Close
Faqja 7 prej 20 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 194
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit



    Qosja: Rama u dėshmua nė Beograd si lider i rajonit

    on November 11, 2014 1:14 am / 0 Comments


    90Ngjarja e kėsaj tė hėne ėshtė vizita historike e kryeministrit Edi Rama nė Beograd, vizitė qė nxori nė pah mungesėn e komunikimit mes dy vendeve dhe ku pėrmendja e realitetit tė Kosovės sė pavarur nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me kryeministrin Aleksandar Vuēiq, u cilėsua si provokim nga ky i fundit.

    Nė njė prononcim pėr emisionin “Shqip”, akademiku Rexhep Qosja tha se vizita e kryeministrit tė Shqipėrisė nė Beograd ka rėndėsi shtetėrore se e dėshmon pėrkushtimin e Shqipėrisė ndaj paqes dhe qėndrueshmėrisė nė rajon.

    “Ka rėndėsi sepse e dėshmon pėrkushtimin e Shqipėrisė pėr inkuadrim nė Bashkimin Evropian. Ka rėndėsi shtetėrore sepse dėshmon pėrkushtimin e Shqipėrisė ndaj Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, si njė shtet me tė cilin Shqipėria ka sot marrėdhėniet mė tė mira nė historinė e saj. Ka rėndėsi pėr pėrkushtimin ndaj SHBA sepse Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e dėshirojnė normalizimin e marrėdhėnieve mes Kosovės dhe Serbisė, e dėshirojnė nė pėrgjithėsi normalizimin e marrėdhėnieve shqiptare – serbe pas gjithė atyre qė kanė ngjarė. Kjo vizitė e Edi Ramės nė Beograd ka rėndėsi tė veēantė edhe pėr Kosovėn, pėr zhvillimet e mėtejshme Kosovė – Serbi”, ka thėnė Qosja, transmeton Koha.net.

    I pyetur se si i ėshtė dukur qėndrimi i kryeministrit Rama nė Beograd, Qosja ka thėnė se e ka ditur qė “kryeministri i Shqipėrisė me pėrgatitjen qė ka, me pėrvojėn qė ka, me dhuntinė politike dhe intelektuale qė ka, do tė jetė sipėror nė atė takim, nė ato bisedime dhe u tregua kjo qė nė momentet e para, sidomos nė konferencėn me gazetarėt”.

    Ndėrkaq, pėr qėndrimin e kryeministrit serb Vuēiq, Qosja ka thėnė se si Vuēiqin, ashtu edhe Ministrin e Jashtėm serb, Ivica Daēiq, i njeh qė kur ka qenė fėmijė, duke theksuar se Vuēiq ka qenė konsomolas i Sheshelit dhe i partisė sė tij dhe Daēiq ishte komsomolas i Millosheviqit dhe i partisė sė tij socialiste.

    “Vuēiq… mė ka befasuar shumė zgjedhja e tij si kryeministėr, sepse ai ka njė barrė tė rėndė nė jetėshkrimin e tij politik. Ai ka bėrė me Sheshelin njė politikė shumė agresive, jo vetėm nacionaliste, por shoviniste ndaj shqiptarėve, ndaj myslimaneve tė Bosnjės e tė Hercegovinės. Jo vetėm pėr mua, zgjedhja e tij si kryeministėr i Serbisė ishte befasi pėr shumėkėnd, por ja qė u zgjodh sepse ai mori njė drejtim politik pro evropian, me njė ndryshim nga njė numėr i madh i politikanėve dhe intelektualėve nė Serbi qė janė tė orientuar mė tepėr nga Rusia, e qė e quajnė veten patriotė kurse kėta i quajnė pro-evropianė”, ka thėnė mė tej Qosja.

    Ndėrkaq, gazetarja Xhunga tha se Vuēiq, evropian apo jo, tregoi se nuk ėshtė profesionist si politikan nė momentin qė hoqi kufjet, apo, siē tha ajo, nuk i duhen dėshmi profesioniste, por patriotike pėr vendin qė udhėheq?

    “Ēdo njeri e bėn jetėshkrimin e vet nė shtėpinė e tij dhe ai atė biografi tė tij, ato sjellje tė tij, atė mentalitet tė tij politik e tregoi dhe nė ndeshjen mes Serbisė dhe Shqipėrisė nė Beograd, i ranė maskat menjėherė dhe filloi tė flas pa kontroll pėr shqiptarėt, pėr Shqipėrinė pėr ato ēka ndodhėn nė futboll”, tha Qosja.

    Mė tej, akademiku Qosja tha se Rama nė fjalėn e tij tha shumė gjėra tė vėrteta qė nė Serbi nuk dėgjohen me dėshirė pasi qė Serbia nuk ėshtė ēliruar prej mitologjisė sė saj mesjetare nė mėnyrė tė veēantė nuk ėshtė ēliruar prej mitologjisė sė saj mesjetare pėr Kosovėn, dhe se ata kanė ende iluzione, kanė trashėguar dhe disa paragjykime ndaj shqiptarėve e nuk mund tė lirohen lehtė prej tyre.

    “Edi Rama tha shumė tė vėrteta qė i godasin paragjykimet e tyre, qė godasin mitologjinė e tyre. Ata e kanė shpallur veten njė popull qiellor. Popujt qiellorė nuk kanė dhunti, nuk kanė talent, nuk kanė shumė mendje pėr jetėn e pėrditshme, pėr ato qė ndodhin nė tokė, prandaj edhe Serbia e pėrfundoi shekullin e 20-tė me shumė tragjedi qė i shkaktoi vetes por shumė mė tepėr qė u shkaktoi popujve tė tjerė nė Jugosllavi, nė mėnyrė shumė tė veēantė shqiptarėve, boshnjakėve dhe kroatėve”, u shpreh Qosja.

    Qosja tha se kėtė vizitė mund ta shikojmė nė kontekstin e takimit nė Berlin, ėshtė vazhdimi i asaj qė u bė nė Berlin.

    “Edi Rama, kryeministri i Shqipėrisė dėshmoi njė superioritet politik, nė tė vėrtetė edhe nė Berlin, e dėshmoi. Tani edhe mė fort nė Beograd. Edi Rama, e them me kėnaqėsi tė veēantė, u dėshmua jo vetėm kryeministri i Shqipėrisė, praktikisht ai u dėshmua si lider i rajonit dhe kjo ėshtė me rėndėsi tė veēantė pėr Shqipėrinė dhe pėr tė gjithė shqiptarėt”, u shpreh pėr fund, akademiku Rexhep Qosja.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Larte qendron Luani !
    Poshte jane Lakuriqet e nates !



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 10-11-2014 mė 19:33
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #63

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Ktij bravo i qofte, ama nese e analizojme me objektivitet, nese para takimit dy palet kane rene dakort te flisnin per disa tema te caktuara dhe Rama ka folur per tema te tjera, atehere ka gabuar.

    p.s mos me boni vape se nuk jam as me ramen, e as me ndonje politikan apo parti, kshu qe mos citoni kot per pune politike.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit



    Reagon edhe Remi: Shqiptarėt e kanė burrėshtetasin e tyre


    GazetaExpress E martė, 11 Nentor 2014 00:20
    Deputeti i PDK-sė, Rrustem Mustafa – Remi, ka komentuar nė Facebook vizitėn e Edi Ramės nė Beograd dhe incidentin gjatė konferencės pėr media me homologun serb, Aleksandar Vuēiq.

    Ai thotė se shqiptarėt u siguruan se kanė liderin me ndjėsi tė lartė burrėshtetasi.

    Lexojeni postimin e plotė tė Remit nė Facebook

    Shqiptaret u siguruan se kanė liderin me ndjesi tė lartė BURRSHTETASI
    Urtėsia e matur e kryeministrit Rama e shfaqur ne Beograd, e beri qė tė mos ja di fare se ēfarė ėshtė inferioriteti.
    Kryeministri hapi rrugėn pėr vazhdimin e raporteve aq tė nevojshme fqinjėsore edhe me Serbin, duke siguruar kėshtu perspektiven e kombit Shqipėtar krah kombeve tė qytetėruara, moderne, eurpoiane!!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Citim Postuar mė parė nga mario_kingu Lexo Postimin
    Nje Bravo te madhe kryeministrit shqiptare qe foli per kosoven dhe presheven
    nuk e kuptoj pse ketu ne kete forum ka shum andishqiptar qe vetem vrer din te nxhjerin qofshin pd/ps apo dicka tjeter
    pse nuk lavderoni njehere qe dikush flet ne emer te shqiptareve dhe mbron shqipet kudo qe jan ?

    ska rendesi eshte I djatht apo I majte rendesi ka qe ky njeri sot ne Beograd foli shqip dhe bukur

    disa ketu thon flamuri ne aeroport nuk ishte jo kjo apo jo e kujt I plasi ishte apo sishte fjalimi qe mbajti ishte super

    Disa Shqiptar vecse Vrer Nxhjerin vetem e vetem se urrejn iksin



    Nje Komb sot duatroket edhe e priti fjalimin e Rames mir kurse 2-3 veta ne kete forum bla bla bla jeni bere si Brari dhe mbesa e Sali berishes


    Ups se harrova kush flet kundra jush fillojn te sharrat dhe tradhtar

    Shqiperi Etnike Sa Me Pare
    Jam dakord, jemi ngjitur me disa gjera minimale dhe po largohemi nga thelbi i bisedes.

  6. #66
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    o njerez..a vertete mendoni se ka pas by.the rama te flase jasht korrnizes qe ja ka caktuar zonja e hekurt e gjermanise e..absolutisht nuk ka mundur..a e degjuat ndonje fjale te rames te thene pa pare ne letrat perpara..asnje..e ato letra qe i ka lexuar rama kan ardhe nga diku tjeter..jane thjeshte fjalet e dikujt tjeter te vendosura ne gojen e rames..eshte politika e dikujt tjeter e luajtur me kukullen rama..

    akoma nuk keni kuptuar qe lidereve te ballkanit ju shkon shurra nga europa dhe amerika..takimin rames ja urdheroj merkeli, vucici nuk e hapi gojen ..ajo i ka thene do shkosh ne beograd dhe do thuash keto fjale e rama lepe peqe..serbet deshen ta anullonin por sapo i rrahu kembet merkeli shurra vucicave e dacicave..vucici e ka dite te gjithe ate qe do thoshte rama por mjerisht ka aktruar mjaft keq gjoja u zemerua , thjeshte per tju hedhe hi syve te popullit te tij..gjithcka ka qene e rekorduar ne menyre paraprake..mos u habisni fare per kete..

    mesojeni edhe nje here..lideret shqiptare por edhe te te gjithe ballkanit as ne hale nuk shkojne pa marre leje nga amerika apo anglia apo tash kohet e fundit edhe nga gjermania..hahet dicka kur ju tremben usheheqesve te keyre shteteve or keto mjerana dhihen ne breke edhe nga ambasadoret e ketyre shteteve ne vendet e ballkanit..a nuk ka bere ligjin ne shqiperi ambasadori amerikan withers dhe arvizu..a nuk po ben ligjin ne prishtine ajo ambasadorja amerikane..sigurisht qe po..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 10-11-2014 mė 19:54
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #67

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    E ke hequr nje dopio qe me mengjes?



    Une tu drejtova ty ne menyre te drejte dhe debatuese sepse trumpetove mendimin e atyre me te cilet normalisht une shtyj kohen ketu ne forum duke i tallur, dhe u habita se nuk e ke zakon. Jo vetem kaq por dhe the se ishte shkelje skandaloze protokollare ndaj dhe te pyeta e cilit protokoll? Te nxora dhe foton e Bushit ne Shqiperi sepse the jane nderkombetare.
    mendimin e kujt trumpetova une? Citova deklrataten e gazetarit qe u shpreh se mungonte flamuri shqiptar. Dhe ju referova protokollit te takimieve ndershteterore te atij niveli ku kerkohet prania e flamurit. Tani nese ka qene ose jo flamuri aty une se di. E di gazetari qe e permendi.

    Tani e shikon qe ja fute kot dhe thua tifozllek lesh me tresh?

    Po do te flasesh per tifozllek shiko plagjiaturen tek carcafin i Albos, marre nga budallai I Facebookut

    Kot ja fusni ju qe hidheni direkt ne mbrojtje te Rames ku une as qe e permenda fare. Nuk me duhet Albo more zoteri. Une jam Darius.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit



    Njė makinė me targa tė Beogradit, por me Flamurin Shqiptar



    GazetaExpress E hėnė, 10 Nentor 2014 14:29
    Njė foto interesante, tė paktėn, pėr kosovarėt po qarkullon nė agjencitė e ndryshme tė lajmeve. Bėhet fjalė pėr njė makinė me targa tė Beogradit, por qė e ka njė flamur shqiptar. Duket se ėshtė njė nga makinat qė e kanė pėrcjellė Kryeministrin Rama nga aeroporti tek ndėrtesa Serbia.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #69

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Ja pse Aleksandar Vuēiē u kap i papėrgatitur nė konferencėn e shtypit me Edi Ramėn

    nga Ruben Avxhiu - gazeta Illyria


    Njė sqarim pėr tė kuptuar mė mirė kryeministrin e sotėm tė Serbisė



    Kur kandidoi pėr kryeministėr, Aleksandar Vuēiē u paraqit si ndryshe nga tė gjithė udhėheqėsit serbė nė historinė moderne tė Serbisė. Ai do tė ishte udhėheqėsi pragmatik, qė do tė drejtonte pa emocione, qė do tė gjente zgjidhje nga tė cilat pėrfiton konkretisht Serbia dhe jo ėndrra nė diell me nacionalizėm dhe fanatizėm.

    Vuēiē fitoi me njė shumicė nė parlament qė e bėn atė po aq tė fuqishėm sa Gruevski nė Maqedoni, apo ende mbas skenave Gjukanoviēi nė Malin e Zi. Edi Rama do tė kishte qenė po aq i fuqishėm nėse shumicėn qė gėzon sot nė Kuvend ta kishte arritur pa ndihmėn e Ilir Metės. Mirėpo qė kur ėshtė zgjedhur, Vuēiē nuk ka rreshtur sė zhgėnjyeri ata qė shpresuan se kishin zgjedhur njė menaxher tė mirė tė ekonomisė dhe jo trumbetarin e zakonshėm tė pėrrallave propagandistike. Vuēiē ka filluar njė sulm heshtės ndaj tė gjitha programeve televizive dhe opinionistėve nė media. Nė vend qė tė dėnonte zyrtarėt qė dėshtuan nė ndihmėn pėr pėrmbytjet masive, ai ndėshkoi median qė i denoncoi ato. Nė vend qė tė drejtonte qetėsisht Serbinė nė ekuilibrin mes BE-sė dhe Rusisė i ka nervozuar tė dyja palėt. Njė paradė e panevojshme pėr presidentin Putin zhgėnjeu Perėndimin dhe ia ngriti mendjen kot Rusisė. Tani tė dyja palėt janė tė irrituar me tė. Sigurisht, historia tregon se ėshtė mė e lehtė pėr ekstremistin qė tė zbutet e tė fitojė votat e buta pa humbur ato tė egrat, sesa pėr dikė si fjala vjen Tadiēin qė kujtoi se do tė ruante votat e tė moderuarve duke hedhur vallen e nacionalistėve. Nė fund i humbi edhe ai tė dyja.
    Vuēiēi gėzon ende kapital tė madh pėr shkak tė fitores sė tij tė fundit dhe shtrėngimit tė shtetit si njė diktator i kohės sonė. Mirėpo, deri sa tė manipulojė zgjedhjet e ardhshme, ai nuk do tė quhet i tillė. BE do tė vijojė ta tėrheqė nė procesin e pakthyeshėm tė integrimit pėr t’ia kufizuar lėvizjet e ardhshme anti-demokratike.

    Kėto tė gjitha kanė rėndėsi pėr tė kuptuar pėrballjen e sotme me Edi Ramėn. Imazhin e tij qė po plasaritet, Vuēiē e kishte krijuar, nga njė anė me ndihmėn e njė firme britanike tė marrėdhėnieve publike dhe nga ana tjetėr duke shtypur median reale nė Serbi. Kjo e ka ndihmuar fillimisht pėr tė krijuar njė imazh tė pavėrtetė qė krijoi ide tė ekzagjeruara nė Serbi dhe pėr opinionin publik jashtė vendit, por kjo e ka lėnė gjithashtu tėrėsisht tė papėrgatitur pėr situata publike reale. Njė e tillė iu krijua gjatė konferencės pėr shtyp me kryeministrin e Shqipėrisė Edi Rama. Kur ai pėrmendi Kosovėn, Vuēiē e humbi toruan. Udhėheqėsi “pragmatist” qė dikur i hiqte qimet nga xhaketa kllounit nacionalist Vojisllav Sheshejl, tregoi se nuk di tė administrojė situata nė tė cilat nuk ia kanė treguar tekstin paraprakisht. Nėse Rama po kthehet nga Beogradi me hijen e fituesit tė pėrballjes mes dy kryeministrave, pėr kėtė ėshtė faji i vetė Vuēiēit. Nė vend qė t’ia kishte ulur rėndėsinė paragrafit tė Edi Ramės pėr Kosovėn, duke e shpėrfillur dhe duke ripėrsėritur mantrat e diplomacisė serbe pėr diskriminimin e pakicave nė Kosovė, apo duke u kapur pas pjesės sė Ramės ku vlerėsohej dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit etj, ai iu dorėzua rolit tė viktimės, tė tė tradhėtuarit nga miku, tė tė provokuarit. Rama nuk bėri asnjė provokim. Ai pėrsėriti njė qendrim tė njohur jo vetėm tė Shqipėrisė por edhe tė vendeve perėndimore mike tė Serbisė. Qė Kosova duhet njohur herėt a vonė. Dhe sa mė herėt aq mė mirė pėr vetė Serbinė. Po le ta zėmė se ishte njė provokim. Politika ėshtė art i kompromisit por provokimet janė bashkudhetare tė pashmangshme tė saj. Nėpėrmjet provokimeve politika dhe diplomacia testojnė ujėrat dhe gjykojnė reagimet.

    Nga provokimet ne e dimė se Serbia do tė donte tė pėrfitonte nga bllokada ruse nė kurriz tė BE-sė duke eksportuar prodhime ushqimore nė Rusi. Po nga provokimet kemi mėsuar se ndonėse BE-ja ėshtė e butė dhe miqėsore me Serbinė, nė momentin kur u shfaq mundėsia e thyerjes sė embargos me Rusinė, blloku ia nxori menjėherė dhėmbėt Serbisė. Nga provokimet mėsojmė pėr mundėsitė e koalicioneve tė ardhshme dhe tė metat e atyre tė sotme. Nė thelb, Edi Rama mbajti njė fjalim mendjehapur ndaj Serbisė. Nxiti pėrmirėsimin e marrėdhėnieve mes tė dy vendeve, pa ia kushtėzuar ato me njohjen e Kosovės. Ai e ftoi Vuēiēin qė tė vizitojė Tiranėn, ashtu si kanė bėrė shumė bashkėkombas tė tij nė vitet e fundit. Nuk e di se ēfarė priste Vuēiē mė shumė se kaq. Mbase qė Rama tė nxirrte njė kitarė dhe t’i mbante njė serenatė. Vuēiē dhe Daēiēi nuk janė udhėheqėsit qė duhej tė kishte Serbia moderne, e paqes dhe stabilitetit nė Ballkan. Provokimi mė i madh i kohės sonė nė rajon ėshtė fakti qė kėta dy zėdhėnės tė nacionalistėve mė tė egėr tė Ballkanit janė ende nė krye tė vendit tė tyre. Vuēiē ashtu si Tadiē dhe Daēiē pėrpara tij do ta kuptojė shpejt se nuk mund tė kalėrojė dy kuaj njėkohėsisht. Droni mė i njohur nė Serbi pas atij me hartėn e shqipeve ėshtė ai me parrullėn “Vuēiēi peder”, lėshuar nga ish-miqtė e tij radikalė. Ata qė sot shkruajnė se e ka pasur babain shqiptar e familjen katolike. Nga ana tjetėr serbėt liberalė e proeuropainė janė shtangur nga sulmi mbi lirinė e medias dhe mungesa e efikasitetit tė premtuar nga qeveria e re.
    Ditėt e qendisjes sė imazheve irreale tė politikanėve kanė mbaruar. Sot, nė kohėn e celulareve, tuitėrit dhe gazetarisė qytetare, realiteti ēpon ēfarėdo flluske propagandistike. Realiteti tė hyn nė konferenca jashtė vendit dhe ta plas nga salla tė vėrtetėn nė sy. Tė hyn nė konferencė shtypi dhe ta merr mikrofonin nga dora. Njė klik fotografie e papritur rrėzon mitin e ngritur me kujdes. Vuēiē e pati maksimumin nė ditėn kur u zgjodh me shumicėn qė gėzon sot. Qė nga ai moment ka rėnė dhe do tė vazhdojė tė bjerė.

    Vuēiē mund tė zgjedhė tė nervozohet qė Rama solli njė copė realitet nė flluskėn e ringjalljes pa probleme sė marrėdhėnieve shqiptaro-serbe, mirėpo e keqja e tij nuk i vjen nga Tirana. Rrezikun e ka vetėm nė Beograd, te serbėt qė mund tė zgjohen njė ditė e tė zbulojnė se kryeministri i tyre nuk dallon shumė nga tė tjerėt dhe se nuk bėhet dot mė nacionalisti qė ishte dikur e as nuk mund tė europianizohet nė kaq pak vite. Pas tualetit tė rėndė tė imazhit publik, fshihet politikani i zakonshėm serb qė druhet tė flasė hapur pėr tė vėrtetat nė tė kaluarėn dhe tė ardhmen e Serbisė.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Ushtari Serb, pran Flamurit Kombtar Shqiptar.

    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 7 prej 20 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •