Close
Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 194
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    ore...po mu me duket si enveri ne rusi me hrushovin...perseritet historia si gjithnje...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ore ju seriozisht keni probleme mendore. Late kokrren e namit late, ju eshte bere Edi Rama si te jete kumbara. Ca me postoni foto kot me kot mer? Une i referohem raportit te gazetarit dhe jo fotos. Pakemi qene populli me idiot ne glob per tu indoktrinuar. Sinqerisht jeni bere te neveritshem me kete tifozllikun tuaj per Ramen.
    E ke hequr nje dopio qe me mengjes?

    Une se permenda as Ramen as Berishen e asnjeri fare. Thjesht te bera pyetje.

    Une tu drejtova ty ne menyre te drejte dhe debatuese sepse trumpetove mendimin e atyre me te cilet normalisht une shtyj kohen ketu ne forum duke i tallur, dhe u habita se nuk e ke zakon. Jo vetem kaq por dhe the se ishte shkelje skandaloze protokollare ndaj dhe te pyeta e cilit protokoll? Te nxora dhe foton e Bushit ne Shqiperi sepse the jane nderkombetare.

    Tani e shikon qe ja fute kot dhe thua tifozllek lesh me tresh?

    Po do te flasesh per tifozllek shiko plagjiaturen tek carcafin i Albos, marre nga budallai I Facebookut
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xinxerfilli : 10-11-2014 mė 18:28
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #53
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    [Ma qarte s,ka ku shkon,,,,,,,,,Kosova e pavarur ose shtet me vehte qeteson rajonin!!!!!!

    Do te thote qe,,,,,,,edhe ne kemi problem nje Kosove qe perzihet ne punet e shtetit shqiptar
    Do te thote qe,,,,,,,neqoftese deshironi qe ne ekipin tone te futbollit te mos luajne kosovare , pranoni shtetin e tyre ]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga linda l : 10-11-2014 mė 18:31

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    @xinxerfilli - deri me tani Ne ksajde kufirit nuk e kemi shikuar me sy te mire Edi Ramen,por sot mbajti qendrim dinjitoz.
    Ne Beograd kane shkuar edhe Enver Hoxha,Ahmet Zogu,Esad Toptani Por per Edin nje perkulje.I lumte !
    Rri qetė dhe fol Shqip !

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit





    Rama: Sa mė shpejt ta njihni Kosovėn (Video)


    10.11.2014 | 16:04
    Kryeministri i Shqipėrisė, Edi Rama nė fjalėn e mbajtur nė konferencėn pėr shtyp me homologun e tij serb, Aleksandėr Vuēiq, ka deklaruar se njohja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e pashmangshme.
    Fjala e plotė e Ramės:

    Rastėsia e desh qė njė ditė pas kremtimit nė mbarė Europėn tė 25-vjetorit tė murit tė Berlinit tė ngrihet sot kėtu nė Beograd flamuri kombėtar i Shqipėrisė dhe tė nderojmė himnet e njėri-tjetrit pėr tė parė njė takim mes kryeministrash tė dy vendeve tona pas 68 vjetėsh.
    Sa shumė histori kemi ndarė sė bashku pa qenė kurrė tė afėrt me njėri-tjetrin, sa shumė varet e ardhmja jonė nga sa do mundemi tė bėjmė sė bashku nė rrugėn e bashkimit me Europėn qė veē e veē do tė jetė shumė e vėshtirė pėr secilin prej nesh nė Ballkan.
    Do tė na duhet vizion por sidoqoftė jo mė shumė se sa vizioni madhėshtor qė transformoi vetė Europėn. Do tė na duhet kurajo po sidoqoftė jo mė shumė se sa kurajo qė ndėrtoi rrugėn e re tė paqes e tė prosperitetit mbi gjurmėt e lumenjve tė gjakut tė derdhur mes tė mėdhenjve tė Europės. Do tė na duhet besim i ndėrsjellėt por sidoqoftė nuk do tė jemi vetėm nėse s’do tė lejojmė qė historia tė ndikojė negativisht dhe pėr pasojė edhe qėndrimin e Europės ndaj nesh.
    Ne kemi nevojė pėr Europėn e bashkuar por si asnjėherė mė parė Europa e bashkuar ka nevojė pėr Ballkanin, pėr ne. Vizioni i Europės sė bashkuar na ka bashkuar mė nė fund tė gjithėve nė rrugėn e re paqes me njėri-tjetrin, ndėrsa paqja duhet tė na japė kurajon tė ndahemi nga rruga e vjetėr qė vijon tė krijojė mosbesim ndaj njėri-tjetrit.
    Ne shqiptarėt e kemi edhe kėtė vizion edhe kėtė kurajo, duke ju shtrirė dorėn e njė bashkėpunimi po aq tė sinqertė se sa bindja qė fėmijėt tanė s’duhet tė vuajnė pėr shkak tė tė shkuarės. Duke punuar sė bashku pėr Europėn nė kuadrin e njė ndėrveprimi aktiv rajonal duke krijuar sė bashku kushte tė reja pėr zhvillimin e ekonomive. S’janė ditėt mė tė mira pėr BE, Europa e shpresės ja ka lėnė vendin Europės sė frikės dhe s’ka asnjė dyshim se lodhja nga zgjerimi i kėrcėnon shoqėritė tona nga lodhja nga durimi.
    Por ashtu si pėr Europėn e bashkuar s’ka njė projekt tė zgjerimit ashtu edhe pėr ne s’ka njė projekt alternativ pėrveē integrimit nė BE. Ėshtė njė shans pėr vendet tona qė sot qeverisen nga njė gjeneratė tjetėr dhe dua tė besoj se gjenerata e re qe qeveris sot Serbinė do t’i shoh shqiptarėt e Preshevės si njė urė me rėndėsi strategjike pėr lidhjen e fateve tona europaione, gėzimi i tė gjitha tė drejtave tė tyre ėshtė jo vetėm dėshira por edhe detyrimi ynė kushtetues ta kėrkojmė vijimėsisht nga Serbia, duam tė gjithė vėmendjen e Beogradit zyrtar pėr pėrfaqėsimin e tyre nė strukturat qendrore dhe vendore.
    Besoj se autoritet serbe e dinė qė shqiptarėt e Luginės sė Preshevės pėrfshihen dhe inkurajojnė proceset integruese tė Serbisė ne BE jo vetėm si mundėsi modernizimi i Serbisė por edhe si rrugė e sigurt pėr tė qenė shoqėrisht tė barabartė. Modeli qė sugjerojmė ėshtė ai qė gėzojnė pakicat serbe nė Kosovė.
    Kur jemi te Kosova, kemi qėndrime tė ndryshme por realiteti ėshtė njė dhe i pandryshueshėm: Kosova e pavarur e njohur deri mė tani nga 108 vende tė ndryshme tė Botės dhe e mbėshtetur nga Gjykata ėshtė realitet i pamohueshėm dhe i patjetėrsueshėm rajonal dhe evropian.
    Kosova duhet respektuar dhe duhet bėrė pjesė ashtu siē po bėhet e integrimit europian dhe siē e kam theksuar nė Samitin e NATO-s dua ta pėrsėris kėtu hapur dhe sinqerisht: Njohja e Kosovės nga vendet europiane qė ende s’e njohin ėshtė nė radhė tė parė ēėshtje sigurie evropiane. E tė jemi tė vėrtetė deri nė fund: pavarėsia e Kosovės e ka bėrė Ballkanin mė tė qėndrueshėm dhe e ka kthyer nė strategjik bashkėpunimin mes shqiptarėve dhe serbėve, ēdo perceptim i ri i Serbisė ėshtė mėse i mirėpritur, ne e ēmojmė dialogun Kosovė-Serbi. Ky dialog ėshtė njė sukses europian.
    Sa i takon Kosovės unė besoj se realiteti mbetet njė dhe i pandryshueshėm pavarėsisht perceptimeve tė ndryshme dhe mosdakordėsisė sė plotė qė kemi me kėtė realitet. Por nga njėra anė kjo nuk mund tė na pengojė t’ia themi njėri-tjetrit nė sy atė qė mendojmė dhe s’na pengon tė bashkėpunojmė se rruga e Shqipėrisė-Serbisė, Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi Bosnjės, ėshtė njė korsi nė rrugėn e pėrbashkėt tė integrimit europian.
    Ju siguroj se nė Tiranė nuk do tė ndihemi tė provokuar nėse mbani tė njėjtin qėndrim pėr Kosovėn, por tė keqardhur se ėshtė njė realitet qė sa mė shpejt ta njohim aq mė shpejt do tė mund tė lėvizim pėr para.
    Ju pėrsėris se mikpritja jo vetėm do tė jetė reciproke, ju do tė ndjeheni shumė mirė nė Tiranė dhe asnjė fjalė e thėnė prej jush s’do konsiderohet provokim, pavarėsisht se ēfarė do tė prisnim ne.
    Po e kam ftuar kryeministrin tė vizitojė Shqipėrinė vitin e ardhshėm duke shpresuar se nuk duhet tė presim 68 vjet pėr takimin tjetėr, dhe se nuk duhet ta presim konferencėn e ardhshme tė Ballkanit pėr tė pėrsėritur tė njėjtat gjėra por pėr tė shkuar me njė bilanc pune tė pėrbashkėt. Duam t’i japim vėrtetėsi faktit se Ballkani i paragjykimeve nga Brukseli i pėrket tė shkuarės dhe se gjenerata e re qeverisėse i pėrket sė shkuarės.

    Rama: Kosova e pavarur, fakt - Top Channel Albania - News - Lajme


    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit




    Vuēiē nuk i jep dorėn Ramės nė fund tė Konferences


    Kryeministrat Aleksandėr Vuēiē dhe Edi Rama u pėrfshinė nė polemika jo tė pakta me kthim tė pėrgjigjeve sho-shoqit kur shprehėn qėndrimet e ndryshme pėr Kosovėn

    Kryeministri Aleksandėr Vuēiē nuk ia dha dorėn nė fund tė konferencės homologut tė tij kryeministrit Edi Rama.

    Pas shkėmbimit tė replikave me themel Kosovėn dhe njohjen e pavarėsisė, zoti Vuēiē u ngut tė largohej duke lėnė mend’ pa shoqėruar kryeministrin Rama.

    Pas njė ēasti tė shkurtėr 2-3 sekondash nė kėtė gjendje tė dukshme tė tensionit, zoti Vuēiē nuk ia zgjati dorėn pėr ta takuar, por e shtriu pėr ta ftuar tė ecinin dhe vazhdoi vetė i pari.

    Zoti Vuēiē dhe kryeministri Rama u pėrfshinė nė polemika jo tė pakta me kthim tė pėrgjigjeve sho-shoqit kur shprehėn qėndrimet e ndryshme pėr Kosovėn.

    Kryeministri serb e quajti “provokim” qėndrimin e kryeministrit Edi Rama pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

    Ai tha se nuk kishte ndonjė arsye pėr ta quajtur “provokim” faktin qė tanimė Kosova ėshtė realitet i njohur.

    Kryeministri Rama iu kthye qėndrimit pas fjalės sė zotit Vuēiē kur iu drejtua atij me fjalėn miqėsore “Aleksandėr:”

    “Aleksandėr! Tė siguroj qė nė Tiranė nuk do tė ndihemi tė provokuar nėse ju do tė keni pėrsėri tė njejtin qėndrim lidhur me Kosovėn, por do tė ndihemi gjithsesi tė keqardhur sepse ėshtė njė realitet i njohur nga mė shumė se gjysma e OKB-sė dhe se sa mė shpejt ta njohim, aq mė shpejt do tė ecim pėrpara nė tė gjitha drejtimet”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 10-11-2014 mė 19:00
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit




    Daēiq i pėrjeton rėndė deklaratat e Ramės pėr Kosovėn (Foto)

    Autori: lajmi.net nė politikė 16:03, 10 nėntor, 2014



    Deklarata e Edi Ramės nuk ka qenė e dhimbshme vetėm pėr kryeministrin serb, Aleksandėr Vuēiēin.

    Por, kėtė deklaratė e ka pėrjetuar keq edhe ministri i Jashtėm serb, Ivica Daēiē.

    Nė kėtė foto ai shihet shumė i hidhėruar sė bashku me anėtarėt e tjerė tė stafit tė tij nga ana e majtė e fotografisė.

    Ndėrsa, nė kėtė foto shihen edhe anėtarėt e ekipit shqiptar
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit



    Reuters: Rama e Vucic pėrplasen pėr Kosovėn


    GazetaExpress E hėnė, 10 Nentor 2014 16:09
    ​E cilėsuar si njė kapitull i ri nė historinė e Ballkanit, vizita e parė e njė udhėheqėsi shqiptar nė Serbi pas 68-vjetėsh, u kthye nė njė pėrplasje televizive mes kryeministrave mbi pavarėsinė Kosovės.

    Agjencia britanike e lajmeve “Reuters” shkruan se Serbia e konsideron Kosovėn si djepin e kombit dhe besimit tė tij, por shumica e 1.8 milionė banorėve tė Kosovės janė shqiptarė etnikė, qė formuan shtetin e tyre nė vitin 2008 me mbėshtetjen e Perėndimit, pothuajse njė dekadė pasi NATO hyri nė luftė pėr tė ndalur njė valė tė madhe tė spastrimit etnik.

    “Ne kemi dy pozicione krejtėsisht tė ndryshme nė Kosovė, por realiteti ėshtė njė dhe i pandryshueshėm”, tha Kryeministri shqiptar Edi Rama nė njė konferencė televizive pėr shtyp me homologun e tij serb, Aleksandar Vuēiē.

    Por Vuēiē tha se ai nuk e kishte pritur njė “provokim” tė tillė.

    “Sipas kushtetutės Kosova ėshtė Serbi dhe unė jam i detyruar tė them se askush nuk mund tė poshtėrojė Serbinė”, tha ai./tema/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit



    Rama pėr B92: Habitem se si provokoheni nga Kosova e pavarur


    22:03 / E hėnė, 10 Nėntor 2014


    Shqipėria e Madhe ėshtė njė hit dhe nuk ka tė bėjė asgjė me ne. Kėshtu ka deklaruar nė njė intervistė ekskluzive pėr B92, kryeministri shqiptar, Edi Rama.

    Rama nė kėtė intervistė, ka thėnė se projekti i shqiptarėve ėshtė njė "Europė e Madhe" me tė gjitha shtetet, pėrfshirė Shqipėrinė dhe Serbinė nė tė.

    "Mė tregoni njė provė tė vetme se cili politikan shqiptar ka bashkėpunuar me dikė pėr kėtė idenė e Shqipėrisė sė Madhe", ka thėnė Rama.

    Kryeministri Rama ka thėnė se e habitė fakti se dikush nė Serbi provokohet nga qėndrimi se Kosova ėshtė shtet i pavarur.

    “Pėr mua ėshtė magjespse se si ju mund tė provokoheni nga kjo. Kjo nuk ėshtė diēka qė unė e kam ėndėrruar. Kjo ėshtė realitet. Shumė shtete me tė cilat Serbia bashkėpunon e kanė njohur Kosovėn si shtet”, ka thėnė veē tjerash Rama.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit



    Demaēi: I lumtė Edi Ramės!

    10.11.2014 | 14:18
    Veprimtari i njohur i ēėshtjes kombėtare, Adem Demaēi, ka vlerėsuar lartė vizitėn e kryeministrit tė Shqipėrisė, Edi Rama nė Beograd.
    “Unė e kam ditė qė kryeministri i Shqipėrisė, Edi Rama ėshtė njė burrė shteti serioz dhe seriozitetin e vet e tregoi mas gjithė atyre qė ndodhen nė ndeshjen Shqipėri-Serbi, pranoi tė shkoi dhe ta vizitojė Serbinė. E kam ditė qė Rama ka me fol fjalė tė vėrteta”, ka thėnė Demaēi nė njė bisedė pėr “Indeksonline”.
    Ai ka thėnė se Serbia ka qenė shtet ēetnik dhe se Rama, ua tha fjalėt e duhura dhe tė vėrteta. “I lumtė Edi Ramės, vetėm nė kėtė mėnyrė Evropės i tregohet se Serbia ka qenė shtet ēetnik. Andaj, kjo ėshtė mirė tė shkojmė nė Serbi dhe tė flasim fjalė tė vėrteta”, ka theksuar Demaēi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •