Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 140
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Kokaina e Xibrakës

    Droga vinte në Shqipëri e shkrirë në rroba fëmijësh, trafikohej në Itali me krom

    Hetuesit zbardhin edhe linjën e trafikut që fillonte në Kubë e përfundonte në Gjermani

    Përzgjedhja e Xibrakës për të ngritur laboratorin është bërë për arsye se ishte në afërsi të rrugës
    Trafikimi – 19 kilogramë kokainë, që u bllokuan në makinën e Saimir Butkut, do të ‘fshiheshin’ në Portin e Durrësit në kontejnerët që dërgonin minerale në Itali

    Sokol Çobo

    laburatori i droges ne XibrakeGrupi kriminal që ngriti në Shqipëri një laborator kokaine, ka vepruar në disa shtete, që nga vendet e Amerikës Latine e për të përfunduar kryesisht në Gjermani, ku ishte i siguruar edhe një treg. Hetimet e drejtësisë gjermane zbërthyen këtë bandë, anëtarët e së cilës janë rezidentë në disa kontinente.

    Akuza ka provuar se Ermal Hoxha, nipi i diktatorit, ka bashkëpunuar me një shok fëmijërie që është rezident në Kubë, ndërsa në bashkëpunim me Ilir Hysenin dhe Gentian Gjonajn, ngritën struktura edhe në vendet e tjera, duke “sheshuar” kufijtë e disa vendeve.

    Ata lëviznin shpeshherë në shumë vende perëndimore, por edhe në Amerikë apo Azi, ku dhe ishin pikat e kontaktit. Megjithatë, drejtësia shqiptare thotë se ka zbardhur një pjesë të këtij trafiku, ndërsa verifikimet e mëvonshme, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, mund të gjejnë edhe origjinën e kokainës, e cila mendohet se është nga Kuba, Kolumbia apo Venezuela.


    Linja e trafikut

    Burimet nga Policia e Shtetit thanë për gazetën “Shqip” se kokaina vinte me anije të mëdha në portet turke, ku dhe zbarkonte. Më pas, celula e bandës merrte kokainën dhe e fshihte nën rroba fëmijësh. Prokuroria ka provuar se laboratori i ngritur në Shqipëri funksiononte për heqjen e kokainës së papërpunuar nga rrobat. Për këto procese kimike ishin punësuar dy ekspertë, shtetasit kolumbianë të arrestuar.

    “Kemi prova se kokaina vinte nga Turqia nën rrobat e fëmijëve, apo rripave të lëkurës. Ajo ‘shkrihej’ dhe në Elbasan bëhej edhe përpunimi”, – pohojnë burimet nga grupi hetimor, të cilët saktësojnë se grupi kriminal kishte ngritur edhe një firmë, që importonte veshje në Shqipëri.

    Në lidhje me rrugën që ndiqte kokaina pas zbarkimit në Turqi, hetuesit saktësojnë se ajo kalonte nëpërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, ndërsa përzgjedhja e Xibrakës për të ngritur laboratorin është bërë për arsye se ishte në afërsi të rrugës dhe mund të lëvizte lirisht drejt Portit të Durrësit, ku dhe trafikohej në Itali.


    Trafikimi në Itali

    Prokuroria, bazuar në materialet e ardhura nga Gjermania, pohon se grupi kishte arritur të fuste në Shqipëri tri ngarkesa. “Sasia e sjellë në Shqipëri, sipas informacioneve të ardhura nga autoritetet gjermane, kap një shifër rreth 100 kilogramë kokainë, e cila më pas do të nxirrej në tregun perëndimor nëpërmjet Portit të Durrësit”, pohojnë burimet nga prokuroria, e cila saktëson se dy shtetasit kolumbianë bënin edhe procesin që hiqte kokainën nga rrobat e fëmijëve apo nga rripat e lëkurës.

    Pas përpunimit të kokainës në Xibrakë, hetuesit thonë se grupi kishte zgjedhur një mënyrë origjinale për ta trafikuar në Itali. Banda kishte ngritur një firmë që merrej me tregtimin e mineraleve. Megjithëse nuk pranohet zyrtarisht nga hetuesit, pjesëtarë të grupit e trafikonin kokainën nëpërmjet kromit. “Sasia e kokainës e bllokuar në makinën e Saimir Batkut, rreth 19 kg, dhe paratë rreth 300 mijë euro, ishin nisur drejt Durrësit për t’u vendosur në një nga kontejnerët që transportonte minerale për ta dërguar në Itali. Ndërhyrja e policisë ka bërë arrestimin dhe bllokimin e sasisë së drogës, si dhe zbulimin dhe sekuestrimin e laboratorit në Xibrakë”, – vijojnë burimet, ndërsa saktësojnë se ndihmë në hetim kanë dhënë pikërisht autoritetet gjermane, që kanë pasur informacionin e saktë të sasive të kokainës që mbërrinte në vendin tonë.

    Sipas të dhënave të dosjes, mësohet se gjermanët prej kohësh po ndiqnin Ilir Hysenin, i cili është arrestuar tashmë në Shqipëri dhe që mendohet se është pjesë e një rrjeti të fuqishëm të trafikut të drogës.

    Shqip

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Dy kolumbianët rrëfejnë njohjet dhe punën që bënin në laboratorin e kokainës në Xibrakë

    ABC NEWS zbardh një pjesë të dëshmisë së tyre dhënë para gjyqtares Liljana Baku



    Dy kolumbianët e arrestuar brenda laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, pranojnë se kanë punuar prej muajsh në përpunimin dhe nxjerrjen e ekstraktëve të kokainës nga rrobat dhe solucionet e ndryshme.
    Cezar Avila dhe Valther Moreno, me ndihmën e pëkthyeses ligjore i treguan gjyqtares së masave, arsyen e ardhjes në Shqipëri, rrugën e ndjekur, lëvizjet dhe vend qëndrimin në Tiranë si dhe pagesat për punën që kishin bërë në laboratorin e Xibrakës.
    Ata i thanë gjyqtares se ishin njohur me një shtetas kolumbian me shtetesi Holandeze në Bogota me emrin Karlos, i cili fliste mirë spanjishten dhe i kishte ofruar punë në Greqi. Sipas tyre kanë udhëtuar me aeroplan nga Bogota në Lisbonë, më pas në Romë, Athinë e Janinë nga ku me autobusin e linjës kishin ardhur në Gjirokastër. Ata i thanë gjyqtares se gjithë kohës ishin të shoqëruar nga Karlosi dhe pas ardhjes në Greqi i kishte treguar se do punonin në Shqipëri në një punë të ligjshme. Por, sipas tyre, nga Gjirokastra në Tiranë kanë ardh me makinë të vogël ku I kanë vendosur në një hotel pranë ish-stadiumit Dinamo. Aty, sipas dy kolumbianëve Karlosi I ka dhënë fillimisht 4 mijë euro për ushqim dhe qëndrim dhe më pas edhe 5 mijë euro të tjera për punën që bënin në laboratorin e drogës në
    Ata i thanë gjykatës, se për të shkuar nga Tirana në Elbasan, ndërronin disa makina të vogla deri në laboratorin e Xibrakës, ku sipas tyre, gjithmon ishte present Karlosi i cili i tregonte se si duhet të punonin për të nxjerr ekstraktin e kokainës.
    Edhe ditën që u arrestuan, kolumbianët pretenduan se aty ndodhej edhe Karlosi, që për hetuesit është emër fiktivë ose ndonjë pseudonim I të arrestuarve, që po punohet për ta zbardhur identitetin e tij. Ata i thanë Gjykatës se ditën e arrestimit kishin nxjerr rreth 450 gram kokainë dhe ishin në process e sipër për të nxjerr pjesën tjetër që mendohet se ishte përzier me një solucion te ardhur nga vendet latine. I gjithë procesi sipas tyre, ishte për të nxjerr kokainën e pastër që më pas përzihej dhe paketohej për të nxjerr në treg.
    Ndërkohë, avokatët mbrojtës në sallën e gjyqit, mësohet se kanë kërkuar nga gjykata caktimin e masës së sigurisë së bllokimit të pasapoortës, kërkesë kjo që nuk u pranua nga Gjykata.

    ABC News

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Akuzat e PD për kokainën, Dalipi: Opozita të sjellë fakte, ndryshe përpara ligjit

    Emri:  alfred-dalipi-655x356.jpg

Shikime: 884

Madhësia:  20.2 KB

    Zv/ministri i Truizmit Alfred Dalipi ka reaguar pas akuzave që opozita adresoj në drejtim të tij për në lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë.
    Sipas Dilipit nëse rezulton qoftë edhe një lidhje fare e vogël mes tij dhe trafikut, ai është gati të përballet me ligjin por edhe me pasojat politike.
    Ai thotë se përfshirja në listën e të ndaluarve të personave që mbajnë mbiemrin e tij i ka dhënë shkas opozitës së Lazaratit të akuzojë edhe atë.
    Nëse opozita nuk provon akuzat, ai thotë se do të përballen me pasoja ligjore që burojnë nga dëmshpërblimi dhe impotenca e tyre për tu përballur me betejën që qeveria po bën kundër drogës dhe krimit.

    ORA NEWS

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Në një shkrim të kësaj të hëne, lidhur me dilemat e operacionit antidrogë, publicisti Fatos Lubonja ka kërkuar ta shikojë këtë ngjarje përtej scoop-it mediatik të arrestimit të nipit të Enver Hoxhës. Në gazetën "Panorama" ai ngre një sërë pikëpyetjesh që kanë tërhequr këto ditë vëmendjen e publikut.

    Duke u nisur nga dilema nëse një operacion i tillë duhet parë si një hap drejt pastrimit të shoqërisë dhe politikës apo jo?- ai vazhdon... “Pikëpyetja e parë është se si ka mundësi që kjo fabrikë– më e madhja në Ballkan– qenka ngritur pikërisht në kohën kur është kjo maxhorancë në pushtet, madje një maxhorancë që i ka shpallur luftë botërisht drogës. Kësaj i shtohet edhe pyetja nëse është e vërtetë se rrjeti e ka kryer aktivitetin më parë jashtë, siç thuhet në disa media, dhe fakti që tani vendosën ta zgjerojnë në Shqipëri, a nuk të bën të dyshosh se kanë pasur një garanci më të madhe, pikërisht pse janë afër apo edhe sponsorë të kësaj maxhorance– siç pretendon edhe opozita?

    U shtohen këtyre pyetjeve edhe disa informacione lidhjesh farefisnore, miqësore apo të biznesit të një pjese të këtyre njerëzve me pushtetarë socialistë. Shtohet gjithashtu edhe një pyetje, që është ngritur së fundmi: në një kohë që Policia dhe Prokuroria mburren që kanë mbajtur sekretin, si shpjegohet që kanë ndërhyrë që të nesërmen e ditës kur është zbuluar laboratori (13 janar), ndërkohë që ta do mendja se për të zbuluar bashkëpunëtorët e rrjetit në dogana e kufi apo edhe pritësit në Gjermani do të duhej të ndiqej i gjithë trafiku? A mos vallë ndërhyrja me kaq shpejtësi është bërë për të mbuluar gjurmët e kokave më të rëndësishme”?

    Këto janë pikëpyetjet që shtron Lubonja, përgjigjen e të cilave ai e pret nga mënyra se si do të hetohet kjo ngjarje. Pikërisht për këtë ai e konsideron si një rast pozitiv e të rëndësishëm që duhet ndjekur me vëmendje.

    Lapsi.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-01-2015 më 12:45
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Lubonja, ne ate vend eshte nga te paktet qe mund te lexohet per te mos thene qe eshte i vetmi qe thote ndonje gje te zgjuar.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Lubonja, ne ate vend eshte nga te paktet qe nuk mund te lexohet per te mos thene qe eshte i vetmi qe s'thote ndonje gje te zgjuar.
    Ta rregullova postimin se kishe bere gabime!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ta rregullova postimin se kishe bere gabime!
    Rrofsh,ta paça borxh. Do ti them Albos dhe stafit drejtues te't bojn moderator tek temat per Saliun.haha..

    Edhe se nuk ka te njejtin kuptim,si forma pohore dhe ajo mohore.Nese mohimi bie mbi te gjithe fjaline,forma mohore perfitohet duke i shtuar formes pohore pjesezen Nuk dhe S' para foljeve ne menyren deftore,habitore,kushtore. Mungon vetem forma "mos" qe duhet te perdoret para foljeve ne menyren urdherore,deshirore,lidhore.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    2043 (21-01-2015)

  9. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Laboratori i kokainës u dha me qira për 30 mijë lekë në muaj. Zbulohet akti noterial, Dalipi e dha për 3 vjet

    Emri:  kontrata_laboratorit.jpg

Shikime: 737

Madhësia:  46.4 KB
    Faksimile e kontratës së qirasë për magazinën

    Godina ku ishte ngritur laboratori i drogës në Xibrakë të Elbasanit, ishte dhënë me qira për 30 mijë lekë të rinj në muaj. Një ditë pas dëshmisë së dhënë në gjykatë nga i arrestuari Kelment Dalipi, i cili është pronar i godinës që përdorej si laborator për përpunimin e drogës, është bërë publik edhe dokumenti i kontratës së qirasë.

    Sipas kontratës së qirasë, të firmosur pranë noterit, godina në pronësi të Kelment Dalipit i është dhënë me qira shtetasit Aleksandër Nasufi, nga Berati, që prej datës 13 nëntor të vitit 2014.

    Në kontratë thuhet se: “Në Elbasan, më datë 13 nëntor 2014, para noteres Alma Limani, regjistruar pranë Dhomës së Noterisë Durrës, me studio ligjore në Elbasan, u paraqitën personalisht qiradhënësi Kelment Dalipi dhe qiramarrësi Aleksandër Nasufi. Palët e mësipërme, në bazë të nenit 801 e vijues të Kodit Civil, kërkuan përpilimin e kontratës së qirasë së një sipërfaqeje ndërtese.

    Siç rezulton nga certifikata për vërtetin pronësie, qiradhënësi ka në pronësi një sipërfaqe ndërtese (magazinë) prej 200 metrash katrorë, e ndodhur në Xibrakë, Elbasan, të cilën deklaron se e ka të lirë nga çdo barrë apo detyrim ndaj të tretëve, nga e cila i jep me qira një dhomë shtetasit Agim Bogdani. Kontrata do të jetë për një periudhë 3-vjeçare, duke filluar nga data 13 nëntor 2014, deri më datë 13 nëntor 2017, mund të rinovohet pas këtij afati me pëlqimin e të dy palëve. Çmimi i qirasë është 30 mijë lekë në muaj, pagesë e cila do të bëhet parapagim çdo 3 muaj”.


    Pronari i magazinës: E dhashë me qira, s’e dija për kokainën. Ja debati me prokurorin në gjykatë

    Emri:  klement_dalipi.jpg

Shikime: 857

Madhësia:  15.2 KB
    Kelment Dalipi

    I vetmi që ka bërë deklarime në seancat e mbajtura në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte Kelment Dalipi, 45 vjeç, nga Elbasani.

    Në gjyqin që u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, ai ka pranuar se magazina në Xibrakë të Elbasanit ku u gjet laboratori i kokainës ishte në pronësi të tij.

    I arrestuari deklaroi para gjykatës, se disa muaj më parë e ka dhënë me qira objektin në fjalë dhe nuk dinte çfarë ndodhte brenda mureve të godinës. Përmes avokatit mbrojtës, Kelment Dalipi ka paraqitur para gjykatës dokumentacionin përkatës të dhënies së godinës me qira, duke kërkuar që akuzat ndaj tij të rrëzohen.

    Deklarimi i të arrestuarit në lidhje me magazinën ku ishte vendosur laboratori i drogës, shkaktoi reagimin e përfaqësuesit të Prokurorisë. Ai e pyeti të dyshuarin se përse në raportet e vëzhgimit të bëra gjatë muajit janar 2015 në Xibrakë të Elbasanit, Kelment Dalipi është filmuar duke hyrë e duke dalë në godinën e laboratorit të drogës të paktën tri herë.

    Kësaj pyetjeje të prokurorit, mësohet se i arrestuari i është përgjigjur me faktin se në janar, qiramarrësi i godinës e ka njoftuar se linja e furnizimit me energji të ish-magazinës ka pasur probleme. Sipas 45-vjeçarit, ai kishte hyrë në godinë deri te kutia elektrike për riparimin e problemit ndërsa pretendoi se nuk kishte lidhje me aktivitetin që zhvillohej në laborator.


    Panorama

  10. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Grupi i kokainës, si u largua Pranvera Ebeling nga Shqipëria 1 ditë pasi Gjermania solli dosjen

    “Panorama” shkruan sot se shqiptaro-gjermanja Pranvera Ebeling, e kërkuar për implikim në trafikun e kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, mendohet se është larguar nga Shqipëria para nisjes së hetimit për grupin kriminal ku bënte pjesë.

    Sipas të dhënave paraprake nga hetimi, femra e kërkuar në Shqipëri dhe Gjermani mendohet se është larguar nga vendi ynë në datën 18 dhjetor 2014.

    Të dhënat tregojnë se ajo ka ikur nga Shqipëria nëpërmjet Portit të Durrësit, në drejtim të Italisë dhe më pas gjurmët e saj humbasin pasi nuk dihet asgjë për lëvizjet e saj. Femra e përshkruar nga pala gjermane si organizatore e trafikut të drogës, bashkë me partnerin e saj Ilir Hyseni, kishte hyrë në Shqipëri në datën 14 dhjetor, po nga Porti i Durrësit.

    Pasi ishte nisur nga Gjermania më 13 dhjetor 2014, Pranvera Ebeling ka mbërritur në Itali dhe më pas është nisur drejt Shqipërisë ku qëndroi vetëm pesë ditë. Pikërisht për lëvizjet e saj, pala gjermane po kryente hetime dhe më 17 dhjetor 2014 njoftoi me anë të një letre Prokurorinë shqiptare.

    Emri:  ilir-hyseni.jpg

Shikime: 862

Madhësia:  32.6 KB
    Ilir Hyseni, i arrestuar si kreu i grupit te kokaines

    “Personi që njihet me të dhënat si Ilir Hyseni, ka ardhur në Shqipëri, ndërkohë që edhe shtetasja Pranvera Ebeling është nisur drejt Shqipërisë ku mendohet se ndodhet lënda narkotike”, thuhej në shkresën e mbërritur në Tiranë nga Gjermania në datën 17 dhjetor 2014. Sipas të dhënave, pala gjermane e ka identifikuar shtetasin Ilir Hyseni edhe me emrin tjetër Bali Meta, ndërsa ka theksuar se ai dhe partnerja e tij bënin pjesë në organizatorët e trafikut të kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Nga hetimet rezulton se shtetasja e kërkuar ka ikur nga Shqipëria në kohën kur çështja ishte në hapat e parë të hetimit. Menjëherë pasi mori njoftimin nga pala gjermane më 17 dhjetor 2014, Prokuroria e Krimeve të Rënda filloi hetimet për pjesën e grupit kriminal që vepronte
    në Shqipëri. Hetimi u finalizua më 14 janar 2015, duke vënë në pranga 9 persona gjatë aksionit që zbuloi laboratorin e drogës në Elbasan dhe kapi edhe 330 mijë euro e 19.5 kilogramë kokainë. Pranvera Ebeling i shpëtoi arrestimit pasi ishte larguar nga
    Shqipëria 26 ditë para operacionit që mori emrin “Xibraku”, bazuar në vendin ku ishte vendosur laboratori i kokainës. Dyshohet se femra e kërkuar ka pasur rolin e pikës së kontaktit për lëvizjen e sasive të kokainës që janë nisur nga Shqipëria në drejtim të
    Gjermanisë për trafikim.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-01-2015 më 12:45

  11. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Fillojne atentatet e vrasjet me tritol te lidhjeve te organizates kriminale dhe ndaj njerezve te administrates:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ë-nga-Elbasani
    http://www.forumishqiptar.com/thread...plagoset-rëndë
    http://www.forumishqiptar.com/thread...t-Ardian-Trota

    Albo

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •