Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Dy vëllezër shqiptarë nga qyteti i Elbasanit janë vrarë në Holandë, në Roterdam, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

    Mediat e huaja raportojnë se Flerenc Tola 27 vjeç dhe vëllain e tij Klevis Tola 25 vjeç, janë ekzekutuar në rrethana ende misterioze. Gjithashtu raportohet se është plagosur edhe tjetër shqiptar, Serxhi Piku. Aktualisht mësohet se tre shqiptarët kanë qenë banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan, pranë unazës jugore të këtij qyteti.

    Ndërkohëk, të kontaktuar nga “Panorama Online”, zytartë të ministrisë së Brendshme konfirmojnë këtë ngjarje.

    Më herët, mediat e huaja raportojë se të tjerë persona janë përfshirë në këtë ngjarje, ku pas shkëmbimeve të zjarrit, një tjetër shtetas Italian ka mbetur i plagosur. Aktualisht thuhet se policia vendase po punon për kapjen e autorëve.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Përplasje bandash në Holandë, ekzekutohen 2 shqiptarë (FOTO)

    Emri:  vellezerit.jpg

Shikime: 1846

Madhësia:  27.6 KB

    HOLANDË - Dy shqiptarë u vranë në shtëpinë e tyre në Roterdam të Holandës, ndërsa një tjerë mbeti i plagosur. Ngjarja është regjistruar më 15 janar, pasi është raportuar nga mediet vendase.

    Viktima kanë mbetur vëllezërit Florenc Tola, 27 vjeç dhe Klevis Tola, 25 vjeç, ndërsa u plagos Serxhio Piku. Të tre shqiptarët kanë qenë banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan. Ekzekutimi i vëllezërve ka ndodhur në kohë që viktimat gjendeshin në shtëpinë e tyre, por ngjarja mbetet ende mister.

    Sipas “RTV Rijnmond” vrasja ka ndodhur për një përplasje të bandave të drogës. Sipas policisë, ishte vetë shqiptari i plagosur që ka marrë uniformat blu duke i njoftuar lidhur me ngjarjen e ndodhur, ndërsa autorët e ekzekutimit janë ene në kërkim.

    Dy të rinjtë shqiptarë mësohet të jenë vrarë në banesën e tyre në zonën e njohur si lagja e bullgarëve në Roterdam. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. P♪7r



    Një ekip prej 20 detektivësh është angazhuar për zbardhjen e ngjarjes, që u shënua në zonën e quajtur Old IJsselmonde, në jug të Roterdamit. Shqiptari i cili mbeti i plagosur mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, pas mjekimit.

    Dy krime brenda natës në Roterdam

    Ndërkohë sipas medieve vendase mësohet se, po në të njëjtën ditë një kufomë është gjetur në Roterdam, brenda një banese.

    Viktima një 33-vjeçar holandez u gjet pa jetë në një shtëpi në Gerdesiaweg. Policia lidhur me këtë ngjarje arrestoi dy persona 33 dhe 41 vjeç, të cilët mësohet se jetonin në banesë.

    Një prej tyre u gjet jashtë saj, ndërsa tjetri u gjet brenda shtëpisë. Policia ende nuk ka zbuluar nëse kanë lidhje të dyja ngjarjet, ndërkohë që vijon investigimet për botën e krimit

    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-01-2015 më 21:17

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Ekzekutimi i vëllezërve Tola a ka lidhje me bazën në Xibrakë?

    Florenc e Glevis Tola u gjetën të vrarë në Holandë



    TIRANE- Vrasja e dy vëllezërve në Roterdam është porositur nga Shqipëria. Kjo është pista kryesore ku edhe vetë policia holandeze është përqendruar për të zbardhur masakrën e datës 15 janar në Roterdam. Pak ditë pas vrasjes së dy vëllezërve Florenc Tola, 30 vjeç dhe Glevis Tola, 25 vjeç, nga qytetit i Elbasanit, në Holandë, ende mbetet mister motivi i krimit të dyfishtë.

    Dy vëllezërit viktima, janë njohur në rrethin shoqëror, brenda dhe jashtë vendit, si persona me influencë dhe që prej kohësh merreshin më tregtinë e drogës, fillimisht në shtetin fqinj të Italisë dhe, më pas, në Belgjikë, Zvicër dhe së fundmi në Holandë.
    Në dukje, vrasja e dy vëllezërve Tola dhe plagosje e dy të tjerëve, mes tyre edhe një shtetas italian, të krijon përshtypjen e një vrasje, midis bandave rivale për prishje të pazareve të drogës. Por fakte të reja hedhin dritë për lëvizjet dhe dyshimet se kush i donte të vdekur vëllezërit Tola nga qytetit i Elbasanit?

    Lëvizjet, dyshimi për vrasjet
    Një ditë përpara se të kryhej operacioni më i madh në Ballkan për zbulimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, pra, konkretisht më 13 janar, Florenc Tola është regjistruar nga sistemi TIMS duke u larguar nga Shqipëria për në Vjenë me linjën “Austria Airlines”. Të njëjtat të dhëna, flasin se ai kishte hyrë në vendlindje më datë 10 janar nga dogana e Kakavijës me automjetin me targë AA 090 KP. Përse duhet të largohej kaq shpejt nga Shqipëria Florenc Tola, kur kishte vetëm 3 ditë që kishte ardhur në Shqipëri? Dhe a është vetëm një rastësi që vrasja e tyre ndodhi vetëm një ditë pas zbulimit të superlaboratori në Elbasan?

    Këto pyetje kanë ngritur të gjitha agjensitë ligjzbatuese në vendin tonë por edhe vendet e Italisë, Belgjikës, Zvicrës dhe Holandës, ku vëllezërit Tola kishin aktivitet e tyre të drogës prej vitit ‘98. A ka pasur dijeni Florenc Tola dhe vëllezërit e tij Geronti e Glevisi, mbi ndërtimin e një laboratori droge në qytetin e Elbasanit? Është e pashmangshme, që një territor aq i vogël sa Elbasani, të mos kenë pasur dijeni vëllezërit Tola. Duke ndjerë rrezikun se kokaina e prodhuar në Shqipëri dhe, konkretisht, në Xibrakë, do të kishte një fitim shumë herë më të madh sesa kokaina e siguruar nga vendet e Amerikës Latine, ku vëllezërit Tola nuk ishin pjesë e tij, atëherë ata po anashkaloheshin dhe mund të humbnin dominimin e tregut europian të kokainës, për shkak të konkurrencës së fuqishme në uljen e çmimit të drogës.

    Kjo është një pistë e fortë ku hetuesit e vendeve europiane janë përqendruar për të hedhur dritë mbi vrasjen e vëllezërve Tola dhe se, kush i donte ato të vdekur. Policia shqiptare, veç datës së hyrjes dhe daljes së Florenc Tolës, nuk ka asnjë të dhënë tjetër në lidhje me qëndrimin e tij në vendin tonë, personat që ka takuar dhe ku ka qëndruar për tri ditë e vendndodhjes së tij në vendin tonë. Lajmi për ekzekutimin e tyre, në banesën e tyre në Roterdam, ka ngritur në këmbë gjithë skuadrën e hetimit të Roterdamit, ndërsa, dy djemtë jetim, jetonin bashkë me vëllanë e madh, Gerontin në Roterdam. Ky i fundit sipas të dhënave, është i martuar me shtetase holandeze.


    Ekzekutorët dyshohet se dërguan mesazh për bashkëpunëtorët
    Motiv për vrasjen e të rinjve ka qenë jo vetëm eliminimi fizik por edhe përçimi i një mesazhi të fortë mbi personat e tjerë të bandës, të cilët bashkëpunojnë me organet ligjzbatuese. Më herët, Florenc Tola, ishte arrestuat rreth vitit 2002 në Itali për trafik droge, ku të dhënat flasin se ishte dënuar me 3 vite burg.

    Nga ajo kohë Florenci mbahej në survejim të vazhdueshëm dhe për këtë arsye u larguar nga Italia për në drejtim të Belgjikës dhe më pas në drejtim të Holandës. Për të humbur gjurmët, Florenc Tola kishte ndryshuar mbiemrin e tij, duke e bërë Bahiti. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe 2 vëllezërit e tjerë; Glevisi duke ndryshuar vetëm emrin në ‘Levi’, ndërsa vëllai i madh, Geronti, kishte ndryshuar mbiemrin duke e bërë Dedja. Me gjeneralitete të ndryshuara prej vitesh, vëllezërit dyshohet që zgjeronin aktivitetin e kokainës në vendet e Europës Perëndimore.

    Ndonëse trupat e dy vëllezërve Tola që u ekzekutuan në banesën e tyre në Roterdam nuk janë sjellë në Shqipëri, ekspertët që po hetojnë grupin kokaina, kanë shtrirë hetimet tashmë deri në Holandë dhe në të gjitha vendet perëndimore ku mendohet se kanë lëvizur dy viktimat. Mësohet se hetuesit shqiptarë, bë bashkëpunim me atë gjerman, do të verifikojnë të gjitha rrugët e të arrestuarve të grupit në Elbasan, pasi të gjitha dyshimet çojnë në një lidhje mes këtij grupi të strukturuar kriminal dhe vrasjes së djemve Tola në Roterdam.

    Shqiptarja

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    te forte robt te porositesh nje vrasje ne mes te europes
    i forte dhe ai qe e kryen
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Vrasja në Holandë, familjarët e vëllezërve Tola: Për grabitje

    ELBASAN – Ndërsa policia holandeze vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes së dy vëllezërve nga Elbasani, banesa e këtyre të fundit në periferi të qytetit ka hapur derën e mortit. Florenc dhe Glevis Tola u vranë të enjten e kaluar, ndërsa një shoku i tyre mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave të armëve nga autorë ende të paidentifikuar.

    Emri:  vellezerit_tola.jpg

Shikime: 2783

Madhësia:  37.8 KB
    Dy vëllezërit Florenc dhe Glevis Tola, të vrarë në Holandë

    Nga burime të familjes Tola mësohet se tre vëllezërit dhe motra e tyre e vetme janë rritur jetimë, pasi nëna i la fare të vegjël, ndërsa babai i tyre ndërroi jetë rreth gjashtë vjet më parë. Vëllai i madh prej kohësh emigrant rezident në Holandë, duket se ka tërhequr dhe dy vëllezërit më të vegjël, Levin dhe Lencin, ashtu siç edhe njihen nga banorët e lagjes së tyre ku janë rritur pas shinave të trenit në Unazën e qytetit. Florenci, baba i dy fëmijëve, më i vogli thuajse 7 muajsh, kishte tri ditë që kishte ikur nga Shqipëria para se të vritej në Holandë. Motivi i mbërritjes në Shqipëri ka qenë që të takojë bashkëshorten dhe fëmijët e tij, të vetmit të afërm që kishte në Elbasan.

    Sipas të afërmve mësohet se vrasja e dy vëllezërve ka ndodhur për shkak të një grabitjeje në banesën e tyre dhe nuk kanë lidhje me çështje droge, siç ka deklaruar pas krimit policia vendase.

    Ndërsa në banesën e tyre është hapur dera e mortit, janë bashkëshortja e Florencit dhe daja i tij të cilët presin ngushëllime për këtë tragjedi të ndodhur në familjen e vogël Tola. Dy trupat e pajetë të dy vëllezërve pritet të vijnë në Shqipëri nga fundi i javës për t’u prehur në varrezat publike, pranë prindërve të tyre. Ndërkaq, sipas burimeve zyrtare të Policisë së Elbasanit bëhet e ditur se Florenc Tola është plagosur me armë zjarri në këmbë tre vjet më parë, por kjo ngjarje nuk u zbardh ndonjëherë. Nuk dihet ende rrëfimi që ka bërë personi i mbijetuar nga kjo ngjarje, i cili është dëshmitari kyç i krimit të dyfishtë.



    Atentat vellezerve nga Elbasani
    Atentat vëllezërve nga Elbasani. Florenc Tola, 30 vjeç dhe Glevis Tola, 26 vjeç, u qëlluan me armë zjarri në Roterdam të Holandës mbrëmjen e së premtes.

    Një shqiptar tjetër i identifikuar si Serxhio Piku u plagos si pasojë e ngjarjes së 16 janarit. Vetëm tri ditë para krimit, Florenc Tola (Bahiti) ishte larguar nga Shqipëria për të udhëtuar drejt Holandës, ku gjeti vdekjen bashkë me vëllain e vogël.

    Dy vëllezërit mësohet se jetonin prej vitesh në Holandë, ndërsa vinin shpesh në Shqipëri, kryesisht i madhi, i cili kishte gruan me dy fëmijë të vegjël që qëndronin në qytetin e Elbasanit. Burime nga Policia lokale përmenden nga mediat e huaja se ka pasur shkëmbim zjarri mes palësh, prej nga mbetën të vdekur vëllezërit Tola dhe u plagos një tjetër, por nuk dihet se cilët janë autorët. Po ashtu po hetohet edhe për shkaqet e krimit të dyfishtë, për të cilin dyshohet se ka lidhje me pazare të drogës.

    Vëllezërit shqiptarë jetonin në zonën e njohur si “lagjja e bullgarëve”. Të dhënat nga Policia shqiptare flasin se 30-vjeçari Tola kishte vetëm pak ditë që ishte larguar nga Shqipëria. Të dhënat në sistemin TIMS tregojnë se Florenc Tola, i cili njihej zyrtarisht me mbiemrin Bahiti, kishte hyrë në Shqipëri nga Kakavija më 10 janar të këtij viti. Pasi ka qëndruar pak ditë në Elbasan, është larguar nga Aeroporti i Rinasit më 13 janar. Ndërsa i vëllai i tij, Glevis Tola, 26 vjeç, ka hyrë në Shqipëri për herë të fundit më 31 korrik dhe është larguar pas një kohe të shkurtër qëndrimi në atdhe.

    Aktualisht në Elbasan jeton vetëm familja e Florenc Tolës, e cila ka hapur dyert e mortit, por pa mbërritur ende trupat e viktimave. Në qytetin e Elbasanit vëllezërit kanë një banesë të thjeshtë, duke rrëzuar dyshimet se ata janë përfshirë në çështje droge. Nga ana e Policisë së Elbasanit pohohet se dy vëllezërit Tola nuk kishin asnjë precedent penal në këtë qark. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë pritet të merret në pyetje shqiptari i mbijetuar, i cili mund të tregojë për policinë holandeze se cilët ishin autorët e krimit.

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Arrestohet shqiptari që vrau dy vëllezërit në Holandë, u plagos gjatë atentatit

    Mediat holandeze bëjnë të ditur se policia vendase ka arrestuar një 26 vjeçar, i dyshuari kryesor për vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë.

    Pak ditë më parë ai qëlloi për vdekje dy vëllezërit Florenc dhe Glevis Tola.

    Sipas portalit “nltimes.nl”, 26 vjeçari me origjinë shqiptare u gjet i plagosur pas të shtënave në lagjen Kasteelweg.

    I dyshuari për këtë vrasje u shfaq para gjykatës gjatë ditës së djeshme dhe mbeti në paraburgim.

    Panorama

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Ai ne foto me xhup blu duket nga lekura ne fytyre qe eshte perdorus heroine.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2013
    Postime
    67

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ekzekutimi i vëllezërve Tola a ka lidhje me bazën në Xibrakë?

    Florenc e Glevis Tola u gjetën të vrarë në Holandë

    ku vëllezërit Tola nuk ishin pjesë e tij, atëherë ata po anashkaloheshin dhe mund të humbnin dominimin e tregut europian të kokainës, për shkak të konkurrencës së fuqishme në uljen e çmimit të drogës.
    Gazetari e forte....pra tregun europian e dominokan vlleznit elbasanlli dhe komplet Amerika e Jugut prodhoka vetem per Xibraken !!!
    Si Xibraka si vlleznit Tola jane mikroskopik ne krahasim me tregun dhe prodhimin e Amerikano-jugorve !!

    Hajde gazetari hajde !

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2013
    Postime
    67

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ai ne foto me xhup blu duket nga lekura ne fytyre qe eshte perdorus heroine.
    Jo po prej flokve..pffff
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 25-01-2015 më 23:46

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Citim Postuar më parë nga marlend Lexo Postimin
    Jo po prej flokve..pffff
    Droga si heroina,kokaina marijuana gjithmone len shenja ne lekure, ne fytyre.
    Do ti njohesh menjehere,kush jan drogaxhinj pa i pyetur fare?Shikoji me kujdes lekuren ne fytyre
    dhe mund te thuash kush perdor kush nuk perdor droge.Droga len shenja edhe te qepallat e syve.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #11
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Citim Postuar më parë nga marlend Lexo Postimin
    Gazetari e forte....pra tregun europian e dominokan vlleznit elbasanlli dhe komplet Amerika e Jugut prodhoka vetem per Xibraken !!!
    Si Xibraka si vlleznit Tola jane mikroskopik ne krahasim me tregun dhe prodhimin e Amerikano-jugorve !!

    Hajde gazetari hajde !
    Nga ajo qe ke shkruar ti flet kot,ja fut kot.
    Gazetari kur flet per konkurrence ne droge ka parasysh konkurencen mes
    shqiptareve(2 vellezerve qe u vrane) ne nje rajon te Amsterdamit
    me shitesa (dealers)te tjere droge ne po ate rajon.;Konkurence ne territore shitjeje ne Amsterdam.
    Pra nje konkurence shume lokale ne nje rajon te Amsterdamit.
    Vrasja e dy vellezerve ka ardhur per keto arsye.
    1.Vellezerit mund te kene pasur para borxh dikujt.
    2.Mund te jene futur dhe bere shitje ne territorin e ndonje dealeri ne Amsterdam
    Ai dealer mund ti kete vrare sepse keto jane futur ne teritorrin e tij shitur droge klienteve qe gjithmojne blejne ne ate zone.
    3..Mund te kene bere pislliqe,shtuar sasine e droges duke e perzier drogen e paster me materiale te tjera.
    4.Mund te kene vjedhur droge dikujt me arme dhe ai qe eshte vjedhur i ka gjetur vellezerit dhe vrare.
    5.Mund te kene ulur cmimet e shitjes se droges,per pasoje kane bere me shume
    shitje me shume para dhe u kane prishur pazaret dealerave te tjere ne Amsterdam.
    6.Mundet qe vellezerit te jene ndaluar dikur nga policia e Hollandes dhe marre ne pyetje per x person dhe kane treguar
    qe x person shet droge,mund te kene dhene emra ne polici dhe ato emra jane fut ne burg,dhe vjen dita dhe dikush ne burg
    hakmerret per spiunlliqet e vellezerve.
    Te dy keto vellezerit kane qene low level,kane shitur neper lokale,bare,kinema,mcdonalds
    nuk kane qene distributore ne shkalle rajoni/shteti.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Ky eshte ,per fat te keq, fati i shume prej atyre qe ne opinionin shq. njihen si "djem per se mbari" ose "cun i zoti" .Mendo sikur ato cunat te punonin, si shumica e bashkemoshatareve te tyre ne Evrope, ne nje pune te ndershme . Me siguri do te kishin me pak leke por do ishin me te lumtur do te gezonin te afermit e tyre dhe do te ishin akoma ne jete.Kjo eshte arsyeja qe kur shikoj ca makina sh te shtrenjta rrugeve te shqiperise me vjen per te vjell jo aq per makinat sesa per surratet qe jane ne timonat e tyre.Me vjen keq per ata cunat por me shume keq per prindrit e tyre.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2013
    Postime
    67

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Nga ajo qe ke shkruar ti flet kot,ja fut kot.
    Gazetari kur flet per konkurrence ne droge ka parasysh konkurencen mes
    shqiptareve(2 vellezerve qe u vrane) ne nje rajon te Amsterdamit
    me shitesa (dealers)te tjere droge ne po ate rajon.;Konkurence ne territore shitjeje ne Amsterdam.
    Pra nje konkurence shume lokale ne nje rajon te Amsterdamit.
    Vrasja e dy vellezerve ka ardhur per keto arsye.
    1.Vellezerit mund te kene pasur para borxh dikujt.
    2.Mund te jene futur dhe bere shitje ne territorin e ndonje dealeri ne Amsterdam
    Ai dealer mund ti kete vrare sepse keto jane futur ne teritorrin e tij shitur droge klienteve qe gjithmojne blejne ne ate zone.
    3..Mund te kene bere pislliqe,shtuar sasine e droges duke e perzier drogen e paster me materiale te tjera.
    4.Mund te kene vjedhur droge dikujt me arme dhe ai qe eshte vjedhur i ka gjetur vellezerit dhe vrare.
    5.Mund te kene ulur cmimet e shitjes se droges,per pasoje kane bere me shume
    shitje me shume para dhe u kane prishur pazaret dealerave te tjere ne Amsterdam.
    6.Mundet qe vellezerit te jene ndaluar dikur nga policia e Hollandes dhe marre ne pyetje per x person dhe kane treguar
    qe x person shet droge,mund te kene dhene emra ne polici dhe ato emra jane fut ne burg,dhe vjen dita dhe dikush ne burg
    hakmerret per spiunlliqet e vellezerve.
    Te dy keto vellezerit kane qene low level,kane shitur neper lokale,bare,kinema,mcdonalds
    nuk kane qene distributore ne shkalle rajoni/shteti.
    Mire un kot po ti plot a din me lexu termin "konkurences europiane" apo jo ??!
    Apo ashtu si shef lekuren lexon edhe mendimet !!
    Ti a thu se je ti gazetari qi e ka shkru artikullin, keke cu me merak me kallxu kush ja fut kot !!
    Here tjeter ji ma preciz... Ciao!

  14. #14
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot Lexo Postimin
    Ky eshte ,per fat te keq, fati i shume prej atyre qe ne opinionin shq. njihen si "djem per se mbari" ose "cun i zoti" .Mendo sikur ato cunat te punonin, si shumica e bashkemoshatareve te tyre ne Evrope, ne nje pune te ndershme . Me siguri do te kishin me pak leke por do ishin me te lumtur do te gezonin te afermit e tyre dhe do te ishin akoma ne jete.Kjo eshte arsyeja qe kur shikoj ca makina sh te shtrenjta rrugeve te shqiperise me vjen per te vjell jo aq per makinat sesa per surratet qe jane ne timonat e tyre.Me vjen keq per ata cunat por me shume keq per prindrit e tyre.
    Mire e ke ti te keqen ... po mendo sa keq u vjen atyre per njerezit qe cohen cdo dite ne pike te mengjesit,qe punojne gjithe diten e u bie bretku ne pune, dhe qe ne fund fare sigurojne nje jetese qe me shume se jetese mund te quhet mbijetese ...
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Hollandë: Vriten në atentat dy shqiptarë nga Elbasani

    Vrasja e 2 vëllezërve në Hollandë, në Slloveni arrestohet i dyshuari i dytë

    Një tjetër person është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 2 vëllezërve nga Elbasani më 15 janar 2015 në Hollandë. Mediat hollandeze, duke iu referuar policisë vendase shkruajnë se 24 vjeçari edhe ky shqiptar është arrestuar në Slloveni javën e kaluar.
    Hollanda i ka kërkuar Sllovenisë esktradimin e shqiptarit të dyshuar si i përfshirë në vrasjen ka kërkuar ekstradimin e shqiptarit
    Ndërkohë sot kanë mbërritur në Elbasan trupat e pajetë të dy vëllezërve Tola të cilët u ekzekutuan në banesën e tyre në zonën e njohur si lagja e bullgarëve në Roterdam.
    Ka qenë vëllai i tyre që jetonte në Francë i cili ka tërhequr trupat e Florenc dhe Glevis Tolës, 25 dhe 29 vjeç.
    Funerali i dy vëllezërve do të zhvillohet sot në orën 14:00 në Elbasan, ndërsa policia hollandeze vazhdon hetimet për zbardhjen e krimit pas të cilit fshihen konflikte kriminale.
    Më 23 janar u arrestua shqiptari 26 vjeçar i cili u gjet i plagosur disa metra larg vendit të krimit.

    Emri:  sekonddd.jpg

Shikime: 1142

Madhësia:  44.0 KB

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •