Close
Faqja 12 prej 22 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 211
  1. #111
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Djali kriminel i Luizes Xhuvani eshte i te njejti rangu me djalin e Gramoz Rucit dhe djemte e Arta Dades. Te gjithe keta djemte kane perdorur imuntetin politik te mamave dhe baballareve duke na bere si gangstera ne mes te rruges , duke vrare dhe plagosur njerez. Pasi shpetohen nga policia dhe drejtesia, shesin pordhe me makina e fundit duke u kaperdisur si kodoshat e forte te vendit. Keta cunat e mamave deputete duhet te ishin kalbur ne burg nese drejtesia nuk do ishte ndikuar nga politika. Fakti qe cuni i Luizes Xhuvani u denua me vetem 1 vit burg duke perfituar uljen e 1/3 e denimit per shkak te gjykimit te shkurtuar , fakti qe ishte ne kerkim nga policia dhe nuk u arrestua, fakti qe prokuroria na thote qe nuk ka qene ne Gjirokaster por ne nje spital psikiatrik te Elbasanit per shkak te konsumimit te birrave, tregon qe aktorja e melodrames Luiza Xhuvani ka ndikuar ne vrasjen e 4 njerezve.

    Luiza Xhuvani duhet te kishte dhene doreheqejen qe ne vrasjen e pare, edhe ai ishte bir nene qe u vra nga i njejti autor qe vrau 4 te tjere me pas. Luiza Xhuvani jo vetem qe nuk dha doreheqjen por ndikoi qe djali i saj tia hidhte drejtesise pa u lagur duke bere vrasesin si viktima dhe viktimen si kriminel. Pasi u vrane 4 njerez, Luiza vendos te beje aktoren e melodrames duke na treguar lotet e saj te doreheqjes ne konferencen e shtypit te kryeministrit, edhe kryeministri duke e ngushelluar ne krahet e tij dhe sulmonte opoziten, a thua sikur djali i opozites vrau 5 djemte e Luizes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 06-11-2014 më 06:04
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. #112
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Zoteri me sa duket nuk e kupton cdo te thote spital psikiatrik.
    Nje i dehur nuk ka pune atje. Nuk eshte llogjike !
    Mos na tregon perralla me nastradinin ketu.
    Nese shkruan ketu je shkrimtar?

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    A ka njeri nga Elbasani tu shoejgoje ketyrr trimave se c'lidhje ka spitali psikiatrik me Elbasanin?
    Se keni degjuar ndonjehere shprehjen "Je bere per ne Elbasan?"
    Po te shkosh ke ushtaraku je ushtar? Apo ke QSUT je student? Apo ke Amerikani, Amerikan?
    Sa per info te shkurter, Konstandini studionte tek Universiteti Aleksander Xhuvani ne Elbasan.
    Cdo gje eshte relative...

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Zoteri me sa duket nuk e kupton cdo te thote spital psikiatrik.
    Nje i dehur nuk ka pune atje. Nuk eshte llogjike !
    Mos na tregon perralla me nastradinin ketu.
    Nese shkruan ketu je shkrimtar?
    Je idiot apo ben vete? Ne Elbasan ka vetem nje spital qe quhet Spitali Psikiatrik

    Ne fakt emri zyrtar eshte "Sadik Dinçi" por emri i ka ngelur psikiatrik qe ne kohen e xhaxhit sepse per ate ka qene i famshem/famekeq. Sic nuk eshte ushtaraku vetem spital ushtarak etj

    Kur pihesh behesh daulle qe smund te qendorsh dot me ne kembe te cojne ne spital shoqeria te besh serum. Te ka ndodhur ndonjehere ty apo ndonje shokut tend?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. #114

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Vrasja në Rrugën e Elbasanit, flet truproja e lokalit Anton Binaku


    Ish-efektivi i policisë thotë se konflikti ishte i rastësishëm dhe se autori i dyshuar Kostandin Xhuvani qerasi viktimat para se ti vriste

    Një prej dëshmitarëve kryesorë në ngjarjen e 04 nëntorit në lokal “Ante Grand” në Rrugën e Elbasanit ku mbetën të vrarë katër persona, ka dhënë detaje të ngjarjes në një intervistë për “News 24″. Ish-efektivë i policisë, Anton Binaku, i cili ishte truiproje në lokalin ku ndodhi ngjarja thotë se ngjarja ka qënë konflikt i çastit dhe se autori i dyshuar i krimit Kostandin Xhuvani njihej me viktimat dhe kanë shkëmbyer qerasje mes tyre paar se të ndodhte krimi. Binaku ka qënë personi i parë që ka telefonuar në sallën operative të policisë për ngjarjen dhe ka ndihmuar patrullat për identifikimin dhe kapjen e autorëve. “Unë jam punonjës i lokalit dhe kam qenë i pranishëm në ngjarje. Dua të them se deri tani janë dhënë shumë versione që nuk ekzistojnë. Personat e përfshirë në konflikt njiheshin me njëri-tjetrin dhe nga mënyra se si komunikonin pak para ngjarjes, nga që kam qenë brenda në lokal i kam parë komunikimet. Dy tavolinat kanë qenë paralel me njëra- tjetrin. Dukej që njiheshin me njëri-tjetrin. Nuk kishin ndonjë konflikt. Personi që mendohet si autor, pak para ngjarjes ka qerasur dy viktimat (Edison Jaho dhe Enea Xhaj). Arsyet përse ka lindur debati dhe si ka lindur e di vetëm ai (Kostandini). Unë deri në momentin e të shtënave kam qenë prezent dhe kam para komplet ngjarjen. Në Drejtorinë e Policisë Tiranë kam dhënë deklarimin tim. Në momentin e të shtënave unë kam dalë menjëherë nga lokali pasi në ato momente degradoi situata dhe dola për të mbrojtur veten.

    Në orën 04:19 minuta kam telefonuar numrin 129 të policisë, e kam të regjistruar dhe në telefon. Falë njoftimit në kohë dhe mbërritjes së shpejtë të patrullës së Komisariatit Numër 1 është bërë e mundur kapja e autorëve.
    Ka arritur një patrullë me dy punonjës. Në momentin që i plagosuri (Arbër Demiraj) ka qenë në mjetin fuoristradë tip Benz kanë qenë dhe dy persona të tjerë, ata janë bllokuar nga një punonjës policie. Ndërsa punonjësi tjetër i policisë ka parë Kostandin Xhuvanin duke u larguar me vrap dhe madje kam dëgjuar të shtëna, ka mundësi të ketë qëlluar dhe në bazë të versionit të policisë ka kundërshtuar, atë do e nxjerrë ekspertiza. Në ikje e sipër dhe mund të ketë qëlluar në ajër a drejt nuk e di”, tha ndër të tjera dëshmitari në vendin e ngjarjes ku mbeten të vrarë katër persona mëngjesine së martës me 4 nëntor

  5. #115

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Babai i viktimës së parë të Xhuvanit: Luiza s’kërkoi kurrë falje për djalin e vrarë




    Pertef Musabelliut, babai i Alfred Musabellit, i cili u vra tre vite më parë nga Kostanbdin Xhuvani, shprehet se deputetja duhej ta kishte dhënë dorëheqjen më parë

    Luljeta Progni

    Babai i viktimës së parë të Kostandin Xhuvanit, thotë se e ëma e vrarësit aktorja Luiza Xhuvani, kurrë nuk kishte kërkuar ndjesë për vrasjen e të birit. Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, Pertef Musabelliut, babai i Alfred Musabellit, i cili u vra tre vite më parë nga Kostanbdin Xhuvani, shprehet se deputetja duhej ta kishte dhënë dorëheqjen më parë. Musabelliu thotë se edhe kësaj herë kur Kostandin Xhuvani ka vrarë katër persona, drejtësia mund të mos marrë vendimin e duhur për 25-vjeçarin. Përtef Musabelliu, komenton daljen në publik të Luiza Xhuvanit kur dha dorëheqje si deputete dhe thekson se ajo nuk duhej kurrsesi të shfaqej në publik për më tepër që kur foli tha se kishte vrarë katër persona duke harruar se më herët kishte vrarë një tjetër të ri që është djali i përtef Musanbelliut i vrarë tre vite më parë. Babi i viktimës thotë se Luiza Xhuvani duhet të kishte dhënë dorëheqje qysh në atë kohë. ndërsa thekson se mesazhi që dha kryeministri atë ditë kur dha dorëqheqje Luiza Xhuvani, ishte i gabuari si për opinionin publik edhe për drejtësinë pasi Përtef Musabelliu e kishte lexuar këtë deklaratë të kryeministrit si një mesazh për drejtësinë që vrasësi Kostandin Xhuvani të trajtohej si fëmija e mikes së kryeministrit.

    Si u ndjetë kur patë lajmin në media, që autori që kishte qëlluar mbi djalin tuaj, kishte vrarë edhe katër persona të tjerë në kryeqytet?

    Me thënë të drejtën e kam marrë shumë papritur këtë lajm. Në fillim m’u duk si e pavërtetë dhe për këtë arsye i jam drejtuar medias për të parë se çfarë kishte ndodhur. Me veten time, kur pashë se thuhej në media se ishte përfshirë djali i një deputeti në vend, më shkoi mendja tek ai, sepse pashë të gjitha veprimet që ai kishte bërë dhe ishte njësoj mënyra e veprimit të tij. Pastaj, mendova se me pushtetin që ka mund ta manipulojë situatën dhe prokurorinë. Ai është një fëmijë i llastuar, që kjo familje nuk i ka treguar vendin e duhur.

    Pse ia hidhni fajin familjes së deputetes?

    Ia hedh fajin familjes së saj, sepse ajo si deputete nuk duhej ta kishte lejuar që djali i saj të dilte nga burgu pas një viti, për një vrasje që kishte kryer. Ai duhej të qëndronte më gjatë në burg. Prandaj, unë jo se jam i lumtur që atij i ndodhi kjo, sepse ai ka vrarë edhe katër persona të tjerë, dhe unë i bashkohem dhimbjes së katër familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Por, sot e ndiej që duhet që gjithë opinioni të ngrihet kundër këtij personi, sepse ai ka vrarë me gjakftohtësi, ashtu siç vrau edhe djalin tim. Dhe unë prandaj sot u drejtohem prokurorisë dhe gjykatës që të vënë drejtësinë në vend. Unë nuk e besoj fare fjalën e nënës së tij, e cila thotë se unë do jap dorëheqjen që drejtësia të bëjë punën e saj, sepse unë mendoj se sërish në drejtësi do ketë ndërhyrje. Sepse në deklaratën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se Luiza Xhuvani ishte mikesha e tij, por ajo për të nuk është mikesha. Nuk do të thotë se ai duhet të hedhë baltë mbi Luiza Xhuvanin, por kryeministri me deklaratën e tij jep një mesazh politik dhe në të njëjtën kohë edhe një mesazh prokurorisë dhe gjykatave, duke u thënë që ta shohin më mirë këtë punë, sepse deputetja ishte mikesha e tij. Për mendimin tim, Luiza Xhuvani nuk duhej të dilte fare para televizionit, sepse ishte një turp dhe nuk mund të luhet teatër.

    Pse e cilësoni teatër deklaratën e ish-deputetes Xhuvani?

    Unë me deklaratën e deputetes u zhgënjeva, sepse ajo e para nuk ka sy e faqe të dalë para këtij publiku dhe ta mallëngjejë një publik me një krim të tillë. Unë u zhgënjeva me deklaratën e saj, sepse ajo për asnjë moment nuk e përmendi që djali i saj ka vrarë edhe djalin tim. Ajo përmendi vetëm katër viktima, por të pestin e harroi. Sepse kanë qenë pesë viktima që ka vrarë djali i saj dhe jo katër. Ku ka qenë deputetja Xhuvani këta tre vjet që mua më ka vdekur djali? Pse nuk trokiti në derën time dhe të kërkonte falje? Ajo këtë veprim bëri edhe tani: nuk u kërkoi falje familjeve të tjera, por thjesht kërkoi mallëngjim, duke thënë se ‘ai ishte djali im dhe mbetet djali im’.

  6. #116

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Rama: Luiza s’ka asnjë lidhje me djalin e saj vrasës, Kostandin Xhuvani





    Kryeministri flet për ish-deputeten e PS-së e cila dorëzoi mandatin pasi djali i saj vrau katër persona në një konflikt me armë zjarri në Tiranë

    Kryeministri Rama nuk sheh asnjë lidhje mes ish-deputetes së PS-së Luiza Xhuvani dhe djalit të saj Kostandin i cili ka vrarë pesë persona. Në një intervistë për “Ora neës”, Rama foli sërish për daljen publike me ish-deputeten Xhuvani e cila në krah të kryeministrit dha dorëheqje nga posti i deputetes për ti hapur rrugë drejtësisë për vrasjet e djalit të saj. “Unë nuk shoh asnjë lidhje mes Luiza Xhuvanit si deputete e opozitës dhe djalit të saj si një person që ka pasur probleme me drejtësinë në rastin e caktuar”, thotë Rama. I pyetur lidhur me roline drejtësisë për vrajsjen e parë të kryer nga Kostandin Xhuvani tre vite më parë, Rama tha se kjo ishte pasojë e mosfunsksionimit të drejtësisë. Në se drejtësia nuk funksionoi duke mos dënuar sa i takonte djalin e deputetes, vetë Rama ka kryer të njëjtën shkelje kur rikandidoi Luiza Xhuvanin për deputete edhe pse biri i saj ishte denuar si vrarsës. ” Në kohën që është bërë gjykimi i parë për djalin e deputetes ka pasur një përfundim të caktuar dhe në pushtet ka qenë PD, president ka qenë kandidati i PD-së dhe prokuroria ka qenë ajo që vazhdon të jetë, pra krejtësisht jashtë ndikimit të PS-së. Kështu që, nuk shoh ku qëndron lidhja në këtë rast, ashtu sikundër dëshiroj të vë fort theksin tek fakti që dje ishte një arsye për të qenë krenar për Policinë e Shtetit dhe për Aleancën për Shqipërinë Evropiane. Për policinë që arriti të jetë në vendngjarje dhe të realizojë operacionin në pak minuta dhe për deputeten e Aleancës për Shqipërinë Evropiane që dha një shembull shumë dinjitoz, që u tërhoq për të mos lejuar që të mos ketë asnjë hije dyshimi. Për këto jam krenar”, tha Rama.

    L.Progni


    Illyria

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-11-2009
    Postime
    39

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Si pa arsye ore? Ti thua a e di ca eshte spitali psikiatrik si vajtka njeriu ke psikiatriku se ka pire shume birra, pa ditur fare se cfare eshte, ku eshte dhe pse quhet spitali psikiatrik.

    Si do ti pergjigjem kesaj une kur ti se ke piken e idese se perse po flet?

    Xinxo. Zgjuarsia e nje njerui duket kur e kupton qe eshte bere lolo. Sinqerisht ti ke deshtuar ne kete mision..

    Forumniste. Me vjen qudi pse jeni habitur nga kjo qe ka ndodhur. A nuk e kuptuat qe ne fillim kur ja vune emrin '' rilindje '' luftes se tyre per te ardhe ne pushtet. Duhet ta kuptonit . Ja perfundimi. Rilinden monstrat e monstrave komuniste. Dikur benin ligjin ne bllok djemt e Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut e Hajredin Shytit , sot bejne ligjin djemt e Arta Dades apo te Gramoz Rucit apo tash se fundmi edhe monstra e Luizes.Thjeshte jane nderruar kohet por jo personazhet..

    Nuk arritet ta perktheni dot ate cka tha monstra e Kristaq Rames ne parlament ???. '' ju nuk keni pare asgje ''. Kuptojeni mire . Ju nuk keni pare asgje deri tani. Kushedi cka do na shohin syte derisa te mbaroje mandatin kjo bande monstrash..

    Dicka me zhgenjen. Ajo qe cdo dite e me tej po vdesin burrat. Dhe bashke me ta po vdes edhe kanuni i Lek Dukagjinit. Po te kishte burra sot djali i Gramoz Rucit dhe i Luiza Gjuvanit do ishin perkrah atyre qe keta i derguan para kohe ne parajse. Dhe nuk do te kishim edhe 4 viktima te tjera . Beni qejf monstra beni. Ju ka ardhe uji ne lug..

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Ne radhe te pare ngushellime familjareve. Shume kriminela ka Shqiperia por asnjehere nuk eshte fajesuar prindi pse djali vrau nje apo disa.. Tani vetem pse eshte i biri i Luizes u sulen ujqerit pd-stet per te shfrytezuar rastin e kryqezuar nenen e gjore. Merruni me vrasesin dhe jo nenen. Arsyeja mund te hete personale mes tij dhe viktimave. Mund te jete ndonje deal shkuar keq. Nuk ka nene ne bote qe nuk do e mbronte femijen e vet sado kriminel te ishte. Asnje nene nuk e shtyn femijen te vras. Asnje nene nuk eshte perfekte. Po babain se zuri njeri ne goje apo vetem kjo mund ta bente kriminel djalin?
    Ai ishallah kalbet ne burg se aty e ka vendin, dhe po te dali xhanem se le njeri gjalle. C'donin keta djema ne 4 te mengjesit ne lokal ne fillim jave? Keshtu gdhihen meshkujt andej lokakeve cdo dite te javes? Faj kane te gjithe prinderit qe u kane dhene djemve me shume liri se c'duhet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 06-11-2014 më 09:34
    Feelings change - memories don't.

  9. #119

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    C'donin keta djema ne 4 te mengjesit ne lokal ne fillim jave? Keshtu gdhihen meshkujt andej lokakeve cdo dite te javes? Faj kane te gjithe prinderit qe u kane dhene djemve me shume liri se c'duhet.
    Ai eshte 26 vjec. Pse ne kapistall do e mbajne prinderit ate? Mund te thuash qe eshte burre.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ne radhe te pare ngushellime familjareve. Shume kriminela ka Shqiperia por asnjehere nuk eshte fajesuar prindi pse djali vrau nje apo disa.. Tani vetem pse eshte i biri i Luizes u sulen ujqerit pd-stet per te shfrytezuar rastin e kryqezuar nenen e gjore. Merruni me vrasesin dhe jo nenen. Arsyeja mund te hete personale mes tij dhe viktimave. Mund te jete ndonje deal shkuar keq. Nuk ka nene ne bote qe nuk do e mbronte femijen e vet sado kriminel te ishte. Asnje nene nuk e shtyn femijen te vras. Asnje nene nuk eshte perfekte. Po babain se zuri njeri ne goje apo vetem kjo mund ta bente kriminel djalin?
    Ai ishallah kalbet ne burg se aty e ka vendin, dhe po te dali xhanem se le njeri gjalle. C'donin keta djema ne 4 te mengjesit ne lokal ne fillim jave? Keshtu gdhihen meshkujt andej lokakeve cdo dite te javes? Faj kane te gjithe prinderit qe u kane dhene djemve me shume liri se c'duhet.
    he mi mia mi morre fjalet nga goja
    dhe te imagjinosh qe njeri nga keta ishte prinder qe paska lene jetim nje foshnje
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

Faqja 12 prej 22 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •