Forca e zakonit , vrit njerëz e dënohu për vetëmbrojtje
Forca e zakonit , vrit njerëz e dënohu për vetëmbrojtje
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Llalla: Xhuvani u kërkoi drogë viktimave, kërcënoi edhe policët për t’i vrarë
TIRANE - Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi dje se vrasja e 4 personave në një lokal nate në Rrugën e Elbasanit ka ndodhur pas një sherri për drogë. Duke folur për emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, prokurori i Përgjithshëm u shpreh se është provuar se vrasësi është Kostandin Xhuvani. “Kemi një ministër aktual të qeverisë “Rama” nën hetim. Jemi në fazën fillestare të hetimit. Nëse do gjendet fajtor, patjetër që do ta arrestojmë”, tha Llalla në intervistë.
Le të flasim për ngjarjen e ditës së martë, ku humbën jetën 4 vetë dhe i dyshuari kryesor është Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes Xhuvani, si dhe i përfshirë djali i një kolegut tuaj. Çfarë mund të na thoni për dinamikën e ngjarjes?
Ishte një ngjarje e rëndë, ku humbën jetën katër persona. Që në momentet e para të ngjarjes janë shoqëruar tre të dyshuar. Në aspektin personal ndaj dhimbjen më të thellë me familjarët e viktimave, ndërsa në atë profesional siguroj familjarët dhe gjithë shtetasit se Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po kryen të gjitha veprimet hetimore, me intensitet, për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.
Në aktpadinë që do të dorëzoni nesër në gjykatë, masa që do të kërkoni do të jetë “burg pa afat”?
Pa diskutim.
Prokuroria dukej se nuk kishte asnjë dyshim se kush ishte autori i ngjarjes...
Lidhur me këtë ngjarje ka pasur hetime intensive në vendin e ngjarjes, që vërtetojnë përgjegjësinë e shtetasit Kostandin Xhuvani. Kjo tregohet nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer pas arrestimit.
I akuzuari ka kërcënuar për të vrarë edhe policët që e kanë ndaluar?
Po.
Zoti Llalla, thoni se nuk keni asnjë dyshim për dinamikën e ngjarjes. Është provuar se i dyshuari ka qëlluar për të vrarë të 4 personat?
Nga të dhënat e deritanishme të hetimit rezulton se shtetasi Kostandin Xhuvani është kthyer në lokal për të qëlluar dy personat, ndërsa nga të dhënat e hetimit ka dyshime se dy të tjerët kanë vdekur në mënyrë aksidentale.
Thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë tjetër... Arma ka qenë e një prej viktimave?
Dyshimet janë të tilla që ka qenë e njërit prej viktimave.
Po lajtmotivi i ngjarjes?
Debatet mes palëve kanë lindur pasi i akuzuari i ka kërkuar drogë palës tjetër, që ishte duke konsumuar lëndë narkotike. Kjo ka shërbyer në fillimin e konfliktit, që më pas është përshkallëzuar.
Pra, vetëm për një dozë drogë?
Po.
Po viktimat kishin precedentë penalë?
Viktimat nuk kishin pasur. Nuk kemi një informacion që të tregojë se kishin.
Ky person dy vite më parë kreu një tjetër vrasje dhe u dënua lehtë. Ai u dënua 2 vjet dhe kreu 9 muaj burg. Mendoni se Prokuroria ka pjesën e saj të përgjegjësisë për mënyrën se si një individ i tillë u la i lirë kaq shpejt?
Është një ngjarje që ka ndodhur 3 vjet më parë, para se unë të merrja detyrën. Është një çështje që ka kaluar të gjitha fazat e hetimit dhe të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe është marrë ai vendim. Për të gjykuar nëse vendimi i gjykatës është i drejtë ose jo, mendoj se nuk është momenti i duhur, pasi është një vendim i ekzekutuar.
Opozita ka akuzuar qeverinë se e ka lënë të lirë Xhuvanin pas një ngjarjeje të ndodhur në prill 2014 në Gjirokastër. Pse prokuroria cilësoi më të vlefshëm një dokument spitali sesa dëshmitë e 2 apo 3 personave?
Prokuroria verifikoi kartelën klinike në spitalin e Elbasanit. Është pyetur personeli mjekësor, sipas të cilit rezulton se ky shtetas ndodhej atje natën e ngjarjes. Më pas prokuroria ka bërë paraqitjen për njohje. Ky shtetas është shoqëruar në Gjirokastër, ku është bërë njohja me të dëmtuarit, të cilët kur e kanë parë fizikisht, kanë thënë se nuk ka qenë ai agresori i asaj nate. Në këto kushte është bërë pushimi i pjesshëm i hetimeve.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
xinxo,
ato pyetjet per luizen i fshine, si armike te popullit apo si greke?
http://www.forumishqiptar.com/thread...B-Sarand%C3%AB
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Kur nuk je çun politikani/eje ...
35 vjet burg për ish-oficerin vrasës
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vjet burg ish-oficerin e Forcave të Armatosura, Ndriçim Balla, i cili akuzohet për vrasjen e Majlinda Hoxhës dhe plagosjen e Elton Fushës në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 shtator të një viti më parë në zonën e ish-Bllokut, ku Balla qëlloi me armë zjarri në drejtim të Elton Fushës ndërsa ky ndodhej në lokalin e marrë më qira në këtë zonë, por plumbat kapën 35-vjeçaren Majlinda Hoxha e cila humbi jetën menjëherë.
Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe Elton Fusha, objektivi i atentatit, me të cilin Balla mendohet se kishte një konflikt për shkak të një borxhi të pakthyer.
/ Top Channel
http://www.top-channel.tv/new/lajme/....php?id=284389
Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 07-11-2014 më 06:55
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
Ne c'fshat jeton kjo nene kriminele qe paska vra femijen e vet?!!! E kap ligji ate qe te paska rrenqeth ty Nero!!! Mos na sill shembuj te tille per kondra argument me keto vrasje te tjera. Gjithmone nese eshte e vertete, GJE qe dyshoj gojedhena jote eshte fryre sa nje tullumbac!
Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 07-11-2014 më 09:35
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Po ca merreni kot aman me gjera jo e lagu jo se lagu. Une sfidoj hapur tere ppsh-istet nese mund te gjeni vetem nje emer te nje deputeti te PS qe nuk ka lidhje te drejtperdrejta apo te terthorta me krimin?
Llumi i shqiperise ne vitet 39-45 u bashkua dhe vrau ajken e kombit, triumfuan plehrat dhe sot fatkeqesisht niperit dhe mbesat e tyre trashegojne te njejtat veti monstruoze.
Sic e ka thene nje poet shqiptar
Bashke me gushtin iku dhe vapa
Zoti na ruajt c'dimer vjen mrapa
Do ngrihen plehrat nga fundi tokes
Do ngrihen kembet t'i bien kokes
Pijani gjakun popullit langaraq shqiptar qe ua shiti nderin dhe menderen per 20 mije lek te vjetra.
No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future
Kush shaheni komunista me njeri tjetrin me vjen shum per te qeshurpolitika e mbushur me komunista. ishin te bashkuar deri ne 1990, e u ndan ne dysh me pas. Ata qe lexojn PD din se cilet nga kundershtaret jan kriminela e komunista nje me nje. Ata qe lexojne ZP dine se cilet nga kundershtaret jane komunista e krominela gjithashtu. Per te vetet hedhin cdo gje poshte dhe i nxjerrin te kulluar dhe normal qe behet debat sikur flasin njerez nga dy planete te ndryshme.
Krijoni Kontakt