Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 140
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Hoxha u filmua te laboratori, u arrestua te vjehrri

    Ermal Hoxha, nip i Enver Hoxhës, dukej se e priste arrestimin.

    Ai u arestua si pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës.

    Mësohet se ai është prangosur në banesën e vjehrrit të tij, në Durrës.

    40- vjeçari ishte në shoqërinë e vjehrrit, vjehrrës dhe kunatës, kur oficerët e Policisë së Durrësit i vendosën prangat.

    Ai nuk bëri rezistencë dhe dukej sikur e priste arrestimin, që ndodhi rreth orës 18:00.

    Pranë pallatit të vjehrrit, ai kishte edhe makinën Volkswagen, e cila është kontrolluar imtësisht.

    Ka raportime kontradiktore sikur në makinë iu gjetën para. Por disa media thonë se në makinë nuk i është gjetur asgjë komprometuese.

    Megjithatë, mësohte se Ermali është filmuar në laboratorin e kokainës.

    Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Rezarta Shkurta, e cila ndodhej në Kinë, është kthyer me shpejtësi në Shqipëri.

    MAPO

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Trafiku i kokainës me rroba fëmijësh. Gjermanët kontrollonin gjithçka

    Sipas versionit jo zyrtar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të arrestuarit e pak ditëve më parë do të përfundojnë në Gjykatën e Krimeve të Rënda si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, i cili rezulton si i përfshirë në trafikun ndërkombetar të drogës, referuar një materiali tepër sekret që ka dërguar shteti gjerman.

    Një burim tha se kokaina, e cila u sekuestrua ne laboratorin e fshatit Xibrake ne Elbasan, ka ndjekur linjen Turqi- Bullgari- Maqedoni, e konkretisht ne Struge, e mandej nepermjet dy pikave kufitare ka hyre ne Shqiperi.

    Sasia prej 100 kilogramësh e kokaines se perziere, shpjeguan burimet jo zyrtare, ishin të tretura kryesisht ne rroba femijesh, te cilat bliheshin ne Turqi nepermjet nje kompanie te nenkontraktuar nga grupi i trafikanteve.

    Me pas ato shpelaheshin ne punishte ku kondensohej kokaina. Hetimet tregojne se zberthimi i ketij rrjeti droge ka nisur ne muajin tetor 2014, atehere kur Gjykata e Mynihut ka derguar nje leterporosi per te mbajtur nen kontroll shtetasin Ilir Hyseni.

    Per kete, ne vijim te veprimeve hetimore speciale dhe teper sekrete, autoritetet kane vezhguar dhe ndjekur hyrjen ne Shqiperi te tre ngarkesave me droge per te cilat shteti gjerman ka këmbëngulur qe te lejohet derisa te zbulohet i gjithe grupi dhe baza ku ajo perpunohej.

    Gjate vezhgimeve dhe pergjimeve, thane pjesetare te grupit hetimor, u mesua se ne nje episod eshte përdorur si transportues shtetasi Arjan Dalipi nga Elbasani. Nderkohe, qe shfaqen mjaft aktivë në kete proces trafiku shtetasit Gentjan Gjonaj 43 vjeç dhe Ermal Hoxha 40 vjeç dhe per te dy ata ka dyshime se kane rolin e financuesit.

    Burimet thane se per dy nga 11 te ndaluarit perkatesit shtetasit Fatmir Hoxha dhe Egest Dankesi eshte kerkuar lirimi i tyre i menjehershem, pasi nuk rezultojne te implikuar ne rrjet.

    Dy shtetasit kolumbianë, sipas te njejtave burime te besuara, Cezar Avila dhe Valter Huan Moreno, rezultojnë se kane hyre ne Shqiperi duke deklaruar se jane turiste. Ata kanë hyrë në Shqipëri në daten 8 nentor 2014 nga pika e kalimit kufitar te Kakavijes me nje automjet me pronesi te shtetasit me inicialet V.GJ., dyshohet se jane ne rolin e laboranteve apo thene ndryshe te specialisteve qe bejne veçimin e droges nga rrobat dhe tharjen e saj.

    Pjesëtarë të grupit të hetimit thanë se grupi do ta trafikonte drogen nepermjet pikes se kalimit kufitar te Durresit, nepermjet nje kompanie tjeter qe merrej me tregti mineralesh drejt Italise. Te pakten kjo e dhene del nga pergjimet ambientale te te dyshuarve.

    Sidoqofte, ajo qe thone burimet eshte se te dyshuarit si pjesetare te grupit kriminal ishin maft te kujdesshem ne komunimet telefonike, derisa sa gjithçka eshte saktesuar nga nje pergjim ambiental ne nje restorant në Elbasan, ky disa nga te dyshuarit duke drekuar kane folur edhe per pazaret e droges.

    Nderkohe qe ende nuk thuhet se kur kishte nisur ky biznes dhe kush ishte personi qe e zoteronte pronesine mbi te.

    Top Channel

  3. #53
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    E mo, ju thashë që do ketë ndonjë gabim aty ? U liruan gjysma dhe gjysma tjetër pret të lirohet.. Se kush dreqin t'i ketë lënë aty të braktisura ato tonelata përziers droge dhe ato kilogram drogë edhe edhe edhe ato 300.000 euro një Zot e di !! Po nuk ishin ata që u kapën jo... u nxituan ca ata të Policisë me deklarata të papbaza.. po për këtë gabim Qeveria do i pushojë nga puna re se nuk i toleron Rama të tilla gabime !!

    8-9 ballë shkundje është pak besoj për këtë vënd
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Porosia e Ilir Hysenit, kreu i grupit të kokainës: Kur jeni në laborator fikni telefonat. Didi: Do ketë arrestime të tjera

    UPDATE-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, gjatë analizës vjetore për vitin 2014-të, që zhvilloi me drejtues të policisë në Kukës, komentoi edhe zbulimin e laboratorit të drogës pak ditë më parë në Elbasan.
    Sipas Didit, hetimet po vazhdonjnë dhe mund të ketë arrestime të tjera në lidhje me këtë çështje.

    Ndërkohë, Kreu i grupit të drogës të kapur dy ditë më parë u kishte kërkuar bashkëpunëtorëve të tij të bënin shumë kujdes kur ndodheshin në ambientet e brendshme të godinës ku përpunohej droga.

    Gazeta “Panorama” shkruan sot se nga mbikëqyrja e telefonave të të dyshuarve është konstatuar se Ilir Hyseni u kishte dhënë urdhër të gjithë personave që lëviznin në laborator që t’i fiknin celularet dhe t’u hiqnin bateritë qëkur ndodheshin në rrugën kryesore Elbasan-Librazhd.

    Zbulimi i godinave ku gjendej laboratori është bërë vetëm pas ndjekjes në terren të Ilir Hysenit dhe personave të tjerë.

    Paratë e kokainës jo ne makinën e Ermal Hoxhës

    Në makinën e Ermal Hoxhës policia e Durrësit nuk ka gjetur asnjë element komprometues. Ky fakt konfirmohet nga zyrtarët e policisë disa orë pas arrestimit të 40-vjeçarit, nip i Enver Hoxhës.

    Gjatë zhvillimit të operacionit “Xibraku” në trekëndëshin Tiranë- Durrës-Elbasan, që përfundoi me 10 të arrestuar, burime të Policisë thanë se u bllokuan 300 mijë euro. Ndonëse fillimisht të dhënat e para flisnin se kjo shumë u gjet në makinën e Hoxhës, nga hetimet e mëtejshme nuk rezultoi se paratë u zbuluan aty. Kontrolli në makinën “Volvo” të Hoxhës nuk nxori asnjë provë kundër tij. Vetëm dje Policia e Shtetit deklaroi se gjatë operacionit u gjetën 359 mijë euro, bashkë me 2.7 milionë lekë dhe 4150 dollarë.

    Nga ana e policisë nuk është specifikuar vendi apo personi që iu bllokuan paratë, duke dhënë në total shifrat e operacionit. Emri i Ermal Hoxhës mësohet se ka dalë gjatë hetimit të grupit të përpunimit të drogës së shtrenjtë dhe pamjeve që kanë fiksuar praninë e tij në laboratorin e Elbasanit. Këto fakte pritet që të paraqiten para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë për të kërkuar masën e sigurisë ndaj 40-vjeçarit Ermal Hoxha, si të vetmet që e implikojnë atë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

    Panorama

  5. #55
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Policia duhet te pluhurosi komplet laboratorin dhe marre
    shenja gishtash(fingerprints) per te identifikuar personat
    qe kane qene ne laborator,kush ka punuar aty, kush ka marre droge.
    Kjo eshte shume e rendesishme per te grumbulluar prova fajesie krimi
    per ne gjykate.
    Nqs shenjat e gishtave te Ermalit gjenden ne laborator ai eshte fajtor
    dhe i zhytur ne krim.
    Thuhet qe Ermalit ju kontrollua makina Volvo dhe nuk u gjet asgje.
    Varet se si e kane bere kontrollin policat.
    Si eshte kontrolluar makina?A eshte perdorur qen antidroge?
    Nqs nuk kane perdorur qen atehere perseri mund te dyshohet qe ne makine
    ka droge te fshehur diku.Ato duhet ta cojne makinen ne nje pike servisi qe perdoret nga policia per makinat e saj
    dhe ta zberthejne volksvagenin copa copa dhe mund te gjejne drogen.
    Eniwej nqs e sheh makinen me kujdes te bullonat poshte mund te zbulohet qe dikush ka futur duart
    duke pare shenjat e bullonave filetove qe mund te kene shenja qe dikush i ka rrotulluar, shenje te fresketa.
    Mund te perdoren lente zmadhuse te medha te fuqishme per te pare shenja te fresketa shtrengimi bullonash shenja gervishjesh te fresketa ne metal
    te krijuara nga vegla pune.
    Prej aty mund te percaktosh zonen se ku mund te kete droge te fshehur.
    Qeni ndihmon shume per droge te fshehur,ai nqs gjen droge ndalon te vendi ku eshte droga e fshehur dhe ngjit hunden atje,lol
    Po shtepia e vjerrit te Ermalit,ne Durres a u kontrollua?????Mund te kete droge atje?
    A eshte vjerri i perfshire ne shitje????
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 17-01-2015 më 18:15
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Jo 121 kg droge, por në laborator eshte gjetur mbi 400 kg. Pse e fshehin?

    Sasia e kokainës e sekuestruar në laboratorin e drogës zbuluar më 14 janar 2015 në kuadër të operacionit “Xibraku” mund të jetë 4 herë më e madhe se 100 kg që u deklarua e sekuestruar fillimisht.

    Burimet të nga Prokuroria dhe policia bëjnë të ditur se kjo sasi mund të jetë më shumë se 400 kg. Por pse duan ta fshehin mbi 250 kg? Apo me shprese qe ta rinxjerrin ne treg pjesen prej 250 kg ?! Kush? Ndaj po shtohen hetimet nga ana gjermane. Kush politikan fshihet pas ketij rrjeti te madh? Pyetje qe duan pergjigje, nga pak e perdite. Por derisa te arrestohet KAPO i grupit ende asgje nuk eshte bere. Kush eshte firma private pas tyre? Cili eshte pronari? Pse nuk thuhet? Apo eshte nen hetim qe te ikin nga Shqiperia?

    Ka shume pikepyetje per kete rrjet trafiku !

    Nga ekspertimi që kanë bërë eksperët gjermanë thuhet se thasët e gjetur në magazinë si me mbeturina kolli (material ndërtimi për pllakat) në të vërtetë brenda kanë kokainë.

    Të arrestuarit

    1. Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues ne Tirane.

    2. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues ne Tirane, .

    3. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues ne Vlore .

    4. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan .

    5. Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan.

    6. Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67.

    7. Walther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, Kolumbi

    8. Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë .

    9. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues ne Tiranë.

    Të Liruar

    Fatmir Hoxha, Egest Dankësi

    Koha Jone

  7. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    “Peshku i madh” i kokainës


    Hetimeve për zbardhjen e plotë të trafikut të drogës dhe laboratorit që u zbulua në Elbasan u janë shtuar dhe disa ekspertë dhe prokurorë gjerman. Ditën e djeshme në Tiranë kanë mbërritur përfaqësues të prokurorisë gjermane për të parë ekzaminuar provat e kapura në laboratorin gjigant nga ku dyshohet se kryhej një trafik miliona eurosh. Por më shumë sesa një ndihmë për autoritet shqiptare, prania e prokurorëve gjerman lë vend për dyshime që mund të kenë autoritetet gjermane lidhur me efikasitetin e shërbimeve shqiptare në hetimin e kësaj çështje. Kjo lidhet me disa detaje që kanë dalë gjatë kryerjes së operacionit. Pas informimit të Prokurorisë shqiptare nga autoritet gjermane për aktivitetin e bandës së dyshuar të trafikut të drogës, disa herë nga pala gjermane është kërkuar mosarrestimi i personave pa u zbuluar më parë baza e trafikut të drogës. Vetëm kur u bindën se laboratori gjigant i drogës ndodhej në Elbasan, Prokuroria dhe Policia ndërhyn për të bërë arrestimet. Bilanci aktual i operacionit është 9 persona të arrestuar. Dy prej të arrestuarve gjatë të mërkurës u lanë të lirë, pasi nuk janë gjetur prova për përfshirjen e tyre në trafik. Por duket se operacioni i datës së mërkurë është i paplotë. Dje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi pranoi se mund të ketë arrestime të tjera lidhur me këtë trafik droge. Në listë janë disa persona shqiptarë që jetojnë në vendet e Amerikës Latine dhe që dyshohet se janë personat që organizonin dhe bënin porositë për blerjen e drogës. Por arrestimi i tyre pritet të bëhet nga autoritet e vendeve ku ata janë rezident. Një deklaratë e bërë nga zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Hako Çako, në emisionin “Opinion” kaloi pa shumë vëmendje. Teksa informoi mbi rezultatet e operacionit, ai tha se baza e grupit nuk ishte në Elbasan, ku u sekuestrua dhe kokaina, por në një vend tjetër, çka do të thotë se baza e vërtetë e tyre nuk është zbuluar ende dhe arrestimet e tjera pritet të mos vonojnë. Ai e tha por asnjë nuk e kapin në emision se kupola duhet të jetë në Tiranë e mu në Bllok.

    Detajet e dala nga hetimet e prokurorisë dhe policisë tregojnë se rrjeti i trafikut të drogës ishte shumë i madh. Lënda e parë e kokainës që u sekuestrua në laboratorin e fshatit Xibrak në Elbasan, para se të mbërrinte në Shqipëri nga Kolumbia, ka ndjekur linjën Turqi-Bullgari-Maqedoni. Pas Maqedonisë ajo mbërrinte në Shqipëri ku përpunohej dhe bëhej gati për vendet e Europës. Pas përpunimit në laboratorin e Elbasanit, droga nisej drejt Italisë me anije duke kaluar nga Porti i Durrësit. I gjithë ky aktivitet ka qenë i kamufluar me anë të disa kompanive tregtare, emrat e të cilave dhe pronarët nuk janë bërë të ditur nga policia. Rezultojnë të jenë të paktën dy kompani private që kanë siguruar transportin e drogës. Kompania e parë, ajo që e sillte drogën e papërpunuar nga Turqia rezulton të ketë pasur si aktivitet kryesor të saj importin e veshjeve, kryesisht veshje për fëmijë. Sipas policisë droga ishte e tretur në veshje për fëmijë dhe më pas në laboratorin e Elbasanit bëhej kondensimi i saj. Rezulton se firma që kryente importin e veshjeve ishte kontraktuar nga pronarët për kryerjen marrjen e veshjeve. Por nuk është kompania e vetme me të cilën kryhej trafiku i drogës. Një tjetër biznes garantonte dërgimin e drogës nga Elbasani drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se një kompani që kryente eksportin e lëndëve minerare jashtë vendit garantonte dërgimin e drogës në Itali. Kokaina fshihej në brenda ngarkesave të mineralit dhe në këtë mënyrë e ka pasur më të lëhtë për të kaluar kontrollet në pikën kufitare shqiptare. Këtu pra ka hyrë në lojë një tjetër kompani private që zyrtarisht vepron në industrinë minerare. Mesohet se pas përpunimit në Elbasan, trafikantët e dërgonin drogën pikërisht tek kjo kompani që merrej me nxjerrjen dhe eksportin e mineraleve. Më pas, kokaina fshihej në ngarkesat e mineralit dhe merrte rrugën drejt Portit të Durrësit. Aty kontrolli ishte jo i imtësishëm, për shkak edhe të llojit të mallit që eksportohej (mineralit). Por nuk përjashtohet mundësia që trafikantët të kishin edhe aty bashkëpunëtorët e tyre. Prej Portit të Durrësit, kokaina merrte rrugën drejt vendeve europiane, kryesisht Gjermani. Dhe ishin pikërisht shërbimet gjermane ato që i ranë në erë këtij trafiku të sofistikuar dhe kërkuan bashkëpunimin e hetuesve shqiptarë. Sipas informacioneve të parë, policia gjermane kishte gjetur një sasi droge të fshehur në një ngarkesë minerali ose mermeri dhe prej aty ka nisur investigimin e saj. Zhvillimi i më pasëm i ngjarjes dihet. Hetimet nisën në muajin tetor 2014, atëherë kur Gjykata e Mynihut dërgoi një letërporosi prokurorisë shqiptare për të mbajtur nën kontroll shtetasin Ilir Hyseni. Në vijim autoritetet kanë vëzhguar dhe ndjekur hyrjen në Shqipëri të tre ngarkesave me drogë për të cilat shteti gjerman ka këmbëngulur që të lejohen derisa të zbulohet i gjithë grupi dhe baza ku ajo përpunohej.

    Siç shihet, goditja e punishtes së drogës është vetëm një pjesë e aksionit antidrogë. Pjesa tjetër, dhe më e vështira, ka të bëjë me hetimin e kompanive që bënin transportin nga Turqia për në Shqipëri nëpërmjet importit të veshjeve dhe nga Shqipëria në Europë, nëpërmjet eksportit të mineraleve. Thuhet se pas tyre janë emra mjaft të njohur dhe me pushtet dhe se prokuroria e Krimeve të Rënda ka një sfidë të madhe përpara. Fakti që në këtë operacion është përfshirë edhe Gjermania, është një mbështetje pozitive për të zbardhur deri në fund funksionimin dhe lidhjet e rrjetit kriminal të trafikut të drogës.

    Linja e trafikut të drogës nga Turqia, përmes importit të veshjeve, ka qenë shqetësuese edhe vite më parë për policitë partnere të Shqipërisë. Në shumë raporte të policisë italiane evidentohej kjo rrugë e trafikut.

    Trafiku i drogës përfshin të paktën 7 shtete, Kolumbi-Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri-Itali-Gjermani. Baza e përpunimit të drogës ka qenë në Shqipëri ku dhe kryhej aktiviteti më i madh i organizatorëve. Por veç të arrestuarve janë dhe bizneset që mundësonin trafikimin e drogës në pikat doganore duke e fshehur herë si veshje për fëmijë dhe herë mes mineraleve. Emrat që fshihen pas kompanive, që siguronin transportin, pritet të jetë një hetim edhe më i vështirë, pasi pas kompanive të tillë qëndrojnë njerëz me pushtet të madh financiar, bile thuhet edhe politik, por edhe njohje në sferat e larta të politikës. Mësohet se Kryeministri Rama ka udhëruar që të hetohet kushdo të jetë ai, qoftë edhe në parlament.

    Ardhja ditën e djeshme të prokurorëve gjermanë pritet të jetë edhe një garanci më shumë për punën e Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, për të bërë të mundur zbardhimin dhe arrestimin e të gjithë pjesëmarrësve në grupin që qarkullonte miliarda lekë nga trafiku i drogës. Por “peshku i madh” ende nuk është arrestuar. Po survejohet edhe nga hetuesit gjermanë me anë të pajisjeve të sofistuara. Mësohet se këto ditë “peshku i madh” nuk është në Shqipëri dhe biletën e kthimit për ditën e dielë e ka shtyrë pa limit. Janë angazhuar Interpoli, Europoli dhe Policia Gjermane që ta gjejnë kokën e trafikut, natyrisht në bashkëpunim me palën shqiptare.

    Koha Jone

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    “Kokaina”, avokati i nipit të Hoxhës: Ermali është pa shtëpi dhe pa punë, i shoqëroi kolumbianët si taksist

    TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për nipin e ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, shtetasit Ilir Hyseni dhe Kastriot Imeri, si dhe dy kolumbianët Cesar Avila dhe Wather Moreno, të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Në seancat e zhvilluara me dyer të mbyllura, gjyqtarja e çështjes Liljana Baku, pasi dëgjoi interesin e palëve dhe kërkesën e Prokurorit, Olsian Çela, vendosi të pranojë kërkesën e hetuesisë, pra “arrest me burg” për katër të pandehurit. Në një prononcim për mediat pas seancës, avokati i Ermal Hoxhës, Asad Hadëraj, ka pranuar se klienti i tij i ka shoqëruar kolumbianët në Xibrakë, duke u paguar prej tyre si taksist. Sipas avokatit Hadëraj, lajmet se nipi i Enver Hoxhës lëviz me Ferrari nuk janë të vërteta, pasi ai jeton në kushte të vështira ekonomike, në shtëpi me qira dhe i pa punë.



    “Ne kërkuam në gjykatë që arrestimi i kryer në drejtim të klientit që unë përfaqësoj të konsiderohet i paligjshëm, për faktin se në adresë të tij nuk ka asnjë provë konkrete që të legjitimojë akuzën. Po i ka shoqëruar kolumbianët. Çdonjeri nga ne mund të shoqërojë persona për interesa ekonomike. Ai ka shoqëruar dy kolumbianët, ata e kanë paguar si taksist. Ne do të ndjekim shkallët e gjykimit. Ermal Hoxha s’ka makinë të tijën, nuk ka lëvizur me Ferrari nëpër Tiranë, është i papunë, i pashtëpi, është me qira. Klienti im nuk e pranon akuzën sepse s’ka kryer vepër penale. Me makinën e vëllait të tij i ka shoqëruar kolumbianët”- tha avokati.

    Prokuroria për Krime të Rënda dorëzoi një ditë më parë në gjykatë kërkesat për caktimin e masës së sigurisë për 9 të arrestuarit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, të arrestuar gjatë aksionit në laboratorin e kokainës, në Xibrakë të Elbasanit. Organi i akuzës ka kërkuar për të gjithë të pandehurit masën e sigurisë “arrest me burg”.

    Gjatë ditës së dielë do të jepet masa e sigurisë për pjesën tjetër të të arrestuarve në operacionin “Xibraku”: Saimir Batku, 43 vjeç, Gentjan Gjonaj 43 vjeç, Arjan Dalipi 50 vjeç dhe Kelment Dalipi 45 vjeç.

    DOSJA E PROKURORISE

    “Gazeta Shqiptare” ka zbardhur sot dosjen e Prokurorisë. Hetimet mbi grupin kriminal që trafikonte drogë nga Kuba në Shqipëri mandej me destinacion final vendet e Europës, nisën mbi bazën e një informacioni të ardhur nga autoritetet gjermane. Prokuroria urdhëroi vëzhgimin e të dyshuarve, ku disa prej tyre u përgjuan në një dreke në një lokal në Elbasan, ku flisnin hapur për pazaret e drogës. Mbi nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe të tjerët rëndojnë të paktën 5 akuza mes të cilave “grupi i strukturuar kriminal” dhe “prodhim lëndësh narkotike” i cili kur kryhet në bashkëpunim dënohet deri në 15 vjet burg.

    Sinjalizimi nga Gjermania

    Në datën 18.12.2014, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal nr.335 për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Nga aktet e këtij hetimi rezulton se në datën 17.12.2014, ka mbërritur në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Si organizatorë të trafikut dyshohej se ishte shtetasi shqiptar, i quajtur Ilir Hyseni. Nga hetimet rezulton se Ilir Hyseni ka komunikuar shpesh një person të quajtur Joti (i identifikuar më pas si Kastriot Imeri). Sipas informacioneve të autoriteteve gjermane, Ilir Hyseni komunikonte edhe me një person me emrin Ermal, i cili më pas gjatë hetimit rezultoi të ishte Ermal Hoxha. Nga hetimi i kryer përmes metodave speciale të hetimit, rezultoi se Ilir Hyseni pas mbërritjes në Shqipëri kishte kontakte me Kastriot Imerin, i cili rezultoi të ishte pronar i një servisi automjetesh, në Kombinat, Tiranë. Në këtë rezultoi të ndodhej automjeti “Mercedes Benz” me ngjyrë gri, me targë xxxx, i cili rezultoi se do të modifikohej me qëllim trafikimin e një sasie lënde narkotike pas mbërritjes së korrierit. Në vijim të veprimeve të tij, Ilir Hyseni, përveç kontakteve me Kastriotin, kishte kontakte edhe me Ermal Hoxhën. Në këto kushte policia gjyqësore vazhdoi me vëzhgimin e lëvizjeve të shtetasve Ilir Hyseni dhe Ermal Hoxha deri sa në datën 13.1.2015, u zbulua se këta shtetas hynin në ish-magazinat e rezervave shtetërore në Xibrakë të Elbasanit. Në këto kushte vazhdoi vëzhgimi i këtyre ambienteve, nga ku rezultoi se përveç Ilir Hysenit dhe Ermal Hoxhës, aty hynin edhe Kelmend Dalipi, pronari i magazinës, Arjan Dalipi, dhe Gentian Gjonaj dhe Sajmir Batku, i thirrur me nofkën “kinezi”. Rezultoi gjithashtu se personat komunikonin shpesh me njëri-tjetrin. Personat e mësipërm komunikonin për vajtjet në Elbasan dhe lëvizjet e tyre.

    Shoqërimi i kolumbianëve

    Gjithashtu u konstatua nga vëzhgimet se edhe dy shtetas të huaj të cilët më pas rezultuan të ishin kolumbianë, Cesar Avila dhe Walther Moren Moreno, hynin në ambientin e sipërcituar. Shoqërimi i tyre është bërë nga Ermal Hoxha dhe Kelmend Dalipi. Nga raportet e vëzhgimit të datës 13.1.2014, rezulton se ka qenë Ermal Hoxha që i ka marrë dy shtetasit kolumbianë nga magazina në Elbasan dhe i ka çuar në Tiranë. Ermal Hoxha, mëngjesin e datës 14.01.2015, komunikon me një person tjetër në mënyrë që të mundësonte transportimin e dy personave për në Elbasan. Nga bisedat del që personat duhet t’i vinte t’i merrte Kelmendi. Dhe në fakt, nga raportet e vëzhgimit, rezulton se në orën 10.30, Kelmendi ka hyrë në ambientet e magazinës me mjetin e tij nga ku kanë dalë edhe dy persona të veshur me të zeza që ishin shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Ëalther Moren Moreno. Në këto kushte, duke parë mënyrën se si këta persona vepronin, policia gjyqësore ndërhyri në kushtet e flagrancës duke ushtruar një kontroll në magazinë. Në momentin e ndërhyrjes, aty u gjetën Arjan Dalipi, Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Cesar Avila dhe Ëalther Moren Moreno, të cilët u arrestuan në flagrancë pasi në ambientin e kontrolluar u zbulua një laborator për prodhimin e përpunimin e lëndëve narkotike.

    Balkanweb

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Ortaku i Rezarta Shkurtës trafikant droge në Kanada

    TIRANE- Bashkëshortja e Ermal Hoxhës, një nga të akuzuarit kryesorë të “Grupit Kokaina”, Rezarta Shkurta ka një agjensi fotografike së bashku me person të dënuar në Kanada si trafikant droge. Këngëtarja e famshme ka hapur më 15 maj 2014 agjensinë fotografike “Hera Company”.

    Kjo agjensi njihej prej kohësh si pronë e Rezarta Shkurtës, por sipas ekstratit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, gruaja e Ermal Hoxhës zotëron vetëm gjysmën e aksioneve të kësaj agjensie.
    Po sipas QKR-së bashkaksioner i “Hera Company” rezulton të jetë Denis Profka, i cili ka 50% të aksioneve të agjensisë. Denis Profka rezulton si një person me problem me drejtësinë në Kanada, ku ai ka jetuar prej vitesh. Sipas të dhënave që disponon “Shqiptarja.com”, Denis Profka, që është me origjinë nga qyteti i Fierit, është arrestuar më 5 korrik 2007 me akuzën për trafik droge.

    Miku i Genci Xhixhës
    Denis Profka ka jetuar në Toronto të Kanadasë, ku sipas autoriteve të policisë vendase është përfshirë në një grup kriminal që trafikonte marijuanë e kokainë. Grupi kishte anëtarë nga Shqipëria, Hungari, Rumania e Algjeria. Pas rreth 8 muaj hetime policia kanadeze ka zbuluat e faktuar të gjithë aktivitetin e grupit të trafikantëve dhe më 5 korrik 2007 ka arrestuar 24 persona. Katër nga të arrestuarit ishin me kombësi shqiptare dhe njëri nga ata ishte Denis Profka në atë kohë 27-vjeç dhe tashmë 35-vjeçar.

    Personi i vetëm që i ka shpëtuar arrestimit të “Grupit Kokaina”, Genci Xhixha, para se të shpërngulej në Kubë, ka jetuar për vite me radhë në Kanada. Kjo është konfirmuar si nga burime të “Shqiptarja.com” ashtu edhe nga profili i tij në “facebook”. Madje, gruaja e Xhixhës, që është me origjinë nga Kuba, ende si rezidencë kryesore në “facebook” ka një qytet në Kanada. Burimet e sipërpërmenduar shprehen se Genci Xhixha dhe Denis Profka kanë një miqësi të vjetër me njëri-tjetrin.

    Tregti rrobash
    Edhe pse firma e Rezarta Shkurtës kishte si aktivitet parësor atë të agjensisë fotografike, në ekstratin e QKR-së shkruhet se ajo kishte të drejtë të ushtronte një veprimtari më të gjerë tregtare deri tek import-eksporti i konfeksioneve. Fakti që Prokuroria thotë se kokaina sillej e shkrirë në rroba fëmijësh si dhe që ortak i “Hera Company” është një person i dënuar si trafikant kokaine në Kanada lind shumë pikëpyetje për arsyen e vërtetë të ngritjes së kësaj agjensie.

    Verifikimi pasurisë së gjithë anëtarëve të familjes Hoxha
    Pas arrestimit të Ermal Hoxhës dhe akuzave që pritet të ngrejë Prokuroria, hapi tjetër ligjor do të jetë verifikimi I pasurisë së trafikantëve. Sipas ligjit në fuqi kur një person akuzohet për trafik droge, kontrollohet jo vetëm pasuria e tundshme dhe e patundshme e tij, por edhe e gjithë familjarëve. Madje ligji ia kalon barrën e provës për të vërtetuar origjinën e parave personave që i zotërojnë dhe jo shtetit. Në këtë mënyrë këngëtarja Rezarta Shkurta tashmë duhet të vërtetojë se paratë me të cilat ajo ka blerë makinë superluksoze Ferrari dhe gjithë pasuria e saj vijnë nga biznese ligjore dhe jo nga ai i trafikut të kokainës së burrit të saj.

    Por veç gruas së Ermal Hoxhës, do t’i duhet edhe babit të tij Ilirit dhe mamasë Teuta që të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre. Kështu pas shumë vitesh djalit të ish-diktatorit Enver Hoxha do t’i duhet që të përballet me drejtësisën për të treguar se cila është origjina e të ardhurave të familjes së tij, një fakt ky mjaft kurioz për publikun shqiptar. Legjendat urbane për pasuritë përallore të familjes Hoxha kanë kohë që qarkullojnë dhe tani po ndizen edhe më tepër.

    Emri:  154527.jpg

Shikime: 1861

Madhësia:  58.3 KB

    Shqiptarja

  10. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Laboratori i kokainës, nipi i diktatorit lëvizte me makinë të dy kolumbianët



    TIRANE- Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është njeriu që ka sjellë dy kolumbianët, specialistë të kokainës, të cilët përgatisnin lëndën narkotike në laboratorin e ngritur në Xibrakë të Elbasanit, kështu thonë burimet e “Shqiptarja.com”, pranë organeve hetimore. Hoxha, shfaqet mjaft aktiv në përgjimet telefonike dhe proces-verbalet e vëzhgimit në terren, madje është vërtetur me filmime dhe përgjime se ai ka qenë vetë i pranishëm në laboratorin e kokainës.Në dosjen e prokurorisë ka prova të pakundërshtueshme që tregojnë se nipi i ish-diktatorit Hoxha, interesohej personalisht për transportimin e dy kolumbinëve nga Xibraka në Tiranë dhe anasjelltas, madje në një rast ai i ka marrë vetë në makinë dy punëtorët Cesar Avila dhe Walther Moreno. Plani i grupit kriminal ishte që dërgesën e rradhës, prej 19 kg kokainë ta nisnin në drejtim të Gjermanisë me anën e një Benz-i, i cili po modifikohej në një servis në zonën e “Kombinatit” dhe që ishte në pronësi të Kastriot Imerit. Makina po modifikohej me qëllim fshehjen e kokainës, ndërkohë njëherësh banda ishte në kërkim të gjetjes së një korrieri.

    Informacioni gjerman
    Në datën 18 dhjetor 2014, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal nr.335, duke u mbështetur tek një letërporosi e sjellë nga gjykata e Mynihut, Gjermani, mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokakinë nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Si organizatorë të trafikut dyshohej se ishte shtetasi shqiptar, i quajtur Ilir Hyseni. Shtetasi i njohur si Ilir Hyseni ka komunikuar shpesh një person të quajtur Joti (i identifikuar më pas si Kastriot Imeri). Sipas informacioneve të autoriteteve gjermane, shtetasi Ilir Hyseni komunikonte edhe me një person me emrin Ermal, i cili më pas gjatë hetimit rezultoi të ishte shtetasi Ermal Hoxha.

    Makina në servis
    Nga hetimi i kryer përmes metodave speciale të hetimit, rezultoi se Ilir Hyseni pas mbërritjes në Shqipëri kishte kontakte me shtetasin Kastriot Imeri, i cili rezultoi të ishte pronar i një servisi automjetesh, në Kombinat, Tiranë. Në këtë rezultoi të ndodhej automjeti “Mercedes Benz” me ngjyrë gri, me targë xxxx, i cili rezultoi se do të modifikohej me qëllim trafikimin e një sasie lënde narkotike pas mbërritjes së korrierit. Në vijim të veprimeve të tij, Ilir Hyseni, përveç kontakteve me Kastriotin, kishte kontakte edhe me shtetasin Ermal Hoxha.

    Hoxha brenda në laborator
    Në këto kushte policia gjyqësore vazhdoi me vëzhgimin e lëvizjeve të shtetasve Ilir Hyseni dhe Ermal Hoxha deri sa në datën 13.01.2015, u zbulua se këta shtetas hynin në ish-magazinat e rezervave shtetërore në Xibrakë të Elbasanit. Në këto kushte vazhdoi vëzhgimi i këtyre ambienteve, nga ku rezultoi se përveç Ilir Hysenit dhe Ermal Hoxhës, aty hynin edhe Kelmend Dalipi, pronari i magazinës, Arjan Dalipi, dhe Gentian Gjonaj dhe Sajmir Batku, i thirrur me nofkën “Kinezi”. Rezultoi gjithashtu se personat komunikonin shepesh me njëri-tjetrin. Personat e mësipërm komunikonin për vajtjet në Elbasan dhe lëvizjet e tyre.

    Transporti i kolumbianëve
    Gjithashtu u konstatua nga vëzhgimet se edhe dy shtetas të huaj të cilët më pas rezultuan të ishin kolumbianë, Cesar Avila dhe Walther Moren Moreno, hynin në ambientin e sipërcituar. Shoqërimi i tyre është bërë nga Ermal Hoxha dhe Kelmend Dalipi. Nga raportet e vëzhgimit të datës 13.01.2014, rezulton se ka qenë Ermal Hoxha që i ka marrë dy shtetasit kolumbianë nga magazina në Elbasan dhe i ka çuar në Tiranë, ku dhe grupi i kishte gjetur banesën për strehim.

    Ermal Hoxha, mëngjesin e datës 14.01.2015, komunikon me një person tjetër në mënyrë që të mundësonte transportimin e dy personave për në Elbasan. Nga bisedat del që personat duhet t’i vente t’i merrte Kelmendi. Dhe në fakt, nga raportet e vëzhgimit, rezulton se në orën 10:30, Kelmendi ka hyrë ambientet e magazinës me mjetin e tij nga ku kanë dalë edhe dy persona të veshur me të zeza që ishin shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Walther Moren Moreno.

    Është për t’u theksuar se gjatë vëzhgimit në datën 14.01.2015, Ilir Hyseni, Arjan Dalipi dhe Gentian Gjonaj janë parë duke derdhur në pjesën e pasme të objektit përmbajtjen e disa kovave blu, çka tregon pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin laboratorik. Në lidhje me shtetasit kolumbianë, dyshohet se ata ishin personat që kishin njohuritë e duhura për transformimin e lëndës bazë që dyshohet se ka përmbajtje kokaine në produktin final.

    Kapja e grupit
    Në këto kushte, duke parë mënyrën se si këta persona vepronin, policia gjyqësore ndërhyri në kushte e flagrancës duke ushtruar një kontroll në magazinë. Në momentin e ndërhyrjes, aty u gjetën Arjan Dalipi, Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Cesar Avila dhe Walther Moren Moreno, të cilët u arrestuan në flagrancë, pasi në ambientin e kontrolluar u zbulua një laborator për prodhimin e përpunimin e lëndëve narkotike.

    Nga kontrolli dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se magazina shërbente për të fshehur një laborator për transforminin dhe përpunimin e substancave që kishin përmbajtje kokaine, të cilat pas kalimit në procese kimike përmes ndërhyrjes së prekursorëve dhe substancave të tjera kimike, dilnin në një produkt përfundimtar që ishte lënda narkotike e dyshuar si kokainë e gatshme për t’u hedhur në treg.

    Sekuestrimet
    Në magazinë, u sekuestrua në një peshore një sasi prej 436 gr e cila ka karakteristikat e kokainës. Gjithashtu, të futura në qese apo thasë, u sekuestrua edhe një sasi tjetër lënde pluhur me ngjyrë të bardhë, të përshkruara në detaje në këqyren e magazinës.

    Gjithashtu, u sekuestrua e futur në tre thasë një sasi me pluhur të kuqerremtë. I njëjti pluhur u gjend edhe në 30 qese plasmasi. Në fuçi apo enë të ndryshme u gjetën edhe sasi të lëndës kimike në gjëndje të lëngshme apo tretësira, të cilat dyshohet se përdoreshin për procesin e përpunimit të substancës bazë ku ndodhej kokaina. Gjithashtu, u sekuestruan edhe shumë pajisje të cilat përdoreshin në procesin e përpunimit si furra me mikrovalë në pjatat e të cilave kishte mbetje pluhuri të bardhë që dyshohet si kokainë, presë, lavatriçe, boilerë, termometra, doreza plastike, provëza, bidona me mbishkrime lëndësh acide, sobë gazi etj.

    Në vijim të kontrollit, në magazinë u sekuestrua edhe një automatik model 56, si dhe 70 copë fishekë 7,62 mm dhe një krëhër automatiku me 19 fishekë.Në vijim të operacionit policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sajmir Batku, të cilit iu sekuestruan në automjetin e tij “Jeep” me targë TR xxxxT, 19,416kg lëndë narkotike që dyshohet si kokainë, e futur në 18 pako në formë paralelopipedi. Në makinë iu gjetën gjithashtu edhe një pistoletë dhe një kuti me 50 fishekë 50 mm. Këtij shtetasi iu sekuestruan edhe 322 010 euro dhe 293 000 lekë. Në flagrancë u arrestua edhe shtetasi Kelmend Dalipi, Ermal Hoxha u kap në Durrës, nuk ju gjet asnjë gjë e kundraligjshme.

    Të arrestuar
    Ilir Hyseni
    Gentian Gjonaj
    Kelmend Dalipi
    Arjan Dalipi
    Sajmir Batku
    Ermal Hoxha
    Kastriot Imeri
    Cesar Avila
    Walther Moreno

    Shqiptarja

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •