Close
Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 211
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ne radhe te pare ngushellime familjareve. Shume kriminela ka Shqiperia por asnjehere nuk eshte fajesuar prindi pse djali vrau nje apo disa.. Tani vetem pse eshte i biri i Luizes u sulen ujqerit pd-stet per te shfrytezuar rastin e kryqezuar nenen e gjore. Merruni me vrasesin dhe jo nenen. Arsyeja mund te hete personale mes tij dhe viktimave. Mund te jete ndonje deal shkuar keq. Nuk ka nene ne bote qe nuk do e mbronte femijen e vet sado kriminel te ishte. Asnje nene nuk e shtyn femijen te vras. Asnje nene nuk eshte perfekte. Po babain se zuri njeri ne goje apo vetem kjo mund ta bente kriminel djalin?
    Ai ishallah kalbet ne burg se aty e ka vendin, dhe po te dali xhanem se le njeri gjalle. C'donin keta djema ne 4 te mengjesit ne lokal ne fillim jave? Keshtu gdhihen meshkujt andej lokakeve cdo dite te javes? Faj kane te gjithe prinderit qe u kane dhene djemve me shume liri se c'duhet.
    shikoje komentin nga fillimi ne fund ka kontradita, si fillim thua qe e ema nuk ka faj, ne fund thua qe kane faj prinderit qe ju japin shume liri, pse prokurori kerkoj vetem 2 vite burg per vrasjen e pare, sepse nderhyri prindi per ta liruar
    me kujtohet nje goce minorene qe vrau per dhune nga ish I dashuri qe nuk e linte te fejohej ne burrel u denua per vrasje me duket e pakta 7 vite megjithe thirrjen e gjithe opinionit tone per meshire bile dhe ismail kadare, por ligji nuk lejonte qe kjo te falej, si u fal ky individ per vrasjen e 2011, nese do ishte nje femije I thjeshte nga populli do denohej e pakta 15. prandaj jini me pak te politizuar per te pranuar te verteten qe dhemb, lereni lotet e krokodilit tek top media, dhe shikoni dhembjen qe iu eshte shkaktuar 5 familjeve.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ai eshte 26 vjec. Pse ne kapistall do e mbajne prinderit ate? Mund te thuash qe eshte burre.
    Prandaj boll fajesuan nenen. Ai eshte ne moshe madhore dhe nuk pyet as per nene as per baba.
    Feelings change - memories don't.

  3. #123

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Je idiot apo ben vete? Ne Elbasan ka vetem nje spital qe quhet Spitali Psikiatrik

    Ne fakt emri zyrtar eshte "Sadik Dinçi" por emri i ka ngelur psikiatrik qe ne kohen e xhaxhit sepse per ate ka qene i famshem/famekeq. Sic nuk eshte ushtaraku vetem spital ushtarak etj

    Kur pihesh behesh daulle qe smund te qendorsh dot me ne kembe te cojne ne spital shoqeria te besh serum. Te ka ndodhur ndonjehere ty apo ndonje shokut tend?
    Nuk cohet i dehuri ne spital psikiatrik. Jam i sigurte se ka spital tjeter a tip ambulance ne Elbasan ku mund te shkosh. Kur te kem ndonje shok te dehur, s'do me shkoj mendja te kerkoj per spital psikiatrik. Dhe kerkova ne goole per spitalin, nuk i ka ngelur emri spitali psikiatrik, por eshte Spitali Psikiatrik "Sadik Dinçi" ku kishte te shtruar mbi 300 te semure mendor. Thjesht e cuditshme, po ai te shkoj ku te ket qef, sja ndalon njeri.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Me duket e natyrshme qe ne kete rast te fajesohet familja(o pjesa qe i perket mamase),mamaja eshte deputete o politikane.E kunderta do ishte e papranueshme.

    Se ne çfare menyre behet dhe kush e ben kete fajesim eshte diskutim tjeter por po nuk fajesove prindin politikan ne keto raste do te thote qe fajin se ka politika e drejtesia por thjeshte shoqeria,o shoqeria pa familje.

  5. #125

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Prandaj boll fajesuan nenen. Ai eshte ne moshe madhore dhe nuk pyet as per nene as per baba.
    Nena nuk ka faj ligjerisht e nuk mund te ndeshkohet per vrasjen e te birit, por moralisht doreheqja ishte e detyrueshme

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qyfyre për postimin:

    mia@ (06-11-2014)

  7. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga par Lexo Postimin
    shikoje komentin nga fillimi ne fund ka kontradita, si fillim thua qe e ema nuk ka faj, ne fund thua qe kane faj prinderit qe ju japin shume liri, pse prokurori kerkoj vetem 2 vite burg per vrasjen e pare, sepse nderhyri prindi per ta liruar
    me kujtohet nje goce minorene qe vrau per dhune nga ish I dashuri qe nuk e linte te fejohej ne burrel u denua per vrasje me duket e pakta 7 vite megjithe thirrjen e gjithe opinionit tone per meshire bile dhe ismail kadare, por ligji nuk lejonte qe kjo te falej, si u fal ky individ per vrasjen e 2011, nese do ishte nje femije I thjeshte nga populli do denohej e pakta 15. prandaj jini me pak te politizuar per te pranuar te verteten qe dhemb, lereni lotet e krokodilit tek top media, dhe shikoni dhembjen qe iu eshte shkaktuar 5 familjeve.
    Ju te habisni more, po ku e di ti kush nderhyri per ta liruar more? Po pse llafosni budallalliqe nuk e kuptoj kur nuk i dini as rrethanat e ngjarjes, as cfare ndodhi as si ndodhi?

    C'lloj i panxene njerezish qe paskeni qene.

    Ja ku e keni me poshte vendimin e plote i gjykates per vrasjen ne 2011. Kush ka durim ta lexoje dhe te komentoje.

    Kush ska durim po ju pyes cmendoni per faktet e ngjarjes:

    1. Vrasja ndodhi ne shtepine e Albi Zeles ne oren 7 te mengjesi. C'kerkonte atje Alfred Musabelliu ne ate ore?
    2. Dy shoket e Alfredit deshmojne se me vete kishte pistolete fallco qe mbushej me fisheke qe benin zhurme. Perse e mori kete pistolete?
    3. Alfred Musabelliu ishte me pare i denuar per trafik droge, ndersa nje nga dy shoket qe kishte me vete ishte i denaur per pengmarrje dhe vetegjyqesi. Si do ndiheshit ju nese do te ishit ne konflikt me keta persona?
    4. Ne momentin qe ndodhi shkembimi i zjarrit Alfred Musabelliu ishte perleshur me Konstandin Xhuvanin dhe i kishte drejtuar pistoleten. Cfare do te benit ju ne kete moment? Nuk do te nxirrnit armen tuaj dhe te qellonit? Nuk eshte ky akt vetembrojtjeje? A e dini ju se gjykatesi vendosi qe ky ishte akt ne kapercim te kufijeve te vetembrojtjejes sepse arma e Alfredit nuk ishte e vertete. A do mund ta dallonit ju apo ndonje tjeter vertetesine e armes drejtuar per ne trupin tuaj brenda sekondit?

    Mjaft me brockulla se late nam.

    V E N D I M



    “ NË EMËR TË REPUBLIKËS “


    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga,



    GJYQTAR GERD HOXHA



    asistuar prej sekretares gjyqësore Elenita Zoto, sot më datë 14 nëntor 2011, me kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Z.Shpëtim Kurti, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, çështjen penale nr.2027akti, në ngarkim të



    Të pandehurit : Kostandin Xhuvani, i biri i Gjergjit dhe Luizës, dtl.24.06.1989,

    lindur dhe banues në Rr.« Ali Visha », p.1, sh.2, ap.17 Tiranë, me

    kombësi e shtetësi shqiptare, i padënuar, beqar, student, me masë

    sigurimi “arrest në burg”, në mungesë me dëshirë, i mbrojtur

    nga Av.Ardian Leka.



    Akuzuar : Për veprën penale të « Vrasjes së në kapërcim të kufijve të

    mbrojtjes së nevojshme » dhe « Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të

    armëve luftarake », të parashikuar nga nenet 83, 278/2 të K.Penal.



    Të pandehurit : Albi Zela, i biri i Shabanit dhe Shpresës, dtl.29.01.1987, lindur e

    banues në Rr.« Ali Visha », banesë private nr.24, Tiranë, me arsim

    të mesëm, kombësi e shtetësi shqiptare, i padënuar, beqar, i hetuar

    me masë sigurimi “arrest në burg”, në mungesë me dëshirë, i

    mbrojtur nga Av.Donata Lepenica.



    Akuzuar : Për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit“ të parashikuar nga

    neni 300/1 i K.Penal.



    Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor Gjykata, pasi administroi provat shkresore, dëgjoi prokurorin, i cili kërkoi :

    Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Xhuvani, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, të parashikuar nga neni 83 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Xhuvani, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vitt burgim.
    Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, të pandehurit Kostandin Xhuvani i caktohet një dënim i vetëm prej 3 (tre) vjetësh burgim.
    Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Kostandin Xhuvani dënohet me 2 (dy) vjet burgim.
    Vuajtja e dënimit për këtë të pandehur do të fillojë nga dita e arrestimit të tij në flagrancë më dt.23.05.2011.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Albi Zela për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 21 (njëzetenjë) muaj burgim.
    Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Albi Zela dënohet me 14 (katërmbëdhjetë) muaj burgim.
    Vuajtja e dënimit për këtë të pandehur do të fillojë nga dita e arrestimit të tij në flagrancë më dt.12.02.2011.
    Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale : prova materiale e sekuestruar të pandehurit Kostandin Xhuvani me proces-verbalin e sekuestrimit dt.23.05.2011 – armë zjarri tip “pistoletë” të kalojë në favor të shtetit; përgjimet telefonike të asgjësohen.
    Shpenzimet proçeduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore u ngrakohen solidarisht dy të pandehurve ;
    dëgjoi Av.Ardian Leka, i cili në emër dhe për llogari të të pandehurit Kostandin Xhuvani shprehu pendimin e thellë të të pandehurit për gjithçka ka ndodhur por, kërkoi pafajësi për veprën pemale të parashikuar nga neni 83 i KP për shkak se, vepra është kryer në kushtet e mbrojtjes së nevojshme ; pranimin e fajësisë për veprën penale të parashikuar nga neni 278/2 i KP dhe dënimin e të pandehurit me kohën e paraburgimit ;

    dëgjoi Av.Donata Lepenica, e cila në emër dhe për llogari të të pandehurit Albi Zela, shprehu pendimin e thellë të të pandehurit për veprën penale të kryer pre tij dhe kërkoi një dënim më të butë ;

    si dhe pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi



    V Ë R E N



    Se, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurve Kostandin Xhuvani, akuzuar për veprën penale të « Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme » dhe « Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake », të parashikuar nga nenet 83 dhe 278/2 të K.Penal dhe Albi Zela i akuzuar për kryerjen e veprës penale të « Moskallëzimit të krimit » të parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal.

    Pas ardhjes së çëshjtes për gjykim Gjykata procedoi me njoftimin e të pandehurve Kostandin Xhuvani dhe Albi Zela, të cilët vuajnë masën e « arrestit në burg », parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Të pandehurit pasi morën djeni për zhvillimin e gjykimit në ngarkim të tyre, shprehën dëshirën për të mos marrë pjesë në gjykim, duke autorizuar avokatët respektivë për t’i përfaqësuar në gjykim, duke u dhënë atyre të gjitha tagrat, që iu njeh ligji procedurial penal.

    Për këtë arsye, bazuar në nenin 352 të K.Pr.Penale, shqyrtimi gjyqësor u zhvillua në mungesë të të pandehurve Kostandin Xhuvani dhe Albi Zela, të cilët u mbrojtën respektivisht në këtë gjykim nga Av.Ardian Leka dhe Av.Donata Lepenica.

    Në kërkesat paraprake, bazuar në nenin 403 të K.Pr.Penale, mbrojtësit e të pandehurve Kostandin Xhuvani dhe Albi Zela, bënë kërkesë për gjykim të shkurtuar, e cila nuk u kundërshtua nga organi i akuzës. Në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata pasi studioi aktet e paraqitura nga Prokuroria në fashikullin e gjykimit, bazuar në nenin 404 të K.Pr.Penale çmoi se, kërkesa duhet pranuar, pasi në gjendjen në të cilën ndodhen aktet, çështja mund të zgjidhej.

    Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi e provuar se, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane mbi bazen e materialit kallezues te ardhur nga Drejtoria Policise Qarkut Tirane, Sektori Kunder Krimeve te Renda, ka rregjistruar aktet e procedimit penal nr.597, per vepren penale te “Vrasjes me dashje ne bashkepunim dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake” parashikuara nga nenet 76-25;278/2 të K.Penal, ne ngarkim te shtetasit nen hetim Kostandin Xhuvani, Albi Zela, Ermal Gjici, etj...

    Nga teresia e veprimeve hetimore te kryera dhe akteve proceduriale te administruara ne procedimin penale te mesiperm ka rezultuar e povuar se, me date 12.02.2011 ne oren 17:00 nga policia gjyqsore e D.P.Q.Tirane eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Ermal Gjici, per vepren penale “Perkrahja e autorit te krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, Albi Zela per vepren penale te “Vrasjes me dashje” e kryer ne bashkepunim dhe “Armembajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76-25 dhe 278/2 te Kodit Penal për shkak se, me date 12.02.2011, rreth ores 07:30, ne rrugen “Ali Visha ”, Tiranë, ne banesen private nr.26 te shtetasit Albi Zela, ne bashkepunim, per motive te dobeta, ky i fundit në bashkëpunim me shtetasin Kostandin Xhuvani kanë vrare me arme zjarri shtetasin Alfred Musabelli.

    Me marrjen e njoftimit nga policia gjyqsore eshte shkuar ne vend-ngjarje dhe eshte proceduar me kryerjen e veprimeve te para hetimore si :

    keqyrja e vendit te ngjarjes, ku u gjeten, fiksuan dhe u sekuestruan me cilesine e proves materiale per ekzaminime te metejshme laboratorike provat materiale si me poshtë vijojne: nje gezhoje model 54, caliber 7.62 mm, me markirim 11-65; nje fishek me kapsolle te paplasur me markerim 8mm blank, dy tampone sterile me permbajtje lende te kuqe si ajo e gjakut, nje xhup me ngjyre te zeze me mbishkrimin ”FACTORY Ë.XL”, me ngjyre gri-te zeze, i ndotur me lende te kuqe si ajo e gjakut, nje xhup tjeter ngjyre te zeze, me mbishkrimin ”LTB”, i ndotur me lende te kuqe si ajo e gjakut, nje leje drejtimi ne emer te shtetasit Alfred Musabelli, nje automjet me targa BS 633 FJ, nje çeles me mbishkrimin ”SEAT IBIZA”, kater gjurme kopjues transparent te emertuar me germat A.B.C dhe D, nje mbajtese karte SIM e shoqerise ”Vodafone”.
    Me qellim kapjen e personit ne kerkim shtetasit Kostandin Xhuvani u ushtrua kontrolle banese edhe ne banesat e lidhjeve te tija te ngushta shoqerore si ne banesen e shtetasit Ergys Metaj, Erlad Sida dhe Lorenc Ndreu por, nuk u be e mundur gjetja dhe kapja e tij si dhe nuk u be e mundur gjetja dhe intervistimi edhe i personave te siperpershkruar. Është kqyrur banesa e shtetasit Gjergj Xhuvani, në të cilën banonte i pandehuri Kostandin Xhuvani. Gjate kqyrjes se baneses se shtetasit Gjergji Xhuvani u gjeten dhe u sekuestruan me cilesine e proves materiale per ekzaminime te metejshme laboratorike provat materiale si me poshte vijojne : pese tampona sterili me perbmajtje lende te kuqe si ajo e gjakut; nje peshqire ngjyre te bardhe i ndodtur me njolla te kuqe si ato te gjakut; nje pale pantallona xhinse ngjyre blu Seventy tëo; nje bluze me menge te gjata, me ngjyre te zeze me mbishkrimin Russo; nje xhup me ngjyre te zeze, fesh-fesh; nje aparat celular marka ”Vodafone”, ne gjendje te fikur,me numer IMEI te aparatit 357686021963629, pa karte SIM.
    Është marrë vendim dhe është realizuar kqyrja e kufomes se shtetasit Alfred Musabelli, gjatë së cilës u konstatua vetem nje plage hyrese dhe dalese me drejtim nga para-mbrapa, nga larte-poshte, me vrime hyrje poshtë syrit te majte dhe dalje ne pjesen e pasme te qafes ne krahun e djathte , njekohesisht u moren me ane te nje garze kampion gjaku.
    Krahas procesverbalit te keqyrjes se vendit te ngjarjes, dhe kqyrjes së kufomes jane marre deklarime nga persona qe kane dijeni per rrethanat e dobishme te hetimit shtetasi Andi Grori, Pjerin Prenga, Elton Alija, etj…. Nga këto deklarime ka rezultuar se, viktima Alfred Musabelli ne date 12.02.2011, rreth ores 07:00 se bashku me dy shoket e tij, shtetasit Andi Grori dhe Pjerin Prenga kanë shkuar ne banesen e shtetasit Albi Zela, per t’u sqaruar ne lidhje me nje konflikt, qe kishin patur me pare me njeri-tjetrin. Shtetasi Alfred Musabelli eshte futur ne banesen e Albi Zeles, ku eshte takuar fillimisht me Albin dhe me shtetasin Kostandin Xhuvani ndersa, Andi Grori dhe Pjerin Prenga kane qendruar jashte baneses. Pasi jane takuar, Alfred Musabelliu nga njëra anë dhe të pandehurit Albi Zela dhe Konstandin Xhuvani kane filluar te konfliktohen me njeri-tjetrin. Gjatë këtij konflikti, viktima Alfred Musabelli ka payur në dorë nje arme loder me permasat reale te armeve te zjarrit tip pistolete dhe ia ka vendosur ne koke nga prapa të pandehurit Albi Zela. Për të shpëtuar Albin i pandehuri Kostandin Xhuvani i është hedhur përsipër viktimës Alfred Musabelli dhe të dy së bashku janë rrëzuar. Gjatë këtij rrëzimi, viktima ka dëmtuar njërën dorë dhe për pasojë, i ka drejtuar armën që kishte me vete të padnehurit Kostandin Xhuvani, duke i thënë që do të vras. Menjëherë, i pandehuri Kostandin Xhuvani ka nxjerrë nga brezi nje arme zjarri te tipit pistolete dhe ka qelluar ne drejtim te shtetasit Alfred Musabelli, duke i shkaktuar vdekjen. Pas ngjarjes shtetasi Kostandin Xhuvani dhe Albi Zela jane larguar menjehere nga vend-ngjarja dhe shtetasi Albi Zela eshte ndare me shtetasin Kostandin Xhuvani, ku shtetasi Albi Zela ka shkuar ne banesen e dajeve te tij. Ndërsa, i pandehuri Kostandin Xhuvani ka shkuar ne banesen e tij ku ka nderruar rrobat, qe ka patur me gjak dhe me pas me ndihmen edhe te shtetasit Ermal Gjici, i cili me kerkesen e Kostandinit i ka vene ne dispozicion të pandehurit Kostandin, makinen e tij te markes benz model 240 me targa DR 6088 A, me të cilën i pandehuri Xhuvani eshte larguar ne drejtim te paditur. Nderkohe që, pas largimit nga vendi i ngjarjes i te dy të pandehurve, shtetasit Pjerin Prenga, Andi Grori dhe Elton Alija jane kthyer ne banesen e shtetasit Albi Zela. Shtetasi Elton Alija ka hyre nga muri i avllise pasi, dera e jashtme ka qene mbyllur dhe kur eshte futur ne oborr ka gjetur te shtrire ne toke pa ndjenja shtetasin Alfred Musabelli, te cilin e kane marre me pas dhe me automjetin e tyre e kane çuar ne spitalin ushtarak.
    Jane pyetur ne cilesine e personave qe kane dijeni per vepren penale shtetasit Andi Grori dhe Pjerin Prenga të cilët, ndër të tjera kanë deklaruar se :shtetasi Altin Grori ka deklaruar se : ka pare dhe degjuar konfliktin qe po zhvillohej ndermjet shtetasve Alfred Musabelli dhe shtetasve Albi Zela e Kostandin Xhuvani dhe ne konflikt e siper, ka pare shtetasin Kostandin Xhuvani qe ka nxjerr nje arme zjarri tip pistolete duke qelluar ne drejtim te shtetasit Alfred Musabelli.
    shtetasi Pjerin Prenga, nder te tjera sqaron se, motivi i kesaj ngjarje ka qene nje sherr i ndodhur tre dite me pare ndermjet shtetasve Alfred Musabelli, Andi Grori, Elton Alija, Romarjo Musabelli dnga njëra anë dhe shtetasve Albi Zela, Donald Ymeri, Kostandin Xhuvani etj…, nga ana tjetër, sherr i cili ka degjeneruar deri ne perdorimin e armeve te zjarrit nga palet (ngjarje e padenoncuar ne polici).
    Jane pyetur shtetasit Elton Alija, Ermal Gjici, Gjergj Xhuvani, Erjon Gjici, Donald Ymeraj, Hajredin Sida, Maringlen Ismaili, Mirgen Shuke, Gerald Caushi, te cilet sqarojne motivet dhe rrethanat te ngjarjes.
    është pyetur ne cilesine e personave ndaj te cilit zhvillohen hetimet pas arrestimit, shtetasi Albi Zela, i cili mohon faktin e grindjes se tij me shtetasin Alfred Musabelli si dhe faktin qe te kete qelluar me arme zjarri ne drejtim te Alfredit. Ky shtetas ka deklaruar se, me arme ne drejtim te Alfred Musabelli ka qelluar shtetasi Kostandin Xhuvani, i cili sipas tij eshte ndodhur rastesisht ne banesen e tij. Gjithashtu, ky shtetas pranon faktin se qysh prej dy muajve te fundit ka qene ne konflikte me Alfred Musabelli per motive te dobeta konflikt, i cili megjithe nderhyrjet nuk eshte shuar midis tyre.
    ështe pyetur ne cilesine e personave ndaj te cilit zhvillohen hetimet shtetasi Ermal Gjici, i cili deklaron se i ka vene ne dispozicion automjetin e tij shtetasit Kostandin Xhuvani me qellim qe, ky persone te largohej nga vendi i ngjarjes dhe t’i fshihej organeve te policies por, nuk ka pasur asnje dijeni per ngjarjen e ndodhur.
    Nga ana policies gjyqsore shtetasit Albi Zela, pas arrestimit i janë marrë nga te dyja duart kampionë për gjetjen e faktoreve plotesues te qitjes, si dhe per ekzaminime te metejshme laboratorike.
    U kryen edhe veprime te tjera proceduriale si vendim per kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjore, balistik, biologjik, daktiloskopik, kimik etj.
    Me qellim grumbullimin e provave dhe fakteve te reja ne lidhje me ngjarjen si dhe kapjen e personit ne kerkim Kostandin Xhuvani jane kryer nje sere pergjimesh telefonike celulare te lejuar nga Gjykata.
    Njekohesisht gjate hetimeve eshte ripyetur ne cilesine e personave qe kane dijeni per vepren penale shtetesja Shpresa Zela, e cila eshte pronarja e baneses nr. 26, ku ka ndodhur ngjarja dhe e ema e te arrestuarit shtetasit Albi Zela. Kjo shtetase, ka deklaruar se, ka pasur dijeni per konfliktin midis Albit dhe viktimes pas ngjarjes ka shkuar ne shtepine e te vellait te saj, ku ka pare se djali i saj Albi Zela ndodhej aty, i zbehur ne fytyre, dridhej i teri dhe thoshte fjalet nuk e kam vrare une. Me pas Shpresa e ka marre dhe e ka dorezuar djalin e saj- të pandehurin Albi Zela, ne Komisariatin e Policise Nr.1, Tirane, ku edhe është arrestuar në flagrancë.
    Eshte bere rikqyrje e vendit te ngjarjes ne date 11.05.2011 ku jane percaktuar permasat e objekteve prane vendit te ngjarjes si dhe skica e vendit te ngjarjes me qellim percaktimin e mekanizmit te ngjarjes si dhe administrua tabela e kqyrjes se vendit te ngjarjes nr. 400/2011 date 17.02.2011 dhe e rikqyrjes se vendit te ngjarjes nr. 1340/2011 date 27.05.2011.
    Nga permbajtja e deklarimeve ne cilesine e personave qe kane dijeni per vepren penale shtetasi Pjerin Prenga, ka deklaruar se : “ate dite kisha per te dhene nje provim dhe per kete arsye mamaja ime me ngriti nga gjumi heret ne mengjes rreth ores 06:45. Si u ngrita po haja mengjezin dhe ne kete çaste me therrasin tek shtepia shoket e mi Andi Grori dhe Alfred Musabelli. Dola nga shtepia dhe u takova me ta. Kur u takova Alfredi me Andin me thane hajde te ikim dhe te takojme Albi Zelen dhe te sqarojme faktin se kush prej tyre na ka qelluar me arme zjarri kallashnikov tek depoja e ujit dy dite me pare. Me makinen e Andit te tre, pra une Andi dhe Alfredi shkuam ne shtepin e e Albi Zeles, e cila ndodhet tek rruga “Ali Visha”, shtepi private, sapo ngjit maloren e kesaj rruge. Kur shkuam atje, Andi parkoi makinen ne rrugen qorre ne krah te garazhit te baneses se Albit me koke per nga rruga. Une me Alfredin zbritem nga makina, kurse Andi qendroje ende ne makine per ta parkuar mire, me drejtim per nga shtepite tona. Si zbritem pame se po vinte drejt baneses se Albi Zeles, ish shoku jone shtetasi Kostandin Xhuvani ose sic i therrasin shkurt NINO. Kur Ninua u afrua prane nesh ne hyrje te portes kryesore te baneses se Albi Zeles, Alfredi i thote atij “ po ti ishe ate nate tek depo e ujit, kush na qelloj me arme nga ju?. Ninua i tha se une nuk di gje, me vdekte motra nuk kam qelluar me arme, pyesni Albin.Mire i tha Fredi largohu nga ketu. Ninua u kthye dhe po ikte ne drejtim te rruges per nga erdhi. Ndersa Alfredi se bashku me mua u futem ne banesene e Albit, ku porta kryesore ishte e hapur. Si u futem ne oborrin e baneses se Albi Zeles, e gjetem kete te fundit duke lare dhembet ne banje. Ne kete çaste Alfredi i thote ça ben ti, pse rri me ata maloket, kush na qelloj nga ju me arme? Albi i tha se nuk ju kam qelluar une por ju ka qelluar shtetasi Ermal Gjici. Kjo bisede midis Alfredit dhe Albit eshte zhvilluar tek banja, ku Albi siç deklarova ishte duke lare dhembet, ndersa Alfredi u fute brenda ne banje, ne hyrje te saj.” Me pas shtetasi Pjerin Prenga sqaron faktin se pas vrasjes se shtetasit Alfred Musabelli bashke me shtetasit Andi Grori dhe Elton Alijaja kane shkuar dhe kane marre viktimen duke e derguar ne spitalin ushtarak. Njekohesisht Pjerini pohon se : “diten e ngjarjes, pra diten qe u vra Alfredi ne date 12.02.2011, kur ne shkuam per tu sqaruar ne banesen e Albit, Alfredi kishte arme me vete, ishte arme qe imitonte vetem zhurma si ato qe perdorin tek emisoni “Portokalli”, kishte ngjyre gri te zene, per te cilen une kisha dijeni qe Alfredi e kishte me vete. Kete gje e mesova ate dite ne mengjes ne kohen qe zbritem nga makina dhe u drejtuam per ne shtepin e Albit, ende pa u takuar me Ninon, ku Alfredi me tha se kam nje pistolete si ato te Top-Chanelit, nuk ben. Ne momentin qe une u riktheva ne vendin e ngjarjes nuk gjeta asnje aty, them se armet mund t’i kete marre Albi me Kostandinin, une nuk i kam pare ne asnje moment pistolete shtetasit Albi Zela.”
    Eshte ripyetur ne cilesine e personave qe kane dijeni per vepren penale shtetasi Andi Grori, i cili deklaron dhe provon rrethanat e sipercituara, konfliktin midis viktimes dhe Albit si dhe rrethanat e tjera te pershkruara me lart.
    Eshte ripyetur ne cilesine e personave qe kane dijeni per vepren penale shtetasi Elton Alijaj, i cili provon rrethanat e sipercituara.
    Gjate ripyetjes ne cilesine e personave ndaj te cilit zhvillohen hetimet shtetasi Albi Zela, i cili pohon se “ditën e ngjarjes eshte ngritur ne mengjes dhe rreth ores 07:10 e ka marre ne telefon Kostandin, i cili i ka thene nese ishte bere gati apo jo pasi, nxitonte se kishte provim ne Elbasan dhe ishte duke shkuar ne banesen e tij. Albi eshte ngritur, ka lene deren hapur dhe eshte futur ne banje per te lare dhembet. Mbas pak ka shkuar Nino dhe i ka thene se po deshe behu gati pak shpejt se kam provim. Albi i ka dhene celesat e makines se tij, qe kishte te parkuar jashte ne rruge ne hyrje te portes kryesore te baneses se tij por, nuk e ka pare nese Nino qendroi ne oborr apo, doli jashte per te ndezur makinen. Mbas pak ne banese jane futur shtetasit Andi Grori, Elton Alijaja dhe Alfred Musabelli. Ky i fundit ne dore mbante nje arme ngjyre gri dhe si ju afrua atij prane e mbushi ate dhe ia drejtoje pistoleten ne koke duke i thene ec para me mua, mos bej zhurem se do te vras, nderkohe Pjerini me Andin po debatonin, po shaheshin dhe po goditeshin me grushta me Ninon, tek dera e banjes, ku Nino sipas tij po perpiqej qe ti shkonte prane Albit. Ne kete cast, Albi eshte spostuar per te dale dhe Alfredi i ka kaluar nga mbrapa, duke u futur me ne brendesi te banjes dhe pistoleten ia mbante ne koke atij. Nino eshte shkeputur nje caste nga Andi dhe Pjerini dhe eshte futur ne banje dhe e ka goditur me grushte Alfredin. Po ashtu dhe Alfredi e ka goditur me grushte dhe me pas jane perleshur. Ne perleshje e siper Alfredi ka rene ne dyshemen e banjes dhe si ka rene ju ka drejtuar pistoleten Ninos. Ne kete kohe Nino ka nxjerr pistoleten, e ka mbushur ate dhe ka qelluar njehere ne drejtim te Alfredit dhe per pasoje Alfredi ka gjetur vdekjen. Andi dhe Eltonin jane larguar, ndersa Nino ka marre te dyja armet dhe eshte larguar ne drejtim te paditur. Ndersa Alfredi ka shkuar ne shtepine e dajes se tij dhe me pas eshte vetdorezuqar ne polici.”
    Eshte administruar akti i ekspertimit vleresues i gezhojes dhe teknik i fishekut nr.1992 date 09.03.2011 nga permbajtja e te cilit rezulton se : gezhoja objekt ekspertimi me markerim 11-65 u perket fishekeve standart luftarak te modelit 54 dhe kaliber 7.62 mm, qe perdoren si municion per pistoletat TT dhe Zastava si dhe automatiket P.M.SH dhe P.P.S te kaliberit 7.62 mm. Ne gezhojen objekt ekspertimi te modelit 54, kaliber 7.62 mm, me markirim 11-65 evidentohen gjurme te qitjes me arme zjarri me vlera identifikuese. Fisheku objekt ekspertimi me markerim “8mm Blank”, eshte fishek special i kaliberit 8 mm, me mbushje per imitim e te shtimes se armes se zjarrit.Fisheku eshte ne gjendje te rregullt teknike dhe qitja e tij u realizua normalisht. Fisheku special objekt ekspertimi i kaliberit 8 mm me markirim “8 mm Blank” perdoret si municion nga armet e zjarrit pistoleta speciale te kaliberit 8 mm per imitim e te shtimes se armes se zjarrit.
    Eshte administruar tabela e kqyrjes se kufomes se shtetasit Alfred Musabelli me nr. 403 date 21.02.2011.
    Nga aktet e administruara në fashikullin hetimor rezulton se, më date 23.05.2011 u vetë-dorezua ne polici autori i dyshuar i vrasjes se shtetasit Alfred Musabelli, shtetasi Kostandin Xhuvani, i cili dorezoi dhe armen e krimit te sekuestruar me cilesine e proves materiale, arme zjarri pistolete TT, model 54, kaliber 7.62 mm me numer 11002038-66-1964. Pas arrestimit të dyshuarit i’u moren kampione gjaku, pershkruar ne proces-verbalin e kqyrjes dhe marrjes se proves materiale. Pas marrjes së këtyre provave materiale u perpiluan vendimet per kryerjen e ekspertimit biologjik, vendim per kryerjen e ekspertimit teknik-balistik dhe vendim per kryerjen e ekspertimit balistik-krahasues.
    Pas arrestimit eshte pyetur ne cilesine e personave ndaj te cilit zhvillohen hetimet shtetasi Kostandin Xhuvani, i cili pohon se : “une viktimen shtetasin Alfred Musabelli e kisha shoke qysh prej nje viti dhe me te jam njohur ne lagje, pasi ishim qe te dy banore te nje lagje. Me viktimen Alfred Musabelli jam konfliktuar ne ambjentet e shkolles “Labinoti”, para dy muaj se te ndodhte ngjarja.Sherri midis nesh ka filluar per motive te dobeta. Mbaje mend se diten qe jam konfliktuar me viktimen isha duke pire ne lokalin e shtetasit Xhevat Koçiu, se bashku me dy shoket e mi, njeri vellai i viktimes shtetasi Romarjo Musabelli dhe shtetasi Erlad Sida. Mbasi pime disa gota raki dolem nga lokali dhe u bashkuam me shoke te tjere te lagjes dhe konkretisht viktimen shtetasin Alfred Musabelli, Elton Alijaja, Andi Grori, Albi Zela dhe disa te tjere emrat e te cileve nuk i kujtoje per momentin. Ne kohen qe u bashkuam me te tjeret, shtetasi Elton Alijaja dhe Erlad Sida filluan te konfliktoheshin me fjale me njeri tjetrin. Ne kete kohe nderhyne ne debat shtetasi Alfred Musabelli ne ndihme te Eltonit, te cilin e kishte shok te ngushte dhe nderkohe futem edhe une ne debat per të ardhur ne ndihme Erald Sides. Ate nate thjesht debatuam me fjale me njeri-tjetrin por, pa u konfliktuar dhe ofenduar me fjale. Te nesermen vjen personalisht për të më takuar shtetasi Alfred Musabelli. Une isha tek shkolla “Labinoti” se bashku me dy shoket e mi Albi Zelen dhe Donald Ymeraj. Si erdhi m’u drejtua me fjalet: “Meqenese mbreme ishe i pire hajde te flasim sot, kush je ti qe me nge zerin mua” dhe pa mbaruar fjalet me qelloi me shpulle. Ne kete kohe nderhyri Albi me Donaldin per ta qetesuar Alfredin dhe me pas folem qetesisht dhe arritem te pajtoheshim me njeri tjetrin. Nje dite me pas, me sa mesova nga shoku ime Albi Zela, shtetasi Erald Sida diten qe kishte dhe ditelindjen e tij ishte duke pire me shoqerine tone, ne te cilen isha dhe une por u largova me pas. Ne ambjentet e shkolles ku ata ishin duke pire, kishte shkuar shtetasi Alfred Musabelli se bashku me Elton Alijaja dhe ne kohen qe, kishte shkuar Erald Sida i kishte thene perse bere sherr me Kostandinin, ne thjesht debat beme. Ne kete kohe Alfredi siç ishte me shishen e alkolit ne dore e godet Eraldin ne koke. Ne kete kohe futet Elton Alijaja ne ndihme te Alfredit, ndersa Albi Zela ne ndihme te Eraldit. Mbasi ishin konfliktuar per nje kohe te shkurter 5-10 sekonda, me ndihmen e personave te tjere ndahen dhe largohen nga shkolla. Mbas largimit te Alfredit dhe Eltonit po sipas thenijeve te Albit, shoket e mi Albi Zela, Erjon Gjici dhe Erald Sida ishin larguar me makinen e Albit per ne shtepi. Diku ne afersi te shtepise se Albit nje makine Audi Q7, i kishte ndjekur nga pas, i kishte parakaluar dhe ju kushte zene rrugen nga e cila kishte zbritur shtetasi Elton Alijaja, Pjerin Prenga dhe Alfred Musabelli, te cilet kishin qelluar me gure makinen e Albit. Albi i jep makines mbrapa me shpejtesi dhe u largua pa pesuar asnjeri prej tyre ndonje demtime fizik, por vetëm ca demtime te vogla makines se tij. Mbas kesaj perplasje po nga Albi Zela kam mesuar se Alfredi me Eltonin dhe Pjerin Prengen kishin goditur me sende te forta shokun time shtetasin Donald Ymeri disa dite me pas. Dy-tre dite para ngjarjes nje femije i lagjes te cilin e therrasin Fethi vjen dhe me takon mua me Albin ne lokalin, ku ishim duke pire kafe dhe na thote se me çuan ne shtepine tende Alfred Musabelli dhe Pjerin Prenga per te te therritur ty, qe te dilje nga shtepia, por ti nuk kish njeri ne shtepi. U shqetesuam per kete fakt, pasi si une dhe Albi e dinim qe Alfredi me Pjerinin mbane arme zjarri pistolete me vete dhe se si Fredi dhe Pjerini kane qene te denuar me pare njeri per droge dhe tjetri per pengemarrje. Duke ditur rrezikshmerine e tyre pasi sic deklarova dhe me larte kane qene shoket tane dhe i njihja nga afer se kush ishin, u detyrova te blija nje arme zjarri pistolete kundrejt vleres 500 Euro, tek nje persone i quajtur Beni, gjeneralitetet e sakta te te cilit une nuk i di, por di qe rri diku tek “Brryli” dhe nese e shikoj jam ne gjendje te bej njohjen fizike te tij. Armen e bleva me qellim qe te mbrohesha. Nje dite para se te ndodhte ngjarje bisedova me Albin, qe te nesermen heret ne mengjes do te shoknim me makinen e tij ne Elbasan, pasi do te jepja nje provim, lende e cila nuk me kujtohet per momentin si dhe do te paguaja taksen e shkolles, pasi jam ne vitin e dyte, ne Universitetin “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan, dega pune sociale “Part taime” dhe do te takoheshim tek shtepia e Albit. Diten e ngjarjes ne date 12/02/2011 dola nga shtepia rreth ores 07:00 dhe shkova ne kembe teki shtepia e Albit. Kur shkova ne shtepine e tij, porta e jashtme e murit rrethues ishte e hapur. U futa brenda ne oborr dhe takova Albin i cili ende nuk ishte bere gati, po pastronte kepucet dhe po lante dhembet ne tualetin qe kishte ne oborr. Nderkohe i them nxito pak se jemi vone dhe po e prisja jashte ne oborr. Nderkohe futet ne oborr shtetasi Alfred Musabelli dhe Pjerin Prenga, ku Alfredi ne dore mbante nje pistolete, te cilen fillimisht ma drejtoj mua duke me share o te ****** nenen, motren dhe robet e shtepise dhe me tha mos levise nga vendi se do te vrase. Nuk reagova fare nga fjalet qe me tha Alfredi dhe qendrova ne vende pa levizur. Me pas Alfredi u fut ne banje, i vuri pistoleten ne koke Albit, e shau me fjale fyese dhe i tha se ti do te vish me ne tani. Nderkohe nderhyra une duke i thene cfare ben keshtu o Fred, nuk shkon ky muhabet ne jemi shoke. Ai nderkohe me kthehet edhe mua me fjalet rri urte se te vrava dhe ty dhe me drejtoje pistoleten. Theksoje se une ne kohen qe po rrija ne oborr isha ne nje distance shume te afert me deren hyrse te banjes, pothuajse ngjitur dhe mbas meje qendronte Pjerin Prenga. Ne kete caste une i kapa doren ne te cilen mbante armen dhe ia ngrita siper dhe po mundohesha tia merrja ate.Ne kete kohe pashe se Albi po rrinte ne kembe ne kendin e banjes prane bulierit, kurse Pjerin Prenga ishte mbrapa meje.Ne perleshje e siper ne kohen qe une po mundohesha ti merrja armen nga dora Alfredit, rreshkitem te dy ne banje dhe rame ne dysheme siper bides.Ne kohen qe rame ne dysheme Alfredi shprehu fjalet me theve doren o te ****** robet dhe u ngrite me shpejtesi ne kembe dhe mbasi u ngrite mbushi pistoleten qe mbante ende ne dore dhe ma drejtoje ate mua.Ne kete caste per tu mbrojtur dhe i tmerruar nga regimi i Alfredit nxora nga brezi pistoleten qe kisha blere dite me pare, e mbusha ate dhe qellova njehere ne drejtim te tij ku si pasoje Alfredi ra ne dysheme brenda ne banje.Mbaje mend se, mbasi qellova Alfredin i trembur doja te ikja dhe ne hyrje te banjes jam perleshur me grushta edhe me shtetasin Pjerin Prengen, i cili mbas pak perfitoi nga rasti dhe doli nga banesa e Albit. Dola edhe une deri tek porta e oborrit dhe kur dola pashe se Pjerini hipi ne makinen e Andi Grorit, e cila ishte nje makine “Reno-Clio”, ngjyre gri dhe bashke me Andin u larguan per nga shkolla “Osman Myterizi”. Si u larguan une u ktheva per te pare nese Alfredi ishte ende gjalle apo kishte vdekur me qellim qe t’i jepnim ndonje ndihme. Kur u ktheva pashe se ai nuk reagonte fare dhe qendronte i shtrire ne dysheme pak brinjas. Nuk bera asnje veprim tjeter pasi pashe se ai dukej se kishte vdekur, mora pistoleten e tij, e cila ishte ngjyre gri metalizato, konstrukt hekuri, e futa dhe ate ne brez dhe dola se bashku me Albin per t’u larguar. Albi iku per nga shkolla e baletit ndersa une ika ne shtepi per faktin se po dilte gjake nga dora e djathte, te cilen e vrava gjate perleshjes me Alfredin dhe per te mare lek se nuk kisha asnje lek me vete. Kur shkova ne banese dhe konkretisht ne hyrjen tjeter qe kemi ngjitur me ate ku banojme, mora nje peshqirm me te cilin fashova doren pasi po dilte gjake, mora pak lek dhe u largova menjehere nga shtepia. Si dola nga banesa mora ne telefon shokun tim Ermal Gjicin, i cili ne kohen qe e telefonova ishe ne gjume dhe i them hajde shpejt me sill pak makinen tek posta ne Qytetin Studenti. Me pyeti se per cfare e doja, por une nuk i dhashe sqarime, por i them se me duhet tani urgjent se kam nje hall. Mbas 5 minutash vjen tek posta me makinen e tij Ermali, i cili me jep makinen dhe mbas pak largohet. Kur erdhi Ermali me pyeti serisht per cfare te duhet me kaq urgjence makina. Une nuk i dhashe sqarime por, i them perseri ashtu kam nje hall dhe me duhet makina jote. Ai largua ndersa une me makinen e tij te markes “Mercedes Benz 240”, me ngjyre te verdhe me targa te Durresit ika ne drejtim te Farkes, duke mare me vete te dyja pistoletat, pistolten time dhe ate qe i mora Alfredit. Lashe makinen e Ermalit ne Farke dhe me pas mora ne telefon time ate Gjergjin, te cilit i them se une po largohem per nje fare kohe, beni kujdes por, pa i thene se cfare kishte ndodhur konkretisht. Fika telefonin dhe u largova ne drejtim te fshatit Priske, ku u strehova ne nje shpelle. Kam qene i vetem gjate gjithe kohes. Te nesermen ne mengjes pashe se arma qe i mora Alfredit nuk ishte luftarake, tyta e saj ishte e bllokuar. I deshperuar kur pashe se arma e Alfredit nuk ishte luftarake, e mora dhe e hodha ate ne lumin e Priskes ne kohen qe zbrita per ne qytet. Ne qytet zbrita ne kembe, mora autobuzin e linjes se Beratit tek parku i autobuzeve dhe u nisa per te shkuar fillimisht ne Lushnje dhe me pas me nje furgone te linjes eca ne drejtim te Fierit. Ndalova ne fshatin Brostar te Fierit ne funde te autostrades qe shkone per ne Fier. Me pas kam shkuar dhe qendruar ne nje shtepi te braktisur, qe ndodhet ne maje te kodres se fshatit, shtepi te cilin e dija qe ndodhej aty qe me pare pasi kisha shkuar edhe njehere tjeter per pik-nik. Pergjate gjithe kesaj kohe kam qendruar aty deri sa u lidha me nje banor te fshatit, i cili kishte nje te afermin e vet ne burg dhe nepermjet avokatit te tij arrita te marre vesh se, cili ishte avokati qe interesohej per ceshtjen time deri sa gjeta mundesine qe komunikova me te dhe sot erdha dhe u dorezova ne polici per tu vene ne dispozicion organeve te drejtesise. Theksoj se ndihem totalisht i penduar per cfare kam kryer, dija qe Alfredi me Pjerinin ishin te rrezikshem dhe mbanin arme me vete, por ne asnje nuk e dija qe arma e Alfredit nuk mishte e vertete.Ngjarja ka ndodhur ne kohe shume te shkurter dhe duke pare presionin qe po bente Alfredit kunderjt meje dhe Albit dhe ne momentin qe ai e mbushi ate, me detyroi qe edhe une si kunderpergjigje per t’u mbrojtur ndaj sulmit te qelloj ndaj tij. Kam qelluar vetem njehere me pistolete ne drejtim te Alfredit diten e ngjarjes, kisha gjithsej pese fishekë, kater nga te cilet po jua dorezoje se bashku me pistoleten.”
    Krahas veprimeve hetimore te mesiperme gjatee hetimit paraprake jane administruar tabela fotografike e fiksimit te njollave te kuqe si ato te gjakut ne hyrje te baneses se shtetasit Gjergj Xhuvani me nr. 401/2011 date 17.02.2011, tabela fotografike e kqyrjes se automjetit me targa BS 633 FJ me numer 402/2011 date 23.02.2011, administruar kerkesa per caktimin e mases se sigurimit per shtetasin Kostandin Xhuvani, Albi Zela, Ermal Gjici, Kerkese memorie nr. 390-A date 03.03.2011, Prokure e posaçme me nr. 198 rep nr. 85 kol date 02.03.2011; Vendim per lejimin e pergjimit telefonike; Proçes-verbali per realzimin e pergjimit te telekomunikimeve te kerkuara me shkrese nr. 1705 date 28.02.2011; shkresa nr. 181 prot date 04.03.2011; relacioni per zgjatjen e afatit te pergjimit te bisedave telefonike i dates 04.03.2011.
    Eshte administruar akti i ekspertimit mjeko-ligjore nr. 48 date 28.02.2011 nga permbajtja e te cilit rezulton se: Ne kufomen e ekzaminuar te shtetasit Alfred Musabelli u konstatuan nje plage e tejpertejme e fytyres dhe kokes, me vrime ne hyrjeje ne pjesen e perparme te majte te fytyres dhe daljeje ne pjesen e pasme te djathte e te siperme te qafes, e shoqeruar me demtime te renda te trurit, thyerje te kockave te kafkes dhe te fytyres etj., si dhe nje hematome e doses se djathte , te gjitha keto demtime me karakteristika e tjera te pershkruara ne akt. Plaga e fytyres dhe kokes eshte shkatuar nga nje qitje me arme zjarri me drejtim ne koken e viktimes nga para-prapa dhe lehtesisht nga siper-poshte dhe nga e majta ne te djathte. Distanca e qitjes ne baze te pranise se paket te shenjave te veprimit te faktorve plotesues te qitjes (copave te padjeguara te barutit), nga pikepamja mjeko-ligjore ka qene e afert pra jo me shume se rreth 1.5 metra. Hematoma e dores se djathte eshte shkatuar me mjete te forte mbretes. Shkaku i vdekjes se viktimes Al;fred Musabelli ka qene kontuzioni i trurit si pasoje e demtimit me arme zjarri.
    Eshte administruar akti i ekspertimit vleresues kimik nr. 2022 date 10.03.2011, ku thuhet se: Ne gjurmekopjuesit marre shtetasit Albi Zela, te ekzaminuar nga ana jone nuk u evidentua prania e nitriteve dhe e nitrateve, te cilet jane te pranishem dhe tek mbeturinat e faktorve plotesues te qitjes. Ne dy tamponet metalike me materiale te marre nga duart e shtetasit Albi Zela nuk u evidentuan mikrogrimca unike me forme elisoidale, qe kane permbajtje te elementeve kimik barium (Ba), antimon (Sb), dhe plumb (Pb), te cilet jane te pranishem ne kaposllen e armeve te zjarrit.
    Eshte admninistruar akti i ekspertimit kimik nr. 2016 date 10.03.2011 te teshave te marra ne vendin e ngjarjes, ku njeri xhup i perket viktimes dhe tjetri i perket shtetasit Albi Zela rezulton se: Ne rrobat, xhup me mbishkrimin “Factory ËXL”, objekt i pare ekspertimi dhe xhup membishkrimin “LTB” objekt i dyte ekspertimi u evidentuan depozitime nitritesh dhe nitratesh te cilat jane prezent dhe ne mbeturinat e faktorve plotesues te qitjes, ne rrobat e tjera objekt ekspertimi nuk u evidentuan depozitime nitritesh dhe nitratesh te cilat jane prezent dhe ne mbeturinta e faktorve plotesues te qitjes.
    Eshte administruar akti i ekspertimit daktiloskopik-vleresues te provave materiale nr. 1256 dt.15.02.2011, nga i cili rezulton se, Ne pjeset e filmave gjurmekopjues “A.B.C/402/11”objekt eskpertimi, fiksuar ne ngjarjen e dates 12.02.2011 ne Tirane nuk u perftuan gjurme papilare te vlefshme per identifikim. Ne pjesen e filmit gjurmekopjues “D/400/11”, objekt eskpertimi, fiksuar ne ngjarjen e dates 12.02.2011 ne Tirane u perftua nje gjurme gishti e vlefshme per krahasim ne rreth te kufizuar personash. Ne pjesen e filmit gjurmekopjues “C/402/11”, objekt eskpertimi, fiksuar ne ngjarjen e dates 12.02.2011 ne Tirane u perftua nje gjurme papilare e vlefshme per identifikim. Gjurma ka vlere per krahasim ne rreth te kufizuar personash. Ne pjesen e filmit gjurmekopjues “E/402/11”, objekt eskpertimi, fiksuar ne ngjarjen e dates 12.02.2011 ne Tirane u perftua nje gjurme papilare e vlefshme per identifikim. Gjurma ka vlere per krahasim ne rreth te kufizuar personash.
    Eshte administrua akti i ekspertimit biologjik nr. 1741 date 01.03.2011 ku thuhet se, njollat e gjakut (Prove materiale 1,2,3,4,5,6,7) objekt i ketij ekspertimi, marre me tampone ne vendngjarjeje, fiksuar respektivisht me tabelat 1,4,6,7,8,9 dhe ne dorezen e deres se baneses se shtetasit Gjergji Xhuvani jane njolla gjaku njeriu KM dhe Hegzagon Opti pozitive. Njollat e gjakut (Prove materiale 1) objekt i ketij ekspertimi, marre me tampone, fiksuar me tabelen 1 ne vendngjarjeje, i perket grupit te gjakut 1+(sistemi PGM) dhe eshte i njejti grup gjaku me grupin e gjakut (prove materiale 1), model krahasimi i ketij ekspertimi marre kufomes se shtetasit Alfred Musabelli. Njollat e gjakut (Prove materiale 3,6) objekt i ketij ekspertimi, marre me tampone ne vendin e ngjarjes, fiksuar me tabelen 6 dhe 9, i perkasin grupit te gjakut 2+(sistemi PGM) dhe jane te ndryshem nga grupi i gjakut (prove materiale 1), model krahasimi i ketij ekspertimi marre kufomes se shtetasit Alfred Musabelli. Njollat e gjakut (Prove materiale 2,4,5 dhe 7) objekt i ketij ekspertimi, marre me tampone ne vendin e ngjarjes, fiksuar me tabelen 4, 7 dhe 8 dhe ne dorezen e baneses se shtetasit Gjergji Xhuvani, nuk dhane rezultat ne percaktimin e grupit te gjakut me sistemin PGM. Njollat e gjakut (Prove materiale 2,4,5 dhe 7) objekt i ketij ekspertimi, marre me tampone ne vendin e ngjarjes, fiksuar me tabelen 4, 7 dhe 8 dhe ne dorezen e baneses se shtetasit Gjergji Xhuvani, mund te jene te vlefshme per identifikim individual vetem me analizen e ADN-se.
    Me qellim gjetjen e provave dhe fakteve te reja ne lidhje me ngjarjen u kerkua informacion kompanive telefonike celulare ne lidhje me numrat e perdorur nga autoret dhe lidhjet e tyre me shkresat nr. 1287 date 14.02.2011 si dhe u administruan pergjigjet e ketyre shkresave.
    U administrua akti i ekspertimit teknik-balistik nr. 4614 date 01.06.2011, nga rezulton e provuar se arma objekt ekspertimi eshte arme zjarri pistolete model 54, kaliber 7.62 mm e prodhimit standart luftarak, eshte ne gjendje te rregullt teknike dhe realzion qitje normalisht. Gezhoja objekt ekspertimi model 54, kaliber 7.62 mm me markirim 11-56 sekuestruar ne vendin e ngjarjes ku eshte vrare me arme zjarri shtetasi Alfred Musabelli me date 12.02.2011 ne Tirane eshte qitur nga arma e zjarrit pistolete e modelit 54 dhe kaliber 7.62 mm, me numer 11002038-66-1964 sekuestruar shtetasit Konstandin Xhuvani. Kater cope fisheket objekt ekspertimi u perkasin fishekeve standart luftarak te modelit 54, kaliber 7.62 mm te cilet perdoren si municion baze per pistoletat TT, Zastava si dhe automatiket PMSH e PPS te po ketij kalibri.Ato jane ne gjendje te rregullt teknike dhe te pershtatshem per qitje.
    Eshte administruar akti per kryerjen e ekspertimit biologjik nr. 5210 date 17.06.2011 ku thuhet se: njollat e gjakut (Prove materiale 1) egzaminuar nga ana jone me akt te vecante, marre me tampone ne vendin e ngjarjes, fiksuar me tabelen nr.1, i perket grupit te gjakut 1+ (sitemi PGM) dhe eshte grup i ndryshem nga grupi i gjakut (prove materiale 1) model krahasimi i ketij ekspertimi marre shtetasit Kostandin Xhuvani. Njollat e gjakut (Prove materiale 3,6) egzaminuar nga ana jone me akt te vecante, marre me tampone ne vendin e ngjarjes, fiksuar me tabelen 6 dhe 9, i perkasin grupit te gjakut 2+(sistemi PGM) dhe jane i te njejtit grup me grupin e gjakut (prove materiale 1) model krahasimi i ketij ekspertimi marre shtetasit Kostandin Xhuvani. Njollat e gjakut (Prove materiale 2,4,5 dhe 7) egzaminuar nga ana jone me akt te vecante, marre me tampone ne vendin e ngjarjes, fiksuar me tabelen 4, 7 dhe 8 dhe ne dorezen e baneses se shtetasit Gjergji Xhuvani, nuk dhane rezultat ne percaktimin e grupit te gjakut me sistemin PGM.
    Në këto kushte nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është sjellë për shqyrtim proçedimi penal në ngarkim të të pandehurit Kostandin Xhuvani, duke kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin e këtij të pandehuri, për veprat penale të « Vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme » dhe « Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake », të parashikuara nga nenet 83 e 278/2 të K.Penal. si dhe në ngarkim të të pandehurit Albi Zela, duke kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin e këtij të pandehiri për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal.

    Me këtë prezantim të fakteve, mbrojtja e të pandehurit Kostandin Xhuvani ishte dakort por, kundërshtoi prokurorin në kualifikimin ligjor të këtyre fakteve. Sipas mbrojtjes së të pandehurit nga tërësia e provave të ndodhura në fashikullim për gjykim rezultoi e qartë se, të gjitha veprimet e të pandehurit Kostandin Xhuvani janë kryer në kushtet e mbrojtjes së nevojshme dhe nuk ka asnjë hapsirë për të diskutuar kapërcimin e kufijve të kësaj mbrojtjeje, vetëm me faktin se, pistoleta që mbante në dorë viktima, nuk ishte luftarake. Nga ana subjektive, i pandehuri nuk ka qenë në gjendje të konstatonte se, pistoleta në fjalë ishte luftarake apo jo, pasi nga mënyra sesi kanë rrjedhur ngjarjet, të krijohet përshtypja që pistoleta e viktimës ishte e vërtetë. Konkretisht rezultoi e provuar se, viktima e ka mbushur këtë armë, duke marrë fishekun e rradhës dhe duke nxjerrë fishekun që kishte në fole. Përveç sa më sipër, arma ishte prej metali, identik me armët e vërteta tip psitoletë dhe bënte zhurmë.

    Sulmi i viktimës ndaj dy të pandehurve ishte shumë i dhunshëm, i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit. I pandehuri Xhuvani ishte inferior ndaj këtij sulmi. Për pasojë, intensiteti i mbrojtjes së realizuar nga i pandehuri Xhuvani ka qenë i barabartë me instensitetin e sulmit, pasi të dy kanë vepruar me të njëjtat mjete. Vlen të theksohet se, viktima ka qenë i pari që ka nxjerrë armën, e ka mbushur dhe i’a ka drejtuar në kokë të pandehurit Xhuvani e më pas ky i fundit ka kundërreaguar duke nxjerrë armën e tij, me të cilën ka shtirë kundër viktimës, me qëllim për të mbrojtur jetën e tij.

    Sipas mbrojtes së të pandehurit Kostandin Xhuvani Gjykata duhet të mabjë parasysh edhe personalitetin mjaft të dhunshëm të vitmiës Alfred Musabelliu dhe shokut të tij Pjerin Prenga, të cilët, sipas hetimeve të zhvilluara nga mbrojta e të pandehurit Kostandin Xhuvani, kanë qenë të dënuar më parë me burgim për vepra penale të rëndëa. Viktima Alfred Musabelli është dënuar me vendimin nr.1259, dt.13.10.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të « Prodhimit dhe mbajtjes së narkotikëve në bashkëpunim », parashikuar nga neni 283/2 i KP, ndërsa, Pjerin Prenga është dënuar me vendimin nr.991, dt.01.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të « Heqje e paligjshme e lirisë » dhe « Vetëgjyqësi », në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 110/2-25 e 275-25 të KP. Në të dyja këto vendime, Gjykatat kanë urdhëruar të pandehurit të mos shoqëroheshin me pesona të dënuar për vepra penale, detyrim i cili nuk është respektuar si nga viktima Alfred Musabelli ashtu edhe nga shtetasi Pjerin Prenga.

    Sa më sipër, i pandehuri Kostandin Xhuvani kërkoi pafajësi për vrasjen e shtetasit Alfred Musabelli, për shkak se e ka kryer këtë vrasje në kushte e mbrojtjes së nevojshme. Për pasojë, sipas nenit 19 të KP, i pandehuri përjashtohet në këtë rast nga përgjegjësia penale.

    Ndërsa, mbrojtja e të pandehurit Albi Zela pranon fajin, shpreh pendimin e thellë por, pretendon se, i pandehuri Albi Zela ka qenë mjaft i tronditur nga ngjarja dhe për këtë shak ka shkuar tej shtëpia e dajës së tij. Aty, ka kërkuar të takohet me nënën e tij Shpresa, të cilës i ka treguar rreth ngjarjes. Pasi kanë biseduar mes tyre, i pandehuri ka vendosur të vetëdorëzohet në polici, ku edhe ka kallëzuar krimin e ndodhur. Është i vërtetë fakti se, kallëzimi nuk është bërë menjëherë pas ngjarjes, por, në rrethanat e treguara më sipër, kjo vonesë nuk është se e përjashton të pandehurin nga përgjegjësia penale por, të paktën e lehtëson disi pozitën e tij në raport me kryerjen e veprës penale të « Moskallëzimit të krimit », parashikuar nga neni 300/1 i KP.

    Faktet e parashtruara më sipër u provuan në seancë gjyqësore nga administrimi i këtyre provave : Proces verbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes dhe rikqyrja e vendit te ngjarjes; Deklarimet e deshmitarve kryesore shtetasve Andi Grori, Pjerin Prenga dhe Elton Alijaja; Deklarimin ndaj te cilit zhvillohen hetimet te shtetasit Albi Zela, Deklarimin ndaj te cilit zhvillohen hetimet shtetasit Kostandin Xhuvani,deklarimet e deshmitarve te tjere; Proces-verbalet e sekuestrimit te provave materiale; Aktin e ekspertimit biologjik nr. 1741 date 01.03.2011; Aktin e ekspertimit biologjik nr. 5210 date 17.06.2011; Aktin e ekspertimit teknik-balistik nr. 4614 date 01.06.2011; Akti i ekspertimit daktiloskopik-vleresues te provave materiale nr. 1256 date 15.02.2011; Akti i ekspertimit vleresues i gezhojes dhe teknik i fishekut nr. 1992 date 09.03.2011; Tabela e kqyrjes se kufomes se shtetasit Alfred Musabelli me nr. 403 date 21.02.2011; Eshte administruar tabela fotografike e fiksimit te njollave te kuqe si ato te gjakut ne hyrje te baneses se shtetasit Gjergj Xhuvani me nr. 401/2011 date 17.02.2011; Eshte administruar tabela fotografike e kqyrjes se automjetit me targa BS 633 FJ me numer 402/2011 date 23.02.2011; Eshte admninistruar kerkesa drejtuar gjykates per lejimin e pergjimit telefonik celular; Akti i ekspertimit kimik nr. 2016 date 10.03.2011; Akti i ekspertimit vleresues kimik nr. 2022 date 10.03.2011; Akti i ekspertimit mjeko-ligjore nr. 48 date 28.02.2011;pohimi i të pandehurve Kostandin Xhuvani dhe Albi Zela gjatë gjykimit si dhe në tërësi fashikulli i procedimit penal nr.597, viti 2011, gjithsej 2 volume nga 322 faqe dhe 260 faqe secili.

    Për sa i përket kualifikimit ligjor të fakteve të vërtetuara më sipër Gjykata vëren se do t’u referohet këtyre dispozitave ligjore :

    nenit 83 të K.Penal « Vrasja e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme », i cili parashikon se : “Vrasja e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.”
    nenit 19 të K.Penal « Mbrojtja e nevojshme », i cili parashikon se : “1.Nuk ka përgjegjësi personi, që ka kryer veprën penale duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në propocion me rrezikshmërinë e sulmit. 2. Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.”
    Nenit 278/2 të K.Penal « Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit », i cili parashikon se : “…2.Mbajtja e armëve,…pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. 3.…”
    neni 300/1 i K.Penal parashikon : “1.Moskallëzimi i krimit në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose administratës, i një krimi që është duke u kryer apo është kryer dënohet me gjobë apo me burgim gjer në tre vjet. 2.Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesit dhe të adoptuarit, si dhe personat që janë të detyruar të ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrës apo profesionit”
    Nga analiza e dispozitave të mësipërme rezulton se : Së pari : ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme juridike të marrëdhënieve që garantojnë jetën dhe shëndetin e personit, nga veprime ose mosveprime të kundraligjshme e shoqërisht të rrezikshme që i rrezikojnë ato. Sipas këtyre dispozitave, veprimet që cënojnë marrëdhëniet e sipërpërmendura passjellin përgjegjësi penale. Këto veprime, për t’u cilësuar si vepër penale nga ligji, duhet që :

    të kenë prekur jetën e personit, duke i shkaktuar vdekjen e tij.
    nga ana objektive si vepra e “Vrasja e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, kërkojnë që këto veprime duhet të jenë aktive, të kundraligjshme e shoqërisht të rrezikshme. Mënyra dhe mjetet e përdorura për kryerjen e kësaj vepre mund të jenë : armë zjarri, armë të ftohta, mjete të destinuara posaçërisht për sulm ose, për mbrojtje, mjete rrethanore, gurë, drurë, leva hekuri, mjete kimike, biologjike, etj.... Për të përcaktuar drejt shkallën e përgjegjësisë së autorit të kësaj vepre penale është e domosdoshme që të analizohen mirë mjetet dhe mënyrat e përdorura për arritjen e këtij qëllimi, si dhe vendi, koha, intensiteti dhe përdorimi i mjeteve nga i pandehuri, me qëllim arritjen e rezultatit kriminal. Gjykata thekson se, në nenin 19 të Kodit Penal ligjvënësi ka parashikuar se, autori i veprës penale përjashtohet nga përgjegjasi penale për veprën penale të kryer prej tij vetëm nëse në veprimet e tij ekzistojnë njëkohësisht tre kushte : a) të veprojë kundër një sulmi që cënon jetën, shëndetin, pasurinë apo të drejta të tjera themelore të tij apo të personave të tjerë; b) ky sulm të jetë i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit; c) intensiteti i mbrojtjes të jetë në propocion dhe të mos e kapërcejë atë të sulmit. Në rastin konkret, verpa penale e parashikuar nga neni 83 i KP është një ndër ato vepra, të cilat kryhen në gjendje afekti të rëndë psikologjik, në grindje e sipër ose menjëherë pas saj. Gjatë kryerjes së kësaj vepre nuk plotësohen njëkohësisht tre kushtet e kërkuar nga neni 19 i KP e për pasojë, autori i veprës penale e kryen veprën penale në kapqërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Kjo gjendje shkaktohet nga faktorë të ndryshëm të cilët bashkëveprojnë në të njëtën kohë, shumë të shkurtër, disa sekonda gjer në disa minuta, tek autori i veprës penale, duke mos i dhënë atij mundësinë të gjykojë saktë nëse, ai ndodhet vërtet në kushte e një sulmi të padrejtë, të vërtetë e të çastit, i cili cënon jetën, shëndetin apo pasurinë e tij apo të personave të tretë, në mënyrë që të përllogarisë më pas intesitetin e veprimeve të tij për zmbrapsjen e këtij sulmi. Intensiteti i sulmit përcaktohet nga objekti që preket ose që vihet në rrezik nga sulmuesi, nga mjetet e përdoruar. Vendi ku kryhet sulmi, ekzistenca e mundësive për tu shmangur apo për të kërkuar ndihmë dhe nga rrethanat e tjera konkrete, të cilat bëhet sulmi. Në pajtim me këtë duhet të jetë edhe karakteri i mbrojtjes. Nëse e karakteri i mbrojtjes nuk i përgjigjet haptazi karakterit të sulmit do të jemi përpara kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Si kriter kryesor për zgjidhjen e çëshjtes nëse karakteri i mbrojtjes i përgjigjet karakterit të sulmit, në çdo rast do të merret parasysh kriteri objekti dhe jo ai subjektiv. Kjo do të thotë se, ai ka qenë objektivisht karakteri i mbrojtjes (mjetet dhe mënyra e përdorur) në kushtet konkrete, në të cilat ka vepruar i dëmtuari për të zmbrapsur sulmin dhe jo ai që ka kujtuar të nevojshme. Kjo ndarje kaq e hollë mes përgjegjësi penale dhe përjashtimit nga kjo pëgjegjësi e ka shtyrë ligjbërësin, që veprat penale të kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme t’i konsiderojë si vepra penale me rrezikshmëri shoqërore të ulët, duke e reflektuar në parashikimin e sanksioneve të buta.;
    subjekti që kryen këto veprime duhet të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale, në rastin konkret të ketë mbushur 14 vjeç dhe të ketë qenë i përgjegjshëm mendërisht në çastin e kryerjes së veprës.
    Nga ana subjektive si gjatë veprës penale të “Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, veprimet e autorit duhet të kryhen me dashje direkte apo indirekte.
    Së dyti : Nga interpretimi i dispozitave të mësipërme rezulton se : në nenin 278 të K.Penal ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme juridike të marrëdhënieve që garantojnë rendin dhe sigurinë publike, nga veprime të kundraligjshme e shoqërisht të rrezikshme e konkretisht nga mbajtja dhe përdorimi pa lejen e organeve kompetente të armëve dhe municioneve luftarake. Këto veprime, për t’u cilësuar si vepër penale nga ligji duhet që :

    arma e mbajtur nga personi të jenë teknikisht të aftë për të realizuar qitje;
    nga ana objektive këto vepra realizohen me mbajtjen e një arme luftarake në kuptim të ligjit “Për armët” dhe kërkon si kusht të domosdoshëm që personi, që mban këtë armë të mos jetë i autorizuar nga organet kompetente shtetërore, për të mbajtur të tilla sende;
    subjekti që kryen këto veprime duhet të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale, në rastin konkret të ketë mbushur 14 vjeç, për të qenë subjet i veprës penale të parashikuar nga neni 278/2 i KP;
    Veprimet e autorit duhet të kryhen me dashje direkte.
    Në rastin konkret, siç rezultoi nga shqyrtimi gjyqësor, Nga terësia e hetimeve te kryera, rezultatet e të cilave janë pasqyruar në aktet e përmendura më sipër Gjykata arrin në përfundimin se, i pandehuri Kostandin Xhuvani ka konsumuar plotësisht elementët e veprave penale të “Vrasjesd së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, të parashikuara nga nenet 83 e 278/2 të KP.

    Më konkretisht, nga shqyrtimi gjyqësor i akteve të bdodhura në fashikullin për gjykim rezulton se ngjarja ka ndodhur ne keto rrethana: Viktima shtetasi Alfred Musabelli ne date 12.02.2011, rreth ores 07:00 se bashku me dy shoket e tij shtetasit Andi Grori dhe Pjerin Prenga, me automjetin e Andit kanë shkuar ne banesen e shtetasit Albi Zela, per tu sqaruar ne lidhje me nje konflikte qe kishin patur me pare me njeri-tjetrin, me kerkesen e Alfredit. Si kane shkuar tek banesa e Alfredit kane zbritur nga makina Alfredi dhe Pjerini, ndersa Andi ka qendruar ne makine dhe ka pritur ne rrugen qorre qe ndodhet ne krahun e majte te baneses se Albit. Alfredi me Pjerinin pasi kane zbritur nga automjeti jane future ne banesen e shtetasit Albi Zela, për shkak se, porta kryesore e baneses ka qene gjysem e hapur. Brenda baneses ndodhej i pandehuri Albi Zela, i cili ne ate kohe ka qene ne banje duke lare dhembet. Ndërsa, i pandehuri Kostandin Xhuvani sapo ka dalë nga banesa e Albi Zelës, duke pritur kete te fundit, per te shkuar me pas me makinen e Albit ne Elbasan, ku dhe do te jepte nje provim.

    Nderkohe ne banese eshte futur viktima Alfred Musabelli dhe shtetasi Pjerin Prenga. Viktima Alfred Musabelli mbante ne doren nje pistolete, te cilen ia ka drejtuar ne fillim Kostandinit duke I thene : “mos leviz se do te q..robt, do te vras”dhe me pas eshte futur ne banje, ku ka qenë duke larë dhëmbët i pandehuri Albi Zela. Viktima menjëherë ia ka vene pistoleten ne koke Albit dhe i eshte drejtuar me fjalet se t’i do te vish me ne. Ne kete çast Kostandini, i cili po debatonte me shtetasit Pjerin Prenga dhe Andi Grori, është shkëputur prej tyre dhe ka nderhyre duke i thene “ O Fred jemi shoke, çfare ben”. Viktima Alfred Musabelli i ka thene perseri të pandehurit Kostandin Xhuvani “Rri urte se te vrava dhe ty”. Ne kete cast Kostandini, i cili ndodhej ne distance te afert me Alfredin i ka kapur doren duke ia ngritur ate larte. Për pasojë, viktima Alfred Musabelli dhe i pandehuri Kostandin jane perleshur me njeri tjetrin dhe ne sherr e siper kane rene ne dyshemen e banjes ( rrethana te provuara edhe me akt ekspertimin mjeko ligjor ku konstatohen hematoma ne doren e viktimes).

    Ne kete kohe Alfredi eshte shprehur se “me theve krahun o te q…robt” dhe eshte ngritur me shpejtesi ne kembe dhe menjëherë ka mbushur pistoleten, qe kishte ende ne dore dhe i’a ka drejtuar Kostandinit ( rrethana e provuar me process verbalin e keqyrjes se vendit te ngjarjes ku eshte gjetur dhe sekuestruar nje fishek caliber 8mm blank , imitues zhurmash). Në këtë cast, pasi ka parë veprimin e vitkimës Alfred Musabelli edhe i pandehuri Kostandin Xhuvani ka nxjerr nga brezi armen e zjarrit pistolete, te cilen kishte disa dite qe e kishte blere dhe e mbante me vete, pa lejen e organeve kompetente, e ka mbushur ate dhe ka qelluar nje here ne drejtim te Alfredit duke e lene te vdekur ne vend. Nga aktet e administruara rezultoi se, i pandehuri Kostandin Xhuvani e mbante këtë armë nga frika, pasi ka qene ne konflikt te ashper me viktimën Alfred Musabelli dhe shoket e tij, të njohur si persona me precedentë penalë dhe të dënuar, konflikt i cili sipas deshmitarve ka degjeneruar edhe ne perplasje me arme, ngjarje te cilat nuk jane denoncuar ne polici, (rrethane e provuar me process -verbalin e keqyrjes se vendit te ngjarjes ku eshte gjetur veten nje gezhoje , si dhe kufomes dhe akt ekspertimin mjeko ligjor ku percaktohet se kufoma ka vetem nje vrime hyrje e dalje).

    Me pas, i pandehuri Kostandin Xhuvani ka marre pistoleten e tij edhe ate te viktimes, ka shkuar ne shtepi ku ka pastruar fashuar doren, te cilen e ka demtuar ne perleshje me Alfredin ( rrethana te provuara me process -verbalin e keqyrjes se baneses se shtetasit Gjergji Xhuvani , sekuestrimin e rrobave me njolla gjaku dhe akt ekspertimin biologjik krahasues ku rezulton se gjaku i gjetur ne rroba eshte i të padnehurit Xhuvani). Më pas, i pandehuri ka marre leke dhe pas eshte larguar nga shtepia. Ka marre ne telefon shtetasin Ermal Gjici, te cilit i ka kerkuar makinen pa i thene se per cfare i duhej dhe cfare kishte bere dhe eshte larguar fillimisht ne Farke. Kur ka arritur në këtë fshat, i padnehuri Xhuvani ka braktisur makinen dhe me pas eshte strehuar ne nje shpelle ne Priske. Diten tjeter ne mengjes, i pandehuri Xhuvani ka konstatuar se, pistoleta e viktimes Alfred Musabelli ishte imituese zhurmash e ka hedhur ne lumen e Priskes. Me pas ka zbritur ne qytet dhe me makina te linjes eshte larguar nga Tirana, duke u strehuar ne nje banese te braktisur ne qytetin e Fierit. Me pas me dt.23.05.2011 eshte vetëdorezuar ne polici, së bashku me armën e krimit, ku ka dhënë edhe shpjegimet e parashtruara edhe më sipër në këtë vendim. I pandehuri ka qenë bashkëpunues me organet e ndjekjes penale dhe ka shprehur pendimin e tij të thellë për ngjarjen e ndodhur. Por, sikudnër theksuam edhe më sipër, ky i pandehur pretendon se, ka qenë në kushte e mbrojtjes së nevojshme, e parashikuar nga neni 19 i KP dhe për pasojë është i pafajshëm për vrasjen e shtetasit Alfred Musabelli.

    Sikundër rezultoi e provuar nga teresia e veprimeve hetimore dhe akteve procedurialë të cituara më lart, Gjykata arrin në përfundimin se, sulmi ndaj shtetasit Kostandin Xhuvani ka qene i padrejte , ka qene real, i vertete dhe i çastit. Por, karakteri i mbrojtes së realizuar nga i pandehuri Kostandin Xhuvani ka qenë pak më i lartë se, karakteri i sulmit të ndërmarrë nga viktima Alfred Musabelli ndaj tij. GJykata arrin në këtë përfundim nisur nga fakti i provuar se, mjeti i perdorur nga viktima Alfred Musabelli - pistolete imituese zhurmash, nuk eshte ne porpocion te drejte me mjetin e perdorur nga autori Kostandin Xhuvani , arme zjarri. Në këto kushte rezulton se vepra penale e konsumuar nga shtetasi Kostandin Xhuvani eshte kryer ne kushtet e kapercimit te kufijve te mbrojtjes se nevojshme dhe jo në kushtet e kësaj mbrojtjeje, të parashikuar nga neni 19/1 i KP.

















    Nga sa u parashtrua më sipër Gjykata çmon se, pretendimet e mbrojtjes së të pandehurit Kostandin Xhuvani se, nuk janë të bazuara në asnjë nga provat e marra (deklarimet e peronave të pranishëm në vend-ngjarje, të të pandehurit tjetër Albi Zela apo dhe aktet e eskpertimeve tekniko-balistikë) për shqyrtim nga Gjykata.

    Gjithashtu rezulton se, i pandehuri Kostandin Xhuvani është i vtl.1982, pra është mbi 14 vjeç dhe ka qenë i përgjegjëshëm për veprën në çastin e shkaktimit të saj. Për rrjedhojë e ka mbushur moshën për përgjegjësi penale të kërkuar nga nenet 83 dhe 278/2 të K.Penal.

    Në këto kushte Gjykata çmon se, i pandehuri Kostandin Xhuvani duhet të deklarohet fajtor për kryerjen e vepës penale të “Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, të parashikuara nga nent 83 e 278/2 të K.Penal.

    Për sa i përket llojit dhe masës së dënimit Gjykata çmon se, duhen mbajtur parasysh këto rrethana, të vërtetuara gjata këtij gjykimi :

    Rrezikshmërinë e relativisht ulët të veprave penale të « Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme » dhe « Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake », për të cilat ligjvënësi ka parashikuar një dënim nga gjobë/pesë ditë burgim gjer në shtatë vjet burgim në maksimum.
    Faktin se, vepra penale e parashikuar nga neni 83 i KP është kryer nga i pandehuri nën ndikimin e veprimeve të padrejta e të rrezikshme të viktimës Alfred Musabelli dhe shokëve të tij, të njohur si persona me rrezikshmëri të lartë kriminale ; rrethanë lehtësuese e parashikuar nga pika b) e nenit 48 të KP ;
    Faktin që, i pandehuri Kostandin Xhuvani ka shtirë kundër viktimës vetëm një herë, për të mbrojtur jetën e tij, duke treguar intesitet të ulët të veprimeve kriminale të ndërmarra kundër viktimës.
    Faktin se, i pandehuri fillimisht i është fshehur drejtësisë por, më pas është vetëdorëzuar, duke treguar pendim të thellë për veprat e kryer prej tij dhe ka bashkëpunuar me oragnet e ndjekjes penale, për të zbardhur tërësisht ngjarjen ; rrethanë letësuese e parashikuar nga pika dh) e nenit 48 të KP.
    Faktin se, i pandehuri ka treguar pendim të thellë për të gjitha pasojat e ardhura prej veprimeve të tij, rrethanë lehtësuese e parashikuar nga pika ç) e nenit 48 të KP ;
    Faktin se, i pandehuri sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton të jetë i padënuar më parë. I pandehuri është aktualisht student, çka tregon se, është person me sjellje shoqërore dhe një personalitet të mirë. Ai është pjestar i një familjeje, e cila gëzon respektin e komunitetit ku jeton e më gjerë, rrethanë lehtësuese në kuptim të nenit 49 të KP.
    Në këto kushte, bazuar në nenet 47, 48, 49, 50 të K.Penal, duke analizuar në kompleksitet rrethanat e mësipërme Gjykata çmon se, ekzistojnë disa rrethana lehtësuese për të pandehurin Kostandin Xhuvani. Për pasojë, rrezikshmëria shoqërore e të pandehurit nuk është e lartë. Nisur nga sa më sipër Gjykata çmon se, i pandehuri Kostandin Xhuvani duhet të dënohet si më poshtë vijon :

    me 3 (tre) vjet burgim (dënimi kërkuar nga oragni i akuzës për këtë të pandehur), për kryerjen e vepës penale të « Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme », parashikuar nga neni 83 i KP. Ky dënim është afërsisht sa gjysma e dënimit me burgim të parashikuar nga kjo dispozitë dhe në përshtatje të plotë me rrezikshmërinë e kësaj vepre penale, rrethanave të kryerjes dhe të autorit të saj ;
    me 1 (një) vit burgim (dënimi kërkuar nga oragni i akuzës për këtë të pandehur), për kryerjen e vepës penale të « Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake », parashikuar nga neni 278/2 i KP. Ky dënim është në përshtatje të plotë me rrezikshmërinë e kësaj vepre penale, rrethanave të kryerjes dhe të autorit të saj;
    Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, për shkak të rrezikshmërisë jot ë lartë të veprave penale dhe rrezikshmërisë së të pandehurit, në bashkim të dënimeve, të pandehurit Kostandin Xhuvani i caktohet një dënim i vetëm prej 3 (tre) vjetësh burgim.
    Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Kostandin Xhuvani dënohet me 2 (dy) vjet burgim. Vuajtja e dënimit për këtë të pandehur do të fillojë nga dita e arrestimit të tij në flagrancë më dt.23.05.2011.
    Gjykata çmon se, lloji dhe masa e dënimit të dhënë është në përshtatje të plotë me rrezikshmërinë e këtyre veprave penale, rrethanave të kryerjes dhe të autorit të tyre. Gjithashtu Gjykata çmon se, ky lloj dhe masë dënimi do të vlejë për parandalimin e kryerjes së veprave penale nga i pandehuri, edukimit të të pandehurit, mundësisë së tij për të përfunduar procesin arsimor, me qëllim riintegrimin e tij në shoqëri, si dhe parandalimit të përgjithëshëm të këtyre veprave penale në shoqëri.

    Së treti : në nenin 300 të K.Penal ligjvënësi ka parashikuar një mbrojtje të posaçme të marrëdhënieve që rregullojnë punën dhe funksionimin normal të organeve të drejtësisë në veçanti dhe aparatit shtetëror në tërësi. Shtetasit duhet të jenë të përgjegjshëm për zbatimin e ligjit dhe në rast se shohin ndonjë shkelje të tij janë të detyruar të njoftojnë menjëherë në organet përkatëse, përndryshe moskallëzimi përbën vepër penale. Mirëpo, jo çdo moskallëzim do të quhet nga ligji si vepër penale. Vetëm moskallëzimi nga personat që nuk janë parashikuar nga pg. II i kësaj dispozite, i një veprimi të paligjshëm, i cili përbën krim dhe jo kundërvajtje penale apo shkelje administrative, do të konsiderohet nga ligji si vepër penale dhe si i tillë do të dënohet. Këto mosveprime, për t’u cilësuar si vepër penale nga ligji, duhet që :

    të kenë prekur marrëdhëniet që rregullojnë punën dhe funksionimin normal të organeve të drejtësisë në veçanti dhe aparatit shtetëror në tërësi.
    nga ana objektive kjo vepër kryhet me mosveprim. Shtetasi megjithëse vjen në djeni të një krimi, nuk e kallëzon atë në organet përkatëse, megjithëse e ka për detyrë ta bëjë këtë gjë. Këto organe nuk janë vetëm organet e rendit publik apo ato të ndjekjes penale. Shtetasi është i detyruar të njoftojë çdo krim tek çdo autoritet i pushtetit vendor apo, qëndror i njohur në njësinë administrative ku, ky shtetas banon.
    subjekti që kryen këto veprime duhet të ketë mbushur moshën për përgjegjësi penale, në rastin konkret të ketë mbushur 14 vjeç. Gjithashtu nuk duhet të jetë subjekt i parashikuar nga pg.II i këtij neni.
    Veprimet e autorit duhet të kryhen me dashje direkte. Motivet nuk kanë rëndësi por, mbahen parasysh nga Gjykata në caktimin e llojit dhe masës së dënimit.
    Në rastin konkret, siç rezultoi nga shqyrtimi gjyqësor, u vërtetua plotësisht fakti se, më dt.12.02.2011, rreth mëngjesit, në banesën e të pandehurit Albi Zela, e ndodhur në Rr. « Ali Visha », Tiranë është vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Musabelli nga i pandehuri Kostandin Xhuvani, me të cilin ishte i shoqëruar i pandehuri Albi Zela. Nderkohe që, menjehere pas ngjarjes i pandehuri Albi Zela eshte larguar per ne drejtim te baneses se te afermeve te tij, duke mos kallëzuar ne organet kompetente ngjarjen e ndodhur. Ky përfundim i GJykatës bazohet në deklarimet e vete te pandehurit Albi Zela, të nënës së tij Shpresa Zela, të pandehurit Kostandin Xhuvani, shtetasit Pjerin Prenga, process-verbalin e arrestuimit ne flagrance te arrestuarit Albi Zela. Gjithashtu edhe ne momentin e arrestimit shtetasi Albi Zela nuk ka pohuar mekanizmin real te vertete, te ngjarjes duke u bere pengese per hetimin objektiv te procedimit.

    Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se, i pandehuri nuk bën pjesë në subjektet e parashikuara nga pg.II i nenit 300 K.Penal. Përsa i përket moshës për përgjegjësi penale rezulton se, i pandehuri është i vitlindjes 1987 pra, ka qenë mbi 14 vjeç, në kohën e kryerjes së krimit. Gjithashtu rezulton se, i pandehuri ka qenë mendërisht i përgjegjëshëm në çastin e kryerjes së krimit.

    Sa më sipër, Gjykata bazuar në pg.I të nenit 300 të K.Penal, e gjen fajtor të pandehurin Albi Zela për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

    Për sa i përket llojit dhe masës së dënimit, Gjykata çmon se duhen mbajtur parasysh, këto rrethana të vërtetuara gjatë gjykimit :

    Rrezikshmërinë relativisht të lartë të veprës penale në rastin konkret, për të cilën ligjvënësi ka parashikuar një dënim nga gjobë deri në tre vjet burgim.
    Faktin se i pandehuri Albi Zela e pranon akuzën, është vetëdorëzuar në polici, ka bashkëpunuar me organet e njdkjes penale për zbardhjen e së vërtetës dhe ndihet shumë i penduar për veprimin e kryer, rrethana lehtësuese të parashikuara nga pikat ç) dhe dh) të nenit 48 të KP.
    I pandehuri Albi Zela është hetur nën masën e sigurimit personal “arrest në burg”, që prej dt.12.02.2011.
    Faktin se, i pandehuri Albi Zela nuk ka qenë penalisht, i dënuar më pare dhe nuk njihet si person me personalitet jo të mirë.
    Faktin se, i pandehuri Albi Zela nuk është duke ndjekur ndonjë proces arsimor apo profesional.
    Nisur nga sa më sipër Gjykata çmon se, rrethanat e mësipërme janë lehtësuese për të pandehurin Albi Zela. Për pasojë, gjykata arrin në përfundimin se, dënimi me 21 (njëzetenjë) muaj burgim i kërkuar nga organi i akuzës për të pandehurin Albi Zela do të arrijë qëllimin e tij edukues dhe rehabilitues. Sa më sipër Gjykata çmon se, i pandehuri Albi Zela duhet të dënohet me 21 (njëzetenjë) muaj burgim. Duke qenë se, i pandehuri u gjykua sipas nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit Albi Zela i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Albi Zela dënohet me 14 (katërmbëdhjetë) muaj burgim. Vuajtja e këtij dënimi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij në flagrancë më dt.12.02.2011 dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

    Gjykata çmon se, ky dënim është plotësisht i justifikueshëm dhe në përputhje me rrezikshmërinë e veprës penale, rrethanave të kryerjes dhe autorit të saj dhe do të arrijë jo vetëm qëllimin parandalues tek i pandehuri dhe tek komuniteti ku, ai jeton por edhe edukimin dhe rehabilitimin e këtij të pandehuri në këtë komunitet.

    Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale : prova materiale e sekuestruar të pandehurit Kostandin Xhuvani me proces-verbalin e sekuestrimit dt.23.05.2011 – armë zjarri tip “pistoletë” të kalojë në favor të shtetit; përgjimet telefonike të asgjësohen.

    Duke qenë se, të pandehurit u deklaruan fajtorë dhe u dënuan për veprat për të cilat akuzohen, bazuar në nenin 485 të K.Pr. Penale, shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore u ngarkohen solidarisht dy të pandehurve.

    PËR KËTO ARSYE,

    Gjykata bazuar në nenet 190, 379, 390, 406 e 475 të K.Pr.Penale,

    V E N D O S I

    Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, të parashikuar nga neni 83 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
    Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani i caktohet një dënim i vetëm prej 3 (tre) vjetësh burgim.
    Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Kostandin Gjergj Xhuvani dënohet me 2 (dy) vjet burgim.
    Vuajtja e dënimit për këtë të pandehur do të fillojë nga dita e arrestimit të tij në flagrancë më dt.23.05.2011.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Albi Shaban Zela për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 21 (njëzetenjë) muaj burgim.
    Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Albi Shaban Zela dënohet me 14 (katërmbëdhjetë) muaj burgim.
    Vuajtja e dënimit për këtë të pandehur do të fillojë nga dita e arrestimit të tij në flagrancë më dt.12.02.2011.
    Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale : prova materiale e sekuestruar të pandehurit Kostandin Xhuvani me proces-verbalin e sekuestrimit dt.23.05.2011 – armë zjarri tip “pistoletë” të kalojë në favor të shtetit; përgjimet telefonike të asgjësohen.
    Shpenzimet proçeduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore u ngrakohen solidarisht dy të pandehurve.
    Kundër këtij vendimi, lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij.
    U shpall në Tiranë, sot më dt.14 nëntor 2011!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nena nuk ka faj ligjerisht e nuk mund te ndeshkohet per vrasjen e te birit, por moralisht doreheqja ishte e detyrueshme
    Spitali nuk eshte as 500m larg nga Universiteti ku studionte Konstandini, dhe lokalit aty afer ku me shume gjasa ka qene duke pire. Kompleksi spitalor eshte i gjithi ne nje vend.

    Ja po ta tregoj dhe me harte meqe e pe dhe ne Google

    Emri:  ELBASAN.jpg

Shikime: 480

Madhësia:  27.2 KB

    Shikoje dhe vete se mos mendosh se ta kam bere me photoshop lol
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #128
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    ginger, nuk marr mundimin te lexoj brockullat e nje prokurori te korruptuar, por krahasova 2 raste te goces nga shengjergji I tr per ate vetmbrojtje dhe te ketij , po ju bej me dije dhe nje rast tjeter, nese keni degjuar per te ashtequajturen shota nga fushe kruja qe vrau te dashurin per vetmbrotje te saj dhe femijes qe kishte ne shtatezani para ca vitesh, mesa kujtoj ajo eshte denuar me shume se 7 vite, dhe ka lindur ne burg, bile dhe femijen deri 6 vjec aty e ka edukuar, dhe ajo ishte per vetembrojtie,
    e kam theksuar dhe me pare nese te kujtohet qe ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron. nuk mbulohet dielli me shoshe me dhe po te duash ti apo dhe gjithe ps, lsi, te beni kualicion dhe me pd, pbkd, fute dhe nard ndoken aty, se kryemineli mbetet I njejte. po te ishte nje grua qe vret burrin per vetembrojtie sa do ishte denuar? mos na tregoni marrezina tani me brckulla hetuesish dhe prokuroresh sikur nuk I dime ne se si manipulohen dosjet e krimit ketu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 06-11-2014 më 11:34
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. #129

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Spitali nuk eshte as 500m larg nga Universiteti ku studionte Konstandini, dhe lokalit aty afer ku me shume gjasa ka qene duke pire. Kompleksi spitalor eshte i gjithi ne nje vend.

    Ja po ta tregoj dhe me harte meqe e pe dhe ne Google

    Emri:  ELBASAN.jpg

Shikime: 480

Madhësia:  27.2 KB

    Shikoje dhe vete se mos mendosh se ta kam bere me photoshop lol
    Nuk ka rendesi fare se ku eshte. Une thjesht po them qe ai qenka spital psikiatrik dhe i dehuri nuk cohet ne spital psikiatrik. Mund te kesh dhe gomist afer shkolles, po nuk e con te dehurin aty, thjesht se eshte me afer. Normalisht cohen aty ku duhet. Fillove me budalliqe jo i ka ngel emri kot psikiatrik nga koha enverit, kur ne fakt qenka tamam spital psikiatrik. tani ve harta

  11. #130
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    ata qe kane alibi per manipulimin e dosjes se krimit te 2011. klikoni te gazetastart.com dhe lexoni, kur ina rama kercnonte per nderhyrjen ne kopetencat e prokurorise per te kuptuar perden qe I hedhin hi syve te opnionit publik top media dhe gjithe anal istat krimit, po lexoja njerin sot tek mapo, qe shmagte gishtin nga plaga, duke aluduar qe I ka fajet gishti.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •