Prokuroria Gjirokastër: Konstandin Xhuvani nuk ndodhej në Lazarat më 25 prill
Prokuroria e Gjirokastrës ka sqaruar ngjarjen “Xhuvani” në raport me “Lazaratin”, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Prokuroria sqaron se Konstandin Xhuvani ka qenë në Elbasan, edhe pse pretendohet se ka qenë në Gjirokastër.
“Më 25 prill, Kostandin Xhuvani ishte në spitalin psikiatrik. Prania e tij vërtetohet nga kartela mjekësore. Xhuvani u dërgua në spital, pasi kishte konsumuar shumë alkool”, shpjegon deklarata.
Më tej, sqarohet edhe se Xhuvani është paraqitur në spitalin psikiatrik të Elbasanit në orën 17:00 të datës 25 prill, ndërsa ngjarja në Gjirokastër ka ndodhur në orën 19:00.
Më herët, opozita ka hedhur akuza se Konstandin Xhuvani, i akuzuari për vrasjen e katër personave ditën e djeshme, ka qenë i përfshirë në ngjarjen e Lazaratit.
/Shekulli Online/L.B./
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=59589&kat=87
Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 05-11-2014 më 13:23
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
spital psikiatrik se je tap?![]()
Haha te psikiatria po pive!! E forte kjo.
Cdo gje eshte relative...
Masakra, Basha: Vrasësi me mbrojtje kryeministrore
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se nuk e fsheh dot përgjegjësinë që ka për lëvizjen e lirë të djalit të Luiza Xhuvanit, Konstandin Xhuvanin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e katër shtetasve një ditë më parë në një pub nate në rrugën e “Elbasanit”.
Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i PD-së, thotë se Kryeministri po e kthen në zakon të mbrapshtë bishtnimin nga faktet dhe ka gjetur rrugën më të shkurtër, sulmin ndaj opozitës.
Basha shkruan se Kostandin Xhuvani, me precedent të fortë kriminalë, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i biri i miqve të Kryeministrit, bridhte lirshëm në Tiranë i armatosur, madje kishte krijuar dhe bandën e tij.
“Nga i vinte ky imunitet këtij vrasësi, që nuk ndalohej nga policia edhe pse kishte urdhër për të? Me 26 prill të këtij viti, vrasësi, djali i miqve të Edi Ramës, ishte shpallur në kërkim. Po pse nuk arrestohej? E tha vetë Kryeministri; prindërit e tij i ka miq të ngushtë. Ky është fakti, më kokëfortë nuk mund të bëhet. Nëse Policia nuk do të tërhiqej para lidhjeje e miqësive të Kryeministrit, vrasësi do të ishte atje ku e ka vendin sipas ligjit. Dhe sot nuk do të kishim viktima, dramë në 4 familje, e një shoqëri të tërë të tronditur nga pasiguria publike”,-shkruan Basha në “Facebook”.
Sipas kreut të opozitës, shigjetat e kësaj reforlte qytetare i janë drejtuar ndaj Edi Ramës dhe ai nuk e fsheh dot përgjegjësinë që ka në këtë histori. Ndërsa thekson gjithashtu se Rama për këtë ngjarje të rëndë, sulmon opozitën.
Nuk e mbrojti opozita vrasësin nga aksioni i policisë në Lazarat. Nuk e ndaloi opozita policinë që ta prangoste pasi ishte shpallur në kërkim. Nuk e solli opozita të kërkuarin nga drejtësia, me helikopter ushtrie drejt e në oborrin e parlamentit për ta tundur para kamerave si argument politik. Opozita po bën detyrën për interesin më të lartë të qytetarëve. Denoncimin e lehtësisë që gjen krimi, dhe lidhjes së drejtpërdrejtë që ka me qeverinë, me Kryeministrin vetë”,-shkruan kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Më herët, Policia e Tiranës ka arrestuar si të dyshuarin kryesor për vrasjen e katër shtetasve në kryeqytet, Kostandin Xhuvanin, të birin e deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani. Një ditë më parë, kjo e fundit i paraqiti dorëheqjen nga mandati i saj në Sarandë Kryeministit Rama.
Panorama
o XinxerP***i sa i lodhun paske ken mer amon
nuk mbrohet QelboRilindja me zbarrdhje dhambesho debil
Ninin (tand te dashtun) apo Kostandinin nuk e nxori shteti i Berishes po ai i joti me Bamken e Ina Ramen. Tash venja fajin Berishes pse i tha lavire bulevardi po deshte.
shiko edhe ankesen qi ministri Halimi i ka drejtu presidentit Bamka
Tash s'asht çudi meqi ka kry pune edhe me Ina Ramen ta hedhin si mish per top sa me qetsu opinionin. Ather kishte dal realitet libri i hershem i Rames "Ina hiqi breket"
Ça paskan qënë këta mostrat e ppsh more. Nuk pushon së dëgjuari për bëmat e këtyre, gjithandej në krye të listës për ordinerllëk dhe rrugaçëri. Biri Ruçit, çunat e Artës, djali i Elizës. . .
Po të vësh re, pothuajse të gjithë deputetët socialist kanë elementë të krimit në rrethin e afërt, në të shumtën e rasteve janë vetë protagonistët kryesorë.
Kjo është çmenduri dhe tregon dështimin e plotë të shtetit ligjor. Një kriminel frikacak si puna e këtij që deri më tashi është fshehur pas fundit mamasë meritonte të ishte në burg.
Në mes të Europës vritet tjetri me plumb në ballë dhe vrasësi dënohet me dy vite burg. Kanë ardhur kohë të zeza për Shqipërinë, por mirë le ti bëhet popullit langaraq që përsëri voton ata që i kanë mamanë dhe gjyshen për treçerekë shekulli.
No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future
Populli duhet te ngrihet dhe t,i kerkoje kryeministrit berjen e TESTIT TE DROGES
Une per here te pare e ndegjoje kete emer Luiza Xhuvani,vetem pyeta cfar personi eshte pasi ai tjetri forumist e quan kulceder.
Ndersa nese denohet vetm 2 vite ky vrasesi,atehere prej Shqiperise duhet te iket Naten e mos te pritet Dita.
Seshte cudi qe te shpetoj lehte,tani lexojme qe duan ti a pergatitin kartelen nga psikiatria.
24 vite - 5 vrasje !! Vrases serik ky Konstandini.
Realisht burgim i perjetshem pa te drejte falje.A si e quani ju ne Shqiperi denimin kapital.
Ndryshuar për herë të fundit nga semiku : 05-11-2014 më 17:45
Rri qetë dhe fol Shqip !
Krijoni Kontakt