Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Rama: Çmimi i energjisë 12 lekë? Kjo është rrenë SHQUP-i

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook shprehet se sot ankohen për taksat atë që nuk i paguajnë. Sipas tij, 95% e taksapaguesve shqiptarë paguajnë më pak se një vit më parë.

    “Ankohet për rritje taksash kush s’paguan asnjë taksë! 95% e taksapaguesve shqiptarë sot paguajnë më pak taksa se një vit më parë #Shifrafakte”, komenton ai.

    Më tej, Rama tha se as çmimet nuk janë rritur në vend. Përkundrazi, sipas tij ëhsrtë rritur konsumi.

    “Ankohet për rritje çmimesh kush dëgjon propagandën e pushtethumburve! Çmimet s’janë rritur, përkundrazi: Eshtë rritur konsumi #Shifrafakte”, thotë ai.

    Duke vazhduar logjikën e tij, Rama shkruan më tej se “Ankohet për çmimin e energjisë kush si paguan po i vjedh dritat”. Ai thotë më tej se nuk do të rritet çmimi i energjisë, por se do të ashpërsohet operacioni kundër hajdutërisë.

    Më tej, Rama shkruan se çmimi i energjisë prej 12 lekësh është një rrenë e SHQUP-it.“Më pyesni si do ia bëni me çmimin e energjisë 12Lekë?! Po e deshët shqip kjo është rrenë SHQUP-i, po e deshët shqup dëgjoni pushtethumburit!”

    Kryeministri thotë se, “Ankohet për rritje të naftës kush nuk sheh xhepin po SHQUP-in! Çmimi i naftës sot është më i ulët se vjet dhe as do të rritet #Shifrafakte”, thotë ai.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  2. #12

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    eshte pak qesharake kjo gjuha qe perdorin. Llafe te tilla si "pushtethumburit" e shume te tjera qe i hedhin sa njeri sa tjetri sikur po zihen ne fushe futbolli duke i fut kunja njeri tjetrit

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Rrofte perandor Rama! Rrofte dinastia e tij.
    Edhe bar do hane... (ata qe nuk ngrene koken, si gjithnje...)

  4. #14
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015



    Duke iu përgjigjur qëndrimeve të Partisë Demokratike për vijimin e protestave, Partia Socialiste, përmes deputetit Taulant Balla, deklaroi se Berisha dhe Basha nuk kanë të drejtë të protestojnë.

    Sipas Balles, Basha mbështet vjedhësit e energjisë, ndërsa Berisha është përgjegjës për gjithë rrënimin ekonomik të vendit.

    "Ne respektojmë çdo protestë dhe çdo qytetar në protestë. Po nuk mund të respektojmë protestuesin Lulzim Basha dhe as protestuesin Sali Berisha. I pari është bërë zëdhënësi i njerëzve që s’duan t’i paguajnë dritat po duan të vazhdojnë t`i vjedhin. I dyti dihet, është përgjegjësi kryesor për të gjitha plagët e mëdha që ne po kurojmë me reformat tona. Ne nuk do ta rrisim çmimin e energjisë, Luli e Saliu gënjejnë për të mbledhur partinë e çoroditur nga 1 milionë shuplakat e 23 qershorit. Ne nuk i kemi rritur taksat, përkundrazi i kemi ulur për 95 % të të punësuarve apo të vetëpunësuarve me anë të biznesit të vogël. Luli e Saliu gënjejnë sepse e shohin që ekonomia, siç e konfirmon edhe FMN-ja, ka nisur të rimëkëmbet. Ata nuk e duan rimëkëmbjen e ekonomisë, duan anarshi e turbullirë prandaj bëjnë thirrje për mospagim dritash e për shtet policor. Nëse Luli dhe Saliu kërkojnë të nxisin anarshinë dhe turbullinë, nëse duan mosrespektimin e ligjit, është zgjedhja e tyre. Por kjo mazhorancë është e vendosur për të ndërtuar shtet, për të respektuar ligjin, pasi vetëm kështu mund të vazhdojnë reformat dhe rimëkëmbja e ekonomisë", tha Balla.
    / Top Channel

  5. #15
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    A do ta ulë Qeveria çmimin e Energjisë tani që po menaxhohet situata ?!

    Fjalët e Edi Ramës ishin këto : Nëse Energjia do të menxhohej siç duhet dhe nëse vjedhjet eliminohen, atëhere Shqipëtarët mund të kenë energji me çmim thuajse falas .. duke parë që ne jemi vëndi i dytë pas Norvegjisë për ujra..

    Se si më vjen kur kujtoj këtë shprehjen " Jemi vëndi i dytë" Qeveria e ardhshme do na bëjë vënd të parë me siguri përrrr ekonomi dhe energji
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 25-11-2014 më 14:28
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #16
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: A do ta ulë Qeveria çmimin e Energjisë tani që po menaxhohet situata ?!

    Hë mo Edvin na i mbyll gojën ne Demokratëve
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: A do ta ulë Qeveria çmimin e Energjisë tani që po menaxhohet situata ?!

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Fjalët e Edi Ramës ishin këto : Nëse Energjia do të menxhohej siç duhet dhe nëse vjedhjet eliminohen, atëhere Shqipëtarët mund të kenë energji me çmim thuajse falas .. duke parë që ne jemi vëndi i dytë pas Norvegjisë për ujra..

    Se si më vjen kur kujtoj këtë shprehjen " Jemi vëndi i dytë" Qeveria e ardhshme do na bëjë vënd të parë me siguri përrrr ekonomi dhe energji



    Ky asht megjithmen idiot,,,,,,,,,,ore ****, hidrocentralet po ndertohen me kredi te kripura,nuk jan vepra "popullore", do te duhet te pakten 20 vite te nxjerrin parate e ndertimit

    Cmim "thuajse falas" nuk do ta shohesh as ne enderr

  8. #18
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook shprehet se sot ankohen për taksat atë që nuk i paguajnë. Sipas tij, 95% e taksapaguesve shqiptarë paguajnë më pak se një vit më parë.

    “Ankohet për rritje taksash kush s’paguan asnjë taksë! 95% e taksapaguesve shqiptarë sot paguajnë më pak taksa se një vit më parë #Shifrafakte”, komenton ai.
    Kush ja bën pazarin këti kryemistrit tonë mo ? Vet i blen ushqimet ky apo si ? Taskën e makinës time vjet e preva 5.600 lekë, sivjet 7.800 lekë ,ky thotë nuk do ketë nën 10.000 lekë taksë makine. Siguracionin vjet e preva 4.500 lekë, para një muaji e preva 16.800 (3 fish) . Keq më vjen o z Kryeministër po ti jetonke në planetin Niburu
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Rritet çmimi i energjisë duke filluar nga 1 janari 2015

    FMN-ja genjen!
    Banka Boterore genjen!
    Deputetet socialiste qe miratuan ligjin genjejne ne Kuvend!
    KESH qe kerkon rritje cmimi genjen!
    OSHEE qe merret me shperndarjen dhe kerkon rritje cmimi genjen!
    ERE qe cakton cmimin e energjise genjen!
    Opozita e vendit genjen!
    Te gjitha mediat e vendit qe pasqyrojne keto me lart genjejne!

    Vetem Kryeministri yne Rama nuk genjen!

    Janari eshte vetem 1 muaj larg, kur qytetaret te marrin faturat e energjise dhe te shokohen nga cmimet e rritura, do te mesojme se kush "genjen" dhe kush thote "te verteten"!

    Albo

  10. #20

    Për: A do ta ulë Qeveria çmimin e Energjisë tani që po menaxhohet situata ?!

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Fjalët e Edi Ramës ishin këto : Nëse Energjia do të menxhohej siç duhet dhe nëse vjedhjet eliminohen, atëhere Shqipëtarët mund të kenë energji me çmim thuajse falas .. duke parë që ne jemi vëndi i dytë pas Norvegjisë për ujra..

    Se si më vjen kur kujtoj këtë shprehjen " Jemi vëndi i dytë" Qeveria e ardhshme do na bëjë vënd të parë me siguri përrrr ekonomi dhe energji
    Vendi i dyte per ujra jemi po esht gje pa rendesi nese nuk ben gje me ato ujra

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •