Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 121
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O Xinxerfillo,

    Po mire bre, kjo ministria, si ka goje e na del e na thote ne Facebook qe "shkollen ma dha Berisha"? Edhe kjo nga ato "salistet" eshte? Po tani qe e mbylli shkollen ku mori master, do t'ia anulloje vetes masterin, do ta heqi nga rezumeja?

    Shiko se si socialist qe jam, nuk me vjen hic mire qe shoku Rama ua ka besuar pushtetin berishianeve si kjo Nikolla me lart! Po pse u mbaruan vajzat e Laberise?

    Po ky Basha, ngeli duke lexuar forumin shqiptar dhe duke bere prononcime ne media ato qe lexon ne forum

    Po shoku Rama, sa qejf e kish forumin ne fushate, e mban mend? Alboja e quajti Berishen "gjysh te politikes" ne darke, ai te nesermen e perdori ne fushate. Thuaji qe te futet ne forum pasi ti pije ilacet jo pa pire ilacet, aman te keqen.

    Albo
    O shoku Albo titullin ja ka vene gazeta qe eshte njesoj si ti, i ve titujt si te duash. Ministrja se ka permndur fare Berishen ne te gjithe postimin, por se ka qene i kurs i ofruar nga Universiteti ne bashkepunim me qeverine per drejtuesit vendore, cka perforcon ate qe te thashe une me siper se ky ka qene nje makineri e prodhimit dhe pastrimit te parave e korrupsionit se familjes Berisha ne pronesi te Rezart Tacit.

    Mos u lajkato shume se nuk i ha palla as Rames as Berishes te lexojne forumin ne pergjithesi dhe ty ne vecanti, kane milionat per te menduar se si do i harxhojne
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  2. #62

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ore ju jeni bere te gjithe rilindesa, nuk ua ka fajin Rama.

    1. Nese universitetet kane shkelur ligjin, ato nuk mbyllen por kallezohen ne prokurori per shkelje te ligjit, dhe hetohen e ndiqen penalisht.

    2. Nese nuk kane respektuar kriteret e marrjes se licenses nga ministria e arsimit, perseri, ministria ben verifikimin prane cdo universiteti te licensuar, dhe i leshon nje shkrese zyrtare ku i ben te qarte shkeljet dhe i jep nje X dite kohe qe te korrigjoje shkeljet, ose rrezikon heqjen e licenses nese nuk e ben kete gje.

    3. Nuk eshte pare e as nuk eshte degjuar ne asnje vend te botes, qe nje kryeminister te vendosi me nje te rene te lapsit, sipas qejfit te tij, se cilat universitete duhet te ngelen hapur e cilat duhet te mbyllen. Dhe vendimi percillet si nje "vendim kolektiv" pa u komunikuar ketyre shkollave ne menyre individuale shkeljet e tyre e pa u dhene nje mundesi qe te korrigjojne shkeljet.

    4. Kur ti mbyll shkollat private qe veprojne ne nje vend ne mase, ajo qe je duke bere eshte duke u kufizuar shqiptareve mundesine e shkollimit. Qe do te thote, kerkesa per arsimin e larte ne vend do te vazhdoje te jete e njejte, por mundesite per tu pranuar ne nje universitet do te jene me te vogla, keshtu qe kjo do te coje ne rritjen e cmimeve te pranimit ne universitetet ekzistuese qe kane ngelur hapur, qofshin keto publike apo private.

    5. Ky vendim as nuk e ben sistemin e arsimit me te mire, as nuk e ben ate me pak te korruptuar. Korrupsioni ne dije nuk i ka rrenjet tek universitetet publike apo private, i ka rrenjet tek sektori publik i punesimit: te gjithe ata qe shkojne e blejne nje diplome nuk e blejne per tu punesuar ne privat, pasi privati te flak ne rruge po nuk i bere punen edhe sikur 20 diploma te kesh, por e blejne qe babai apo xhaxhai apo miku i tyre drejtor ne administraten publike te shtetit qendror apo lokal, t'iu siguroje nje pune ne shtet. Dhe ne shtet, punesohen njerez parazite e te pakualifikuar qe e marrin parane kot, teksa punen e tyre e ben nje njeri i kualifikuar qe paguhet me pak se ta.

    6. Mbyllja e universiteteve private nuk ka per te ndalur as fenomenin e blerjes se diplomes, ai perkundrazi do te vazhdoje me te njejtat rritme. Por duke qene se eshte kufizuar numri i shkollave ku mund te blesh nje diplome, do te rritet edhe vlera e blerjes se diplomes duke u 10fishuar. Qe do te thote, diplomat do ti blejne vetem ata qe kane para te madhe dhe universitetet qe ngelen do bejne para te madhe me to.

    7. Dhori Kule, dekani i Universitetit te Tirane ne Tirane e pelqen kete vendim te Rames, pasi rradhet e Universitetit te Tiranes do te shtohen perseri me studente te rinj, shume here me shume se vite me pare, pasi vendimi i Rames mbyll gati te gjitha universitetet private qe veprojne ne Shqiperi. Dhe sa me shume studente ne Universitetin e Tiranes, aq me shume para do te marri nga buxheti i shtetit, e aq me shume mundesi per te shitur e fituar para nga studentet qe nuk mesojne.

    8. Po do te luftosh korrupsionin ne arsim e ne gjithe shoqerine shqiptare, shkurto numrin e administrates publike pasi asnje qytetar nuk blen diploma nese ajo diplome nuk i siguron nje pune ne shtet! Rama nuk po e ul numrin e buxhetoreve, po e rrit atehere, e detyrimisht kjo do te sjelli edhe rritjen e korrupsionit ne arsim te njerezve te pashkolle qe do te blejne diploma.

    9. Edi Rama eshte kryeministri me i keq-shkolluar qe ka patur shteti shqiptar ne gjithe historine e tij 100 vjecare dhe i fundit qe duhet te flasi per "reforma ne arsim" pasi as ai vete nuk ka arsimin e duhur.

    10. Idiotlleku me i madh i Rames nuk eshte mbyllja e universiteteve, por kjo ideja fikse ne mendjen e tij se "Shqiperia nuk ka nevoje per njerez me shkolle te larte se na mbyten njerezit me master e doktorate". Sa me e shkolluar nje shoqeri, aq me joshese eshte ajo per investitoret e vendit e te huaj per te investuar ne ate vend. Por Edi Rama nuk do te prodhoje rini qe mbaron universitet per inxhinieri e mjekesi, ai u thote rinise shqiptare: "shkoni e mbillni sherebel ne fshat".

    Albo
    Jo cdo shkelje e ligjit ka ndjekje penale. Nese hap restorant pa licencen e duhur ta mbyllin mbiznesin pas kontrollit. Nuk te cojne ne gjyq. Me pas nese ka dhe mundesi per ndjekje penale, le ti cojne dhe ne gjyq per vjedhje.

    Dhe te artikulli i sjelle ne teme thuhet se eshte bere "Raporti i verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend". Nuk po mbyllen me urdher. Ato qe nuk permbushin kriteret ligjore jan embyllur. Nes eka ndonje artikull tjeter ku ministri ka vendosur me te rene te lapsit, atehere eshte muhabet tjeter. Une po i referohem artikujve ne teme.

    Dhe nje dyqan qe shet pa licensat e duhur, kur mbyllet u kufizon opsionet njerezve per te blere ushqime, por prap duhet mbyllur se nuk eshte e drejte te lihet hapur nje biznes qe nuk ndjek rregullat, kur tjetri ka ndjekur te gjitha rregullat.

    Nuk eshte zgjidhje as per diplomat, as per korrupsionin. Une se kam thene kete. Eshte thjesht mbyllje e bizneseve qe nuk jane hapur sipas kritereve ligjore. Shume e thjeshte. Ata mund te plotesojne kushtet ligjore dhe te hapen perseri, gje qe me siguri besoj se do ta bejne.

  3. #63

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Citim Postuar më parë nga Do Not Tread On Lexo Postimin
    Amerika eshte plot me unversitete private, dhe askujt nuk i shkon nder mend qe te thote ""shteti"". Ne Amerike shteti eshte gjithnje ai qe te vjedh, dhe me te drejte, sepse njerzit e kane kuptuar se kushdo qe vjen ne pushtet shikon interesat e tij. Te gjithe genjejne duke bere gjoja sikur i sherbejne "publikut", prandaj ne Amerike Shteti eshte i kufizuar ne maximum. Madje tani kane dale levizje qe duan ta kufizojne dhe me... sepse te gjithe ata qe kerkojne nderhyrjen e shtetit e duan per te favorizuar shoket miqte dhe klientet e tyre, dhe gjithcka e shesin ne emer te se mires publike.

    Ne kete rast do ti shikoni vet pasojat... Mos u bazoni tek propaganda Ramiste dhe keta budallenjte qe me ndergjegje apo pa ndergjejg vijne dhe bejne propagande me dy fjali, pa ditur te argumentojne mendimin e tyre. Kini pak sens kritik.


    Meqe ishim tek Amerika: universitetet me skadente ne Amerike jane ato jo-private. Ato qe jane private jane me te mirat jo vetem ne Amerike por edhe ne gjithe boten. Por jo te gjitha universitetet private jane te te njejtit nivel. Ka nivele te ndryshme. Pra askujt nuk i shkon nder mend te thote se ky nuk ploteson ate kriter apo ky nuk ploteson kete. Thjeshte klienti,pra studenti dhe prinderit e tij zgjedhin ate universitet privat qe me mire u pershtatet mundesive te tyre. Shteti nuk nderhyn fare...
    Nuk e ke lexuar artikullin e temes me duket, se nuk flitet per kritere akadamike, por kritere ligjore. Kujton se ka universitet privat ne Amerike qe nuk ka licensat e duhura nga shteti? Se pari kane nxjerre gjithe licencat qe kerkon shteti, nga e para te e fundit dhe pastaj hapin shkollen. Dhe ke te drejte se variojne nga me te mirat, deri te me te keqijat.

    "Këto masa janë pasojë e mosrespektimit të kritereve ligjore nga ana e këtyre shkollave e universiteteve, të përcaktuara në ligj dhe nuk kanë lidhje me proçesin e akreditimit, që do të nisë në muajin dhjetor."

    Nese mbyllet ndonje universitet privat se nuk permbush kritere akademike, atehere dhe une do e akuzoja qeverine se ka kaluar kompetencat e saj. Pikersiht kete kam thene qe ne fillim te temes dhe dyshoja se qeveria mund te mbyllte privatin per arsye akademike. Po ne Shqiperi si dihet, mbase edhe ndodh ne dhjetor kur te behet akreditimi.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-08-2014
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    9

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nuk e ke lexuar artikullin e temes me duket, se nuk flitet per kritere akadamike, por kritere ligjore. Kujton se ka universitet privat ne Amerike qe nuk ka licensat e duhura nga shteti? Se pari kane nxjerre gjithe licencat qe kerkon shteti, nga e para te e fundit dhe pastaj hapin shkollen. Dhe ke te drejte se variojne nga me te mirat, deri te me te keqijat.

    "Këto masa janë pasojë e mosrespektimit të kritereve ligjore nga ana e këtyre shkollave e universiteteve, të përcaktuara në ligj dhe nuk kanë lidhje me proçesin e akreditimit, që do të nisë në muajin dhjetor."

    Nese mbyllet ndonje universitet privat se nuk permbush kritere akademike, atehere dhe une do e akuzoja qeverine se ka kaluar kompetencat e saj. Pikersiht kete kam thene qe ne fillim te temes dhe dyshoja se qeveria mund te mbyllte privatin per arsye akademike. Po ne Shqiperi si dihet, mbase edhe ndodh ne dhjetor kur te behet akreditimi.

    Z Qyfyre ia fusni kot, sepse TREAD ON ME ka te drejte. Nuk ka dale publik asnje kriter ligjor... Madje disa zedhenes universitetesh jane shprehur se para ca javesh eshte bere nje kontroll i jashte-ligjshem i ambienteve te dis aniversiteteve dhe nuk eshte dhene as nje shpjegim dhe as edhe nji paralajmerim...

    Cila qenkan keto kritere ligjore qe nuk qenkan zbatuar nga disa ndersa nga te tjerat qenkan zbatuar? Asnje te dhene nuk ka qe te kete dale publike, prandaj me gjitha gjasat kjo eshte nji mase arbitrare qe ka marre qeveria per te goditur institucionet private, nen prozhektorin e reformes se re arsimore qe do re shperndaje parate publike tek disa kokrra te seleksionuara te Privatit. Dmth ato qe do te mbeten ne kembe pasi lakejte e kryeministrit Rama te kene spastruar piacen.

    Perderisa keto universitete deri me sot kane dhene mesim lirish, atehere ka ekzistuar nje institucijon qe i ka licensuar. Apo tani qe Erdhi Rama ne pushtet do ti zhbejme te gjitha per te favorizuar shoket dhe miqte e mister 20%?

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Alvi Singer për postimin:


  6. #65

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Citim Postuar më parë nga Alvi Singer Lexo Postimin
    Z Qyfyre ia fusni kot, sepse TREAD ON ME ka te drejte. Nuk ka dale publik asnje kriter ligjor... Madje disa zedhenes universitetesh jane shprehur se para ca javesh eshte bere nje kontroll i jashte-ligjshem i ambienteve te dis aniversiteteve dhe nuk eshte dhene as nje shpjegim dhe as edhe nji paralajmerim...

    Cila qenkan keto kritere ligjore qe nuk qenkan zbatuar nga disa ndersa nga te tjerat qenkan zbatuar? Asnje te dhene nuk ka qe te kete dale publike, prandaj me gjitha gjasat kjo eshte nji mase arbitrare qe ka marre qeveria per te goditur institucionet private, nen prozhektorin e reformes se re arsimore qe do re shperndaje parate publike tek disa kokrra te seleksionuara te Privatit. Dmth ato qe do te mbeten ne kembe pasi lakejte e kryeministrit Rama te kene spastruar piacen.

    Perderisa keto universitete deri me sot kane dhene mesim lirish, atehere ka ekzistuar nje institucijon qe i ka licensuar. Apo tani qe Erdhi Rama ne pushtet do ti zhbejme te gjitha per te favorizuar shoket dhe miqte e mister 20%?
    Sipas shtetit ata kane shkelur kerkesat ligjore. Nese shkollat jane mbyllur pa te drejte ankohen ne gjykate dhe nese kane te drejte do rihapen dhe do marrin dhe demshperblim nga shteti. Eshte e thjeshte.

    P.S. ti qenke regjistruar ne forum pasi paske lexuar gjith informacionet e duhura per univesitetet e mbyllura? e direkt ne teme ketu. mbase gabohem po dhe ti me dukesh nje nga te shumtit qe jane regjistruar se fundi me shume emra.

  7. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-08-2014
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    9

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Sipas shtetit ata kane shkelur kerkesat ligjore. Nese shkollat jane mbyllur pa te drejte ankohen ne gjykate dhe nese kane te drejte do rihapen dhe do marrin dhe demshperblim nga shteti. Eshte e thjeshte.
    Po pranej po folim qe te mos shperdorojme leket e popullit me keto k@rlleqe qe ben psikopati Edi Rama , dhe te mos shperdorohen paret e njerzve qe nuk kam munci me shku ne Tiron.


    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    i paske lexuar gjith informacionet e duhura per univesitetet e mbyllura? e direkt ne teme ketu.
    Se di per qfare flet ... Po po do ndonji shpjegim , kam pas eksperienc me forume te tjera dhe e di pak a shume se si funkxionon nje forum. Plus qe jam njeri i inforumuar siq e shef ,sepse lexoj median dite perdite.


    Alvi, the singer of FSH.

  8. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-08-2014
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    9

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Sipas shtetit ata kane shkelur kerkesat ligjore.
    Po ato filialet , qe jane filiale te universiteteve publike shtetrore , dmth jane nen administrim te Min se Arsimit??? Ca ligji kane shkelur ato ?
    E kupton sa kot fare qe je ? Genjehesh nga propaganda Ramo-Meto-iste... Si more , universitetet shteterore filiale paskan qene pa licenca apo nuk plotesokan kushtet e vendosura nga shteti per vet shtetin ? Po ben hajdare apo cfare? Hahahahaa



    Alvi , the singer of FSH

  9. #68
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Qonkan hedh ne sulm derdimenat e kristalit lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Ja deputetët dhe ministrat me diplomë nga universitetet që do mbyllen!

    Ja deputetët dhe ministrat me diplomë nga universitetet që do mbyllen!TIRANE- Ministria e Arsimit ka propozuar heqjen e licencës për 17 universitete private dhe mbylljen e filialeve të universiteteve publike nëpër rrethe. Ky vendim prek mijëra studentë, por ajo që bie në sy është fakti që mjaft deputetë por edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli ka një diplomë të marrë në një nga universitetet, të cilëve iu ështe propozuar mbyllja.


    Ja cilet jane ata:

    Lindita Nikolli, Ministre e Arsimit
    Ka mbaruar ne korrik 2010 studimet Master ne Administrim Publik tek Albania University (UFO)

    Artan Gaci, Deputet PS
    Eshte diplomuar per Drejtesi tek Universiteti “Kristal”

    Bedri Hoxha, Deputet PD
    Eshte diplomuar per Drejtesi ne Universitetin “Kristal”

    Shkelqim Selami, Deputet LSI
    Eshte diplomuar per Drejtesi, ne Universitetin “Kristal”

    Ylli Shehu, Deputet PR
    Eshte diplomuar per Drejtesi ne Universitetin “Kristal”

    Balkanweb

  11. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: "Do mbyllim të gjitha universitetet që nuk plotësojnë kushtet"

    Pezullimi i universiteteve, ministrja Nikolla debat direkt me pronarët

    TIRANE – Një ditë pas publikimit të raportit për verifikimin e ligjshmërisë së universiteteve, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla zhvilloi sot një takim me drejtues të shkollave të larta, të cilave u janë dhënë rekomandime për përmirësim por dhe me pronarët e themelues të Universiteteve që iu hoq apo pezullua licenca. Ministrja Nikolla tha se qeveria dhe MAS janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund reformës. Sipas saj, raporti është vetëm hapi i parë për heqjen e pjesës së kalbur nga sistemi i arsimit të lartë. “Mendojmë që kemi bërë gjënë e duhur duke parë me sytë e të ardhmes dhe fëmijëve tanë. Ju garantoj që ne po vijojmë me masat për të menaxhuar gjithë këtë situatë që unë do ta quaj një situatë emergjente që lidhet me vijueshmërinë e studimeve të studentëve të 18 institucioneve që u hiqet licenca. Kemi një plan konkret për ti sistemuar në institucionet tona të arsimit të lartë. Procesi ka filluar që në muajin tetor.”- deklaroi ministrja ne takimin e pare ate me drejtues të shkollave të larta, të cilave u janë dhënë rekomandime. Masat e propozuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit ndaj institucioneve të arsimit të lartë privat ndahen në pezullim dhe heqje licence. Ndryshimi mes tyre qëndron në faktin se ato që janë propozuar për heqje të licencës nuk do të kenë asnjë mundësi për të rikuperuar situatën në të cilën ndodhen. Ndërkohë që, për universitetet e propozuar për pezullim të licencës, MAS ka lënë disa detyra dhe kritere për t’u plotësuar e në rast se ato përmbushen atëherë edhe pezullimi shfuqizohet. Ndonëse nuk është vendosur përfundimisht mënyra konkrete se si do të procedohet me studentët, të cilët aktualisht janë regjistruar dhe vazhdojnë studimet në universitetet e propozuar për pezullim dhe heqje licence, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka bërë me dije se do të bëhet sistemimi i tyre në bazë të vërtetësisë së dokumenteve dhe krediteve të marra. Nikolla garantoi sigurinë juridike dhe se asnjë vendim që do të merret në vijim, nuk do të cenojë diplomat e marra deri më tani. Ndërkohë që, një nga alternativat më të mundshme lidhet me transferimin e këtyre studentëve në universitetet të tjerë shtetërorë apo privatë që do të vijojnë aktivitetin.

    Takimi me themeluesit e Universiteteve që u pezullohet licenca

    Me debate te forta ka nisur takimi i ministres me themelues te institucioneve arsimore qe iu eshte parashikuar për ti pezulluar licenca. Ministrja vuri në dukje se janë 6 mijë studentë që preken nga ky vendim por sic theksoi ajo, masat që do të merren, do meren qetësisht deri në akomodimin e tyre në universitete të tjera. “Qetësisht duke vijuar studimin e këtyre të rinjve duke garantuar një përgjegjësi tërësisht të re dhe pse dua ta theksoj fort, nuk është faji i kësaj qeverie që arritëm deri këtu. Pezullimi do të jetë sipas ligjit. Nëse ju plotësoni kriterët që kërkohen, rrisni standardet, atëhere do riktheheni sërish në aktivitet. Në të kundërt do zbatohet ligji. Kjo është e vërteta e ditëve që do ndodhë”.

    Ylber Bezo, drejtues i “Akademisë Profesionale të Biznesit”: Ndihem për herë të parë në siklet që ndodhem në një pozitë të tillë si sot. Në formatin tim dhe të gjithë jetës sime, që është një karrierë e gjatë imja, 23 vjet në karrierë si nëpunës I Administrates Publike dhe pedagog, nuk jam gjendur kurrë në këto pozita si sot. Përkundrazi, kam patur vetem suksese. Edhe në rastin sot besoj për mire. Performanca e Akademisë Profesionale të Biznesit e theksoj nuk është matur në mënyrë korrekte nga Grupi I Kontrollit te MAS. Para se të futem në elementë të tjerë për Akademinë, dua të prezantoj disa shqetësime të tjera. Ministria e Arsimit dhe sportit erdhi tek ne IAL për të pare zbatimin e ligjshmerisë, por vetë ministria, sot është në shkelje të ligjshmërisë. Ne nuk duhet të takoheshim kështu sot, ne salle të gjithë. Ne nuk duhet të vinim kështu në grup. Kam kërkuar takim më vete, pasi problemet që ka njëri nuk kanë të bejnë me ato të tjetrit. Ne takimin direct unë dua të paraqes argumenta, të cilët rrëzojnë pretendimet e Grupit të kontrollit të MAS. Nderkohë ende nuk dime se cilat janë “Shkeljet Flagrante” që kemi bërë, dhe për të cilat duhet të penalizohemi kaq fort me pezullim të licences? Ju publikuat në të gjitha mediat masat qe keni parashi- kuar të merrni ndaj IAL, pa patur ende një document ligjor. Pra keni vepruar në shkelje të hapur të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit nr. 11 date 28.02.2011, pa zbatuar procedurat e masave disiplinore, Janë komunikuar këto masa, ndërkohe që ne ende nuk kemi marrë Raportin përfundimtar ku janë përcaktuar shkeljet, rekomandimet dhe afatet përkatse të realizimit të tyre. Kur ne mos I plotësojme këto masa dhe detyra e rekomandime ne afat, ose I refuzojme ato, atehere propozoheshin masat përkatse. Në këtë mënyre jemi përballë një shkelje të procedurave, nga vete MAS dhe në dëmtim të emrit të këtyre IAL.

    Ti kthehemi Akademisë Profesionale të Biznesit. Ajo ështe organizuar ne dy fakultete, ekonomi dhe drejtësi e orientuar nga biznesi. Në gjykimin dhe vlersimin tone Akademia ka performuar keto vite ne menyre te shkëlqyer. Ne mendojme se jemi ne top listen e IAL, pa modesti pretendojme se jemi me te mirët. Nga ju na del ndryshe!!!

    Cilat jane problemet e “rendesishme”, që listoi grupi I Kontrollit: Pse Akademia nuk ka Senat Akademik, por ka Bord Drejtues. Bordi drejtues tek ne ështe me 7 vetë. Ata nuk jenë biznesmenë, por profesora, por jo të gjithe me grada shkencore. Bordi I Akademise ka statusin e Senatit akademik. Kjo eshte aq e vertete sa ne në observacionet e draftraportit, I paraqitem edhe detyrat dhe te drejtat e Bordit, të cilat jane 100% ato që ka ligji I Arsimit për Senatet akademike. Atëhere si ka mundesi që mos konsiderohet ky fakt nga MAS?.

    Nikolla: Ju kujtoj, jemi në kohë televizive mos e harroni...

    Ylber Bezo, Themeluesi i Akademisë: Zj Ministre me lejo të nenvizpj dhe diçka ju lutem. Ju besoj do e keni për kënaqësi që një IAL private të funksionoje ne mënyre perfekte ne procesin mësimor: Atëhere unë dua tju bej me dije juve dhe gjith shqiptareve se, Akademia e Biznesit Zonja Ministre është Shkollë, aty bëhet mësim në mënyre korrekte, aty merren mungesat rregullisht, aty nuk mungon pedagogu, përkundrazi ai vjen parakohe. Me pak fjalë aty punohet me seriozitet maksimal. Nikolla: Edhe Ju keni problemet tuaja. Psh. Ju keni vene një Tabelë reklame tek shkolla juaj ku shkruani “ Universiteti Akademia e Biznesit”, kur ne fakt ju nuk jeni Universitet, por vetem Akademia Profesionale e Biznesit”. Kjo ështe shkelje apo jo.

    Ylber Bezo, Zj. Ministre, varet si jua kane sqaruar edhe kete problem ligjor. Kjo pasi sipas ligjit, aplikimi për të marre licencë për IAL behet nga një subjet juridik I regjistruar ne QKR. Për ne ky subject I regjitruar ne QKR e ka emrin Universiteti Akademia e Biznesit. Për këtë arsye ne kemi ate tabelë reklame.

    Nikolla: Arsyeja që nuk duam të prishim asnjë gjë në këtë vend dhe duhet të ndërtojmë këtë vend ndaj duhet komunikim i shëndetshëm. Unë ju kam pritur hapur shumë herë të tjera. Arsimi nuk është biznes për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve. Ju e shihni si një biznes ne si shërbim tejet të çmuar për qytetarët e këtij vendi. Ju e dini shumë mirë sa herë ju kam pritur hapur në këtë sallë dhe kemi biseduar në mënyrë transparente.

    (er.nu/d.bono/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-08-2014 më 23:33

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •