Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!
Ina e Ramës: Si e lirova Xhuvanin pas vrasjes
Organi i Prokurorisë me çështjen e Kostandin Xhuvanit, djalin e deputetes socialiste Luiza Xhuvani, i dënuar me dy vjet burg për vrasjen e shokut të tij ka shënuar skandalin më të madh, duke lënë në dorën e vrasësit të kërkojë dënimin më të lehtë. Në inspektimin e kryer për çështjen "Xhuvani" rezulton se, Prokuroria ka shkatërruar të dhënat, duke mos analizuar të gjithë elementët e figurës së veprës penale. Organi i akuzës nuk ka bërë asnjë ankimim apo pretendim për veprën penale të vrasjes. Ajo ia ka lënë në dorë vetëm të akuzuarit që të kërkojë dënimin më të lehtë. Në procesin hetimor të Prokurorisë, është mjaftuar vetëm me dëshminë e vrasësit, duke mos thelluar hetimet. Ky standard shënon një skandal për Prokurorinë, e cila nuk paraqiti asnjë pretendim. Kjo ka bërë të mundur, që në pretencën e kërkuar ndaj të akuzuarit, organi i akuzës të mos kërkojë dënimin e duhur. Në këtë mënyrë, skandali i shkatërrimit të hetimit nga Prokuroria i dha mundësinë djalit të deputetes së PS-së që të zgjedhë vetë dënimin më të lehtë të mundshëm pa u hetuar më tej nga vetë organi i akuzës. Organi i akuzës ka përdorur një standard të dyfishtë për hetimin dhe dënimin për veprën penale të vrasjes.
Në hetimin e djalit të deputetes socialiste, Kostandin Xhuvani, nuk janë analizuar të gjitha elementët e veprës penale. Vetë vrasësi ka deklaruar në dëshminë e tij, se ka disponuar armën e zjarrit pistoletë të blerë kundrejt vlerës 500 euro. Por, në akuzën ndaj tij nuk është pretenduar shkelja për armëmbajtje pa leje. Duhet theksuar, se i riu i vrarë nga Kostandin Xhuvani nuk ka patur armë të vërtetë, por lodër, gjë që e ka pohuar vetë i pandehuri në dëshminë e tij.
Gjithashtu, Prokuroria nuk ka analizuar faktin e fshehjes për një kohë pas vrasjes së të pandehurit. Një skandal tjetër i organit të akuzës është mosmarrja në pyetje e asnjë prej të dëmtuarve, por vetëm i të pandehurit. Kjo tregon në mënyrë të dukshme, se është pranuar versioni hetimor i ngritur nga i pandehuri, pa marrë në konsideratë as mundësinë e ekzistencës së një versioni të kundërt me të. Për më tepër, nuk është bërë as individualizimi i dënimit midis të pandehurve. Është e papranueshme pabarazia në trajtimin e subjekteve të procedimit penal, që nuk është asgjë tjetër, përveçse shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës.
........Është për t'u theksuar se nuk është ndjekur një politikë e njëjtë dënimi për të njëjtën vepër penale, të kryer në rrethana të njëjta apo të përafërta nga të pandehur të ndryshëm. Në kundërshtim me sugjerimin e Policisë Gjyqësore për procedimin sipas akuzës së vrasjes së kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike, prokurori ka proceduar, brenda ditës, në mënyrë të atëçastme, pa asnjë arsyetim për papranueshmërinë e sugjerimit të Policisë Gjyqësore, me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.
Këto veprime të prokurorit nuk përputhen me gjendjen e faktit, sepse të dhënat tregojnë që i pandehuri ka qenë në vendngjarje i armatosur paraprakisht. Drejtuesi i Prokurorisë Tiranë, në cilësinë e hallkës më të lartë përgjegjëse për politikën penale në këtë juridiksion, brenda ditës ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes për dërgimin e çështjes në gjyq për një vepër penale të ndryshme nga ajo e referuar fillimisht dhe të ndryshme edhe nga ajo e sugjeruar nga Policia Gjyqësore në përfundim të hetimit paraprak.
Xhuvani u dënua 2 vjet burg për vrasje, ligji përcakton 7 vjet vetëm për armëmbajtje pa leje
Inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë mbi dosjen e dënimit me dy vjet burg ndaj djalit të deputetes së PS, Luiza Xhuvani, për akuzën e vrasjes në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes, zbulonte në 2011 "shkeljet" e para të Gjykatës. Sipas inspektimit, akuza mbi të cilën është dënuar shtetasi Kostandin Xhuvani, parashikohet nga neni 83 i Kodit Penal, që përcakton se vrasja e kryer në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes së nevojshme dënohet me burg deri në shtatë vjet. Por, minimalisht, djali i deputetes duhej të dënohej edhe për akuzën e mbajtjes së armëve pa leje, e cila sipas ligjit parashikohet të dënohet me gjobë ose deri në shtatë vjet burg.
Ministria e Drejtësisë, shprehte shqetësimin në lidhje me politikën penale të dënimit me 2 vjet burgim në rastin e marrjes së jetës së një qytetari me armë zjarri, duke u bashkuar me opinionin publik, se kjo politikë penale është e papranueshme dhe bie ndesh me kërkesat e një shteti ku sundon ligji dhe drejtësia.
Ina Rama: Halimi na cënoi pavarësinë se kërkonte dënim të ashpër për Xhuvanin
Prokuroria e Përgjithshme me anë të një deklarate e cilësote ndërhyrje të rënda në punën e drejtësisë deklaratat e ministrit Eduart Halimi. Pasi ishte vënë në dijeni të letrës së datës 23.12.2011 që i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama mbi përfundimet e këtij inspektimi, Prokuroria e Përgjithshme thoshte se është e detyruar të informojë opinionin publik në lidhje me çështjen. “Deklarata e ministrit të Drejtësisë, Halimi është një detyrë e rëndë në funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe në rastin konkret presion i hapur ndaj Gjykatave dhe Prokurorisë, në kushtet kur një çështje është ende në gjykim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Sipas saj, çështja në ngarkim ndaj shtetasit Kostandin Xhuvani, ishte ende në gjykim, pasi ishte në pritje për t’u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit, ndaj ishte e pashpjegueshme që një titullar politik të ndërhyjë e të deklarohet pa u ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit. Prokuroria theksonte se ministri i Drejtësisë nuk është pjesë e gjykimit, dhe për vendimin e një gjykate mund të shprehet vetëm një gjykatë e shkallës më të lartë. Prokuroria theksoi se, ministri i Drejtësisë sulmoi organin e akuzës për mosrespektimin e parimeve të drejtësisë, barazisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit në marrëdhëniet e tij me subjektet e tjera të procedimit penal. Prokuroria theksoi se, kjo bëhej me fjalë të përgjithshme dhe jo duke marrë parasysh dispozitat konkrete të veprës penale dhe marzhin e dënimit që parashikohet për këto vepra, të cilat duke u analizuar me rrethanat e tjera që ndikojnë llojin dhe masën e dënimit, përcaktojnë dhe politikën e dënimit. “Në respekt të Kushtetutës dhe ligjit duhet t’i kujtojmë, si opinionit publik, ashtu edhe ministrit të Drejtësisë, se i vetmi institucion kushtetues, i cili kualifikon veprën penale për të cilën duhet të deklarohet fajtor, llojin dhe masën e dënimit të përshtatshme, është vetëm Gjykata. Kompetencën për drejtësinë e këtij vendimi apo fuqinë për ta ndryshuar atë e ka vetëm një gjykatë më e lartë, por kurrsesi një organ ekzekutiv”, theksonte deklarata e Prokurorisë së Inës së Ramës në atë kohë.
Arben SHAHNI
1. Sepse detyra numer nje e nje kryeministri, eshte siguria e jetes se qytetareve te tij. Dhe kur ne mes te Tiranes behet nje masaker e tille, ai kryeminister mban pergjegjesine e tij per ate qe ndodhi.
2. Takimi eshte i nevojshem, pasi pas nje masakre te tille, gjithe qytetaret e Tiranes e Shqiperise do ti kthehen armeve ne brez. Kur shteti nuk garanton sigurine e jetes se qytetarit, qytetari ruan vete koken e tij.
3. Shqiptaret nuk i qeveris Luiza Xhuvani, i qeveris Edi Rama.
4. Kryeministri i vendit dhe kryetari i PS, i kerkon doreheqjen deputetes dhe nese ajo refuzon, e perjashton nga grupi parlamentar i PS. Ky ishte mesazhi qe cdo politikan me integritet do te bente, por politikanet lakudacas nuk dine c'eshte integriteti.
5. Arsyeja perse politikanet me probleme te tilla morale perjashtohen nga Partia e pozita, ka te beje me mesazhin qe i percillet shoqerise. Nese tutoret, trafikantet e deputetet nena te femijeve kriminele i mbajme ne parlament e u japim imunitet nga ligji, mesazhi qe i jepet shqiptareve eshte qe kete vend e qeverisin kriminelet dhe te ndash pushtetin, duhet te jesh tutor, trafikant apo kriminel.
6. Kryeministri yne rilindas i mbylli kazinot me nje te rene te lapsit sapo u be kryeminister. Dhe ne vend te tyre, ngriti bordellot dhe klubet e narkomaneve ne mes te Tiranes.
Albo
Ankesa e ish prokurorit, Skënder Demiraj pretendime për masakrën e Xhuvanit
Ish prokurori Skënder Demiraj, babai i një prej katër viktimave të masakrës së Xhuvanit i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, ministrit të Brendëshëm si dhe kreut të policisë. Në letër mësohet se demiraj ngre pretendimin se djalit të tij nuk i është dhënë në kohë ndihma e shpejtë dhe se policia ka dëmtuar provat. Burime nga Ora News bëjnë me dije se letra i ka kaluar për shqyrtim prokurorisë së Tiranës. I ati i Arbër Demirajt, njëri prej viktimave qe mbeti i vrarë mbremjen e 4 Nëntorit në lokalin e natës “Ante Grand” nga Kostandin Xhuvani, ka shprehur pakënaqsitë e tij në lidhje me hetimet e ngjarjes.
Ish-prokurori Skënder Demiraj, me anë të një letre, i është drejtuar Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Kryeprokurorit Adriatik Llalla po ashtu edhe Kreut të Policisë së Shtetit Artan Didi, ku i bën me dije se hetimet për ngjarjen ku humbi jetën djali i tij dhe 3 persona të tjerë nuk kanë shkuar siç duhej.
Në letrën e shkruar, Demiraj paraqet ankesa në lidhje me dhënien e ndihmës së shpëjtë për djalin e tij dhe se policia nuk e ka dërguar në kohë në spital 19 vjeçarin e plagosur për të marrë ndihmën mjeksore. Sipas Demirajt, Arbri është lënë në gjëndje të plagosur brenda makinës së tij, duke pritur ambulancën, ndërkohë uniformat blu nuk e kanë derguar me urgjencë në spital.
Pretendimi i tij ka të bëjë me faktin se Policia nuk ka treguar profesionalizëm në punën e saj, po ashtu babai i viktimës shprehet se djali i tij nuk ka pasur armë me vete në vendin ku ndodhi ngjarja, siç mund të ketë pretenduar
Prokuroria dhe Policia në argumentet e tyre.
Burime për Ora News pohojnë se letra e shkruar nga Skënder Demiraj ka mbërritur në Prokurori dhe Polici që prej 2 ditësh, ndërkohë që Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka derguar për gjykim dosjen me vrasjen e 4 personave. Gjithashtu mësohet se i akuzuari për vrasje Kostandin Xhuvani së bashku me shokun e tij Erald Sida, do të dalin përpara gjykatës më 11 Dhjetor.
Ngjarja
Katër persona mbeten të vrarë me armë zjarri pas një sherri të ndodhur në një klub nate në zonën e rrugës së Elbasanit, ne kryeqytet, në orët e para të mëngjesit të 4 nëntorit.
Viktimat u identifikuan si: Arbër Demiraj, i cili mësohet se është djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho, Enea Xhaji dhe shtetasi italian Paulo Azzolo, 60 vjeç, i cili nuk kishte asnjë lidhje me konfliktin e armatosur, por është vrarë gabimisht sipas policisë.
Uniformat blu arrestuan si person të dyshuar për krimin e rëndë, Kostandin Xhuvanin, djali i ish deputetes Luiza Xhuvani, po ashtu dhe shokun e tij Erald Sida
ORA NEWS
i modh o ki albo
e ngrutet kullen mo ne vicidol
do shkoj me bkarin ne vere Kismet te bejme ca Foto do vish
JO SEKS PARA MARTESE
Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar, Xhuvani i shpëton burgut të përjetshëm
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pranuar sot kërkesën për gjykim të shkurtuar të paraqitur nga Kostandin Xhuvani, i cili akuzohet për masakrën në lokalin e natës në Tiranë ku u vranë 4 persona. Në seancën e sotme, ku do të shqyrtohej kërkesa e Xhuvanit, trupa gjyqësore pasi është njohur me të ka vendosur ta pranojë, çka do të thotë se Xhuvani i shpëton burgimit të përjetshëm.
Ndërkohë që nga ana tjetër prokurori i çështjes Euklid Gjini ka lexuar kërkesën për gjykim nën akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”.
Një seancë me parë, kur mbrojtja kërkoi gjykimin e shkurtuar, prokurori, duke kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes dhe vetë Xhuvanit ka paraqitur disa akte të tjera për llogari të hetimit, si një tabelë fotografike nga vendi i ngjarjes dhe akte të ndryshme ekspertimi të nevojshme për hetimin. Në seancë është vendosur që pretenca për Kostandin Xhuvanin do të jepet më 10 shkurt.
Xhuvani akuzohet për vrasjen e 4 personave, pas një konflikti të ndodhur në 04.11.2014 në një lokal pranë “Rrugës së Elbasanit”, në Tiranë. Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se autori i dyshuar ka qëlluar për vdekje në drejtim të shtetasve Edison Jaho dhe Enea Xhaj. Po ashtu, nga dinamika e ngjarjes, rezulton se, nga plumbat e qitur prej armës së përdorur nga i dyshuari Xhuvani, kanë mbetur të vdekur edhe shtetasit Arbër Demiraj dhe Gianpaolo Azzola.
Berisha: Vendimi për Xhuvanin, ndërhyrje e kreut të meduzës së krimit, Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga foltorja e parlamentit, vendimin e gjykatës për Kostandin Xhuvanin, duke theksuar se pranimi i kërkesës së tij për gjykim të shkurtuar, vjen nga ndërhyrja e kryeministrit Rama. Berisha solli edhe njëherë në vëmendje akuzat e tij të mëparshme lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 4 persona.
“Lajmi i dytë nga bota e krimit është që sot gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të vrasësit serial Kostandin Xhuvani nga një ndërhyrje direkte e kreut të meduzës së krimit, Edi Ramës. E kam ngritur disa herë, pse nuk merret në pyetje qytetari i ndershëm Enver Basha që i mori kriminelit nga dora, pistoletën? Pikërisht që Kostandini të ikte. Policia donte që me çdo kusht të paraqitej si autor i krimit, Arbër Demiraj, që e vdiqët ju, as ndihmë nuk i dhatë”, tha Berisha.
(d.b/m.k/BalkanWeb)
Ne Shqiperine e Rilindur Socialiste, edhe nese vret kater persona ne mes te Tiranes, nuk merr burgim te perjetshem!
Lart e me lart Qeveria e Rilindjes, mbushini burgjet me fakirat qe nuk paguajne energjine!
Nuk ka vend ne burgjet tona per vrases e drogaxhinj!
Albo
Te Mjeret Ne Shqipetar me kete Klan Mafjozesh qe jane Vellezer me njeri tjetrin dhe bejn lojra fjalesh ,,,O bo Booo!!! keta jane klan ,Familje mafjozesh dhe kane aksjonet e tyre dhe quhen vellazeri ic eshte Xhakuza,Koza nostra etj,
Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!
Krijoni Kontakt