Close
Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 211
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O Xinxo,

    Do ta fusi ne burg shoku Rama kete te birin e shoqes Xhuvani, apo do dali e do te thote se nuk kemi vend ne burg se i kemi mbushur plot me fakirat qe vjedhin energjine elektrike?

    Albo
    po bie shi ne filadelfi mo
    se kush kishte postuar dje te xha saliu ne fecebuk po skishte turp ajo qe nxirrte tangat
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Prokuroria Gjirokastër: Konstandin Xhuvani nuk ndodhej në Lazarat më 25 prill

    Prokuroria e Gjirokastrës ka sqaruar ngjarjen “Xhuvani” në raport me “Lazaratin”, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës.

    Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Prokuroria sqaron se Konstandin Xhuvani ka qenë në Elbasan, edhe pse pretendohet se ka qenë në Gjirokastër.

    Më 25 prill, Kostandin Xhuvani ishte në spitalin psikiatrik. Prania e tij vërtetohet nga kartela mjekësore. Xhuvani u dërgua në spital, pasi kishte konsumuar shumë alkool”, shpjegon deklarata.

    Më tej, sqarohet edhe se Xhuvani është paraqitur në spitalin psikiatrik të Elbasanit në orën 17:00 të datës 25 prill, ndërsa ngjarja në Gjirokastër ka ndodhur në orën 19:00.

    Më herët, opozita ka hedhur akuza se Konstandin Xhuvani, i akuzuari për vrasjen e katër personave ditën e djeshme, ka qenë i përfshirë në ngjarjen e Lazaratit.


    /Shekulli Online/L.B./

    http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=59589&kat=87
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 05-11-2014 më 13:23
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #93

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    spital psikiatrik se je tap?

  4. #94
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Haha te psikiatria po pive!! E forte kjo.
    Cdo gje eshte relative...

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Haha te psikiatria po pive!! E forte kjo.
    pse cuditeni
    kur pine dhe po u drogove humbet mendjen dhe nuk di se cben , pra psikiatrie
    te isha une i fusja direkt ne burg
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  6. #96
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Masakra, Basha: Vrasësi me mbrojtje kryeministrore

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se nuk e fsheh dot përgjegjësinë që ka për lëvizjen e lirë të djalit të Luiza Xhuvanit, Konstandin Xhuvanin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e katër shtetasve një ditë më parë në një pub nate në rrugën e “Elbasanit”.

    Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i PD-së, thotë se Kryeministri po e kthen në zakon të mbrapshtë bishtnimin nga faktet dhe ka gjetur rrugën më të shkurtër, sulmin ndaj opozitës.

    Basha shkruan se Kostandin Xhuvani, me precedent të fortë kriminalë, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i biri i miqve të Kryeministrit, bridhte lirshëm në Tiranë i armatosur, madje kishte krijuar dhe bandën e tij.

    “Nga i vinte ky imunitet këtij vrasësi, që nuk ndalohej nga policia edhe pse kishte urdhër për të? Me 26 prill të këtij viti, vrasësi, djali i miqve të Edi Ramës, ishte shpallur në kërkim. Po pse nuk arrestohej? E tha vetë Kryeministri; prindërit e tij i ka miq të ngushtë. Ky është fakti, më kokëfortë nuk mund të bëhet. Nëse Policia nuk do të tërhiqej para lidhjeje e miqësive të Kryeministrit, vrasësi do të ishte atje ku e ka vendin sipas ligjit. Dhe sot nuk do të kishim viktima, dramë në 4 familje, e një shoqëri të tërë të tronditur nga pasiguria publike”,-shkruan Basha në “Facebook”.

    Sipas kreut të opozitës, shigjetat e kësaj reforlte qytetare i janë drejtuar ndaj Edi Ramës dhe ai nuk e fsheh dot përgjegjësinë që ka në këtë histori. Ndërsa thekson gjithashtu se Rama për këtë ngjarje të rëndë, sulmon opozitën.

    Nuk e mbrojti opozita vrasësin nga aksioni i policisë në Lazarat. Nuk e ndaloi opozita policinë që ta prangoste pasi ishte shpallur në kërkim. Nuk e solli opozita të kërkuarin nga drejtësia, me helikopter ushtrie drejt e në oborrin e parlamentit për ta tundur para kamerave si argument politik. Opozita po bën detyrën për interesin më të lartë të qytetarëve. Denoncimin e lehtësisë që gjen krimi, dhe lidhjes së drejtpërdrejtë që ka me qeverinë, me Kryeministrin vetë”,-shkruan kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Më herët, Policia e Tiranës ka arrestuar si të dyshuarin kryesor për vrasjen e katër shtetasve në kryeqytet, Kostandin Xhuvanin, të birin e deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani. Një ditë më parë, kjo e fundit i paraqiti dorëheqjen nga mandati i saj në Sarandë Kryeministit Rama.

    Panorama

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    o XinxerP***i sa i lodhun paske ken mer amon
    nuk mbrohet QelboRilindja me zbarrdhje dhambesh o debil
    Ninin (tand te dashtun) apo Kostandinin nuk e nxori shteti i Berishes po ai i joti me Bamken e Ina Ramen. Tash venja fajin Berishes pse i tha lavire bulevardi po deshte.

    shiko edhe ankesen qi ministri Halimi i ka drejtu presidentit Bamka
    Emri:  h1-474x355.jpg

Shikime: 847

Madhësia:  38.6 KB
    Tash s'asht çudi meqi ka kry pune edhe me Ina Ramen ta hedhin si mish per top sa me qetsu opinionin. Ather kishte dal realitet libri i hershem i Rames "Ina hiqi breket"

  8. #98
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Ça paskan qënë këta mostrat e ppsh more. Nuk pushon së dëgjuari për bëmat e këtyre, gjithandej në krye të listës për ordinerllëk dhe rrugaçëri. Biri Ruçit, çunat e Artës, djali i Elizës. . .
    Po të vësh re, pothuajse të gjithë deputetët socialist kanë elementë të krimit në rrethin e afërt, në të shumtën e rasteve janë vetë protagonistët kryesorë.

    Kjo është çmenduri dhe tregon dështimin e plotë të shtetit ligjor. Një kriminel frikacak si puna e këtij që deri më tashi është fshehur pas fundit mamasë meritonte të ishte në burg.
    Në mes të Europës vritet tjetri me plumb në ballë dhe vrasësi dënohet me dy vite burg. Kanë ardhur kohë të zeza për Shqipërinë, por mirë le ti bëhet popullit langaraq që përsëri voton ata që i kanë mamanë dhe gjyshen për treçerekë shekulli.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Populli duhet te ngrihet dhe t,i kerkoje kryeministrit berjen e TESTIT TE DROGES

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Shiko filmin ''Flutura ne kabinen time '' se eshte akoma me prekese. Biles aty eshte aq e shkaterruar sa i shkojne lotet rreke.

    Kjo eshte ajo klasa e aristokracise se re shqiptare ku djemte e polikaneve i ke te gjithe gango me arme. Te shkaterruar jane ato familje qe do cojne ne dhe djemte e tyre e jo djali i kesaj qe do jetoj si mbret ne burg me tere te mirat. Maksimumi dy vjet burg do bej perseri . Ta jap une me garanci.
    Une per here te pare e ndegjoje kete emer Luiza Xhuvani,vetem pyeta cfar personi eshte pasi ai tjetri forumist e quan kulceder.
    Ndersa nese denohet vetm 2 vite ky vrasesi,atehere prej Shqiperise duhet te iket Naten e mos te pritet Dita.
    Seshte cudi qe te shpetoj lehte,tani lexojme qe duan ti a pergatitin kartelen nga psikiatria.

    24 vite - 5 vrasje !! Vrases serik ky Konstandini.
    Realisht burgim i perjetshem pa te drejte falje.A si e quani ju ne Shqiperi denimin kapital.
    Ndryshuar për herë të fundit nga semiku : 05-11-2014 më 17:45
    Rri qetë dhe fol Shqip !

Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •