Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    “Të bësh biznes”, BB: Shqipëria përmirësohet me 40 shkallë

    Shqipëria është vendi që ka ngjitur më shumë shkallë në renditjen e klimës së biznesit për vitin 2014. Në raportin e fundit "Të bësh biznes', Banka Botërore, thotë se renditja e Shqipërisë u përmirësua me 40 shkallë duke u ngjitur nga vendi i 108 në botë, që ishte një vit më parë në vendin e 68 këtë vit.

    Raporti analizon peridhën nga qershori 2013 në qershor të këtij viti. Dhe sipas tij, rritja e vlerësimit për Shqipërinë ka ardhur për shkak të reformave që vendi ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe në tre fusha kryesore, që lidhen me lejet e ndërtimit, regjistrimin e pronave dhe hapjen e bizneseve.

    Në fushën e parë Banka vëren se ligji i ri i planifikimit urban ka thjeshtuar procedurat duke unifikuar lejen e tokës me atë të ndërtimit në një të vetme dhe po kështu ka reduktuar kohën e nevojshme për marrjen e këtyre lejeve. Regjistrimi i pronave është thjeshtuar përmes informatizimit dhe vendosjes së afateve sipas raportit efektive, ndërsa në fushën e tretë atë të hapjes së biznesit banka thotë se shqipëria ka ulur kostot dhe ka thjeshtuar formalitetet e regjiustrimit të ndërmarrjeve në noterizimin e dokumenteve inspektimin dhe kërkesave të tjera.

    Ndersa treguesi me perkqesim ne renditje eshte pagesa e taksave qe sipas Bankes eshte bere me e kushtueshme per shkak te rritjes se tatim fitimit. Por edhe pse është vendi që ka ngjitur më shumë shkallë në renditje Shqipëria nuk është klasifikuar ndër 10 ekonomitë më reformatore në botë. Kjo pasi, sipas raportit, ajo ka ndërmarrë reforma vetëm në tre fusha, kur vende të tjera kanë reformuar deri në 5 elementë që lidhen me klimën e biznesit.

    Kjo është hera e dytë që ekonomia shqiptare shënon sipas Bankës Botërore një përmirësim kaq të fortë në klimën e të bërit biznes. Hera e para ishte në vitin 2009, kur vendi u klasifikua ndër dhjetë ekonomitë më reformatore në botë. Por që pas atij viti, renditja e shqipërisë në raportin e biznesit është përkeqësuar në mënyrë konstante, cka e coi ekonominë në vendin e 108 në botë. Përmirësimi i këtij viti e risjell ekonominë shqiptare më afër vendeve europiane në renditjen globale te klimes se biznesit.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: “Të bësh biznes”, BB: Shqipëria përmirësohet me 40 shkallë

    Ahmetaj: Jemi në vendin më të mirë në 20 vjet

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, e cilësoi si historik rezultatin e Shqipërisë, në përmirësimin e klimës së biznesit, e cila sipas Bankës Botërore ka ngjitur 40 shkallë në renditjen globale.

    "Kapërcimi historik që kemi bërë, në cilësinë e të bërit biznes, ka të bëjë drejtpërdrejt me reformat e guximshme dhe të thella që Qeveria Rama ka ndërmarrë që vitin e parë të qeverisjes së vet", tha Ahmetaj.

    Për ministrin e Ekonomisë, raporti dëshmon se marrëdhëniet e Qeverisë me biznesin kanë kaluar në një nivel të ri përmirësimi. Por mbi të gjitha, sipas tij, ky raport rrit pritshmërinë për ekonominë.

    "Duke qenë se ky raport është një ndër burimet kryesore që konsiderohet nga çdo investitor apo sipërmarrës i huaj, për të marrë vendime në lidhje me investimet e tij, ky përmirësim dhe kjo renditje jep dhe do të japë një impakt, një ndikim të drejtpërdrejt në tërheqjen e investimeve të huaja", tha Ahmetaj.

    Në fund, Ahmetaj tha ky përmirësim në klimën e biznesit, është edhe përgjigjja më e mirë ndaj akuzave të opozitës për krizë ekonomike.

    "Urojmë që ky sukses të njihet dhe jo të nxihet nga ata që nuk arritën dot në 8 vite, pasi është një sukses,që i përket të gjithë vendit, të gjithë ekonomisë, të gjithë sipërmarrjes shqiptare", tha Ahmetaj.

    Banka Botërore e klasifikoi Shqipërinë për këtë vit në vendin e 68-të në botë për nga klima e biznesit, me një përmirësim prej 40 vendesh krahasuar me një vit më parë.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: “Të bësh biznes”, BB: Shqipëria përmirësohet me 40 shkallë

    Rama: Lajm i mirë për kë do Shqipërinë e punës e sipërmarrjes

    Kryeministri Edi Rama, ka vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në aspektin ekonomik dhe të të bërit biznes në vendin tonë, e pasqyruar kjo edhe në raportin vjetor të Bankës Botërore “Doing Business”.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë për ata që duan Shqipërinë e punës dhe të sipërmarrjes, vlerëson sipas tij ngjitjen me 40 në klasifikimin e Bankës Botërore.

    “Lajm i mire per ke do Shqiperine e punes dhe sipermarrjes: Ngjitemi 40 vende ne klasifikimin e Bankes Boterore per kushtet e berjes biznes!” shkruan kryeministri

    PD: Edi Rama nuk ka bërë asgjë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cilësoi gënjeshtra të pacipa të kryeministrit Edi Rama komentet e tij për raportin e Bankës Botërore mbi klimën e biznesit në vend.

    Zoti Basha tha se Rama përvetëson reformat e qeverisjes së demokratëve që i sulmoi kur ishte në opozitë.

    Edhe deputetja Jorida Tabaku tha në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së se kryeministri nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

    “Banka Botërore ka vlerësuar Shqipërinë nisur nga reformat që janë bërë përpara se Edi Rama të vinte në qeverisje. BB-ja në raport njeh në mënyrë specifike si avantazh për Shqipërinë tatim-fitimin për kompanitë në masën 15%. Shpresojmë që ky raport të shërbejë si një këmbanë alarmi për qeverinë, për t’u rikthyer tek ai sistem miqësor taksash, tek ato procedura të cilat e kanë vlerësuar Shqipërinë dhe që sot të renditet 40 vende më lart se më parë”, theksoi Tabaku.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: “Të bësh biznes”, BB: Shqipëria përmirësohet me 40 shkallë

    Ja dhe raporti sipas BB:

    Skedarët e Bashkëngjitur 165912
    Skedarët e Bashkëngjitur 165913

    Pyetje per Lulin dhe specialistet e midhjes dhe te peshkut PeDe-ist ne forum, cilat nga keto reforma te listuara me siper ka nderrmare qeveria e Berishes dhe cilat ajo e Rames?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #5

    Për: “Të bësh biznes”, BB: Shqipëria përmirësohet me 40 shkallë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Shqipëria është vendi që ka ngjitur më shumë shkallë në renditjen e klimës së biznesit për vitin 2014. Në raportin e fundit "Të bësh biznes', Banka Botërore, thotë se renditja e Shqipërisë u përmirësua me 40 shkallë duke u ngjitur nga vendi i 108 në botë, që ishte një vit më parë në vendin e 68 këtë vit.

    Raporti analizon peridhën nga qershori 2013 në qershor të këtij viti. Dhe sipas tij, rritja e vlerësimit për Shqipërinë ka ardhur për shkak të reformave që vendi ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe në tre fusha kryesore, që lidhen me lejet e ndërtimit, regjistrimin e pronave dhe hapjen e bizneseve.

    Në fushën e parë Banka vëren se ligji i ri i planifikimit urban ka thjeshtuar procedurat duke unifikuar lejen e tokës me atë të ndërtimit në një të vetme dhe po kështu ka reduktuar kohën e nevojshme për marrjen e këtyre lejeve. Regjistrimi i pronave është thjeshtuar përmes informatizimit dhe vendosjes së afateve sipas raportit efektive, ndërsa në fushën e tretë atë të hapjes së biznesit banka thotë se shqipëria ka ulur kostot dhe ka thjeshtuar formalitetet e regjiustrimit të ndërmarrjeve në noterizimin e dokumenteve inspektimin dhe kërkesave të tjera.

    Ndersa treguesi me perkqesim ne renditje eshte pagesa e taksave qe sipas Bankes eshte bere me e kushtueshme per shkak te rritjes se tatim fitimit. Por edhe pse është vendi që ka ngjitur më shumë shkallë në renditje Shqipëria nuk është klasifikuar ndër 10 ekonomitë më reformatore në botë. Kjo pasi, sipas raportit, ajo ka ndërmarrë reforma vetëm në tre fusha, kur vende të tjera kanë reformuar deri në 5 elementë që lidhen me klimën e biznesit.

    Kjo është hera e dytë që ekonomia shqiptare shënon sipas Bankës Botërore një përmirësim kaq të fortë në klimën e të bërit biznes. Hera e para ishte në vitin 2009, kur vendi u klasifikua ndër dhjetë ekonomitë më reformatore në botë. Por që pas atij viti, renditja e shqipërisë në raportin e biznesit është përkeqësuar në mënyrë konstante, cka e coi ekonominë në vendin e 108 në botë. Përmirësimi i këtij viti e risjell ekonominë shqiptare më afër vendeve europiane në renditjen globale te klimes se biznesit.
    Si gjithmone ecim para ne sezon zgjedhjesh

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Të bësh biznes”, BB: Shqipëria përmirësohet me 40 shkallë

    E bukura me lajme te tilla eshte se nxjerrin ne drite kontrastin e thelle mes perceptimit te te huajve nga jashte per biznesin shqiptar, dhe vete biznesit shqiptar ne vend qe e gjen veten sot perballe nje klime komplet konfliktuale me qeverine e mazhorancen qeverisese te vendit. Shembujt per kete jane te shumte, por shembulli me konkret eshte vendimi arbitrar per "perqindjen e proteines ne miell" qe beri qe nje nga industrite me te suksesshme ne vend, ajo e prodhimit te miellit, te protestoje duke ndaluar prodhimin pasi e shikonte vendimin jo vetem komplet te demshem per konsumatorin, te demshem per biznesin e vete, por e lidhte edhe me faktin qe qeveria e mori kete vendim pa konsultuar fare industrine qe ka investuar 150 milion euro e ka punesuar 3000 veta ne vend, dhe me produktin e saj ushqehen 3 milion shqiptare perdite. Klima ndaj biznesit jo vetem qe nuk eshte permiresuar, por eshte perkeqesuar ne ate shkalle sa askush nuk investon me ne Shqiperine e vitit 2014, as vete shqiptaret e jo me te huajt pasi nuk ka kurrfare sigurie per ate investim.

    Ironia tjeter e nje lajmi te tille eshte se te huajt pergezojne qeverine per te njejtat politika te ndermarra qe biznesi i vendit e ben ate me faj. Rruspat e prishjet e ndertimeve ne mbare vendin, qe po shkaterrojne mijera godina e prona te shqiptareve duke shpene dem qindra miliona euro pasuri te tyre, shqiptaret i percjellin me ankth, kurse te huajt i shohin si "reforma te suksesshme". E njejta gje me legalizimet dhe politikat e ndjekura ndaj ekonomise informale: vetem fushata kunder hashashit ne vend, eshte nje "lajm i mire" per te huajt, por eshte nje lajm i keq per biznesin shqiptar, sepse dhjetra miliarde euro u dogjen ne ekonomine shqiptare, dhe fuqia blerese ne vend ka rene ndjeshem dhe bizneset e vogla po falimentojne.

    Dhe ironia me e madhe eshte kur degjon Ramen te marri kredi per te gjitha keto "arritje", kur ai ka vetem 1 vit ne pushtet dhe shume nga "frutet" qe ai po perveteson sot per vete, jane vendime te marra nga qeveria e meparshme.

    Edhe njehere, Qeveria e Rilindjes punon per te fituar pike ne syte e botes se huaj, e per te humbur pike ne syte e qytetareve e bizneseve shqiptare qe po vuajne perdite pasojat e politikave te saj te mbrapshta.

    A votojne keta te huajt ne zgjedhjet qe mbahen ne Shqiperi?!

    Albo

  7. #7

    Për: “Të bësh biznes”, BB: Shqipëria përmirësohet me 40 shkallë

    Je qesharak shume. Nxirr dhe ti nje renditje boterore bazuar te biznesmenet qe citohen ne forumin shqiptar. Ironike eshte qe nuk duhet te merrka kredi per renditjen e ketij viti, ai qe ka qene ne krye kete vit. Per punen deri ne 2013, shihet renditja e vitit 2013.

    Pastaj per te qortuar pak jo politikisht renditjen, me sa lexova une, ka pasur edhe nje ndryshime ne formulen e llogaritjes se renditjes kete vit, qe mund te kete shkaktuar nje pjese te ngjitjes se madhe ne renditje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •