Close
Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 140
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Këto janë pamjet e operacionit të policisë në fshatin Xibrakë të Elbasanit, ku u zbulua një laborator kokaine dhe u arrestuan disa persona. Pamjet janë shpërndarë nga Ministria e Brendshme, por në vend që t'i shkonin të gjitha mediave, ato u janë dhënë vetëm televizioneve pranë qeverisë, Top Channel dhe A1 Report. Këto televizione i kanë servirur për publikun si pamje të tyre ekskluzive, por që në fakt nuk janë të tilla. Kjo nuk është hera e parë që policia furnizon me informacion mediat pranë saj, duke shmangur kështu mediat e tjera në vend që janë kritike me të./Lapsi.al
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  2. #42

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    1.Te ben pershtypje qe te gjithe te arrestuarit 11 jane arrestuar SI TE DYSHUAR.Pra nuk konfirmohet nga policia qe komplet te 11 personat
    jane kapur ne aktivitet te paligjshem dhe thyer ligjet.Ato jane arrestuar si te dyshimte,dmth vetem dyshohet,asgje nuk eshte e sigurte.
    Atehere edhe Ermal Hoxha si pjese e 11 veteve konsiderohet i dyshuar?
    Si ka mundesi qe policia ka kohe qe e heton kete grup pasi ka marre informacion nga Gjermania dhe vazhdon te deklaroje personat te dyshuar?
    Nese policia i cileson si fajtore, atehere kot qe kemi gjykata

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Laboratori i kokainës, policia la të lirë edhe Fatmir Hoxhën, dy kolumbianët hynë nga Kakavija

    Lirohet edhe një tjetër nga të arrestuarit e bandës së kokainës. Policia la sot të lirë Fatmir Hoxhën pasi nuk kishte prova për implikimin e tij në trafikun e kokainës dhe bandën e laboratorit të drogës që u zbulua dy ditë më parë në Xibrakë të Elbasanit.
    Dje iu hoqën prangat edhe Egest Dankësit, duke e çuar tashmë numrin e të arrestuarve në 9, ku 7 janë shqiptarë dhe 2 kolumbianë.
    Mes të arrestuarve është edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha i cili u prangos nga policia e Durrësit gjatë operacionit të forcave RENEA.
    Ndërkohë mësohet se dy kolumbianët e kapur në laboratorin e drogës nuk ishin ilegalisht në Shqipëri. Ata rezultojnë të kenë hyrë në datën 14 nëntor nëpërmjet doganës së Kakavijës shoqëruar nga një shtetas shqiptar me inicialet A.GJ, që drejtonte një makinë me targa shqiptare.
    Pritet që nesër të arrestuarit për laboratorin e kokainës në Xibrakë të dalin para gjykatës për tu njohur me akuzat dhe masën e sigurisë.



    ORA NEWS

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Ja shqiptari në Kubë që krijoi lidhjet me kartelet e kokainës, pritet arrestimi



    TIRANE - A1Report sjell disa prej fotove dhe të dhënat që grupi hetimor ka mbledhur për një nga personat më të kërkuar pas goditjes së laboratorit të kokainës në periferi të Elbasanit 2 ditë më parë. Ai është Genci Xhixha 38 vjeç nga Tirana, prej vitesh rezident në Kubë ndërsa në përgjimet e tij me nipin e ish-diktatori Hoxha, Xhixha rezulton si personi kyç për furnizimin me kokainë të shqiptarëve nga kartelet kubane dhe kolumbiane.

    Sekuestrimi i një sasie i mbi 100 kilogramve kokainë në operacionin “Xibraka” dhe zbulimi i laboratorit ku përpunohej kokaina në periferi të Elbasanit ka nxjerr në pah një nga rrjetet më të mëdha të narkotrafikut nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.

    Si pjesë e kësaj organizate kriminale tashmë janë prangosur 9 persona mes tyre dhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ndërsa një prej tyre është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Gerti Xhixha, për të cilin hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë kërkuar arrestimin.

    Po cili është 38-vjecari Xhixha? Burime nga Prokuroria e Krimeve të rënda thanë për A1Report se Xhixha prej vitesh jeton në shtetin kuban në qytetin e Holguin.

    Xhixha është nga Tirana, rezulton se në vitin 1995 ka mbaruar gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, ndërsa në zonën e ish-bllokut, në lagjen ku ka jetuar prej vitesh në Tiranë ka krijuar dhe miqësinë me Ermal Hoxhën e disa bashkëmoshatarë të tjerë.

    Emri:  154474.jpg

Shikime: 2978

Madhësia:  39.6 KB

    Të njëjta burime sqaruan se nga përgjimet e kryera deri tani ka rezultuar se Genci Xhixha është personi, i cili ka krijuar lidhjet me trafikantët latinë me organizatën kriminale shqiptare.

    Dhe pse e pa konfirmuar zyrtarisht nga agjencitë ligjzbatuse, të dhënat paraprake sipas prokurorëve hedhin dritë mbi lidhjet e Xhixhës me disa prej karteleve më të mëdha të kokainës siç është ai i Bienevidës në Kubë dhe karteli i Medelin në Kolumbi.

    Emri i Genci Xhixhës thanë burimet pranë Prokurorisë është zbuluar gjatë komunikimeve që ky i fundit mbante në Shqipëri me personin e kontaktit Ermal Hoxha, i cili ishte në përgjim sëbashku me disa shtetas të tjerë shqiptarë pas informacioneve të ardhura nga Gjermania.

    Oficerët e Policisë Gjyqësore mësohet se kanë pyetur të arrestuarin Ermal Hoxha në lidhje me njohjet e tij me Genci Xhixhën. Mësohet se Hoxha ka pranuar njohjen dhe raportet miqësore me të, por ka mohuar të jenë përfshirë në trafikun e kokainës.

    Hoxha është pyetur dhe në lidhje me udhëtimet në Amerikën Latine, por përgjigja e tij ka qenë se këto udhëtime ishin private e disa herë dhe për pushime.

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të komunikojë ditën e shtunë masat e sigurisë ndaj 9 të ndaluarve deri më tani, ku mes tyre rezultojnë dy kolumbianë, dy vëllezërit shqiptarë nga Elbasani Kelmend dhe Arjan Dalipi, Ermal Hoxha nipi i ish-diktatorit Enver Hoxhën si dhe 5 persona të tjerë.

    Kush është Genci Xhixha
    Banues në Kubë Hologuin, i Martur me dy fëmijë, i pa dënuar më parë. Në vitin 1995 mbaruar gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

    Emri:  154476.jpg

Shikime: 2407

Madhësia:  189.1 KB

    Shqiptarja

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i kokainës, arrestohet nipi i Enver Hoxhës

    Akuzat e Berishës, reagojnë Leart dhe Orik Shyti

    Pas akuzave që ka bërë dje ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e djeshme, ku ngrinte hipoteza për lidhje mes drogës së kapur në Elbasan dhe organizatës së njohur me emrin “Hakmarrja për Drejtësi”, sot kanë reaguar dy vëllezërit Leart dhe Orik Shyti.

    Në një letër publike ata shprehen se “qyshkur Sali Berisha krijoi “Hakmarrjen për Drejtësi” dhe deri më sot nuk ka reshtur së akuzuari neve si autorë të gjithë krimeve të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri. Edhe kur autorët janë gjetur e dënuar shpifjet kanë vazhduar, duke i cilësuar ata si pjesë të “Hakmarrjes për Drejtësi” ose lidhje të saj, që i emërton: “filiale”, “segmente” e si i ka ardhur për mbarë”. Në këtë linjë, ata shprehen se dhe akuzat e bërë së fundi nga Berisha janë një sajesë.

    Leart dhe Orik Shyti shprehen se organizata “Hakmarrja për Drejtësi” është një sajesë e Berishës. Ndërsa shtojnë se krimet që i atribuohen kësaj organizata të krijuar nga Berisha janë bërë nga njerëzit e tij. Ata përmendin rastin e vendosjes së bombës tek VEFA, duke u shprehur se kanë qenë bashkëpuntoër e Berishës ata që e kanë vendosur. “Përveç të tjerave, hall për të janë provat e administruara nga gjykatat shqiptare dhe të huaja që faktojnë se krijuesi i “Hakmarrjes” është ai. Muajt e fundit hallet ia shtuan edhe ish-bashkëpunëtorët e tij të mbetur gjallë, që, duke shfrytëzuar çiltërsinë e tyre naive, i ndau, i përçau e i vrau pa mëshirë. Ata i thanë botërisht se autobombën dhe vrasjen e kryen njerëzit e bandës së tij, me emra e mbiemra”.


    Letra e plotë

    Pak fjalë për shpifësin e palodhur Sali Berisha

    Leart Shyti

    Orik Shyti

    Qyshkur Sali Berisha krijoi “Hakmarrjen për Drejtësi” dhe deri më sot nuk ka reshtur së akuzuari neve si autorë të gjithë krimeve të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri. Edhe kur autorët janë gjetur e dënuar shpifjet kanë vazhduar, duke i cilësuar ata si pjesë të “Hakmarrjes për Drejtësi” ose lidhje të saj, që i emërton: “filiale”, “segmente” e si i ka ardhur për mbarë.

    Nuk mund të bënte ndryshe as në rastin e fundit. Fill pas zbulimit të grupit të drogës në Elbasan i nxiri e nxiu fejsbukun. Për të nuk ka aspak rëndësi nëse i njohim apo jo ata që akuzohen apo dënohen, i kemi apo nuk i kemi lidhje familjare. Sigurisht kur rastis që janë të njohur a lidhje familjare ngazëllimin e ka më të madh. E rëndësishme për të është të përsërisë se pas çdo krimi qëndron “Hakmarrja për Drejtësi”. I jemi përgjigjur në shumë raste dhe, ndryshe nga ai, i kemi dhënë opinionit prova nga ato të administruara në gjykatë për të gjitha akuzat që na ka bërë, deri edhe aktin e ekspertimit grafik që provon se platformën e “Hakmarrjes për Drejtës” nuk e kemi shkruar ne, por ai.

    Përveç të tjerave, hall për të janë provat e administruara nga gjykatat shqiptare dhe të huaja që faktojnë se krijuesi i “Hakmarrjes” është ai. Muajt e fundit hallet ia shtuan edhe ish-bashkëpunëtorët e tij të mbetur gjallë, që, duke shfrytëzuar çiltërsinë e tyre naive, i ndau, i përçau e i vrau pa mëshirë. Ata i thanë botërisht se autobombën dhe vrasjen e kryen njerëzit e bandës së tij, me emra e mbiemra.

    Nuk po e zgjasim më tej Sali, ngase i vlerësojmë këshillat e lexuesve që të mos merremi më me ty. Nuk duam t’i lodhim ata, por të sigurojmë se energjitë e harxhuara nuk do të të shkojnë dëm. Është e sigurt që mbi gurin e mortit tënd politik shkruesit nuk do ta shmangin dot emrin e “Hakmarrja për Drejtësi”. E meriton këtë në epitafin e përjetshëm dhe askush nuk ka të drejtë të të hyjë në pjesë.

    Ta gëzosh!

    16.01.2015

    Koha Jone

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    E kujt ishte droga?

    Operacioni i zhvilluar nga policia shqiptare për shkatërrimin e një baze të përpunimit dhe trafikimit të drogës ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie rekord droge në Shqipëri dhe në Ballkan. Bilanci i operacionit me 11 persona të arrestuar dhe 121 kilogramë kokainë tregon se në Shqipëri ka ekzistuar një laborator dhe jo vetëm një që furnizojnë vendet e Bashkimit Europian. “Një laborator modern dhe më i madhi në Ballkan”, - u shpreh dje ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas vizitës që bëri në vendin ku u bë operacioni. Vlera e monetare e drogës së sekuestruar arrin në rreth 10 milionë euro. Por nëse bëhen llogaritë me sasinë e përzierësve të drogës së kapur nga policia, grupi kriminal ka parashikuar të kishte “punë” për tonelata kokaine. Në lojë kanë qenë qindra miliona euro që qarkullonin nga vendet e Amerikës Latine, si Panamaja dhe Kolumbia, për në Shqipëri dhe më pas, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Zyrtarisht, thuhet se grupi kriminal ishte nën hetim prej disa muajsh dhe se bazën e përpunimit të drogës në Elbasan e kanë hapur gjatë vitit të kaluar. Kjo lë të kuptohet se aktiviteti i tyre kriminal nuk ishte i shtrirë shumë në kohë. Por të dhënat hetimore flasin se shumë nga të arrestuarit kanë kompani biznesi e investime të konsiderueshme në prona dhe apartamente në Tiranë, por sidomos në zonat bregdetare të vendit. Një pasuri që mund ta kalojë shifrën e 20 milionë dollarëve. Një pasuri e tillë nuk mund të jetë vendosur brenda pak muajve dhe personat e përfshirë në tregtinë e drogës duket se kanë pasur vite që ishin pjesë e rrjeteve të trafikut ndërkombëtar. Pra, nuk është një tregti që lulëzoi brenda pak kohësh, por një trafik i organizuar në mënyrë të përkryer, duke u fshehur pas tregtisë së bimëve medicinale dhe bizneseve të tjera. Baza e kapur në Elbasan mund të jetë më modernia dhe e hapur së fundmi, por duket se nuk ka qenë e vetmja në Shqipëri. Paratë që ka përfituar grupi kriminal duket se janë shumë për të qarkulluar vetëm në duart e pak njerëzve, shumica e të cilëve, përveç nipit të Enver Hoxhës, ishin emra anonimë për publikun. Madje disa syresh dhe pa precedentë të mëparshëm penalë. Një grup i tillë kriminal nuk ka lindur “brenda” pak kohësh. Ajo që është shqetësuese lidhet me faktin se përse policisë shqiptare i ra në sy vetëm vitin e kaluar, kur u sinjalizua nga autoritetet gjermane? Këtu çështja nis dhe komplikohet. Ata që janë arrestuar rezultojnë si persona që bënin tregtinë. Një trafik i tillë me dhjetëra milionë euro dhe tonelata drogë nuk mund të bëhet vetëm nga një organizatë kriminale me 11 persona, pa pasur një mbështetje të fortë të sferave të larta. Në Shqipëri sferat e larta janë gjithmonë njerëzit e veshur me pushtet politik, të vetmit që kanë “aftësinë” të bëjnë të heshtin shërbimet inteligjente, të bllokojnë hetimet e prokurorisë dhe të lajmërojnë në kohën e duhur trafikantët për t’u shpëtuar operacioneve të policisë. Faktet në këto 24 vite kanë qenë të shumta, ndaj dyshimi mbetet prezent.

    Deklaratat e bërë nga politika pas operacionit hedhin dritë edhe më shumë mbi një pistë të tillë. Kryeministri Edi Rama përgëzoi mbrëmjen e dy ditëve më parë policinë për operacionin spektakolar. Megjithatë, një fjali e tij flet shumë, por dhe ngre pikëpyetje të tjera lidhur me këtë operacion. “Sekuestrimi i mbi 100 kg kokainë është rezultati spektakolar i një policie të ndarë nga krimi, e cila është kthyer në detyrë. Uroj që opozita të mos mërzitet nga kjo arritje madhore e policisë”, - u shpreh kreu i mazhorancës. Pse duhet të mërzitet opozita kur një operacion gjigant anti-drogë shkon mirë? Kryeministri nuk ka dhënë përgjigje duke lënë të hapur mundësinë e aludimeve nga më të frikshmet, të cilat shkojnë deri atje sa të aludohet se në kohën e qeverisjes së PD-së trafiku i drogës ishte pjesë e qeverisjes së saj. Ose edhe më keq; që qeverisja e drejtonte trafikun në fjalë. Qëndrimi i kryeministrit Rama ka shkaktuar një reagim të fortë në Partinë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD-s, Arben Ristani, ish-zëvendësministër i Brendshëm në qeverinë e PD-së ka bërë dje aludime për financimet e organizatës kriminale. Ai i ka bërë disa pyetje publike kryeministrit, ku ka kërkuar sqarime lidhur me financimet e fushatës elektorale të PS-së, duke lënë të nënkuptohet se paratë e një prej të arrestuarve kanë shkuar për mitingjet e mazhorancës së sotme. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka shtuar dozën e akuzave. Sipas tij, i arrestuari kryesor është nipi i diktatorit Enver Hoxha, i njohur “për lidhjet e ngushta me kupolën më të lartë të PS-së në tërësi dhe në veçanti, e personalisht për lidhjet e ngushta e familjare me Edi Ramën, mik i ngushtë i kahershëm i prindërve të narkotrafikantit”. Dalja në skenë e emrit të nipit të Enver Hoxhës e bën më interesante për opinionin gjithë këtë histori trafiku droge. Fakti është që një operacion i tillë, megjithëse detajet e para janë dhënë nga Gjermania, mund të ishte i dështuar nëse nuk do të kishte një vendosmëri nga ana e Kryeministrit dhe e Ministrit të Brendshëm për të goditur trafikun e drogës. Ndaj përfituesit e tjerë të këtij trafiku miliarda lekësh, mund të jenë edhe në politikë, edhe në media, por nuk duhet kërkuar e keqja tek ata që bënë të mundur arrestimin e trafikantëve. Si mundet të hidhen dyshime nga PD-ja për ministrin e Brendshëm apo kryeministrin sikur janë kupola e krimit, ndërkohë që nuk e kishin të vështirë me një telefon t’i kishin lajmëruar “që merrni masat se ne po vijmë!”. Dhe asgjë nuk ishte kapur! Ose, ishin lënë ca kazanë bosh e ca tasa e pak miell, por njeri nuk kishin kapur e vënë në pranga.

    Partia Demokratike thotë se droga është e njerëzve të PS-së, bile as e LSI-së, porse vetëm e miqve të ngushtë të kreut të qeverisë. Bile burime në selinë blu, por që kanë punuar në Policinë e Shtetit, tregojnë se ka patur rrjedhje informacioni nga një segment i policisë në momentin që ka filluar stuhia e arrestimeve. Dikush nga ata, në një mënyrë fine, për të lajmëruar pjestarët e grupit të ikin ka dhënë lajmin në media në darkë se “u arrestua nipi i Enver Hoxhës”, ndërkohë që ai nuk ishte arrestuar! Pra, një sinjal mediatik që të largohej, pasi përdorimi i telefonit ishte i rrezikshëm se gjithçka monitorohej e përgjohej direkt nga Prokuroria e Përgjithshme, pala gjermane dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ky është varianti i PD-së se droga ishte e lobit të PS-së. Ndërsa kryeministri Rama hodhi “ushtën e zjarrit” kur tha se “të mos na mërzitet opozita për kapjen e laboratorit të drogës!”. Ka dhe një të vërtetë të madhe, e cila duket sikur është anashkaluar; Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi kanë muaj që janë në radhë të parë të goditjes ndaj krimit të organizuar. Por pa mbështetjen e Kryeministrit nuk mund të besohet se forca goditëse do të ishte vendimtare, pasi kreu i qeverisë është njeriu më i informuar. Interesant është se nuk pati asnjë rrjedhje informacioni nga strukturat e hetimit, siç mund të ketë ndodhur në ndonjë rast të mëparshëm. Mësohet nga burime të rezervuara, se pala gjermane ka edhe përgjime me emra të tjerë nga radhët afër politikës dhe do t’ia jap Prokurorit të Përgjithshëm javën e ardhshme.

    Qamil Xhani

    Koha Jone

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Shqiptaret ne rrjetet sociale, humor me Edvin Enver Kokainen:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...13#post3777313

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Ja si bënte trafik edhe Enver Hoxha

    Spartak Ngjela nuk përdor gjysëmshprehje, por tregohet i drejtpërdrejtë duke mos u rezervuar në asnjë fjalë.

    Në një status të hedhur në FB lidhur me arrestimin e Ermal Hoxhës dhe lidhjet e tij me trafikun e kokainës, Ngjela ka thënë se nuk kishte se si nipi të mos ecte në gjurmët e gjyshit.

    Ngjela tha se historia vjen e përsëritet dhe do të vijojë të përsëritet në sagën kriminale Hoxha.

    Sipas tij asgjë nuk lind nga asgjëja, por gjithçka trashëgohet, përfshirë edhe aftësia për të trafikuar.

    Ja postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

    Historia vjen e përsëritet, dhe do të vijojë të përsëritet në Sagën kriminale Hoxha. Kurrë mos mendoni se trafiku vjen dhe lind befas në një familje – ai është një tendencë apo një propensitet natyror i trashëgueshem.

    Kështu është në të gjithë botën: trafikantët janë fis: nga gjyshi te nipi. Kjo ndodhi edhe me familjen apo me Sagën Hoxha. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, sepse edhe Enver Hoxha veprimtarinë e tij politike e ka nisur në funksion të trafikut. Hoxha ishte trafikant i madh në Shqipërinë e pushtuar nga Italia: në Shqipëri dhe në Kosovë.

    Enver Hoxha luante 70 përqind të trafikut të duhanit në Shqipëri ne fund te viteve 30′. Dhe këtë mundësi ia kishte dhëne Ibraim Bixhaku, latifondisti i madh i Elbasanit. Me anë të nipit të Biçakut, Enver Hoxha luante volumin më të madh të duhanit në tregun shqiptar dhe si trafik kontrabande, në atë të ashtuquajturën kioskë që e kishte emrin, Dyqani Flora, e që ndodhej në Rrugën e Dibrës.

    Por, kjo s’ka qenë gjë, sepse ajo që e bën të theksohet këtë trafik është fakti se, me paratë e trafikut të duhanit, Enver Hoxha bleu Partinë Komuniste në vitin 1941 dhe, me të, i solli gjëmën Shqipërisë.

    Bleu me ar të dy jugosllavët që ai vetë, me paratë e tija, i çfliroi nga burgu afër Rogozhinës, dhe, me anë të tyre, vuri në dorë Partinë Komuniste, pa qënë as simpatizat e jo më anëtar i ndonjë grupi komunist.

    Ja, tani, pas shtatëdhjetë vjetësh, përsëri një trafikant, nipi i Enver Hoxhës, me anë të trafikutr të kokainës, sigurisht që ka menduar të blejë Partinë Socialiste. Nuk e ka menduar keq se partitë shiten e blihen ende në Shqipëri, madje deri dhe me tetë apartamente është shitur njëra në vitin 2003.

    Por, kjo është sekondare; ajo që vlen të përmendet është fakti që Shqipërinë ka 100 vjet që e marrin në dorë trafikantë dhe hajdutë. Por, ama, ky është bash shkaku që shqiptarët janë padrejtësisht të varfër në këta 100 vjet. Dhe do të vijojnë të jenë po të varfër sa kohë do të drejtohen nga hajdutë dhe trafikantë.

    MAPO

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (16-01-2015)

  10. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Ja itinerari i kolumbianëve! Erdhën si turistë

    Policia ka mundur të mësojë itinerarin e ndjekur nga dy kolumbianët për të mbërritur në Shqipëri.

    Burime pranë uniformave blu thanë se Cesar Adolfo Avila dhe Walther Moreno kanë hyrë në Shqipëri legalisht si turistë.

    Ata kanë kaluar nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës më 8 nëntor të vitit 2014.

    Kolumbianët që punonin në laboratorin e përpunimit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit janë futur në Kakavijë me një makinë me targa, AA 877 CF, në pronësi të një shtetasi shqiptar me inicialet V.Gj.

    Nga të dhënat që disponojnë hetuesit, dy kolumbianët janë paraqitur si turistë në pikën e kalimit kufitar dhe në deklarimet e tyre kanë thënë se vinin në Shqipëri për festat e fundvitit.

    Prokuroria ende nuk ka nxjerrë urdhër- ndalimi për pronarin e automjetit me të cilin kanë hyrë kolumbianët, ndërkohë që vijojnë verifikimet për të mësuar nëse ai kishte njohje me to.



    Kolumbianët: Në Shqipëri erdhëm për kokainën, s’jemi paguar ende

    Dy shtetasit kolumbian, të arrestuar në laboratorin e kokainës në Xibrak të Elbasanit janë të vetmit mes 11 të arrestuarve që kanë pranuar të dëshmojnë përpara grupit hetimor. Ata kanë pranuar se në Shqipëri kanë ardhur për përpunimin e kokainës pasi janë kontaktuar nga dy shqiptarë, por nuk kanë qenë në gjendje t’i identifikojnë ata.

    Dy shtetasit kolumbian, të identifikuar si Cezar Avila, 67 vjeç dhe Walther Moreno, vjeç 42, e kanë nisur rrëfimin e tyre me njohjen “rastësore” me dy shtetas shqiptar në Bogota të Kolumbisë.

    Ata janë shprehur përpara grupit hetimor se me dy shqiptarët janë takuar rastësisht dhe nuk i njohin këta persona.

    Ky takim mendohet të jetë kryer rreth 3 muaj më parë në kryeqytetin kolumbian, ku dy të arrestuarit pranojnë se kanë marrë një ofertë nga shqiptarët për përpunimin e kokainës në një laborator në Shqipëri.

    Shqiptarët ju kanë premtuar se do të paguheshin mirë për punën që do të kryenin dhe dy shtetasit kolumbianë kanë rënë dakord të vinin në Shqipëri si specialistë të ndarjes apo përzjerjes së kokainës sipas rastit.

    Pas mbërritjes në Shqipëri ata janë dërguar në zonën e Xibrakut pranë fshatit Labinot në rrethin e Elbasanit, ku “punëdhënësit” ju kanë marrë një shtëpi me qira dhe ju kanë thënë se nuk do të paguanin asgjë për shpenzimet e strehimit dhe ushqimin.

    Pasi janë sistemuar në një banesë me qira në zonën ku ndodhej magazina, dy shtetasit kolumbianë janë çuar në laboratorin e kokainës i cili ishte përshtatur nga shqiptarët me të gjitha mjetet e nevojshme.

    Bëhet fjalë për furra pjekjeje, makineri centrifugë, peshore, fuçi për përzierjene e kokainës me lëndë të tjera me qëllim shtimin e sasisë, si dhe të gjitha mjetet e tjera të nevojshme që dy shtetasit kolumbian të kryenin si duhet punën për të cilën ishin kontraktuar.

    Cezar Avila dhe Walther Moreno kanë deklaruar se ata kanë punuar rreth dy muaj, kryesisht me përzierjen e kokainës duke prodhuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e që dyshohet se më pas transportohej jashtë vendit.

    Por sipas tyre, edhe pse kishin punuar për dy muaj në laboratorin e kokainës në pronësi të shtetasve shqiptarë, ata nuk ishin paguar ende për punën e bërë, ndryshe nga premtimi që u ishte dhënë në fillim gjatë takimeve të zhvilluara në Bogota të Kolumbisë.

    Të pyetur nëse i njihnin shqiptarët që i kontaktuan dhe që bënë të mundur sjelljen e tyre nga Bogota në Shqipëri, dy shtetasit kolumbian thonë se nuk mund t’i identifikojnë ata, pasi nuk kanë asnjë njohje mes tyre, por janë kontaktuar dhe kanë ardhur të punojnë për para.

    Kolumbianët kanë pranuar se kanë njohuri të mjaftueshme për ndarjen dhe përzierjen e kokainës dhe pagesa e premtuar ka qenë joshëse për ta.

    Ata nuk kanë dijeni se ku përfundonte lënda narkotike e përpunuar prej tyre, por prokuroria dyshon se ajo trafikohej në forma të ndryshme në Gjermani, pasi autoritetet e këtij vendi kanë sjellë informacionet e para për trafik ndërkombëtar kokaine nga një grup shqiptarësh që kryesohej nga shtetasi Ilir Hyseni, rezident prej disa vitesh në shtetin gjerman.

    MAPO

  11. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    “Drejtuesit e bandës, kushërinjtë e zv/ministrit”

    Pas operacionit të bujshëm për kapjen e një grupi të trafikut të drogës, natyrisht vijnë edhe shumë pikëpyetje.

    Partia Demokratike është përqendruar sidomos në dy prej tyre.

    E para, si ka mundësi që në fillim të këtij viti, Saimir Tahiri deklaroi se Shqipëria nuk është më vend i prodhimit të drogës, ndërkohë që një laborator droge ishte ngritur kaq pranë Tiranës.

    E dyta, a e mundësuan këtë operacion policitë evropiane?

    Droga ishte e destinuar për në Europë dhe kapja e dy kolumbianëve sugjeron se ndihma e të huajve ka qenë e rëndësishme në arrestimin e grupit.

    Por ndërkohë po shtohen gjithmonë e më shumë spekulimet e PD se pas grupit qëndrojnë emra të rëndësishëm e me pushtet.

    Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se banda ka lidhje me një zëvendësministër të qeverisë.

    “Falë policive partnere, u arrit konstatimi dhe ndalimi i autorëve e sekuestrimi i laboratorit.

    Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk gjetën asnjë moment dje të tregonin të vërtetën, dhe as të falenderonin partnerët europianë, që jo vetëm sollën informacionin por dhe ndihmuan në suksesin e operacionit, kryesisht me faktin se mbajtën kontakte me një pjesë të strukturave tek të cilat ata kanë besim.

    Ajo cfarë i mbeti qeverisë dhe autoriteteve tona ishte të bënin transparence dhe ti japin përgjigje pyetjeve të qytetarëve:

    Si ka mundësi që ushtronte prej një viti aktivitetin një fabrikë e tillë, dhe autoritetet kishin mbyllur sytë e veshët?

    A janë anëtarët e kësaj bande kriminale financues të fushatës së Partisë Socialiste?

    A janë krerët e kësaj bande të lidhur me zyrtarët e lartë të partisë në pushtet dhe sponsorizues edhe në qëndrimet jashtë të funksionarëve të lartë, si përshembull në Bruksel?

    A janë drejtuesit kryesorë të këtij grupimi kushërinj të afërt të ish- deputetit socialist, sot zëvendësministër i Ramës?

    Mungesa e transparencës, mungesa e përgjigjeve i damkos ata si përgjegjës të shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi të drogës nga banditë të lidhur me qeverinë,” tha të premten deputeti i PD, Boçi.

    MAPO

Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •