
Postuar mė parė nga
Albo
Fluturon...fluturon Xinxerfilli ashtu sic fluturon edhe gomari!
Nje vizite, qe te jete e suksesshem, duhet te kete objektive qe para se te behet, te kete nje agjende se cfare do te diskutohet e bihet dakord, do te kete edhe rezultate konkrete: mareveshje politike, ekonomike, kulturore, etj. Shoku Rama na iku ne Beograd pa e ftuar njeri: qe nuk ishte i mirepritur ne Beograd e tregoi vete atmosfera dhe pritja qe i rezervuan ne Beograd. Agjende diskutimesh nuk kish, por le te themi se misioni i Rames ishte qe te bindte kryeministrin serb qe te pranonte pavaresine e Kosoves, apo te lehtesonte komunikimin e zgjidhjen e problemeve mes Beogradit e Prishtines.
- A e pranoi Beogradi Kosoven e pavarur pas kesaj vizite?
- A eshte me i prirur Beogradi per te pranuar pavaresine e Kosoves pas kesaj vizite?
Pergjigjia eshte e dukshme per kedo qe ka dy sy ne balle e dy fara mend ne koke. Jo vetem qe Beogradi nuk e pranoi pavaresine e Kosoves, por vizita e Rames ne Beograd i tensionoi maredheniet Beograd-Prishtine dhe Beograd-Tirane. Edhe nje karte qe kryeministri shqiptar ruante per te ndihmuar ne gjetjen e mirekuptimit mes Prishtines e Beogradit, Rama e dogji. Deklarata qe ai beri ne Beograd mbi pavaresine e Kosoves kish per qellim jo te ndihmonte ceshtjen tone kombetare, por te avanconte interesat e tij politike ne syte e shqiptareve. Dhe injoranca e rruges shqiptare u eksitua nga fjalet e Rames dhe u kenaq me lugen bosh te nacionalizmit te rruges. Dhe kur e pyeten shokun Rama se cfare arrite ne Beograd, na tha: "nenshkruam mareveshje per pranimin e diplomave universitare te te dy vendeve". Arritje historike kjo!
Efekti i vizites se tij ne Beograd do te beje qe qeveria serbe do te bier brenda pak muajsh, nacionalistet serbe do te vine ne pushtet perseri, maredheniet mes Beogradit dhe Prishtines do te acarohen ne kulm, dhe dialogu do t'ia hapi rrugen dhunes e luftes. Dhe kush e paguan cmimin e dhunes e luftes? Te njejten injorante te rruges shqiptare qe sot eksitohen teksa degjojne deklaratat e Rames nga Beogradi. Kurse qeveria e Kosoves, nese shpresonte qe vizita e Rames ne Beograd t'i hapte rrugen vizites se kryeministrit te Kosoves ne Beograd, keto shpresa u fashiten pas asaj qe ndodhi. Jo vetem kaq, por Prishtina tani do te jete me as ne gjendje qe te vazhdoje dialogun me Beogradin qe filloi 2 vjet me pare. Dhe ashtu sic nacionalistet e rruges serbe, edhe nacionalistet e rruges shqiptare do ta bejne te pamundur dialogun. Secili shtrengon llogoren e vete derisa te vije ajo dite qe te vritemi e therremi perseri sic beme dy dekada me pare.
Por dy suksese i arriti shoku Rama ne Beograd! Shoqja Merkel dhe gjithe ambasadoret evropiane dhe amerikane u mallengjyen nga vizita e Rames ne Beograd. A e pe sa te kenaqur ishin me Ramen? Por si nje imbecil qe eshte, Rama nuk e kupton qe vizita e tij ne Beograd kish per qellim qe evropianet dhe amerikanet te fillojne terheqjen e tyre nga rajoni e Kosova. Nga nje "problem evropian" ata po mundohen t'ia faturojne problemin e Kosoves e Bosnjes si nje "problem rajonal". Dhe ky "dialogu i sforcuar" ka per qellim qe te krijojne kushtet mediatike, qe NATO dhe BE te laje duart me Kosoven e Bosnjen, e t'u thote: Mirupafshim, e nuk keni ngrene koken e njeri-tjetrit!
Kurse fqinjet duke filluar me vellane e madh te Edi Rames ne Turqi, shtrengojne dhembet teksa shohin qe Rama eshte bere beniamin e Angela Merkel dhe zedhenes shtypi i BE, asaj BE qe la jashte ne zall Turqine. Kurse Bullgaria, Rumania, Greqia, shqetesohen nga kjo "nisme gjermanofone per Ballkanin" (Gjermani + Austri) 100 vjet pas Luftes se I Boterore qe shenoi shkaterrimin e perandorise austro-hungareze. Gjermanofonet kane hesape te vjetra me sllavet e Ballkanit, dhe budallai yne kryeminister eshte bere konia e bindur e Angela Merkel.
Suksesi i dyte i shokut Rama eshte qe i fitoi ca pike vetes ne syte e nacionalisteve te rruges shqiptare. Por kur t'i dali tymi Ballkanit perseri, dhe ata nacionalistet e rruges ti kthejne syte nga "kryeministri" i tyre, ky i fundit do te jete duke i mbrojtur me fjalet e tij te bukura.
Albo
Krijoni Kontakt