Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Mesha e Parë në gjuhën shqipe 1914-2015 nga Fan.S.Noli në Durrës

    Para dy ditësh, të shtunën me 8 Mars 2014, u be nje meshe e përshpirtshme ne Kishen Katedralen Orthodokse të qytetit të Durrësit, ne kujtim Fan. S. Nolit (lindur në Ibrik Tepe 6 janar 1882 – vdekur në Boston me 13 mars 1965).
    Kjo datë përkoi sot me 10 Mars 2015 edhe me 101 vjetorin e mbajtjes së Meshës së Parë në gjuhën shqipe të këtij ardhetari të madh Meshë e cila u mbajt me dt.10 Mars 1914 jashtë Kishës së Shën Spiridonit që sot nuk egziston më…
    Bashkia e qytetit te Durresit ne bashkepunim me Kishen Orthodokse Durres dhe me miratimin e KOASH, i vendosen per nder te tij emrin e rruges: ``RRUGA IMZOT FAN. S. NOLI``.
    Po 101 vite më parë, me datë 10 Mars 1914, Fan.S. Noli mbajti edhe meshën e parë historike në gjuhën shqipe në `kryeqytetin` e atëhershëm bregdetar afër Kishës së Shën Spiridonit e cila nuk egziston më sot për shkak se u prish pas fjalimit të 6 shkurtit 1967 të Enver Hoxhës, i cili vendosi në Kushtetutwn e atwhershme Shqipwrinw të vitit 1976, si vendi I parë ateist në botë.
    Fan S. Noli u lidh shumë me qytetin e Durrësit, ku jetoi e punoi jo pak, duke lënë gjurmë të forta e të rëndësishme në historinë identitare shqiptare.
    Fan Noli erdhi që më datë 7 Mars nga Shtetet e Bashkuara, u prit në qytetin e Durrësit nga patriotë e intelektualë mes të cilëve Stefan Kaçulini e Andrea Konomi.
    Me datë 10 mars 1914, tre ditë pas mbërritjes së Princ Vidit, ai do të mbante të parën shërbesë fetare në gjuhën shqipe në Kishën e Shën Spiridonit në Durrës.
    Fan Noli mbante titullin kryepshkop i Durrësit, Tiranës, Elbasanit, i Gores dhe i Shpatit, Primat dhe Egzark i Ilirisë, Detit të Perëndimit dhe i të gjithë Shqipërisë dhe seline do ta kishte pikërisht në Durrës.
    Pllakata e vendosur në shtëpinë ku jetoi shkruan se Noli ka jetuar ketu gjate viteve 1914 – 1915, por edhe gjatë viteve 1920 – 1924.
    Mesha u mbajt në Kishën e Shen Spiridonit por qe u shkaterrua ne vitin 1967.
    Sot ne ate vend ngrihet godina e Sherbimit informativ shteteror.
    Sipas disa të dhënave të tjera, Noli erdhi në datë 7 mars të vitit 1914 dhe pas tre ditësh bëri meshën e parë. Noli meshën e parë e bëri në Durrës, por jo në ambientet e Kishës së Shën Spiridonit, por në ambientet e Pallatit Mbretëror ku do të qëndronte Princ Wiedi.
    Aty u organizua një tribunë e ngritur posaçërisht në qiellin e hapur, ku u mblodhën qindra njerëz nga të gjitha besimet. Megjithëse mitropoliti grek Jakovi u kishte bërë thirrje qytetarëve ortodoksë që ta bojkotonin, kështu që më shumë se një `Te Deum` dhe një tubim madhështor ishte një manifestim patriotik i dyfishtë sepse; së pari meshohej për herë të parë në gjuhën shqipe, së dyti Noli me fjalën e tij që i kishte peshë krijoi mbështetje për Princ Wiedin, ai donte që të njihej shteti shqiptar (http://www.lajmeonline.eu/100-vite-n...an-noli-video/).
    Kështu që, fjala e Nolit në prani të çiftit princëror arriti kulmin jo vetëm në ceremoni, por për fjalimin e tij shprehës, shtypi e cilësoi si një fjalim të zjarrtë, të bukur dhe të nevojshëm. Ashtu sikurse e citon edhe shtypi, njerëzit e pritën me më të madhin entuziazëm, sepse Noli dha këshilla për popullin. Ai u kërkoi që ta mbështesnin shtetin e ri që kishte ardhur me në krye Princ Vidin dhe që të vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre si qytetarë të devotshëm. Noli e mbylli fjalën e tij me: Rroftë Shqipëria e lirë. Kjo ceremoni la përshtypje të jashtëzakonshme dhe u kthye në ngjarje në jetën e qytetarëve.
    Sipas të dhënave të paraqitura dhe sipas fotos së mëposhtme shihet vetëm vendi ku ka qënë Kisha e Shen Spiridonit.
    Deri para disa kohesh sic tregon edhe profesor Gjegji kjo dere origjinale e kishes se atëhershme nuk ishte ne kete vend pasi ishte hequr e derguarnë vënd tjetër qe ne vitet 70. Por poeti , perkthyesi e shkrimtari i ndjere Perikli Jorgoni se bashku me bashkeshorten e tij Eliden arriten ta gjenin aty ku ishte vendosur,ne shkollen e mesme te Maminasit Kajo Karafili. Shume kohe e mbajten dikund ne pamundesi financiare per ta rivene ne vendin e saj. U desh pasioni i tyre personal mbeshtetur vetem nga Eduart Ndreu pasues i patriotit Elez Isufit nga Dibra, dhe e Julian Markos pasues i patriotit Korcar Thimi Marko per ta rivene deren aty ku i takon vetem pak jave me parë.
    Perikli Jorgoni (vdekur më dhjetor 2012) që ishte edhe nip i patriotit Hilë Mosi, la amanet qe nje shume prej 600 mije lekesh e mbledhur me te shoqen e tij te perdorej per te bere nje bust per fanolin. Realizimin e mori persiper skulptori i njohur Idriaz Balani” , thote Idriz Balani skulptor.
    Vjet me rastin e 100 vjetorit të mbajtjes së Meshës së Parë në Shqip në qytetin e Durrësit u kërkua që të vendosej një bust I Fan.S.Nolit në Durrës, Keq dashjet e disa personave për të akuzuar K.O.AS.H., sikur nuk donte që të vendosej busti i Fan S. Nolit, bënë që busti të vendosej në Elbasan sepse sipas sajesave të pseudo-priftit Nikolla Markut I cili kishte thënë se Fan Noli kishte lënë amanet për ta vendosur bustin në Elbasan.?!
    Sajimet e Nikolla Markut i hedh poshte Historiani Nasho Jorgaqi I cili thote : …pas vendosjes së bustit të kryepeshkopit Fan Noli në altarin e Kishës Shën Maria në Elbasan, At Nikolla Marku deklaroi se, vendosja e tij në kishën e Elbasanit ishte një amanet i Nolit, drejtuar Lef Nosit, në një nga letërkëmbimet e tij. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, prof. Jorgaqi thotë se, ky fakt nuk është i vërtetë. Ai shprehet se, çdo vend i Shqipërisë ku Noli ka shkelur dhe ka bërë një aktivitet mund ta kujtonte me një bust. “Busti në Durrës i takon Nolit, jo vetëm se atje mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe, por ai u zgjodh si peshkop i Tiranës dhe i Durrësit” (http://www.shekulli.com.al/p.php?id=50131).
    KOASH, e ka konfirmuar dëshirën për të bashkëpunuar dhe për ti ngritur një bust Fan. S. Nolit në një vënd ku Bashkia e Durësit të bjerë dakort.
    “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për vendosjen e bustit të Imzot Theofan Stilian Nolit. Personi që ka të bëjë me këtë çështje të vijë të kontaktojë për të diskutuar rreth hollësive të mëtejshme”, thuhet në përgjigje.
    Sot tregohet më së miri që KOASH, dhe komuniteti orthodoks shqiptar, ndajnë të nëjtën nderim dhe respekt për Peshkopin e parë të kishës Orthodokse të Shqipërisë dhe Kollos të letërsisë shqipe, me emrin Fan. S. Noli i cili e bëri Jezu Krishtin të flasë shqip, dhe Shespirin të lexohet në shqip.


    10 Mars 1914-Fan S. Noli në Kishën e Shen Spiridon Durres (ne mjediset e jashtme) (foto)

    Vendi ku ka qene Kisha e Shen Spiridonit Durres- e cila u prish ne shkurt 1967.Sot gjendet godina e Sherbimit Infromativ ne Durres (foto) .

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan pirro10 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    arbereshi_niko (09-03-2015),SERAFIM DILO (09-03-2015)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •