Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Te pakten nga lexionet e qeverise dy gjera i mesuan Shqiptaret.1)FALAS domethene te paguash psh. ketej e tutje do shohim neper vitrina televizor falas,ti shkon brenda me e marr dhe shitesi te thote 300 mij leke Tv ... sherbimi falas dhe 2)rritje cmimi domethene mesatarizim..........
    duhet ta pranojme qe jemi popull i trash mezi e kuptojme qeverine kur llafoset.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  2. #32
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    ERE vendos: Çmimi i ri i energjisë për familjarët është 9,5 lekë për kW

    TIRANE – 9,5 lekë do të jetë çmimi që qytetarët shqiptarë do të paguajnë nga 1 janari i vitit 2015, për çdo kilovat energji të harxhuar. Vendimi për rritjen e çmimit u bë i ditur sot nga Enti Rregullator i Energjisë, i cili e justifikoi çmimin e ri me rritjen e efiçencës.

    Rreth orës 12:00 ERE nisi mbledhjen për çmimin e ri të energjisë, ku vendosi heqjen e fashës mbrojtëse dhe rritjen e çmimit për konsumatorët familjarë në 9.5 lekë për kW. Aktualisht çmimi i energjisë për familjarët është i përshkallëzuar me dy nivele, ku 300 kW/h e para paguhen me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli, 13.5 lekë.

    Ndërsa bizneset e vogla pritet të paguajnë 11 lekë për kW/orë, ndërsa ato të mëdhatë 14 lekë për kW/orë. Për furrat e bukës çmimi do të jetë 7.1 lekë për kW/orë.

    Po ashtu ERE ka vendosur të rrisë çmimin e prodhimit në 1.45 lekë. Ndërsa çmimi mesatar i energjisë për OSHEE do të jetë 10.7 lekë për kW.

    Gjatë mbledhjes, ERE ka vendosur të mbajë të pandryshuar edhe tarifën e transmetimit për OST. OST kërkoi më herët rritjen e çmimit të transmetimit në 0.7 lekë.

    Enti vendosi objektiva për vitin 2015, që borxhet e OSHE-s të ulen dhe të shkojnë në 22%, pasi edhe çmimi i energjisë vendoset mbi bazën e këtyre treguesve.

    CMIMI I RI I ENERGJISË NGA 1 JANARI

    Familjarët – 9.5 lekë për kW/orë
    Bizneset e vogla – 11 lekë për kW/orë
    Bizneset e mëdha – 14 lekë për kW/orë
    Furrat e bukës – 7.1 lekë për kW/orë
    Ambientet e përbashkëta – 9.5 lekë për kW/orë

    (ma.ar/ar.sh/er.nu/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #33
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    ... dhe populli vazhdon normalisht jetesën sikur këto lekë shtesë do t'i paguaj dikush tjetër dhe jo ai vetë !! Shumë mirë, gjumë të ëmbël o popull dhe ju o "mender Sindikata" të pa-varura ..
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #34

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    E mo mire,ne kuadrin e platformes se "RRITJES" se qeverise aktuale,psh te mirqenies,vendeve te punes,ekonomise, me ate rast ,ne platforme perfshihet dhe cmimi i Energjise.

    Tani une nuk e mar vesh. Pse perben lajm rritja e cmimit ? A u rrit mirqenia ? A u rrit numri i vendeve te punes ? A po rritet ekonomia ? Pse mos rritet dhe cmimi i Energjise ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BlooD_VenoM për postimin:

    2043 (28-12-2014)

  6. #35
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Siç duket shume nga llogaritaret qe komentojne ketu, ose nuk e kane paguar ndonjehere vete energjine ose, te me falin, po e kane vjedhur! Ose pastaj thjesht flasin kot duke harxhuar leket e Internetit per te vrare kohen... Sepse çmimi i energjise ka qene 7.7 vetem per fashen 300KW, e cila u vendos medemek per te mbrojtur te varferit.
    Po çfare ndodhi? U futen pas fashes edhe vjedhesit e energjise dhe fasha mbrojtese e te varferve u kthye ne mburoje e hajduterise. Duke hequr fashen çmimi behet i njejte per te gjithe konsumatoret dhe ata qe duhen mbrojtur nga heqja e fashes, qeveria i mbron me pagese te drejteperdrejte ne pagen e pensionit, te invalidit apo te familjes ne ndihme ekonomike. Te tjeret do te paguajne mbi bazen e çmimit mesatar, i cili ne janar behet 9.5 per te gjithe konsumatoret familjare nga 9.9 deri 10.3 qe varion sot - pra çmimi mesatar ulet jo rritet! Kjo eshte aritmetika e thjeshte e çmimit te energjise dhe jo hesapi pa hanxhiun i atyre qe thone "Ishte 7.7 u be 9.5"!
    Sepse, e perseris, 7.7 eshte vetem per fashen dhe nuk eshte çmimi i sotem mesatar i energjise per te gjithe! Heqja e fashes dhe vendosja e çmimit mesatar fiks i jep fund vjedhjes masive dhe vendos nje sistem te drejte ku askush nuk mund te shmanget ne kurriz te me te varferve siç ka ndodhur deri sot. Kush nuk eshte pensionist kryefamiljar, invalid apo anetar i nje familjeje me ndihme ekonomike, nuk do te paguaje me shume, po vetem aq sa i takon ne baze te konsumit qe ben.
    Te tjerat jane spekullime te turpshme per interesa te uleta politike ose thjesht hesape te gabuara, per faj te te mesuarit keq duke e shpenzuar energjine si mall pa zot!

    ky eshte shpjegimi i edi rames
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  7. #36
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Shoku Xhori, unë nuk i kaloj 300 KW !!

    Tani ti meru me llogari lol
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #37
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Shoku Xhori, unë nuk i kaloj 300 KW !!

    Tani ti meru me llogari lol
    nuk thuhet me shoku jemi ne demokraci tani, solla shpjegimin e edi rames , mendova se dikush tjeter do sillte shpjegimin e dikujt tjeter sepse nuk poe kuptoj kete katrahuren qe po ndodh ne shqiperi per rritjen e cmimit, nuk jetoj aty
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  9. #38
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Nuk ka llogjike ne bote te kuptoje mendesine dhe harbuterine e pinjolleve te ppsh. E them kete sepse qe nga momenti ne te cilin keto qelbesira erdhen ne pushtet, u hodhen ne mes te rruges me mijera vete dhe u lane ne meshire te fatit, te papune dhe te pashprese dhe sikur nuk mjaftoi kjo qeveria e PS rrit cmimet.

    Dmth Rilindja e Shqiperise permblidhet me nje gjys fjalie.

    Shto papunesine dhe rrit cmimet.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #39

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    Siç duket shume nga llogaritaret qe komentojne ketu, ose nuk e kane paguar ndonjehere vete energjine ose, te me falin, po e kane vjedhur! Ose pastaj thjesht flasin kot duke harxhuar leket e Internetit per te vrare kohen... Sepse çmimi i energjise ka qene 7.7 vetem per fashen 300KW, e cila u vendos medemek per te mbrojtur te varferit.
    Po çfare ndodhi? U futen pas fashes edhe vjedhesit e energjise dhe fasha mbrojtese e te varferve u kthye ne mburoje e hajduterise. Duke hequr fashen çmimi behet i njejte per te gjithe konsumatoret dhe ata qe duhen mbrojtur nga heqja e fashes, qeveria i mbron me pagese te drejteperdrejte ne pagen e pensionit, te invalidit apo te familjes ne ndihme ekonomike. Te tjeret do te paguajne mbi bazen e çmimit mesatar, i cili ne janar behet 9.5 per te gjithe konsumatoret familjare nga 9.9 deri 10.3 qe varion sot - pra çmimi mesatar ulet jo rritet! Kjo eshte aritmetika e thjeshte e çmimit te energjise dhe jo hesapi pa hanxhiun i atyre qe thone "Ishte 7.7 u be 9.5"!
    Sepse, e perseris, 7.7 eshte vetem per fashen dhe nuk eshte çmimi i sotem mesatar i energjise per te gjithe! Heqja e fashes dhe vendosja e çmimit mesatar fiks i jep fund vjedhjes masive dhe vendos nje sistem te drejte ku askush nuk mund te shmanget ne kurriz te me te varferve siç ka ndodhur deri sot. Kush nuk eshte pensionist kryefamiljar, invalid apo anetar i nje familjeje me ndihme ekonomike, nuk do te paguaje me shume, po vetem aq sa i takon ne baze te konsumit qe ben.
    Te tjerat jane spekullime te turpshme per interesa te uleta politike ose thjesht hesape te gabuara, per faj te te mesuarit keq duke e shpenzuar energjine si mall pa zot!

    ky eshte shpjegimi i edi rames
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    nuk thuhet me shoku jemi ne demokraci tani, solla shpjegimin e edi rames , mendova se dikush tjeter do sillte shpjegimin e dikujt tjeter sepse nuk poe kuptoj kete katrahuren qe po ndodh ne shqiperi per rritjen e cmimit, nuk jetoj aty
    Tani ti bie ne kundershtim me veten ose keshtu me duket mua. Ne postimin e pare njehere thua qe ata qe thone qe cmimi u rrit nuk ja kane haberin,kane vjedhur,ose duan te konsumojne gishtat,nga ana tjeter thua nuk e di si funksionon aty.
    Qe ketu bej hesapet.

    Per te vazhduar te shpjegimi i Kryeministrit pastaj...ti cfare pret ? Qe Kryeministri te thote u rrit ?
    Gjithe analistet thone peson rritje,Kryeministri thote: Do jete cmim mesatar ? Pra po tall leshte !
    Ti tani si thua,keta analistat ketu,dhe pjesa tjeter e popullsise jane kaq te trashe sa mos ta kuptojne qe nqs djegin po aq sa digjnin,dhe paguajne me shume nga c'paguanin,cmimi eshte rritur ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  11. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    Siç duket shume nga llogaritaret qe komentojne ketu, ose nuk e kane paguar ndonjehere vete energjine ose, te me falin, po e kane vjedhur! Ose pastaj thjesht flasin kot duke harxhuar leket e Internetit per te vrare kohen... Sepse çmimi i energjise ka qene 7.7 vetem per fashen 300KW, e cila u vendos medemek per te mbrojtur te varferit.
    Po çfare ndodhi? U futen pas fashes edhe vjedhesit e energjise dhe fasha mbrojtese e te varferve u kthye ne mburoje e hajduterise. Duke hequr fashen çmimi behet i njejte per te gjithe konsumatoret dhe ata qe duhen mbrojtur nga heqja e fashes, qeveria i mbron me pagese te drejteperdrejte ne pagen e pensionit, te invalidit apo te familjes ne ndihme ekonomike. Te tjeret do te paguajne mbi bazen e çmimit mesatar, i cili ne janar behet 9.5 per te gjithe konsumatoret familjare nga 9.9 deri 10.3 qe varion sot - pra çmimi mesatar ulet jo rritet! Kjo eshte aritmetika e thjeshte e çmimit te energjise dhe jo hesapi pa hanxhiun i atyre qe thone "Ishte 7.7 u be 9.5"!
    Sepse, e perseris, 7.7 eshte vetem per fashen dhe nuk eshte çmimi i sotem mesatar i energjise per te gjithe! Heqja e fashes dhe vendosja e çmimit mesatar fiks i jep fund vjedhjes masive dhe vendos nje sistem te drejte ku askush nuk mund te shmanget ne kurriz te me te varferve siç ka ndodhur deri sot. Kush nuk eshte pensionist kryefamiljar, invalid apo anetar i nje familjeje me ndihme ekonomike, nuk do te paguaje me shume, po vetem aq sa i takon ne baze te konsumit qe ben.
    Te tjerat jane spekullime te turpshme per interesa te uleta politike ose thjesht hesape te gabuara, per faj te te mesuarit keq duke e shpenzuar energjine si mall pa zot!

    ky eshte shpjegimi i edi rames
    Domethene:

    - Nese kriteri me pare ishte konsumi, qe diktonte fasha 300KW prej se ciles perfitonin gjithe konsumatoret shqiptare pasi paguanin 7.7 leke per 300KW e para, tani Qeveria e Rilindjes po thote, qe nuk ka me 7.7 leke per 3000KW e para, do paguani 9.5 leke per kilovat per cdo kilovat qe harxhoni. Si ai qe harxhon 200 KW, si ai qe harxhon 2000KW do paguaje 9.5 leke per kilovat. O shoku xhori, ky piktori qe kemi bere kryeminister, ka qene i mire ne aritmetike mo? Se sikur i bie qe te gjithe konsumatoreve shqiptare t'iu rritet cmimi. Dhe cmimi iu rritet me ndjeshem atyre qe harxhojne me pak se 300KW.

    - Por Qeveria e Rilindjes nuk ndalet vetem me rritjen e cmimit duke hequr fashen dhe vendosur cmimin me te larte fiks per te gjithe, por Qeveria e Rilindjes merr persiper edhe te rimbursoje koston e rritjes se cmimit te energjise, jo per te gjitha familjet e varfera shqiptare, por vetem per ato familje qe VENDOS Qeveria e Rilindjes. Nuk eshte konsumi ai qe dikton me varferine, por eshte nese je nje invalid, nje kryefamiljar pensionist, apo njeri i papune e ne asistence i rregjistruar dhe i njohur si i tille nga Qeveria. Ne vitin e pare ne pushtet, dhjetra mijera njerez ne asistence Qeveria i hodhi ne rruge duke i nxjerre nga asistenca. Nuk ka ndihme ekonomike per keta. Kurse ata pleqte qe jetojne me djalin apo vajzen e nuk jane kryefamiljare, u duhet te dalin shtepi me vete qe te marrin ndihmen e Qeverise. Kurse ata qindra mijera shqiptaret qe jetojne vetem me nje rroge pasi vetem nje pjesetar i familjes punon, dhe jane ne pragun e varferise por nuk marrin asistence, as per keta nuk ka ndihme ekonomike nga Qeveria.

    Shoku xhori:

    Une them, qe kur shqiptaret te marin ne dore ne janar faturat e energjise, ata do te dalin ne rruge e ne sheshe e do t'i kendojne shokut Rama ate kengen e Malos: "Rrofsh o Malo qe na ftove!"

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •