Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Çmimet e vitit 2015 duket se do të jenë një mesatare e çmimit 7.7 lekë për konsumin nën 300 kilovat/orë energji. Ky propozim ishte një kërkesë që pati bërë kompania CEZ për periudhën rregullatore 2012-2014 dhe që pritet të merret në konsideratë nga qeveria shqiptare për 2015 -2016

    shkelqim cani okReforma në tarifat e energjisë për familjet është konturuar tashmë. Çmimet e vitit 2015 duket se do të jenë një mesatare e çmimit 7.7 lekë për konsumin nën 300 kv/orë energji në muaj dhe atij 13.5 lekë për konsumin mbi 300 kv/orë, çka prodhon të njëjtin nivel çmimi për të gjithë, 10.6 lekë për kv/orë energji duke nisur nga 1 janari 2015. Ky propozim ishte një kërkesë që pati bërë kompania CEZ për periudhën rregullatore 2012-2014 dhe që pritet të merret në konsideratë nga qeveria shqiptare. Këtë version e ka pranuar edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

    Propozimi

    Kompania CEZ, tani OSHEE, në vitin 2012 kur dhe aplikoi ndryshimin e tarifave në Entin Rregullator të Energjisë, kërkoi heqjen e tarifës për bllokun e parë dhe ulje të lehtë të tarifës së bllokut të dytë. Sipas shpjegimeve të atëhershme të kompanisë CEZ, në këtë mënyrë do të kishte një shpërndarje të thjeshtë të rritjes së të ardhurave të kërkuara në mënyrë të barabartë për çdo grup të konsumatorëve. “Llogaritja është bërë duke synuar rregullime të lehta të tarifave dhe duke shmangur rritjen e lartë në

    2013, por që pason edhe në 2014”. Ky parim dhe argumentin i çekëve duket se do të vihet në jetë nga qeveria pa asnjë ndryshim për periudhën 2015-2016. Sipas kompanisë OSHEE, sistemi i tarifave me dy blloqe (e ashtuquajtura tarifë sociale) duhet të hiqet për shkak se nuk përmbush aspak qëllimin e saj të synuar teksa e gjithë popullata është përfituese e një “subvencioni” të tillë, jo vetëm konsumatorët në nevojë.

    Mbështetja e konsumatorëve në nevojë është një rol që duhet të kryhet nga institucionet shqiptare nëpërmjet ndihmave të drejtpërdrejta që të kenë lidhje me faturat e energjisë, sepse, nëse ofrohet me çmimet e energjisë, një gjë e tillë deformon tregun e energjisë dhe

    një alokim të drejtë të kostove për shpërndarjen dhe shitjet e energjisë. Të njëjtën pikëpamje në fakt për heqjen e fashës mbrojtëse kanë ndarë edhe institucionet ndërkombëtare, të tilla si Banka Botërore, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë – që e rekomandon fuqishëm një reformë të tillë, USAID dhe institucione të tjera të ngjashme.

    Si ndryshon fatura e energjisë

    Nëse do të operohej me këtë çmim mesatar, atëherë nga rritja e tarifës do të prekeshin shumica e familjeve shqiptare që konsumojnë më pak se 300 kv/orë në muaj.

    Ministri i Financave, Shkëlqim Cani teksa komentoi për “Zërin e Amerikës” situatën në sektorin energjetik, pranoi se tarifa e re për konsumin e energjisë elektrike do të vendoset si një çmim mesatar pa dhënë më shumë detaje për metodikën që do përdoret për përllogaritjen e çmimit të ri, por duke konfirmuar se me FMN-në është rënë dakord që të hiqet fasha prej 300 kv/orësh. Nëse do të operohej me këtë çmim mesatar, atëherë nga rritja e tarifës do të prekeshin shumica e familjeve shqiptare që konsumojnë më pak se 300 kv/orë në muaj. Bazuar në raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2013, rreth 76.3% e të gjithë konsumatorëve familjarë i përkasin bllokut të konsumit deri 300kvh/muaj. Nëse me çmimin aktual këto familje paguajnë 7.7 lekë për kv/orë, me çmimin mesatar prej 10.6 lekësh për kv/orë, fatura mujore do të rritej me të paktën 1 mijë lekë të reja në muaj për çdo familje. Nëse i referohemi këtij çmimi mesatar për familjet që konsumojnë më shumë se 300 kv/orë në muaj, fatura mujore do të ulej me një shumë të pakonsiderueshme. Sipas të njëjtit raport të ERE-s, kjo kategori zë më pak se 25 % të konsumatorëve familjarë.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    PD: Heqja e fashës 300 kilovatorë, penalizohen të varfërit

    Të gjithë qytetarët do paguajnë më shumë pas vendimit për të hequr fashën 300 kv/orë në muaj për shtresat në nevojë. Deklarata u bë nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo. Ai theksoi se do të goditen rëndë të varfrit dhe ata me të ardhura të pakta.

    “Ministri Financave deklaroi dje nga Uashingtoni se çmimi i energjisë do të rritet. Fasha mbrojtëse deri në 300 kv/orë në muaj për shtresat në nevojë do të hiqet, dhe çmimi i aplikuar më pas do të jetë një çmim i mesatarizuar. Sot shumica e popullsisë shpenzon deri në 300 kv/orë në muaj. Në praktikë, kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët do të paguajnë më shumë, e në veçanti do të paguajnë ata konsumatorë që shpenzojnë deri në 300 kv/orë. Praktikisht këta konsumatorë janë shtresat më të varfra e në nevojë të popullsisë, janë pensionistët, të papunët, gratë kryefamiljare, studentët dhe familjet e reja, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar. Pra do të goditen rëndë të varfrit dhe ata me të ardhura të pakta”, – u shpreh Bozdo. Më tej ai theksoi se ministri i Financave nuk pati guximin ta deklaronte këtë gjë në Tiranë. Ai zgjodhi Washingtonin, sepse kryeministri por edhe ministrat i kishin garantuar shqiptarët në Tiranë se çmimi i energjisë nuk do të rritej. “Shqiptarët morën sigurinë e plotë nga Rama se energjia nuk do të preket. Shqiptarët madje morën premtimin nga Rama, para zgjedhjeve, se çmimi i energjisë do të ulej ndjeshëm. Sot, pas një viti qeverisjeje, rilindasit bënë pikërisht të kundërtën, rritën çmimin e energjisë. Opozita e ka paralajmëruar prej kohësh këtë skenar.

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Si ndryshon çmimi i energjisë me planin e ri të qeverisë

    TIRANE-Qeveria shqiptare ka paralajmëruar heqjen e fashës mbrojtëse të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Ky njoftim paraprak i ardhur nga ekzekutivi, ka krijuar reagime por dhe një konfuzion shifrash mes debateve pozitë-opozitë.

    Për këtë arsye portali Pol.al ofron sot grafikët që tregojnë në mënyrë të detajuar diferencën e çmimit, sipas konsumit të energjisë që bën secila familje dhe njehësimit të çmimit pas heqjes së fashës prej 300kw.
    Por më së pari le të shpjegojmë sesi është skema ekzistuese me fashë dhe si është skema e propozuar për heqjen e fashës.

    ➵ Skema ekzistuese:
    -Për të gjithë konsumatorët familjarë, kur harxhojnë deri në 300 kw çmimi i energjisë u llogaritet me 7.7 lekë/kw (shkon realisht 9.24 lekë/kw me gjithë TVSH).
    -Në momentin që e kalojnë limitin prej 300 kw, atëherë e gjithë energjia elektrike që shpenzojnë nga 301 kw e sipër u llogaritet me çmimin 13.5 lekë / kw ( shkon realisht 16.2 lekë/kw me gjithë TVSH).

    ➵ Skema e re:
    Skema e re e paralajmëruar për të hyrë në fuqi parashikon që të gjithë konsumatorët familjarë, pavarësisht sasisë së konsumit, energjinë do e blejnë me çmimin 10.6 lekë/ kw (shkon realisht 12.72 lekë/kw me gjithë TVSH)

    Në grafikun e gjeneruar të cilin do e paraqesim më poshtë, tregohet diferenca e shtesës në çmim ndërmjet dy skemave. Çmimi dhe vlerat janë të gjitha të llogaritura me gjithë TVSH-në, pasi TVSH-në për energjinë elektrike e paguan drejtpërdrejt qytetari.

    Emri:  95928.jpg

Shikime: 1163

Madhësia:  143.0 KB

    Në boshtin horizontal paraqitet sasia e kilovatëve të harxhuar.
    Në boshtin vertikal të tabelës paraqitet diferenca ndërmjet dy skemave në lekë.

    Nëpërmjet këtij grafiku duke ditur secili sasinë e kilovatëve që harxhon, mund të mësojë nëse do paguajë më tepër apo më pak me skemën e re.

    Grafiku paraqet tre momente të rëndësishme referenciale:

    Diferenca maksimale në çmim midis skemës së parë dhe skemës së dytë konstatohet për një familje me konsum fiks 300kw. Me skemën e re, shtesa maksimale që do të paguhet në çmim është 1 mijë e 44 lekë (të reja). Pasi kalon konsumi prej 300kw vlera e shtesës bie.
    Diferenca në çmim midis dy skemave bëhet zero, pra paguhet i njëjti çmim për të dyja skemat, kur konsumi arrin fiks 600kw.
    Pasi kalon shpenzimin e sasisë prej 600kw skema e re kthehet në favor të konsumatorit familjar.

    TRE SHEMBUJ KRAHASUES:
    ↦ Rasti 1, Familja konsumon 260 kw energji në muaj.

    -Me skemën ekzistuese, me fasho, kjo familje paguan 2 mijë e 402 lekë të reja(me TVSH përfshirë)
    -Me skemën e re, pa fasho, kjo familje do paguajë 3 mijë e 307 lekë të reja (me TVSH përfshirë)

    (Diferenca është 904.8 lekë të reja, të paguara shtesë me skemën e re)

    ↦ Rasti 2, Familja konsumon 440 kw energji në muaj

    -Me skemën ekzistuese, me fasho, kjo familje paguan 5 mijë e 40 lekë të reja(me TVSH përfshirë)
    -Me skemën e re, pa fasho , kjo familje paguan 5 mijë e 596 lekë të reja(me TVSH përfshirë)

    (Diferenca është 556.8 lekë të reja të paguara shtesë me skemën e re)

    ↦ Rasti 3, Familja konsumon 680 kw energji në muaj

    -Me skemën ekzistuese, me fasho, kjo familje paguan 8 mijë e 928 lekë të reja(me TVSH përfshirë)
    -Me skemën e re, pa fasho , kjo familje paguan 8 mijë e 649 lekë të reja (me TVSH përfshirë)

    (Diferenca është 278.4 lekë të reja të kursyera me skemën e re)

    Grafiku Nr.2 i paraqitur më poshtë tregon diferencën në përqindje ndërmjet dy skemave dhe tregon se sa më tepër rritet konsumi aq më tepër ulet vlera që paguan:

    Emri:  95925.jpg

Shikime: 955

Madhësia:  115.7 KB

    Grafiku Nr.3 i paraqitur më poshtë tregon sasinë e lekëve që paguhen në skemën e parë dhe në skemën e dytë, të llogaritura me TVSH:

    Emri:  95926.jpg

Shikime: 997

Madhësia:  146.1 KB

    Balkanweb

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    ej shyqyr Zotit masi kan fillu me i majt premtimet
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Rama: S’do ndjehet heqja e fashës, do rrisim pensionet,ndihmën e paaftësinë

    Tiranë- Teksa aksioni kundër vjedhjes së energjisë vijon prej dy ditësh në terren, shefi i qeverisë hapi pasditen e sotme dyert e Kryeministrisë për shtresat në nevojë për të diskutuar me ta jo vetëm për këtë nismë, por dhe heqjen e fashës 300 kw.
    Duke i parë në sy, pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuar, Rama u deklaroi se nuk ka kthim pas në heqjen e fashës. Por nga ana tjetër ai i garantoi se asnjë prej tyre nuk do ta ndjejë në buxhetin e familjes së tij dhe rruga që ka zgjedhur qeveria është kjo:
    “Ne po përgatitemi të rrisim pensionet e të gjithë pensionistëve kryefamiljarë dhe të rrisim pagën e ndihmës ekonomike për të gjithë personat si dhe pagën që marrin të gjithë personat me aftësi të kufizuar” tha Rama.
    Duke e konsideruar një reformë që garanton mbarëvatjen ekonomike dhe sociale në vend dhe jo reformë që prek mbijetësën, Kryeministri tha se Shqipëria duhet të lajë njollën e turpit si i vetmi vend që jeton duke vjedhur energjinë.
    “Nuk do të jetë një reformë që do prekë mbijetesën. Do jetë një reformë që do garantojë mbarëvajtjen e jetës ekonomike dhe sociale të vendit në vitet në vijim dhe do garantojë që më në fund ky vend të lajë njollën e madhe të turpit si i vetmi vend që jeton duke vjedhur energjinë dhe duke i hapur vetes gropën që në vend se të ndërtojë 150 shkolla të reja në vit i hedh paratë në gropë, ja vjedh vetes”.
    3 vitet e mbetura në qeverisje nga mandati katërvjeçar i marrë nga populli, Qeveria parashikon t’ia dedikojë luftës ndaj këtij fenomeni.
    “Kjo është një katastrofë që është ngritur me duart e politikanëve dhe pushteteve që për vite të tëra kanë preferuar ta mbajnë popullin në gjumin e piramidave duke ia lënë atij të radhës të përballet nëse bie piramida. Na duhet një periudhë e shkurtër trevjeçare për tu përballur fort për këtë fenomen në mënyrë që ta lëmë pas këtë problem dhe mos tua lëmë të tjerëve trashëgim” tha Kryeministri.


    Varfëria nuk justifikon vjedhjen e energjisë, dëmi nga të kamurit
    Asnjë lloj vjedhje nuk mund të justifikohet. Arsyeja pse Shqipëria sot është në këto kushte nuk janë as pensionistët as personat me aftësi të kufizuar, sepse nuk janë këto hajdutët e energjisë elektrike që e kanë sjellë deri këtu këtë situate. Sigurisht duke përfituar nga verbëria e politikanëve dhe politikbërësve që kanë pasur detyrimin ta qeverisin këtë vend me përgjegjësi kombëtare apo të administrojnë këtë sektor duke mos lejuar që sëmundja të përhapet deri në kërcënim për të asfiksuar të gjithë organizmin tonë social.

    Fasha 300 kw mburojë për hajdutët, jo shtresat në nevojë
    Ka pasur në vazhdimësi një pretendim me demek se shtresat në nevojë kanë qenë të mbrojtuara. Mjetet mbrojtëse mund të jenë të përcaktuar në buxhet, në letër por katër herë rresht në këto 20 vite kanë dështuar sepse kanë qenë të lidhura me një sërë hallkash të pamundura për tu kapërcyer njëra pas tjetrës nga njerëzit që janë vënë para detyrimit për të paguar çfarë nuk e kanë paguar dot dhe nga ana tjetër e kanë pasur të pamundur të rimbursohen për atë që do duhet të paguanin. Ne kemi një problem të trashëguar që lidhet me ju, njerëzit në nevojë, fasha e famshme e 300 kw, e cila është vendosur aty për tu mbrojtur ju, por është kthyer në mburojë për ata që e vjedhin energjinë duke bërë gjithfarëlloj manipulimesh.
    Operacion s’është në kurriz të fukarenjve, askush s’do kursejë nga buka për energjinë
    Ne jemi të vendosur të heqim fashën. Kemi pasur dy alternativa, të rrisim çmimin uniform për të gjithë ose të heqim fashën. Aletrnativa e parë ka qenë e padëshiruar, sepse ishte një alternativë shumë e dhimbshme dhe jo domosdoshmërisht e sukseshme. Alternativa e dytë është një aletrnativë e dëshiruar për ne, sepse i jep fund një farse të gjatë që është luajtur me idenë që pas meje të bëhet kijameti.
    300 kw që u vu si pjesë e farsës nuk funskionon dot më. Jemi të detyruar të përballemi me problemin. Po kështu jemi të detyruar të mos përsërisim fajin ndaj jush, duke ju thënë se do ju mbrojmë juve, paratë janë aty, ju do rimbursoheni dhe duke ju lënë në rrugë. Çdo njëri pjestar për 200 mijë familjet . Kjo shifër tregon se ky operacion nuk është në kurriz të fukarenjve. Ka shumë spekulim dhe abuzim me operacionin që ka filluar. Jam i habitur që kaq shumë njerëz kërkojnë të justifikojnë vjedhjen e energjisë me varfërinë dhe pamundësinë.
    Po të shikojmë nga na vinë humbjet, nuk na vinë nga pensionistët kryefamiljarë, janë pagatorët më të rregullt. Na vinë nga bizneset dhe shumë të kamur që fshihen pas fashës. Shumë shpejt do të jetë fakt konkret në xhepat pensioni i pensionistëve kryefamiljarë, paga për ata që marrin ndihmë ekonomike dhe ndihma e paaftësisë, do të rriten. Asnjëri nuk do ndjejë heqjen e fashës, asnjëri nuk do duhet të kursejë nga buka e gojës për të paguar energjinë elektrike.

    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Berisha: 4 gënjeshtrat e Ramës për energjinë

    Pas konferencës që Kryeministri Edi Rama zhivlloi pasditen e së mërkurës me përfaqësues të shtresave në nevojë për heqjen e fashës 300 kwh të energjisë elektrike, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke i quajtur mashtrime deklaratat e kreut të qeverisë.

    Me anë të një komenti në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se: Rama mashtroi kur tha se fasha do hiqet, por çmimi nuk do rritet; genjeu kur tha se heqja e fashes, kerkohet nga FMN; kur tha se gjate ketij viti ka permiresuar menaxhimin e OSHEE dhe genjeu shqiptaret kur tha se rritja e çmimit nuk ka lidhje me terheqjen nga arbitrazhi me ÇEZ.

    Berisha

    “Rama mashtroi kur tha se fasha do hiqet por çmimi nuk do rritet. Rama po mashtron ne kete rast njelloj si me legalizimet qe premtoi, te cilat nga falas po behen me çmime te kripura 2 – 5 here me te larta. Heqja e fashes, sipas ERE, do te shoqerohet me rritjen e madhe te çmimit te energjise per 75 – 93% te familjeve shqiptare. 2.Rama genjeu kur tha se heqja e fashes, pra rritja e çmimit te energjise, kerkohet nga FMN. E verteta eshte se FMN para 4 ditesh ka kerkuar te mos rritet çmimi i energjise dhe ka paralajmeruar se kjo rritje do kete pasoja serioze ne ekonomi”,-ka shkruar Berisha.

    Sipas tij, një tjetër gëshjeshtër e Kryeministrit Rama është kur deklaroi përmirësimin e menaxhimit të OSHEE dhe që ka paksuar me 4% humbjet duke rritur te ardhurat. “Ne te vertete humbjet nuk jane paksuar por te ardhurat jane rritur duke vjedhur 180 mije familje me fatura aforfe, me te cilat keto familje paguajne energjine me nje çmim 3 here me te larte se sa vete kryeministri dhe ministrat e tij apo 180 mije familje, qe me fatura aforfe paguajne ne arken e qeverise saç paguajne 524 familje me mates te konsumit te energjise te marra se bashku. Ne te vertete çmimi rritet per te mbuluar vjedhjet e medha te energjise qe behen nga vet punonjesit e OSHEE me vjedhesit e tjere!”,-shkruan Berisha.

    Ndërsa gënjeshtra e katërt sipas ish-kryeministrit, është kur Rama tha se rritja e çmimit nuk ka lidhje me terheqjen nga arbitrazhi me ÇEZ dhe firmosjen e marreveshjes korruptive nga qeveria me kete kompani. “Me terheqjen korruptive nga arbitrazhi Rama i fali ÇEZ-it te gjitha keto detyrime, ndau me te 100 milione euro dhe gjobiti shqiptaret me 1.1 milione leke qe ata do t’i paguajne me rritjen e çmimit”,-deklaroi ish-kreu i qeverisjes së djathtë, Sali Berisha.

    Më herët, Kryeministri Rama tha se heqja e fashës prej 300 këh ishte një rrugë për të reduktuar abuzimet dhe se rreth 200 mijë familjeve të shtresave në nevojë do t’u rritet pensioni dhe ndihma ekonomike.

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Rama: Heqja e fashës na mjafton vetëm nëse i japim fund vjedhjes

    Kryeministri: “Të gjithë duhet të kuptojmë se heqja e fashës do të na mjaftojë, nëse do t’u japim fund vjedhjeve dhe nëse paralelisht do të ecim shpejt dhe me cilësi për implementimin e paketës së mbështetjes financiare që firmosim sot. Në të kundërt, do të jetë e pamjaftueshme”

    Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore nënshkruan dje marrëveshjen prej 150 milionë dollarësh për financimin e sektorit energjetik të zhytur në krizë. Për Bankën Botërore, marrëveshja u firmos nga Drejtoresha e Bankës Botërore në Shqipëri, Tahsin Sajed, ndërsa për palën shqiptare, nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Marrëveshja përbëhet nga katër komponentë; Komponenti i parë prej 30 milionë USD mbështet KESH-in për plotësimin e nevojave për energji elektrike. Ky komponent synon të garantoje në terma afat-shkurtër për dimrin e ardhshëm sasi të mjaftueshme energjie për plotësimin e nevojave të tregut të rregulluar. Komponenti i dytë prej 93 milionë USD shkon si mbështetje për OSHE, për zvogëlimin e humbjeve, rritjen e arkëtimeve, rritjen e sigurisë së furnizimit të energjisë nëpërmjet blerjes dhe instalimit të pajisjeve e komponentëve të sistemit të shpërndarjes, financimit për kryerjen e investimeve në nivele të ndryshme tensioni dhe pajisjes së tyre me sistemin përkatës të matjes, instalimin me matës të konsumatorëve të cilët nuk janë të pajisur me to, si dhe përgatitjes dhe përdorimin e një sistemi të përmirësuar të faturimit dhe arkëtimit, duke ofruar edhe trajnimet përkatëse për stafin zbatues. Komponenti i tretë në vlerën 20 milionë USD do të mbështesë në rritjen e kapacitetit të OST-së, nëpërmjet pajisjes me matëse të energjisë dhe përmirësimin e qendrës së të dhënave, si dhe furnizimin dhe instalimin e një sistemi IT për qendrën e të dhënave të OST-së. Komponenti i katërt në vlerën 7 milionë USD shkon për zbatimin e projektit dhe mbështetje për reformat në sektorin energjetik, duke lehtësuar rimëkëmbjen e sektorit, përmirësuar menaxhimin e shoqërisë së shpërndarjes dhe ofrimin e shërbimeve teknike këshilluese. Data e mbylljes së projektit është parashikuar 1 gushti 2019.

    Rama

    Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e djeshme, deklaroi se reforma për energjinë edhe pse e vonuar është një reformë e dhimbshme, e cila, sipas tij, do t’i vlejë një të ardhme të afërt. “Ne jemi këtu, për të bërë zgjedhjet e duhura, me çdo çmim politik…”, – tha Rama. Kryeministri njoftoi se gjatë negociatave me Bankën Botërore janë diskutuar dy alternativa. “…Një alternativë të rrisim çmimin në mënyrë uniforme për të gjithë. Alternativa tjetër të heqim fashën 300 Kë, e cila u vu për të mbrojtur të varfrit dhe u bë mburoja e abuzuesve dhe hajdutëve. Debati ka qenë intensiv, konsultat kanë qenë intensive. Me Bankën Botërore kemi dialoguar për të kuptuar efektet dhe dobinë e të dyja alternativave dhe ne kemi zgjedhur alternativën e heqjes së fashës dhe jo atë të rritjes uniforme të çmimit për të gjithë”, – tha Rama duke shtuar se për këtë pakt ka edhe një kusht. “Dhe kushti është që të gjithë të kuptojmë se heqja e fashës do të na mjaftojë, nëse do t’i japim fund vjedhjeve dhe nëse paralelisht do të ecim shpejt dhe me cilësi për implementimin e paketës së mbështetjes financiare që firmosim sot. Në të kundërt, do të jetë e pamjaftueshme”, – tha ai. Për këtë arsye Rama shtoi: “Nëse duam të mos kemi përpara, më nevojë për të bërë zgjidhje shumë më të dhimbshme, duhet sot t’i dalim për zot vetes, t’i dalim për zot vendit, t’i dalim për zot ligjit dhe sensit të barazisë para ligjit në pagesën e çdo fature të energjisë elektrike”. Kryeministri theksoi gjithashtu se heqja e fashës nuk do të ndikojë për kategoritë vulnerabël sa kohë që me buxhetin e ri të depozituar në Kuvend, qeveria ka parashikuar rritjen e pensionit për pensionistët kryefamiljarë, rritjen e pagës për personat me aftësi të kufizuar, dhe rritjen e ndihmës ekonomike, për të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomikes. Rama shtoi se objekti afatgjatë i kësaj qeverie është që në 5 vjet energjia të kthehet në një burim fitimi. Por për këtë qëllim, kreu i ekzekutivit pranoi se ka edhe kosto elektorale. “Të gjithë duhet ta kuptojnë se çfarë po bëjmë sot, është të mbjellim për të arritur të korrim diçka krejt tjetër nga pasojat që kemi korrur në 20 vjet, për shkak të politikave dritëshkurtra, afatshkurtra, ‘shtyje ta shtyjmë’, ‘ç’na duhet ne’, ‘prit se kjo do ta shkaktojë kosto elektorale’, ‘do humbasim vota këtu, do humbasim vota atje’, ‘nuk do rrimë më dot në pushtet’. Në rast se zgjedhja është të rrimë më gjatë në pushtet, duke e zgjatur zinxhirin e problemeve, apo të rrimë më shkurt në pushtet, duke e këputur zinxhirin e problemeve, ne nuk kemi asnjë dileme që i përkasim me mish e me shpirt, të dytës. Nuk kemi ardhur këtu të mbretërojmë, as të rrimë për pjesën e mbetur të jetës në karrige, por kemi ardhur këtu, për të bërë një detyrë. Kemi marrë një mandat, kemi lexuar qartë votën e 23 qershorit dhe mbi të gjitha, në momentet kur duhen marrë vendimet e vështira, detyra jonë është të udhëheqim dhe jo të udhëhiqemi nga fryma populiste, apo nga frika se vendimet e drejta mund të na kushtojnë votat”, – tha ai./N.P

    MAPO

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Berisha: Më 22 nëntor, Shqipëria në protestë kundër rritjes së energjisë

    Emri:  10387021_828013477249835_4027642232209665756_o-655x356.jpg

Shikime: 687

Madhësia:  35.0 KB

    Tiranë – Më 22 nëntor, Shqipëria të dalë në protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike! Është kjo thirrja e ish-Kryeministrit Berisha në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme dhe që ka qënë vendimi unanim i marrë sot nga PD-ja sëbashku me grupin e saj të ekspertëve të energjitikës, mbledhur për këtë problem.
    “Në fjalën time në këtë tryezë, – shkruan Berisha në Fb, – theksova se Qeveria po thellon me shpejtësi varfërinë dhe mjerimin e qytetarëve shqiptarë, ndaj është emergjencë kombetare për bllokimin e heqjes së fashës mbrojtese, sepse kjo do rriste për 90% te shqiptarëve, çmimin e energjisë.
    Vendimi unanim ishte data 22 nëntor, – përfundon Berisha. – “Shqipëria në protestë” kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksës së karburanteve, tarifave të studentëve, varfërisë dhe mjerimit që sjellin ato!”

    ORA NEWS

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Qe ngrejn çmimin mire bojn,e para ai popull ashtu e do dhe e meriton,e dyta jane te detyruar se borxhet me ngritje çmimesh e taksash do shlyen,nga keto taksa do paguhen politikanet dhe simpatizantet e te gjithe partive,prandaj duhet te protestojne kur qeverite marin borxhe,kur qeverite duhet te paguajn borxhet eshte vone.

    Vetem mos vazhdojne me budalliqet qe do heqim fashen se do ulim çmimin o me budallikun tjeter qe e quajne reforme.

    Protesta e shokut Berisha eshte e drejte,edhe familja e tije preket nga heqja e fashes te energjise elektrike.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    OSHEE: Çmimi i energjisë për familjarët, 12 lekë për kw/h

    KESH, OST dhe OSHEE i kërkojnë ERE-s rritjen e çmimit të energjisë

    Aplikimi i Operatorit të Shpërndarjes. Si llogaritet tarifa


    Zamir Alushi

    Energjia_1Zbardhet çmimi i ri i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë që do të negociohet dhe vendoset në dhjetor nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE). Çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 5 lekë ose thënë ndryshe me 70% të çmimit aktual, i cili është 7.7 lekë kw/h, nëse ERE do të miratojë pa ndryshime aplikimet e kryera. Mësohet se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE) kërkesën për rritje të çmimit vitin e ardhshëm. Nga 7.7 lekë për Kw/h që është aktualisht tarifa e shpërndarjes për konsumin nën fashën 300kw/muaj, operatori kërkon që të rritet në 12 lekë për Kw/h. Kërkesat kanë shkuar zinxhir nga operatorët e tregut të energjisë. Dy javë më parë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) aplikoi për rritje të çmimit, me të cilin ia shet energjinë OSHEE-së, me 50%. Çmimi mesatar i shitjes së energjisë së prodhuar nga KESH-i aktualisht është 2.2 lekë për kw/h, ndërsa KESH-i aplikon për rritje në 3.34 lekë. Kërkesa e KESH-it është argumentuar me gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhet, për shkak të blerjes së energjisë me çmim të lartë nga HEC-et private, por edhe nga importet që ka bërë për të mbuluar humbjet e ish-kompanisë CEZ. Më parë, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka kërkuar pranë ERE-s rritjen e tarifës së transmetimit me 10%, pra nga 0.65 lekë për kilovat/orë që është aktualisht në 0.73 lekë.

    Si llogaritet çmimi

    Struktura e çmimit të shitjes me pakicë të energjisë elektrike të aprovuar nga ERE, përbëhet nga: kostoja e humbjeve në shpërndarje, që zë 27.4%, kostoja e blerjes së energjisë, 27.4%, kostoja e shpërndarjes 24.8%, kostoja e borxhit të keq, 9.1%, kostoja e transmetimit 7.4% dhe kostoja e furnizimit me pakicë, 5%. OSHEE-ja ka renditur në aplikimin e saj një faturë financiare që i duhet të përballojë kostot dhe shpenzimet. Kostoja e humbjeve, amortizimi i pajisjeve, shpenzimet kapitale, fondet për përballimin e importit, pagesat e borxheve janë disa pjesë që përbëjnë faturën e paraqitur nga OSHEE-ja tek ERE.

    Humbjet në rrjet

    Paraprakisht, qeveria ka deklaruar se nuk do ta llogarisë si kosto humbjen e shkaktuar nga vjedhjet dhe abuzimet në rrjet. Aktualisht niveli i humbjeve është 40%, me një tendencë në ulje, pasi muaji shtator shënoi nivelin e humbjeve në 31%. Shpenzimet për nivelin e humbjes bazohen te çmimi mesatar i importit të energjisë elektrike, norma e parashikuar e këmbimit lekë/euro dhe tarifa e transmetimit. Ndërkaq, një vlerë të lartë me kërkesën e bërë nga OSHEE-ja zënë investimet e nisura dhe të planifikuara për ndërtimin e linjave të brendshme 110 kv, dhe nënstacioneve për fuqizimin e rrjetit. Gjithashtu, llogariten të investohen pajisje matëse që do të ndikojnë në uljen e humbjeve. Këto janë financime të siguruara me kredi nga Banka Botërore, BERZH-i dhe KfW. Në bazë të analizës që do t’i bëhet këtij sektori, bordi i entit në dhjetor do të vendosë nëse rritja do të miratohet ose jo secila kërkesë.


    Çmimet aktuale për klientë të furnizuar në tensionin e ulët

    Çmimi (lekë/kwh); Në pik (lekë/kwh)

    Industria 10.5 12.08

    Tregti dhe shërbime 12.2 14.03

    Furra buke, prodhim mielli 7.6 8.74

    Bujqësi 10.5 12.08

    Të tjerë 12 13.8

    Buxhetorë 14 16.1



    Familjarët

    Çmimi (lekë/kwh); Në pik (Lekë/kwh)

    Blloku i parë deri në 300 kwh 7.7

    Blloku i dytë mbi 300 kwh 13.5

    Tarifa për konsumin e energjisë elektrike

    në ambientet e përbashkëta (shkallë, pompë,

    ashensorë etj.) (lekë/kwh) 8.00

    Tarifë fikse për leximin “zero” 200



    Reagimi

    Kërkesat e OSHEE, Braçe: Të pajustifikuara

    Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, shprehet kundër kërkesave të fryra të operatorëve të energjisë që kanë aplikuar tek ERE për rritje të çmimit. Braçe thekson se kërkesat janë të pajustifikuara. “Kërkesat e KESH-it, OST-së e në fund për të mbyllur ciklin nga OSHEE-ja, në nivelin e ri të kërkuar, janë tërësisht joserioze e të pajustifikuara. Të tria korporatat do të bënin mirë t’i bënin publike për këdo tarifat e reja të kërkuara prej tyre bashkë me argumentet që i shoqërojnë ato. Këtë herë nuk do të bëjnë dot si përherë. Transparencë për çdo qindarkë të kërkuar! Enti Rregullator i Energjisë të marrë përgjegjësinë për të vendosur në mënyrë ligjore e mbështetur tërësisht në argumente teknike e të mos lejojë që keqmenaxhimi në sistem të bëhet argument për tarifat e reja.”

    Shqip

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •