Edhe këshilltari i kryeministrit për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Evropiane -
Fate Velaj ‘bie viktimë’ e Universiteteve private që mbyllen me urdhër qeverie.
Fate Velaj ka një diplomë nga Universiteti "Kristal". Ai ka kryer një Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2011, me një tezë prej 73 faqesh, siç shkruan në faqen e tij personale në internet. Teza ka të bëjë me "Evropa mes meje dhe jush, njohje e beckgraundit të njëri-tjetrit".
Teza e tij e masterit është drejtuar nga prof. dr. Vasillaq Kureta, njëherësh dekan i Fakultetit të Shkencave Politike pranë këtij universiteti. Masterin e Fate Velaj e konfirmon dhe vetë Departamenti i Universitetit 'Kristal'.
Në fakt, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këto diploma të marra tashmë, nëse ato automatikisht do të quhen të pavlefshme, meqenëse edhe universitetit iu hoq licenca.
Kjo ishte një nga reformat e Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë "Rama", pa menduar se prej këtij vendimi cënohen edhe disa prej deputetëve dhe vetë ministrja Nikolla, pasi diploma e tyre, me këtë nivel që u paraqit për këto universitete, vihet në dyshim, pavarësisht punës, vlerësimeve që deputetët dhe ministrja kanë marrë në kohën kur kanë qenë studentë. Universiteti 'Kristal' mori famë të keqe disa kohë më parë, kur plasi edhe skandali i diplomës së të birit të ish-kreut të Lega Nord, Umberto Bossi.
[...]
Ekspres.al
Krijoni Kontakt