Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 140
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Laboratori i kokainës, zgjerohet hetimi, tre prokurorë ndjekin dosjen

    Rritet në tre numri i prokurorëve që po hetojnë dosjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Pas hetimeve paraprake nga prokurori Olsian Çela, që u finalizuan me nëntë arrestime dhe me kapjen e sasive të konsiderueshme të kokainës, përzierësit, armëve dhe kartëmonedhave, grupit të hetimit i janë bashkuar edhe dy prokurorë të tjerë.

    Në këtë mënyrë, tre prokurorë do të hetojnë në vazhdim dosjen penale për laboratorin e kokainës. Rritja e numrit të prokurorëve është bërë për shkak të numrit të madh të veprimeve që nevojitet të kryhen, si këqyrjet, ekspertizat, marrja në pyetje e të arrestuarve dhe dëshmitarëve dhe vazhdimi i hetimit për bashkëpunëtorë të tjerë të grupit kriminal.

    Panorama

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Trafiku i kokainës, nipi i Enverit kërkon lirimin në Apel. Prokuroria: Kemi filmime kur çonte kolumbianët në laborator

    Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka firmosur apelimin drejtuar Gjykatës së Shkallës së Dytë, në të cilin kërkon lirim nga paraburgimi. Avokati i Hoxhës, Hasaf Hadëraj, ka thënë dje se është takuar në burg me klientin e tij, i cili ka firmosur kërkesën drejtuar Gjykatës së Apelit.

    Në këtë ankim, avokati dhe vetë Ermal Hoxha kërkojnë heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe caktimin e një mase të re sigurie “detyrim paraqitje”. Sipas avokatit, Ermal Hoxha, 40 vjeç, nuk ka lidhje me trafikun e kokainës. Në gjykatë, avokati deklaroi se klienti i tij kishte punuar si taksist me makinën e një të afërmi dhe kishte transportuar shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Valther Moreno pa i ditur qëllimet e lëvizjeve të tyre në Shqipëri. Para gjykatës vetë Ermal Hoxha ka mohuar akuzën, ndërsa pretendoi se ka pritur në banesën e tij mbërritjen e policisë më 14 janar.

    Prokuroria ndërkohë ka përgjime të bisedave mes Ermal Hoxhës dhe Ilir Hysenit si dhe fotografime e filmime të disa rasteve kur Ermal Hoxha transporton “kimistët” kolumbianë në laboratorin e kokainës ku ka hyrë edhe vetë.

    Panorama

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Kjo është korrierja e kokainës

    Emri:  pranvera-aga.jpg

Shikime: 826

Madhësia:  75.7 KB

    Pranvera Aga ose Ebeling, është e dyshuara nga Prokuroria si korrierja që do të trafikonte lëndën narkotike.

    Ebeling mësohet se ka mbërritur nga Gjermania në Shqipëri me datën 14 dhjetor, vetëm tri ditë përpara se autoritetet gjermane të sillnin kërkesën për hetimin e Ilir Hysenit dhe Ermal Hoxhës.

    Këta ishin personat që komunikonin shpesh mes tyre për sistemimin e punëve që kishte marrë përsipër pala shqiptare në rrjetin e trafikut të kokainës.

    Vetëm tri ditë pas mbërritjes në Shqipëri të Pranvera Ebeling, autoritetet gjermane vunë në dispozicion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda një dosje, sipas së cilës, e dyshuara kishte komunikim me shqiptarin Ilir Hyseni, i njohur si kreu i trafikut.

    MAPO

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Ilir Hyseni i drogës: Nëse flas duhet të arrestoni edhe 120 të tjerë!"

    Ilir Hyseni, njëri nga trafikantët që Gjermanët dhe prokurorët shqiptarë e kanë mbajtur në vëzhgim të rreptë, ka habitur grupin e hetimit, kur këta të fundit i kanë ofruar të bashkëpunojë me drejtësinë për të treguar aktivitetin e këtij rrjeti. Përgjigjia e Ilir Hysenit ka qënë “…nëse unë flas, do të arrestohen 120 persona të tjerë…”.

    Fill pas kësaj deklarate, ai ka vijuar se në këto kushte që ndodhet tani nuk ishte i gatshëm të fliste, ndërkohë që do e rishikonte ofertën e prokurorisë në një moment të dytë. Ilir Hyseni, babai i tre fëmijëve, me gjendje civile i divorcuar, ka dalë dje për herë të parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku është njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”.

    Hetuesit gjermane po insistojne per te gjetur koken e ketij trafiku si dhe gjithe lidhjet e mundshme me politikane shqiptare, por edhe njerez te biznesit . Pas ofertes se Prokurorise Ilir Hyseni mbahet ne kushte sigurie teper te larta pasi kane friken e eliminimit brenda burgut nga segmente te mafias qe kane kudo fije e agjente te tyre. Ka informacione se dy deputetë po interesohen se si mund te mbyllet kjo çeshtje. Mundet te jene ata kapot e droges apo dikush siper tyre?

    Koha Jone

  5. #85
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Ja si kryhej procesi kimik i kokainës nga Bolivia në laboratorin e drogës

    Kokaina e papërpunuar vinte nga Bolivia dhe ajo përftohej pas një procesi të gjatë kimik në laboratorin e Xibrakës”. Kështu e nis rrëfimin e tij për “Gazetën Shqiptare”, një prej agjentëve të Antidrogës shqiptare që ka ndjekur operacionin për kapjen dhe asgjësimin e grupit kriminal që vepronte në Xibrakë. Ai thotë se ekspertët gjermanë që kanë qenë të shtunën në vendngjarje mendojnë se laboratori nuk ka më shumë se 1 muaj në punë. “Këtë dyshim e mbështet edhe më shumë fakti se në pjesën e drunjtë mbi të cilën janë vendosur sitat ku bëhej kullimi i përzierjes nuk ka mbetje, gjë që tregon se druri është i ri dhe i sapomontuar me pjesën tjetër”, u kanë thënë ekspertët e huaj atyre shqiptarë.

    Prej nga dyshohet se vinte lënda e parë organike prej nga nxirrej ekstrakti i kokainës?

    Ne kemi dyshime se lënda e parë organike vinte nga Bolivia, por këto janë dyshime paraprake, sepse hetimet vazhdojnë dhe, për të qenë më të saktë, duhet të themi se vinte nga vendet e Amerikës Latine. Edhe për mënyrat se si është transportuar deri në vendin tonë ka disa versione, njëri nga të cilat është ai i tretjes në rroba, por edhe i përzierjes
    me një lëndë tjetër organike që përdoret për lëkurët e kafshëve, por edhe për këtë gjë hetimet vijojnë.

    Si bëhej nxjerrja e ekstraktit të kokainës në këtë laborator?

    Nxjerrja e ekstraktit të kokainës ka kaluar në disa procese. Së pari, është bërë përzieja e lëndës organike me aceton, me acid klorhidrik dhe acid sulfurik. Ekspertët, që mendohet se kanë qenë dy kolumbianët, sipas formulës së përllogaritur kanë përzier masat e acidit dhe lëndës organike brenda fuçive të mëdha, por edhe acidi, edhe lënda organike janë hedhur me masë të përllogaritur. Më pas e gjithë përzierja është hedhur në sitën e parë. Masa që është përftuar nga sitja e parë përzihet me një acid tjetër, ose siç quhet ndryshe me amoniak, dhe kjo përzierje e gjitha kalon në procesin e dytë të sitjes. Më pas, masa që përftohet nga sitja e dytë kalon te procesi “bagnomari”, (proces i ngrohjes ose distilimit indirekt, të ngadaltë) dhe pikërisht në këtë proces bëhet ngrohja e masës dhe avullimi i saj për të përftuar masën e kokainës. E gjitha kjo masë kalon në një proces të tretë sitjeje dhe e gjithë masa në fund kalon te tavolina metalike, e cila nuk ndikohet nga acidet. Në këtë tavolinë bëhet matja e aciditetit dhe masa e PH e kokainës së përftuar.

    Çfarë ndodh më pas me kokainën që përftohet nga këto procedura?

    Pasi është përftuar masa e kokainës, kalohet në fazën tjetër, që është faza e presimit dhe pjekjes së masës. Pasi është përfituar kokaina nga procesi i sitjes dhe avullimit, e gjithë masa kalon te presa, ku kokaina presohet në mënyrë të ngjeshur dhe në formë kallëpi. Pas kësaj, kallëpi kalon te mikrovala dhe pasi lihet pak minuta aty, sa parashikohet nga specialistët, kallëpi kalon te llambat e pjekjes, ku pas kësaj e gjithë masa kalon në tavolinë dhe me peshore bëhet peshimi i saj. Pas kësaj është gati për të dalë në treg.

    Prej sa kohësh mendohet se funksiononte ky laborator?

    Kjo gjë po hetohet, por ekspertët gjermanë na thanë, se nga ato që panë këtu në laborator kanë dyshime se nuk ka më shumë se një muaj që ai është ngritur. Ekspertët gjermanë panë drurët të cilët janë montuar me sistemin e sitave dhe thanë se drurët janë të rinj dhe se tek ata nuk ka mbetje, që do të thotë se janë montuar tani vonë, sepse nëse do kishin kohë që do ishin montuar, drurët do kishin mbetje.

    Lavatriçja që ndodhet këtu, për se është përdorur?

    Ne mendojmë se është përdorur për një lloj procesi nga i cili prodhohet pasta e kokainës, e cila përftohet nga procesi i centrifugës, por mund të jetë përdorur edhe për procesin

    Koha Jone

  6. #86
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    "Kokaina", alibia e Ilir Hysenit: Si është futur në Shqipëri, pa lënë asnjë gjurmë?

    Ilir Hyseni, i njohur tashmë si koka e trafikut ndërkombëtar të drogës, që përpunonte kokainën në laboratorin e Elbasanit, u paraqit më 5 janar 2014, në orën 15:40, në aeroportin e Rinasit dhe mori fluturimin e linjës “Blu Panorama” që shkonte drejt Pizës, në Itali. Ky është kalimi i fundit i regjistruar me emrin e tij në kufirin shqiptar. Por, Ilir Hyseni ishte një nga 9 të arrestuarit pas zbulimit të laboratorit të kokainës, më 14 janar.

    Si është futur Ilir Hyseni në Shqipëri, pa lënë asnjë gjurmë në sistemin e kufirit?

    Hipoteza e parë mbi të cilën po heton policia është se Hyseni ka një pasaportë të dytë, pra, një identitet të dytë: Ai mund të ketë dalë nga Shqipëria me emrin Ilir Hyseni, por të jetë kthyer me një emër tjetër. Po me cilin emër? Dhe si ka mundur ta falsifikojë pasaportën biometrike?

    Një lëvizje tjetër e çuditshme regjistrohet në mars 2014. Pas 3 muajsh në Itali, Ilir Hyseni u kthye në Shqipëri më 4 mars, duke kaluar në portin e Durrësit. Më 7 mars, ai riniset drejt qytetit italian të Pizës, duke kaluar nga Rinasi, por që nga ajo ditë deri më 28 dhjetor 2014, në orën 10:30 (kur futet në territorin shqitpar), askush nuk e ka regjistruar më emrin e tij në kufi.

    Ka mundësi që Ilir Hyseni, i akuzuar nga policia si drejtues i trafikut të kokainës në Shqipëri, të ketë mbetur jashtë vendit për nëntë muaj? Apo mes marsit dhe dhjetorit 2014 ka hyrë dhe herë të tjera në vend, por duke përdorur identitetin e tij të dytë?

    Mbajtja e një identiteti të dytë është komod për një trafikant, për të krijuar alibi dhe për të ngatërruar hetimet. Nëse Ilir Hyseni konsiderohet si kreu i trafikut të kokainës, çfarë krimesh të tjera mund të ketë kryer jashtë apo në Shqipëri me identitetin e tij të dytë?

    A1 report

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    “Vejusha” e kokainës, nënë e tre fëmijëve, jetë në tri shtete

    TIRANE - Një nga femrat më të kërkuara në Shqipëri është Pranvera Eberling, e cilësuar si “vejusha” e kokainës së Xibrakës. Prokuroria po e kërkon për të zbërthyer trafikun e drogës nga Shqipëria në Gjermani, ku dyshohet se Pranvera ishte edhe korriere, madje kishte lidhje dashurie me Ilir Hysenin, i arrestuar pak ditë më parë në Shqipëri. Ajo është mbajtur në vëzhgim nga data 14 dhjetor deri në datë 17 dhjetor, ditë kur është larguar nga Shqipëria. Ditën që është larguar, autoritetet gjermane kanë sjellë në Shqipëri materialin për këtë trafik, ku hetimet njëmujore sollën nëntë të arrestuar dhe disa të tjerë të shpallur në kërkim. Po kush është “vejusha”, e shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo gjermane?

    Jeta në tri shtete
    Prokuroria thotë se Pranvera Ebeling është me origjinë nga Shqipëria. Ajo ka pasaportë gjermane, ndërsa mbiemri i vajzërisë është Aga. Ajo akuzohet se do të transportonte në Gjermani kokainën e prodhuar në laboratorin e Xibrakës në Elbasan. Kohët e fundit, sipas të dhënave nga akuza, ajo bashkëjetonte me kreun e rrjetit të trafikut të kokainës, Ilir Hyseni. Ky i fundit është i divorcuar, po ashtu edhe Pranvera. Sipas të dhënave, Pranvera jetonte bashkë me vajzën e saj në qytetin e Pegestorf Holzminden në Gjermani. Mësohet se 40-vjeçarja ka edhe dy djem, njëri jeton në Itali dhe tjetri në Francë. Prokuroria thotë se Pranvera jetonte kryesisht në Gjermani, por lëvizte edhe në Shqipëri e Itali. Ajo ka pasur lëvizje edhe në Itali, ku banon i biri, ndërsa dyshohet se Italia është “rrugë” e trafikimit të kokainës në vendet e tjera perëndimore. Pranvera ka qenë në survejim nga ana e autoriteteve gjermane, të cilat kanë kërkuar ndihmë nga Italia e Shqipëria. Madje, në Shqipëri ka hyrë për herë të fundit në datë 14 dhjetor 2014, për të dalë disa ditë më pas.

    Të arrestuarit e tjerë
    Prokuroria thotë se ka kërkuar dëshminë e nëntë të arrestuarve, ku vetëm dy kolumbianët dhanë disa informacione për punën që bënin. Prokuroria thotë se nuk i ka marrë të mirëqena këto rrëfime, pasi kanë kontradikta, ndërsa u ka shkuar në qeli edhe të arrestuarve të tjerë. Mësohet se shtatë të arrestuarit shqiptarë gjatë operacionit “Xibraku”, nuk pranuan të flasin apo të bashkëpunojë me prokurorinë. Akuza u ka kërkuar këtyre të arrestuarve që të bashkëpunojnë, me qëllim zbërthimin e të gjithë grupit, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar. Në lidhje me zbardhjen e grupit, akuza thotë se shpreson te “bashkëpunimi” me kolumbianët, pasi ata kanë qenë të vetmit që kanë rrëfyer disa detaje.

    Kërkesat në Apel
    Disa nga avokatët e nëntë të arrestuarve kanë dorëzuar ankimin në Gjykatën e Apelit për krime të rënda, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të arrestit me burg për të dyshuarit e arrestuar pasditen e datës 14 janar në Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, ka kërkuar në gjykatë ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Sipas pretendimeve të avokatëve të Hoxhës, klienti i tyre ka qenë në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar kur ka transportuar në cilësinë e taksistit, dy shtetasit kolumbianë. Avokatët gjithashtu pretendojnë se arrestimi në kushtet e flagrancës duhet të cilësohet i paligjshëm, pasi Hoxha nuk ka qenë as në Xibrakë, as në laborator dhe me ndonjë prej anëtarëve të këtij grupi narkotrafikësh, por është kapur në banesën e vjehrrës së tij në Durrës. Sipas tyre, në këto kushte nuk plotësohet flagranca dhe për pasojë, arrestimi i Ermal Hoxhës është i paligjshëm.

    Shqip

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    “Kokaina”, Ermal Hoxha udhëtoi 32 herë jashtë vendit për 4 vite me automjete të ndryshme



    TIRANË- Ermal Hoxha ka përdorur 18 makina të ndryshme në 32 udhëtime jashtë vendit. News24 ka aritur të sigurojë të dhëna të reja nga grupi hetimor për të arrestuarit e laboratorit të kokainës në Xibrakë dhe më konkretisht të dhëna mbi hyrje-daljet e Ermal Hoxhës nga Shqipëria. Nga këto të dhëna mësohet se Ermal Hoxha ka kryer 32 udhëtime jashtë vendit vetëm në 4 vitet e fundit.

    Sipas verifikimeve 39-vjeçari rezulton se ka përdorur 18 makina të ndryshme në 32 udhëtimet e kryera. Kryesisht gjatë udhëtimeve përdorte automjete me qira ose makina të miqve të tij.

    Udhëtimi i fundit i Ermal Hoxhës drejt Brukselit, ka qenë më 14 nëntor të vitit të kaluar ku ka qëndruar tre ditë dhe më pas është kthyer. Po kështu nga hetimet rezulton se 7 udhëtime të Ermal Hoxhës janë kryer drejt Malit të Zi dhe 6 të tjera në Maqedoni.

    Më 4 nëntor të vitit të kaluar rreth orës 8 të mëngjesit, Ermal Hoxha ka dalë nga Kakavija me mjetin me targa AA653DM dhe është kthyer sëbashku me dy shtetasit kolumbianë më 6 nëntor sërish nga Kakavija rreth orës 18 e 30. Pikëpyetje për të cilat po hetohet janë ngritur mbi hyrje-daljet e Hoxhës më këmbë drejt Kosovës. Gjithashtu po hetohet për destinacionin përfundimtar të udhëtimeve.

    Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha u arrestua pas një operacioni në Xibrakë të Elbasanit ku u zbulua një laborator i përpunimit të kokainës. Nga ky operacion u arrestuan edhe 8 persona të tjerë.

    (m.k/BalkanWeb)

  9. #89
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Si i shpëtoi policisë kapobanda e kokainës së Xibrakut

    Emri:  Genci-xhixha.jpg

Shikime: 666

Madhësia:  41.5 KB

    Genci Xhixha, personi që dyshohet si organizatori dhe financuesi i rrjetit të trafikut të kokainës dhe që dyshohet se ka sjellë dy kolumbianët në Shqipëri është shpallur në kërkim nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

    Xhixha është brenda Shqipërisë dhe i fshihet drejtësisë. Ai ka ardhur në Tiranë dy ditë para operacionit të policisë, ku u arrestuan 9 personat e dyshuarte dosjes “Xibraka”.

    Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Genc Xhixha, ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria, në datën 13 Dhjetor 2014 përmes aeroportit të Rinasit, nga ku është kthyer në Tiranë në 12 janar të këtij viti.

    Pas kësaj date Xhixha nuk ka lëvizur nga Shqipëria, por policia nuk ka arritur ta gjejë.

    Xhixha dyshohet si organizator i rrjetit të kokainës, pasi kishte kontakte të vazhdueshme me Ilir Hysenin, Gentjan Gjonajn dhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

    Nga verifikimi i bisedave telefonike, rezulton se personi më i afërt me të cilin Xhixha komunikonte vazhdimisht, ishte Ermal Hoxha.

    Sipas të dhënave paraprake, dy kolumbianët kanë ardhur në Shqipëri, përmes Genci Xhixhës, i cili flet spanjisht dhe ka lidhje me Amerikën Latine, pasi bashkëshortja e tij, është kubaneze.

    Hetuesit thonë, se po verifikohen deklarimet e kolumbianëve, Cesar Avila dhe Valter Moreno, lidhje me një tjetër person të identifikuar prej tyre me emrin Carlos.

    Prokurorët thanë se do ti tregojnë foton e Genc Xhixhës dy kolumbianëve, për të parë nëse e njohin, dhe për të kuptuar nëse Xhixha është në të vërtetë Carlosi.

    Gjatë dëshmisë në gjykatë, kolumbianët treguan, se ishte Carlosi që i paguante, komunikonte me ta dhe punonte për përpunimin dhe nxjerrjen e ekstraktit të drogës.

    Madje edhe në ditën e arrestimit ata thanë, se i njohuri si “Carlos”, ishte në laboratorin e Xibrakës.

    Përveç Genci Xhixhës është shpallur në kërkim edhe një person tjetër me inicialet A. T., që mendohet të jetë personi që ka blerë të gjitha pajisjet e laboratorit.

    Këto mjete, sipas ekspertëve, përdoreshin për të nxjerre ekstraktin e kokainës nga rrobat e fëmijëve, solucionin i përpunimit të lëkurës dhe plehun kimik të ardhur nga Bolivia.

    Gjithashtu, hetuesit kanë sekuestruar një mori shkresash dhe faturash tatimore, të cilat tregojnë blerjet e kimikateve dhe sendeve me të cilat ishtë pajisur laboratori.

    Prokuroria nuk jep detaje për datat e faturave, por mendohet, se janë të gjitha të këtij viti, dhe që çon drejt një ideje për kohën e ngritjes dhe instalimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

    Abcnews

  10. #90
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Kokaina, trafikanti me identitet të dytë, kaloi kufirin pa gjurmë

    Hoxha do lirinë: Isha në kohën dhe vendin e gabuar



    TIRANE - Pasditen e 5 janarit 2014 në orën 15:40 Ilir Hyseni, i konsideruar si kreu i trafikut ndërkombëtar të drogës që përpunonte kokainën në laboratorin e Elbasanit, u paraqit në aeroportin e Rinasit dhe hipi në një fluturim të linjës “Blu Panorama” që shkonte drejt Pizës, në Itali. Ky është dhe kalimi i fundit i regjistruar me emrin e tij në gjithë kufirin shqiptar. E megjithatë, ditën e 14 janarit Ilir Hyseni ndodhej në Shqipëri: në fakt policia e arrestoi bashkë me 9 të tjerë pas sekuestrimit të 90 kilogramëve kokainë.

    A1Report është në gjendje të dokumentojë një mister të ri rreth figurës së këtij supertrafikanti, e fejuara e të cilit, Pranvera (Aga) Ebeling, ka humbur gjurmët dhe tani kërkohet edhe nga policia gjermane. Sipas informacioneve të televizionit A1 Report, pra Ilir Hyseni, ka mundur të rifutet në Shqipëri pas udhëtimit të tij në Itali me 5 janar, pa lënë asnjë gjurmë në sistemin e kufirit:

    Po si e ka bërë?
    Hipoteza e parë mbi të cilën po heton dhe policia është se Hyseni ka një pasaportë të dytë, pra ka dhe një identitet të dytë: Duke dalë me emrin Ilir Hyseni, mund të jetë kthyer në Shqipëri ndonjë ditë më pas me një emër tjetër, pa ngjallur asnjë dyshim në kufi. Po me cilin emër? Dhe si ka mundur të falsifikojë dhe pasaportën biometrike të gjeneratës së re?

    Mund të mos jetë e para herë që ndodh kjo gjë. Një lëvizje tjetër e çuditshme regjistrohet në mars të vitit 2014. Ilir Hyseni me 4 mars kthehet në Shqipëri pas 3 muajsh të kaluar sipas lëvizjeve në Itali, duke kaluar në portin e Durrësit pas udhëtimit me anijen Brudge.

    Pas 3 ditësh, pra me 7 mars, riniset duke kaluar nga Rinasi sërish drejt qytetit italian të Pizës. Por nga ajo ditë askush nuk regjistron më emrin e tij në kufijtë shqiptarë deri kur më 28 dhjetor 2014, në orën 10.30 rifutet në Shqipëri.

    Eshtë e mundur që Ilir Hyseni, i akuzuar nga policia si drejtues i trafikut të kokainës në Shqipëri, të ketë mbetur jashtë vendit për nëntë muaj? Apo mes marsit dhe dhjetorit 2014 ka hyrë dhe herë të tjera në vend por duke përdorur në pikat e kalimit identitetin e tij të dytë?

    Mbajtja e një identiteti të dytë është komod për një trafikant për të krijuar alibi dhe për të ngatërruar hetimet. Një mekanizëm perfekt që ngeci për shkak të arrestimit të tij.

    Ditën e 28 dhjetorit Ilir Hyseni kthehet në Shqipëri, kalon këtu festat e fundvitit dhe pastaj me 5 janar riniset për në Piza. Këtu kontrofigura e tij zhduket. Objektivi i tij ishte të tregonte se ndodhej në Itali. Në të vërtetë ai ishte rikthyer në Shqipëri, por me identitetin e dytë: dhe në fakt me datën 14 janar policia e bllokon në laboratorin e kokainës në Elbasan. Nëse Ilir Hyseni konsiderohet si kreu i trafikut të kokainës, çfarë krimesh të tjera mund të ketë kryer jashtë apo në Shqipëri me identitetin e tij të dytë?

    Shqiptarja

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •