midis njëri tjetrit, e kulturimit. Në këtë kontekst, sipas meje, pika nga ku duhet të niset shteti (jo qeveria) është ndërmarrja e nismave që të mos jenë përsëritje e gjërave që kanë sjellë përmbytjen
    e radhës. Thashë “shteti” jo “qeveria”, sepse që këtu fillon sëmundja jonë: ne kemi dy qeveri, por jo një shtet. Kujtohuni se çfarë kemi parë deri tani, rëndom, në raste të tilla? Kemi parë pamje dramatike përmbytjesh (dhe shumë mbytjesh mos harroni), shqiptarë që tregojnë fatkeqësinë që u ka ndodhur, pastaj qeveritarë që i vizitojnë dhe që u premtojnë dëmshpërblim, opozitën që denoncon qeveritarët; pastajrreshjet pushojnë dhe nuk merret vesh më se çfarë bëhet deri në përmbytjen tjetër edhe më të madhe. Kur vjen ajo tjetra, ndodh që rolet kanë ndryshuar, e akuzuara e djeshme zë e akuzon qeverinë e sotme, e cila, edhe ajo, premton dëmshpërblim se përndryshe të përmbyturit ia japin votën kundërshtarit. (Kësaj here madje pamë edhe garë se kush do të shpërndajë e para pako me oriz dhe makarona). Duke sikur fatkeqësia urohet të vijë, që të ndryshojë fatet e lojës së pushtetit të tyre. Kësisoj përmbytjet apo fatkeqësitë janë bërë lojtare në jetën tonë politike. Ashtu si LSI-ja ato bëjnë aleancë një herë me njërën dhe një herë me tjetrën parti të madhe. Kjo histori duhet të mbarojë. Përmbytja duhet të konsiderohet si një armik i përbashkët dhe jo si një armik i njërit dhe aleat i përkohshëm i tjetrit. Është pikërisht kjo që i mban në këmbë përmbytjet/fatkeqësitë. Duhet t’i jepet fund lojës së (sh)përdorimit politik e mediatik, për efekt vote, të përmbytjeve e të fillojë punë serioze që mund të shërbejë edhe për ndërtimin e një shteti që funksionon për të gjithë. Duhet të fillojë një punë për rritjen e komunikimit dhe bashkëpunimit midis njerëzve, si dhe midis njerëzve dhe institucioneve në emër të mbrojtjes së hapësirave publike si dhe dhe të rritjes së kulturës ambjentale në frymën e asaj thënies së urtë, produkt i përvojës shekullore, sipas së cilës toka nuk është një trashëgimi që na e kanë lënë stërgjyshërit, por një borxh që na kanë dhënë brezat e ardhëm. Si konkretizim mund të propozoja psh. që ajo që sot quhet Drejtori e Emergjencave duhet të zgjerohet e fuqizohet me një grup të veçantë specialistësh nga ata të vërtetët dhe jo klientelisë, pa dalime partiake dhe pa konflit interesash, që të bëjë studime në të gjithë vendin për të përcaktuar zonat më të rrezikuara, shkaktarët e këtyre rreziqeve dhe po ashtu ndërhyrjet që duhen bërë në të ardhmen kundër tyre. Këta duhet të venë gishtin mbi aktivitete, siç janë ndërtimet pa vend, shpyllëzimet apo pikat famëkeqe të prodhimit të rërës e zhavorrit që kanë masakruar lumenjtë, që duhen ndaluar urgjentisht. Ashtu sikurse pikat ku duhet investur urgjentisht në mbjellje pemësh, e ku di unë, për të parandaluar katastrofat e ardhshme. Edhe masat afatshkurtëra të ndihmës duhen marrë në harmoni me këto studime dhe jo kundër, siç më duket se ka ndodhur rëndom me përmbytje të tilla. Sigurisht duhet dhënë ndihma për të mbijetuar, por nuk mendoj, për shembull, se duhet të dëmshpërblihen njerëz që janë përgjegjës për dëmin që kanë pësuar duke menduar se nesër ata të votojnë kundër. Votat e këtyre njerëzve nuk duhet t’i kërkojë asnjë parti – dhe ja pse duhet një politikë ndryshe. Në këtë kontekst ndryshimi politike po shtoj edhe diçka. Kryeministri aktual kur ishte kryetar bashkie dhe filloi të pikturojë fasadat e pallateve, ndërkohë që prapa tyre çfarë nuk bëhej,
    përdori një argument kundër atyre që i kërkonin punë më të qëndrueshme në kohë: “nuk do të thotë që një grua, meqë është e varfër – tha - të mos lyhet.” Duket se me këtë stil pune tani ka vendosur të “lyej” Shqipërinë pa menduar psh. se sa pyllëzim mund të kryhej me paratë që janë shpenzuar për të zbukuruar rrugën nga Rinasi në Tiranë, si makiazh për tu bërë efekt të huajve. Them se atij i duhet bërë e qartë se këtu nuk bëhet fjalë për një “grua të varfër”, por “të sëmurë” dhe se t’i vesh asaj të kuq për t’i lyer buzët dhe faqet në vend se ta kurosh është një mashtrim që ia nxjerr bojën çdo shi i rëndomtë e jo më rreshje si këto që ranë dhe presim të na bijen.

    (Panorama, 9 shkurt 2015)

  6. #56

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut


  7. #57

    Për: Përmbytet Shqipëria nga rreshjet e shiut

    Tre organizata shqiptare ne New York mbledhin ndihma per te permbyturit ne Shqiperi. Albanian American Open Hand Association, Pelham Parkway Neighborhood Association, dhe Albanian American Women Hope & Peace Organization jane bashkuar per te ndihmuar viktimat e permbytjeve. Tre grupet do te mbledhin ndihma ne fund te marsit dhe me pas do i dergojne ne Shqiperi te Caritas Albania qe do merret me shperndarjen e tyre ne zonat e permbytura.

    Local groups host clothing drive for Albanian flood victims

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •