Çmimi i ri i energjisë, Rama nuk jep shifër të saktë: Do jetë mesatar
Në një kohë kur ERE nuk ka marrë ende një vendim për çmimin e energjisë elektrike, kryeministri Edi Rama siguroi nga Fieri se ky çmim do të jetë i mesatarizuar por pa thënë se sa do të jetë ai.
“Heqja e fashës do të thotë të shkojmë me një çmim të njëjtë dhe të mesatarizuar që në asnjë mënyrë nuk do të kapë ato tavane që predikon ditë natë kush do anarki, rrëmujë dhe do që Shqipëria të vazhdojë të jetë rrumpallë. Ne jemi shumë të qartë. Do të bëjmë me çdo kusht eliminimin e vjedhjes së energjisë elektrike”
Rama shigjetoi opozitën duke i akuzuar se e duan Shqipërinë një rrumpallë duke gënjyer me shifrat e çmimit.
Disa ditë më parë nga kryesia e kuvendit kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe duke folur për buxhetin dhe çmimin e energjisë elektrike tha se sipas të gjitha llogaritjeve ky çmim nuk duhet të jetë më i lartë se 10 lekë, vendim që duhet ta marë ERE.
Kryeministri e ka cilësuar vjedhjen e energjisë elektrike si një plagë të thellë që duhet mbyllur.
Duke iu rikthyer debatit për heqjen e fashës mbrojtëse Rama tha se fill pas heqjes së saj do të vendoset në dispozicion fondi për 200.000 familjet që do rimbursohen.
Pranë ERE janë depozituar tre kërkesa nga OSHEE, KESH dhe OST për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Enti Regullator i Energjisë pritet të marë një vendim që do të publikohet në fund të muajit dhjetor.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt