Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    E mo mire,ne kuadrin e platformes se "RRITJES" se qeverise aktuale,psh te mirqenies,vendeve te punes,ekonomise, me ate rast ,ne platforme perfshihet dhe cmimi i Energjise.

    Tani une nuk e mar vesh. Pse perben lajm rritja e cmimit ? A u rrit mirqenia ? A u rrit numri i vendeve te punes ? A po rritet ekonomia ? Pse mos rritet dhe cmimi i Energjise ?
    Rritja e cmimit te energjise perkthehet ne rritjen e kostove te prodhimit dhe rrenien e fuqise blerese.
    Beji llogarite tani e me thuaj se si dalin.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Energjia, PD: Rama të përgjigjet për rritjen e çmimit dhe drejtorin debitor ndaj shtetit

    TIRANË – Partia Demokratike ka dënuar sot faktin që Kryeministri “nuk mban asnjë përgjegjësi për rritjen e çmimit të energjisë, korrupsionin galopant që ka instaluar në sistem, për lënien e gjysmën së vendit në errësirë në netët e ndërrimit të vitit dhe për administrimin që i bën sektorin me debitorë, hajdutë të energjisë e persona me precedent penalë.”

    Deklarata erdhi sëbashku me denoncimin e radhës, nga kreu i Departamentit të Energjisë në PD, Zana Guxholli, pas përfundimit të fjalimit të kreut të Qeverisë, Edi Rama, në konferencën “Rimëkëmbja e energjitikës”.

    “Edi Rama zvarriti sot propagandën e tij boshe për energjinë, dhe sulmoi sërish opozitën, – tha Guxholli, – por nuk mbajti asnjë përgjegjësi për korrupsionin galopant që ka instaluar në këtë sistem, me përvetësim deri në 7 milionë euro me një tender, nuk mbajti asnjë përgjegjësi për faljen ose ndarjen e 600 milionë eurove me kompaninë CEZ, fatura të njohura, nuk mbajti asnjë përgjegjësi për caktimin në krye të kësaj ndërmarrjeje të hajdutëve të pashembullt të energjisë, personave nën hetim për tendera, e deri tek njerëz me precedent penalë.

    Bën bilance e paradë Edi Rama por nuk thotë asnjë fjalë që e la gjysmën e vendit dhe gjysmën e qytetarëve në errësirë në netët e ndërrimit të vitit. Ka mbushur burgjet me fukarenj që s’kanë mundësi të paguajnë dhe vetë ka vënë drejtorë debitorë deri në 38 milionë lekë, energji të papaguar.”

    Duke treguar edhe dokumenta, Guxholli bëri publik një fakt: “Një prej drejtuesve kryesorë të OSHE-së për Tiranën, i caktuar nga Edi Rama nga lidhjet e vjetra të Bashkisë. Armand Zhuka, debitor ndaj shtetit me 190 mijë lekë. Taksa të papaguara që nga vitit 2011. Ky është modeli i Edi Ramës me të cilin administron energjinë.

    E gjithë kjo propagandë boshe nuk e shpëton dot Edi Ramën nga rritja që i bëri cmimit të energjisë me 24.5 përqind për mbi 75 përqind të qytetarëve. Ai që premtoi se do ta ulte cmimin e energjisë, me uljen e TVSH në 14%, e rriti atë dhe sot nuk thotë asnjë fjalë për këtë barrë të re që i ka vënë pjesës më të pamundur të qytetarëve duke nisur nga ky muaj.

    Qytetarët e vendit, të bashkuar si asnjëherë më parë, me 22 nëntor i kërkuan Edi Ramës të hiqte dorë nga rritja e cmimit. Po ai refuzoi ta dëgjonte zërin e tyre. Me pacipësinë e një mashtruesi profesionist, u tha shqiptarëve se nëse cmimi rritej ai do të dilte në protestë. Çmimi u rrit dhe protesta po vjen, – tha Guxholli. – Kësaj radhe nuk do të ketë bunker që do shmangë përballjen e tij me protestën e qytetarëve.”

    Emri:  Dokumenti-qe-tregon-se-drejtuesi-kryesor-per-energjine-ne-Tirane-eshte-debitor-ndaj-shtetit1.jpg

Shikime: 220

Madhësia:  53.7 KB

    Balkanweb

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    kush jeton ne shqiperi dhe futet ne shtresen e varfer dhe te mesme mendoj se ndien rritjen e cmimit te energjise, psh mua me bie te paguaj 800 leke te reja me shume ne te njejten sasi te hargjuar te muajit te kaluar, sa do te reklamojne qe ska rritje te gazetaret e kollarisur te pushtetit , cmimi eshte rritur per 70% te popullit duke futur ketu dhe ata te kompensuarit nese do marrin, interesat e depozitave bankare thuajse jane zeruar ama kredite nuk kane ulur % fare,
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Pensionistët, 648 lekë kompesim për energjinë, ja kategoritë që përfitojnë



    Ndërsa nga 1 janari qeveria hoqi fashën prej 300 kW për energjinë elektrike dhe premtoi kompensim për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj tregoi se di do të bëhet ky kompesim.

    Sipas ministrit këto kategori do të marrin 648 lekë në muaj si kompensim pas heqjes së fashës për energjinë elektrike. Ai tha se janë 203.928 familje, të cilat do të marrin kompensim për energjinë elektrike.

    “Sot kemi një shtet i cili nuk shpërblen vjedhjen e energjisë, shkeljen e ligjit, mospagimin e taksave apo sigurimeve shoqërore, por shpërblen sjelljen e mirë dhe sipas ligjeve të këtij vendi”, tha Veliaj, duke nënvizuar se arsyeja pse do të kompensohen kategoritë si pensionistët apo personat me aftësi të kufizuara, është pikërisht pse janë edhe kategoritë më të rregullta në pagesat e energjisë.

    Ja kategoritë që përfitojnë:

    Familje me ndihmë ekonomike 88.094

    Kryefamiljarë në pensione pleqërie e invaliditeti 80.000

    Familje që kanë në përbërje PAK 7000

    Të verbër (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 13.016

    Para e tetraplegjikë (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 6818

    Punonjës buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë në muaj 9000


    Shqiptarja

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •