Padyshim ne nje moshe te caktuar, i biri fiton pavaresi dhe merr vete rrugen e jetes. Familja nuk ka pergjegjesi per veprimet qe ben i biri ne jeten e tij. Por familja ka pergjegjesi per drejtimin qe ka marre i biri, eshte baza e edukimit. Nga familja edukohet sjellja dhe nga sjellja edukohet toleranca. Nga familja formohet personaliteti i njeriut, krijon karakter pozitiv ne raport me njerezit. Nje familje qe i perkushtohet edukimit te femijes eshte i destinuar te marre drejtimin e duhur dhe te ekuilibruar ne rrugen e jetes. Nje familje qe nuk i perkushtohet edukimit te femijes, ka me shume mundesi te marre rrugen e droges dhe te krimit. Sepse ne etapat e jetes , ne procesin e rritjes, femija ka nevoje te kuptoje c'eshte edukata,c'eshte miresjellja, c'eshte droga, c'eshte vrasja c'eshte e mira dhe c'eshte e keqja. Femija ka nevoje te dije nga familja qe ne cilin drejtim te shkoje qe te shmange drejtimin e gabuar, te zgjedhe rrugen e mire dhe jo rrugen e keqe.
Ne kete rast, nena eshte pergjegjese kryesore per krimet e te birit. Nena si politikane per shkak te miqesive politike, ka ndikuar ne lirimin e tij, ka ndikuar ne mosarresitmin e tij sa here ka pasur perplasje me arme , ka ndikuar qe i biri te fitoje ate lloj siguri e te paprekshmit, e te fuqishmi mbi ligjin , e njeriut qe mund te beje te c'te doje , te vrase sic vrau njeriun e pare, te plagose si plagosi ne Gjirokaster, te qelloje policine ,sic beri ne Lazarat. Nje kalvar i gjate krimesh deri sa arriti kulmin , ate te vrasjes te 4 njerezve. Sic ndodh rendom, ku arrin kulmi bien te gjithe, bie nena, bie shteti, bie ndikimi politik, sepse vete kulmi behet shume me i fuqishem se ndikimi i te gjithe atyre qe e kane sjellje kete situate.
Krijoni Kontakt